Kthehu   Kreu > D1 > Punishte
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 30.5.2011, 12:13   1
Vald
 

Pyetje Etimologji: akull


Shqip___________English______________Icelandic

Akullnajė_________Ice-cap (glacier)______Jökull

Akull____________Ice__________________Is

Pak histori pėr origjinėn e versionit tė Islandės.

Citim:
The word jökull, meaning glacier of ice cap, is cognate with the Middle English word ikel surviving in the -icle of English icicle)
Si ka mundėsi ta kemi marrė nga 'ikel' qė ka origjinėn nga shek. 11-15 ?


Fjalė qė mbarojnė me -kull .

1. shekull
2. akull

Qė fillojnė me kull

1. kullė
2. Kullotė
3. kullim, kulloj ujin
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 5.6.2011, 20:45   2
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Me -kull ke dhe:
bakull, rrushkull, ndrikull, bėrdokull, shakull, kėrdhokull, dakull, fshikull, frushkull, koēkull, xhėrrokull, kafkull, kukull, mbroēkull, broēkull, sukull, rrėgjukull, rriskull, rrokull, triskull, trokull, vishkull, rruvjeshkull, vrushkull, dushkull, kėrrikull, kriskull, ndryshkull, orakull, qarkull, strukull, shukull etj.

lat.: mashkull, matrikull, artikull, fashikull, shekull, sekull.
Por fjalėformimi pėrfshin dhe:
avull, rruzull, rrotull, vorbull, agull, pezull, mjegull, vagull, grumbull, amull, hamull, rrobull, vrull, rrėqebull, kumbull, brumbull, vjedull, shpargull, vetull, pjergull, shpatull, tingull, batull, turbull, cull, shigjetull, kruspull, xurxull, uthull, qull, tjegull, rrufull, mugull, sqetull, brambull, gargull, petull, brushtull, sumbull, cecull, barbull, ēull, hatull, kungull, trangull, ehull, qerthull, shushull, fregull, frugull, nofull, rrumbull, strumbull, zhuzhull, gangull, korbull, strofull, skrofull, surbull, vrangull, argull, brobull, brufull, cingull, cipull, gorgull, luqerbull, modhull, netull, ngecull, pizgull, pjekull, prefull, qefull, qipull, rrebull, rrėfangull, rrufull, stjegull, shnegull, shregull, shtrofull, shutull, tatull, trishull, turtull, veshtull, vrigull, vrundull, zgarbull, zhugull, grehull, grobull, gjetull, jetull, kashtull, kotull, kutull etj.

lat.: titull, rregull, popull, ishull, gadishull, shembull, busull, kapitull, tempull, famull, idhull, konsull, skrupull
Pėr fjalėn akull, sipas Ēabejit (pasi jep gjithė ē'thonė tė tjerėt qė ia gjejnė origjinėn fjalės nga gjithė vendet e botės) qė pajtohet me zbėrthimin e Norbert Joklit, i bie qė ėshtė e mirėfilltė shqipe dhe ndahet sipas tyre nė a-kull, ashtu siē ndahet avulli nė a-valė dhe avaria nė a-vari... dhe gjithsesi po sipas tyre ajo "kull" ka ngjashmėri me fjalė (pėr mua tė pangjashme) tė lat. sll. skr. irl. etj. etj. dhe dmth. ngricė. Vetė Ēabeji nuk ėshtė i bindur pėr kėtė version, po e pranon si mė tė mundshmin nga gjithė rastet e tjera qė janė kodra pas bregut.

Por dhe nga gjithė zbėrthimet qė pashė aty, s'pashė asnjė qė tė thoshte mė tė afėrmendtėn, lidhjen me gjuhėt gjermanike qė kanė formėn mė tė afėrt nė fjalėn ftoh si Afkųle (dan.) Afkoelen (hol.) Abkühlen (gjer.) Avkyla (sue.) Kjųle (nor.) Cool (ang.) me rrėnjė tė ftohtin si kųlig, koel, kühl, kallna, kallt, cold, kalt etj. etj. ashtu si dhe rasti sipėr me islandishten dhe anglishten. Pra dhe n.q.s. duan t'i veshin origjina nga tė tjerėt, gjasat dėrrmuese janė tė dalė gjermanike dhe jo ndėrplanetare.

