Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Viruset > Terrorizmi a/sh
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 31.3.2012, 21:13   1

TSr/ 1999: Masakra serbe e Burimit, Malishevė


Citim:
Autorėt e masakrės sė Burimit tė Malishevės, ende tė pazbuluar

Malishevė, 31 mars - Familjarė tė viktimave tė Masakrės sė Burimit tė Malishevės tė shtunėn nė mesditė, nė 13 vjetorin e masakrės, kanė bėrė homazhe, duke vendosur kurora me lule mbi varret e tyre, qė janė tė ngritura ndėrmjet fshatrave Astrazup dhe Dragobil.

Mė 31 mars 1999, nė vendin e quajtur “Vrella e Mėhillit”, nė periferi tė fshatit Burim, ishin ekzekutuar 38 shqiptarė, ndėrkohė qė katėr tė tjerė ishin djegur. Kjo ka qenė masakra mė e madhe qė ka ndodhur gjatė kohės sė luftės sė fundit pėr liri nė komunėn e Malishevės. Ajo masakėr nuk ėshtė pėrfshirė nė asnjėrėn nga akuzat e ngritura kundėr tė akuzuarve serbė pėr krime lufte qė kanė ndodhur nė Kosovė.

Dhe pikėrisht ky fakt zhgėnjyes ishte brengė kryesore e familjarėve, tė cilėt sot kishin shkuar pėr tė nderuar dhe kujtuar tė dashurit e tyre.

Nė mesin e tė vrarėve ka ende edhe persona tė paidentifikuar, tė cilėt janė varrosur nėn shifrėn “NN”. Shumica e tė vrarėve kanė qenė nga fshatrat Dragobil dhe Astrazup, ndėrkohė qė nė mesin e tyre ka pasur edhe mysafirė nga disa fshatra tė Suharekės, tė strehuar atė kohė nė kėto dy fshatra.

Kėtė masakėr e ka mbijetuar vetėm Nuredin Amrush Morina nga Astrazupi, i cili ende ėshtė gjallė. Edhe pse ka qenė nė rreshtin e ekzekutimit, ai ka pasur fatin qė i vetmi tė mos goditet me asnjėrin nga rafalėt e forcave serbe.

http://koha.net/?page=1,13,93744
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 00:06.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.