Kthehu   Kreu > D1 > 1757-2012: Shtetet Shqiptare > 1944-1992: Republika III
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 16.8.2006, 11:42   1

Shkrim i cituar 1945-99: Politika antishqiptare e Serbisė - Agresioni komunist


Interpretim



Ju tregoj tmerret e politikės serbe nė Kosovė
Hivzi Islami

Projektet e genocidit serb nė gjysmėn e parė tė shekullit tė XX-tė dhe nė vazhdim pėr dėbimin e shqiptarėve nga trojet e tyre.

Regjimi serbo-jugosllav filloi nė Kosovė me vrasjen e demonstrantėve, burgosjen masive tė tė rinjve, diferencimet dhe izolimet e intelektualėve, arrestimet arbitrare, torturat dhe keqtrajtimet e tė burgosurve, helmimet e nxėnėsve, bastisjet dhe ekspeditat ndėshkuese, me rrėnimin e plotė tė autonomisė (federative), suprimimin e organeve legale tė pushtetit (Kuvendit, Qeverisė, Kryesisė), pėrjashtimin e shqiptarėve nga institucionet e sistemit, mbylljen e mjeteve tė informimit, mbylljen e shkollave e tė Universitetit, pėrjashtimin masiv tė shqiptarėve nga organizatat ekonomike, institucionet sociale, humanitare, shėndetėsore, kulturore e shkencore, rrėnimin e bazės ekonomike tė Kosovės, plaēkitjen e teknologjisė dhe tė pronės private tė shqiptarėve dhe me masa tė presionit policor, ushtarak, politik dhe ekonomik, shpėrnguli njė numėr tė madh tė shqiptarėve.

Nisi kolonizimi i ri i Kosovės si aspiratė shekullore pėr ndėrrimin e strukturės etnike tė Kosovės, me valėn e fuqishme tė terrorit shtetėror. Mirėpo, ndaj tė gjitha formave tė dhunės, shqiptarėt u pėrgjigjėn me sjellje jo tė dhunshme, si mjet pėr ta evituar konfliktin dhe pėr ta realizuar vullnetin politik.


Serbėt pėrqendrojnė vėmendjen nė Kosovė

Ish-Federata dhe ish-republikat joserbe, tė bindura se Serbia do tė ndalet nė Kosovė, i dhanė pėrkrahje tė plotė asaj, nė veprimet policore e ushtarake dhe e ndihmuan materialisht represionin dhe segregacionin ndaj shqiptarėve.

Pėrkundėr sjelljeve joviolente tė shqiptarėve, tė gjithė e dhanė pėlqimin qė nė Kosovė tė vihej gjendja e jashtėzakonshme, tė likuidohej me forcė autonomia federale, tė vendosej sistemi diskriminues e kolonial dhe tė stimulohej politika e kolonizimit tė serbėve dhe e spastrimit tė qetė etnik tė shqiptarėve, me qėllim qė tė ndėrrohej struktura etnike e Kosovės.

Konflikti mori pėrmasat e njė konfrontimi tė ashpėr tė shtetit jugosllav me gjithė popullin shqiptar.

Pas aneksimit tė Kosovės mė 1989, faktikisht u paralizua funksionimi kushtetues dhe legal i Kuvendit tė Jugosllavisė dhe i tė gjitha organeve tė Federatės, meqenėse Kosova me Kushtetutėn e vitit 1974, ishte e pavarur nga Serbia dhe kishte tė drejtėn e vetos nė Federatė.

Millosheviēi e shfrytėzoi mirė kėtė pėrkrahje tė ish-Jugosllavisė dhe duke manipuluar me mitin mbi Kosovėn dhe duke i instrumentalizuar serbėt e Kosovės, e forcoi pushtetin.

