Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Territor
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 18.2.2012, 12:04   41
Citim:
70 mijė padi ndaj dėmtuesve tė pyjeve

Emri:  pyjet-prerja.jpg
Shikimet: 2387
Madhėsia:  24,8 KBShkatėrrimi i pyjeve ėshtė bėrė dukuri mjaftė shqetėsuese nė Kosovė. Zyrtarė tė Agjencisė Pyjore tė Kosovės, thonė se rreth 70 mijė lėndė janė dėrguar nė gjykata. Tė rrezikuar janė madje edhe rojtarėt, tė cilėt sivjet do tė pajisen me armė....

Sektori i pylltarisė, mbetet ndėr sfidat e punės sė Ministrisė sė Bujqėsisė, por edhe tė komunave. Ndonėse ėshtė thėnė se ka pasur mjaftė investime nė kėtė sektor, megjithatė, situata mbetet shumė e rėndė, sa i pėrket dėmtimit tė pyjeve nė Kosovė.

Ahmet Zejnullahu, kryeshef ekzekutiv i Agjencisė Pyjore tė Kosovės, tha pėr Radio Kosovėn se rreth 70 mijė lėndė janė dėrguar nė gjykata, por shpreh pakėnaqėsi me azhuritetin e tyre.

“Kemi pasur edhe ndėshkime qė mund t`i quajmė qesharake, ku ndėshkimi ka qenė me i vogėl sesa masa e vlerės drurore. Pra, ndėshkimet e vogla janė stimulim i mirė pėr prerėsit ilegalė qė ata tė veprojnė edhe nė tė ardhmen nė atė mėnyrė”, thotė Zejnullahu.

Faktorė tjetėr, qė do tė ndikonin nė parandalimin e dėmtimit tė pyjeve, sipas Zejnullahut, ėshtė edhe shtimi i numrit tė rojtarėve. Njė rojtar duhet tė ruaj deri nė 1000 hektarė, gjė qė ėshtė e pa mundur tė kontrollohet gjithė ai terren.

“Duke pasur parasysh qė Kosova ka rreth 288 mijė hektarė me pyje shtetėrore, atėherė ėshtė e domosdoshme qė t`i kemi sė paku 290 roje tė pyjeve. Aktualisht vendi ynė ka vetėm 205 rojtarė qė nuk ėshtė numėr i mjaftueshėm pėr t`i mbrojtur sipėrfaqet e pėrgjithshme tė pyjeve”.

Pyjet kualitative janė mė shumė tė sulmuara pėr shkak tė efektit dhe llogarisė ekonomike, ndėrkaq, rajoni i Dukagjinit ėshtė mė i dėmtuari nė kėtė aspekt.

Pėrfaqėsues nga sektorė tė ndryshėm tė institucioneve qendrore dhe lokale janė mobilizuar pėr mbrojtjen dhe rritjen e kontributit tė pyjeve nė ekonominė e pėrgjithshme. Pėr kėtė nė janar tė kėtij viti ėshtė themeluar edhe Bordi pėr Menaxhimin e Pyjeve.

Sipas statistikave tė Ministrisė sė Bujqėsisė, nė Kosovė sipėrfaqja e pėrgjithshme e tokave pyjore ėshtė rreth 464 mijė hektarė. Prej tyre, rreth 278 mijė hektarė, janė pyje publike, ndėrsa rreth 186 mijė tė tjera i takojnė sektorit privat.

http://www.rtklive.com/?cid=1&newsId=57222
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 22.3.2012, 13:09   42
I Pakapshėm
 
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 19.4.2012, 21:00   43
Citim:
Dėmtimi i pyjeve po merr pėrmasa shqetėsuese

Emri:  shkaterrimi_i_pyjeve.jpg
Shikimet: 1949
Madhėsia:  17,3 KBDėmtimi i pyjeve nė Kosovė, po merr pėrmasa shqetėsuese, kanė bėrė tė ditur zyrtarė tė Ministrisė sė Bujqėsisė, Pylltarisė dhe Zhvillimit Rural. Pavarėsisht masave pėr parandalimin e prerjeve ilegale, situata mbetet e rėndė sidomos nė sektorin e pyjeve mė kualitative.

Ndonėse tashmė komunat i kanė kompetencat pėr mbrojtjen e pyjeve, situata mbetet shumė e rėndė nė sektorin pyjor. Gjendja alarmante nė kėtė sektor mbetet ndėr sfidat qė po pėrballet Ministria e Bujqėsisė, por edhe organet lokale qė merren me menaxhimin e pyjeve.

Ky konstatim u bė nė takimin e rishikimit vjetor pėr sektorin e pylltarisė. Ministri Blerand Stavileci tha se po punohet vazhdimisht nė parandalimin e kėsaj dukurie shėmtuese, e cila po shkakton dėme tė pariparueshme.

“Njėri nga fenomenet mė negative nė kėtė sektor, siē ėshtė prerja ilegale e pyjeve, mbetet ende nė pėrmasa shqetėsuese. Nuk mund tė thuhet qė nuk ka lėvizje pozitive, mirėpo duhet rritur efikasitetin e mekanizmave zbatues dhe monitorues pėr tė arritur deri te menaxhimi i qėndrueshėm i resurseve tona pyjore”, tha ai.

Ndėrsa, pėrfaqėsuesi i Agjencisė Pyjore tė Kosovės, Besim Zogaj, tha se po tė shfrytėzohen nė mėnyrė tė ligjshme resurset pyjore, atėherė ato do tė krijonin edhe vende tė reja tė punės.

“Pylltaria nė vendin tonė ėshtė njė ofrues i rėndėsishėm i drurit pėr djegie, si dhe ėshtė mundėsi e mirė e punėsimit nėpėr zona rurale. Njė shfrytėzim i kujdesshėm i drurit pėr djegie do tė krijonte pyje shumė mė tė mira dhe me vlerė”, theksoi ai.

Sipas statistikave tė Ministrisė sė Bujqėsisė, nė Kosovė sipėrfaqja e pėrgjithshme e tokave pyjore ėshtė rreth 464.000 hektarė. Prej tyre, rreth 278.000 hektarė, janė pyje publike, ndėrsa rreth 186.000 tė tjera i takojnė sektorit privat. Ndėrkaq, zonat mė tė dėmtuara janė nė rajonin e Dukagjinit.

http://www.rtklive.com/?cid=1&newsId=59682
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 19.4.2012, 21:03   44
Citim:
Prerja ilegale e pyjeve, mbetet shqetėsim

Edhe pėrkundėr punės qė ėshtė bėrė, prerja ilegale e pyjeve nė Kosovė, vazhdon tė jetė nė pėrmasa shqetėsuese. Kėshtu ka pohuar ministri i Bujqėsisė, Pylltarisė dhe Zhvillimit Rural, Blerand Stavileci nė takimin pėr Rishikimin e Pėrbashkėt Vjetor pėr Sektorin e Pylltarisė, ku u diskutuan prioritetet nė sektorin e pylltarisė 2012-2014, Ligji i ri pėr Pyjet, modeli i ri institucional pėr Bordin pėr Menaxhimin e Pyjeve si dhe pėr procesin e decentralizimit nė pylltari.

Sipas Stavilecit rishikimi i pėrbashkėt vjetor, ėshtė edhe njė hap i rėndėsishėm nė drejtim tė planifikimit mė tė mirė tė veprimeve pėr kėtė sektor. Ai ka thėnė se qėllimi i kėtij takimi, i cili, tani e pas, do tė jetė i pėrvitshėm, ėshtė qė tė gjitha palėt tė takohen me njėra-tjetrėn, tė diskutojnė, tė pėrpiqen ta intensifikojnė bashkėpunimin dhe tė arrijmė t’i bashkėrendojmė veprimet pėr zhvillimin e sektorit tė pylltarisė.

Nė bazė tė Strategjisė sė Pylltarisė 2010-2020, ai ka thėnė se kanė filluar njė proces tė planifikimit tė integruar dhe sė bashku me donatorėt, nėpėrmjet njė qasjeje shumėdimensionale, si nė veprime, ashtu edhe nė financime tė projekteve tė ndryshme, po bėhet pėrpjekje e vazhdueshme, qė tė krijohet njė sistem mė i mirė pėr planifikimin afatmesėm dhe sa mė efikas, i cili do tė shoqėrohet edhe me ndėrtimin e njė sistemi pėr monitorimin dhe vlerėsimin e zbatimit tė planeve.

