Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Popullsi
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 16.8.2006, 10:38   1
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001

Vė re! Politika popullative antishqiptare nė Jugor (BE-Greqi)


Citim:
Pėrplasja e historianėve pėr arvanitasit dhe ēamėt nė Greqi
Luan Kondi
Sherif Delvina, studiuesi dhe hulumtuesi nė fushėn e historisė tregon, pjesėmarrjen nė Konferencėn Ndėrkombėtare “Pėr minoritetet”, zhvilluar nė vitin 1994, nė Ankara, tė Turqisė, tregon debatet dhe disa nga momentet mė interesante tė pėrplasjeve tė delegacionit shqiptar dhe atij grek. Delvina shpjegon tezat qė hodhi atje profesoresha greke Karakasidu, dhe argumentet kundėr tyre, qė dha ai.

Delvina tregon se ishte i pėrgatitur mirė pėr ballafaqimin me pėrfaqėsuesit e shtetit fqinjė dhe se iu kundėrvu atyre me tė drejtė, me dėshmi tė historianėve, po grekė, si Herodoti dhe tė tjerė. Sipas historianit, pas pėrfundimit tė konferencės, njė sukses i madh ishte dhe hapja e ekspozitės hartografike mė harta tė Epirit, pėrgatitur nga hartografėt mė tė mėdhenj botėrorė.

Delvina shprehet se arvanitasit, qė thuhet se janė 2-3 milionė, duhet tė konsiderohen nga grekėt si minoritet gjuhėsor, por, deri tani, ata as qė kanė dashur t“ia dinė edhe pėr rekomandimet e Evropės, qė nėpėrmjet delegacionit tė saj, vizitoi dhe ndoqi nga afėr kėtė problem nė vitin 1957.

Sherif Delvina deklaron se pėrpjekjet e fundit nga ndonjė gjeograf shqiptar, pėr t“i paraqitur minoritetet tė zmadhuar, se ata pėrbėjnė 11 pėr qind tė popullsisė sė vendit tonė, janė antikombėtare dhe “ēojnė ujė”, nė “mullirin” e nacionalistėve ekstremistė grekė, qė duan ta paraqesin pėrpara botės Shqipėrinė si shtet multietnik.

Kėto dhe tė tjera rrėfime interesante mund t“i mėsoni nga intervista nė vijim e historianit Sherif Delvina.

Sot po shihet nė horizont tejet e fryrė ēėshtja e minoriteteve. A keni hulumtuar nė kėtė fushė?

Po, kam hulumtuar. Madje, kam marrė pjesė nė njė konferencė ndėrkombėtare nė Ankara, tė Turqisė, nga 27 deri mė 29 tetor tė vitit 1994, qė i kushtohej minoriteteve. Atje, mė takoi tė mbaj referatin “Minoritetet kombėtare nė Greqi dhe nė Shqipėri”.

Nė kėtė konferencė, fqinji ynė jugor pėrfaqėsohej nga Ana Karakasidu, qė referoi mbi temėn “Minoritetet dhe nėnminoritetet nė Greqi”. Nė kėtė konferencė, profesori i njohur Hugh Poulton referoi pėr temėn “Greqia dhe minoritetet e saj”. Konferenca ishte e organizuar shumė mirė.

Nė kėtė konferencė u ngritėn probleme qė prekin edhe ēėshtjen tonė kombėtare. Hugh Poulton pėrmendi sasinė e romėve tė Greqisė 140.000 vetė. Profesori vijoi me maqedonasit nė Greqi, dhe, mė nė fund, ai tha se nė Greqi mjafton tė jesh ortodoks dhe tė flasėsh gjuhėn greke gėzon tė drejta tė barabarta me shtetasit e tjerė grekė. Sipas tij, fqinjėt tanė e kishin zgjidhur kėtė punė me asimilim paqėsor. Ai jepte edhe shembullin se si nė Follorinė nė radhė tė gjatė romėt prisnin tė pagėzoheshin si ortodoksė dhe tė merrnin shtetėsinė greke.

H.Poulton akuzoi popullsinė ēame myslimane si bashkėpunėtore e okupatorėve fashistė. Ai vuri nė dukje se si rezultat i kėtij bashkėpunimi me pushtuesin, kjo popullsi mori njė kundėrgoditje. Pas lufte, shumė ēamė myslimanė shkuan nė Shqipėri dhe xhamitė e tyre u dogjėn.

Pėr sa i pėrket numrit tė arvanitasve nė Greqi, H.Poulton pohoi se kjo popullsi pėrbėhej prej 95.000 vetash, kurse “Lidhja Demokratike e Ēamėrisė (Ilinois, 18 mars 1990, USA), pohon mbi 1 milion. Kėto shifra tė larta theksoi referuesi duken fantastike nė ekstrem, sepse grekėt kontrollojnė fenė dhe sistemin arsimor, kjo lehtėson asimilimin e tyre paqėsor nė kombin grek.

I bazuar nė tė dhėnat e studiuesve tė huaj, H.Poulton theksoi se romėt nė Greqi kapin shumėn e 140.000 vetėve, prej tyre 45.000 janė myslimanė nomadė. Ata po tė pranojnė tė konvertohen nė fenė ortodokse, duke bėrė mė parė pagėzimin, bėhen qytetarė grekė.

Pėr sa i pėrket vllehėve, referuesi i sipėrcituar vuri nė dukje se shumica e vllehėve e identifikojnė veten me grekėt, pėr shkak tė edukimit tė tyre nė shkollat greke, po ashtu edhe nga tė pasurit e njė roli udhėheqės nė luftėn pėr pavarėsinė e Greqisė.


