Kthehu   Kreu > D1 > Punishte > Tė reja
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 19.10.2011, 19:22   1

Shkrim i cituar Gėrmime nė Tepelenė


Citim:
Kur do tė nisin kėrkimet nė Antigonenė e Leklit?
Miltiadh Muēi

19/10/2011  Edhe njėherė mbi dilemėn e Antigonesė

1. Nė vend tė hyrjes

Nė vitin 2007, nė shtypin e pėrditshėm kam shtruar pyetjen: Antigonea nė kodrėn e Jermės nė Gjirokastėr apo tė Leklit nė Tepelenė? Qėllimi ishte tė tėrheq vėmendjen e specialistėve tė fushės sė arkeologjisė dhe drejtuesve tė saj. Nė identifikimin e njė vendbanimi tė lashtėsisė, gjetjet epigrafike lehtėsisht tė pėrdorshme dhe tė lėvizshme, sikurse janė edhe teserat me stampėn e lexueshme ‘‘ANTIGONEON’’, tė zbuluara nė vitin 1968 nga arkeologu Dhimosten Budina nė Jermė tė Gjirokastrės, kurrsesi nuk mund tė kenė vlera tė njėjta me objektet e vėshtira dhe aq mė tepėr tė pamundur pėr t’u lėvizur.

2. Kalaja e Leklit

Ndodhet nė juglindje tė fshatit Lekėl, nė kodrėn e Shėn Mėhillit, nė lartėsinė 500 m mbi nivelin e detit. Kodra ėshtė shumė shkėmbore, me pjerrėsi tė theksuar nga lindja nė drejtim tė perėndimit. Fillon e ulėt nė formė tarracash, deri nė kėmbėt e malit Golik ku kalon lumi i Drinos. Nė sipėrfaqen e kėsaj kodre, duken rrėnojat e murit antik, tė cilat ėshtė vėshtirė t’i ndjekėsh nė gjithė perimetrin rrethues. Kėto pėrbėjnė sistemin e fortifikimit tė ruajtur deri nė ditėt tona, ku dallohen teknika tė ndėrtimit nė formė poligonale dhe izodomike (me blloqe guri nė formė paralelepipedi). Muri ka trashėsi qė shkon deri nė 3.20 m.

Muri ndjek linja tė drejta, i ngritur ndėrmjet shkėmbinjve apo i mbėshtetur mbi platforma shkėmbore tė rrafshuara pėr kėtė qėllim. Skajet e murit me shkėmbin natyral, herė blloku i gurit, herė shkėmbi, futen si pykė tek njėri – tjetri. Sipas studimit tė mureve, dhe datimit qė ka bėrė arkeologu anglez Hamond nė vitet ’30 tė shekullit XIX, sistemi fortifikues i vendbanimit, mendohet tė jetė ngritur nė fillimet e shekullit III p. Kr. Datimi mbėshtetet nė teknikėn dhe materialin arkeologjik, tė pashkėputur nga ngjarjet historike.

3. Gjetjet arkeologjike nė kodrėn e Shėn Mėhillit.

Nė sipėrfaqen e kodrės sė Shėn Mėhillit ku ndodhen edhe muret e Kalasė sė Leklit, gjetjet janė tė pakta. Por shpesh konstatohen fragmente enėsh tė pėrdorimit tė pėrditshėm, pjesė pitosash (qypa tė mėdhenj tė pėrdorura si enė pėr tė mbajtur rezervat ushqimore) dhe tjegullash. Materiali i pakėt arkeologjik i gjetur i pėrket periudhės helenistike dhe asaj romake. Nė tarracėn e sipėrme janė parė fragmente mozaiku shumėngjyrėsh, me figura gjeometrike qė i takojnė shek. III – IV p. Kr.

Nė jugperėndim tė kishės sė Shėn Mėhillit, shkruan arkeologu anglez Hamond nė kujtimet e tij, banorėt vendas mė kanė treguar pėr njė varr nė formė tholosi, pjesėrisht i zbuluar, por nė vitet ’30 tė shekullit XIX kur e ka vizituar varri nuk ka qenė i dukshėm. Para Hamond, Isambert ka treguar pėr disa varre antike qė i ka parė nė vendin e quajtur ‘‘Nerinon’’, dhe disa monedha tė periudhės bizantine dhe veneciane.

