Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Infrastrukturė
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 5.10.2012, 21:17   61
Citim:
Rezart Taēi blen 'Albpetrolin'

Dy ditė pasi Kėshilli i Ministrave miratoi vendimin pėr shpalljen e ofertės fituese tė 'Albpetrol' kanė dalė nė dritė pronarėt e vėrtetė qė qėndrojnė pas blerjes sė tij. Aksioneri mė i madh me 51 pėr qind ėshtė biznesmeni shqiptar, Rezart Taēi pėrmes njė kompanie qė ka ngritur nė singapor me emrin 'Hyppo Oil', ndėrsa 49 pėr qind zotėrohen nga amerikanėt e 'Silk Road'.

"Konscorciumi ėshtė i pėrbėrė prej dy kompanish, nga 'Silk Road" nga fondet e mirėnjohura tė investimeve e bazuar nė Ēikago dhe kompania tjeter 'Hyppo Oil" me bazė nė Singapor, e cila ėshtė 100 pėr qind nė zotėrim tė Rezart Taēit", tha vetė Rezart Taēi. Pėrfaqėsuesit e konsorciumit kanė paraqitur para mediave planet e tyre pėr zhvillimin e 'Albpetrol', ndonėse nuk kanė dhėnė shumė detaje mbi burimet e financimit.

"Nė momentin qė ndėrtohet njė konsorcium, ky konsorcium nga institucionet financiare trajtohet si njė i tėrė, nuk trajtohet i ndarė dhe kontributi financiar i ndarė. Nuk janė tė ndara, se sa njė nga aksioneret do tė depozitoje nė buxhetin e shtetit. Ėshtė konsorciumi, i cili paguan dhe paratė gjenden nė institucione financiare dhe nė banka dhe jo pranė njė personi fizik", u shpreh Taēi, transmeton tch.

Nė vitin 2008, pėrmes njė skeme tė ngjashme, Rezart Taēi bleu ARMO-n. Edhe atėherė u fol se blerėsi ishte njė kompani amerikane, por pas privatizimit amerikanėt nuk u dukėn mė nė tiranė dhe blerėsi rezultoi biznesmeni shqiptar. Me kėtė privatizim, Rezar Taēi bėhet pronar pėrveēse i ARMO-s edhe i 'Albpetrol', duke zotėruar tė gjitha tė drejtat e pasurive tė mbitokės dhe nėntokės nė gaz dhe karburante.

http://www.kosova-sot.info/ekonomi/r...en-albpetrolin
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 22.10.2012, 21:11   62
Citim:
“Albpetrol”, nisin bisedimet pėr privatizimin

Nesėr pritet tė nisin bisedimet ndėrmjet drejtuesve tė konsorciumit “Vetro Energy” dhe pėrfaqėsuesve tė Ministrisė sė Ekonomisė pėr hartimin e kontratės sė privatizimit tė “Albpetrol”. Burime zyrtare bėjnė tė ditur se, kėto bisedime tė zgjasin njė muaj, ndonėse Ministria pritet tė kėrkojė edhe njė muaj htesė, pra nė total dy muaj pėr pėrpilimin pėrfundimtar tė kontratės sė shitjes. Me mbylljen e kėtyre procedurave, nga gjysma e dytė e muajit Dhjetor, ose nė fillim tė vitit tė ri, kontrata do tė paraqitet pėr miratim nė Kuvendin e Shqipėrisė.

Pėr tė derdhur 80% tė vlerės sė ofertės prej 850 milionė euro, konsorciumi “Vetro Energy” do tė ketė rreth njė muaj kohė afat. Ndėrsa, gjatė kėsaj jave, ėshtė ngrirė pėr llogari tė qeverisė shqiptare nė degėt e gjigandit bankar “BNP Paribas” 20% e vlerės sė ofruar pėr privatizimin e Albpetrolit. Konsorciumi do tė investojė nė pesė vitet e para 220 milionė dollarė pėr transformimin e teknologjisė sė pėrdorur nė nxjerrjen e naftės dhe trajnimin e punonjėsve. Shfrytėzimi i burimeve natyrore tė naftės dhe gazit ka pasur rendiment tė ulėt pėr shkak tė teknologjisė sė vjetėr tė pėrdorur dhe mungesės sė investimeve. Fushat e Patos-Marinzės dhe Kuēovės me 1400 puse, konsiderohen si ndėr mė tė pasurat nė Europė, me rezerva qė i tejkalojnė 400 milionė tonė. Aktualisht, nga shfrytėzimi i ndėrmarrjes shtetėrore prodhimi vjetor i naftės arrin nė 58 mijė ton, duke plotėsuar vetėm 10 % tė nevojave tė vendit.