Duke shpifur tezėn mbi pozitėn diskriminuese, degraduese e inferiore tė Serbisė e tė serbėve nė planin ekonomik, politik e juridik nė ish-Jugosllavi, etablishmenti militarist i Millosheviēit mobilizoi energjitė e popullit serb pėr konfrontim dhe luftėra me popujt e tjerė. Mitingjet populliste, homogjenizimi dhe mobilizimi etnik i masave vazhdonte; Memorandumi i Akademisė sė Shkencave dhe Arteve tė Serbisė alarmonte opinionin serb pėr rrezikimin e popullit serb; u krijua psikozė e tmerrshme e rrezikimit; fabrikoheshin armiqtė dhe glorifikohej kombi serb: serbėt si “popull hyjnor” “i urren” Evropa, “i urren bota”; pushteti serb nxit intiligjencien nacionaliste, tė tubuar rreth Akademisė sė Shkencave, Shoqatės sė Shkrimtarėve, Universitetit tė Beogradit, mediumet dhe kishėn ortodokse pėr konfrontime me tė gjithė joserbėt.


Agresiviteti jugosllav mbi qenien etnodemografike shqiptare

Dimensioni etnik dhe demografik i ēėshtjes sė Kosovės dhe i shqiptarėve tashmė mė tepėr se njė shekull ėshtė bėrė objekt diskutimi e manipulimi i tė gjitha regjimeve dhe qarqeve antishqiptare, para sė gjithash i regjimeve serbo-jugosllave.

Pėr t’i jetėsuar aspiratat shekullore pėr dominim dhe hegjemoni ndaj Kosovės dhe trojeve shqiptare, pėrveē me tė ashtuquajturėn “tė drejtė historike”, kėto qarqe dhe regjime manipulonin dhe spekulonin edhe me “argumentin demografik”, me qėllim qė Kosova tė kundrohej si “ēėshtje ekskluzivisht serbe” dhe si “ekzistencė e popullit serb”, ndėrsa shqip, jo vetėm pėr tė vendosur vetė pėr fatin e tyre, por edhe pėr tė jetuar nė Kosovė, sepse ata na qenkan kėtu “element i huaj”, “i ardhur” kėto 2-3 shekujt e fundit, madje edhe pas vitit 1941 si “uzurpatorė” nė territorin e “shpirtit mesjetar serb”, etj.

Tendencat gjithnjė nė kontinuitet tė qarqeve hegjemoniste serbe, pėr shkatėrrimin e homogjenitetit etnik tė trojeve shqiptare, pėr kolonizimin e Kosovės me elementin serb, pėr ndėrrimin e kompozicionit etnodemografik dhe spastrimin etnik tė saj nga shqiptarėt, pėr dobėsimin e forcės vitale tė popullatės shqiptare dhe pengimin e pėrtėritjes normale biologjike pėrmes masave tė ndryshme tė presionit e tė dhunės deri te ndėrmarrjet e hapta gjenocidale, para sė gjithash pėrmes ndjekjes sė tė rinjve dhe deportimit masiv tė popullsisė shqiptare - nuk ndalėn deri me hyrjen e forcave ndėrkombėtare nė Kosovė nė gjysmėn e qershorit tė vitit 1999 kur u mposht definivisht makineria militariste dhe policore serbe.


Dėbimi me dhunė i shqiptarėve nga trojet e tyre nė Jugosllavi

Politika e dėbimit tė shqiptarėve vazhdoi gjatė gjithė gjysmės sė parė tė shekullit XX, por dhe pas Luftės II Botėrore, preokupim kryesor i Serbisė dhe i ish-Jugosllavisė ishte qė problemi i shqiptarėve pėrsėri tė zgjidhej me shpėrngulje nė Turqi dhe me asimilim.

Ēubrilloviēi paraqitet me elaboratin e dytė pėr shpėrnguljen e tė gjithė shqiptarėve me zbatimin e forcės ushtarake. Nė bazė tė njė marrėveshjeje tė fshehtė jugosllavo-turke, tė pėrtėrirė nė vitet 50-tė, ku mendohet se ka marrė pjesė edhe vetė Titoja, nisi vala e shpėrnguljes sė shqiptarėve nė Turqi.