4. Lekli fortesė apo...

Edhe pse vizitorė tė huaj dhe vendas e kanė quajtur sitin antik tė Leklit qytet tė fortifikuar, ekziston ideja ku lugina e Drinosit para se tė bashkohet me atė tė Vjosės, mbi kreshtėn shkėmbore ndodhet njė fortesė antike. Me pozicionin natyral ajo zotėron horizont tė gjerė, pamje nė territorin e dy ngushticave, pikėrisht ku pėrfundon lugina e Drinos dhe e Vjosės, tė cilat zgjerohen nė dy krahėt sapo kalojnė Leklin.

Sikurse shihet nga pėrshkrimi krijohet mendimi se Lekli me kalanė e tij ka qenė njė fortesė pėr tė kontrolluar lėvizjet e kalimtarėve, tė cilėt dėshironin tė shkonin nga Iliria apo Maqedonia nė thellėsinė e Epirit. Pikėrisht, nė kėtė kuadėr kalonte edhe rruga e dikurshme pėr nė Molosi apo Kaoni.

Pėr t’u futur nė brendėsi tė luginės sė Drinosit, rruga antike ndiqte shpatin lindor tė ngushticave, me terren tė stabilizuar dhe pjerrėsi relativisht tė pakėt. Mė shumė se 500 m nė juglindje tė territorit tė fshatit Lekėl, lartėsohet kreshta qė hap shikimin e horizontit tė gjerė, prej fushave tė Tepelenės deri nė tė Dropullit. Prandaj kalaja ėshtė vlerėsuar shpesh si fortesė pėr kontrollin e kalimtarėve, lartėsi pėr vėzhgim tė lėvizjeve tė trupave tė huaja dhe rezistencė fillestare ndaj tyre.

5. ...qytet i fortifikuar?

Siti i Leklit ėshtė vendosur nė mėnyrė tė admirueshme, pėr sa i pėrket kontrollit tė hyrjes nga veriu pėr nė luginėn e Drinosit. Pozicioni i Leklit gėzon njė mbrojtje tė madhe natyrore, i pėrforcuar nga themelimi i njė qyteti tė fortifikuar. Nė luginėn e Drinosit, shprehet arkeologu Hasan Ceka, ndodhen gjashtė gėrmadha arkeologjike qė meritonin emrin qytet dhe pikėrisht: Lekli, Paleokastra, Jerma, Labova e Kryqit, Melani dhe Seloja.

Lugina e Drinosit ėshtė nga krahinat mė tė pasura tė vendit, pėr gjurmė tė vendbanimeve antike. Nė vitin 1952 Hasan Cekės i tėrhoqi vėmendjen njė kėshtjellė antike pranė fshatit Lekėl, njė nga gjurmėt e vendbanimeve tė lashtėsisė nė luginėn e poshtme tė Drinosit. ‘‘Kėshtjella e Leklit kontrollonte hyrjen pėr nė grykėn e Antigonesė’’, na thotė arkeologu Neritan Ceka nė intervistėn e dokumentarit “Nė kėrkim tė njė qytetrimi’’, realizim i RTSH nė vitin 2010. Kjo, do tė shtoj ai, i tha Hasan Cekės argumentin tė quante Antigone, sepse ėshtė krejt normale qė gryka tė marrė emrin me kėshtjellėn mė tė afėrt, pra qė do tė thotė qė edhe gryka ose ngushtica e Antigonesė e quajtur nė antikitet, nga fushat e Tepelenės deri nė bashkimin e lumit Kardhiq me Drinosin e mori emrin e qytetit tė fortifikuar ‘‘Antigonenion’’, Lekli i sotėm.

Nė shek. III, me forcimin e molosėve nga Pirrua, do tė shpjegoi N. Ceka nė kėtė intervistė, veē fortifikimit tė Jermės kemi dhe tė ‘‘Tismatas’’, mė nė jug nė territorin e sotėm tė Greqisė pasi kalon Kakavijėn, ndėrsa nė daljen veriore tė ndėrtesės kemi edhe kalanė e Leklit.

