Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Popullsi
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 7.5.2010, 13:59   1
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001

Shkrim i cituar Serbi: 61 000 shqiptarė nė 2002 (*R2011)


Shifrat "zyrtare" flasin pėr 61 647 banorė shqiptarė nė regjistrimin e 2002 nė Serbi:

Citim:
Serbia: Situation of ethnic Albanians in Serbia; incidents of violence and state protection available to victims

Statistics from the 2002 census indicate that there are 61,647 Albanians in Serbia, accounting for 0.8 percent of the population (MRG July 2008b; Serbia Feb. 2003, 16). Sources indicate that the majority of Albanians live in southern Serbia (UN n.d., 5) and form the majority of the population in two municipalities (MRG July 2008a; Balkan Insight 5 Mar. 2009; CRI Project June 2009, 65).

http://www.unhcr.org/refworld/docid/4e43a8132.html
Pėrndryshe na duhen statistika apo artikuj pėr tė pasur njė numėr mė tė saktė.


Citim:
SHQIPTARĖT NĖ SERBI
Presheva, Bujanovci dhe Medvegja
(FDH - Fondi pėr tė drejtėn humanitare)

(...)

POPULLSIA

FDH nuk ka mundur tė arrijė deri tė dhėnat e sakta mbi numrin e tanishėm dhe strukturėn etnike tė popullatės, prandaj ka qenė i drejtuar nė konkluzione indirekte.

Regjistrimi i vitit 1981  Regjistrimi i popullėsisė , i vitit 1981, tė cilėn e bėri enti pėr statistikė nė teritorin e tėrė ish Jugosllavisė, ishte i fundit i cili i solli tė dhėnat e sakta mbi numrin e banorėve nė Serbi. Sipas atij regjistrimi, nė komunėn e Bujanocit kanė jetuar 46.689 banorė. Prej tyre mė teper se 55% kanė qenė Shqiptar ( 25.848), Serb reth 34% (15.914), Romė afėr 9% ( 4.130). Nė vetė qytetin Bujanoc kanė jetuar numer gati i njejtė i serbve, shqiptarve dhe romėve.[3]

Pos kėtij qyteti, i vetmi vend ku ka qenė numri i Serbėve dhe Shqiptarve i njejtė ka qenė fshati Osllarė. Vendbanimet tjera kanė qenė gati monoetnike. Prej 59 vendbanimeve nė komunė, 36 kanė qenė fshatra me banorė Serb. As njėra prej tyre, megjithatė, nuk ka patur mė shumė se 900 banorė, gjėrsa nė fshatin mė tė madhė Tėrnovc i Madhė, ka banuar 6336 banorė[4]

Komuna e Preshevės ka patur 33.948 banorė. Shumica, mbi 85% (28.961) ishin Shqiptarė, mbi 12% (4.204) Serbė dhe mbi 1% (433) Romė. Nga 35 vendbanime nė kėte komunė gjashtė (nė mesin e tyre edhe Presheva) ishin etnikisht tė pėrziera, por Shqiptarėt ishin shumicė prej mbi 82%. Katėr vendbanime ishin tė banuara vetėm me popullatė serbe, ndėra 25 me popullatė shqiptare.

Nga 17.219 banorė tė komunės sė Medvegjės, Serbė dhe Malazezė ishin rreth 65% (11.354), Shqiptarė rreth 32% (5.509) dhe Romė rreth gjysmė pėrqindi ( 83). Nga 44 vendbanime nė komunė, vetem tri vendbanime kanė patur 1000 banor. Tri tė katėrtat e vendbanimeve ishin tė banuara kryesishtė me serb dhe malėzezė. Qyteti i Medvegjės dhe dy vendbanime tjera ishin etnikishtė tė pėrziera por me shumicė serbe. Shqiptarėt ishin shumicė nė tetė vendbanime. Nė tė tri komunat Romėt kanė jetuar kryesisht nė qytete

Vlersimi i vitit 1991, Rexhistrimin e pėrgjithėshem i zbatuar nė vitin 1991 e kanė bojkotuar shqiptarėt nė Kosovė, Preshevė, Bujanoc dhe Medvegje. Vlersimet pėr numrin e popullatės shqiptare janė bėrė nė bazė tė regjistrimit tė vitit 1981. Sipas tyre, nė komunėn e Bujanocit ishin 49.238 banorė, prej tyre reth 30% Serb (14,660), 60% Shqiptar (29.588), dhe diē mė pak se 9% Romė. (4.408). Ėshtė vlersuar se nė komunėn e Preshevės kanė jetuar 38.943 banorė, prej tyre reth 90% Shqiptar ( 34.992), 8% Serb ( 3.206 ) dhe 1,29 % Romė (505). Enti federativ pėr statistikė nuk i ka publikuar vlersimet pėr komunėn e Medvegjės, por vetem rezulltatėt e regjistrimit sipas tė cilėve nė kėtė komunė ishin 13.368 banorė, prej tyre 9.205 Serb dhe Malazezė dhe 3832 Shqiptar.

Popullsia prej vitit 1999  deri nė mes tė vitit 2001  pėr shkak tė konflikteve tė armatoura dhe frikės pėr siguri, popullata shqiptare nga komunat e Preshevės, Bujanocit dhe Medvegjės tri herė janė larguar nga shtepitė e tyre. Vala e parė ishtė gjatė bombardimeve tė NATO-s nė vitin 1999, kur nga ky teritor ėshtė larguar njė e treta e Shqiptarve[5]. Vetem nga komuna e Preshevės kanė ikur rreth 20. 000[6] .

Pjesa mė e madhe e popullatės shqiptare pas bombardimeve janė kthyer nėpėr shtėpitė e tyre, por jo tė gjithė. Sipas raporteve tė organizatave ndėrkombėtare, nė Kosovė nė shtator tė vitit 1999 ishin 3.227 persona tė zhvendosur nga kėto tri komuna.[7] Nė Maqedoni, nė fund tė tetorit tė vitit 1999 ishin reth 3.000 tė ikur nga Presheva dhe Bujanoci.[8]

Vala e dytė e shpėrnguljeve filloi nė vitin 2000. Nė fillim tė konflikteve ndėrmjet forcave tė sigurimit dhe UĒPMB-sė, nėrmjet shkurtit dhe qershorit tė vitit 2000, rreth 900 familje i kanė lėshuar shtėpitė e tyre.[9] Intensifikimi i konflikteve nė nėntor tė njejtit vitė ka shkaktuar shpėrnguljen e rreth 10.000 Shqiptarve. Pjesa mė e madhe e tyre ėshte strehuar nė Kosovė, nė komunėn e Gjilanit. Shpėngulja ka vazhduar edhe gjatė vitit 2001. Ne fund tė muajit maj, gjatė valės sė tretė tė shpėrnguljeve nga Presheva dhe Bujanoci, nė Kosovė ishin 14.000 tė zhvendosur nga ky teritor.[10]