A pati ndonjė debat me historianėt grekė, qė historikisht mbrojnė tezat e tyre lidhur me arvanitasit e ēamėt?

Nuk mund tė harroj se profesoresha e Harvardit, Ana Karakasidu nė referatin e saj, jo vetėm i quajti arvanitasit njerėz qė e flisnin gjuhėn e tyre vetėm nė familje, por tha se shqipja e tyre nuk ėshtė gjuhė, nuk ka forcėn e gjuhės dhe, sipas saj, ishte njė idiomė e mbetur nga e kaluara. Arvanitasit, sipas saj, ishin njė jominoritet. Madje, ajo i quajti arvanitasit grekė.

Znj. Karakasidu tha se deri nė veri tė lumit tė Shkumbinit kishin qenė tokat e Epirit qė ishin banuar nga grekėt. Njė shembull i marrė prej saj ishte Saranda. Grekja e shkolluar nuk harroi tė thoshte se ky emėr ishte grek, dhe po ashtu, sipas saj, gjithė zbulimet arkeologjike tregonin vendbanime greke.

Nė Greqi, pohoi ajo, ekziston vetėm minoriteti mysliman (turk), qė gjendet nė Trakinė Perėndimore (Greqi) dhe pėrbėhet prej 120.000 vetash. Nė dispozicion tė kėtij minoriteti janė vėnė 163 shkolla me 474 mėsues pėr 10.975 nxėnės. Qeveria greke paguan pėr mbajtjen e kėtyre shkollave. Mėsimi nė gjysmėn e lėndėve jepet turqisht. Nė kėtė vend dalin mjaft organe shtypi ditore dhe javore. Programi i radios tė kėtij vendi lajmet i jep nė gjuhėn turke.

Ėshtė pėr tė ardhur keq qė Ana Karakasidu nuk tha se tė drejtat e shqiptarėve, bullgarėve dhe turqve garantoheshin nga traktati i Sevrės, si edhe ai i vitit 1923, nė Lozanė, ku thuhej se edhe shqiptarėt do tė kishin tė drejta si edhe grekėt si pėr shėmbull do tė kishin shkolla nė gjuhėn e tyre, tė drejtėn pėr informim nė kėtė gjuhė si dhe tė drejta tė tjera tė parashikuara me ligj. Megjithatė, grekėt kurrė nuk zbatuan asgjė nga kėto traktate.


Ēfarė ēėshtjesh ngritėt nė konferencėn e minoriteteve nė Ankara?

Pas referateve tė Poulton dhe Karakasidu e mora fjalėn unė, qė nė fillim iu referova Herodotit, babait tė historisė, i cili, qė nė veprėn “Historia”, libri i shtatė, paragrafi II, thotė: “Grekėt vunė mbretin Leonidha me 300 spartanė tė mbrojnė grykat e Termopileve, me qėllim qė barbarėve t’u ndalohej hyrja pėr nė Greqi”, vijova me paragrafin 146, tė kėtij libri, ku na bėhej e ditur se nė lindje tė Termopileve, gjendej njė mal i pakalueshėm, qė shtrihej deri nė malin Aeta. Ana e rrugės pėr nė lindje ėshtė e kufizuar nga deti dhe nga disa lugina e pėrrenj. Nė kėtė rrugė gjendet vetėm njė kalim, qė shkon pėr nė Fokidė. Ky shteg, pohon Herodoti, ėshtė i mbrojtur prej njė muri tė ndėrtuar nga banorėt e Fokidės. Atė mur fokidasit e kishin ndėrtuar, pse kishin frikė nga thesalėt, qė kishin ardhur nga Thesprotia dhe ishin vendosur nė Eolidė (Thesali). Fokidasit i kishin marrė kėto masa qė tė mbroheshin nga thesalėt, qė donin t’i nėnshtroheshin e t’i mbanin nėn zgjedhė. Ēamėt nė lashtėsi ishin kufitarė me fokidasit dhe Thesalia ishte tokė thesprote, pra ēame.

Pas kėsaj thėnie, qė e bėra qė nė fillim tė referatit tim, profesoresha greke u revoltua dhe tha se njė gjė e tillė nuk ishte e vėrtetė. Atėherė u detyrova tė nxjerr nga ēanta librin e shtatė tė Herodotit, dhe faqen, nė tė cilėn ishin shkruar ato qė thashė.

Dua tė sqaroj se isha pėrgatitur mirė, pasi e dija se historia e vendit tonė do tė shtrembėrohej dhe dihej se nga kush. Pasi e lexova pasazhin nga libri i Herodotit, sqarova se librin nga ai moment e vija nė dispozicion tė sallės.

Grekja u bė nervoze nga thėniet e babait tė historisė, por tė vėrtetės nuk i shpėton lehtė.


E treguat pėrkatėsinė etnike tė shqiptarėve?

Sigurisht qė po. Kėtė e mbėshteta dhe me shumė fakte dhe dokumente. Theksova se Epiri nuk mori pjesė nė luftėn e Peloponezit, qė pati njė karakter vetėm grek, sepse Epiri nuk pėrfshihej nė bashkėsinė helene.

Nė konferencėn panhelenike tė organizuar nga Perikliu nuk mori pjesė asnjė qytet epirot, me pėrjashtim tė Ambrakisė, e cila, siē dihet, ishte koloni greke (Plutarku, Periklium XVII).

Pėr Eforin e Kumės, Greqia fillon nė Akarnani, po kėshtu edhe pėr Strabonin (VIII, 333). Kurse nė mesjetė, kryekomandanti i ushtrisė bizantine, Gjergj Akropoliti (1217-1282), nė librin e tij, “Vepėr Kronikale” vė nė dukje se toka greke, gjendej pėrtej maleve tė Pindit, pra, Epiri nuk ėshtė tokė greke.