Vizitorėt e huaj dhe vendas mendojnė se, nė antikitet ka qenė njė qytet i fortifikuar. Para ēlirimit dhe deri nė vitin 1968, kur arkeologu Dh. Budina zbuloi nė kalanė e Jermės gjetjet epigrafike, me stampėn e lexueshme “ANTIGONEON”, mendimi i tė gjithėve ishte se rrėnojat e Antigonesė, qytetit tė ndėrtuar nga Pirro i Epirit nė kujtim tė gruas sė parė, e cila vdiq mbas pak vitesh martesė, ndodheshin nė Lekėl.

Jerma tashmė ėshtė Park Kombėtar, por akoma ekziston dilema qė Lekli ėshtė Antigonea e vėrtetė. Dh. Budina ėshtė shprehur: “Me gjithė zbulimin e rėndėsishėm epigrafik nė Jermė, H. Ceka vazhdon tė mbajė mendimin e mėparshėm, duke i konsideruar rrėnojat e kalasė sė Leklit, rrėnoja tė Antigonesė sė lashtė”.

6. Antigonea e vėrtetė – Lekli

Tani qė kemi vėzhguar tė gjitha rrėnojat antike nė zonė, identifikimi i mundshėm pėr Antigonenė ėshtė siti nė Lekėl, pėr shkak se qytetet e tjerė tė afėrt antikė janė nė Selos, Plloēė dhe Saraqinisht, ėshtė shprehur njohėsi mė i mirė i Jugut tė Shqipėrisė Hamond. Ai do tė shtojė se fakti qė Antigonea ndodhet nė Lekėl mbėshtetet nė dy pika:

Sė pari, ėshtė themeluar pėr tė mbrojtur hyrjen nėpėrmjet Luginės sė Drinos nė Epir dhe jo hyrjen pėrmes Luginės sė Vjosės pėr nė Dangėlli, drejt Maqedonisė dhe pėr kėtė arsye themeluesi i tij ėshtė Pirro Molosi dhe jo Antigoni i Maqedonisė.

Sė dyti, ngushtica nga Antigonea nuk ėshtė e njėjtė si ngushtica nga Vjosa dhe kjo bėhet e qartė nga veprimet e Filipit V nė vitin 198 p. Kr., qė kishte pėr detyrė tė parandalonte kalimin e ushtrive romake pėrmes Epirit, duke dėrguar trupat me armatim tė lehtė pėr tė bllokuar kalimin qė ėshtė nė Antigone, sipas Livit, me qėllim tė mos lejonte kalimin e ushtrisė romake nė drejtim tė Maqedonisė, pėrmes ngushticės sė Vjosės.

Duke ndjekur gjithmonė botimin e Hamondit mbi ngjarjet e vitit 230 p. Kr., lexojmė se epirotėt nė luftimet ndaj ilirėve i ndanė forcat, ku njėri grup u pėrball nė Foinike ose Finiqi i sotėm, grupi tjetėr nxitoi pėr tė mbrojtur Antigonenė, duke ditur qė Skerdilajdi do tė kalonte nėpėrmjet ngushticės sė Antigonesė ose Leklit tė sotėm.

7. Mendimi i Arkeologėve tė huaj

Duke iu referuar historianėve bashkėkohės tė ngjarjeve tė ndodhura nė ngushticat e Tepelenės dhe pikėrisht Polibit, Hasan Ceka shkruan se, njė ushtri ilire prej 5000 trupash e kryesuar nga Skerdilajdi, kaloi nė Epir nėpėrmjet ngushticave tė Tepelenės ku hyrja veriore e tyre, si portė natyrore qė lidhte Ilirinė me Epirin, zotėrohej nga qyteti i Antigonesė – Lekli. Ndėrsa N. Ceka shkruan se Kalaja e Leklit, njė fortifikim antik qė gjendet rrėzė njė kreshte shkėmbore nė juglindje tė fshatit Lekėl, kontrollon drejtpėrdrejte rrugėn natyrore qė kalon nėpėr shpatin perėndimor tė malit Golik, pėr nė thellėsi tė luginės sė Drinos, por nė njė vėshtrim mė tė hapur kontrollohet gjithė gryka e quajtur nė antikitet “ngushtica e Antigonesė”, qė nga fushat e Tepelenės deri nė bashkimin e lumit Kardhiq me Drinosin.