Kthimi mė i rėndsishėm dhe i qėndrueshėm i popullatės shqiptare, nė menyrė tė pavarur ose me ndihmėn e bashkėsisė ndėrkombėtare ka ndodhur nė mes tė vitit 2001. Organizatat ndėrkombėtare vlerėsojnė se nė Preshevė, Medvegjė dhe Bujanoc pas pėrfundimit tė konflikteve janė kthyer gjithėsej rreth 5.300 Shqiptarė.[11] Pėrfaqsuesit e Trupit Koordinues qeveritar theksojnė se ky numėr ėshte 8.346.[12] Nė komunėn e Preshevės deri nė muajin tetor tė vitit 2001 janė kthyer 1.263 persona tė zhvendosur, derisa 400 janė ende nė Kosovė.

Nėpėr fshatra nė veri tė skajshme tė komunės sė Bujanocit, i cili ėshtė i njohur me emrin Malesia Bujanoc( fshatrat Zarbinc, Pribovc, Ravno Buēje, Suharn, Novo sellė) prej 247 familjeve tė ikura, nga qershori deri nė mes tė shtatorit tė vitit 2001 janė kthyer vetėm 90. Nė komunėn e Medvegjės pas shpėrnguljes kanė mbetur rreth 300 shqiptarė, por pas pėrfundimit tė konflikteve janė kthyer edhe reth 400.[13]

Gjatė vitit 2002 nuk ka ndodhur kthimi masiv i shqiptarve tė mbetur. Ata me ndihmėn e e organizatave ndėrkombėtare i vizituan shtėpitė e tyre, por shumica nuk mund tė vendosin pėr tu kthyer. Numėri i saktė i shqiptarėve tė zhvendosur intern, tė cilėt edhe mė tutje janė nė Kosovė, duhet tė jetė i njohur pas publikimit tė rezultateve tė regjistrimit tė popullsisė nė Serbi, nė kuadėr tė se cilit ėshtė kryer edhe regjistrimi i tė zhvendosurve intern nga kėto tri komuna.

Vlerėsimi pėr vitin 2001 Sipas vlerėsimeve tė organizatave ndėrkombtare, nė vitin 2001 numėri i pėrgjithshėm i banorėve tė komunės sė Preshevės ka qenė 46.000, prej tė cilit rreth 92 % ishin shqiptarė, 7 % serbė dhe 1 % romė. Nė Bujanoc kanė jetuar 49.000 banorė ( 50 % shqiptarė, 36 % serbė dhe 14 % romė), ndėrsa komuna e Medvegjės ka patur 13.500 banorė ( 67% Serbė. 32 % Shqiptarė, 1 % Romė). [14]

Regjistrimi i vitit 2002 Tė dhėnat zyrtare nga ky regjistrim i kryer nė Serbi nė prill tė vitit 2002, ende nuk janė tė shpallura. Regjistrimi pėr komuna Preshevė, Bujanoc dhe Medvegjė ka qenė i rėndėsishėm dhe si parakusht pėr pėrpilimin e regjistrave zgjedhore pėr zgjedhjet lokale nė korrik tė vitit 2002. Komuniteti shqiptarė ka marrė pjesė nė pėrgatitje , por pjesėmarrja e shqiptarve nė regjistrim ka qenė e pasigurtė. Ata kanė kėrkuar qė nė Kosovė tė regjistrohen tė gjithė shqiptarėt tė zhvendosur intern nga kėto komuna[15] si dhe qė pėrfaqsuesit e OSBE tė jenė prezent gjatė regjistrimit nė teren. Nė fund regjistrimi ėshtė kryer nė formularė tė veqanta, me pjesėmarrjen e ekipeve, ku mernin pjesė nje shqiptarė dhe njė serbė, dhe me prezencėn dhe angazhimin e pėrfaqsuesve tė OSBE, tė cilėt kanė shfrytzuar edhe bazen e tė dhėnave nė Prishtinė pėr regjistrimin e personave tė zhvedosur internė.

Tė dhėnat e vetme zyrtare lidhur me regjistrimin i ka kumtuar Rasim Laji, ministėr federativ pėr bashkėsitė nacionale dhe etnike. Ai me rastin e vizitės sė Medvegjės ka thėne se nė kėtė

komunė ka 11.823 banorė, prej tyre rreth 30% janė Shqiptarė.[16] Pas zgjedhjeve lokale tė cilat janė mbajtur me 28. qershor tė vitit 2002, nėnkryetari i Qeverisė sė Republikės sė Serbisė dhe kryetari i Trupit Koordinusė i Qeverisė Nebojsha Qoviē ka deklaruar qė « Shqiptarė ka definitivishtė mė tepėr se Serbė dhe se nuk duhet tė krijohėn iluzione qė Serb ka mė teper kur mė tė vertetė nuk ka aq shumė.» [17]Kjo ishte dekleratė e parė e perfaqėsuesit tė pushtetit i cili flet pėr numer tė banorve serb dhe shqiptar nė Bujanoc.

_____________
[3] Serb 3.911, shqiptar 3.728, romė 3.883
[4] CD “ Rexhistrimi 1991 – 70 vite tė rexhistrimit”, Enti federativ pėr Statistikė, 1998
[5] Tė dhėnat e misionit ndėrmjet agjensioneve tė Kombeve tė Bashkuara pėr vlersime tė situates nė jug tė Serbisė ( UN inter agency assessment Mission Southem Serbia) prill 2001.
[6] Albanians in Preshevo, Bujanoc and Medvegjė, Riza Halimi, Eurobalkans,No 36,Automn/ vinter 99/2000
[7]Report of dhe High Commissioner for Human Rights on dhe Situation of Humah Rights in Kosovo)UNHCR, September 1999
[8] Un consolidated Inter Agenci Appeal for the South Eastern Europe Humanitarian Operations UN nen99
[9] Tė dhėnat e CARE international, Municipal briefing of Gjilan,HCIC, qershor 2000
[10]UNHCR Southern Serbia and Kosovo Map,UNHCR,maj 2001
[11]Un interagency progress report and recommendations on the situation in Southern Serbia, OCHA janar 2002si dhe tė dhėnat e UNHCR pėr personat e zhvendosur intern tė cilit janė kthyer deri mė nent.2001
[12]Deklerata e Novica Zdravkoviēit ,kryeshef I SPB Vrajė”Pėr njė vitė 724 sulme,Politika 18.XII 2001
[13] Tė dhėnat e Kėshillit pėr drejtatėnjeriut nė BujanocdheQendres multietnike nė Medvegj tetor 2001
[14] UN Inter Agency assessment to Soutern Serbia, UN, pril i vitit 2001
[15] Kjo kėrkes ėshtė arsyetuar mė regjistrimin e Sebve nga Kosova tė shpėrngulurė intern nė teritorin e Serbisė, viti 2001.
[16] « Nė Medvegje sapo filluan investimet», Danas 7. qershor tė vitit 2002.
[17] « Ēoviē : Serbėt nė Bujanoc tė manipuluan nga ana e KDS/sė», b92, 30. korik 2002.