Vlen tė pėrmendet historiani nobelist Teodor Momsen, i cili nė historinė e Romės sė lashtė, vėllimi i parė, Roma 1903 shkruan: “Mbreti Pirro, me t’u vėnė nė krye tė mbretėrisė tė gjithė u bashkuan rreth tij, trimat epiriotė, shqiptarėt e lashtėsisė”.

Pėrmenda dhe regjistrin kadastror tė viteve 1582-1583 tė kazasė sė Delvinės tė sanxhakut tė Delvinės, tė ruajtura nė Arkivin e Sulltanit nė Stamboll, qė sot quhet Arkivi i Kryeministrisė. Nė ta shihej qartė se popullsia e regjistruar ishte tėrėsisht shqiptare.

Kėta regjistra ishin marrė nga Instituti i Historisė dhe ishin pėrkthyer, nga pėrkthyesi i shquar Vexhi Buaraja. Ishte bėrė njė punė e mirė studimore, ku ishin nxjerrė emrat, mbiemrat, toponimet qė ishin tė gjitha shqiptare.

Pasi mbaroi konferenca e Ankarasė, shkuam sė bashku me Ferit Dukėn dhe Maks Husin nė Stamboll, nė Arkivin e Kryeministrisė, dhe morėm regjistrin kadastror tė Himarės 1520-1536 si edhe regjistrat kadastrorė tė rretheve Delvinė, Sarandė e Gjirokastėr dhe tė njė pjese tė Ēamėrisė tė viteve 1690. Aty doli se deri nė vitin 1690, minoritarė grekė nė Shqipėri nuk ekzistonin. Nė tė gjitha kėto zona, emrat e tė gjithė banorėve ishin shqiptarė.

Po ashtu, morėm edhe regjistrimet e popullsisė sė Himarės nė fillim tė shekullit tė XVI, ku na bėri pėrshtypje se nė tė gjithė atė zonė sundonin emrat Llesh, Gjon, Gjin, Nue nė kėto regjistra tė Livas sė Vlorės ishin tė shėnuar emrat dhe mbiemrat e familjeve tė Palasės, Dhėrmiut, Himarės, Pilurit etj.

Tė vjen keq qė disa studiues bazohen nė thėniet gjoja se disa familje ishin vendosur atje nė vitin 1475, tė ardhur nga veriu i Shqipėrisė. Ne e dimė se nė regjistrimin e vitit 1431, Kruja kishte 140 shtėpi. Po ashtu, fshatrat e Krujės ne i kemi tė regjistruara. Disa studiues thonė se suljotėt kanė ardhur nga Kruja, e cila, sipas tyre, na del tė ketė pasur mijėra banorė. Historia e ka tė vulosur faktin se suljotėt, ashtu si edhe himariotėt janė banorė autoktonė.

Duhet vėnė nė dukje se shumica dėrmuese e himariotėve janė kurveleshas.
Dokumentet veneciane e tregojnė qartė shqiptarinė e Himarės. Vlen tė pėrmendet kėtu edhe njė letėr, qė banorėt e kėsaj krahine i shkruajnė Papės, nė vitin 1577, ata nėnshkruajnė nga Himara, dmth., nga Epiri i shqiptarėve, tė pjesės sė Epirit”.

Edhe Martin Liku, nė librin e tij “Udhėtime nė Greqinė e Veriut”, shkruan se “gratė e Himarės flasin shqip. Burrat dinė shqip, greqisht dhe italisht”.


Ē“thatė nė konferencė nė lidhje me Epirin?

Pėr sa i pėrket Epirit, tė gjithė hartografėt mė tė mėdhenj botėrorė, holandezė, gjermanė, francezė, kanė quajtur kėto treva shqiptare. Ata janė shprehur madje: “Epiri quhej Shqipėri”.

Unė, nė konferencė, organizova njė ekspozitė me hartat e Epirit, qė i paraqisnin kėto treva qė nga shekulli i XV-tė. Hartografėt e kėtyre hartave ishin tė ndryshėm, nga tė katėr anėt e Botės, ku nuk mungonin hartografėt e Luigjit tė XIV, tė Perandorit Napoleon etj.

Nė tė gjitha hartat, Epiri shėnohej Shqipėri e Poshtme. Kėtu ndodhi edhe njė tjetėr pėrplasje me grekėt, tė cilėt protestuan dhe kėmbėngulėn qė ekspozita tė hiqej, por organizatorėt e konferencės sė Ankarasė nuk e pranuan propozimin e tyre, duke thėnė se ekspozita pėrmbante vepra tė autorėve tė pėrmendur botėrorė, nga tė cilėt asnjė nuk ishte shqiptar.

Nė hollin e sallės sė madhe tė Teatrit u ekspozuan:
- harta e botės sė Fra Mauros 1459;
- Battista Agnesi “Mesdheu Lindor”, Venedik, 1553;
- Johannes Lauzemberg, Epiri qė sot quhet Shqipėri, (1656);
- harta me tė njėjtin titull e P.Mortier, Amsterdam;
- Abé Baudrand (1633-1700), gjeograf i mbretit tė Francės Luigj i XIV;
- hartat e Georgis Sideris ose Kalapodhas, harta e Mesdheut 1561 dhe ajo e brigjeve tė Shqipėrisė;
- C.Price, I.Maxvelle, I.Senex, Turqia e Evropės 1712;
- e S.L.de la Bochette dhe Grasset Sain Sauveur, harta e shtatė ishujve, Paris 1821;
- harta e Turqisė evropiane, Strasburg 1828;
- harta e detit dhe e Jonit, G.Marieni 1845;
- e Franz von Veis, Turqia evropiane, Meyland 1829;
- harta e Shqipėrisė e Halon, nxjerrė nga Studime shqiptare;
- harta e Greqisė e L.Sagansan gjeograf i perandorit Napoleon,
- harta e H.K.John Stonpit, vendi i luftės nė Principatat danubiane 1854.

