Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Viruset
 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 1.10.2011, 10:25   1
allianz
 

Fenomeni "letėr ambasadorėve"


Kjo qe e fundit:

Citim:
FRESSH, letėr ambasadave: Edi Rama na shkriu Forumin
http://www.panorama.com.al/argument/...shkriu-forumin
Masi u kujtova qė e kam has dhe herė tė tjera nė shtyp:

Ka ndonjė emėr si dukuri?
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 7.10.2011, 23:07   2
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Negroizėm...
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 27.10.2011, 21:09   3
Citim:
Fitu: Ndryshojeni qasjen ndaj Evropės

Postuar mė, 27 tetor 2011 - Ambasadori i Francės nė vendin tonė Zhan Fransua Fitu ka folur sot pėr tė ardhmen evropiane tė Kosovės para studentėve tė Universitetit Amerikan nė Prishtinė.

Ai dėrgoi mesazh pėr tė gjithė kosovarėt se si duhet t’i qasen Evropės dhe se sa e rėndėsishme ėshtė tė pėrmbushen kriteret pėr anėtarėsim tė plotė. Ai siguroi se integrimi i Kosovės nuk ėshtė ēėshtje e zgjedhjes por e gjeografisė.

“Problemi pėr perspektivėn e Kosovėn nė Evropė nuk ėshtė te gatishmėria juaj pėr t’iu bashkangjitur bllokut, por problemi qėndron te vet Evropa. Nuk ėshtė vetėm problemi me 5 vendet qė nuk iu kanė njohur dhe me dialogun pėr liberalizimin e vizave, por qėndron njė problem mė i madh qė ėshtė Evropa nė tėrėsi”, tha Fitu, raporton RTK.

Ambasadori francez iu tha studentėve se kosovarėt duhet tė ndryshojnė qasjen ndaj Evropės, duke mos u paraqitur si viktima, por si njė resurs i rėndėsishėm i saj.

http://www.gazetalajm.info/politike/...aj-Evrops.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 27.10.2011, 21:23   4
allianz
 
Po kėtij kush i ėshtė i paraqit si viktimė? Mos ka dhe ky hall me realitetin historik si puna e turqve? Ne s'kemi as literaturė tė mirėfilltė pėr dokumentimin e krimeve sllave, qė tė na duhet tė dėgjojmė k..lliqe tė tilla nga nėpunėsi i radhės.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 28.10.2011, 21:59   5
Citim:
Diplomaci me shqiptarėt: Vetėm pas orės tetė

E enjte, 27 tetor 2011, NOA – Dita e saj fillon para orės tetė. Carola Mueller Holktemper preferon tė shtojė: “Ndryshe nga kolegėt tanė shqiptarė, tė cilėt nė atė kohė nuk gjenden nė zyrė.”

Pėr njė ambasador perėndimor nė Shqipėri prania nė mediat kryesore tė vendit ėshtė pjesė e sė pėrditshmes. Edhe pėr Mueller-Holtkemperin. Qė nga viti 2010 ajo ėshtė ambasadore e Gjermanisė nė Tiranė dhe ka vėnė re se “interesimi i opinionit publik pėr mendimin e ambasadorėve tė huaj ėshtė shumė mė i madh, se ē’mund tė pėrfytyrohet”.

Mueller Holtkemper ishte ftuar tė enjten nė Regensburg nė ambientet e Institutit Suedost nė njė tryezė pėr politikėn gjermane nė Shqipėri.

Qė ambasadorėt perėndimorė nė Shqipėri janė tė pranishėm nė media, ky ėshtė fakt. Se sa u dėgjohet fjala e tyre, kjo ėshtė ēėshtja tjetėr. Carola Mueller Holtkemper ėshtė nė pėrgjithėsi e kėnaqur me bashkėpunimin, por kujton njė debat tė zhvilluar rreth fshatit malor nė veri tė Shqipėrisė, Thethit, ku qeveria, nė vend qė tė siguronte aty furnizimin mjekėsor, preferoi tė ēlironte investitorėt nga tatimet.

“Kėto janė raste, ku pėr shembull ne nuk na ecėn fjala”, tha diplomatja gjermane, qė ka pėrfunduar studimet pėr ekonomi.

http://www.noa.al/2011/10/diplomaci-...pas-ores-tete/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 3.3.2012, 18:20   6
I Pakapshėm
 
Vetėviktimizim. Jo vetėm letėrdėrgimi tek ambasadorėt por dhe paraqitja tek ambasadat dhe takimi me ambasadorė nė mėnyrė tė pėrhershme dhe me njė disiplinė ushtarake duke ju kursyer kohė dhe mund shėrbimeve tė inteligjencės tė x shteti duke u hapur katėrsh tek ambasdori i rradhės (shumicėn e kohės ėshtė ai amerikan).
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 29.5.2012, 21:10   7
Citim:
Ambasadorėt takim me Ramėn: Rėndėsi ka procesi, jo emrat

Emri:  zgjebja.jpg
Shikimet: 101
Madhėsia:  19,3 KBTrojka e ambasadorėve tė akredituar nė Tiranė kanė takuar pėr mė shumė se njė orė kreun e PS-sė, Edi Rama.

Nė njė prononcim pėr mediat pas takimit tė zhvilluar nė selinė rozė, ambasadorėt Arvizu, Sequi dhe Redfort, kanė theksuar se mė shumė se sa emrat pėr kreun e ri tė shtetit mė i rėndėsishėm ėshtė procesi i pėrzgjedhjes sė tij.