http://miris.eurac.edu/mugs2/do/blob...=1052903056287
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 4.9.2011, 21:06   2
Citim:
Shqiptarėt e Luginės, bojkotojnė regjistrimin e popullsisė nė Serbi

Emri:  kuvendi-lugine-regjistrimi.jpg
Shikimet: 174
Madhėsia:  28,3 KBNdėrkohė qytetarėt shqiptarė tė Luginės sė Preshevės kanė paralajmėruar se do tė bojkotojnė regjistrimin e popullsisė nė Serbi qė pritet tė mbahet nė tetor tė kėtij viti.

Vendimin pėr bojkotin e regjistrimit e solli Kuvendi i Kėshilltarėve Shqiptar nė seancėn e mbrėmshme. Vendimi i kėshilltarėve pėr bojkot bazohet nė disa arsyetime:

- Mosekzistimi i formularėve nė gjuhėn shqipe, qė cenon tė drejtėn e respektimit tė gjuhės amtare,
- moskrijimi i kushteve pėr kthimin e popullatės sė dėbuar mė 1999,
- largimi nė masė i popullatės qė nga viti 1999 pėr shkaqe pasigurie,
- pengesat nė pajisjen e qytetarėve me dokumentacion personal,
- centralizimi i metodės sė zgjedhjes sė instruktorėve dhe regjistruesve, si dhe
- pajisja e refugjatėve serbė dhe romė nga Kosova, Kroacia e Bosnja me dokumentacion vendbanimi.

Sipas kėshilltarėve shqiptarė tė Luginės sė Preshevės, kėto gjėra rrezikojnė ndryshimin artificial tė strukturės demografike tė kėtyre komunave.

http://alsat-m.tv/index.php/lajme/rajoni/84964.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 9.9.2011, 12:44   3
Citim:
Beogradi fton shqiptarėt e Luginės pėr mosbojkotim tė regjistrimit

Autoritetet e Beogradit i kanė bėrė thirrje shqiptarėve nė Luginėn e Preshevės qė tė mos bojkotojnė regjistrimin e popullsisė nė Serbi tė paraparė prej 1 deri mė 15 tetor.

Nenad Gjurgjeviē, Drejtori i Drejtorisė pėr tė drejtat e pakicave deklaroi se bojkoti i paralajmėruar ėshtė njė katastrofė pėr shqiptarėt e Luginės.

“Tė gjitha dokumentet dhe rregullat pėr regjistrimin janė tė pėrkthyera edhe nė gjuhėn shqipe dhe se Enti Shtetėror i Statistikave dhe institucionet e tjera ministrore do tė sigurojnė njė regjistrim transparent me pjesėmarrjen edhe tė pakicave nė ekipet e regjistruesve”, theksoi Gjurgjeviē, duke shtuar se nė komunat me shqiptarė do tė ketė edhe pėrfaqėsues shqiptarė nė ekipet e regjistruesve, sepse regjistrimi aty bėhet edhe nė gjuhėn shqipe.

Ai ka shtuar se vendimi pėr bojkot ėshtė katastrofal, pasi qė me shifrat qė do tė dalin nga regjistrimi, shqiptarėt e Luginės sė Preshevės do tė pėrfitojnė edhe aq tė drejtat e tyre.

Kuvendi i kėshilltarėve shqiptarė tė Preshevės, Bujanocit dhe Medvegjės vendosi javėn e kaluar bojkotin e regjistrimit, pėr shkak tė anashkalimit tė tyre nga procesi parapėrgaditur, mėnyra e shtypjes sė formularėve tė regjistrimit dhe mospjesėmarrja e regjistruesve shqiptarė. Lidhur me kėtė shqiptarėt e kėtij rajoni prej javės sė ardhshme do tė organizojnė protesta pėr shkak tė pakėnaqėsisė me pozitėn e shqiptarėve nė Luginėn e Preshevės. (INA)

http://www.gazetaexpress.com/index.php?cid=1,18,62413
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 26.9.2011, 21:28   4
Citim:
Shqiptarėt e Luginės sė Preshevės bojkotojnė regjistrimin

Preshevė, 26 shtator 2011 Anėtarėt shqiptarė tė komisioneve regjistruese tė Preshevės dhe Bujanocit, kanė braktisur komisionet nė kėto komuna. Arsyeja pėr kėtė mbėshtetet nė vendimin e 2 shtatorit tė Kuvendit tė deputetėve shqiptarė, qė shqiptarėt ta bojkotojnė regjistrimin e popullatės nė Serbi.

Sipas mediave srbe, nė Preshevė, nė Komision ka mbetur vetėm njė shqiptar, ndėrsa nė tėrė komunėn kanė mbetur 14 regjistrues. Kurse, nė Bujanoc shqiptarėt nuk kanė shkuar nė komisione qė nga 13 shtatori, ditė kjo kur shqiptarėt protestuan pėr tė drejtat e tyre.

E njėjta situatė ėshtė edhe me Medvegjėn dhe si arsye kryesore pėrmendet fakti se listat nuk janė nė gjuhėn shqipe, por vetėm nė atė serbe me shkrimin cirilik.

Nė Entin Statistikor tė Serbisė thonė se listat janė shtypur vetėm nė njė gjuhė, pėr shkak tė pėrpunimit mė tė lehtė tė shėnimeve, pėr ēka nuk ėshtė pėrdorur asnjė gjuhė e komuniteteve tė tjera etnike.

http://www.kosova.com/artikulli/75431
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 30.9.2011, 21:16   5
Citim:
Serbia paralajmėron regjistrim nė Kosovė

Qeveria e Serbisė po planifikon tė mbajė procesin e regjistrimi tė popullsisė, ekonomive familjare dhe banesave edhe nė territorin e Kosovės, pėrkatėsisht nė zonat e banuara me serbė. Nė pamundėsi teknike pėr ta bėrė kėtė mė 1 tetor tė kėtij viti, kur ėshtė planifikuar tė fillojė regjistrimi nė Serbi, Beogradi zyrtar ėshtė duke shqyrtuar mundėsinė qė kėtė proces ta shtyjė sė paku pėr disa javė edhe brenda Serbisė.

