Kthehu   Kreu > D1 > Punishte
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 31.5.2009, 00:42   1
28 Nėntori
 

Pyetje Etimologji: Bardhyl


Shkodranėt mė kanė pyetur gjithmonė nėse Bardhyl do tė thoshte " I bardhė si yll " apo " I bardhė ujė " !

Tė dyja do ti pėrgjigjesha , pėr Grekėt Bardyllis , pėr Romakėt Bardulis . Por duhet marrė parasysh fakti se Grekėt ishin mė tė saktė nė dorėshkrime , nė fakt edhe lidhjet Iliro-Shqiptare janė mė tė forta nė rast se merren pėr referencė Grekėt . Gjithashtu shtohet edhe fakti se Grekėt kishin lidhje mė tė ngushta me Ilirėt sesa Romakėt me Ilirėt.

Gjithashtu ėshtė shumė kurioz fakti i ngjashmėrisė sė dy fjalėve , yll me ujė . Nuk duhet harruar se uji reflekton gjithshka natyralisht edhe yjet jo vetėm ngjyrėn e qiellit .

Por nė rast se do tė zgjidhja , do tė thoja "I bardhė si yll" sepse pėr periudhėn Astro-Mistike nė tė cilėn Bardhyli jetoi ishte mė e mundėshme qė emrin ta kishte me lidhje me Kozmosin !
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 11.6.2011, 08:59   2
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Citim:
Shkodranėt mė kanė pyetur gjithmonė nėse Bardhyl do tė thoshte " I bardhė si yll " apo " I bardhė ujė " !
Fjalėformimi mė i pranueshėm nė shqip do tė ishte Yllbardhi ose Ujbardhi, jo Bardhylli apo Bardhuji (/bardh/ si mbiemėr nuk del pėrpara emrit nė fjalėformimin shqip, por pas, dhe ėshtė shumė pjellor madje)...

Nė rastin e Bardhylit nuk ėshtė as njėra, as tjetra. Kemi thjesht rrėnjėn bardh + prapashtesėn fjalėformuese -ull (qė zgjerohet dhe me -ul nė raste si verdhul, dheul, gjatahul, karkacul, shqepul, trikul, thiul, veshul, bardhulķn etj.)

Pėr sa i pėrket zanores, u-ja ėshtė e kėmbyeshme me y, i dhe nuk paraqet anomali kėtu, por gjithsesi ka gjasė qė y-ja nė kėtė rast tė jetė vendosur si konvencion transliterimi tė emrit Βαρδύλλης nė Bardhyl, mbase gjatė Rilindjes (ndėrkohė qė do tė mund tė kalohej dhe si Bardhull/is, ku me rėnien e mbaresės sė greqishtes do tė kishim Bardhull, me theks nė shqip si Bįrdhull, jo Bardhśll. Theksi te u-ja do tė binte vetėm nė rastin e Bardhśl/Bardhżl, nėse merret -ul si prapashtesė). Konvencioni mund tė jetė kushtėzuar edhe nga emra tė tjerė si p.sh. Ύλλας, Ύλλος dhe Ύλλης qė nė shqip kalojnė saktė si Ylla, Ylli, por dy rastet nė fjalė mė duken tė ndryshme megjithėse greqishtja e kohės i ka shėnuar nė mėnyrė tė ngjashme pa bėrė dallimin midis emrit yll dhe prapashtesave -ul/-ull.

Vetė jam i prirur tė mendoj se emri mund tė ketė qenė njėmend Bardhśl/Bardhżl, jo Bįrdhull, duke parė dhe rastet mė lart qė mbijetojnė ende si verdhśl dhe bardhulķn.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 12.2.2012, 21:54   3
rrėqebull
anėtar/e
 
rrėqebull
 
Anėtarėsuar: 2.2012
Do marr parasysh disa pikpamje. Nuk ėsht e thėn qė tė ken lidhje midis tyre, por secila mund tė jet shkak si pėr zhvillimin e temės dhe pėr zhvillime tė mėtejshme.

