Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Prodhim
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 27.4.2012, 17:31   21
Citim:
Peshkimi ne rrezik falimentimi

Flotilja e peshkimit ne Durrės ndodhet thuajse ne prag tė falimentimit. Nga 128 anije peshkimi, qė numėron flota, 75 prej tyre prej muajsh nuk kanė dalė nė det. Peshkatarėt thonė se ēmimi i naftės, si dhe kostoja e larte e riparimit te mjeteve nė mungesė tė kantierit detar, i ka lėnė peshkarexhat pa pune.

Ata tregojnė se pėr tė nxjerrė njė anije pėr gjueti nevojiten rreth 200-300 litra naftė dhe ne shume raste gjahu nuk e shlyen shpenzimin. Mos dalja e dhjetėra peshkarexhave ne det ėshtė reflektuar edhe me ēmimin e peshkut ne treg. Njė kg shitet nga 500-1200 leke sipas kategorisė, afėrisht me njė rritje 25-30%.

Ndėrsa afrohet sezoni turistik, situata ne sektorin e peshkimit ne Durrės nuk duket aspak premtuese. Edhe ne dite me mot te mire, nuk dalin pėr gjueti me shume se 12 anije peshkimi. Socialistet ndėrkohė, premtojnė zgjidhje te problemeve me te cilat hasen peshkatarėt.

Koordinatori pėr bujqėsinė ne Partine Socialiste, Agron Duka ka prezantuar gjate njė takimi ne Shėngjin edhe platformėn. Veē vėnies ne funksion te skemės se naftės pa akcize, parashikohet edhe ndėrtimi i njėsive te posaēme te shitjes si dhe restaurimi i porteve te peshkimit. Peshkimi ėshtė mėnyra e sigurimit te jetesės pėr mijėra familje ne mbare vendin.

http://www.vizionplus.tv/index.php?o...ale&Itemid=211
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 29.4.2012, 14:32   22

"Midhja e ndotur"


Citim:
Festa e midhjes nė Sarandė

Qindra sarandjote dhe pjesėmarrės nga Greqia dhe Italia ne festen e midhjes ne Sarandė, kane shpėrfillur alarmin e Autoritetit Kombėtar te Ushqimit, duke e konsumuar te freskėt produktin e kultivuar ne Butrint.

Prej tre javėsh ne fakt u bllokua tregtimi i midhjeve, pėr shkak te ngarkesės se larte me bakterin esheria koli. Por pjesėmarrėsit ne festen e pare te midhjes qe u zhvillua ne Sarandė ne prag te sezonit, e kane shijuar atė te freskėt ne panairin e gatimit.

Ndėrsa kreu i Bashkise se Sarandės, Stefan Ēipa, theksoi se midhja ėshtė brenda parametrave dhe akuzoi strukturat qeveritare se po synojnė te dėmtojnė turizmin ne kėtė zone.

Ndonėse dikur eksportohej dhe ishte mjaft e kėrkuar, prej vitesh ky proces ėshtė ndaluar nga Bashkimi Evropian. Aktualisht ne liqenin e Butrintit me njė sipėrfaqe prej 1600 hektarėsh, ndodhen rreth 78 impiante te prodhimit te saj me te cilat operojnė 50 subjekte private. Prodhimi i midhjes ne vit shkon ne 13 deri ne 15 mije kv.

http://www.vizionplus.tv/index.php?o...ret&Itemid=135

Citim:
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 2.5.2012, 21:36   23
Citim:
Peshkimi, kėrkohet mbėshtetje financiare

Buxheti i shtetit duhet tė parashikojė njė skemė financimi pėr sektorin e peshkimit nė vend, pasi vetėm kėshtu mund tė nxitet zhvillimi i tij. Komisioni Parlamentar i Veprimtarive Prodhuese ka diskutuar sot projektligjin “Pėr peshkimin”,qė synon tė pėrmirėsojė ligjin aktual qė ėshtė nė fuqi qė nga viti 1995, si dhe tė ndikojė nė rinovimin e flotės sė peshkimit.