Ai po ashtu ka thėnė se duhet rritur koordinimin, veēanėrisht pėr sa i pėrket financimit tė projekteve tė ndryshme, qė kėto t’i kanalizojnė nė projektet qė janė mė prioritare. Po ashtu, duhet tė shikohet se sa mund ta financojnė nga buxheti i tyre tre-vjeēar, nė bazė tė Kornizės Afatmesme tė Shpenzimeve dhe ēfarė mund tė plotėsohet nga financimi i donatorėve.

Ndėrsa Kushtrim Cukaj, kryesues i Bordit pėr menaxhimin e Pyjeve ka thėnė se sektori i pylltarisė, ka pasur probleme nė tė kaluarėn dhe se pėr ta ndryshuar kėtė dhe pėr tė ecur pėrpara, nevojitet njė angazhim dhe koordinim edhe mė i madh. Nė kėtė drejtim edhe themelimi i Bordit pėr menaxhimin e pyjeve, qė ėshtė bėrė nga Qeveria e Kosovės, sipas tij, do tė ndihmojė qė koordinimi tė jetė mė nivel dhe tė gjendet njė gjuhė e pėrbashkėt, midis akterėve kryesor nė pylltari, qė tė arrihen ato rezultate qė i presin qytetarėt edhe Qeveria e vendit. Megjithatė, sipas tij, gjykatat nuk po kryejnė punėn si duhet sa i pėrket ndėshkimit tė personave qė bėjnė shkelje tė tilla.

Edhe Maria Nelbing, pėrfaqėsuese e ambasadės suedeze nė Prishtinė ka thėnė se gjendja aktuale nė sektorin pyjor mbetet shqetėsuese. Sipas saj, me qėllim qė tė fuqizojnė edhe mė shumė perspektiven e sektorit tė pylltarisė, duhet tė pėrmirėsohet bashkėpunimin nė mes tė donatorėve dhe Qeverisė, pėrmes mekanizmave tė rishikimit vjetor dhe themelimit tė njė fondi tė pėrbashkėt./kosovapress/

http://rtv21.tv/home/?p=71301&utm_so...etet-shqetesim
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 8.5.2012, 22:19   45
Citim:
Policia pėrdor “kallashėt” pėr arrestimin e prerėsve tė pyjeve nė Llap

Podujevė, 7 maj – Njėsitet e Policisė kufitare tė Kosovės kanė arrestuar pasditen e sė dielės 10 persona nė cilėsinė e tė dyshuarve pėr prerje ilegale tė pyjeve dhe pengim tė personave zyrtarė tė policisė. Ata kanė pėrdorur edhe “kallashėt”, plumbat e tė cilėve kanė goditur nė dy objekte nė fshatin Peran tė Podujevės, ku edhe ka ndodhur ky incident. Nė mesin e tė ndaluarve ka qenė edhe njė fotoreporter, i cili po fotografonte gjatė kėsaj kohe.

Sipas burimeve tė gazetės, gjatė kohės sa i kishin pėrcjellė 5 traktorėt me dru rrugės pėr nė Peran, policėt kufitarė kishin shkėmbyer fjalė fyese me prerėsit e pyjeve. Sipas tė njėjtave burime, njėri nga policėt ua ka sharė nėnėn shitėsve tė druve duke kėrkuar sqarim pse nuk po ecin. Dhe kur kanė ardhur nė Peran, njėri nga shitėsit e druve ėshtė ndalė dhe kur ėshtė pyetur nga policia pse nuk po e nget traktorin, i ka thanė “qe po ta bie nanėn qė e lype ma herėt”.

“Incidenti ka ndodhur ndėrmjet disa qytetarėve qė po bartnin dru dhe policisė. Ata janė ndaluar nga policia dhe pas disa zėnkave, njė polic ka gjuajtur me “kallash”, ndėrsa plumbat kanė prekur edhe njė shtėpi nė afėrsi. Nė kėtė rast, edhe mua mė kanė arrestuar edhe pse ua kam treguar ID qė jam fotograf me licencė ndėrkombėtare. Pas 15 minutave qė mė kanė marrė nė pyetje dhe maltretuar psikikisht, mė kanė liruar ”, ka treguar fotografi Blerim Uka.

Ndėrkohė, zėdhėnėsi i Policisė sė Kosovės, Baki Kelani, nuk ka dhėnė shumė detaje rreth kėtij incidenti.

“Rreth orės 17:30 njėsitė patrulluese tė Policisė Kufitare kanė qenė duke i dėrguar 5 traktorė qė kanė qenė tė ngarkuar me dru tė prera ilegalisht pėr nė Qendrėn e Ekonomisė Pyjore. Zyrtarėt policorė nė afėrsi te lokacioni i ekonomisė pyjore janė penguar dhe njėherėsh janė sulmuar nga 10 persona. Gjatė kėtij sulmi nuk ka pasur pasoja nė njerėz as dėme materiale. Nė vendngjarje kanė dalė edhe njėsitė policore nga Stacioni Policor i Podujevės”, ka thėnė Kelani.

Sipas tij, Policia ka arritur tė vėrė situatėn nėn kontroll dhe, siē thotė zėdhėnėsi i Policisė, si rezultat i sulmit ndaj njėsitit policor, janė ndaluar 10 persona nė cilėsinė e dyshuarave, tė cilėt mė pas janė dėrguar nė Stacioni Policor nė Podujevė pėr t’u marrė nė pyetje dhe pėr procedura tė mėtutjeshme.

Baki Kelani nuk ka dhėnė detaje tė tjera as pėr tė shtėnat e as pėr ndalimin e fotografit Uka. Ai nėpėrmjet telefonit ka thėnė se tash pėr tash nuk ka mė shumė informata rreth kėtij rasti.

http://koha.net/?page=1,13,98430

Citim:
Shkatėrrim masiv pyjeve

Prerja pa kriter po shkatėrron pyjet sidomos ne veri te vendit. 9 kamionė me dru kontrabande te prere ne pyjet e Mirditės janė bllokuar nga policia. Ne pranga kane rene edhe 18 persona, mes te cilėve shoferet si dhe banore te zonės qe bėnin gati ngarkesėn.

Me te dėmtuarat rezultojnė komunat e thella si Selita dhe Fani. Edhe ne Shėngjin njė numėr i madh pishash janė prere kohet e fundit, ndėrkohe qe shėrbimi pyjor ndihet i pafuqishėm pėr ti vene fre shkatėrrimit. Ne Lezhė operon njė numėr i vogėl efektish te cilėt sipas drejtuesve te pyjores nuk mund ta mbulojnė gjithė zonėn sidomos gjate natės. Veē pishave, ne zonėn e Shėngjinit po dėmtohet edhe rėra e plazhit, pasi shume drejtues mjetesh pėrdorin bregun e detit pėr te udhetuar drejt Kune-Vainit. Ndėrsa ne Elbasan 150 ha pyje te Krastės qe cilėsohen si mushkėria e qytetit janė drejt shkatėrrimit te plote. Drejtues te shėrbimit pyjor thonė se zhveshja e kodrės nga prerjet pa kriter te pishave ne 20 vitet e fundit, ka shkaktuar rrėshqitje masive te tokės.



http://www.vizionplus.tv/index.php?o...ale&Itemid=211
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 12.6.2012, 21:30   46
Citim:
Podujevė: Konfiskohen drut ilegalė

Komuna e Podujevės sė bashku me Policinė dhe Agjencionin e Pyjeve tė Kosovės kanė konfiskuar rreth 200 metra kubė dru tė prera ilegalisht. Kjo masė drusore, sipas drejtorit pėr Bujqėsi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Vezir Januzi, ėshtė konfiksuar pėr pesė muaj tė kėtij viti. Megjithatė, ai thotė se tash ka njė rėnie tė prerjeve ilegale nė territorin e Komunės sė Podujevės.

“Prerja ilegale e pyjeve ka rėnė dukshėm pas shtimit tė kontrollit tė pandėrprerė sė bashku me Policinė e Stacionit nė Podujevė, asaj Kufitare tė Lluzhanit, Inspektoratit dhe Agjencionit tė Pyjeve tė Kosovės. Rol nė zvoglimin e prerjeve ilegale tė pyjeve ka luajtur edhe pika kontrolluese e Policisė Kufitare nė Kėrpimeh e cila mund tė monitorojė mbi 10 fshatra tė asaj ane”, ka thėnė drejtori pėr Bujqėsi, Pylltari dhe Zhvillim Rural.