http://www.scan-tv.com//lajmet/vendi...vatizimit.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 23.10.2012, 17:39   63
Citim:
Boshnjakėt kėrkojnė pronat e tyre

Njė delegacion nga Agjencia e Privatizimit tė Bosnjė e Hercegovinės po qėndron nė Prishtinė, ku ėshtė pritur nga biseduar drejtori menaxhues i Agjencisė Kosovare tė Privatizimit, Shkelzen Lluka. Ata kanė diskutuar pėr mundėsitė e bashkėpunimit dhe koordinimit mė tė ngushtė nė mes agjencive tė privatizimit tė dy shteteve.

Lluka i ka njoftuar zyrtarėt boshnjakė Senad Rahimiē dhe Suhret Fazliē pėr infrastrukturėn ligjore me tė cilėn zhvillohet procesi i privatizimit tė ndėrmarrjeve shoqėrore nė Kosovė, me ecurinė e privatizimit deri mė tani dhe pėr angazhimet e AKP-sė nė pėrmbylljen sa mė tė shpejtė dhe mė tė suksesshėm tė kėtij procesi me rėndėsi pėr zhvillimin e ekonomisė sė lirė tė tregut.

“Drejtuesit e AKP-sė dhe ata tė Agjencisė sė Privatizimit tė Bosnjė e Hercegovinės janė pajtuar pėr vendosjen e kontakteve zyrtare nė mes dy agjencive tė privatizimit me qėllim tė identifikimit dhe trajtimit tė ndėrmarrjeve shoqėrore tė Kosovės dhe aseteve tė tyre qė gjenden nė Bosnjė e Hercegovinė dhe ndėrmarrjeve e aseteve tė BiH nė vendin tonė”, thuhet nė njė njoftim tė AKP-sė.

Gjithashtu, sipas AKP-sė, nė kėtė takim u shtrua nevoja e bashkėpunimit mė tė afėrt nė mes tė dy agjencive me qėllim tė kėmbimit tė pėrvojave nė zhvillimin e procesit tė privatizimit nė Kosovė dhe Bosnjė e Hercegovinė.

http://www.gazetaexpress.com/index.php?cid=1,15,94989
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 12.4.2013, 22:49   64
Citim:
277 milionė euro, oferta pėr PTK-nė

Janė prezantuar ofertat financiare privatizimin e 75 pėr qind tė aksioneve tė PTK-sė. Kompania M1 International/M1 Group ka ofruar 150 milion e 10 mijė euro, ndėrsa Axos Capital Partners nė konzorcium me kompaninė Najafi Companies LLC ka ofruar 277 milionė euro.

Kompania Axos Capital Partners nė konzorcium me kompaninė Najafi Companies LLC ėshtė rekomanduar tė shpallet fituese nga qeveria e Kosovės.

Me kėtė rast ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj ka thėnė se po mbaron njė fazė e rėndėsishme deri tek e cila ėshtė punuar shumė.

Ai ka thėnė se tė gjitha procedurat janė zhvilluar nė harmoni me ligjet dhe standardet ndėrkombėtare.

Beqaj i ka vlerėsuar lartė ofertat dy kompanive (Axos Capital Partners ėshtė nė konzorcium me kompaninė Amerikane Najafi Companies LLC dhe M1 International/M1 Group), tė cilat sipas tij kanė treguar se kanė besim nė ekonominė e Kosovės nė kohėn kur ekonomia botėrore ėshtė nė krizė.

Ai ka siguruar tė gjithė punėtorėt tė cilėt sipas tij nuk do tė largohen nga puna por se do tė marrin kontratė tre vjeēare. /Kosovapress/

http://www.kosovapress.com/index.php?cid=1,3,163343
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 13.4.2013, 22:55   65
Citim:
AAK si Qeveria: Shitja e PTK’sė i ndihmon Kosovės

Partia e Ramush Haradinajt, AAK, ka folur sikur Qeveria pėr shitjen e PTK’sė nė vlerė prej 242 milion euro pėr njė kompani gjermano-amerikane.