Anėtari demokrat nė komision, Selami Xhepa, ka kėrkuar qė nė draft tė pėrfshihet njė skemė financimi nga shteti, pasi sipas tij, dhėnia e karburantit pa akcizė, nuk ul kostot e peshkatarėve.

Ndėrsa, anėtarėt socialistė janė shprehur skeptikė pėr implementimin e kėtij drafti, duke qenė se mungon njė faturė financiare nga buxheti i shtetit. Deputeti Eduard Shalsi akuzoi se ky sektor ėshtė nė lėnė nė mėshirė tė fatit. Nė sektorin e peshkimit nė vend prej kohėsh nuk ėshtė vėnė dorė dhe peshkatarėt pėrballen mė shumė vėshtirėsi. Flota e peshkimit ėshtė e tejet e vjetėruar dhe mjetet janė tė amortizuara totalisht. Pritet qė drafti t’i japė nxitje zhvillimit tė kėsaj industrie.

http://www.scan-tv.com//lajmet/vendi...inanciare.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 9.5.2012, 21:47   24
Citim:
Pengesa tė mėdha pėr eksport nė BE

Mungesa e marrėveshjes pėr tregti tė lirė me vendet e Bashkimit Evropian ka bėrė qė produktet kosovare tė jenė shumė pak tė pranishme nė tregjet e evropiane, thonė njohės tė ēėshtjeve ekonomike.

Ata thonė se pa pėr tė pėrmirėsuar kėtė nivel tė ultė tė eksportit tė produkteve vendore nė vendet e BE-sė, duhet tė punohet mė shumė nga institucionet e Kosovės.

Eksperti i ēėshtjeve ekonomike, Shani Mullabazi thotė pėr Radion Evropa e Lirė se tė derisa tė gjitha shtete e rajonit kanė marrėdhėnie kontraktuale me BE-nė, Kosova ende nuk ka bėrė njė gjė tė tillė, dhe pėr kėtė, siē thekson Mullabazi Kosova ka nivel shumė tė ultė tė eksportit nė kėto shtete.

“Kosova ka probleme statusore, ka probleme tė mosnjohjes nga 5 shtetet e BE-sė dhe ne nuk jemi nėnshkrues tė marrėveshjes pėr stabilizim asociim, dhe po ashtu nuk kemi marrėdhėnie ekonomike ku do tė kishim identitet si subjekt shtetėrorė, sidomos nė pėrfitimin e kontingjenteve tė eksportit qė Kosova nuk e ka ndonjė kontingjent individual pėr eksport me BE-nė, i cili do tė mundėsonte eksport tė liruar nga doganat nė vendet e BE-sė”, thekson ai.

Rreth 80 pėr qind e mallrave tė huaja importohen nė Kosovė, ndėrkaq afėr 10 pėr qind e produkteve kosovare mund tė kalojnė nė tregjet e rajonit, apo tė vendeve tė Bashkimit Evropian.

Edhe tė dhėnat e fundit tė Agjencisė sė Statistikave tė Kosovės, gjegjėsisht departamentit tė statistikave ekonomike pėr muajin janar tė vitit 2012, tregojnė pėr nivel tė lartė tė importit.

Eksporti pėr muajin janar tė kėtij viti, sipas Agjencisė se Statistikave, kishte vlerėn 18.7 milionė euro, ndėrsa importi 131.5 milionė euro.

Pėr tė ndryshuar kėtė bilanc negativ tregtar dhe pėr tė rritur nivelin e eksportit tė produkteve kosovare nė vendet e Bashkimit Evropian, Shani Mullabazi thotė se autoritetet kosovare duhet nė vazhdimėsi tė lobojnė nė BE qė Kosova t’i gėzojė preferencat si subjekt shtetėror, dhe tė mos jetė pjesė e kuotave globale, por tė integrohet nė rrjedhat ekonomike evropiane.

