Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Prodhim
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 19.5.2012, 21:50   1

Z1: Standardizimi i prodhimeve


Citim:
Importi nga Serbia dėmton prodhimtarinė nė Kosovė

Emri:  kabllo_proton_verior.jpg
Shikimet: 65
Madhėsia:  13,1 KBPrishtinė, 19 maj – Importi i pakontrolluar nga vendet e rajonit dhe mungesa e standardizimit pėr kabllo po dėmton perspektivėn e investitorėve tė Kosovės, nė mesin e tyre edhe tė fabrikės pėr prodhimin e kabllove “Proton Cable”. Kjo fabrikė ka kapacitet pėr mbulimin e tregut tė Kosovės, Maqedonisė dhe tė Shqipėrisė, porse, sipas pronarėve tė saj, e ka tė vėshtirė t’i qaset edhe vetė tregut tė Kosovės.

“Proton Cable” ka nisur punėn nė vitin 2010, ndėrsa thonė se prodhimin e bėjnė me teknologjinė e fundit dhe mė tė sofistikuarėn nė rajon pėr kabllo dhe pėrēues elektrik pėr tension tė ulėt.

Drejtori i kėsaj kompanie, Fatos Dida, nė njė konferencė pėr media ka thėnė se mungesa e njė standardizimi pėr kabllot ėshtė problemi kryesor qė ata po ballafaqohen.

“Zakonisht ēdo shtet i cakton standardet tė cilat edhe mund tė jenė tė njėjta me ato qė i aplikojnė shtetet e BE-sė, por tek ne nuk janė tė caktuara. Mungesa e standardizimit po bėn qė nė Kosovė tė futen kabllo qė nuk i plotėsojnė asnjė standard, e kjo po na dėmton”, ka thėnė Dida.

Sipas tij, kabllot qė po importohen ose janė duke u subvencionuar nga shtetet fqinje, ose nuk i pėrmbajnė standardet dhe janė jocilėsore.

“Kabllot qė importohen nga Turqia paguajnė 10 pėr qind dogana dhe prapė dalin me ēmim mė tė lirė se ne, kur dihet qė ēmimi i bakrit ėshtė i njėjtė, meqė determinohet nga bursa ndėrkombėtare.”

Dida ka thėnė se fabrika qė ai drejton do tė vazhdojė t’u pėrmbahet standardeve qė i ka vendosur, e qė janė nė pėrputhje me ato tė Bashkimit Evropian. Ai ka thėnė se momentalisht i kanė 15 punėtorė, pasi fabrika po punon me minimumin e kapacitetit.

“Shpresojmė qė ne tė rritemi nė treg dhe tė shtojmė kapacitetin tonė, nė mėnyrė qė tė krijohen edhe vende tė reja tė punės, pasi rritja e kapaciteteve nėnkupton rritje tė numrit tė punėtorėve, apo katėrfishimin e tyre”, ka thėnė drejtori i “Proton Cable”.

Edhe kjo kompani ėshtė e pakėnaqur me politikat e Qeverisė sė Kosovės pėr prodhuesit. Prodhuesit, sipas tij, janė themeli i zhvillimit tė njė shteti, prandaj ata duhet tė pėrkrahen duke iu krijuar kushte tė mira tė operimit.

“Ne nuk kėrkojmė shumė nga Qeveria, por tė jemi tė barabartė me vendet e rajonit. Ne paguajmė doganė pėr lėndė tė parė dhe paguajmė TVSH nė kufi, elemente kėto qė na bėjnė tė pafuqishėm t’i konkurrojmė vendet e rajonit, tė cilėt mund tė dalin mė lirė pėr shkak tė mospagesės sė doganės nė lėndė tė parė”, ka thėnė ai.

Butrint Batalli, auditor i cilėsisė pėr ngritjen e sistemeve menaxhuese pėr ISO standarde, ka thėnė se deri mė tani nuk ėshtė caktuar njė standardizim pėr ēėshtjen e kabllove dhe tė gypave. Ai ka thėnė se tashmė do tė iniciohet qė tė bėhet njė standardizim edhe sa u pėrket kėtyre mallrave.

“Agjencia e Standardizimit merr standardet ndėrkombėtare, i harmonizon ato dhe i bėn standarde kosovare pėr njė fushė tė caktuar, pas njė diskutimi publik. Jemi duke i shikuar mundėsitė qė tė caktojmė edhe standardet pėr kabllo”, ka thėnė Batalli, i cili ėshtė kryetar i komisionit teknik pėr metale, plastikė dhe elektrikė, i cili vepron nė kuadėr tė Agjencisė Kosovare tė Standardizimit. Ai ka thėnė se duhet tė ketė njė laborator apo institucion i cili do tė bėnte kontrollin e cilėsisė qė importohet.

“Shpesh shitet njė produkt dhe proklamohet qė e plotėson njė standard tė caktuar, mirėpo nė fakt ai nuk i plotėson ato standarde. Kėto produkte shpesh kanė njė ēmim nėn koston e prodhimit. Prandaj duhet tė bėhet kontrolli i cilėsisė sė tyre”, ka thėnė Batalli.

http://koha.net/?page=1,3,100055
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 00:57.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.