Rajoni i Llapit ka gjithsej 29 mijė e 50 hektarėve me pyje, ndėrsa prej tyre 17 mijė e 600 janė pronė shoqėrore, kurse 11 mijė e 450 janė pronė private.

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=43&id=172129
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 14.6.2012, 21:17   47
Citim:
Pemėt nė tokė, shkatėrrohet pylli i liqenit artificial

Emri:  u9yjwzjh.jpg
Shikimet: 931
Madhėsia:  31,4 KBTiranė - Ambjentalistėt japin alarmin pėr prerjen e pemėve nė rrugėn e Elbasanit, pėrballė Fakultetit Ekonomik. Ekologjisti, Sazan Guri, thotė se numėrohen tė paktėn 100 pemė tė prera dhe me kėto ritme sipas tij, do tė masakrohet e gjithė sipėrfaqja pyjore e kėsaj zone.

"Jemi pranė tė njė nga dhjetė vatrat tė tilla qė janė bėrė nė kėtė pyll, qė ka qenė me njė status: hapėsire e mirėfilltė publike pėr qytetarė. Sot vėrejmė se si individėt vėnė dorė mbi atė qė ėshtė jeta e tyre. Ne pemėt i presim pa mbjellė pemėt e reja", shprehet ambjentalisti Sazan Guri.

Pėr kėtė zonė, ku pemėt po priten prej disa ditėsh, ambjentalistėt thonė se nuk ka asnjė projekt tė ligjshėm pėr shndėrrimin e kėsaj sipėrfaqeje nė diēka tjetėr. Sipas tyre, po nė kėtė zonė, janė prerė dhe pemė tė tjera dhe sipėrfaqet e boshatisura janė kthyer nė lokale, lavazho apo parkime makinash.

http://news.albanianscreen.tv/pages/news_detail/40248

Citim:
Parku i Liqenit drejt zhdukjes, ambientalistėt akuzojnė Bashkinė: Priten 7 mijė metėr katror pyll brenda njė nate

Maskara qė po ndodh me parkun e Liqenit po e ēon atė drejt zhdukjes. Ambientalistėt janė shprehur tė shqetėsuar pėr faktin se sipas tyre aty po ndėrtohen ēdo ditė pallate. Pėr mė tepėr ambientalistėt kanė denoncuar prerjen e 7000 metėr/katror pyll brenda njė nate nė zonėn pėrballė Fakultetit Filologjik nė Tiranė.

Ambientalisti Lavdosh Feruni ka denoncuar se kjo ėshtė njė masakėr nė mes tė kryeqytetit.

"Ėshtė njė pabesi e madhe e kryebashkiakut qė ėshtė prononcuar fuqimisht pėr njė Tiranė tė gjelbėr. Kemi tė bėjmė me njė mungesė totale pėrgjegjshmėrie pėr qytetin, tregon se shpejt, kėshtu si ky vend qė shikoni kėtu, do tė masakrohet i gjithė parku. Ky ėshtė precedent shumė i rrezikshėm”, ka theksuar Feruni, sipas tė cilit Bashkia e Tiranės po gėnjen cdo ditė shqiptarėt.

Ndėrsa ambientalisti Artan Shkreli ka deklaruar se brenda ambientit tė Parkut Kombėtar i ėshtė dhėnė leje Ambasadės Turke pėr tė ndėrtuar rezidencat e saj, ndėrkohė qė ka tė tjera projekte tė pabėra publike qė pritet tė zhvillohen brenda ambienteve tė kėtij parku.

“Nuk ka asnjė tabelė. Ėshtė me detyrim ligjor tė vendoset njė tabelė se ēfarė do tė bėhet kėtu. Nuk ka asnjė plan rregullues tė miratuar, as nga Kėshilli Bashkiak as nga qeveria. Zoti Basha ka ardhur nė pushtet duke bėrė njė thirrje: do shtojmė sipėrfaqet e gjelbėrta tė qytetit, dhe ky ėshtė hapi i parė. 7 mijė metra/katrorė qė u hoqėn brenda njė nate nė Tiranė, hapi i dytė ėshtė se ambasada turke qė do tė marrė 7 mijė metra tė tjera, ėshtė kampusi universitar qė pritet tė ndėrtohet pas universitetit, ėshtė unaza, e ashtuquajtura unazė, e cila qėllimisht u fut brenda parkut. Ne sot mund tė themi qė Tirana nuk e mė Parkun e Liqenit”, thotė arkitekti Shkreli.

Sipas njoftimit tė Bashkisė sė Tiranės ėshtė bėrė me dije se "Kjo rrugė, nga Fakulteti Ekonomik deri tek rrethrrotullimi i Saukut, me gjatėsi 1.7km, do tė jetė me 6 korsi 2x8m me trafikndarėse prej 1.5m ku ėshtė parashikuar dhe gjelbėrim si dhe me trotuare nė tė dy anėt e rrugės. Zgjerimi i kėsaj rruge do tė lehtėsojė ndjeshėm trafikun, do tė ulė koston e lėvizshmėrisė, do tė ndikojė nė reduktimin e ndotjes dhe do tė pėrmirėsojė cilėsinė e jetės banorėve tė Tiranės".

http://sot.com.al/index.php?option=c...ome&Itemid=482
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 2.7.2012, 19:07   48
Citim:
Berisha: Zgjerimi i ‘Rrugės sė Elbasanit’, domosdoshmėri

TIRANE - Kryeministri Berisha iu pėrgjigj sot akuzave tė opozitės pėr prerjen e pemėve nė kuadėr tė zgjerimit tė Rrugės sė Elbasanit. Nė mbledhjen e Komitetit tė Planifikimit tė Strategjive, kryeministri Berisha theksoi se zgjerimi i rrugės ėshtė njė domosdoshmėri dhe nėnvizoi se pemėt e prera po zėvendėsohen dyfish nga Bashkia e Tiranės.

“Natyrisht nuk ėshtė e padhimbshme prerja e atyre pemėve, por rruga duhet zgjeruar dhe jam i bindur se ata qytetarė tė cilėt e kanė tė domosdoshme rrugėn e pėrshtatshme pėr tė ardhur nė qendėr tė Tiranės do votonin jo njėherė por shumė herė pėr zgjerimin e rrugės. Tu kėrkohet organizatave mjedisore dhe tė ndihmohen qė pemėt ende tė paprera tė transplantohen nė njė vend tjeter, por rruga do zgjerohet.”- deklaroi Berisha.

“Rruga e Elbasanit”, njė arterie e rėndėsishme kombėtare, po i nėnshtrohet zgjerimit, dhe pėr kėtė Drejtoria e Pėrgjithshme e Rrugėve ka nisur punėn. Por, projekti eshte kundėrshtuar nga kėshilltarėt e majtė nė Bashki. Ata kanė kundėrshtuar me forcė shpyllėzimin e njė pjese tė parkut tė kodrave tė liqenit, atė nė afėrsi tė Rrugės sė Elbasanit.

http://www.balkanweb.com/bw_lajme2.p...&IDCategoria=1
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 2.7.2012, 19:13   49
allianz
 
Kėtu del kryeministri pėrgjigjet dhe pėr stokun e brekėve qė duhet tė qarkullojnė nė treg, pėr llojin e qeseve qė duhen pėrdorur, pėr ēmimin e patateve, pėr rregullimin e ēative nė zonat me borė, pėr prerjen e pemėve, pėr llojin e dashnores qė duhet tė preferojmė e ku di ēfarė tjetėr. Republika Varirroēke e Ēifligstanit ose shkurt Ēifligu i Varirroēkės.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 18.7.2012, 22:34   50
Citim:
Masakra me pyjet nė Shllak, 15 gjoba autorėve

Emri:  8ifjuh0o.jpg
Shikimet: 830
Madhėsia:  20,1 KBShkodėr - Vetėm nė 24 orėt e fundit janė prerė 150 metėr sterė dru zjarri nė pyjet e Shllakut nė Shkodėr. Prerja e paligjshme e pyllit ka vėnė nė lėvizje policinė pyjore dhe atė tė shtetit, tė cilėt pas sinjalizimeve tė marra kanė ndaluar 4 automjete tė tonazhit tė lartė. Ėshtė sekuestruar e gjithė lėnda drusore e prerė si edhe janė vendosur 15 gjoba me vlerė 3 milion e 200 mijė lekė. Denoncimet e policisė pyjore janė dėrguar nė prokurori pėr ndjekjen e mėtejshme tė kundravajtėsve.

