Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 2.12.2011, 07:57   1

Vė re! Sqarim (1943-44)


Pėr sqarim tė kuadrit nė tė cilin zhvillohen temat e periudhės sė Luftės sė Dytė Botėrore (dhe duke marrė parasysh pyetje qė na bėhen nė kontaktin e faqes nga lexues kalimtarė, sidomos nė nėntor, pėr qėndrimin tonė), sipas dokumentacionit qė kemi lėvruar, rezulton se:
Shteti shqiptar, pas kapitullimit tė Italisė, mė 14 shtator 1943 ka shpallur mėvetėsinė dhe asnjanėsinė e tij nė Luftėn e Dytė Botėrore me territor 42 469 km2 dhe popullsi 1 905 000 banorė.

Rrethanat politike gjatė kėsaj kohe kanė qenė tė atilla qė nė lidhje me qėndrimin ndaj Luftės sė Dytė Botėrore dhe ndaj forcave pjesėmarrėse nė kėtė luftė, nė Shqipėri ka pasur grupime qė nė vija tė trasha ndahen nė dy palė:
1. Asnjanės
1.1. Shteti shqiptar
2. Proaleatė
2.1. Properėndimorė
2.1.1. Grupi i paligjshėm "Legaliteti"
2.1.2. Grupi i paligjshėm "Balli Kombėtar"
2.2. Prolindorė
2.2.1. Grupi i paligjshėm "Partia Komuniste"
Asnjėri nga grupet e palės 2 nuk merrte pjesė si grupim as nė qeveri as nė strukturat administrative tė Shtetit, duke qenė praktikisht tė veēuara nga drejtimi i tij. Kėto grupe vepruan, kush mė shumė e kush mė pak, si grupe terroriste e fraksione paraushtarake nė shėrbim tė tė huajve dhe tė interesave tė huaja (qė e kishin ndarė Shqipėrinė copash vetėm pak vite mė parė) dhe me ndihmėn e nėn drejtimin e elementit tė huaj shkaktuan terror, luftė civile nė vend, rrėzimin e Shtetit shqiptar dhe pushtimin e territoreve lindore dhe veriore tė Shtetit nga Jugosllavia.
Ky ėshtė realiteti historik qė rezulton nga dokumentacioni qė ne kemi botuar dhe do tė vazhdojmė tė botojmė pėr kėtė periudhė.

Pėr sa i pėrket gjykimeve mbi aktorėt e kohės, iu mbetet anėtarėve dhe lexuesve tė vendosin, ndėrsa ne si sipėrmarrje pėr kėtė periudhė tė historisė kombėtare mbajmė parimisht dhe ideologjikisht qėndrimin e Shtetit shqiptar, ashtu siē mbajmė qėndrimin e Shtetit shqiptar dhe nė shpalljen e njėanshme tė pavarėsisė mė 1912, e cila po njėsoj nuk ėshtė njohur ndonjėherė nga ndėrkombėtarėt.

Nė gjykimin tonė tė periudhės grupet e paligjshme paraushtarake proaleate (duke marrė gjithsesi parasysh rrethanat e posaēme tė secilit) duke pranuar tė vihen me vetėdije nė shėrbim tė elementėve tė huaj (jugosllavė e britanikė) dhe duke u shėrbyer interesave tė kėtyre gjeopolitike sollėn drejtpėrdrejt dhe tėrthor rrėzimin e Shtetit tė bashkuar shqiptar, ndėrkohė qė fare mirė mund tė kishin punuar nė nivel pėrgjegjėsie kombėtare e historike pėr forcimin e pozitave tė Shtetit atėbotė me territor e popullsi tė dyfishuar.

Nė kėtė kuadėr, duke qenė se Shqipėria rezultonte tashmė e lirė qė prej shtatorit 1943, debati i pėrvitshėm nė opinionin publik pėr data "ēlirimi" nė vitin 1944 (qė ngjall dhe kėrshėrinė e disave ndaj qėndrimit tonė) ėshtė njė debat i rremė dhe pėr mė keq antikombėtar, pasi nė atė kohė Shqipėria jo vetėm qė nuk "u ēlirua", por u pushtua nga Jugosllavia duke u tkurrur nė kufijtė famėkėqij tė Konferencės sė Londrės 1913.

Nė dijeni tė kėtyre nuk mund tė mohojmė realitetin historik dhe as nuk mund ta quajmė apo dhe ta festojmė pushtimin e Shqipėrisė nga Jugosllavia dhe gjymtimin e kombit si "ēlirim", siē fatkeqėsisht ndodh ende sot nė skenėn politike tė Tiranės zyrtare e gjetiu nė emėr tė bindjeve e tė synimeve tė paligjshme politike (apo tė shkaqeve tė tjera tė paqarta qė arrijnė deri nė kufijtė e vetėmashtrimit).
DBV nuk ėshtė nė linjė  
Ēėshtja u mbyll





Ora nė Shqipėri ėshtė 17:19.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2017
Dijeni · Kontakt · Prektora · Pyetje · Kreu
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.