1]Dy raste ku shfaqet bard.

a)Nė Pulia ėsht qyteza Barleta (it. Barletta) e cila ka qėnė e themeluar nga bardejtė[vardejtė i quan Ciceroni, ndoshta tė njėjtė edhe me ardejtė] dhe nė shekullin e IV-rt p.e.s. quhej Barduli; qė nga shekulli i III-tė p.e.s. deri nė Mesjet u quajt Bardulos. Pastaj u shfaqėn
format Baruli-Varolum-Varletum-Barleti, deri tek emri i tanishėm.

Nė disa faqe ndėrrjeti(interneti) tė bashkisė, origjinėn e emrit tė saj, e caktojn tek fjala ibero-ligure bard me
domethėnje "balt". Por duke par edhe njė nga hipotezat e origjinės se emrit tė Bolcanos (it. Bolzano) nga fjala indoevropjane balt, qė domethėnė
"kėnetė", nuk ėsht vėshtir tė thuhet qė po fjala bard ka tė bėj me baltėn, ky ėsht rezultat i njė rotacizmi shum mė tė vonshėm nga periudha nė tė cilėn po ai tingull ka pas kuptimin qė ka akoma sot nė shqip


b)Tek keltėt kemi njė figur shoqėrore shum tė rėndesishme: bardi. Kėta kishin tė njėjtin rol qė kan pėr ne rapsodėt: thurnin vargje dhe i
kėndonin ato para se tė luftohej, mbas fitoreve madhėshtore ose nė festa tė tjera e nė krye tė kremtimeve tė shumllojshme nė kujtes e lavdi tė heronjve.
Ky rol nuk duhet shkėmbyer thjesht me atė tė njė poeti. Duhet krahasuar, nė rėndėsi shoqėrore, me atė tė njė 'shamani', si ndėrlidhės i popullit tė tij me
hyjnitė. Gjuhėtarėt thon se fjala vjen nga folja proto-keltike bardos me kuptim "ngrė zėrin; mburr; lavdėroj".

Duke mėnjanuar pėr njė ēast tė gjitha dyshimet qė ėsht mir tė ushqehen drejt rezultateve gjuhėsore tė indevropjanistėve, meriton vėmėndje ngjasimi i kėsaj foljeje, me shqipen bėrtąs [nė tekstet latine bardītus ėsht kėndimi i luftės i gjermanve, e bėrtitura..]

(Nė kėtė pik ēėshtja ėsht mė se hipotetike)Ngjasim tjetėr mund tė dallohet me fjalėn bardhosh edhe pse kuptimi i saj mėnjanohet shum nga interpretimi i gjuhėtarve. Nuk di tė kem lexuar gjėkundi pėr kėtė, por tek ndėrtimi i kėtyre lloj emra-mbiemrave mund tė vihet re siprapashtesa -osh e cila, sipas mua pėrkon me foljen osht ("ėsht" nė gegnishte lindore). Duke patur parasysh qė bardhėsia nė simbologjin shqiptare ėsht e Mira, buzėqeshja e Fatit, nuk duket dhe aq e largėt mundėsia qė rapsodėt qė i kėndonin betejave e fitoreve tė ishin quajtur "tė bardhėt"##.
Po me tė njėjtin kriter [ėsh/ės/es = ėsht dhe ash=asht] nė shqip gjejm fjal si stėrdhėmb-ėsh, trekėnd-ėsh, punonj-ės, pėrkat-ės, kėrku-es, fitu-es, ku, pas njė zanoreje (u nė kėtė rast), ė-ja bėhet e; mėngjar-ash, lar-ash, etj.

##Nė kėtė shprehje duket qart se po supozohet qė: proto-kelte = proto-ilire.