"Janė inspektuar dhe rrugėt auto ku kemi arritur tė sekuestrojmė njė sasi rreh 150 m sterė dru zjarri vetėm nė aksionin e ditėve tė fundit. Ėshtė bėrė sekuestrimi i materialit drusor kontrabandė dhe janė vendosur gjoba me vlerėn 3 milionė e 200 mijė lekė. Bashkėpunimi kryesor ka qenė me policinė e shtetit ku janė bllokuar rreth 7 mjete tė rėnda", tha Agim Dardha, Drejtor Policia Pyjore.

Nuk ka njė shifėr tė saktė pėr sipėrfaqen pyjore tė prerė nė mėnyrė tė paligjshme nė zonėn e Shkodrės, por vetėm njė zjarr i rėnė nė fillim tė kėsaj vere shkatėrroi tėrėsisht 9.5 ha pyje. Pėr ruajtjen e zonave tė rėndėsisė sė vecantė , rezervati i Velipojės dhe parku kombėtar i Thethit, janė ngritur skuadra vullnetare zjarrfiksish nė tė gjithė fshatrat e zonave nė fjalė.

http://news.albanianscreen.tv/pages/news_detail/42801
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 25.7.2012, 21:30   51
Citim:
Pyjet nė rrezik

Ferizaj - Dėmtimi i sipėrfaqeve pyjore pėrbėn njė shqetėsim edhe pėr komunėn e Ferizajt, ėshtė thėnė gjatė njė takimi qė ka zhvilluar tė mėrkurėn kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, me drejtuesit e Inspektoratit tė pyjeve tė Kosovės. Me kėtė rast ėshtė kėrkuar njė pėrgjegjėsi mė e madhe institucionale me qėllim tė pengimit tė dėmtimit tė sipėrfaqeve pyjore, tė cilat nė kontinuitet janė pre e dėmtuesve.

Drejtori i Drejtorisė sė Inspektoratit tė pyjeve, Kadri Kadriu, ka kėrkuar nga komuna qė tė marrin masa tė pėrbashkėta kundėr dėmtuesve tė pyjeve. “Pėrkrahjen e inspektoratit do ta keni dhe ne do tė bėjmė kontrolle sa herė qė kėrkohet. Ne do tė bashkėpunojmė edhe me policinė, nė mėnyrė qė tė evidentojnė prerjen ilegale tė pyjeve tė cilat janė duku u bėrė nė komunėn tuaj, por edhe nė komunat tjera tė Kosovės”, ka thėnė Kadriu, duku shtuar se nėse vazhdohet me kėtė ritėm tė prerjes ilegale tė drunjve, nuk do tė ketė se ēka tė menaxhohet me pyjet.

“Ne si inspektorate i kemi tė dhėnat tona pėr dėmet qė janė duku u shkaktuar, kėshtu qė kisha kėrkuar njė bashkėpunim nė mbrojtjen e pyjeve tė Ferizajt”, ėshtė shprehur Kadriu.

Nga ana tjetėr, kryetari i komunės sė Ferizajt, Agim Aliu, ka premtuar bashkėpunimin e komunės nė kėtė drejtim duke vėnė theksin nė ngritjen e pėrgjegjėsisė institucionale.

“Ne jemi tė shqetėsuar me kėtė gjendje. Do tė kėrkojmė qė nė kėto rrethana tė ngrisim pėrgjegjėsinė institucionale, pėr faktin se kjo nuk ėshtė diēka qė ka ndodhur brenda muajve apo brenda viteve, por ėshtė njė kontinuitet i bashkėveprimit”, ka thėnė Aliu.

Nė komunėn e Ferizajt, janė 11 mijė hektarė pyje shtetėrore dhe 3400 ha pyje private. /Kosovapress/

http://www.kosovapress.com/index.php?cid=1,3,150295
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 8.9.2012, 20:42   52
Citim:
Hakmarrja e pyllit tė djegur ėshtė e papėrballueshme
Prof. Lush Susaj

Pėrmirėsimi i standardeve tė mjedisit dhe zhvillimi i qėndrueshėm i sistemeve ekologjike ėshtė dhe do tė mbetet njė nga objektivat kryesore tė veprimtarisė njerėzore. Shoqėria jonė, ka shumė vite e dekada qė po pėrballet me degradimin e vazhdueshėm tė treguesve tė cilėsisė sė ajrit, ujit tė pijshėm, tokės bujqėsore, biodiversitetit dhe mjedisit urban. Shkaku i degradimit dhe pėrkeqėsimit tė vazhdueshėm duhet kėrkuar jo vetėm tek aktiviteti industrial dhe urban, por, mbi tė gjitha, tek ulja e vazhdueshme e sipėrfaqes sė gjelbėr.

Dihet se shkatėrrimi i bimėsisė, pyjeve, biodiversitetit, etj, janė probleme globale. Nga ana tjetėr, duhet theksuar fakti se Shqipėria ka firmosur tė gjitha konventat ndėrkombėtare mbi energjinė, resurset gjenetike dhe mjedisin, ėshtė shtet anėtar i NATO-s dhe synon tė bėhet pjesė e Bashkimit Europian, ku dhe e ka vendin, megjithatė, pėr fatin tonė tė keq, zbatimi i ligjeve tė miratuara pėr mbrojtjen e pyjeve, ujrave, ajrit, tokės, biodiversitetit, etj, pothuajse ėshtė lėnė krejt pas dore.

Nė kėta 20 vjet, kemi pėrjetuar dhe parė se si zbatimi i ligjeve ėshtė zėvendėsuar me dosje tė kopsitura me kujdes qė kanė shėrbyer pėr tė justifikuar dhe fshehur shpėrdorimin e fondeve tė dhėna nga donacionet dhe projektet kombėtare dhe ndėrkombėtare pėr problemin nė fjalė.

Zbatimi i ligjeve tona ka vite qė ėshtė kamufluar nga propaganda shterpė, ėshtė zėvendėsuar nga konferencat dhe simpoziumet e mbushura me mediokritet, skema dhe fotografi nė Power Point qė paraqiten dhe shijohen nga disa “Doktor Gjilpėra” dhe “zulu”, siē do t‘i quante Faik Konica, qė janė bėrė frekuentuesit mė tipikė tė korridoreve dhe kafeneve tė ministrive, zyrave tė projekteve, granteve, etj. Kėta janė ato kokat qė mėsojnė dhe dinė pėrmendėsh ditėlindjet dhe shijet e ministrave, si askund tjetėr nė botė, mėsojnė dhe dinė pėr secilin drejtor e ministėr deri edhe numrin e kėpucės dhe tė kostumit. Kėta “Doktor Gjilpėra” dhe “zulu”, janė ata qė kemi rastin t’i shohim pėrditė kur bėjnė rreshtoren dhe shėtitjet e zakonshme nga Hotel Sheratoni tek Rogneri, u bie ndonjėherė rruga deri tek Ministria e Mjedisit dhe mė pas e ndalin projektorin dhe shpenzimet e fondeve diku, nė muret e sallave tė konferencave, madje kėtė ritual nuk e harrojnė edhe kėto ditė, kur pothuajse i gjithė territori i pyjeve tė Shqipėrisė ndodhet nėn pushtetin mizor tė flakėve.

Unė i njoh shumė mirė rregullat zakonore qė kanė administruar, mbajtur, trashėguar dhe ruajtur pyjet e Shqipėrisė qė nga Antikiteti e deri nė ditėt e sotme tė “Doktor Gjilpėrave” qė edhe pėr zjarret dhe prerjet barbare tė kėtyre 100 viteve tentojnė tė fajėsojnė natyrėn dhe popullsinė e pafajshme. Unė i njoh edhe ligjet e mrekullueshme qė janė miratuar nė Kuvendin e Shqipėrisė e qė, pėr fatin tonė tė keq, kurrė nuk u zbatuan. Si studiues dhe njohės i mirė i biodiversitetit dhe klimės, kam patur rastin qė nė kėta 30 vjetėt e fundit, tė punoj dhe tė jetoj pothuajse nė tė gjitha krahinat, Shqipėrisė. Unė jam formėsuar dhe dashuruar me natyrėn dhe jetėn e vendit tim duke studiuar, punuar, fjetur e jetuar nė ēadėr, qė nga fusha e kreshtat e Ēajupit, Zagoria, Mali i Thatė mbi Delvinė, Dhėmbeli, Tomorri, Shpiragu, Vokopola, Voskopja, Sotiri, Dardha, Gramozi, Gjinari, Dajti, Klenja, Lura, Mbasdeja, Korabi, Deshati, Jabllanica, Dragashi, Gjallica, Kunora, Shkėlzeni e deri nė Malin e Hekurave dhe nė Jezercė.

