Kthehu   Kreu > D1 > Punishte > Tė reja
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 25.5.2012, 20:20   1

Shkrim i cituar MHK: "Lahuta e eposit shqiptar"


Citim:
Ekspozita “Lahuta e Eposit Shqiptar”
Prezantohen 30 lahuta unike mbi 100 vjeēare

“Lahuta e Eposit Shqiptar” kėshtu titullohej ekspozita e ēelur nė Muzeun Historik Kombėtar, ku u prezantuan 30 lahuta autoktone, instrumenta origjinal tė Lahutės qė janė pjesė e disa koleksionistėve shqiptarė. Kurimi i kėsaj ekspozite ėshtė realizuar nga studiuesi, Jaho Brahaj.

Nė hapjen e kėsaj ekspozite ishte i pranishėm e dhe ministri i Kulturės, Aldo Bumēi i cili shprehu vlerėsime pėr objektet unike tė etnografisė dhe mitologjisė shqiptare.

Lahuta ėshtė instrument popullor qė shoqėron kėngėt e kreshnikėve. Ajo pėrfaqėson tipin mė tė lashtė tė veglave kordofone me hark tė

kontinentit Europian, shpesh e quajtur instrument etnik i shqiptarėve.

Kjo ekspozitė erdhi nė kuadėr tė 100 vjetorit tė Pavarėsisė me qėllim njohjen e vlerave tė veēanta tė kulturės sonė popullore. Ekspozita erdhi si rezultat i bashkėpunimit tė qendrės sė inventarizimit, Ministrisė sė Kulturės dhe Muzeut Historik, dhe do tė qendrojė e hapur pėr tre ditė pėr gjithė vizitorėt.

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=15&id=169391

Citim:
Ekspozitė pėr Lahutėn dhe Eposin

“Lahuta e Eposit Shqiptar”, kėshtu titullohet ekspozita e ēelur dje nė Muzeun Historik Kombėtar nga Qendra Kombėtare e Inventarizimit tė Pasurive Kulturore dhe Instituti Shqiptar i Shkencave.

Lahuta ėshtė instrument popullor qė shoqėron kėngėt e Kreshnikėve. Ajo pėrfaqėson arketipin mė tė lashtė tė veglave kordofone me hark tė kontinentit evropian, shpesh e quajtur instrument etnik i shqiptarėve. Kjo ekspozitė pėrmban ekspozimin e 30 lahutave autoktone, instrumente

origjinale tė Lahutės. “QKIPK nė bashkėpunim me institutin shqiptar e hap kėtė ekpozitė qė lidhet me dy kryevepra tė Trashėgimisė Shpirtėrore Kombėtare: Eposin e Kreshnikėve dhe Mjeshtrinė e punimit tė veglave muzikore tradicionale. Eposi shqiptar, i krijuar nė njė kohė heroike pėrplasjesh e pėrpjekjesh tė mėdha pėr mbijetesė, ka njėqind vjet qė ėshtė bėrė objekt interesimesh e vlerėsimesh tė shumanshme nga studjues tė huaj dhe vendas. Me gjithė madhėshtinė e tij, ai shfaqet nė pėrmbyllje tė Rilindjes sonė Kombėtare, nė prag tė shpalljes sė Pavarėsisė”, shprehet drejtori i Qendrės Kombėtare tė Inventarizimit tė Pasurive Kulturore, Izet Duraku.

Sipas njė vėshtrimi shkencor vendas, eposi ynė “pėrmban njė ndėrthurje tiparesh tė eposeve antikė dhe atyre evropianė tė periudhės mesjetare”. Madje krijimi i tij shkon mė tej nė periudhėn e kalimit prej ilirėve tek shqiptarėt, qė pėrkon me pėrballjen e vendasve me dyndjet sllave nė Ballkan. Nė favor tė hershmėrisė sė eposit shqipatar sillen motivet e tij qė pasqyrojnė kujtimet e hershme prehistorike dhe tiparet mitologjike tė heronjve me karakter matriarkal dhe tokėsor. I krahasueshėm me epin grek, gjerman, spanjoll, francez etj, eposi ynė, ky monument i gjenisė sonė krijuese, na fut me dinjitet nė familjen e popujve mė tė mėdhenj tė Evropės. “100 vjet mė parė, tek po ndaheshim pėrmes pėrpjekjesh tė mundimshme e tė pėrgjakshme nga nata e gjatė otomane, shqiptarėve iu desh tė pėrballen me dhunėn shoviniste tė fqinjve qė pėrveē coptimit tė trojeve synonin deri shfarosjen tonė tė plotė. Me kėtė synim, si pararendėse tė ushtrive tė pushtimit nė Luftėn e Parė Ballkanike, u botuan nė Beograd dhe u pėrkthyen nė gjuhėt evropiane edhe njė numėr librash si ai i Dr. Vladan Gjorgjeviēit, ish- kryeministėr i Serbisė qė shqiptarėve u mohonte pėrkatėsinė e tyre evropiane, i barazonte me lėkurkuqtė, i quante njerėz me bisht qė jetojnė nėpėr pemė, tė zhytur nė sėmundje e vese tė panumėrta, pa gjuhė tė vetėn, pa histori, pa kujtesė e aftėsi shpirtėrore pėr tė krijuar, pa art tė kultivuar e popullor, pa pėrralla, fjalė tė urta, pa epikė historike e legjendare. E gjitha kjo pėr tė pėrligjur krimin qė po pėrgatitej kundėr popullit shqiptar, krim qė u realizua nė masėn e copėtimit tė mė shumė se gjysmės sė trojeve tona”, komenton Duraku. Sipas tij, pėrmes kėsaj ekspozite QKIPK kėrkon tė rikthejė vėmendjen e tė gjithėve ndaj pasurive tona shpirtėrore, pėr tė njohur veten tonė e rrėnjėt tona. Kėto vlera duhen ruajtur, transmetuar e studiuar.