Pėr shpėrnguljen e tyre, si presione tė drejta ishin krijimi i atmosferės sė frikės e tė pasigurisė, deklarimi i dhunshėm i shqiptarėve pėr kombėsi turke nė regjistrimet e popullsisė tė viteve 1953 dhe 1961, aksioni i mbledhjes sė armėve nė vitet 1955-1956, u pėrcoll me represione tė tmerrshme (rreth 50.000 veta u torturuan) dhe me vrasje (109 veta), me arsyetim se shqiptarėt po pėrgatiteshin pėr kryengritje tė armatosur dhe bashkim me Shqipėrinė, ndjekja e inteligjencės e punėtorėve, inskenimi i grupeve dhe aksioneve “armiqėsore”, reduktimi edhe i atyre tė drejtave tė pakta qytetare e kombėtare tė shqiptarėve, siē ishin ndalimi i pėrdorimit tė gjuhės shqipe nė jetėn publike dhe i simboleve kombėtare, mbyllja e Institutit Albanologjik (i hapur mė 1953, ndėrsa u mbyll mė 1955) dhe e Bibliotekės Popullore tė Kosovės, ndalimi i punės sė Ansamblit tė Kėngėve dhe Valleve tė Kosovės dhe mbyllja e shkollave shqipe e deri nė keqtrajtimet masive dhe likuidimet e fshehta fizike tė shqiptarėve.

Deri nga gjysma e viteve 60-tė vlerėsohet se nga Kosova dhe trojet e tjera etnike shqiptare u shpėrngulėn pėr nė Turqi rreth 250.000 vetė.


Ndėrkaq, nė periudhėn 1945-1966 nė Kosovė u instaluan rreth 50.000 serbė e malazezė, tė privilegjuar nė disa baza.

Shkalla e lartė e natalitetit, pėrkundėr mortalitetit gjithashtu tė lartė, ishte faktor i fuqishėm i kompensimit demografik tė popullatės shqiptare.

Duhet theksuar gjithashtu se deri nė fund tė kėtyre viteve ,ishin rreptėsisht tė ndaluara kontaktet e bashkatdhetarėve me tė afėrmit e tyre dhe me vendlindjen, sepse pushteti serbo-jugosllav frikėsohej se informimi i drejtė pėr jetėn nė Turqi, mund ta ngadalėsonte procesin e shpėrnguljes, meqenėse pjesa dėrrmuese e emigrantėve shqiptarė ishin ngulitur nė rajonet e varfėra tė Turqisė dhe nė pjesėt po kėshtu tė varfėra tė qyteteve tė saj, ku bėnin njė jetė tė mjerueshme.

Kontaktet u mundėsuan vetėm pas ndryshimeve qė u bėnė nė kreun politik tė shtetit jugosllav (1966), decentralizimit tė funksioneve tė ish-Federatės dhe forcimit tė subjektivitetit politik tė Kosovės nė kėtė Federatė (1968-1974).


Shpėrnguljet e detyruara

Derisa vazhdonte shpėrngulja e shqiptarėve nė Turqi, nė Kosovė pasoi vala e dytė e fuqishme e kolonizimit: shumė serbė dhe malazezė nga Serbia dhe Mali i Zi, vijnė si kuadro me kualifikime tė ulėta, tė mesme ose qė dinin vetėm shkrim-lexim, por njė numėr i konsiderueshėm instalohet me familje.

I zėnė vendet e punės nė organet administrative e shtetėrore, nė drejtorate, nė instuticione sociale dhe shėrbime komunale, nė ente shėndetėsore dhe kulturore etj.

Tė ardhurit ishin kryesisht nga viset e Serbisė sė Jugut dhe nga rajoni i Plavės, Gucisė, Titogradit etj., tė cilėt sot, pas pėrfundimit tė karrierės sė punės dhe pasurimit, kthehen nė vendlindjet e tyre, ku edhe i kanė pronat e patundshme dhe farefisin.

Nga fundi i viteve ’60, kryesisht pėr shkak tė dendėsisė sė madhe agrare dhe ngushtimit tė perspektivės jetėsore, nisi emigrimi i punėtorėve shqiptarė nė vendet e zhvilluara tė Evropės, por njė numėr i konsiderueshėm i tyre kishte emigruar nė shumė qytete tė ish-Jugosllavisė, kryesisht si punėtorė krahu dhe njė numėr edhe si zejtarė gurbetēarė. Emigrantėt e punės ishin kryesisht tė rinj dhe tė gjinisė mashkullore. Ky proces vazhdoi deri mė 1999 nė rrethana tė presioneve edhe mė tė mėdha ekonomike dhe politiko-policore, qė ushtrohej nga pushteti okupues serb.