“Pėr tė qenė efikasė nė tregun evropian, duhet tė institucionalizohet bashkėpunimi me tregun evropian dhe kualiteti i produkteve tė pėrmirėsohet nė vazhdimėsi. Kur produktet tona janė nė tregun global, atėherė vetvetiu vjen deri te pėrshtatja e kualitetit qė tregu evropian apo global i kėrkon”, thekson Mullabazi.

Nė anėn tjetėr, zyrtarė tė Ministrisė sė Tregtisė dhe Industrisė theksojnė pėr Radion Evropa e Lirė se ka pengesa qė iu paraqiten prodhuesve kosovarė nė eksportin e produkteve tė tyre nė vendet e Bashkimit Evropian.

“Njėra nga vėshtirėsitė pėr tė ekspertuar prodhimet kosovare nė vendet e Bashkimit Evropian ka tė bėjė mė standardet teknike apo vėrtetimin e cilėsisė sė prodhimit. Pėr shkak tė disa standardeve sanitare dhe fito sanitare, njė numėr i madh i eksportuesve kosovarė nė lėmin e industrisė sė ushqimit kanė pasur problem nė eksportin e produkteve tė tyre nė BE”, thekson Berndard Nikaj, kėshilltar nė Ministrinė e Tregtisė dhe Industrisė.

Ai tregon rastin e njė kompanie kosovare, e cila ka pėrparėsi tė mirė pėr eksport nė vendet e Bashkimit Evropian, por, siē thotė ai, pėr shkak tė mungesės sė vėrtetimit tė cilėsisė dhe disa analizave qė janė tė parapara me standardet e BE-sė, produktet e kėsaj kompanie kanė pasur vėshtirėsi tė depėrtojnė nė tregjet e BE-sė.

“Pėr atė arsyeje ne jemi detyruar qė tė punojmė me masa shtesė me Agjencinė e Ushqimit dhe Veterinarisė qė tė sigurojmė kėtė standard qė e kėrkon BE-ja. Kjo shkon nė pajtim edhe mė punėt qė janė duke u bėrė nė pėrgatitjet pėr fillimin e negociatave tė marrėveshjes pėr tregti tė lirė me BE-nė. Njėra prej standardeve qė duhet pėrmbushur pėr nėnshkrimin e kėsaj marrėveshjeje janė kėto standarde sanitare dhe fito sanitare”, thekson Nikaj. /rel/

http://www.gazetaexpress.com/index.php?cid=1,14,80912
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 10.5.2012, 21:16   25
Citim:
Diskriminohet Evropa, favorizohet Serbia

Lavdim Hamidi

(E plotėsuar) Vetėm nga Serbia dhe Maqedonia, Kosova importon mallra pothuajse sa nga tė gjitha vendet anėtare tė Bashkimit Evropian (BE).

Pėrfaqėsuesit e biznesit thonė se me politikat e veta, Kosova po i favorizon vendet tė cilat e dėmtojnė vazhdimisht ekonominė e vendit nėpėrmjet kontrabandės, pėrderisa njė favorizim i tillė nuk ndodh me vendet e BE-sė.

Importi nga Serbia dhe Maqedonia, tė cilat janė vende anėtare tė CEFTA-s, mund tė realizohet pa iu nėnshtruar taksave doganore, ndėrsa njė gjė e tillė nuk ėshtė e mundur pėr vendet evropiane.

Nga ana tjetėr, eksporti i Kosovės nė BE ėshtė i liruar nga dogana.

“Me politikat tona ekonomike po e favorizojmė Serbinė e Maqedoninė, e jo Evropėn”, ka thėnė pėr “Zėrin” Safet Gėrxhaliu, kryetar i Odės Ekonomike tė Kosovės (OEK).

Sipas tij, qasja e institucioneve tė Kosovės ndaj BE-sė ėshtė mė shumė politike sesa ekonomike, ndonėse, siē thotė ai, ekonomia duhet tė jetė prioritet.