Nėpėrmjet njė komunikate, njėzetekatėr orė pas publikimit tė ofertave, AAK ka konstatuar se shitja e PTK’sė paraqet njė zhvillim tė ri nė proceset ekonomike tė Kosovės.

“AAK shpreson qė ky transaksion tė jetė mesazh pėr investitorė tė tjerė seriozė, nga tė dyja kėto vende, por edhe nga vende tė tjera, pėr investime tė jashtme nė Kosovė”, thuhet nė njoftimin e AAK’sė.

Sipas partisė sė katėrt nė Kosovė investimet e huaja janė tė domosdoshme pėr Shtetin dhe pėr krijimin e vendeve tė reja tė punės.

“AAK konsideron se nė rrethanat nė tė cilat gjendet Kosova, procesi i privatizimit nuk ka alternative, por nė tė njėjtėn kohė kėrkon nga Qeveria e Kosovės qė kėtė dhe procese tė tjera ekonomike t’i zbatojė konform ligjit dhe nė transparencė tė plotė”, thuhet nė njoftim.

Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės ndodhet nė opozitė prej vitit 2007, ndėrsa kohėve tė fundit ka pasur qėndrime tė njėjta sikur me partitė nė pushtet.

Madje, nė disa raste, AAK nuk u ėshtė bashkuar nismave tė dy partive tjera opozitare, LDK’sė dhe Vetėvendosjes, tė cilat e kanė kundėrshtuar privatizimin e PTK’sė dhe kanė kėrkuar tė rikthehet procesi prej fillimit.

http://www.gazetaexpress.com/index.php?cid=1,13,108881
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 18.4.2013, 22:08   66
Citim:
Prishtina shet Postė-Telekomunikacionin

Qeveria e Kosovės miratoi sot privatizimin e 75 pėr qind tė aksioneve tė Postės dhe Telekomit tė Kosovės. Ajo i dha afat katėr muaj kompanisė fituese qė tė paguajė shumėn prej 277 milionė eurosh, me ēka do tė pėrmbyllej procesi i shitjes sė ndėrmarrjes mė fitimprurėse nė Kosovė.

Javėn e kaluar, komisioni qeveritar pėr privatizimin e Postė-Telekomit tė Kosovės, shpalli ofertėn financiare tė kompanisė gjermane “AXOS- capital”, nė bashkėpunim me “Najafi Companies”, nga Shtetet e Bashkuara, si ofertėn mė tė mirė pėr shitjen e 75 pėr qind tė aksioneve tė kėsaj ndėrmarrjeje publike. Autoritetet thanė se privatizimi i kėsaj ndėrmarrjeje ėshtė njė shenjė e mirė pėr nxitjen e investimeve tė huaja nė Kosovė.

Ministri i Zhvillimit ekonomik tė Kosovės, Besim Beqaj, tha sot se me kėtė proces garantohen vendet e punės pėr tė gjithė punonjėsit e kėsaj ndėrmarrjeje pėr tre vjet, ndėrsa pasuritė e saj nuk do tė tjetėrsohen nga privatizuesi.

Procesi nuk ėshtė parė me sy tė mirė nga organizatat sindikale dhe njė pjesė e partive opozitare, qė pohojnė se ēmimi i shitjes ėshtė shumė i ultė.

Aktualisht, kjo ndėrmarrje ka mbi njė milion pėrdorues tė telefonisė celulare dhe asaj tokėsore, ndėrsa ofron edhe shėrbime tė internetit.

Procesi i privatizimit tė kėsaj ndėrmarrjeje u rihap nė verėn e vitit tė kaluar pas dėshtimit tė tij nė vjeshtėn e vitit 2010, me gjithė kundėrshtimin e njė pjese tė forcave politike nė opozitė dhe organizatave sindikale qė vlerėsojnė se privatizimi i kėsaj kompanie, qė ėshtė mė fitimprurėsja nė Kosovė, do tė duhej tė ndodhte vetėm me njė pajtim nė shkallė tė gjerė.

Privatizimi i PTK-sė ėshtė mbėshtetur nga ambasadat e Gjermanisė Shteteve tė Bashkuara dhe Britanisė sė Madhe nė Prishtinė.

Nė njė deklaratė tė pėrbashkėt, thuhet se me kėtė veprim Kosova ka bėrė sot njė hap tė rėndėsishėm drejt forcimit tė zhvillimit tė saj ekonomik.