Nė tė tėrė, koha Epiri shėnohej Shqipėri ose Shqipėri e Poshtme. Ekspozita pati sukses dhe qe unikale nė Konferencėn Ndėrkombėtare pėr minoritetet dhe problemet qė paraqitėn nė Ballkan.


U diskutuan tė tjera ēėshtje nė takimin e Turqisė?

Atje, nuk lashė pa pėrmendur dhe “jominoritetin”, sipas pretendimit tė studiueses greke Ana Karakasidu pėr arvanitasit nė Greqi, pėr kėtė citova disa dokumente.

Kėrkimtari i dokumenteve mesjetare, K.Sathas pohon se arbėrorėt kanė zbritur nė shek.VII. P.Furiqis gjen mjaft toponime shqiptare nė More qysh nė shek.VIII si Shkurta, Kundura, Lopėsi. Nė atė kohė njė pjesė e gadishullit quhej Mani. Emri More ėshtė pėrkthimi i fjalės shqipe man.

Njė regjistėr i shek.XV u referohet disa krahinave tė pjesės veriore tė Moresė. Regjistri 1/14662 i sektorit oriental tė Bibliotekės Kombėtare “Kirilie Metodi”, Sofje, ka tė regjistruara 198 fshatra, ku 155 fshatra prej tyre janė shqiptare, tė shprehura shprehimisht pėr secilin fshat, nga bashkėsia e arnautėve. Pėr ēdo katund janė shėnuar emrat dhe mbiemrat e kryetarėve tė familjeve e tė tė vejave.

Nė shek.XV vetėm nė More numėroheshin 290.000 arbėnorė (arvanitas), sipas kronistit bizantin Gjergj Franxes. Nė Atikė, pa marrė parasysh ata qė jetojnė nė qytete deri nė 1961, popullsia arvanite arriti 150.000 banorė me rreth 100 fshatra.

Sipas atlasit De Agostini, Novara, 1991, te zėri “Greqia”, Beotia ka njė sipėrfaqe prej 2952 km2, me njė popullsi prej 117.125 banorė. Kurse popullsia shqiptare nė Beoti i kalon tė 100.000 vetat, megjithatė Greqia mohon ekzistencėn e mėse 2 milionė shqiptarėve nė Greqi.

Arbėrorėt nė Greqi nuk kanė tė drejtė tė pėrdorin alfabetin tonė (latin), nuk kanė libra e shkolla shqipe.

“Contact Bulletin” i Komisionit tė Komunitetit Evropian, nr.3, 1991, nė faqen 13 shkruan pėr arbėrorėt. Numri i tyre shkon deri nė 400 mijė.

Nė korrik 1987, Kontakt Buletini i Komisionit tė Komunitetit Evropian nr.2 botoi njė raport prej 2 faqesh pėr kėrkimet e kryera nga ky komision nė Greqi, nė 300 fshatra shqiptare tė Greqisė. Komisioni pėrbėhej nga Anton Belushi, Itali; Rikardo Alvares,Spanjė; E.Angel, Francė; Kolon Anget, Spanjė; Javier Boshi, Spanjė; Onom Falkona, Holandė; Volfgang Jeniges, Belgjikė; Robort Marte, Francė; Stefan Moal, Francė; Kel O’Anseala, Irlandė; Josef San Sokasae, Spanjė. Qėllimi i kėtyre pėrfaqėsuesve tė Evropės ishte tė vizitonte vendet ku flitej shqip, si dhe tė shihte reaksionin e partive tė ndryshme greke, po ashtu dhe tė institucioneve greke pėr ēėshtjen e mbrojtjes sė minoriteteve linguistike qė ekzistonin nė Greqi.

Kur u pyetėn se ē’kanė bėrė pėr tė mėsuar gjuhėn shqipe arvanitasit, pėrfaqėsuesit e Partisė Neo Demokracia midis tė tjerash thanė se "nė Greqi nuk ka probleme tė gjuhės shqipe. Nėse ju do tė shtroni problemin linguistik, ju do t’i krijoni njė problem tė madh shtetit grek. Nėse gjuha shqipe flitet ajo flitet vetėm nė familje. Misioni juaj ėshtė delikat, mos i komplikoni gjėrat. Ky problem pėr ne nuk ekziston."

Kurse ata tė Partisė sė PASOK-ut pohuan, midis tė tjerash, se "nuk e gjykojmė tė nevojshme qė shqiptarėt si edhe minoritetet e tjera tė mėsojnė gjuhėt e tyre, sepse gjuhėt qė flasin nuk janė gjuhė. Nuk ka territore shqiptare nė Greqi. Ai qė nuk flet gjuhėn tonė, nuk i pėrket racės dhe vendit tonė".




Kush ėshtė Sherif Delvina

Ėshtė lindur nė vitin 1933, nė Delvinė. Rrjedh nga njė familje patriotėsh. Prej kohėsh ėshtė marrė me studime historike dhe ėshtė edhe autor i njė sėrė librash e studimesh nė kėtė fushė. Dy veprat e tij mė tė arrira janė “Epiri”, nė gjuhėn angleze, dhe tragjedia “Genti”, qė ka fituar ēmim tė parė nė konkursin e Shkupit, njė vit mė parė. Delvina ka qenė nė pėrbėrje tė delegacionit shqiptar nė Konferencėn Ndėrkombėtare “Pėr minoritetet”, qė u mbajt nė Ankara tė Turqisė, nga 27 deri mė 29 tetor tė vitit 1994. Ai ka hulumtuar nė disa nga arkivat e Turqisė, Francės, nga ku ka sjellė nė Shqipėri dokumente me vlerė dhe nė shėrbim tė ēėshtjes kombėtare.