Nė drejtimin e ndėrmar nga pikpamja b), vetėm njė hetim i pėrsosur i lėvizjeve, karakteristikave, dhe sidomos i rrėnjėve tė pėrbashkėta tė popujve
iliro-keltik [si p.sh. panonėt], mund ta plotėsonte qartėsisht kuadrin duke e pastruar nga ndryshqet e ignorancės qė depėrton nga shpjegimet e ndėrmara
deri mė sot nga ata qė studjojnė 'iliristik' pa ditur tė thon sikur dhe "mirmėngjes" nė shqip. Njė sygjerim pėr ata qė do thelloheshin nė kėtė argument: mitologjia sipas tė cilės Iliri, Kelti dhe Galasi, ishin tre vėllezėr me prindėr Galatean dhe Polifemin, dhe emri me te cilin popujt kelto-gjermanik quanin "shkronjat" e tyre: rłna [nga rėnja rłn qė domethėn "segret, mister", ndoshta e lidhur me shqipen runa kuptimi i tė cilės ėsht i lidhur me dikė ose diēka qė ruan, qė mbron por edhe qė fsheh].



2]Disa shėnime nė lidhje me ngjyrėn e bardhė nė gjuhėsi.

Nė ndėrtimin e rrėnjėve indevropjane(IE) me kuptimin "i bardhė, qė shkėlqen, qė shndrit" kemi dy versionet *albh- dhe *bhal-. E para ėsht ndėrtuar(gjuha IE ėsht veē njė ndėrtes, nga shum kėndveshtrime artificiale; dhe nga shum kėndveshtrime tė tjera latino-greko-centriste) nga shėmbujt nė latinisht[alb], sabinisht[alp], umbrisht[alf], greqisht[alph] te cilat na tregojnė edhe ndryshimet e mundshme b-bh-p-ph-f brėnda gjuhėve IE.
E vetmja qė ruan kėtė forėm sot ėsht rumanishtja[alb "e bardhė]. Pėr tė ndėrtuar versionin e dyt ėsht mar parasysh nga gjuhėtarėt
sanskritishtja[bhalam "shkėlqim; ballė"], keltishtja[belo "i bardhė, shndritės" dhe bal "njoll e bardhė"], sllavo-baltiket dhe gjermaniket[bel-/pel-/bal- tė lidhura me bardhėsi e shkėlqim], anglishtja mesjetare dhe gallesishtja[ball/bal "njoll e bardhė" (tė prejardhura nga keltishtja)], shqipja[ballė, ndoshta nė lidhje me kuptimin e dyt tė sanskritishtes] dhe sidomos greqishtja[phalios "i bardhė"]. Pikėrisht kjo e fundit ėsht ajo qė na intereson mė tepėr:

Ajo ėsht e lidhur me mbiemrin bąlios/baliņs por inicialja b, e modifikuar pastaj nė greqisht me ph-ėn, sipas Pokornit(J.Pokorny)
dhe de Simones(C. de Simone) tregon qė ajo ėsht huazim nga ilirshtja (sipas Solmsenit, nga brygishtja, por prap nuk jemi larg).
E gjitha kjo sbėrthehet duke ditur se Balios, qė ėsht pėrdorur nga Omeri pėr tė emėruar njė nga kuajt e Aqilehtit, do tė thot "me njolla"...
Qė kėtej po aq i leht ėsht hapi qė na ēon tek pėrfundimi bąlios/baliņs = "balash"!

Pra nė shqip fjala qė i afrohet mė shum rrėnjes IE ėsht balė nga e cila rrjedhon fjala balash qė pėrdoret dhe si emėr dhe si mbiemėr dhe shpjegohet
si
Citim:
BALASH m.
1. Kafshė shtėpiake mashkull (zakonisht kalė ose ka), me njė balė tė bardhė nė ballė ose me bala nė trup.
2. Njeri me flokėt ose me qimet e fytyrės krejt tė bardha.

BALASH mb.
1. Qė ka njė balė tė bardhė nė ballė ose bala nė trup (pėr kafshėt shtėpiake).
Ka (kalė, qen) balash. Lopė (pelė, dele) balashe.
2. Laraman, i pėrzier me tė bardhė e tė zi (pėr qimet, pėr flokėt). Flokė balashė.