Nėse kurora e pyjeve tė krahinave tė Mbidrinit ėshtė ruajtur falė forcės sė zakonit, pjesa tjetėr e sipėrfaqes pyjore, pėrfshirė edhe parkun jetik tė Dajtit, ėshtė djegur, dėmtuar dhe degraduar si askund tjetėr nė rajon dhe botė. Ndoshta, lexuesit e kėtij shkrimi do tė thonė se zjarre ka patur edhe nė vende tė tjera nė Evropė dhe nė botė. Po, kjo ėshtė e vėrtetė! Ndryshon mėnyra e trajtimit dhe e menaxhimit tė situatave tė tilla, ndryshojnė kushtet klimatike e tokėsore, ndryshojnė mundėsitė e ripėrtėritjes, etj.

Realisht, qė nga viti 1994, e sidomos pas vitit 2000, Shqipėria, nuk ka patur pyje dhe parqe qė tė mund tė krahasohen me pyjet e Bosnjės, Greqisė, Spanjės, Kalifornisė, Australisė, apo edhe ato tė Pelisterit nė Maqedoninė fqinjė.

Malet tona janė tė pjerrėta e tė thepisura dhe vendi ynė karakterizohet nga njė deficit lagėshtire prej 300-400 mm shi nė vit, madje nė pjesėn mė tė madhe tė territorit, pėr periudhėn maj-tetor, bien 80-250 mm reshje, qė e bėn akoma mė tė vėshtirė, pothuajse tė pamundur ripyllėzimin dhe rikthimin e pyjeve tė djegura nė gjendjen e mėparshme.

Nisur nga ky kėndvėshtrim, ėshtė mirė qė tė kuptojmė faktin e hidhur se nga flakėt e zjarrit tė stimuluara nga heshtja, abuzimi dhe marria administrative, sė bashku me pyjet, po humbasim pėrjetėsisht edhe ushqimin, qetėsinė dhe mundėsinė e jetės nė kėtė hapėsirė tė limituar qė ėshtė banesa dhe Atdheu i vetėm i shqiptarėve.

Dua tė nėnvizoj faktin se nė pyjet dhe zonat e mbuluara me bimėsi, temperatura ėshtė gjithmonė 5-6°C mė e ulėt se nė zonat e tjera, nė pyjet dhe malet e Shqipėrisė, temperatura e verės kurrė nuk ėshtė ngritur mbi 35°C, prandaj, me keqardhje e them qė pyjet e Shqipėrisė nuk janė shkatėrruar e djegur nga shkaqe natyrore. Parė nė kėtė kontekst, mendoj se ėshtė koha qė tė analizojmė dhe tė pranojmė shkaqet qė na kanė sjellė nė kėtė situatė absurde. Pa njė analizė serioze, nuk ėshtė e mundur qė tė ndalet kjo marri e vetėshkatėrrimit dhe vetėdiskreditimit qė po e kthen Shqipėrinė nė njė shkretėtirė, nė njė Sahara.

Shqiptarėve u janė dashur mijėra vjet luftė dhe pėrpjekje pėr tė patur shtetin, kushtetutėn dhe administratėn e tyre tė pavarur. Kjo ėshtė dhe arsyeja qė unė kurrė nuk kam patur dhe as qė kam dėshirė tė akuzoj apo tė pėrgojoj me pa tė drejtė shtetin dhe administratėn e vendit tim. Megjithatė, nga analiza e ngjarjeve tė njėpasnjėshme, rezulton se shkatėrrimi i pyjeve, resurseve gjenetike dhe mjedisit urban kėta 100 vjet ka ardhur nga mosfunksionimi i ligjit pėr shkak tė nepotizmit, grykėsisė, krahinizmit, injorancės dhe korrupsionit tė administratės shtetėrore.

Gjatė kėtyre ditėve, shpesh herė mė ėshtė kujtuar njė bisedė qė pata para pak javėsh me njė ish-mėsuesin tim qė aktualisht jeton nė Portsmuth tė Anglisė. Nė atė bisedė, mėsues Marku mė tha: “Mė vjen keq qė akoma nė shkollat e Shqipėrisė nuk flitet sa duhet mbi edukatėn mjedisore dhe edukatėn seksuale, dy probleme nė tė vėrtetė jetike”. Realisht, shteti e ka mundėsinė qė nėn shembullin e vendeve tė tjera tė Evropės, ta kthejė shkollėn nė funksion tė edukimit mjedisor e qytetar. Vetėm nė kėtė mėnyrė, do tė mund tė kishim individė dhe njė shoqėri mė tė edukuar dhe mė tė ndjeshme ndaj pyjeve, natyrės dhe mjedisit. Pavarėsisht se tė gjithė e duan pyllin dhe bimėsinė, realisht as edhe njė pėrqind e popullsisė nuk e dinė koston e lartė dhe kohėn e gjatė qė duhet pėr pyllėzimet e reja, madje shumė pak njerėz e dinė faktin se pas djegies dhe shkatėrrimit tė njė pylli natyral, ēfarėdo qė tė bėjmė, asnjėherė nuk do tė mund tė arrijmė atė formėn, biodiversitetin, ekuilibrin natyror dhe perfeksionin e mėparshėm tė krijuar nga zoti (do tė thonin besimtarėt) apo nga natyra (do thoshin ateistėt). Ndaj, mendoj se ėshtė koha qė njerėzit tė mėsojnė sa mė shumė mbi natyrėn, bimėsinė, procesin tokėformues, erozionin, pėrmbytjet, cilėsinė e ajrit, ujit, etj.

Shteti dhe shoqėria jonė i ka tė gjitha kapacitetet dhe arsyet e duhura pėr tė ndėrmarrė njė betejė tė tillė edukuese pėr qytetarėt e kėtij vendi. Pėrmes ekologjizimit tė shkollės, mund tė krijohet njė shoqėri mė e vetėdijshme pėr rolin dhe rėndėsinė e pyjeve dhe bimėve nė ekuilibrin e ekosistemeve, nė shtimin e sasisė sė oksigjenit, nė pakėsimit e pluhurit, nė rritjen e freskisė gjatė muajve tė nxehtė tė vitit, mbrojtjen e tokės nga erozioni, etj. Vetėm nėpėrmjet njė edukimi mė tė mirė mjedisor do tė kuptohet dhe do tė ndihet pėrgjegjėsia dhe detyrat individuale, lokale, rajonale dhe globale nė drejtim tė ruajtjes dhe shtimit tė pyjeve dhe sipėrfaqeve tė gjelbėruara.

Shkencėtarėt dhe studiuesit qė monitorojnė ritmin e ndryshimeve tė klimės globale dhe ambientit, parashikojnė qė temperatura mesatare gjatė 100 viteve tė ardhshme do tė rritet me 3-5°C ose 0.3-0.5°C nė ēdo 10 vjet. Nėse do tė vazhdojmė duke dėmtuar pyjet, tokėn, biodiversitetin dhe bimėsinė, atėherė rritja e temperaturės do tė ndodhė shumė mė shpejt, erozioni, rrėshqitjet e tokės, pėrmbytjet dhe fenomene tė tjera negative, do ta bėjnė stresante e pothuajse tė pamundur jetėn tonė nė kėtė vend. Ka ardhur koha qė ēdo njeri tė kuptojė e tė dijė faktin se hakmarrja e pyjeve tė djegura dhe e natyrės sė dhunuar, nuk mund tė pėrballohet asnjėherė dhe nga askush.

Njė faktor tjetėr qė mendoj se ka ndikuar nė pakėsimin e sipėrfaqes pyjore dhe nė pėrkeqėsimin e situatės mjedisore nė Shqipėri ėshtė sjellja abuzive me pronat dhe me strukturat autoktone tė popullsisė, si dhe me trashėgiminė e territorit dhe historisė sė tyre. Nuk besoj qė tė ketė njeri qė nuk e din faktin se nė Shqipėri nuk ka shanse qė tė ketė toka pa pronarė, nuk ka kullota dhe as bjeshkė pa zot, nuk ka fshat, katund, krahinė as qytet pa burime tė mjaftueshme njerėzore pėr t’u qeverisur dhe administruar. Nė kėtė drejtim, janė bėrė shumė gabime, ndaj mendoj se ėshtė koha pėr tė reflektuar.