Gazeta "Panorama", fq.12-13, 18 janar 2004
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 16.8.2006, 10:56   2
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Citim:
Pėrse arvanitasit dhe ēamėt nė Greqi nuk konsiderohen minoritet
Luan Kondi
Historiani 73-vjeēar, Sherif Delvina, jep fakte pėr minoritetet nė Shqipėri dhe shtetet e tjera tė Ballkanit

Sherif Delvina, studiuesi dhe hulumtuesi nė fushėn e historisė, tregon se pėrse sot shteti fqinjė Greqia mohon ekzistencėn e arvanitasve dhe ēamėve. Ai shpjegon se qėllimisht kėto dy minoritete duhet tė ishin minoritete kombėtare, ndėrsa ata nuk gėzojnė asnjė tė drejtė, duke filluar qė nga gjuha.

Mė pas, historiani dėshmon edhe pėr refuzimin qė iu bė nga shumė intelektualė dhe studiues shqiptarė atlasit tė “Minoriteteve” nė Shqipėri apo dhe studimit mė tė fundit qė “fryn” minoritetet nė vendin tonė.

Ashtu si edhe mė parė, nė njė numėr tė gazetės “Panorama”, Delvina shpjegon edhe disa nga tezat greke rreth ēėshtjes sė minoritetit nė Shqipėri.

Ai shprehet, gjithashtu, se historianėt tanė janė tashmė tė pėrgatitur mirė pėr ballafaqime me pėrfaqėsuesit e shtetit fqinjė pėr kėtė ēėshtje.

Studiuesi shprehet se arvanitasit, qė thuhet se janė 2-3 milionė, duhet tė konsiderohen nga grekėt tė paktėn minoritet gjuhėsor, por, deri tani, ata as qė kanė dashur t“ia dinė edhe pėr rekomandimet e Evropės, qė, nėpėrmjet delegacionit tė saj, vizitoi dhe ndoqi nga afėr kėtė problem nė vitin 1957.

Sherif Delvina deklaron nė kėtė shkrim, se pėrpjekjet e fundit nga ndonjė gjeo-demograf shqiptar, pėr t“i paraqitur minoritetet tė zmadhuar dhe se ata pėrbėjnė 11,6 pėr qind tė popullsisė sė vendit tonė, janė antikombėtare dhe “ēojnė ujė”, nė “mullirin” e nacionalistėve ekstremistė grekė, qė duan ta paraqesin pėrpara botės Shqipėrinė si shtet multietnik.

Kėto dhe tė tjera rrėfime interesante mund t“i mėsoni nga intervista nė vijim e historianit Sherif Delvina.

Sa thuhet se janė sot arvanitasit nė Greqi?

Nuk bėj gabim tė them se janė rreth 2-3 milionė arvanitas nė Greqi. Si vendbanime tė tyre tashmė njihen Beotia, Atika, nė Eubea, Morea e zona tė tjera, qė, megjithėse flasin shqip, nuk kanė tė drejtėn tė kenė as edhe njė shkollė pėr mėsimin e gjuhės sė tyre.

Kam pasur kontakte tė vazhdueshme me Aristidh Kolėn. Mė ka ardhur disa herė nė shtėpi, dhe shpesh bisedonim pėr problemin e arvanitasve. Njė herė, mė kujtohet se kishte njė problem me botimin e revistės “Besa”, kur i kėrkoi qeverisė greke qė ta shkruante atė me shkronja latine, por nuk u lejua.

Mė bėri pėrshtypje mentaliteti mesjetar grek se, nėse gjuha shkruhet me shkronja latine, ajo myslimanizohet ose katolicizohet. Kjo ishte njė marrėzi e grekėve, ashtu si shumė tė tjera.

Punė tė madhe ka bėrė At Anton Belushi, studimet dhe kėrkimet e tė cilit pėr arbėreshėt e Heladhės, mund tė themi pa ndrojtje, se janė njė enciklopedi e popullsisė etnike dhe kompakte arbėrore nė Greqi.

Pėr numrin e popullsisė arvanitase nė Greqi, At Belushi shkruan: “Politika e Athinės vazhdon tė mohojė ekzistencėn e mėse 2'000'000 arvanitasve nė Greqi. Atje, dhe sot gjenden mė tepėr se 600 komunitetet arbėrore, kurse qeveria greke nuk njeh kulturėn shqiptare nė Greqi. (“Lidhja”, nr.25, viti 1991).


Pėrse ēamėt nuk pėrmenden fare nga shteti fqinj?

Pėr sa i pėrket minoritetit ēam ortodoks, fqinjėt jugorė nuk pranojnė kurrsesi se ata ekzistojnė. Pėr kėtė patėm njė debat me profesoreshėn greke Karakasidu.