Sekretari i shtetit nė tė ashtuquajturėn Ministri pėr Kosovėn nė Qeverinė e Serbisė, Oliver Ivanovic, i ka thėnė “Zėrit” se shtet i serb ėshtė duke e shikuar mundėsinė pėr ta organizuar regjistrimin e popullsisė edhe nė Kosovė, meqenėse, siē ka thėnė ai, Kosova pėr qeverinė serbe vazhdon tė shihet si pjesė e saj.

“Ideja e Serbisė ėshtė se duhet tė pėrfshihet edhe Kosova nė regjistrim, sidomos pjesa veriore e saj e tė gjitha pjesėt tjera ku jetojnė serbėt qė e konsiderojnė Serbinė shtet tė tyrin”, thotė Ivanovic. Ai ka theksuar se pikėrisht ky vendim mund tė ndikojė qė tė shtyhet procesi i regjistrimit tė popullsisė nė mėnyrė qė mė pas tė pėrshihet edhe Kosova.

Por, regjistrimi i popullsisė serbe qė jeton nė Kosovė, nėn patronatin e Qeverisė sė Serbisė, duket si mision i palogjikshėm edhe pėr vetė serbėt qė jetojnė nė Kosovė.

Njėri nga ministrat e Qeverisė sė Kosovės qė vjen nga komuniteti serb, Nenad Rashic, thotė se nuk ka dėgjuar mė parė se Beogradi zyrtar ka agjendė tė tillė, ose se po punohet nė kėtė drejtim.

“Kam dėgjuar se do tė bėhet regjistrimi i popullsisė nė Serbi, por pėr nė Kosovė nuk kam dėgjuar. Me vetė faktin se kėtė nuk e kam dėgjuar, njė veprim i tillė as qė ėshtė i paraparė nė regjistrimin e popullsisė”, thotė ai.

I pyetur nėse do tė jetė hap pozitiv apo negativ pėr Kosovėn, nėse lejon qė shteti fqinj ta bėjė regjistrimin e qytetarėve serbė qė jetojnė nė Kosovė, ai ka thėnė se “pasi qė Serbia nuk tenton ta bėjė regjistrimin e qytetarėve serbė nė Kosovė, nuk ėshtė e arsyeshme qė tė komentohet ajo”.

Ndėrkaq, analisti dhe profesori universitar, Mazllum Baraliu, thotė se sikur tė jetėsohet njė ide e tillė, atėherė do tė shkelej Kushtetuta e Republikės sė Kosovės. Sipas tij, Serbia e ka shtyrė qėllimisht regjistrimin e popullsisė pėr nė tetor me qėllim qė nėn ombrellėn e regjistrimit tė popullsisė tė fusė edhe Kosovėn.

“Institucionet e Kosovės duhet ta ushtrojnė pushtetin dhe thjesht veprimet e kundėrligjshme tė ndalohen, jo vetėm tė parandalohen por tė ndalohen”, thotė Baraliu. /Telegrafi/

http://www.telegrafi.com/?id=2&a=17362
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 1.10.2011, 06:20   6
Citim:
Shqiptarėt dhe boshnjakėt bojkotojnė regjistrimin nė Serbi

Shqiptarėt dhe komuniteti boshnjak e mysliman do tė bojkotojė regjistrimin e popullsisė nė Serbi.

Partitė politike shqiptare dhe sektori civil ka apeluar tė gjithė shqiptarėt nė tre komunat e Luginės sė Preshevės tė bojkotojnė regjistrimin.

Lideri dhe deputeti i PVD-sė, Riza Halimi ka thėnė se partitė shqiptare nuk janė tė kėnaqura se lista e regjistrimit nuk ėshtė nė gjuhėn shqipe.

"Nė Medvegjė nuk ka asnjė instruktor apo edhe regjistrues shqiptar, nė Bujanoc nga 22 janė vetėm 8, ndėrsa nė Preshevė shumica e regjistruesve janė serb, edhe pse nė Preshevė 90% e popullatės ėshtė shqiptare" ka thėnė Halimi, duke theksuar edhe mungesėn dhe mospėrfshirjen e mėrgimtarėve.

Ndėrkohė, edhe komuniteti boshnjak dhe mysliman nuk do tė marrė pjesė nė regjistrimin qė fillon sot. Nėpėrmjet njė thirrje tė bėrė nga drejtuesit e kėtij komuniteti si myftiu kryesor nė Sanxhak, Muamer Zukorliq, kėrkohet bojkotimi i regjistrimit. Kjo ėshtė pėrkrahur edhe nga Bashkėsia Fetare nė Bosnjė-Hercegovinė, Akademia Boshnjake e Shkencės dhe Arteve (BANU) si dhe shoqata tė tjera tė komunitetit boshnjak nė Serbi.

Nga ana tjetėr drejtuesit e komunitetit boshnjak nė Novi Pazar i apeluan bashkatdhetarėve tė tyre nė Maqedoni qė tė regjistrohen dhe tė shprehin tė drejtėn e identitetit tė tyre. (INA)

http://ina-online.net/rajon/9770.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 1.10.2011, 22:04   7
Citim:
Nė Serbi nisi regjistrimi i popullsisė pa pjesėmarrjen e shqiptarėve tė Luginės

Luginė e Preshevės, 1 tetor – Ndonėse nė Serbi ka filluar tė shtunėn regjistrimi i popullsisė, disa bashkėsi etnike, duke pėrfshirė edhe shqiptarėt e Luginės, kanė bojkotuar kėtė regjistrim, ngase, sipas tyre, listat e regjistrimit janė shtypur serbisht dhe me alfabetin cirilik.

Nė Ministrinė pėr tė Drejtat e Njeriut dhe tė Pakicave nė Serbi thonė se kjo iniciativė do tė dėmtojė interesat e shqiptarėve, ndėrsa ata tė trupit koordinues janė zotuar se kanė bėrė pėrkthimin e tė gjitha dokumenteve relevante, siē janė fletushkat dhe udhėrrėfyesit pėr regjistrim.

“Regjistrimi do tė mbahet nė tė gjitha bashkėsitė etnike me tė njėjtat rregulla, pra tė gjithė do t’i kenė listat nė gjuhėn serbe”, patėn thėnė nga kjo ministri.