Ai shton se vendet qė i shkaktojnė probleme ekonomisė kosovare si Serbia, eksportojnė nė Kosovė pa doganė dhe kjo po ndikon qė bizneset kosovare tė orientohen drejt prodhimeve serbe e maqedonase e mė pak drejt atyre evropiane.

Gėrxhaliu pohon se mallrat kosovare kanė filluar tė eksportohen nė BE pa doganė, ndėrsa heqja e preferencave tregtare vitin e kaluar nga kjo e fundit ka ndikuar qė prodhuesit vendorė tė humbin tregje nė vendet e BE-sė.

Gjatė muajit shkurt tė kėtij viti, Kosova ka eksportuar mallra nė BE nė vlerė prej 8.7 milionė euro, krahas 15.3 milionė euro sa ka qenė eksporti i pėrgjithshėm i vendit. Ndėrsa importi nga vendet e BE-sė nė muajin shkurt 2012, ka qenė 47.7 milionė euro, krahas 125.2 milionė euro sa ka qenė importi i pėrgjithshėm i vendit.

Nė shkurt po ashtu janė importuar mallra nga Serbia nė vlerė prej 11 milionė eurosh, ndėrsa importi nga Maqedonia ka arritur nė 17 milionė euro.

Eksporti i Kosovės nė BE nė janar tė kėtij viti ishte 7.5 milionė euro, ndėrsa importi 48.3 milionė euro. Nga Serbia nė janar janė importuar 12 milionė euro mallra, 19 milionė euro nga Maqedonia.

Ndėrsa Kujtim Dobruna, udhėheqės i Iniciativės Ekonomike pėr Kosovėn (ECIKS) nė Vjenė tė Austrisė, thotė pėr “Zėrin” se pėr tė ndihmuar zhvillimin ekonomik tė vendeve tė Ballkanit Perėndimor, Bashkimi Evropian ka aplikuar preferencat tregtare, qė lejojnė eksportin e mallrave tė kėtyre vendeve nė BE pa iu nėnshtruar taksave doganore.

Ndėrsa Marrėveshja CEFTA ėshtė fazė parapėrgatitore pėr anėtarėsim nė BE, andaj, siē thotė ai, edhe pjesėmarrja ėshtė e rėndėsishme.

”Rrjedhimisht, nuk mund te flitet pėr ndonjė preferencė tė biznesit kosovar ndaj ndonjė shteti tė veēantė, por para sė gjithash pėr njė hapje tregtare tė vendeve anėtare tė CEFTA-s ndaj njėra-tjetrės. Ėshtė ēėshtje tjetėr se kush ka aftėsi, mundėsi dhe resurse mė shumė, qė tė pėrfitojė nga kjo tregti e lire”, thotė Dobruna.

Sa i pėrket mundėsisė sė rritjes sė eksporti kosovar drejt BE-sė, Dobruna sqaron se eksporti para sė gjithash rritet me forcimin e sektorit privat.

”Kjo mund tė ndodhė nėse pėrmirėsohet qasja e ndėrmarrjeve tė vogla e tė mesme nė financa, nė hulumtim e zhvillim, nėse pėrmirėsohet nė vazhdimėsi cilėsia e produkteve dhe shėrbimeve tė tyre etj. Derisa tė plotėsohen kėto parakushte, mendoj se Kosova duhet tė pėrqendrohet nė eksportin e atyre produkteve qė i prodhon tani dhe qė janė konkurruese nė tregjet evropiane”, ka potencuar ai.

Sipas tij, shembujt e eksportimit tė perimeve tė pėrpunuara, tė verės, apo sė fundi tė birrės “Peja” nė BE flasin pėr kėto potenciale. “Natyrisht qė edhe te sektori i shėrbimeve ka potenciale tė mėdha, posaēėrisht te shėrbimet nė fushėn e teknologjisė informative”, bėnė tė ditur Dobruna.