Numri mė i madh i emigrantėve ekonomikė, sė bashku me azilantėt shqiptarė tė viteve tė 80-tė dhe 90-tė dhe tė strehuarit e tjerė pas gjenocidit serb nė pranverėn e vitit 1999, ėshtė nė Evropėn Qendrore dhe VP.

Meqenėse ky emigrim deri para disa viteve kishte tė shumtėn karakter tė pėrkohshėm dhe nuk ishte tepėr selektiv sipas moshės dhe gjinisė, nuk rrezikohej riprodhimi normal i popullsisė nė rajonet emigruese tė Kosovės dhe nė viset e tjera shqiptare. Mirėpo, kėto vitet e fundit, pasi u intensifikua procesi i shpėrnguljes dhe u rrit shkalla e selektivitetit sipas veēorive biologjike (emigrojnė kryesisht tė rinjtė dhe tė shumtėn meshkujt) nė njė tė ardhme tė afėrt, mund tė priten pasoja tė pavolitshme nė nivelin e natalitetit e tė fertilitetit, nė martesa, nė strukturat bazė demografike, nė vėllimin e fuqisė punėtore nė disa zona rurale tė Kosovės etj.

Periudha pas vitit 1966, shėnon njė kthesė tė madhe politike dhe shoqėrore nė Kosovė dhe nė ish-Jugosllavi. Me ndryshimet e kuadrove nė udhėheqjen mė tė lartė tė ish-shtetit dhe hedhjen poshtė tė konceptit nacionalist dhe hegjemonist tė politikės rankoviēiane, nė Kosovė nisi procesi i trajtimit tė barabartė tė shqiptarėve me serbėt dhe malazeztė dhe afirmimi i tyre nacional e kulturor.

Nė njė klimė tė tillė tė krijuar, serbėt dhe malazezėt nisėn ta braktisin Kosovėn, ndėrsa nė Kosovė tė vijnė shqiptarėt nga Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia e Jugut, por edhe myslimanė nga rajoni i Sanxhakut.

Ardhja e shqiptarėve nė Kosovė, u bė pėr shkak tė reduktimit tė tė drejtave kombėtare e qytetare dhe politikės shtypėse maqedono-serbo-malazeze. Pasi Kosova fitoi njė shkallė tė autonomisė, u hap Universiteti (1970) dhe shumė shkolla tė mesme, u rrit numri i vendeve tė punės, shqiptarėt nga rajonet e pėrmendura vinin nė Kosovė, veēanėrisht nė Prishtinė dhe nė qytetet e tjera pėr t’u shkolluar. Njė numėr i madh i tyre, pas kryerjes sė shkollave dhe fakulteteve, mbetej pėrgjithmonė nė Kosovė, sepse atje nuk mund tė punėsoheshin, por edhe ndiqeshin nga pushtetet e atjeshme. Kishte mjaft tė ardhur edhe nė kuadėr tė migrimeve tė martesave.

Hapja e Universitetit tė Prishtinės, intensifikoi migrimet ndėrshqiptare dhe pėrmes kontakteve midis tė rinjve dhe martesave midis tyre, hapi mundėsi tė gjera pėr njė integrim tė rajoneve shqiptare nė shumė sfera tė jetės. Mirėpo, nuk ishte i vogėl numri i atyre shqiptarėve qė vinin nga trojet e pėrmendura nė Kosovė drejtpėrdrejt me familje pėr tė njėjtat arsye. Madje, edhe pas vitit 1981, ndonėse Kosova ishte nė gjendje shtetrrethimi, ende bėnin rezistencė institucionet e subjektivitetit tė saj autonom, ndėrsa nė Maqedoni dhe nė viset e tjera shqiptare, situata ishte edhe mė e rėndė, prandaj shumė familje e individė, derisa nuk u rrėnua nė tėrėsi autonomia e Kosovės (1989), gjenin strehim nė Kosovė.