Nė shkrimet e Dh. Budinės mbi ngjarjet e luftėrave midis Ilirėve dhe Epirotėve, lexojmė se, kur Polibi flet mbi kėtė ngjarje, Teuta dėrgoi Skerdilajdin, i cili rrugės kapėrceu “ngushticat e Antigonesė” pėr tė arritur nė destinacion. Kėtė rrugė ndoqi pėr t’u kthyer nė Iliri, duke kaluar pėrsėri nė “ngushticat e Antigonesė”. Nga ky pėrshkrim vazhdon Dh. Budina, pėr tė mbėrritur sa mė parė nė ndihmė tė ushtrisė Ilire, e cila kishte rrethuar Finiqin, Skerdilajdit i ėshtė dashur tė zgjedhė rrugėn mė tė shkurtėr, ndoshta mė me shumė rreziqe. Pėr mendimin tonė dhe tė mbėshtetur nga orientimet gjeografike, shpjegon Dh. Budina, Skerdilajdi duhet tė ketė ndjekur kėtė itinerar: i ardhur nga veriu, zbret nė luginėn e Vjosės, kalon lumin diku nė afėrsi tė Memaliajt dhe shkon drejt jugut nėpėr grykėn e Hundėkuqit, pastaj pėrmes luginės sė Kardhiqit del nė faqen e Skaficės, nga e cila zbret nė fushėn e Delvinės ku ndodhet para portave tė Finiqit.

Sa afėr janė ngushticat e Antigonesė me Leklin dhe sa larg tyre ndodhet Jerma, kuptohet me pėrshkrimin qė ka bėrė edhe Dh. Budina, mbėshtetur tek historiani grek Polibi. Pra, “ngushticat e Antigonesė” i pėrkasin Leklit, sikurse i kanė pėrshkruar Hamondi, Hasan Ceka dhe Ceka i ri, Neritani, por edhe Dh. Budina, pėr sa pranohet se nga veriu nė drejtim tė jugut pėrfundojnė aty ku bashkohet lumi i Kardhiqit me Drinosin, ndonėse Jerma ndodhet disa kilometra mė nė jug tė ngushticave tė Antigonesė.

Mbėshtetur nė tė dhėnat e historisė dhe arkeologjisė, nuk mbetet veē se tė themi qė nė Lekėl duhet tė nisin gėrmimet arkeologjike tė cilat nuk janė kryer asnjėherė mė parė, edhe pse nga kushdo e kurdoherė ėshtė thėnė: siti i qytetit tė Antigonesė ndodhet nė Lekėl.

8. Nė Leklin e harruar duhet tė nisin gėrmimet arkeologjike.

Gjetja e teserave me elemente epigrafikė nė Jermė, ku lexohet "ANTIGONEON", nga viti 1968 ka bėrė tė largohet vėmendja pėr tė gėrmuar nė kodrėn e Shėn Mėhillit tė Leklit. Pėr gjithēka qė trajtoj nė kėtė shkrim, vazhdon tė ekzistojė dilema e ANTIGONESĖ sė vėrtetė.

Tė gjithė arkeologėt, midis tyre dhe N. Ceka, pranojnė se nė Lekėl asnjėherė nuk janė bėrė gėrmime, aq mė keq restaurime tė rrėnojave arkeologjike mbi sipėrfaqe. Asnjė institucion shkencor nuk ka marrė deri mė sot ndonjė studim themelor, por ėshtė mjaftuar me pėrshkrime, edhe kėto tė cekėta, megjithėse nė gjithė rastet thuhet, se gryka e qytetit tė fortifikuar mė dilemėn e emrit tė Antigonesė, mė i afėrti pranė saj, e ujit tė ftohtė me Leklin e sotėm tė harruar si as tjetėr, vazhdimisht kanė pasur rėndėsi tė veēantė nė antikitet. Pėrshkrimi mė i fundit mbetet i Apollon Baēes nė vitin 1974. Ja pra sa shumė larg kujtesės tė specialistėve dhe vėmendjes tė drejtuesve tė institucioneve vazhdon tė mbetet Lelkli, kur nė pak vite ėshtė shkruar, janė dhėnė emisione televizive dhe ėshtė trokitur pa fund nėpėr dyer, sepse komuniteti lekliot ngulmon tė mos mbetet padrejtėsisht, pėrjetėsisht i harruar.

