Kthehu   Kreu > D1 > Punishte > Tė reja
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 27.4.2012, 22:55   1

Gėrmime nė Klinė


Citim:
Arkeologėt kėrkojnė tuma ilire nė Volljakė tė Klinės

Klinė, 27 prill - Instituti Arkeologjik i Kosovės nė bashkėpunim me Drejtorinė e Kulturės nė Klinė kanė nisur gjurmimet pėr zbulimin e tumave dhe vendbanimit ilir. Gjurmimet janė duke u bėrė nė tri vende nė afėrsi tė fshatit Volljakė tė Klinės dhe kompleksit tė Ujėvarave tė Mirushės te vendi i quajtur “Pishat e Volljakut”.

Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	f1_tuma1335514635.jpg
Shikimet:	359
Madhėsia:	155,7 KB
NNJ:	3715

Shafi Gashi, arkeolog nė Institutin Arkeologjik tė Kosovės, ka thėnė se ėshtė duke u gjurmuar nė tri vende, ku supozohet se ka tuma ilire qė i takojnė kohės sė bronzit dhe epokės sė hekurit rreth 3 500 vjet mė parė, por mund tė ketė edhe varre tė periudhės mesjetare. Sipas tij, nė kėtė vend supozohet tė ketė 30 tuma ilire. Punimet do tė zgjasin rreth njė muaj dhe nė tė njėjtėn kohė ėshtė duke u gjurmuar edhe pėr zbulimin e vendbanimit nė afėrsi pasi qė edhe pozita gjeografike ėshtė e njėjtė ku nė kodėr mund tė ketė pasur vendbanim, kurse me poshtė tuma. Ky ėshtė njė projekt i Ministrisė sė Kulturės. Gashi pohon se e njėjta pasqyrė kronologjike dhe kulturore ėshtė hasur edhe nė fshatin Perēevė tė Klinės, ku janė gjetur tuma ilire nė gėrmimet e viteve ‘70.

Kamer Rraci, zyrtar pėr trashėgimi kulturore nė Klinė, ka thėnė se supozohet se aty mund tė ketė qenė vend ku mė parė kanė jetuar ilirėt dhe gėrmimet qė janė duke u bėrė janė tė njė rėndėsie tė madhe. Sipas tij, gjurmė tė tilla ka edhe nė fshatrat Jashanicė, Dresnik dhe Siqevė tė Klinės.

http://koha.net/?page=1,5,97257
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 8.8.2012, 21:36   2
Citim:
Nė Dresnikė tė Klinės zbulohen gjurmė tė njė lokaliteti dardan

Emri:  x8cwjf7x.jpg
Shikimet: 143
Madhėsia:  40,2 KBKlinė - Prishtinė, 8 gusht – Arkeologėt e Kosovės kanė rėnė nė gjurmė tė njė vendbanimi, qė konsiderohet se i ka takuar Dardanisė qendrore. Nė fshatin Dresnikė tė Komunės sė Klinės, vetėm 2 km larg qendrės sė qytetit, ėshtė zbuluar njė bazilikė, ose njė pallat, qė vlerėsohet tejet i rėndėsishėm, me njė mozaik tė cilit deri mė tash i janė identifikuar sė paku 9 ngjyra.

Gėrmimet nė kėtė lokacion kishin nisur vetėm njė muaj mė parė, nė njė projekt nė tė cilin janė pėrfshirė Zyra pėr Trashėgimi Kulturore e qytezės sė Klinės, Instituti Arkeologjik, Instituti i Kosovės pėr Mbrojtjen e Monumenteve tė Kulturės, dhe Instituti pėr Mbrojtjen e Monumenteve dhe Muzeu Rajonal i Prishtinės. Punimeve po iu prin arkeologu Masar Valla, nga Instituti Arkeologjik i Kosovės. Ky institucion nė vitin 2004 kishte bėrė njė projekt gėrmim sondazhi dhe nė bazė tė asaj kishin dalė indikacione se aty do tė ketė njė lokalitet.

Haxhi Mehmetaj, drejtor i Instituti pėr Mbrojtjen e Monumenteve dhe Muzeu Rajonal i Prishtinės, ka thėnė se kanė zbuluar gjurmė tė njėrit prej lokaliteteve mė tė rėndėsishme tė Dardanisė antike. Zbulimi i ri, sipas Mehmetajt, nuk i lė gjė mangu pėr nga rėndėsia lokalitetit arkeologjik tė Ulpianės.

“Nė bazė tė asaj qė kemi gjetur deri tani, bėhet fjalė pėr njė qytet apo vendbanim tė madh, ndėr mė tė rėndėsishmet nė Dardaninė qendrore, njė municipium (qytet antik) qė ka pasur edhe administratė tė tijėn”, ka thėnė Mehmetaj, teksa ka pėrcaktuar harkun kohor tė cilit besohet se i takon ky monument.

“Kemi njė tjegull qė konsiderohet se ėshtė e shekullit tė dytė tė erės sonė, por ky objekt ka mundur tė jetė ndėrtuar nė mes tė shekullit II – VI tė erės sonė, pa pėrjashtuar asnjėherė mundėsinė qė ky mund tė jetė edhe parahistorik”, ka thėnė Mehmetaj.

Ai ka treguar se deri tani ėshtė zbuluar vetėm njė pjesė e kėtij monumenti, ndėrsa gėrmimet do tė vazhdojnė.

Kamer Rraci, zyrtar pėr trashėgimi kulturore nė Klinė, ka treguar se ėshtė zbuluar njė mozaik me pėrmasa tė mėdha tė kohės. Sipas tij, mozaiku ėshtė me figura gjeometrike, ndėrsa deri ėshtė zbuluar vetėm 1 e 6 e mozaikut.

“Ai mund tė ketė qenė ndonjė pallat i monarkut tė asaj kohe. Aty ėshtė njė zbulim epokal me motive iliro-dardane. Sipas realitetit nė terren mund tė jetė deri nė 40 hektarė qytet antik”, ka thėnė Rraci.

Enver Rexhaj, drejtor i Institutit Arkeologjik tė Kosovės, ka thėnė se pėr kėtė vit do tė rrumbullakohet puna me njė konservim tė pėrkohshėm tė asaj qė ėshtė zbuluar deri tash, pėr tė nisur vitin tjetėr me gėrmime tė tjera.

Shumė historianė vendės e tė huaj kanė shkruar se nė Dresnikė ėshtė njė municipium (qytet antik), ndėrsa kėto pohime po vėrtetohen me kėto gjurmė.

Shasivar Haxhijaj, kėshilltar i lartė i ministrit tė Kulturės, Memli Krasniqi, ka thėnė se ky institucion do tė jetė nė mbėshtetje tė gėrmimeve nė Dresnikė.

http://koha.net/?page=1,5,110631
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 03:39.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.