Ka pasur shpėrngulje edhe nė drejtimin Kosovė-Maqedoni, por mė tepėr pėr shkaqe familjare (martesat). Mund tė vlerėsohej se prej vitit 1966 e deri mė sot nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė nga Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia, nė Kosovė kanė ardhur rreth 45.000 shqiptarė.

Qarqet serbe, pushtetore dhe tė tjera, si kisha ortodokse, Shoqata e Shkrimtarėve, Akademia Serbe e Shkencave dhe e Arteve, qė ishin edhe nxitėset e dhunės e tė krimeve nė Kosovė, manipuluan shumė me shpėrnguljen e serbėve nga Kosova. Mirėpo, shpėrngulja e tyre nga Kosova pas vitit 1966, nuk ishte bėrė pėr shkak tė presioneve tė shqiptarėve mbi ta, apo me qėllim krijimin e “Kosovės etnikisht tė pastėr” dhe tė “Shqipėrisė sė Madhe”, siē e paraqiste pushteti serbo-jugosllav komunist pas vitit 1981, por pėr shkak tė humbjes sė privilegjeve qė gėzonin deri atėherė dhe mostolerimit tė barazisė sė shqiptarėve me ta, pėr shkaqe tė pasigurisė sė atyre serbėve, qė i pėrkisnin aparatit shtetėror e policor e qė u kishin bėrė shumė tė kėqija shqiptarėve (nė kohėn e sundimit tė Rankoviēit), pėr arsye tė gjendjes shumė mė tė mirė ekonomike nė Serbi dhe fitimeve tė mėdha nga shitja e pasurisė sė patundshme nė Kosovė dhe nė mėnyra tė tjera.

Njė numėr i madh i serbėve tė shpėrngulur ,ishte me origjinė kolonizuese, tė valės sė parė dhe valės sė dytė tė kolonizimit tė Kosovės, prandaj edhe kthehej nė vatrat e tyre, nė Serbi dhe Mal tė Zi.

Njė numėr tjetėr i serbėve tė shpėrngulur i pėrkiste eprorėve ushtarakė, tė cilėt, nė kuadėr tė ndėrrimit tė vendit tė shėrbimit, evidencoheshin si tė shpėrngulur, madje nėn “presion” tė shqiptarėve!


Politika e re kolonizuese dhe ndjekja e shqiptarėve

Pas vitit 1981, kur e tėrė ish-Jugosllavia u ngrit kundėr shqiptarėve dhe kėrkesave tė tyre tė drejta pėr barazi dhe pavarėsi, qė u shtruan nė demonstratat masive tė shqiptarėve, pasoi njė valė e konsiderueshme e ikjes sė tyre, kryesisht tė rinjve nga represioni i shtetit policor dhe partiak komunist.

Ndėrsa, pas nxjerrjes me dhunė nga puna tė rreth 150.000 punėtorėve shqiptarė prej vitit 1990 e kėndej, emigrimi pėr motive ekzistenciale u intesifikua edhe mė tepėr.

Pasi plasi lufta nė Slloveni e Kroaci (1991) dhe nė Beh (1992) ushtarėt shqiptarė, duke mos dashur tė luftojnė nė anėn e ushtrisė agresore serbo-jugosllave dhe kundėr popujve tė pafajshėm joserbė, braktisėn kėtė ushtri dhe ikėn kryesisht nė vendet perėndimore. Njė numėr i madh i shqiptarėve gjeti strehim politik nė kėto vende, veēanėrisht tė rinjtė.

Ish-APJ-ja, qė nga viti 1981 kishte montuar shumė procese politike kundėr ushtarėve shqiptarė, me ē’rast kishte burgosur dhe vrarė shumė shqiptarė, tė cilėt i kthente nė arkivole hermetikisht tė mbyllura, duke mos u ofruar dėshmi as familjeve e as opinionit pėr vrasjen e tyre.


