|
Citim:
SHBA: Shqipėria dhe Kosova destinacion pėr trafikimin njerėzor
Me njė ceremoni nė Departamentin e Shtetit, Sekretarja Hillary Rodham Clinton paraqiti tė martėn pasdite Raportin mbi Trafikimin e Personave pėr vitin 2012. Raporti bėn vlerėsimin e pėrpjekjeve tė qeverive kudo nė botė pėr tė luftuar trafikimin e qenieve njerėzore.
Nė pjesėn pėr Shqipėrinė, raporti thotė se ajo ėshtė kryesisht njė vend burimi ku burra, gra dhe fėmijė i nėnshtrohen trafikimit pėr seks dhe punė tė detyruar, duke pėrfshirė detyrimin e fėmijėve pėr tė lypur.
Nė pjesėn kushtuar Kosovės, raporti shprehet se vendi ėshtė burim, destinacion, dhe ndoshta vend tranzit pėr gratė dhe fėmijėt qė janė viktima tė trafikimit pėr seks, dhe pėr fėmijėt qė i nėnshtrohen lypjes sė detyruar.
Raporti thotė se qeveria e Kosovės po bėn pėrpjekje domethėnėse pėr tė pėrmbushur plotėsisht standardet minimale pėr eliminimin e trafikimit, por nė tė veēohet gjithashtu fakti se pavarėsisht njoftimeve mbi raste bashkėpunimi nė trafikim nga ana e punonjėsve qeveritarė, asnjė zyrtar nuk ėshtė dėnuar pėr kėtė vepėr penale.
Viktimat shqiptare, thuhet nė raport, janė objekt i kushteve tė punės sė detyruar dhe trafikimit pėr seks nė Greqi, Itali, Maqedoni, Kosovė, Serbi dhe kudo nė Evropėn Perėndimore.
Shqipėria vazhdon tė jetė vend i klasifikuar nė shkallėn e dytė pėrsa i pėrket trafikimit tė qėnieve njerėzore. Nė klasifikimin e Departamanetit tė Shtetit janė gjithsej katėr shkallė, ku shkalla e parė pėrfshin vendet qė i pėrmbahen plotėsisht standardeve minimale pėr eliminimin e trafikut.
Autoritetet kanė raportuar se gjatė vitit nė Shqipėri kanė gjetur viktima trafikimi nga Greqia dhe Ukraina. Fėmijėt janė shfrytėzuar pėr seks komercial, lypje tė detyruar dhe kriminalitet tė detyruar, si vjedhje dhe shpėrndarje droge. Edhe vajzat i janė nėnshtruar prostitucionit ose punės sė detyruar pas martesave me detyrim. Ka prova, thuhet nė raport, se burra shqiptarė i janė nėnshtruar punės sė detyruar nė bujqėsi nė Greqi dhe nė vende tė tjera fqinje.
Qeveria e Shqipėrisė, thotė raporti, nuk u ėshtė pėrmbajtur plotėsisht me standardet minimale pėr eliminimin e trafikut. Megjithatė ajo po bėn pėrpjekje tė rėndėsishme pėr kėtė qėllim. Gjatė vitit, qeveria shtoi aftėsitė pėr tė identifikuar viktimat e trafikimit si dhe pėrdori programin pėr mbrojtjen e dėshmitarėve pėr tė mbrojtur njė viktimė trafikimi.
Raporti rekomandon qė Shqipėria tė verė nė zbatim procedura tė reja standarde pėr identifikimin e viktimave si dhe tė shtojė fondet pėr organizatat joqeveritare qė merren me ndihmėn pėr viktimat.
Ai rekomandon gjithashtu qė tė merren masa pėr vazhdimin e programit pėr mbrojtjen e dėshmitarėve si dhe tė hetojė nė mėnyrė aktive rreth zyrtarėve qė mund tė kenė gisht nė trafikimin e qėnieve njerėzore.
Pėrsa i pėrket Kosovės, Raporti mbi Trafikimin e Personave pėr vitin 2012 thotė se shumica e viktimave tė trafikimit seksual tė shfrytėzuara nė vend, janė qytetare femra tė Kosovės. Fėmijė nga Kosova dhe vendet fqinje shfrytėzohen pėr lypje tė detyruar brenda territorit tė Kosovės.