Degėzimi nga balė tek bardhė mund tė shpjegohet me rotacizėm por ndo njė mendim tjetėr nga kjo an do qe mė se i mirpritur.



3]
Citim:
Shkodranėt mė kanė pyetur gjithmonė nėse Bardhyl do tė thoshte " I bardhė si yll " apo " I bardhė ujė " !
Shkėmbimi i l/ll-ės me j-ėn nuk ėsht i pazakont nė shqip por, siē vėm re tek fjalėt ulk-ujk ose flutur-fjutur, sipas mua
ky shkėmbim ndodh kur l-ėja ose j-ėja ndodhen midis njė zanoreje dhe njė bashktingėlloreje ose si tek fjala
ulishtė "tinar i vogėl me finjė ku njomen e zbuten teshat para se tė lahen", midis dy zanoreve[duke konsideruar shėrbimin e saj, mund edhe tė ket qėn ujishtė]. Nė fund tė fjalės ndodh tek disa emra nga njėjės nė shumės: kungull-kunguj, tingull-tinguj, fill-fije, kal-kuaj, etj.


Citim:
Gjithashtu ėshtė shumė kurioz fakti i ngjashmėrisė sė dy fjalėve , yll me ujė . Nuk duhet harruar se uji reflekton gjithshka natyralisht edhe yjet jo
vetėm ngjyrėn e qiellit.
Njė fjal qė mund tė shpjegoj afrimitetin e yl me uj mund tė jet ylber: nė qoftė se kuptimi i tij domethėnė "i bėr nga uji", shpjegon qė
ai krijohet sa her qė bie shi pra sa her qė bie uj nga qjelli. Pra tregon ujin si pasqyrim ose rėshir e yjeve nė tok, shiun.


Citim:
Konvencioni mund tė jetė kushtėzuar edhe nga emra tė tjerė si p.sh. Ύλλας, Ύλλος dhe Ύλλης qė nė shqip kalojnė saktė si Ylla, Ylli, por dy rastet nė fjalė mė duken tė ndryshme megjithėse greqishtja e kohės i ka shėnuar nė mėnyrė tė ngjashme pa bėrė dallimin midis emrit yll dhe prapashtesave -ul/-ull.
Vėshtirėsitė mė tė mėdha varen nga fakti qė shkrimet ku lexojm kėtė emėr, si dhe shum tė tjer, jan jo-ilire kshu qė duhet vlersuar me shum kujdes mėnyra se si helenėt apo latinėt mund tė regjistronin nė shkrim tinguj qė nuk shqiptonin dot sepse alfabeti grek ka pas vetėm 24 shkronja.
[Kemi shėmbuj tė shumt e tė qart se si mund tė transformohen emrat nga popuj tė ndryshėm edhe nė gjuhėt e tanishme por shum
interesant do qe njė pėrqėndrim tek emrat me tė cilėt egjyptjanėt thėrrisnin "Popujt e Detit" me qėnė se midis kėtyre gjejm shum fise ilire].
Latinėt nuk kishin y por e pėrdornin nė shkrim duke e quajtur "i greke"; nė italisht jan kthyer me u ose i: Ύλας-->Ila, Ὕλλος/Ὕλᾱς-->Illo.
Jan bėr me mijra interpretime nėpėr shekuj pėr theksimin e greqishteve tė vjetra kshu qė ėsht vėshtir tė vendosen rregulla tė pa lėvizshme. Autorėt
shkruanin si u tekej dhe dorėshkruesat(amanuensėt) mund tė ken bėr gabime tė shumta por sipas mua nė pėrgjithėsi mund tė thuhet qė Υ = Y dhe υ = y .
Kurse u-n e formonin me dyzanorshe(difonge).