Pas shpėrthimit tė luftės nė ish-Jugosllavi nė vitin 1991, shumė shtete perėndimore e kushtėzonin hyrjen pėrmes vizave. Mirėpo, shumė shqiptarė, me familje dhe si individė, vazhdonin tė shpėrnguleshin nė shtetet e tjera evropiane ku ende mundėsohej hyrja dhe pėrmes tyre ilegalisht, hynin nė vendet qė kishin vėnė viza.

Shumė tė rinj shqiptarė tė ndjekur nga autoritetet ushtarake e policore serbe, u strehuan te tė afėrmit e tyre nė Turqi, Shqipėri, Maqedoni dhe nė vende tė tjera.

Mė brengosėse u bė atėherė dukuria e shkuarjes sė shqiptarėve, sidomos tė rinjve, pėrtej oqeanit: nė SHBA, Kanada dhe Australi, meqenėse ekzistonte frika objektive se emigrimi i pėrkohshėm nė kėto vende, do tė shndėrrohej nė shkuarje pa kthim.

Vala e re e terrorit me pretekst tė kėrkimit tė armėve ishte faktori tjetėr nė funksion tė drejtpėrdrejtė tė shpėrnguljes sė shqiptarėve. Nė kėtė funksion ishte edhe pėrjashtimi i punėtorėve shqiptarė nga puna, shkatėrrimi i bazės ekonomike tė Kosovės pėrmes plaēkitjes sė fondeve dhe teknologjisė, taksat dhe dėnimi i afaristėve shqiptarė, ndjekja e vazhdueshme e rekrutėve shqiptarė, si dhe okupimi i hapėsirave shkollore dhe universitare pėr nxėnėsit dhe studentėt shqiptarė dhe pengimi i funksionimit tė arsimit shqiptar tė tė gjitha niveleve.


Si i lanė trojet 400 mijė kosovarė

Deri nė fillimin e luftėrave nė ish-Jugosllavi dhe pėrgjithėsisht deri nė sulmet e Aleancės Veriatlantike mbi caqet serbe (1999), sipas disa vlerėsimeve, mė se 400.000 shqiptarė nga trojet e tyre tė ish-Jugosllavisė, kryesisht nga Kosova, punonin dhe me status tė ndryshėm qėndronin nė Gjermani (rreth 170.000 ose 45 pėr qind), nė Zvicėr (rreth 130.000 ose 30 pėr qind), ndėrsa pjesa tjetėr prej 25 pėr qind, kishte shkuar nė vende tė tjera: nė Suedi (rreth 35.000, kryesisht si azilantė), Austri (rreth 23.000), Belgjikė (rreth 8.000), Francė (rreth 5.000), Danimarkė (rreth 5.000), Itali (rreth 4.000), Norvegji (rreth 4.000), Holandė (rreth 2000), Angli (rreth 2.500), Finlandė (rreth 600), Luksemburg (rreth 200), pastaj nė Kroaci (rreth 40.000), Slloveni (rreth 15.000), Shqipėri (rreth 25.000), ndėrsa nė Beh, deri nė vitin 1992, vlerėsohej se kishte rreth 30.000 shqiptarė me status tė ndryshėm qėndrimi.

Nė dhjetėvjeēarėt e fundit tė shek XX, pėr arsye tashmė tė njohura ekonomike dhe politike, shumė shqiptarė emigruan nė SHBA, tė cilėt iu bashkuan diasporės sė madhe tė hershme dhe arritėn madje deri nė Alaskė, pastaj nė Kanada, Australi e Zelandė tė Re.

Pas eksodit masiv tė shqiptarėve tė Kosovės nga ndėrmarrjet gjenocidale serbe gjatė kohės sė bombardimeve (24 mars deri 10 qershor 1999), shumė shqiptarė u strehuan nė vende tė ndryshme tė Evropės dhe jashtė saj, ku njė numėr edhe mbeti atje. Por, kjo mbetje e tyre duket se nuk e ka ndryshuar shumė gjendjen numerike nė raport me atė tė para 24 marsit 1999.