Pėr kreun e Iniciativės Ekonomike pėr Kosovėn (ECIKS), heqja e doganės pėr mallrat qė importohen nga shtetet e BE-sė, do tė kishte pasoja fatale pėr buxhetin e Kosovės, pasi qė kėto shtete janė partnerėt kryesorė tregtar tė vendit.

Shkurt 2012

Eksporti nė BE= 8.7 milionė euro

Importi nga BE= 47.7 milionė euro

Importi nga Maqedonia= 17 milionė euro

Importi nga Serbia =11 milionė euro

Janar 2012

Eksporti nė BE= 7.5 milionė euro

Importi nga BE=48.3 milionė euro

Importi nga Maqedonia= 19 milionė euro

Importi nga Serbia= 12 milionė euro

http://www.zeri.info/artikulli/2/8/4...izohet-serbia/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 2.7.2012, 20:00   26
Citim:
Maqedonasit privatizojnė Liqenin e Ohrit

SHKUP - Qeveria e Maqedonisė ka dhėnė me koncesion Liqenin e Ohrit (pjesėn e vet). Me njė vendim tė Qeverisė maqedonase, ėshtė lidhur njė kontratė gjashtėvjeēare, me njė subjekt privat i cili do tė ekonomizojė me Liqenin e Ohrit. Kjo kontratė nėnkupton se koncesionari i ri do tė ekonomizojė fondin e peshkut gjatė 6 viteve tė ardhshme, duke i dhėnė qeverisė 33.000 euro nė vit. Pritet qė vendimi i Qeverisė tė publikohet nė "Gazetėn Zyrtare" tė Republikės sė Maqedonisė.

Shoqata e peshkatarėve tė Ohrit, e ka kundėrshtuar edhe mė parė kėtė lloj koncesionimi, pėr shkak tė asgjėsimit tė fondit tė peshkut, qė nė masė tė madhe ėshtė nga llojet endemike. Peshkatari i vjetėr maqedonas Aco Petrovski ka thėnė pėr "Gazetėn Shqiptare" se shoqata e tyre ka paralajmėruar se do ta ankimojė kėtė vendim tė Qeverisė nė institucionet ndėrkombėtare e deri tek Komisioni pėr peshkim pranė OKB-sė, si dhe nė organizata ambientaliste evropiane. Kėtė qėndrim peshkatarėt e Ohrit e mbėshtesin, pėr shkak tė lejimit tė koncesionerit qė brenda njė viti do tė mund tė peshkojė 2 tonelatė koran dhe 200 tonelatė belushka gjatė njė viti, duke punėsuar 24 punėtorė. "Kėto parametra dhe kėto sasi janė tė mjaftueshme qė, brenda 6 viteve sa zgjat koncesioni, tė asgjėsohen fonde tė paparashikuara peshku, qė mund tė shkojė edhe deri nė 50 gjenerata tė peshkut", - pohojnė ekspertėt e peshkimit.