Banorėt shqiptarė tė Luginės sė Preshevės janė duke e bojkotuar kėtė regjistrim, duke i qėndruar besnik kėshtu vendimit tė Kuvendit tė Kėshilltarėve Shqiptarė tė Luginės pėr bojkot.

Ndonėse zyrtarė tė Entit serb tė statistikave kanė njoftuar se ata qė refuzojnė regjistrimin do tė gjobiten me nga 500 euro, shqiptarėt e Luginės, pėr shkak tė dyshimeve pėr manipulim tė regjistrimit, kanė paralajmėruar se do ta bojkotojnė kėtė proces.

Kuvendi i kėshilltarėve shqiptarė tė Luginės ka vendosur unanimisht kohė mė parė pėr bojkotim tė regjistrimit nė Serbi, pėr shkak tė anashkalimit tė tyre nga procesi parapėrgatitor, mėnyra e shtypjes sė formularėve tė regjistrimit dhe mospjesėmarrja e regjistruesve shqiptarė. Lidhur me kėtė shqiptarėt e Luginės sė Preshevės gjatė shtatorit kanė organizuar protesta.

Shqiptarėve tė Luginės u janė bashkuar edhe boshnjakėt e myslimanėt pėr bojkotim tė regjistrimit tė popullsisė nė Serbi. Prandaj pritet bojkotim i regjistrimit edhe nė Sanxhak.

Kjo ėshtė vendosur nga Kėshilli Kombėtar Boshnjak nė Serbi. Nė njė komunikatė tė kėtij kėshilli theksohet se vendimi ėshtė miratuar ditė mė parė, ku ndėr arsyetimet e shpalosura janė cekur se nuk janė plotėsuar kushtet lidhur me komunitetin boshnjak dhe atė mysliman. Kėshilli ka vlerėsuar se numri real i boshnjakėve dhe myslimanėve vazhdimisht ėshtė shtrembėruar dhe zvogėluar nga autoritetet serbe. KKB-ja ka theksuar se edhe formularėt e shtypur pėr regjistrimin ekskluzivisht janė nė gjuhėn serbe dhe madje nė alfabetin cirilik. KKB-ja ka kėrkuar kontroll tė rreptė mbi regjistrimin dhe monitorimin nga bashkėsia ndėrkombėtare.

http://www.kohaditore.com/index.php?page=1,15,71411

Citim:
Dėnime pėr shqiptarėt e Luginės pėr bojkotin e regjistrimit

Autoritetet serbe paralajmėruan sot se do tė shqiptohen dėnime pėr tė gjithė qytetarėt shqiptarė dhe ata boshnjak e mysliman qė bojkotojnė regjistrimin e popullsisė qė ka nisur prej sot nė Serbi.

Zėdhėnėsi i Qeverisė serbe, Sllobodan Homen deklaroi se shteti do tė gjobis qytetarėt qė bojkotojnė regjistrimin me para dhe se dėnimet parashihen prej 20 mijė deri nė 50 mijė denarė pėr qytetarė, informon agjencia e lajmeve INA.

“Vlerėsojmė se ka kaluar koha kur qėndrimi politik i pakicave kombėtare, nė raport me shtetin, pasohej me bojkote ndaj shteti, dhe pėr kėtė ishim dėshmitarė gjatė viteve tė 90-ta, sidomos nė Kosovė. Serioziteti i njė shteti shihet tek zbatimi i plotė i ligjeve, qė parasheh edhe masat ndėshkimore. Nė kėtė aspekt do tė sanksionohen tė gjithė ata qė bojkotojnė regjistrimin dhe nuk pėrgjigjen nė dhėnien e informacioneve”, deklaroi Homen.

Ai tha se ata qė kanė vėrejtje duhet ti drejtohen organeve pėrgjegjėse tė regjistrimit dhe jo tė thirrin nė bojkot.

Lidhur me kėtė kėrcėnim tė autoriteteve shtetėrore tė Beogradit, deri tani nuk ėshtė deklaruar asnjė pėrfaqėsues politik i Luginės sė Preshevės, ndėrsa qytetarėt janė shprehur nė huti me kėrcėnimet e Qeverisė. (INA)

http://ina-online.net/rajon/9802.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 3.10.2011, 19:42   8
Citim:
Lugina e Preshevės nuk ndryshon vendimin pėr bojkot tė regjistrimit

Shqiptarėt e Luginės sė Preshevės vazhdojnė tė bojkotojnė regjistrimin e qytetarėve dhe tė pasurisė, pavarsisht presioneve dhe deklaratave tė qevesrisė Serbe se do tė gjobiten me nga 50 000 dinarė nėse nuk pranojnė tė regjistrohen.

Pėrfaqėsuesit politik tė shqiptarėve iniciativėn e qeveritarėve serbė pėr denim nė para ndaj atyre qė bojkotojnė regjistrimin i kan quajtur presion ndaj qytetarėve shqiptar.

Sipas tyre ky presion ėshtė bėrė me qėllim tė ndryshimit tė vendimit pėr mos pjesmarrje nė regjistrim.Ata thonė se kjo ėshtė e drejtė e ēdo individi tė marrė pjesė nė regjistrim apo ta bojkoton ate.

Pėrfaqėsuesit e shqiptarėve kanė thėnė qė do tė tejkalohet edhe ky presion por vendimi pėr bojkot nga kėshilltarėt shqiptarė tė tre kuvendeve nuk do tė ndryshoj. Shqiptarėt e komunės sė Preshevės, Medvegjės dhe Bujanocit nuk do tė regjistrohen pėr shkak se listat regjistruese nuk janė nė gjuhėn shqipe.

Problemi tjetėr i regjistrimit tė popullsisė nė Serbi ėshtė se do tė regjistrohen vetėm ata persona tė cilėt gjenden nė territorin e Serbisė nė momentet e regjistrimit,qė do tė thotė se nuk mundė tė jenė pjesė e regjistrimit shqiptarėt tė cilėt gjinden nė botėn perėndimore.

Pėrfaqėsuesit e subjektve politike shqiptare shprehen se kjo mėnyrė e regjistrimit tė popullsisė nė Serbi ka pėrqėllim zvogėlimin e numrit tė shqiptarėve nė kėtė rajon. Nė Bujanoc shihen mbishkrime “BOJKOTO REGJISTRIMIN”.

Kryetari i Kėshilli Nacional tė Shqiptarėve Galip Beqri ka thėnė se ka shum arsye dhe shkaqe tė bojkotimit tė regiistrimit, prandaj ne kemi ftuar popullatėn dhe ėshtė duke rrespetuar vendimin.