Nė kohėn kur fillova tė referoja pėr popullsinė ēame, nė vitin 1994, profesoresha greke mė ndėrpreu me tė padrejtė, duke mė pyetur se a kishin bėrė vrasje ēamėt nė Greqi? Iu pėrgjigja se kėtė ua sqaron referati im dhe vijova:

Gjatė pushtimit nazi-fashist tė Greqisė, njė pjesė e njerėzve politikė dhe oficerėve nė Greqi hynė nė shėrbim tė pushtuesit. Edhe kleri i lartė grek, me nė krye kryepeshkopin e Athinės e tė Greqisė, i shėrbeu pushtuesve, duke respektuar kėshtu njė traditė tė hershme tė kishės greke, e cila nė shumicėn dėrrmuese tė rasteve i ka pritur me lule pushtuesit, qė kanė shkelur tokėn greke. Nuk ėshtė rastėsi qė ish-komandanti i armatės nė Shqipėri, nė luftėn italo-greke, Ēolakoglu u bė mė vonė kryeministėr i qeverisė kuislinge. Ishin po ato forca ushtarake qė kryen masakrat kundėr popullsisė tė pafajshme ēame, e cila u masakrua dhe u dėbua me dhunė nga vatrat amtare. Ishin repartet e gjeneralit Zerva me shokė, qė vranė 2'300 ēamė tė pafajshėm dhe 450 burra i vdiqėn nė tortura. Prandaj, Kuvendi Popullor i Republikės sė Shqipėrisė e ka shpallur 27 qershorin si dita e genocidit tė ēamėve.

Se kush ka bashkėpunuar me okupatorin nazist e sqaron A.Vakalopulos nė “Historinė e Greqisė Moderne”, botim i Horvathit 1991, pėr kėtė ēėshtje ky akademik grek, nė faqen 275 tė librit tė sipėrcituar, shkruan:

“Gjermanėt ditėn tė pėrfitonin nga kundėrshtitė dhe rivalitetet ndėrmjet grekėve. Duke studiuar me gjakftohtėsi situatėn psikologjike, vuajtjet, pasionet, ambiciet, tė disa personaliteteve greke vunė nė zbatim me shumė shkathtėsi tė pavdekshmen “pėrēa e sundo”, duke shtuar kėshtu mosmarrėveshjet ndėrmjet grekėve, nė dobi tė tyre. Populli grek u nda, njera palė denonconte palėn tjetėr si tradhtare dhe kėshtu u ēfarosėn grekėt, nė ēastin kur dukej nė horizont fitorja dhe pushtuesi bėhej gati tė linte vendin tonė“.

Pra, se kush ėshtė fajtor pėr bashkėpunimin me gjermanėt, na e sqaron ky historian i dėgjuar grek. Nė fq.270, A.Vakalopulos pohon:

“N.Plastiras, sapo mori fuqinė, vuri nė veprim Traktatin e Varkizės (12 shkurt 1945), qė shpallte armėpushimin dhe lejonte kthimin e vendit nė jetėn normale. Nė Greqi, shumė bashkėpunėtorė tė armikut u bėnė spekullatorė tė popullit grek, duke qenė pėrgjegjės para tij. Ata gjetėn rast dhe u bėnė nacionalistė dhe shtylla tė regjimit”.

Rivendikimet e popullit u asgjėsuan. Mė 18 maj tė vitit 1945, nė Athinė, nė gjyqin e Kryeministrit grek Ralis, Ēolakoglu dhe disa bashkėpunėtorėve tė tjerė nė shėrbim tė nazifashistėve, prokurori Papradakis vuri nė dukje gjatė pretencės sė tij, se pushtuesit kishin pushkatuar nė Greqi 10'000 vetė, shkatėrruar 70'000 shtėpi dhe 883 katunde.

Me fakte tė pamohueshme u provua se batalionet e sigurimit tė Kryeministrit kuisling, Ralis, shokėt e tij dhe organet qė kishin krijuar pėr tė famshme mbrojtje tė vendit, kishin luftuar pa mėshirė kundėr rezistencės greke, Ralis dhe Tavularis, ky i fundit, ministėr i Brendshėm i asaj kohe nė qeverinė e Ralisit, nėnshkruan urdhrin e turpshėm, ku thuhej: “Policia dhe xhandarmėria greke tė vihen nėn urdhrin e nazistėve gjermanė”.


A mendoni se ėshtė arritur qėllimi kombėtar nė konferencat ndėrkombėtare?

Po. Madje, them se mė sė miri e vėrteta historike, rreth shqiptarėve dhe Shqipėrisė, ėshtė dhėnė qartė sidomos nė konferencėn e Ankarasė. Atje dėshmuam me fakte, dokumente dhe treguam se cila ishte e vėrteta e minoriteteve nė tė dy vendet, nė Greqi dhe nė Shqipėri.

Hodhėm poshtė shumė teza tė mykura tashmė, tė fqinjėve dhe sqaruam pjesėmarrėsit se jemi nė gjendje tė konkurrojmė me ide bashkėkohore.


Cili ėshtė koncepti juaj pėr minoritetin grek nė Shqipėri?

Pėr tė sqaruar kėtė, duhet t“i referohem njė studimi tė profesor A.Bėrxholit, ku klasifikon minoritetet. Sipas kėtij studimi, minoriteti grek nė Shqipėri nuk ėshtė minoritet komb, qė duhet tė jetė mbi njė milion, nuk ėshtė as minoritet i fuqishėm, qė duhet tė jetė rreth 1 milion, as minoritet i ngushtė, qė duhet tė ketė disa qindramijė anėtarė.

Personaliteti shkencor z.Grosman, drejtor nė Ministrinė Federale Gjermane, e pėrcakton minoritetin etnik kėshtu: “Minoritete etnike quhen ato grupe njerėzish, qė flasin gjuhė tė ndryshme nga ajo zyrtare, qė janė autoktonė dhe qė jetojne tradicionalisht prej disa shekujsh nė njė vend, ku ata pėrbėjnė njė pėrqindje tė konsiderueshme tė popullsisė”.