Pjesa mė e madhe e viktimave tė huaja tė prostitucionit tė detyruar - vazhdon vlerėsimin DASH - janė gra tė reja nga Evropa Lindore, duke pėrfshirė Moldavinė, Shqipėrinė, Poloninė dhe Serbinė.
Gra dhe fėmijė kosovarė i nėnshtrohen prostitucionit tė detyruar, martesave shfrytėzuese, dhe punės sė detyruar nė tė gjithė Evropėn. Raporti citon policinė e Kosovės pėr tė pėrmendur se trafikantėt shfrytėzojnė mė rrallė viktimat e trafikimit tė seksit nė bare dhe kafene, duke u mbėshtetur kryesisht tek banesat private.
Qeveria e Kosovės, thuhet nė raport, nuk pėrmbush plotėsisht standardet minimale pėr eliminimin e trafikimit, megjithatė, ajo po bėn pėrpjekje domethėnėse pėr ta arritur kėtė. Qeveria ka vazhduar zbatimin e procedurave operative standarde tė saj tė pėrqėndruara tek viktimat si dhe standardet minimale pėr kujdesin e viktimave tė trafikimit.
Pėrpjekjet nga ana e qeverisė sė Kosovės pėr parandalim e trafikimit vazhduan tė jenė shumė tė forta, duke pėrfshirė thirrje me bazė tė gjerė nė media, pėrqėndrim tek tė rinjtė, dhe koordinim qeveritar nė disa nivele. Por raporti i DASH i referohet organizatave ndėrkombėtare duke thėnė se ėshtė vėrejtur se gjyqėsori dhe prokurorėt mbeten jo plotėsisht tė aftė pėr tė ndjekur penalisht rastet e trafikimit, duke rezultuar nė vėnie tė pamjaftueshme para pėrgjegjėsisė tė autorėve tė trafikimit. Pavarėsisht njoftimeve mbi raste bashkėpunimi nė trafikim nga ana e punonjėsve tė qeverisė, asnjė zyrtar qeveritar nuk ėshtė dėnuar pėr bashkėpunim.
Raporti mbi Trafikimin e Personave pėr vitin 2012 i Departamentit amerikan tė Shtetit rendit edhe disa rekomandime pėr Kosovėn, duke kėrkuar qė vendi tė bėjė pėrpjekje mė tė fuqishme pėr tė ndjekur penalisht, fajėsuar dhe dėnuar autorėt e trafikimit pėr seks dhe pėr punė, duke pėrfshirė zyrtarėt e pėrfshirė nė trafikim; tė rrisė trajnimin specifik pėr trafikimin tė prokurorėve dhe gjyqėsorit, tė sigurojė qė mbrojtja e punės sociale pėr viktimat e trafikimit tė jetė plotėsisht e financuar; duke kėrkuar gjithashtu qė Kosova tė zbatojė Planin Strategjik dhe tė Veprimit Kombėtar kundėr Trafikimit tė Qenieve Njerėzore pėr vitet 2011-2014; tė shtojė hetimet e veprave penale tė punės sė detyruar si dhe tė rrisė rastet e zbulimit dhe tė mbrojtjes sė viktimave tė lypjes sė detyruar nė Kosovė.
Pėr Departamentin amerikan tė Shtetit ėshtė e rėndėsishme gjithashtu qė tė sigurohet qė tė gjitha viktimat e trafikimit tė lejohen tė lėnė vendstrehimet sociale tė papėrgjuar dhe me vullnetin e tyre e tė financohet nė mėnyrė tė pėrshtatshme nė nivel komunal puna sociale e kujdesit pėr viktimat e trafikimit. Raporti thotė se Kosova duhet tė vazhdojė vlerėsimin e programeve tė trafikimit pėr tė siguruar efikasitetin e tyre; tė sigurojė qė emigrantėt pa dokumenta tė jenė shqyrtuar pėr tė parė nėse janė viktima tė trafikimit para se tė dėrgohen nė vendet e tyre; tė pėrmirėsojė procedurat e kthimit pėr tu lejuar viktimave tė trafikimit tė kenė mundėsi tė pėrdorin kėto procedura kthimi; tė ndajė tė dhėnat e autoriteteve ligjore pėr anti-trafikimin seksual nga ai i punės si dhe tė vazhdojė fushatat pėr ndėrgjegjėsimin e publikut, duke pėrfshirė edhe fushata rreth rreziqeve tė lypjes.
http://www.botasot.info/def.php?category=43&id=173428
|
|