Kryetari i Komunės sė Bujanocit ka thėnė bojkotimi kryesisht ka tė bėjė me pamundėsinė e regjistrimit tė njė pjese tė popullatės e cila qė 10 vite jeton pėrkohėsisht nė Kosovė, si dhe tė njė numri tė madh tė azilantėve qė jetojnė nė Perėndim.

Ndėrkaq, Kryetari i Partisė Demokratike, njėherit edhe zv.Kryetar i Komunės sė Bujanocit Nagip Arfi ka deklaruar qė ne si anėtarė tė Kryesisė sė tre Kuvendeve, kemi pas qėndrim tė qartė dhe tė arsyeshėm pėr bojkot tė regjistrimit tė qytetarėve dhe tė pasurisė, po kėtė qėndrim tė arsyeshėm e kanė patur edhe tė gjithė anėtarėt tjerė tė kryesisė dhe unanimisht ky vendim i marrur nga tė gjithė anėtarėt e kryesisė i ėshtė propozuar kėshilltarėve shqiptarė tė cilėt vendimin e kanė miratuar pėr bojkot tė regjistrimit.

Edhe Arifi potencon arsyet e bojkotit tė regjistrimit duke u nisur nga mungesa e materialit regjistrues nė gjuhėn shqipe, nė pėmundėisnė e regjistrimit tė qytetarėve shqiptarė tė cilėt pėrkohėsisht gjinden nė botėn e jashtme. Arifi me kėtė rast pėrshėndet mbėshtetjen dhe qėndrimin e qytetarėve duke thėnė se ata dijnė tė i vlerėsojnė dhe ti zbatojnė vendimet e arsyeshme nė interes tė popullatės kur i marrin udhėheqėsit e tyre.

Kuvendi i kėshilltarėve shqiptarė tė Luginės ka vendosur unanimisht mė 3 shtator pėr bojkotim tė regjistrimit nė Serbi, pėr shkak tė anashkalimit tė tyre nga procesi parapėrgatitor dhe mėnyra e shtypjes sė formularėve tė regjistrimit vetėm nė gjuhėn serbe. Shqiptarėve tė Luginės iu kanė bashkangjitur edhe Boshnjakėt pėr bojkotim tė regjistrimit tė popullsisė nė Serbi.

http://bujanoci.net/?p=20320
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 12.10.2011, 21:47   9
Citim:
Nė Luginė vazhdon regjistrimi, pa shqiptarėt

Nė Luginė tė Preshevės po vazhdon respektimi i vendimit pėr bojkotim tė regjistrimit nga ana e shqiptarėve me pėrjashtim tė njė numri tė vogėl tė tyre komunėn e Preshevės.

Nė Bujanoc deri mė tash janė regjistruar 17.012 persona dhe 6.025 amvisėri, kurse nė Preshevė 1725 persona dhe 653 shtėpi, nė mesin e tė cilėve edhe 75 shqiptarė dhe 15 shtėpi. Ndėrkaq nė kėtė proces janė angazhuar 82 regjistrues nė Preshevė kurse nė Bujanoc 81 regjistrues nga tė cilėt 2 romė dhe 79 serb.

Kryetari i Komisionit Komunal pėr Regjistrim, tė popullatės nė Bujanoc, Boban Pavlloviē, ka deklaruar se, deri mė tani nė Bujanoc janė regjistruar rreth 40 pėr qind e popullatės, kryesisht serbė.

Nė komunėn e Bujanocit, regjistrimi kryhet vetėm nė vendet ku jetojnė serbet dhe deri mė tash janė regjistruar 17.012 persona dhe 6.025 amvisėri, ka deklaruar Pavlloviē.

Ai ka theksuar se nė krahasim me regjistrimin e vitit 2002, ku kanė marrė pjesė edhe Shqiptarėt, janė regjistruar gjithsejtė 43.302 banorė nė Komunėn e Bujanocit, deri tani janė regjistruar 40% e banorėve nė kėtė komunė. Pavloviē, ka thėnė se"Shqiptarėt edhe mė tej po i pėrmbahen bojkotit pėr regjistrim dhe askush nuk ka marrė materialin regjistrues nė vendet ku jetojnė shqiptarėt".

Ndėrkaq Kryetari i komisionit regjistrues nė Komunėn e Preshevės, Dragoljub Filipoviē nė kėtė komunė deri tani janė regjistruar gjithsejtė 1725 persona nė 653 shtėpi. Sipas tij nė Preshevė janė regjistruar 75 shqiptarė, nga 15 shtėpi.

Filipoviē ka deklaruar qė ka raste kur edhe romėt bojkotojnė regjistrimin dhe nuk dėshirojnė tė regjistrohen, duke u arsyetuar se nuk janė tė njoftuar me kėtė proces dhe se nuk e dinė kuptimin e kėtij regjistrimi.

Sipas regjitrimit zyrtar tė vitit 2002, nė Komunėn e Preshevės ka pas 34.904 banorė, ndėrkaq 43.302 banorė nė Komunėn e Bujanocit. /ina/

http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,18,64863
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 16.10.2011, 22:50   10
Citim:
Pėrfundoi regjistrimi nė Serbi, shqiptarėt e Luginės bojkotuan

Nė Serbi dje zyrtarisht ka pėrfunduar regjistrimi i popullsisė, mirėpo ėshtė dhėnė edhe njė afat prej ditėve pėr tu regjistruar qytetarėt e paregjistruar.

Shqiptarėt e tre komunave nė Luginėn e Preshevės bojkotuan regjistrimin e popullsisė me njė vendim tė miratuar nga kėshillat komunale tė Preshevės, Medvegjės dhe Bujanocit.

Nė komunėn e Preshevės janė regjistruar vetėm 3 pėr qind, edhe ate popullsia pakica serbe dhe romėt. Nė Bujanoc janė regjistruar rreth 40 pėr qind gjithashtu serbėt dhe komuniteti rom, ndėrsa nė Medvegjė gjithashtu ka pasur bojkot total tė regjistrimit nga shqiptarėt.

Kryetari i komunės sė Preshevės, Ragmi Mustafa theksoi se bojkoti ka rezultuar i suksesshėm.

"Arsyeja kryesore pėr tė bojkotuar regjistrimin nė Preshevė ka qenė pamundėsia qė tė regjistrohen me mijėra banorė, tė cilėt pas konfliktit tė armatosur tė vitit 1999 janė larguar nga Komuna dhe tani jetojnė nė Kosovė apo nė njėrin nga shtetet e Evropės Perėndimore", deklaroi Mustafa.

