Kthehu   Kreu > D1 > Punishte > Tė reja
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 12.1.2012, 22:46   1

Split: Zbulohet pllakė kalendarike ilire


Citim:
Pllaka astrologjike 2200-vjeēare zbulohet nė lokalitetin ilir

Split, 12 janar - Shkencėtari kroat, dr. Stasho Forenbaher, nė lokalitetin arkeologjik tė Splitit, nė fshatin Nakovan nė Peleshc, ka zbuluar copa tė njė pllake astrologjie qė daton 100 vjet para erės sonė. Ky ėshtė zbulimi i tij i dytė i madh, pasi gati 13 vjet mė parė aty zbuloi lokalitetin ilir.

"Ky nė fakt ėshtė njė zbulim i papritur qė ka dalė gjatė hulumtimeve nė vendin e shenjtė ilir tė Splitit. Po rikujtoj se nė gusht tė vitit 1999, bashkė me kolegun Timothy Kaiser, nė shpellėn e Splitit, nė fshatin e vogėl Nakovan, afėr Orebiqit, kam zbuluar vendin e shenjtė ilir qė daton nga shekulli IV dhe I p.e.s.", ka rikujtuar Forenbaher, arkeolog dhe antropolog nga Instituti i Antropologjisė i Zagrebit.

Zbulimi i vendit tė shenjtė ilir tė Splitit kishte tėrhequr vėmendjen e shumė medieve tė huaja, nė mesin e tė cilave edhe “National Geographic“ dhe “Discovery”.

Por, njė befasi tjetėr ka pasuar kur Forenbaher ka vėrejtur se nė mesin e mijėra copėzave tė qeramikės helene gjendeshin edhe fragmente tė fildishit tė pėrpunuar, shkruan “Jutarnji list”.

“Kėto copėza tė fildishit i kemi zbuluar nė njė baltė shpelle tė ngjitshme, falė njė hulumtimi tejet tė kujdesshėm. E vetmja pjesė e dukshme ka qenė ajo ku shihet e gravuar gaforrja e pėrbėrė nga tri pjesė. Edhe pse kemi qenė afėr kėtij zbulimi, ka pasur shumė material qė kemi hulumtuar dhe kjo pjesė nga fildishi pėr disa vjet na ka mbetur mėnjanė. Kur kam nisur tė zbuloj, kam kuptuar qė kemi tė bėjmė me fragmente fildishi ku janė gravuar peshqit, e mandej kemi bashkuar dy fragmente me portrete meshkujsh tė mbėshtjellė me pėlhurė dhe duken sikur binjakė“, ka rrėfyer Forenbaher pėr rrugėn deri te zbulimi i fundit pas gjetjes se 30 fragmenteve tė fildishit pėr tė cilat tashmė ka botuar njė punim nė revistėn e njohur shkencore “Journal for the History of Astronomy“.

Ai ka shtuar se pas kėtij zbulimi ka hedhur dyshime se bėhet fjalė pėr njė artefakt zodiak dhe pėr ketė ka kėrkuar ndihmė nga Alexander Jones, ligjėrues nė Universitetin e New Yorkut, ekspert pėr shkencat antike. Pas kėsaj, nė detaje ka studiuar vizatimet pėr tė nxjerrė pėrfundimin se bėhet fjalė pėr njė pllakė astrologjie. Nė botė njihen vetėm katėr pllaka tė tilla. Pėr kėtė zbulim sensacional tė Forenbaherit do tė informohet edhe portali i njohur shkencor “Live Science”, pėrderisa punimi shkencor tashmė ėshtė botuar nė “Journal for the History of Astronomy”.

http://koha.net/?page=1,5,83716
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 03:35.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.