Kėto kushte minoriteti grek nuk i plotėson. Ky mionoritet ėshtė krijuar nga disa argatė grekė tė ardhur nė Shqipėri. Kėta minoritarė kanė ardhur nė fshatrat e Delvinės nė fillim tė shekullit tė XIX. Dhe dokumentet tregojnė se nė regjistrat kadastrorė tė vitit 1690 tė rretheve tė sotme tė Sarandės, Delvinės dhe Gjirokastrės, nuk ekzistonte asnjė minoritar nė Shqipėri.

Edhe Pukėvili, nė librin e tij “Udhėtime nė Greqi”, thotė: “U nisėm qė nga Saranda e deri nė Delvinaq, tė gjithė fshatrat rrugės ishin shqiptarė…”. Kjo tregon se nė fillim tė shekullit tė XIX, ende nuk kishin ardhur grekėt nė rrethin e Sarandės e tė Delvinės.


Ndėrsa nė zonėn e Dropullit, grekėt u vendosėn nė fund tė shekullit tė XVIII.

Duhen tėrhequr regjistrat e tjerė kadastrorė tė popullsisė shqiptare nga arkivi i Kryeministrirė tė Republikės Turke, se mendoj se kėshtu do tė plotėsohet me mjaft fakte historia e Shqipėrisė.

Mė vjen keq pėr njė gjė qė regjistrat kadastrore qė morėm, tė fshatrave tė Delvinės, Gjirokastrės, Sarandės dhe tė Himarės, nuk janė botuar akoma. Dokumentet qė u morėn prej andej u bėnė nė disa kopje, njė ėshtė nė Institutin e Historisė, tjetrėn ia ēuam Arkivit tė Ministrisė sė Jashtme e tjetrėn Drejtorisė sė Ballkanit nė MJ.

Kėto materiale, pra regjistrat e vitit 1690, me gjithė insistimin e vazhdueshėm tė shumė studiuesve, nuk janė pėrkthyer e botuar nė shqip. Ndėrhyra deri te zoti Gramos Ruēi, pasi Akademia e Shkencave pretendonte se nuk kishte para pėr botim, dhe ai bėri tė mundur sigurimin e fondit pėr botimin e tyre. Tashmė, nuk e kuptoj pėrse nuk botohen. Aty ka edhe tė dhėna pėr popullsinė e Himarės dhe tė fshatrave pėrreth, me tė cilat po merret akademiku Shaban Demiraj. E dini pse ndodh kėshtu? Dua t“u kujtoj se qarqe tė caktuara greke bėjnė ē“ėshtė e mundur pėr tė botuar gjėra qė janė nė interes tė tyre. Ne kemi me se t“u pėrgjigjemi dhe nuk e bėjmė njė gjė tė tillė. Kujt i intereson kjo? Qėllimi i qarqeve shoviniste greke ėshtė qė ta shndėrrojnė Shqipėrinė nė njė shtet multietnik, prandaj duhet tė ndėrgjegjėsohemi e tė punojmė seriozisht.


Kohėt e fundit u fol pėr njė atlas tė popullsisė, ēfarė mund tė thoni pėr tė?

Pėr kėtė atlas ėshtė folur e diskutuar. Media e shkruar dhe ajo vizive ka prezantuar debatet e diskutimet pėr njė hartė tė rėndėsishme tė kėtij atlasi - harta e pakicave etnike.

Kam qenė dhe pjesėmarrės (i paftuar) nė Konferencėn Ndėrkombėtare organizuar mbi atlasin e popullsisė sė Shqipėrisė. Mua mė ēudit fakti se si njė njeri i vetėm (A.Bėrxholi) merr guximin tė pėrpilojė tė dhėnat pėr njė vepėr kaq tė madhe dhe tė rėndėsishme. Dhe ē’ėshtė mė e keqja, zoti Bėrxholi, duke qenė dhe drejtor i Institutit tė Gjeografisė sė A.Sh., merr pėrsipėr tė na japė shifra mbi pakicat etnike nė Shqipėri, ndėrkohė kur nė tė gjitha vendet e tjera, kėto shifra janė zyrtare dhe jepen nga institucione tė specializuara, pasi duhet shumė kohė, fonde e njerėz pėr t’i saktėsuar ato.

Numri i minoritarėve pėrcaktohet saktė kur kryhet regjistrimi i pėrgjithshėm i popullsisė. Z.Bėrxholi, nuk ka tė drejtė tė japė shifra pėr pakicat etnike as personalisht, as nė emėr tė A.Shkencave.

Z.Bėrxholi, kur pėrmend shifrėn 10.6 pėr qind pėr pakicat etnike gabon, dhe gabon rėndė. Sė pari, ai gabimisht fut nė kategorinė e pakicave etnike romėt dhe arumunėt dhe sė dyti, ai jep shifra tė stėrzmadhuara pėr kėto pakica.

Duhet tė theksoj mė tej se z.Bėrxholi ka botuar dhe njė libėr me titull “Atlasi gjeografik i popullsisė sė Shqipėrisė - vepėr shkencore solide me interes teorik e praktik” nėn siglėn e Akademisė sė Shkencave tė RSh.

Tė ēudit fakti qė Berxholi, pretendon se ka pėrdorur metoda mė tė arrira shkencore pėr tė pėrcaktuar pakicat etnike. Nuk e di kush janė kėto metoda?