Kemi parė mėnyrėn se si janė shpronėsuar dhe shumėzuar me zero tė zotėt e vėrtetė tė tokės e tė pyllit, janė shpronėsuar dhe fyer rėndė familjet dhe fiset qė nė shekuj dhe dekada kanė jetuar nė ato pyje, prozhme, lugina dhe vende me ujė dhe ajėr tė pastėr. Kemi pare, jetuar dhe dėgjuar se si janė shpronėsuar, fyer dhe braktisur nga ligji dhe shteti tė gjithė ata qė pyjet dhe tokat e tyre stėrgjyshėrore i kanė mbrojtur me gjak e sakrifica, jo vetėm nga pushtuesit e huaj dhe fatkeqėsitė natyrore, por dhe nga sjellja rrugaēėrore e njerėzve tė babėzitur qė guxuan e shfrytėzuan nė mėnyrėn mė barbare kėtė pasuri tė pazėvendėsueshme. Mjafton tė ndalemi pėr pak momente dhe tė analizojmė atė mėnyrėn se si mbi bregdetin, korijet, prozhmet, burimet ujore, kodrat dhe pyjet e katundeve dhe krahinave tė ndryshme tė vendit, se si krejt pa pritur janė shfaqur pronarė tė rinj, pa asnjė lidhje origjine apo kontributi me zonėn, fshatin apo krahinėn ku guxuan dhe ngritėn gatrrat, guroret, hotelet, vilat, sharrat dhe stabilimentet e drurit.

Mendoj qė administrata shtetėrore ka stimuluar degradimin e pyjeve dhe ambientit edhe nėpėrmjet politikave tė gabuara tė kuadrit dhe keqpėrdorimit tė kapaciteteve njerėzore tė fushės sė pyjeve dhe mjedisit. Nė kėtė kontekst, gjithnjė mė ka shqetėsuar dhe vazhdon tė mė shqetėsojė fakti qė nė krye tė drejtorive tė shėrbimit pyjor nė rrethe dhe prefektura janė emėruar dhe vazhdojnė tė punojnė specialistė veterinerė, mėsues tė ciklit tė ulėt dhe, nė rastin mė tė mirė, ndonjė specialist pyjesh qė vitet e fundit ka pėrfunduar universitetin me korrespondencė. Nėse sot apo mė vonė do tė bėhet njė analizė serioze mbi hartėn e zjarreve dhe hartėn e parcelave ku janė shpenzuar paratė e projekteve e donacioneve tė shumta tė kėtyre viteve, do tė arrijmė qė tė kuptojmė edhe mė mirė shkakun dhe mėnyrėn e pėrdorimit tė zjarreve pėr tė mbuluar paratė e shpenzuara pėr punė dhe shėrbime pyjore qė realisht kurrė nuk u kryen, do tė arrijmė qė tė kuptojmė edhe shkakun e vėrtetė tė dezinformimit, mungesės sė transparencės, mungesėn e kontrollit dhe hetimit profesional tė lėndės drusore dhe inerteve tė shfrytėzuara nė pyje dhe nė mjedis.

http://www.tiranaobserver.al/2012/09...perballueshme/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 12.11.2012, 20:49   53
Citim:
Pyllėzohen 4 hektarė nė bjeshkėn e Jedovės nė Deēan

Deēan, 12 nėntor- Rreth katėr hektarė pyll i shkatėrruar tėrėsisht nga prerjet ilegale nė vendin e quajtur Jedovė nė bjeshkėn e Deēanit janė nė pėrfundim e sipėr tė pyllėzimit. Realizimi i projektit pėr pyllėzim tė kėsaj pjese ėshtė realizuar nga OJQ “ERA group”, nė kuadėr tė projektit tė financuar nga Sida-SNV, Zhvillimi i Qėndrueshėm Alpin nė Kosovė, pėrmes Zhvillimit tė Shoqėrisė Civile, Qendrės pėr Edukim tė Qėndrueshėm Mjedisor dhe Iniciativės Rurale.

Labinot Krasniqi, zyrtar pėr media i “ERA grupit”, ka thėnė se SHPPP ‘Alpet Shqiptare’ ka shfaqur idenė pėr pyllėzimin e maleve tė Jodovės, ndėrsa ėshtė mbėshtetur sė bashku me 10 organizata dhe shoqata tė tjera, duke pasur qėllim zhvillimin e qėndrueshėm. “Ky projekt ka filluar tė zbatohet qysh nė muajin qershor tė kėtij viti, duke pastruar 5 hektarė sipėrfaqe pyjore nga masa drunore e mbetur, mandej duke ripyllėzuar fidanė”, ka nėnvizuar Krasniqi duke shtuar mė pas se projekte tė tjera janė duke u implementuar edhe nė Junik dhe nė rajonin e Rugovės, ku edhe shihen rezultate tė dukshme, duke pasur dhe krijuar mundėsi mė tė mėdha pėr turistėt, qė do tė ndikojnė pėr ngritje tė vetėdijes tek banorėt lokalė pėr rėndėsinė e pyjeve dhe botės shtazore, porse e gjithė kjo pėr tė ndikuar nė mbrojtjen e pyjeve dhe kafshėve, regjistrimin e florės dhe faunės, etj. Sipas zėdhėnėsit tė ERA-s, vlera e kėtij projekti ėshtė rreth 3 mijė euro. Ndėrkaq nė anėn tjetėr Shefqet Tolaj, inxhinier i pylltarisė , njėherėsh kryetar i shoqatės sė pronarėve tė pyjeve private “Alpet Shqiptare” nė Deēan, ka thėnė se falė ndihmės sė Agjencisė Pyjore tė Kosovės, i cili i ka dhuruar fidanėt falas, si dhe njė ndihmė nga Komuna nė bashkėpunim me anėtarėt e shoqatės ėshtė pyllėzuar njė sipėrfaqe e tillė.

http://koha.net/?page=1,31,122853
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 19.11.2012, 21:01   54
Citim:
oleranca ndaj prerėsve ilegalė po shkatėrron pyjet

Prishtinė, 19 nėntor – Gjatė kėtij viti mbi 5 mijė fletėparaqitje kundėrvajtėse dhe penale janė shqiptuar pėr prerėsit ilegalė tė pyjeve tė Kosovės. Pėrfaqėsues tė Agjencisė Pyjore tė Kosovės (APK) bėjnė tė ditur se mbi 35 pėr qind tė rasteve qė zihen duke prerė drunj ilegalisht lidhen me persona recidivė.

Kryeshefi i kėsaj agjencie, Ahmet Zejnullahu, ka potencuar se sfida mė e madhe lidhur me kėtė dukuri ėshtė neglizhenca e gjykatave pėr t’i shqyrtuar kėto lėndė dhe pėr tė dhėnė ndėshkimin e duhur sidomos pėr prerėsit recidivistė tė pyjeve.

“Nuk jemi te kėnaqur me shqyrtimin e lėndėve, e cila dallon nėpėr komuna. Shumica e fletėparaqitjeve, mbi 50 pėr qind tė tyre, pėr shkak tė vjetėrsisė nuk shqyrtohen fare, ndėrsa nė shumicėn e rasteve edhe ato qė shqyrtohen jepen gjoba shumė tė ulėta qė nganjėherė mė shumė janė stimuluese sesa ndėshkuese”, ka thėnė Zejnullahu.

Ai ka potencuar se pėr mbrojtjen e pyjeve autoritetet komunale kanė marrė njė varg aktivitetesh dhe se ende funksionojnė pikat permanente tė kontrollit nė disa rajone qė janė tė vendosura sė bashku me Policinė e Kosovės (PK) si nė grykėn e Deēanit, tė Rugovės, Kaēanikut etj. “Agjencia e pylltarisė ka nėnshkruar njė memorandum mirėkuptimi sė bashku me PK-nė qė sidomos nė grykėn e Deēanit tė ketė kontroll 24-orėsh pėr ta parandaluar dukurinė e prerjes”, ka thėnė Zejnullahu.

Zejnullahu ka bėrė tė ditur se Inspektorati qendror i Pyjeve nė kuadėr tė APK-sė nga janari deri nė shtator tė kėtij viti ka kryer mbi 600 kontrolle nė subjekte afariste, drejtori rajonale, komuna, tregje, qarkullim rrugor dhe ngastra pyjore.