Por pėr mendimin tim fjala nuk ėshtė as gjermanike, as orionase dhe as avulli nuk ndahet nė a-valė e as akulli nė a-kull, kėto mund t'i thotė vetėm njė i huaj qė s'ia ka idenė fjalėformimit nė shqip dhe mė vjen keq qė Ēabeji nuk bėn njė pėrpjekje tė japė zbėrthimin e tij.

N.q.s. shikojmė me vėmendje tėrė grupin e fjalėve me -ull mė lart (veē shqipes edhe disa prej atyre tė latinishtes), duket qartė qė ato kanė njė rrėnjė apo njė temė dhe me prapashtesėn -ull krijojnė fjalė tė re tė prejardhur nga rrėnja apo nga tema pėrkatėse. Pra prapashtesa -ull ėshtė prapashtesė fjalėformuese nė shqip dhe me kėtė konstatim dhe avulli vjen mekanikisht nga njė av- dhe akulli nga njė ak-. Tė dy "rrėnjėt" dalin nė kėtė rast onomatope, ku e para tregon gaz dhe tjetra diēka tė ngurtė, pikėrisht nga tingulli qė lėshojnė (v/f dhe k/g) pėr veshin tonė, e para gjatė lėshimit, ēlirimit, fryrjes a shfryrjes sė gazit, tjetra gjatė kėrcitjes, goditjes, prekjes a thyerjes sė shtresės sė ngurtė etj. Ndonjė ngjashmėri e mundshme me gjuhėt e tjera mbase vjen vetėm nga perceptimi i pėrafėrt i kėtyre tingujve pėr tė njėjtėn dukuri.

S'e kam kuptuar ndonjėherė pse gjuhėtarėt shqiptarė i urrejnė onomatopet dhe fillojnė e kapin veshin e djathtė me dorėn e majtė, kur baza mė e madhe e shqipes ėshtė onomatopeike. Se nga tė huajt nuk ėshtė se pritet gjė. N.q.s. rrėnja pėrfundon njėrrokėshe nuk kemi mė prejardhje, jemi mu nė zanafillė, jemi nė ēastin kur tingulli i njė dukurie a i njė sendi, apo qė lidhet me to nė ndonjėfarė mėnyre nė realitetin e asaj kohe, ėshtė kthyer nga shqiptari i hershėm nė fjalė njoftuese pėr atė dukuri a atė send.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 6.6.2011, 12:05   3
Vald
 
Citim:
bakull, rrushkull, ndrikull, bėrdokull, shakull, kėrdhokull, dakull, fshikull, frushkull, koēkull, xhėrrokull, kafkull, kukull, mbroēkull, broēkull, sukull, rrėgjukull, rriskull, rrokull, triskull, trokull, vishkull, rruvjeshkull, vrushkull, dushkull, kėrrikull, kriskull, ndryshkull, orakull, qarkull, strukull, shukull etj.
I bie qė ndahet nė a-k/g-ull, dhe na afron mė shumė tek Gjermanishtja ikel etj sepse nė shqip i mungon fjala formuese.

prsh. ndryshk-ull
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 6.6.2011, 14:34   4
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Nė rastin e akullit, avullit, vrullit, qullit etj. nuk ka fjalėformim nga emėr ekzistues + prapashtesė, por drejtpėrdrejt onomatope + prapashtesė. Fjala e parė ėshtė vetė fjala akull, avull, vrull, qull etj. si njėsi e plotė kuptimore. Po njėsoj te vrulli ke onomatopen "vr", pra tingulli i diēkaje qė sulet, qė ēan mes ajrit, ujit etj. sendeve. Onomatopja vr- (vrik, vrap, vras, vrug, vrugoj, vrangull, vrushkull, vėrvis, vėrshoj, vėrsul, vregėn, vrer, fryj, frikė, fėrroj, fėrkoj, fėrfėllij, frushkull, frulloj etj. etj.) dhe prapashtesa -ull formojnė fjalėn fillestare. Tek qulli e njėjta gjė etj.

Ngjashmėria me gjuhėt gjermanike duhet parė nė fjalėformimin e tyre pastaj, nuk mund tė merret si e mirėqenė. N.q.s. dhe ata -el e kanė prapashtesė tė vetėn fjalėformuese dhe ik- onomatope, atėherė po, mund tė jetė fjalėformim i ngjashėm apo dhe i pėrbashkėt.
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 04:58.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.