Por ky lajm ka tronditur edhe peshkatarėt e Pogradecit. Shfrytėzimi barbar i liqenit nga njė privat maqedonas, padyshim do tė sjellė dėme edhe pėr pjesėn e shqiptare tė liqenit. Kryetari i shoqatės sė peshkatarėve, Adriatik Dokollari tha se kjo masakėr do tė ketė pasoja edhe pėr ne. "Nė bazė tė njė marrėveshjeje midis dy shteteve, pala shqiptare hedh nė liqen ēdo vit, rreth 1 milion rasate korani, nė sajė tė njė investimi prej 1 milion dollarėsh qė ka bėrė Banka Botėrore pėr koranin, - kėtė specie kaq tė rrallė. Ne do tė apelojmė nė tė gjitha institucionet ndėrkombėtare, pasi liqeni ėshtė pasuri e UNESKO-s qė ruhet prej saj dhe unė kam besim qė UNESKO do tė ndėrhyjė ndaj kėtij vendimi absurd tė qeverisė maqedonase, pėr ta anuluar urgjentisht kėtė ligj, qė do tė sjellė dėme tė pallogaritshme", - thotė kryetari i Shoqatės sė Peshkatarėve, Adriatik Dokollari. Mjeshtri i peshkimit, Thoma Simaku thotė se dėmtimi i koranit dhe belushkės padyshim qė do tė dėmtojė edhe turizmin nė kėtė qytet. "Shumė tė huaj dhe vendas vijnė nė Pogradec tė provojnė tavėn e koranit, e cila do tė mungojė nė tė ardhmen nėse ky liqen do tė dalė nga rregullat e standardet shtetėrore tė kontrollit. Njė privat qė e merr pėr 6 vjet me koncesion mendon vetėm fitimin e tij dhe shfrytėzimin pa kriter, gjė qė do tė ketė njė kosto tė madhe edhe pėr ne. Kėtė vendim tė qeverisė maqedonase, unė si peshkatar i vjetėr do ta quaja njė ēmenduri, e cila duhet tė bllokohet sa mė parė nga forumet ndėrkombėtare qė merren me liqenin... Edhe shteti ynė nuk duhet tė rrijė sehirxhi ndaj kėtij fakti.

http://www.balkanweb.com/bw_lajme2.p...&IDCategoria=1
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 5.3.2013, 17:39   27
Citim:
Berisha: Plan kombėtar pėr sektorin e peshkimit

Qeveria shqiptare paralajmėron miratimin e njė plani kombėtar pėr rimėkėmbjen e sektorit tė peshkimit. Gjatė konferencės pėr industrinė e detit, kryeministri Sali Berisha tha se plani kombėtar pėr peshkimin parashikon mbėshtetjen e kėsaj industrie pėrmes subvencioneve, sikurse po veprohet me fermerėt dhe blegtorėt.

Nė vijim tė deklaratės sė tij, kryeministri tha se paketa e re fiskale e qeverisė parashikon gjithashtu lehtėsi fiskale tė mėtejshme pėr importimin e mjeteve qė duhen pėr zhvillimin e kėtij sektori, qė mund tė shndėrrohet nė njė sektor tė rėndėsishėm tė ekonomisė.

Aktualisht, sektori i peshkimit nė Shqipėri gjendet nė njė situatė tė vėshtirė. Pjesa mė e madhe e anijeve janė tė vjetėruara dhe datojnė qė nga viti 1950, duke kufizuar ndjeshėm zhvillimin e kėtij sektori. Po ashtu, njė problematikė tjetėr e evidentuar nga industrialistėt e kėtij sektori janė edhe anijet jo nė gjendje pune dhe qė bllokojnė portet e peshkimit. Referuar tė dhėnave zyrtare, nė portet e vendit gjenden mė shumė se 500 anije qė nuk janė nė gjendje pune.

http://www.scan-tv.com/lajmet/vendi/...peshkimit.html

Citim:
Berisha: Program Kombėtar pėr menaxhimin e peshkimit

Kryeministri Sali Berisha i pranishėm nė konferencėn “Industria e detit dhe perspektivat e saj” bėri me dije se qeveria qė ai drejton do bėjė gjithēka qė ky sektor gjysmė i harruar, siē tha ai tė shndėrrohet nė njė sektor tė rritjes ekonomike.