“Janė konfiskuar 1 mijė e 400 metra kub masė drunore, ndėrsa numri i fletėparaqitjeve tė ushtruara pėr veprime ilegale tė prerjeve dhe aktiviteteve tė tjera pa leje nė pyje dhe toka pyjore nė kėtė vit ėshtė 5 mijė e 466 fletėparaqitje”, ka thėnė Zejnullahu.

Ai ka pohuar se gjatė kėtij viti do tė bėhet edhe pajisja me armė pėr rojat e pyjeve, gjė qė i shkon nė funksion “mbrojtjes mė tė mirė” tė pyjeve.

Po ashtu, sipas Zejnullahut, kėtė vit janė duke u pyllėzuar 545 hektarė sipėrfaqe tė zhveshura nė tėrė Kosovėn. “Pyllėzimi kryesisht bėhet me drunj halorė, si dru teknik. Njė druri tė tillė i nevojiten mbi 30 vjet qė tė rritet. Kjo bėhet me qėllim tė pėrmirėsimit tė pyjeve dhe mbrojtjes sė ambientit”, ka shtuar ai.

Ajshe Qorraj-Berisha, zėdhėnėse e Kėshillit Gjyqėsor tė Kosovės (KGJK), lidhur me ndėshkimet e “vogla” pėr prerėsit ilegalė tė pyjeve, ka thėnė se gjyqtarėt e Kosovės japin dėnime aq sa lejon ligji.

Sa u pėrket statistikave policore pėr vjedhje tė pyjeve, nga janari deri mė 9 nėntor tė kėtij viti nė PK janė lajmėruar vetėm 587 raste tė tilla.

http://koha.net/?page=1,3,123821
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 11.2.2013, 09:10   55
Citim:
Shkatėrrohen pyjet shqiptare, ikin nė Greqi 35 tonė dru cilėsor kontrabandė

Ka pėrshkuar plot rrugė nė Shqipėri, mė tej ka kapėrcyer doganėn dhe matanė kufirit, teksa shkonte nė fabrikė nė Athinė, ėshtė kapur nga policia greke.

Bėhet fjalė pėr njė sasi prej 35 tonė dru i cilėsisė sė lartė i cili sikundėr ka pohuar shoferi i kamionit, vinte nga Shqipėria dhe ėshtė kapur nga autoritetet greke.

Shoferi ka deklaruar se e kishte blerė nė Shqipėri sasinė e drurit qė iu kap porse nuk kishte dokumentet e duhura pėr tė provuar shitblerje tė rregullt tė drurit.

Policia greke tha se po vazhdon hetimet pėr drurin e dyshuar pėr kontrabandė. Ajo tha se drurėt ishin prerė nga pyjet e vendit fqinjė, Shqipėrisė duke shtuar se prerja ka shkaktuar dėm ekologjik pasi do tė duhen dhjetėra vite pėr tu rikuperuar.

http://noa.al/news/artikull.php?id=279820
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 11.2.2013, 21:59   56
Citim:
Policia e Kosovės ruan Parqet Kombėtare

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapėsinor, Dardan Gashi, sot nxorri vendimin pėr themelimin e Drejtorive pėr Administrimin e Parqeve Kombėtare “Bjeshkėt e Nemuna” dhe “Sharri”.

Pėr zbatimin e kėtij vendimi, pėrgjegjėse ėshtė Agjencia pėr Mbrojtjen e Mjedisit tė Kosovės (AMMK).

“Kjo agjenci gjithashtu ka arritur dhe ka nėnshkruar marrėveshjen me Policinė e Kosovės, prandaj qė sot e tutje pjesėtarėt e PK do t’i ruajnė parqet kombėtare. Drejtoria pėr Administrimin e Parkut Kombėtar “Bjeshkėt e Nemuna” do ta ketė selinė nė Pejė, ndėrkaq ajo e PK “Sharri”, nė Prizren. “, thuhet nė njė komunikatė pėr media tė lėshuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapėsinor.

Tė dyja kėto drejtori ushtrojnė veprimtarinė e tyre nė pajtim me ligjet nė fuqi nė Republikėn e Kosovės, Ligjin pėr Parkun Kombėtar “Bjeshkėt e Nemuna”, Ligjin pėr Parkun Kombėtar “Sharri” dhe Ligjin pėr Mbrojtjen e Natyrės. /Kosovapress/

http://www.kosovapress.com/index.php?cid=1,85,160041
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 14.4.2013, 22:53   57
Citim:
7589 fletėparaqitje pėr dėmtuesit e pyjeve

Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	pyjet_1750.jpg
Shikimet:	165
Madhėsia:	55,1 KB
NNJ:	4484Dėmtuesit e pyjeve gjatė vitit tė kaluar, nuk kanė mbetur pa u ndėshkuar nga autoritetet pėrgjegjėse nė sektorin e pylltarisė. Pėr dėmtimin e masės drusore prej rreth 24 mijė metėr kub dru, janė shqiptuar 7589 fletėparaqitje, ku 4857 prej tyre kanė qenė pėr kundėrvajtje dhe 2732 pėr vepėr penale. Ndėrsa, nė bazė tė fletėparaqitjeve tė ngritura nė vitin e kaluar, mbi 35 pėr qind e tyre janė nga vjedhėsit komercial tė pyjeve dhe ka raste qė vetėm pėr njė dėmtues tė tillė janė ngritur deri nė 30 fletėparaqitje.

E autoritetet komunale, qė mbrojtja e pyjeve si pėrgjegjėsi ju ėshtė deleguar qė nga viti 2010 nga Ministria e Bujqėsisė, Pylltarisė dhe Zhvillimit Rural, nė vitin e kaluar kanė arritur tė konfiskojnė 4,668.97 metėr kub masė drusore. Komunat qė kanė qenė mė sė shumti tė atakuara nga kėta dėmtues janė Ferizaji, Peja, Istogu, Prishtina, Kaēaniku, Podujeva, Kamenica, Vitia, Mitrovica dhe Deēani, i cili nė kėtė vit ishte mė pak i atakuar se viteve tė kaluara.

Zėdhėnėsi i Ministrisė sė Bujqėsisė, Pylltarisė dhe Zhvillimit Rural, Adil Behramaj, thotė se ka progres tė konsiderueshėm nė sektorin e pyjeve, por ende ky progres ėshtė nėn hijen e dukurisė sė prerjeve ilegale, e cila vazhdon tė mbetet nė pėrmasa shumė shqetėsuese. “Dhėnia e lejeve pėr prerje, tenderimi dhe mbrojtja e pyjeve ėshtė kompetencė e autoriteteve komunale dhe jo e ministrisė. Nė pylltari ekziston njė ngatėrresė e madhe e kompetencave, qė vetėm me ligjin e ri pėr pyjet po mundohemi t’i rregullojmė, por tani pjesa mė e madhe e rojeve tė pyjeve janė armatosur me pushkė tė gjata dhe ka fuqizim tė strukturave qė ēdo ditė janė nė ndjekje tė prerėsve ilegalė. Ka mbi 7500 fletėparaqitje tė ngritura nė vitin e kaluar, por shqyrtimi i kėtyre lėndėve nga gjykatat ėshtė shumė i ngadaltė dhe po zgjatė me nga 3-4 vite. E,edhe dėnimet e shqiptuara prej tyre po janė mė shumė stimuluese, se parandaluese, sepse vjedhėsit kapen me masė drusore qė arrin deri nė 1000 euro nė vlerė dhe dėnohen me nga 100 euro nga gjykata, derisa me ligj mund tė shqiptojnė dėnime deri nė 10 mijė euro”, thotė Behramaj.