Sipas mua shumica e emrave dhe vėndemėrtimeve ku gjejm rrėnjėt ose rrokjet yl/yll/ill/il, qė nga Babylon["Dera e Hyjnive"] deri tek Ilion
e matanė, jan gjurma e pellazgo-ilirve kshu qė Bardh-yli mund edhe tė jet thjesht -Bardh iliri- nė tė njėjtėn mėnyr siē nė ato kohė shum veta qė arinin famėn, quheshin edhe me prejardhjen e tyre [ispaniku, spartaku, etj.] .
Aq mė shum kur ky nuk ėsht aspak zakon i harruar nga shqiptarėt; gjehen me mijra raste heronjsh e bajraktar tė kombit qė kan pas pėr mbiemėr vendin e lindjes.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 14.2.2012, 02:21   4
Kandhaon
anėtar/e
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,
Citim:
Degėzimi nga balė tek bardhė mund tė shpjegohet me rotacizėm por ndo njė mendim tjetėr nga kjo an do qe mė se i mirpritur.
Balė me bardhė s'ka lidhje aspak pėr mendim tim. Balė siē tregon edhe kuptimin i fjalės, ka lidhje me "ballė", kafsha qė ka larė nė ballė, quhet balė. Pastaj varėsisht nga krahina ka marrė kuptim mė tė gjerė (larė tė bardhė, larė nė trup etj.).

Gjuha shqipe ka fjalė tjera pėr kafshėt me larė nė trup, p.sh. lopa larė, larusha, laroshi, larushani etj.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 14.2.2012, 07:05   5
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Citim:
Degėzimi nga balė tek bardhė mund tė shpjegohet me rotacizėm
Pėr saktėsim, nuk quhet rotacizėm, ky prek vetėm r-nė (r<->n). Gjithsesi n.q.s. nuk adresohen pikat qė kam ngritur mė lart, diskutimi nuk ėshtė i drejtė, duhen qartėsuar mėnyrat e fjalėformimit. P.sh. nuk mund tė sugjerohet se emri vjen nga Bardh-ilir (mbiemėr-emėr), kur shqipja, siē shėnova mė sipėr, nuk njeh fjalėformim me mbiemėr para emrit (nėse ka ndonjė rast tė veēuar ėshtė thjesht anomali dhe me gjasė e krijuar nga prirje jashtė shqipes). Nėse fjalėformimi do tė ishte me emėr e mbiemėr (pėrcaktori prapa, nė emra joprefoljorė) do tė thuhej Yllbardhi, Ilirbardhi, siē thuhet Kalabardhi, Gurabardhi, Gurakuqi, flokėverdha, sylarushja, Kryekuqi, Kryemadhi etj. etj. Ky ėshtė fjalėformimi shqip emėr-mbiemėr dhe kėtu haset dhe gabimi nė keqzbėrthime tė kėtij lloji qė ēuditėrisht bėhen nė mėnyrė tė vazhdueshme me sa duket nga ndikimi nga gjuhė tė tjera (sidomos vihet re kjo te tė huajt, kur kėta me njė fjalor dosido tė shqipes marrin pėrsipėr tė bėjnė zbėrthime etimologjike pa kuptuar strukturėn fjalėformuese tė shqipes dhe duke supozuar se ēdo grup shkronjash qė iu ngjan me fjalė tė fjalorit ėshtė e tillė, meqė ashtu ndodh nė ndonjė gjuhė tjetėr).

Citim:
Njė fjal qė mund tė shpjegoj afrimitetin e yl me uj mund tė jet ylber: nė qoftė se kuptimi i tij domethėnė "i bėr nga uji", shpjegon qė
ai krijohet sa her qė bie shi pra sa her qė bie uj nga qjelli. Pra tregon ujin si pasqyrim ose rėshir e yjeve nė tok, shiun.
Ylber > Yll-ber > ber ylli (hark ylli), fjalėformim i pastėr emėr-emėr, ngjashėm me hekurudhė > udhė hekuri; gurgdhendės > gdhendės guri; letėrkėmbim > kėmbim letrash etj.).
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 01:04.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.