Autoritetet serbe nė Beograd kanė paralajmėruar se do tė shqiptojnė dėnime pėr shqiptarėt e Luginės sė Preshevės pėr shkak tė mosregjistrimit. Mirėpo, lidhur me kėto zėra kanė reaguar autoritetet e komunave duke theksuar se Beogradi duhet tė respektojė vullnetin e atyre qė pėrfaqėsojnė interesat e popullit nė kėto zona dhe qė kanė alarmuar pėr pakėnaqėsitė lidhur me organizimin e regjistrimit tė popullsisė.

Regjistrimi i popullsisė ėshtė bojkotuar pjesėrisht edhe nga komuniteti boshnjak dhe mysliman nė rajonin e Sanxhakut. (R.Demiri/INA)

http://ina-online.net/rajon/10323.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 18.10.2011, 21:49   11
Citim:
Shqiptarėt e Medvegjės,Preshevės dhe Bujanocit bojkotuan regjistrimin

Shqiptarėt e Medvegjės,Preshevės dhe Bujanocit , me njė vendim tė marrė unanimisht nga Kuvendi i Kėshilltarėve shqiptarė tė kėtij rajoni, bojkotuan kėtė regjistrim.

Pėrfaqėsuesit politikė dhe institucionalė tė shqiptarėve tė Luginės, kanė dhėnė arsyetimet e tyre lidhur me bojkotimin e procesit tė regjistrimit tė popullatės nė Serbi, ngase sipas tyre nuk janė garantuar kushtet pėr njė regjistrim tė drejtė, dhe se njė iritim pėr ta, tė ketė qenė pėrpilimi i listave tė shkruara vetėm nė gjuhėn serbe edhe atė me alfabet cirilik.

Ky bojkotim, siē janė shprehur pėrfaqėsuesit shqiptarė tė kėtij rajoni po ndodh me qėllim qė edhe faktori ndėrkombėtar tė kuptojė pėr gjendjen nė tė cilėn ndodhen shqiptarėt e Luginės e Preshevės, dhe se mospjesėmarrja e tyre nė kėtė regjistrim, tė ketė pasur pėr qellim qė tė tėrhiqet vėmendja e faktorit ndėrkombėtar dhe tė kuptojnė ata, pėr gjendjen qė mbizotėron nė Luginėn e Preshevės. Pra, tė sensibilizohet edhe komuniteti ndėrkombėtar.

“Ne nuk kemi dashur tė jemi pjesė e njė ndėrrimi artificial tė strukturės sė popullatės nė kėtė rajon, ngase u pamundėsohet njė numri tė caktuar tė shqiptarėve tė regjistrohen, sidomos atyre qė pėr momentin janė jashtė vendit dhe njė numėr i madh i popullatės ėshtė zhvendosur, qė nga lufta e Kosovės”, kanė shprehur qėndrimin e tyre pėrfaqėsuesit politikė dhe institucionalė tė Luginės.

Nė Luginėn e Preshevės, sipas tė dhėnave tė komisionit komunal tė regjistrimit shqiptarėt kanė bojkotuar regjistrimin, jo vetėm banorėt, por edhe shumica e regjistruesve, ku nga 71 regjistrues gjithsej, trajnimet i kanė vijuar 23 shqiptarė dhe vetėm 12 prej tyre kanė marrė materialet regjistruese, ndėrsa 11 prej tyre iu janė pėrgjigjur ftesės pėr bojkot, tė cilėt edhe pse kanė vijuar trajnimin, nuk janė paraqitur pėr regjistrim, ndėrsa vetėm njė ėshtė paraqitur nė komision komunal pėr regjistrim.

Nė komunėn e Preshevės janė regjistruar vetėm tre pėr qind e popullatės, edhe atė popullsia pakicė serbe e rome. Nė Bujanoc janė regjistruar rreth 40 pėr qind gjithashtu serbėt dhe komuniteti rom, ndėrsa nė Medvegjė gjithashtu ka pasur bojkot total tė regjistrimit nga shqiptarėt.

Autoritetet serbe nė Beograd kanė paralajmėruar se do tė shqiptojnė dėnime pėr shqiptarėt e Luginės sė Preshevės pėr shkak tė mos-regjistrimit. Mirėpo, lidhur me kėto zėra kanė reaguar autoritetet e komunave duke theksuar se Beogradi duhet tė respektojė vullnetin e atyre qė pėrfaqėsojnė interesat e popullit nė kėto zona dhe qė kanė alarmuar pėr pakėnaqėsitė lidhur me organizimin e regjistrimit tė popullsisė.

Regjistrimi i popullsisė ėshtė bojkotuar pjesėrisht edhe nga komuniteti boshnjak dhe mysliman nė rajonin e Sanxhakut./koha/

http://www.medvegja.net/web/shqiptar...-regjistrimin/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 12.7.2013, 21:00   12
Citim:
Sa ėshtė numri i banorėve shqiptar nė Luginėn e Preshevės

Emri:  presheva_683611620.jpg
Shikimet: 120
Madhėsia:  13,0 KBNjė regjistrim urgjent i popullsisė nė komunat e Preshevės, Bujanocit dhe Medvegjės - ėshtė kėrkesa e shumė shoqatave tė Serbėve qė jetojnė nė Luginė tė Preshevės, tė cilėt kėrkojnė nga shteti qė mė shumė se njė decenie tė dihet numri i sakt i shqiptarėve qė jetojnė nė jug tė Serbisė, shkruan portali Presheva.

Ata presin qė shteti ti rregulloj listat zgjedhore, qė siē thonė ata, ka plot falsifikime tė emrave dhe personave qė nuk ekzistojn fare. Serbėt e Bujanocit thonė se me lojėn e numrit tė banorėve po bėhet njė politikė diskriminuese, pasi sipas tyre, ata nė shtetin e tyre amė janė bė qytetar tė rendit tė dytė.

Pėrfaqėsuesit e shoqatave serbe qė tubohen nė Bujanoc kundėrshtojnė rreptėsisht qė numri i banorėve nė jug tė Serbisė tė bėhet nė bazė tė vlersimeve , siē ėshtė bėrė nė tė kaluarėn. Ata thonė se numri i banorėve shqiptar qė jeton nė Serbi ėshtė shumė mė i vogėl se sa paraqitet nė publik.

"Informacionet tona flasin se nė komunėn e Bujanicit jetojnė mė pak se 12.000 shqiptar, ēka ėshtė dy herė mė pak se numri i vitit 2002" ka thėnė Aleksandar Popoviē, nėnkryetar i kėshillit kombėtar serb nė Bujanoc.

"Tė dhėnat tė cilat i merr shteti si zyrtare janė tė falsifikuara dhe nuk paraqesin gjendjen reale. Ekzistojnė disa dhjetra fshatra shqiptare tė cilat vlersohen se kanė nga 3500 banorė, tė cilat sot - ato janė pothuaj se boshe" ka thėnė ai.