“Privatizimi i PTK-sė paraqet njė mundėsi tė rėndėsishme pėr revitalizimin e sektorit tė teknologjisė informative dhe telekomunikimit dhe ėshtė thelbėsor pėr rritjen ekonomike tė Kosovės. Ambasadat e Republikės Federale, tė Gjermanisė, Mbretėrisė sė Bashkuar, dhe Shteteve tė Bashkuara presin qė qeveria tė bėjė pėrparim tė vazhdueshėm pėr tė siguruar se tė gjitha pėrpjekjet e ardhshme tė Kosovės nė privatizim janė transparente dhe nė pėrputhshmėri me standardet ndėrkombėtare dhe praktikat mė tė mira”, thuhet nė deklaratė.

http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/0...omunikacionin/

Citim:
Privatizimi i PTK-sė, debate pozitė-opozitė nė Kuvend

Prishtinė - Privatizimi i 75 pėr qind tė aksioneve tė Post-Telekomit tė Kosovės, ka pėrplasur pozitėn dhe opozitėn nė seancėn e Kuvendit tė Kosovės. Partitė opozitare procesin e privatizimit tė PTK-sė, e kanė quajtur jo transparent duke kėrkuar nga ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, ta bėjė me dije se kush saktėsisht ėshtė blerėsi i kėtij aseti dhe prejardhjen e kapitalit tė kompanisė blerėse.

Kryetari i Kuvendit tė Kosovės Jakup Krasniqi dhe liderėt opozitarė kanė thėnė se nė Kosovė nuk ka fare ligj pėr privatizimin dhe nė mungesė tė bazės ligjore, sipas tyre, PTK-ja ėshtė kontrabanduar me ligjin e buxhetit, tė cili edhe i ka kaluar mandati.

"Ėshtė buxheti i vitit 2011, neni 4 dhe ligji i buxhetit tė vitit 2011 e ka pasur afatin e vet deri mė 31 dhjetor 2011 me 31 dhjetor 2011 kėtij ligji i ka skaduar mandati dhe ka ardhur ligj i ri",-tha Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit tė Kosovės.

"Ministėr, tė kujt janė paratė, 277 milionė euro tė kujt janė? Listėn e gjėrave me shkrim edhe tė distribucionit tė KEK-ut qė keni shitur edhe tė PTK-sė qė dėshironi ta shisni",-tha Albin Kurti, kryetar i Vetėvendosjes.

"Kosova do tė jetojė me kėtė ngjarje nėse bėhet akuzė publike se ka pastrim parash nė shitje tė PTK-sė dhe ministrat dhe Qeveria na thonė se ėshtė gjithēka konform ligjit",-u shpreh Ardian Gjini, kryetar i GP, parlamentarė tė AAK-sė.

Ndėrsa ministri Beqaj, ėshtė kundėrpėrgjigjur se shitja e 75 pėr qind tė aksioneve tė PTK-sė ėshtė bėrė me vendimin e Qeverisė dhe tė Kuvendit tė Kosovės, dhe e ka quajtur proces shumė transparent i cili sipas tij do t'i hapė rrugė zhvillimit ekonomik tė vendit. Shitja e e PTK-sė, ėshtė miratuar tė martėn nga Qeveria e Kosovės, ku kompani fituese ishte "AXOS-capital", nė konsorcium me "Najafi Companies LLC", e cila kishte ofruar 277 milionė euro.

http://news.albanianscreen.tv/pages/...tail/61603/ALB
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 19.4.2013, 22:33   67
Citim:
"Axos Capital GmbH" premton produkte tė reja nė PTK

Konsorciumi "Axos Capital GmbH", i shpallur fitues i procesit tė privatizimit tė aksioneve tė PTK-sė, ka lėshuar njė komunikatė shtypi pėrmes sė cilės shpalos projektet dhe planet pėr zhvillimin e mėtutjeshėm tė PTK-sė. “Si pjesė tė ofertės tonė ne kemi dorėzuar edhe njė plan gjithėpėrfshirės pėr PTK-nė, e cila do tė evoluojė nė njė biznes konkurrues tė orientuar nga tregu, duke investuar nė teknologji dhe mbi tė gjitha te ne punonjėsit qė janė fuqia kryesore dhe potenciali kryesor pėr rritje i kėsaj kompanie. Ne jemi tė pėrkushtuar qė tė ofrojmė trajnime mbi teknologjitė mė tė avancuara, qė tė zhvillojmė shkathtėsitė dhe tė pėrmirėsojmė performansėn, tė cilat do tė sjellin kėnaqshmėri mė tė theksuar me vendet e punės dhe do tė ofrojnė mundėsi pėr avancim tė mėtejmė,” thotė drejtori Menaxhues i "Axos Capital", Zhan Buden, i cili ka premtuar produkte tė reja pėr konsumatorėt e PTK-sė.

