Kthehu   Kreu > D1 > 1757-2012: Shtetet Shqiptare > 1991-2012: Republika e Kosovės > 1991-1999: Ushtria Ēlirimtare e Kosovės
 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 16.11.2011, 18:55   1

Shkrim i cituar Ramė Buja flet pėr Rambujenė


Citim:
Ramė Buja flet pėr Rambujenė
16-11-2011 12:02 CET

Ministri i Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė, Ramė Buja tha tė mėrkurėn se nė Konferencėn e Rambujesė faktori ndėrkombėtar pėr herė tė parė ishte nė krah tė kėrkesave shqiptare. Buja kėto komente i bėri nė ditėn e tretė tė aktivitetit shkencor “Java e Albanologjisė”, nė seancėn nga dega e historisė.

Gjatė leximit tė kumtesės, ministri Buja shpalosi detaje rreth udhėtimit, si ushtar dhe udhėheqės tė luftės pėr nė Rambuje, vend ku do tė mbahej konferenca dhe organizimin e delegacionit kosovar brenda Kėshtjellės sė Rambujesė.

“Shtabi i Pėrgjithshėm i UĒK-sė vendoi shpejtė pėr anėtarėt e saj, na u shty pėr njė ditė shkuarja, sepse Serbia nuk ka lejoi tė hynim nė Aeroportin e Prishtinės nė ditėn e parė. Problem tjetėr paraqiste edhe fakti se ishim nė rroba ushtarake. Tė nesėrmen shkuam, dikush nga Aeroporti i Prishtinės, tė tjerėt nga Tirana. Pėr shkaqe sigurie dhe nga nevoja e domosdoshme pėr tė mos u dorėzuar tė gjallė, nė rast se do tė binim nė ndonjė pritė, kėrkuam nga miqtė tanė ndėrkombėtarė qė tė na mundėsohej pėr tė shkuar tė armatosur nė konferencė dhe kjo na u lejua”, tha ministri Buja, i cili shprehu bindjen e tij se Konferenca e Rambujesė ishte e vetmja nė tė cilėn faktori ndėrkombėtarė pėr herė tė parė ishte nė krah tė kėrkesave shqiptare.

Mė tej, ministri i Arsimit pėrmendi edhe skeptikėt dhe kritikuesit e rezultateve tė arritura nė kėtė konferencė, respektivisht nėnshkrimin e Marrėveshjes sė Rambujesė.

“Konferenca e Rambujesė ėshtė ēėshtja qė ngjalli mė sė shumti debate, dyshime kundėrshtime, dilema e refleksion. Konferenca e Rambujesė si mekanizėm i fundit politik pėr ndaljen e luftės nė Kosovė solli intervenimin e NATO-s nė Kosovė dhe mbi caqet e koncentrimit tė Ushtrisė serbe edhe nė Serbi”, tha ministri Buja.

Ai konferencėn e Rambujesė, e vlerėsoi si shumė tė rėndėsishme pėr rrjedhat e mėtutjeshme nė realizimin e pavarėsisė sė Kosovės, ndėrkaq shtoi se nė kėtė konferencė qė po mbahej nėn patronatin e Grupit tė Kontaktit dhe nėn njė mbikėqyrje tė veēantė tė SHBA-ve, Kosova kishte arritur interesimin e faktorėve mė relevantė dhe mė tė fuqishėm tė botės sė civilizuar dhe demokratike.

Ministri Buja po ashtu vlerėsoi se lufta e Kosovės mori pėrmasa ndėrkombėtare nė kėtė konferencė e cila solli edhe intervenimin e NATO-s dhe imponoi nė mėnyrėn mė pozitive ndryshime cilėsore nė marrėdhėniet ndėrkombėtare. /zėri/

http://www.zeri.info/artikulli/1/1/3...per-rambujene/
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 19:22.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.