Vlerėsohet se sot jashtė hapėsirės gjeoetnike tė shqiptarėve nė vendet perėndimore gjenden afėr 1 milion shqiptarė dhe rreth gjysma e tyre emigruan nė kėto tri dekadat e fundit. Bashkatdhetarėt nuk kursyen asgjė pėr ta ndihmuar materialisht, moralisht, politikisht dhe ushtarakisht Kosovėn e okupuar dhe shqiptarėt e frustruar nė tė gjitha trojet etnike nė ish-Jugosllavi, veēanėrisht nė vitet kur shpėrthyen konfliktet midis shqiptarėve tė Kosovės dhe Serbisė (1998-1999), shqiptarėve tė Luginės sė Preshevės dhe Serbisė ( 2000-2001) dhe pushtetit maqedonas dhe shqiptarėve (2001).


Politika serbe pėr kolonizimin e krahinave shqiptare nė ish-Jugosllavi

Me propozimin e Qeverisė sė “reformatorit” Ante Markoviē tė ish-Jugosllavisė, natyrisht me kėrkesėn e Serbisė, nė vitin 1989 u miratua nė Kuvendin e kėtij ish-shteti, i ashtuquajturi Program Jugosllav pėr Kosovėn.

Pėrmes kėtij Programi, nė tė vėrtetė, filloi vala e tretė e kolonizimit tė Kosovės. Kjo politikė e re kolonizuese, ishte pjesė e programit ekstrem nacional serb, qė gjithashtu kishte pėr qėllim instalimin e serbėve pėr ta vėnė baraspeshėn etnike nė Kosovė.

“Programi Jugosllav” u siguronte kolonėve serbė 3.284 banesa dhe 1.422 troje falas pėr ndėrtim, ndėrsa vetėm nė periudhėn 1989-1993, parashikohej ndėrtimi i 2.000 banesave dhe i 710 shtėpivė individuale me kushte tepėr tė volitshme, me kredi afatgjata dhe pa kamatė.

Ish-Federata jugosllave dhe republikat e saj ndanin mjete tė mėdha pėr stimulimin e ardhjes sa mė masive tė serbėve nė Kosovė, qė pėrkrahej edhe nga ish-udhėheqja komuniste shqiptare e Kosovės.


Privilegjet e serbėve ishin shumė tė mėdha: sigurimi i punėsimit, i banesave, i trojeve falas, i kredive afatgjata pa kamatė, pėr tė njėjtin vend pune tė ardhurat shumė mė tė mėdha se tė shqiptarėve.

Nė vargun e shumė paradokseve kėtu del nė shesh edhe njė tjetėr: Serbo-Jugosllavia e dėshironte edhe Kosovėn e kolonizuar nga serbėt, edhe Kosovėn e pazhvilluar pėr shqiptarėt!

Nė vitet ’80 filloi ngritja e reparteve industriale dhe ndėrtimi i objekteve segregacioniste tė banimit nė funksion tė rikolonizimit. Kjo valė e kolonizimit filloi me sjelljen e policėve, tė instruktorėve tė lartė ushtarakė, tė gjykatėsve dhe administratorėve pėr t’i ndjekur e torturuar sa mė shumė shqiptarėt.

Ish-Federata dhe njėsitė e saj nė kėtė mėnyrė stimulonin represionin dhe segregacionin nė Kosovė dhe e ndihmonin realizimin e synimeve tė kahmotshme tė politikės hegjemoniste tė Serbisė, rikolonizimin e Kosovės.

Ndėrkaq, pėr shqiptarė ofrohej si ndihmė punėsimi nė miniera, nė industrinė e rėndė, nė shėrbime komunale (pastrimi i rrugėve) dhe nė ndėrtimtari nė Serbi dhe nė rajonet e tjera tė ish-Jugosllavisė, pėr ta pėrmirėsuar situatėn punuese dhe jetėsore tė tyre.

Burimi i dokumentit mund tė shikohet vetėm nga anėtarėt.
Bėhu dhe ti pjesė e trupave.



DBVI Lėnda mė sipėr paraqitet nė pėrputhje me tė drejtat e pėrdorimit. Ripėrdorimi lejohet, por respektoni punėn e autorit dhe punėn tonė kėrkimore. Pėrmendni nyjen e faqes ku ndodhet (ose vetėm vargmal.org).
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 15:23.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2018
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.