http://www.kosova-sot.info/ekonomi/a...te-reja-ne-ptk
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 4.6.2013, 22:03   68
Citim:
Dėshtimi i privatizimit “Albpetrol”, prokuroria nis hetimet

Emri:  albpetrol.jpg
Shikimet: 85
Madhėsia:  33,0 KBTiranė- Prokuroria e Tiranės nis hetimet pėr dėshtimin e privatizimit tė “Albpetrolit” dhe mospagesės se garancisė bankare ndaj shtetit shqiptar nga kompania e deklaruar fituese “Vetro Energy”, pėr plotė 85 milionė euro.

Sipas burimeve nga organi i akuzės, verifikimi ka nisur pėr disa vepra penale, qė nga mashtrimi, e deri te akuzat e shpėrdorimit tė detyrės nga zyrtarė tė Ministrisė sė Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės.

Po verifikohen tė gjitha procedurat e ndjekura nga kompania konsulente e kėtij tenderimi, amerikania “Patton Bogs” dhe shoqėria e shpallur fituese “Vetro Energy”, e pėrfaqėsuar nga Rezart Taēi. Organi i akuzės po verifikon veprimet e anėtarėve tė Komisionit tė Vlerėsimit tė Ofertave, pasi kėta punonjės, pėrveēse kanė pranuar dokumentacionet e kompanisė qė ka marr pjesė nė tender, kanė bėrė edhe shpalljen e fituesit, konkretisht tė kompanisė “Vetro Energy”, mė datė 3 tetor.

Dyshohet qė kompania e shpallur fituese ka mashtruar me garancinė bankare, e favorizuar kėtu edhe nga kompania konsulente “Patton Bogs”, e cila kishte pėr detyrė konfirmimin e garancisė bankare. Banka amerikane qė ishte garante e parave tė kompanisė “Vetro Energy”, duhet tė kalonte nė llogarinė e shtetit shqiptar, 10 pėr qind tė vlerės sė tenderit, ose 85 milionė euro tė tė gjithė ofertės qė ishte 850 milionė euro dhe u deklarua nė atė kohė si njė histori suksesi e privatizimeve tė sektorėve strategjikė.

Edhe pse kanė kaluar 6 muaj nga dėshtimi zyrtar, kjo shumė nuk ėshtė derdhur ende, ē’ka i ka shkaktuar shtetit shqiptar njė dėm financiar dhe dėmtim tė imazhit. Pėr kėtė shkak organi i akuzės nisi hetimet nė mėnyrė zyrtare, edhe pas denoncimeve publike tė bėra nga opozita.

Katėr muaj mė parė ishte deputeti socialist Erjon Braēe, qė hodhi dyshime pėr shkelje tė barazisė sė pjesėmarrėsve nė tendera, apo ankande publike. Lajmi u konfirmua dje nga burime tė Njėsisė Kundėr Krimit Ekonomiko-Financiar pranė kėsaj Prokurorie, e cila ka dyshime tė forta se garancia 10 pėr qind, e vendosur nė tender nga konsorciumi “Vetro Energy”, mund tė ketė qenė fiktive.

Prokurorėt bėjnė tė ditur paraprakisht, se pavarėsisht tejkalimit tė afateve ligjore dhe shpalljes sė tenderit si tė dėshtuar, kompania nuk ka derdhur pėr llogari tė qeverisė garancinė e detyrueshme ligjore prej 85 milionė euro.