“Shqipėria njė vend i vogėl me potencial tė madh ujor. Me detet, liqenet e lagunat e saj ka faunėn ndėr mė tė pasurat qė mund tė ekzistojnė. Nė ujėrat tona rriten speciet mė cilėsore, mė tė mira, mė tė rralla tė Europės dhe mė gjerė. Adriatiku dhe Joni janė tė famshėm pėr peshqit. Ujėrat e ėmbla kanė koranin mbretin e salmonideve, trofta. Ėshtė nė detyrimin e qeverive tė vendeve tė bėjnė gjithēka pėr tė nxitur rritjen ekonomike tė kėtij sektori. Shqipėria ka potencial edhe pėr 10 herė mė shumė, por kjo kėrkon politika intensive, kėrkon qėndrime tėrėsisht tė reja ndaj kėtij sektori tė skajuar qė tė kthehet nė njė sektor tė rėndėsishėm tė ekonomisė. Ky sektor sot ėshtė gjysmė i harruar. Nė traditėn tonė, nė tryezėn tonė peshku ėshtė njė rishtar, kjo traditė nuk ka ekzistuar. Imagjinoni ju kryetarė bashkish qė luftojnė kundėr ngritjes sė porteve, nga ana tjetėr peshkatarėt janė heronj tė vėrtetė bėjnė jetė tė vėshtirė, mbajnė familjet e tyre dhe rrezikojnė jetėn”, tha Berisha.

Kryeministri premtoi njė program kombėtar pėr sektorin e peshkimit.

“Kjo ėshtė njė industri qė punon lėndė tė parė tė importuar, ky ėshtė realiteti, kėrkon politikė dhe ndėrhyrje tė fuqishme transformuese, njėlloj si morėm programet e mėdha tė zhvillimit, do ndėrmarrim program kombėtar pėr peshkun e peshkimit. Program kombėtar qė tė pėrdorė tė gjitha metodat, pėr ta spostuar kėtė industri nė nivele shumė tė larta se sot. Flotilja e peshkimit ka sot mjete qė ju ka kaluar koha me dekada. Potencialet pėr ferma peshku janė shumė mė tė mėdha, ka mbi 600 rezervuare e qindra liqene ku me pikatore bėhet peshkėzimi i tyre, ose s’bėhet fare”, shtoi kryeministri.

Sipas Berishės duhet “bashkėpunim intensiv pėr krijimin e rasateve nė popullimin e ujėrave, me rėndėsi ėshtė edhe ripėrtėritja e flotės sė peshkimit, do jetė njė nga projektet mė tė para”, tha ai.

Ndėr tė tjera kreu i qeverisė tha se “Paketa e re fiskale pėrfshin tė gjitha mjetet e makineritė e ēdo gjė tjetėr qė nevojitet nė kėtė fushė. Qeveria pret me shumė interes, konkluzionet dhe pėrfundimet e kėsaj konference, ta vendosim kėtė degė nė vendin qė i takon”, vijoi ai.

Mediu

Shqipėria ėshtė vend me potenciale tė mėdha tė resurseve tė peshkimit, pėr shfrytėzimin e tė cilave Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit tė Ujėrave, nėpėrmjet politikave tė saj ka synuar dhe synon menaxhim tė pėrgjegjshėm dhe tė qėndrueshėm tė tyre, duke krijuar hapėsira tė mėdha pėr tė sotmen dhe tė ardhmen. Kėshtu u shpreh ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit tė Ujėrave, Fatmir Mediu, nė konferencėn ndėrkombėtare “Industria e detit dhe perspektiva e saj”

Mediu u ndal nė eksportin e prodhimeve peshkore, duke theksuar se “eksporti i prodhimeve peshkore nė tregun evropian ėshtė tashmė njė realitet qė vlen pėr t’u vlerėsuar”. “Vendi eksporton prodhimet Made in Albania, qė janė tė freskėta dhe tė pėrpunuara, duke sjellė dhe tė ardhura tė konsiderueshme pėr vendin”, theksoi Mediu, duke shtuar se ēelja e eksportit tė molusqeve pėrbėn njė sfidė tjetėr pėr vendin tone, nė raport me BE. “Po ashtu, dhe shtimi i produkteve tė pėrpunuara do tė bėjė tė mundur jo vetėm rritjen e punėsimit nė kėtė sektor, por dhe aktivizimin e sektorit pėrpunues dhe rritjen e kontributeve tė eksporteve shqiptare nė bilancin ekonomik tė vendit”, vuri nė dukje ai.