Nė njė bisedė me ish-Drejtorin e Institutit tė Arkeologjisė, akademikun Muzafer Korkuti, mė ėshtė shprehur: "Lekli mbetet me shumė vlera edhe nė tė ardhmen, pėr kėrkimet dhe zbulimet arkeologjike, sepse pėr tė ėshtė folur ēfarė janė konstatuar nė sipėrfaqe, ndėrsa duhet tė kryhen patjetėr gėrmime arkeologjike’’. Kanė kaluar mė shumė se tre vjet, por gėrmimet ende nuk kanė nisur.

Prandaj, edhe kėtij shkrimi do t’i bėj tė njėjtėn mbyllje me tė vitit 2007.

Dėshiroj t’u drejtohem edhe njė herė studiuesve tė Jermės, sė Gjirokastrės tė mos i ndajnė gėrmimet e saj me tė Leklit. Pėr tė qenė objektiv, sa mė tė saktė nė pėrcaktimin e Antigonesė, pėr sa ekzistojnė mendime tė kundėrta, domosdoshmėrish duhet tė nisin gėrmimet arkeologjike nė Kalanė e Leklit, duke pėrdorur pjesė nga fondet qė sigurohen pėr vazhdimėsinė e gėrmimeve nė Kalanė e Jermės. Nuk ėshtė nė tė mirė tė mirė tė studiuesve qė kėmbėngulin se Antigonea ndodhet nė Jermė tė Gjirokastrės, ku nė 42 vjet nuk janė kryer gėrmime njėkohėsisht edhe nė Kalanė e Leklit tė Tepelenės. Shmangia e gėrmimeve nė Kalanė e Leklit ka pėr qėllim tė lihet pa emrin e vėrtetė, tė lashtė: ‘‘ANTIGONE’’.

Ky shkrim ėshtė mbėshtetur nė botime tė autorėve dhe biseda tė specialistėve tė arkeologjisė: H. Ceka, Dh. Budina, M. Korkuti, N. Ceka, S. Muēaj, S. Nika, etj...

http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=72519
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 9.1.2012, 22:57   2
Citim:
S'ka fonde, muzeu historik rrezikon shkatėrrimin

TEPELENĖ -Muzeu i Tepelenės, njė prej objekteve historike tė rėndėsishme nė kėtė zonė ėshtė rrėnuar dhe rrezikon shkatėrrimin e tij. I ēelur nė vitin 1974, ky muze shėrbeu pėr njė kohė tė gjatė si njė qendėr grumbullimi dhe ekspozimi i pasurive arkeologjike, etnografike e kulturore.

Sipas specialistėve tė fushės sė kulturės, nė tė gjenden gjurmė tė trashėgimisė kulturore tė periudhave historike si dhe dhjetėra piktura, por qė sot pėr shkak tė mungesės sė investimeve dhe grabitjeve shumė prej tyre janė zhdukur.

Qė prej vitit 1997 e nė vijim, muzeu historik ėshtė grabitur disa herė, ndėrsa nuk ka qenė e mundur rigjetja e ndonjė objekti pėr shkak tė mungesės sė kodifikimit tė tyre. Inventari i kėtij muzeu flet pėr vlera tė rėndėsishme tė pasurisė kombėtare nė Jug tė vendit tonė, shumica e tyre mungojnė fizikisht por edhe ato qė gjenden aktualisht nė kėtė muze ruhen jashtė ēdo standarti apo kriteri ekspozimi.

Kryetari i Bashkisė sė Tepelenės, Tėrmet Peēi dje pohoi se "muzeu historik ėshtė nė gjendje tė rėnduar, pėr shkak tė mungesės sė investimeve ndėr vite. Objekti rrezikon nga pėrmbytjet dhe nga lagėshtia".

Ndėrkaq, mėsohet se muzeu ėshtė cėnuar edhe nga qytetarė tė papėrgjegjshėm, tė cilėt kanė ndėrhyrė me gardhe nė territorin e objektit, duke dėmtuar fasadėn e tij nė anėn jugore. Nisur nga situata e krijuar, Bashkia e Tepelenės ka nisur punėn pėr hartimin e projekteve si dhe ka kėrkuar ndėrhyrjen me investime pėr tė shpėtuar nga shkatėrrimi i plotė muzeun historik tė kėtij rrethi. Po tė njėjtat burime sqarojnė se ende nuk dihet vlera e objekteve tė vjedhura.

http://www.balkanweb.com/gazetav5/ar....php?id=109433
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 22:30.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.