Agjencioni Pyjor i Kosovės, nė vitin 2013 planifikon tė pyllėzojė 420 hektarė sipėrfaqe tė zhveshura tė tokės pyjore dhe tė mirėmbajė 850 hektarėt e pyllėzuar gjatė dy viteve tė fundit. Gjithashtu, planifikon tė prodhojė rreth 3 milionė fidanė, tė hapė 49.80 km si rrugė kundėr zjarreve dhe tė mirėmbajė 49.60 km e korridoreve ekzistuese kundėr zjarreve. Pėr shkak tė pakėnaqėsisė qė kishte me reagimet e autoriteteve kompetente nė vatrat e zjarreve qė kishin kapluar pyjet nė vitin e kaluar, ky agjencion tani ka nėnshkruar edhe njė marrėveshje me Ministrinė e Punės dhe Mirėqenies Sociale, pėr angazhimin e 90 punėtorėve sezonal nė parandalimin dhe shuarjen e zjarreve

http://www.gazetaexpress.com/index.php?cid=1,15,108925
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 2.5.2013, 22:07   58
Citim:
Erozioni dhe kontrabanda drusore po shkatėrrojnė natyrėn shqiptare

Pėrmasat e mėdha tė shkatėrrimit nga erozioni si dhe kontrabanda e lėndės drusore ėshtė shqetėsuese pėr Ministrinė e Mjedisit, njė ndėr faktorėt mė shqetėsues pėr relievin shqiptar, qė po merr pak nga pak natyrėn.

Nga Ministria e Mjedisit vijnė burime se njerėzit janė shpėrdorues tė natyrės, pasi e shfrytėzojnė atė pa kriter dhe nuk dinė ta mirėmbajnė. Pra, jemi vetė ne qė po sjellim kėtė faktor negativ nė natyrėn tonė, ku nė radhė tė parė prekemi drejtpėrdrejt ne si nė shėndet dhe nė ekonomi.

Specialisti Arsen Proko, drejtor drejtorie nė Ministrinė e Mjedisit, bėn tė ditur se sė shpejti do tė fillojė reforma pėr mbrojtjen e pyjeve nga erozioni si dhe masa ndaj kontrabandės sė lėndės drusore.

“Ndėrkohė ka njė sipėrfaqe tė degraduar tė parehabilituar, shpeshherė me erozion, mungojnė projektet e qarta pėr tė rregulluar kėtė situatė. Nė planet tona pėr tė pėrmirėsuar ndikimin negativ tė kėtij faktori ne po bėjmė hapa konkretė. Do tė ndėrtohet njė fidanishte 40 ha pėr tė intensifikuar pyllėzimin, pėr tė rehabilituar terrenin, pėr tė vlerėsuar shtretėrit e lumenjve, qė sot janė bosh, po rrezikojnė dhe erozionin e tokave tė bukės”, – tha Proko.

Si masė paraprake pėr frenimin e shpyllėzimit qeveria ka bėrė uljen drastike tė numrit tė kompanive shfrytėzuese tė pyjeve: nga 250 qė kanė qenė mė parė nė 17 qė funksionojnė sot. Mirėpo kjo nuk ka funksionuar pėr mirė, sepse nė mėnyrė tė fshehtė dhe tė jashtėligjshme vazhdon prerja e pyjeve pa asnjė kriter. Nė fund tė fundit, reduktimi i kompanive shfrytėzuese nuk mund tė reduktojė kėrkesėn jetėsore pėr lėndė drusore, kėshtu qė, sado tė shtohet puna e 17 kompanive tė mbetura, nevoja e kėrkesė nė treg do t’i detyrojė kompanitė e tjera tė veprojnė nė mėnyrė tė jashtėligjshme.

“Ka qenė njė praktikė pėr mua e gabuar, e cila ka ndihmuar nė degradimin e pyjeve, qė kompanitė qė punojnė gjejnė leje shfrytėzimi vetėm pėr njė vit dhe nuk e di se ēdo tė bėhet me ta vitin tjetėr. Ne do tė vendosim mekanizma tė tilla qė t’ua japim pėr njė kohė tė gjatė nė pėrdorim, nė mėnyrė qė kompania jo vetėm tė presė, por dhe tė mirėmbajė rrugėt, ta mbrojė nga zjarri, ta mbrojė nga ndėrtimet dhe tė bėjė tė gjitha punėt e parashikuara nė planin e menaxhimit”, – tha Proko.

Ai ka kėrkuar bashkėpunimin e rojtarėve tė pyjeve, tė komunitetit nė veēanti dhe tė policisė sė rendit pėr ndalimin e prerjes sė paligjshme tė masiveve pyjore pėr tė shmangur gėrryerjet nga erozioni.

Masat

“Ka qenė njė praktikė pėr mua e gabuar, e cila ka ndihmuar nė degradimin e pyjeve, qė kompanitė qė punojnė gjejnė leje shfrytėzimi vetėm pėr njė vit dhe nuk e di se ēdo tė bėhet me ta vitin tjetėr. Ne do tė vendosim mekanizma tė tilla qė t’ua japim pėr njė kohė tė gjatė nė pėrdorim, nė mėnyrė qė kompania jo vetėm tė presė, por dhe tė mirėmbajė rrugėt, ta mbrojė nga zjarri, ta mbrojė nga ndėrtimet dhe tė bėjė tė gjitha punėt e parashikuara nė planin e menaxhimit”, – tha Proko.

Masat

“Ndėrkohė qė ka njė sipėrfaqe tė degraduar, tė parehabilituar, shpeshherė me erozion, kanė munguar projektet e qarta pėr rregullimin dhe pėrmirėsimin e kėsaj situate. Do tė ndėrtohet njė fidanishte 40 ha pėr tė intensifikuar pyllėzimin, pėr tė rehabilituar terrenin, pėr tė vlerėsuar shtretėrit e lumenjve qė sot janė bosh. Kėrkoj bashkėpunimin e rojtarėve tė pyjeve, tė komunitetit nė veēanti dhe tė policisė sė rendit pėr ndalimin e prerjes sė paligjshme tė masiveve pyjore”, – tha Proko.

http://www.gazetametropol.com/erozio...ren-shqiptare/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 6.8.2013, 18:15   59
Citim:
Shtohen rojet nė parqet nacionale

Emri:  59nemuna.jpg
Shikimet: 676
Madhėsia:  95,6 KBParqeve Nacionale i shtohen rojet qė kujdesen pėr prerėsit ilegal tė drunjve. Krahas punonjėsve tė rregullt qė mbikqyrin territoret e Parqeve Nacionale “Bjeshkėt e Namuna” dhe “ Malet e Sharrit”, atyre u shtohen dhe rojet nga komunat qė kufizohen me Parqet Nacionale.

Me kėtė rast u nėnshkrua Memorandumi i parė i mirėkuptimit ndėrmjet ministrit tė MMPH-sė Dardan Gashi dhe kryetarit tė Komunės sė Suharekės Blerim Kuēi.

“Eshtė detyrė e tė gjithėve ruajtja e kėtyre pasurive natyrore. E ministrisė, e Komunave, por edhe e qytetarėve. T’i ruash pyjet nga shkatėrrimi do tė thotė se mendojmė edhe pėr fėmijėt tanė qė nuk kanė lindur ende. Vetėm kėshtu ata do tė jenė mirėnjohės ndaj nesh”, ka thėnė ministri Gashi.

Ditėve nė vazhdim pritet tė nėnshkruhen dhe memorandumet tjera ndėrmjet MMPH-sė dhe komunave qė kufizohen me Parqet Nacionale qė tashmė mbrohen me ligj tė veēant.

http://www.kosova-sot.info/politike/...rqet-nacionale
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 7.10.2013, 21:52   60
Citim:
4 tė arrestuar pėr pyjet e Divjakės

Emri:  pyjettt.jpg
Shikimet: 681
Madhėsia:  15,6 KBPolicia e Fierit ka arrestuar katėr persona, pasi akuzohen pėr prerje tė pyjeve nė Divjakė. Burime nga policia lokale bėjnė tė ditur se nė pranga kanė rėnė shtetasit: Mylaim Sina Zenun, Levio Muēa, Marsel Meēo, Enea Mėrtiri, ndėrsa nė gjendje tė lirė po hetohet edhe inspektori i pyjeve, Agim.S. Materialet ndaj tyre iu pėrcollėn pėr hetime tė mėtejshme Prokurorisė sė Fierit. Pritet qė Gjykata e Shkallės sė Parė e Fierit tė vendosė masėn e sigurisė ndaj tė arrestuarve.

Mbrėmjen e sė premtes, policia e Fierit ka arrestuar tre persona nėn akuzėn e prerjes sė pyjeve. Bėhet fjalė pėr 35-vjeēarin Gjon Bushi nga Radostina, 44-vjeēarin Andrea Daflla nga Ndėrmenasi dhe Sali Haskon. Sipas policisė, kėta tre persona u kapėn nė flagrancė teksa ishin duke prerė pisha 50-vjeēare nė pyllin e Semanit dhe tė Darzezės.

http://mapo.al/2013/10/07/4-te-arres...et-e-divjakes/
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 13:47.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.