Duke u ndalur nė peshkimin detar, Mediu vuri theksin tek organizimi i flotės sė peshkimit, si njė element primar pėr tė arritur standarde bashkėkohore evropiane, por dhe zhvillimin e qėndrueshėm tė rezervave peshkore.

Infrastruktura e porteve tė peshkimit ėshtė njė tjetėr element i rėndėsishėm, sipas Mediut. “Portet i kanė shėrbyer interesave tė peshkatarėve, flotės sė peshkimit, por nė mėnyrė relative pėr faktin, sepse kontrolli nga organizata e menaxhimit tė peshkimit jo gjithmonė ka qenė ai qė ne kemi kėrkuar, si organizata partnere nė kėtė proces”, tha Mediu, duke theksuar se “nė infrastrukturėn e peshkimit domosdosmėrisht duhet tė shikojmė njė raport tė ri publik-privat, qė tė shikojmė mundėsitė mė tė mėdha tė investimit dhe tė interesit nga ana e privatėve nė kėtė sektor tė rėndėsishėm, sidomos konēensionim e porteve apo merkatove tė peshkimit”.

Pa porte me standarde dhe merkato bashkėkohore, sipas tij, “do tė kemi vėshtirėsi tė mėdha nė industrinė e pėrpunimit nė gjetjen e tregut nė vend dhe jashtė Shqipėrisė”.

Ndėrsa nėnvizoi investimin nė portin e Durrėsit, rreth 17 milion dollarė, Mediu theksoi se “duhet tė gjejmė mėnyrėn pėr largimin e anijeve tė peshkimit apo peshkarexhave qė kanė tejkaluar jo vetėm standardin dhe kohėn, por sidomos janė prej njė kohe tė gjatė jofunksionale duke bllokuar aksesin pė rata industrialist apo anije peshkimi qė kanė nevojė pėr hapėsirėn portuale”.

Duke u ndalur tek shfrytėzim i paligjshėm i peshkimit, Mediu tha se kjo krijon probleme tė mėdha pėr ardhmėrinė e rezervave peshkore dhe problematikėn e kėsaj industrie.

Mediu theksoi se nė bashkėpunim me BE, nė kuadėr tė forcimit tė ligjit nė industrinė e peshkimit dhe garantimit tė jetės sė peshkatarėve, janė investuar rreth 2 milion dollarė nė kontrollin dhe vėzhgimin e proceseve tė rėndėsishme tė peshkimit.

http://www.gazetametropol.com/berish...n-e-peshkimit/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 25.4.2013, 22:07   28
Citim:
Porti i peshkimit nė Durrės, kostoja 12.1 mln euro

Projekti i ndėrtimit tė portit tė ri tė peshkimit nė Durrės, pas 3 vitesh debatesh dhe diskutimesh, tashmė ėshtė nė fazėn e konkretizimit. Gjatė shqyrtimit tė marrėveshjes sė financimit nė Kuvend, ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu tha se projekti do tė ketė njė kosto totale prej 12.1 milionė euro.

Kundėrshtitė e ardhura nga pushteti vendor pėr shkak se vendi ishte parashikuar tė kthehej nė njė port jahtesh dhe jo peshkimi, sipas ministrit, kanė rritur edhe mė tej koston e projektit qė duhej tė ishte finalizuar vite mė parė.

Pėr realizimin e projektit, qeveria shqiptare ka marrė nga Banka Islamike njė fond prej 7.5 milionė dollarėsh. Projekti parashikon ngritjen e njė barriere tė ndėrtuar me gurė prej 800 metra linearė pėrballė murit perėndimor tė portit, nė krahun e shėtitores “Taulantia”. Porti i ri do tė mundėsojė ankorimin e mė shumė se 100 anijeve tė peshikimit ndėrsa pritshmėritė janė qė tė punėsohen sė paku 750 persona.

http://www.scan-tv.com/lajmet/vendi/...-mln-euro.html
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 00:56.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.