Duke mohuar tė kenė folur pėr emra konkretė, trojka e ambasadorėve ka deklaruar se duhet tė zgjidhet njė kandidat konsensual.

http://gazeta-shqip.com/lajme/2012/0...cesi-jo-emrat/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 4.6.2012, 21:14   8
Citim:
Presidenti, Arvizu takime intesive, pas Ramės takon Berishėn

Ambasadori amerikan, Alexandėr Arvizu ėshtė duke zhvilluar njė takim me kryeministrin Sali Berisha. Mėsohet se gjatė takimit, i cili po zhvillohet nė kryeministri i pranishėm ėshtė edhe kreu i Bashkisė sė Tiranės, Lulzim Basha. Pak mė parė Arvizu ka takuar edhe kreun e PS, Edi Rama. Pas takimit me kreun e PS, Arvizu theksoi se vlerėson pėrpjekjet e Ramės dhe se tė dyja palėt po pėrpiqen pėr njė president konsensual.

http://sot.com.al/index.php?option=c...ike&Itemid=466
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 13.2.2013, 21:48   9
Citim:
Takimi me dyer tė mbyllura Arvizu nė Kuvend: Mbikėqyrje parlamentare institucioneve tė sigurisė

Ambasadori i SHBA-sė, Aleksandėr Arvizu, zhvilloi paraditen e djeshme njė takim me deputetėt e Komisionit pėr Sigurinė Kombėtare. Takimi mes tij dhe pėrfaqėsuesve tė legjislativit shqiptar zgjati pėr mė tepėr se njė orė dhe mbledhja u zhvilluar me dyer tė mbyllura.

Nė pėrfundim tė takimit palėt zbardhėn disa nga pikat e diskutimit ku nė fokus ishin mbikėqyrja civile e institucioneve tė sigurisė, mbikėqyrje nė tė cilėn nėnkuptohet edhe kontrolli parlamentar pranė kėtyre organeve, veēanėrisht nė Ministrinė e Mbrojtjes ku opozita ka kėrkuar prej afro njė viti inspektim nga ana e Kuvendit.

Njė pikė tjetėr diskutimi mes palėve ishte edhe bashkėpunimi i Shqipėrisė me vendet e tjera aleate tė NATO-s po nė fushėn e sigurisė. Gjithashtu mėsohet se ėshtė diskutuar edhe pėr takimin e zhvilluar disa ditė mė parė nė qendrėn Marshall nė Gjermani, ku njė pjesė e deputetėve tė Kuvendit tė Shqipėrisė diskutuan rreth ēėshtjeve tė sigurisė.

Ambasadori amerikan Arvizu shpjegoi nė mėnyrė tė pėrmbledhur qėllimin e vizitės sė tij me deputetėt e Komisionit tė Sigurisė, duke i renditur ato nė tri pika.

“Patėm njė diskutim shumė konstruktiv. Fokusi i takimit, siē e shprehėn dy zotėrinjtė, ishte roli i mbikėqyrjes parlamentare mbi ēėshtjet ushtarake dhe tė sigurisė sė vendit. Folėm mbi parimet themelore, meqenėse si Shtetet e Bashkuara edhe Shqipėria janė aleatė nė NATO. Mes parimeve tė shumta qė diskutuam, theksin e vumė tek tri prej tyre posaēėrisht. I pari ėshtė qė ēdo anėtar i NATO-s merr pėrsipėr angazhimin tė ketė njė sistem funksionues politik demokratik tė bazuar nė ekonominė e tregut. Parimi i dytė ėshtė angazhimi pėr marrėdhėnie tė mira me vendet fqinje. Parimi i tretė themelor ėshtė mbikėqyrja civile mbi veprimtaritė ushtarake dhe ēėshtjet e sigurisė kombėtare”, – deklaroi ambasadori amerikan.

Duke e quajtur njė takim tė frytshėm bisedimin me deputetėt e komisionit tė Sigurisė, z. Arvizu tha se “Shtetet e Bashkuara janė krenare qė janė partnere me Shqipėrinė dhe presim me kėnaqėsi ndėrveprime tė tjera tė kėtij lloji”.

Nė pėrfundim tė takimit, dy krerėt e Komisionit pėr Sigurinė Kombėtare, kryetari Leonard Demi dhe nėnkryetari Ilir Gjoni, vlerėsuan bashkėpunimin dhe ndihmėn qė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės i kanė dhėnė institucioneve tė sigurisė, duke pohuar gjithashtu se javėn e ardhshme nė Kuvendin e Shqipėrisė do tė diskutohet edhe projektligji i veēantė pėr kontrollin parlamentar.

“Javės qė vjen nė Komisionin e Sigurisė ne do tė fillojmė tė diskutojmė ligjin pėr mbikėqyrjen parlamentare tė institucioneve informative tė vendit tonė. Ligj i cili bazohet nė pėrvojėn mė tė mirė tė vendeve demokratike, siē janė Anglia dhe vende tė tjera qė kanė pėrvojėn nė kėtė drejtim”, – deklaroi Leonard Demi. Nga ana e tij, nėnkryetari Gjoni informoi nė nė takimin me ambasadorin e Aleksandėr Arvizu u diskutua nevoja e kontrollit parlamentar tė institucioneve tė sigurisė.

“U theksua me tė madhe si nga ambasadori po ashtu nga tė gjithė anėtarėt e komisionit nevoja e pėrforcimit tė rolit mbikėqyrės tė Komisionit tė Sigurisė, si njė nga elementėt e fondamental tė funksionimit tė shtetit ligjor dhe tė rritjes sė transparencės sė institucioneve tė sigurisė”, – tha deputeti socialist Ilir Gjoni.

http://www.standard.al/takimi-me-dye...e-te-sigurise/
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 22:01.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.