Popoviē ka thėnė se momentalisht askush nė Bujanoc nuk e di sakt se sa qytetarė kanė tė drejt vote nė kėtė komunė. Keqpėrdorimi me trupin votues kanė bėrė qė pushteti lokal tė jetė nė duart e shqiptarėve.

Hapi i dytė pas regjistrimit tė popullsisė ėshtė qė tė rishikohet lista zgjedhore me gjendjen nė terren. Nė lista ka mbi 2000 emra shqiptar qė nuk kanė numėr personal, as nuk jetojnė nė Serbi. Ndėr votuesit, mė shumė se dhjetra kanė mė shumė se 100 vjet. Kėta emra janė shkruar nė vitin 2001 dhe 2002.

Serbėt janė nervoz me shtetin pasi e gjithė vėmendja i kushtohet shqiptarėve, dhe i mbyll syt para problemeve tė tyre.

"Po thuaj se e tėrė qeverisja nė Bujanoc dhe Preshevė ėshtė nė duart e shqiptarėve" ka thėnė kryetari i kėshillit pėr tė drejtat e njeriut nė Bujanoc Svetislav Veliēkoviē.

"Nė listat zgjedhore nuk punon asnjė serb. Shumica e investimeve dhe ndihmave shtetėrore pėrfundon nė fshatrat shqiptare, dhe vetėm shqiptarėt punėsohen nė vetqeverisje lokale dhe ndėrrmarjet publike. Andaj edhe ne frigohemi se mund tė vijė deri tek shpėrngulja masive e banorėve serb". (Rijad Demiri/INA)

http://ina-online.net/rajon/32734.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.6.2015, 12:24   13
Citim:
Mustafa: Presheva ka 56129 banorė

Kryetari i komunės sė Preshevės Ragmi Mustafa, nė Beograd para njė numri tė madh tė pėrfaqėsuesėve qeveritarė dhe ndėrkombėtarė ka prezantuar punimin shkencorė me temėn: “Pėrpunimi elektronik i tė dhėnave mbi numrin e popullsisė nė komunėn e Preshevės dhe zbatimi i teknologjisė sė informacionit nė menaxhimin e bazave tė tė dhėnave dhe resurseve njerėzore”.

Autori doktor Ragmi Mustafa si material pėr kėtė studim ka shėrbyer bazat e tė dhėnave nga institucionet e shkollave fillore e tė mesme, entit parashkollorė, entit tė sigurimit shėndetėsor, entit pėr punėsim, shėrbimin pėr azhurnimin e listave zgjedhore ato lokale e parlamentare, lista zgjedhore nga ministria e zhvillimit regjional dhe vetėqeverisja lokale, tė dhėnat e regjistrimit tė popullsisė nga viti 1948, 1961, 1971, 1981, 1991, 2002 dhe ato tė vitit 2011. Gjithsesi se ai nė punimin e tij ka shfrytėzuar tė dhėnat zyrtare tė zyrave tė vendit, tė gjendjes civile pėr personat e lindur dhe tė vdekur, tė dhėnat e gjendjes civile nė stacionin policor tė ministrisė sė brendshme pėr numrin e qytetarėve qė posedojnė letėrnjoftime, pasaporta dhe numrin amė personal identifikues. Tė gjitha kėto shėnime tė arkivuara nė baza tė tė dhėnave tė institucioneve pėrgjegjėse janė shqyrtuar dhe analizuar nė kuptimin e strukturės sė popullatės sipas tė gjitha nacionaliteteve madje rritjen e popullsisė brenda njė periudhe kohore ndėr dekada. Ragmi Mustafa si metoda ka pėrdorur llogaritjet matematiko-statistikore dhe tė gjitha janė tė radhitura nėpėr tabela dhe paraqitje pėrkatėse grafike. Mustafa duke studiuar me kujdes maksimal dhe duke pėrdorė referenca tė konsiderueshme pėrfundimisht pas pesė konstatimeve tė veēanta ka konstatuar se numri i gjithėmbarshėm i popullsisė nė komunėn Preshevė pėr vitin 2012 se ėshtė: 56 129 qytetarė.

Nga tė dhėnat tabelore Mustafa hedh poshtė tė gjitha tė dhėnat jo tė sakta qė ka bėrė qeveria mbi numrin e popullsisė. Nė punimin e tij thuhet se Nėse vitin 2002 pėrqindja e shqiptarėve ishte 90.65%, si mund tė jetė e besueshme qė nė vitin 2011 ajo pėrqindje tė ulet nė vlerėn 13.51%. Tė dhėnat e regjistrimit tė popullsisė pėr vitin 2011 sipas tij janė tė pasakta sepse shqiptarėt nuk iu pėrgjigjėn regjistrimit tė popullsisė pėr arsye politike. Duke qenė se tė dhėnat e regjistrimit tė popullsisė vitin 2002, janė mė tė besueshme atėherė ai nė punimin e tij tė prezantuar nė Beograd pėr mes grafikut ka paraqitur numrin e qytetarėve nė funksion tė nacionaliteteve shqiptar, serb dhe tė tjerė. Sipas regjistrimit tė popullsisė nė vitin 2002 vihet nė dukje se vetėm nė komunėn Preshevės jetojnė mė shumė se 44 324 qytetarė shqiptar dhe nėse po edhe kaq shqiptar tė tjerė qė jetojnė nė komunėn Bujanoc, diēka mė pakė nė komunėn Medvegjė dhe gjithė kėtyre numrave ai i ka bashkangjitur edhe numrin e shqiptarėve nė komunat tjera nė Vojvodinė e Serbi, dhe nė bazė tė kėsaj del shumė e kuptueshme se numri i shqiptarėve nė Serbi kalon shifrėn mė shumė se 90 000. Nė kėtė mėnyrė konstatohet se shėnimi nė faqen zyrtare tė internetit pikėrisht tė entit statistikor republikan tė qeverisė sė Serbisė numri i shqiptarėve nė Serbi prej 61 647 nuk ėshtė i saktė. Megjithatė pėr gjetjen e numrit shumė tė pėrafėrt dhe tė besueshėm tė qytetarėve nė komunėn Preshevė, pėrfshi edhe pėrbėrjen nacionale Mustafa ka thėnė se do tė shėrbehemi edhe me metoda alternative qė garantojnė siguri mė tė besueshme nė numrin e qytetarėve brenda komunės Preshevė. (Presheva/INA)

http://ina-online.net/rajon/56609.html
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 00:55.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.