Kthim te lahuta

Duraku fton folkloristėt e studiuesit e tjerė pėr t’u thelluar mė tej nė vlerat e mėdha tė eposit shqiptar. Ai vlerėson se lahuta si instrumenti popullor qė shoqėron kėngėt e Kreshnikėve, pėrfaqėson arketipin mė tė lashtė tė veglave kordofone me hark tė kontinentit evropian, shpesh e mbiquajtur si instrument etnik i shqiptarėve. Kjo ekspozitė pėrmban ekspozimin e 30 lahutave autoktone, etnokulturore, instrumente origjinal tė Lahutės. Ashtu si dhe Eposi Shqiptar ky instrument ėshtė rralluar dhe ėshtė nė fazėn e tij tė fundit tė jetės aktive. “Gjithnjė e mė rrallė lahuta shihet nė festa familjare dhe nė pėrgjithėsi ajo po mbetet e mėnjanuar prej aktiviteteve artistike folklorike. Natyrisht e shohim ende nė Festivalin Folklorik Tipologjik tė Rapsodisė nė Lezhė qė organizohet nga simotra jonė Qendra Kombėtare Veprimtarive Folklorike dhe nė Festivalin Folklorik Kombėtar tė Gjirokastrės. Ekspozita fokuson rėndėsinė e kėsaj vegle tė lashtė muzikore. Duke u pėrqėndruar te elementėt vendas tė mjeshtrisė sė punimit tė kėtij instrumenti tė zbukuruar me motivet tona mitologjike, duam tė tėrheqim vėmendjen e pėrdoruesve tė saj pėr ruajtjen mė tej tė kėtij origjinaliteti me shumė vlerė qė ndėr tė tjera dėshmon edhe pėr hershmėrinė dhe atoktoninė e Eposit shqiptar. Ėshtė konstatuar njė tendencė modernizuese nė prodhimet e sotme tė lahutave tė destinuara pėr tregun. Vihen re gdhendje tė stėrmėdha simbolesh kombėtare, deri figura historike e politike tė vona. Kjo dukuri jo e drejtė i shmanget vazhdimsisė sė traditės nė riprodhimin e kėtij instrumenti me elemente tė rinj, jo sipas traditės tonė. Shmangia shkon mė tej me elemente tė kopjuara nga instrumente muzikor tė kulturave tė huaja”, vėren Duraku.

Synimi i ekspozitės ėshtė tė tėrheqė vėmendjen pėr njohjen e kėtij instrumenti muzikor, mė i lashti nė Evropė, qė tė pėrfshihet nė koleksionet tona muzeore dhe tė institucioneve shtetėrore tė specializuara pėr studimin dhe promovimin e saj, sepse ėshtė faza kohore e fundit qė mundet tė kryhet kjo nismė. Gjithashtu organizatorė, synojme tė nxisin koleksionistėt shqiptar qė tė koleksionojnė kėtė instrument para se tė jetė vonė dhe kėshtu t’u presin rrugėn ikjes sė kėsaj vlere drejt koleksioneve tė huaja muzeore dhe private. “Duam tė popullarizojmė kėtė vlerė trashėgimi kulturore tek opinioni publik dhe nė mėnyrė tė veēantė tek rinia dhe nxėnėsit”.

Eposi i Kreshnikėve dhe mjeshtria e punimit tė veglave muzikore tradicionale janė shpallur “Kryevepra tė Trashėgimisė Shpirtėrore Kombėtare” dhe QKIPK e ka nė misionin e saj popullarizimin dhe studimin e vlerave tė tyre.

Pėr realizimin e ekspozitės kanė ndihmuar koleksionistėt Gjon Dukgilaj, Bajram Hyseni e Mark Luli, tė cilėt “dhuruan” pėr tre ditėt e ekspozimit instrumentet e tyre. Pėr realizimin e kėtij aktiviteti ka kontribuar edhe Luljeta Dano, poete, studiuese dhe koleksioniste e pasionuar e veshjeve popullore. Ekspozita ėshtė ideuar dhe realizuar nėn kujdesin e studiuesit Jaho Brahaj.

http://www.gazetametropol.com/ekspoz...en-dhe-eposin/
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 13:39.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.