Nė atė kohė Qeveria shqiptare sė bashku me “Patton Boggs”, deklaruan se garancia ishte verifikuar si e rregullt dhe nė pėrputhje me kėrkesat ligjore. Por pasi tenderi dėshtoi dhe konsorciumi i biznesmenit Rezart Taēi nuk pagoi shumėn prej 850 milionė euro, Qeveria nisi procedurat pėr tė ekzekutuar garancinė dhjetė pėr qind. Por deri tani garancia nuk ka mbėrritur nė arkėn e Qeverisė.

http://www.tiranaobserver.al/2013/06...a-nis-hetimet/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 25.6.2013, 22:17   69
Citim:
“Telekom Italia”, nė aksionet e PTK-sė

Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	komisioni-zhvillim-ekonomi-250613_341977.jpg
Shikimet:	91
Madhėsia:	41,5 KB
NNJ:	5321Qeveria e pranon se “Axos Capital Partners” nuk ėshtė kopani pėr ėshtė fond investiv, e qė deri mė tani dihet se prapa saj qėndron ‘Telelkom Italia’, madje thuhet se mund tė ketė edhe emra tė tjerė qė mund tė paraqiten nė kėtė fond. Kjo ėshtė bėrė e ditur nga ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, gjatė njė debatit publik pėr privatizimin e 75% tė aksioneve tė PTK-sė.

Ministri Ismajli qė ka pranuar se ‘Axos” ėshtė fond investiv tha se mbrapa tij tashmė dihet se ėshtė “Telekom Italia”.

Por, ia ka thėnė se paratė e kėtij fondi janė shumė tė sigurta dhe tė pastra.

“Rasti qė ne kemi ėshtė njė fond investiv i cili mbėshtetje ka nga “British Telekomi”, njė operatorė i mirėnjohur botėror, sė fundmi duhet pėrmendur qė disa prej atyre qė qėndrojnė mbrapa kėtij fondi veē kanė filluar tė lajmėrohen ku njė prej tyre ėshtė ‘Telekomi Italian’ e qė kanė qenė edhe nė vizitė, besojė do tė lajmėrohen edhe tė tjerė”, ka thėnė ai.

Nė anėn tjetėr ministri i Financave, Besim Beqaj, nėpėr duart e tė cilit ka kaluar i gjithė ky proces ka ripėrsėritur se asetete fizike tė PTK-sė, pėrveē antenave, nuk i janė dhėnė kopanisė privatizuese.

Ai tha se kompania do tė paguajė qira pėr shfrytėzimin e objekteve tė PTK-sė, madje edhe 10 milion tjera brenda vitit pėr shėrbimet qė kryen Posta pėr operatorin privat.

“Asnjė objekt fizik qė nuk ka tė bėjė me biznesin e telekomit, respektivisht asnjė ndėrtesė e PTK-sė nuk ėshtė privatizuar, tė gjitha janė pronė e Postės sė Kosovės dhe pėr tė gjitha kėto operatori nga momenti i nėnshkrimit tė kontratės ka obligim ti paguajė Postės qira sipas standardeve dhe ka pėr obligim ti paguajė Postės jo vetėm pėr qira por edhe pėr shėrbime, pra pėr shpėrndarjen e faturave dhe gjanave tė tjera qė mbėrrin vlerėn monetare diku 10 milion euro brenda vitit”, ka thėnė ai.

Sa i pėrket punėtorėve edhe Beqaj por edhe ministri i Punės, Nenad Rashiē, ka thėnė se punėtorėt do tė kenė kontrata tri vjeēare.

Ndėrsa, Sandra Rath, kėshilltare e transaksionit ka thėnė se ky privatizim ėshtė sukses meqė ėshtė marr njė ēmim goxha i madh e qė sipas saj kjo ka ndodhur nė njė mjedis ekonomik jo tė mirė.

“Sa i pėrket ‘Axos’ ėshtė njė fond privat. Ata mbledhin fonde pėr investime specifike, mė e rėndėsishmja ėshtė qė duhet tė shohim partnerėt e fondeve pėr kėtė transaksion qė duhet tė kalojnė testin e pėrputhshmėrisė dhe ėshtė kryer kjo, pėrndryshe asnjė bankė nuk do tė jepte hua apo nuk do ta mbėshteste”, ka thėnė ajo.

Nė kėtė debat qė zgjati pėr shumė orė ai qė kishte pyetje ishte Visar Ymeri nga Vetėvendosje, i cili nuk ndahej i kėnaqur me pėrgjigjet qė merrte. E krejt nė fund kur pyeti se a ka dokumente qė vėrtetojnė se ky proces dhe privatizuesi janė transparent dhe bėhet fjalė pėr para tė pastra, ai nuk mori pėrgjigje, ngase nė ato qaste kryetari i Komisioni pėr Zhvillim Ekonomik, Zenun Pajaziti e shpalli tė pėrfunduar takimin./Kosovapress/

http://www.kosovapress.com/index.php?cid=1,3,167537
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 31.7.2013, 21:24   70
Citim:
Limak “vjedh” Qeverinė

Prishtinė, 31 korrik 2013 - Kompania turke “Limak”, e cila e ka nė koncesion Aeroportin Ndėrkombėtar tė Prishtinės (ANP) “Adem Jashari” po e “vjedh” Qeverinė e Kosovės.