Detyra e njė studiuesi ėshtė qė shifrat pėr minoritetet, tė marra nga burime tė ndryshme, t“i analizojė dhe t“i seleksionojė pėr tė dhėnė shifrat sa mė afėr sė vėrtetės. Nuk mund tė quhen mė tė sakta shifrat e dhėna nga shoqatat apo anketimet sesa ato tė dhėna nga regjistrimi i pėrgjithshėm i popullsisė i kryer nga strukturat shtetėrore. (Psh. z.Berxholi, pėr minoritetin grek jep shifrėn 65'869, ndėrsa nė librin “Minoritetet nė Shqipėri”, Tiranė 2003, pėrgatitur nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, shkruhet se “siē rezulton nga studimi INSTAT-it, ka njė ulje tė ndjeshme tė numrit tė minoritarėve, krahasuar me atė qė rezulton nga regjistrimi i popullsisė i vitit 1989” etj.)

Konkretisht, sipas tė dhėnave zyrtare, ėshtė zvogėluar numri i minoritarėve grekė, serbo-malazezė etj.

Kėtu dua tė ndalem nė dy probleme, qė unė i konsideroj madhore:

Sė pari, nuk u mor vesh se kush e organizonte Konferencėn Ndėrkombėtare mbi Atlasin nė nėntor 2003. Pse nuk morėn pjesė nė kėtė konferencė titullarėt e Universitetit dhe pedagogėt e Katedrės sė Gjeografisė (kur sipas shtypit tė shkruar nė dhjetor 2003, atlasi, nė kuadėr tė njė projekti, ėshtė i Katedrės sė Gjeografisė tė UT-sė).

Sė dyti, kush ia jep tė drejtėn z.Berxholi tė dalė nė emėr tė A.Shkencave, me shifra personale, nė kundėrshtim me shifrat zyrtare, pėr minoritetet? Ēfarė qėndrimi ka mbajtur Akademia e Shkencave pėr shifrat e pavėrteta e tė dhėnat antishkencore nga z.Berxholi? Me heshtjen e saj, kryesia e A.Shkencave, tregon se pajtohet me ato ēka shkruan A.Bėrxholi nė lidhje me minoritetet.

Tė gjitha tė dhėnat, studimet dhe regjistrimet e tė gjitha kohėve tregojnė se minoritetet nė Shqipėri nuk janė mė shumė se 3 pėr qind dhe gjithēka shkruan Bėrxholi them se nuk ėshtė e vėrtetė.

Ne nuk pajtohemi me atė ēka shkruan z.Omari: “...se Akademia nuk ndėrhyn kurrė nė punėn e studiuesve”. Mendojmė se Akademia duhet tė mbajė njė qėndrim, dhe jo tė marrė pėrsipėr paudhėsitė e z.A.Bėrxholi, i cili gjithēka shkruan, mbi tė dhėnat e Atlasit etj., i ka shkruar nėn siglėn e Akademisė sė Shkencave.

Unė habitem, se si autori i ka ndėrruar bindjet brenda njė viti. Nė Gjeografinė e Shqipėrisė (pėr shkollat e mesme), tekst pėr shkollat e mesme eksperimentale, viti 2002, pof.dr. A.Berxholi pohon se Shqipėria ėshtė njė shtet homogjen, rreth 98 pėr qind e popullsisė ėshtė e kombėsisė shqiptare. Pakicat kombėtare pėrbėjnė 2 pėr qind tė popullsisė, prej tė cilave 1.8 janė minoritarė grek, 0.2 janė minoritete tė tjera.

Si thoni a i duhet zėnė besė kėtij Atlasi Gjeografik tė popullsisė tė Shqipėrisė me pakica kombėtare tė mbipesėfishuara brenda dy vjetėsh? I kujtojmė autorit tė kėtij atlasi se “dr.Milan Shuflaj nė librin e tij “Serbėt dhe Shqiptarėt”, nė faqen 105 shkruan:

“Prej shekullit XVII, u serbizuan dhe morlakėt (vllehėt e Dalmacisė). Sot, nė viset e thjeshta sllave gjendet njė sasi e vogėl arumunėsh (vllehėsh), tė cilėt, si psh., nė Bosnjė u asimiluan qysh prej kohės qė u dyndėn. Po ky fakt priti dhe maqedono-rumunėt, qė mbetėn tė shpėrndarė nė jug, pėrqark Selanikut e Seresit, pėrqark Velesės dhe Prizrenit u shndėrruan nė serbė, ndėrsa rrotull Elbasanit, Beratit, Tiranės u kthyen nė shqiptarė”.

Pėr sa thamė mė sipėr dokumentohet te “Calendario Atlante de Agostini 2003, Instituto Geografico de Agostini Novara”, i cili jep tė dhėna demografike pėr grupet etnike.

- Nė zėrin Sllovenia, faqja 867 arumunė nuk ka, shifrat mė tė vogla tė popullsisė i pėrkasin shqiptarėve, 0.2 pėr qind, italianėve, 0.2 pėr qind, hungarezėve 0.2 pėr qind dhe maqedonasit 0.2 pėr qind.
- Nė zėrin Kroacia, faqja 405, arumunė nuk gjinden fare, shifra mė e vogėl i pėrket popullsisė shqiptare 0.3 pėr qind.
- Nė zėrin Jugosllavia, faqe 611, arumunė nuk ka, mund tė pėrfshihen te zėri tė tjerė.
- Pėr sa i pėrket Maqedonisė, po citojmė sasinė e vllehėve, nxjerrė nga regjistrimi i popullsisė shpallur mė 1 dhjetor 2003, rumunė (arumunė) 1.78 pėr qind.
- Te zėri Bullgaria, faqja 299, rumunėt (arumunėt) mund tė pėrfshihen te tė tjerė 1.2 pėr qind.
- Nė zėrin Greqia arumunėt nuk pėrfshihen fare.


Gazeta "Panorama", fq.12-13, 25 janar 2004
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 23:19.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.