Kompania turke tashmė ka dhėnė me koncesion me ēmime shumė tė ulėta disa shėrbime nga tė cilat me herėt ANP-ja si kompani publike pati krijuar tė hyra prej rreth 2 milionė euro.

Burime tė besueshme tė gazetės “Zėri” bėjnė tė ditur se kompania po nėnshkruan kontrata fiktive me kompani turke vetėm e vetėm pėr t’ia ulur fitimin e Qeverisė sė Kosovės nga koncesionimi i Aeroportit.

Mė tej, kėto burime bėjnė tė ditur se para dy vitesh, nga shitja e hapėsirave tė marketingut brenda Aeroporti ėshtė arritur tė krijohen tė hyra mė shumė se 470 mijė euro. Ndėrkaq, ato tash i janė dhėnė nė shfrytėzim njė kompanie kosovare pėr 150 mijė euro.

“Njė kontratė e tillė dėmton rėndė buxhetin e Kosovės, sepse nėse kompania i kishte inkasuar 470 mijė euro, shuma qė kishte marrė buxheti i Kosovės nga 40 pėrqindėshi do kishte qenė 180 mijė euro. Ndėrsa tani prej 150 mijė euro, do t’i marrė rreth 56 mijė euro”, tha burimi i gazetės.

Po ashtu, sipas kėtij burimi janė restorantet, brenda hapėsirave tė aeroportit, tė cilat po ashtu “Limak” i ka dhėnė nėn shfrytėzim kompanive turke me njė ēmim prej 400 mijė euro.

Ndėrkohė sa ka qenė Aeroporti kompani publike nga kėto restorante ka krijuar tė hyra nė vlerė prej 1.1 milion euro.Po ashtu, burimet e gazetės mė tej bėjnė tė ditur se tashmė “Limak” i ka pėrzgjedhur kompanitė private qė do tė ofrojnė shėrbime brenda terminalit tė ri.

http://www.kosova.com/artikulli/96243
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 7.8.2013, 21:03   71
Citim:
ARMO kalon nė pronėsi tė kompanisė nga Azerbajxhani

Rreth 5 vite nga privatizimi, kompania e pėrpunimit tė naftės ARMO ka ndėrruar pronar. Mėsohet se biznesmeni Rezart Taēi ka nėnshkruar marrėveshje me njė kompani nga Azerbajxhani pėr shitjen e 85% aksioneve qė zotėronte nė ARMO. Ndonėse nuk bėhet e ditur shuma e kėtij transaksioni, sipas marrėveshjes, kompania azere do tė jetė pronare e dy rafinerive tė naftės, nė Ballsh dhe Fier.

Gjithashtu, kjo kompani ka marrė pėrsipėr qė fillimisht tė shlyejė tė gjitha detyrimet e prapambetura ndaj shtetit, bankave dhe shoqėrive tė tjera. Ndėrsa, menjėherė pas kėsaj faze pritet tė nisė njė investim i konsiderueshėm pėr rinovimin e teknologjisė, ēka do tė shtonte prodhimin dhe cilėsinė e tij sipas parametrave ndėrkombėtarė.

Kompania ARMO, qė ėshtė e vetmja nė Shqipėri pėr pėrpunimin e naftės, u privatizua nė muajin Shtator 2008 nė vlerėn prej 128 milionė euro. Pėrpara privatizimit rafineria e Ballshit, qė ėshtė dhe mė e madhja nė vend kishte njė kapacitet prej 1 milion ton nė vit, ndėrsa ajo e Fierit prej 500 mijė ton dhe pėrdoret kryesisht pėr prodhimin e bitumit. Pas investimeve tė kryera kapaciteti I rafinimit tė naftės nė rafinerinė e Ballshit u rrit nė 1,5 milion ton nė vit dhe kapaciteti i depozitimit nė 220 mijė metėr kub. Gjatė kėtij viti pritet tė rritet prodhimi I naftės nė vend me 18%.

http://www.scan-tv.com/lajmet/lajmet...-10-28-35.html
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 10:59.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.