Kthehu   Kreu > D1 > 1757-2012: Shtetet Shqiptare
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 9.2.2007, 15:16   1
Kandhaon
anėtar/e
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,

Shkrim i cituar 1867: Lufta e Drenicės kundėr Jashar pashės


Jashar Pashė Gjinolli ishte njė pasha shqiptar i shitur tek turku. Sarajet i kishte nė Prishtinė. Kishte bėrė lufta tė shpeshta kundėr fshatarėve duke kthyer tokėn e tyre nė ēifligje. Diku rreth vitit 1867, niset me ushtrinė e tij nga Prishtina dhe nėpėr grykė tė Carralevės, hyn nė Drenicė ku pushton pjesėn jugore pa asnjė rezistencė, duke vendosur ēadrat nga fshati nė fshat. Herėn e fundit vendoset nė fushėn qė gjendet mes fshatrave Ēikatovė e vjetėr dhe Gllogoc (Drenas i sotėm). Pashai gjatė tėrė kohės kėrkon nga fshatarėt qė t'i dėrgojnė femra nė ēadrėn e tij dhe tek ushtarėt.

Nė pjesėn jugore tashmė tė pushtuar populli filloi tė ikė masovikisht nėpėr male. Ndėrsa pjesa veriore, e kuptuan fushatėn e pashait si njė dhunė qė u bėhej nderit dhe lirisė sė tyre. Prijės i popullit dhe djelmėnisė nė Drenicėn veriore ishte Tahir Agė Gradica, njė zotni vendas. Ai mundi tė mbledhė rreth njė mijė luftėtarė drenicakė tė armatosur me pushkė. Kėta bėnė pėrgatitjet e duhura pėr luftė duke siguruar ushqim,municion dhe armė rezervė. Ndėrkohė angazhuan mjeshtrin e rrallė tė kėsaj ane, Zeqir Kiēinėn nga fshati Baicė qė tė punojė njė top. Ai kishte punuar topin me dru tė qershisė; e kishte mbėshtjellur e shtrėnguar me rrathė tė hekurit dhe e kishte vendosur nė njė qerre tė tėrhequr nga kķjet (qejt).

Tė prirė nga Tahir Gradica dhe prijės tė tjerė tė asaj ane, nisen pėr betejė. Nė kohėn e cķlave arritėn afėr llogorit ku ishte pashai. Nė mesditė kur ushtria turke fillon tė hajė drekė, drenicakėt mbushėn topin me barut i futėn njė gur brenda dhe e shkrepėn kundėr turqve duke u shkatuar humbje tė mėdha e duke u futur tmerrin. Ky ishte fillimi i luftės, e cila zgjat disa ditė, duke mbetur tė vrarė dhjetėra ushtarė turq. Kur filloi tė dobėsohej tejmase ushtria turke, drenicakėt i afrohen kampit dhe mė tepėr, duke sulmuar mė rreptėsisht. Pashai me mbetjet e tij u largua, ndėrkohė qė drenicakėt hynė nė kamp dhe plaēkitėn tėrė armėt dhe inventarin tjetėr duke pėrfshirė ēadra, municion, pjata, lugė etj.

Njė luftėtar nga fshati Gllabar i cili vazhdimisht ishte nė vijėn e parė, hyri nė ēadrėn e pashait ku mori enėn nė tė cilėn drekonte pashai, dhe e dėrgoi nė shtėpi si trofe, ku u mbajt deri vonė si njė kujtim beteje.

Pashai erdhi pėr t'a turpėruar Drenicėn dhe u kthye vetė i turpėruar. Qė nga ajo kohė pjesa jugore u quajt Drenicė e Pashės dhe pjesa veriore Drenicė e Kuqe.

Ėshtė marrė material nga: Dr. Islam Dobra -- Krerė dhe prijės tė lėvizjes kombėtare nga Drenica

Ndryshuar sė fundmi nga Kandhaon : 31.12.2011 nė 02:45.

  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.3.2008, 19:29   2
Kandhaon
anėtar/e
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,
Nė dhjetėvjetėshin e katėrt tė shekullit XIX, sundimtari i Sanxhakut tė Prishtinės, Jashar Pasha, ndėrmori njė ekspeditė ushtarake kundėr drenicakėve pėr t'i mbledhur taksat e detyrimet tjera, si dhe pėr ta nėnshtruar Drenicėn kryengritėse. Pasi i bėri pėrgatitjet e duhura, ia mėsyu Drenicės me ushtrinė e tij. Jashar Pasha mė parė u vendos nė disa fshatra tė pjesės jugore tė Drenicės, nė Shalė, Mirenė e fshatra tjera, nė tė cilat ndėrtoi edhe istikame tė shumta.

Pas pak kohe, pashai u stacionua nė rajonin nė mes tė fshatrave Gllogofc dhe Ēikatovė e Vjetėr.

Pasi ishte vendosur e rehatuar, Pashai kishte kėrkuar nga Paria e Drenicės qė, pėr ēdo natė t'i dėrgohet atij nga njė vashė qė t'i shėrbejė nė tendėn e tij. Kjo kėrkesė e pashės pėr drenicakėt ishte njė ofendim i rėndė, madje mė i rėndė se robėria shumėshekullore. Drenicakėt reagojnė shumė shpejt, duke iu pėrgjigjur me sulm tė armatosur.

Tahir Aga i Gradicės dhe paria e fshatrave tjera tė Drenicės lėshuan kushtrimin qė me armė e me mjete tjera tė sulmohet taborri i Jashar Pashės.

Ndėr tė parėt, kushtrimit iu pėrgjigjėn fshatarėt e Gradicės, Baicės, Krajkovės, e mė pastaj edhe fshatrat tjera. Fshatarėt, nga tė gjitha anėt, e rrethuan ushtrinė turke, me ē'rast u zhvillua njė pėrleshje e madhe e armatosur. Nė kėto pėrleshje kundėr ushtrisė turke tė Jashar Pashės, drenicakėt, pėrveē armėve tė rėndomta dhe mjeteve tjera tė kohės, e pėrdorėn edhe topin, tė cilin e kishte bėrė Zeqir Kiēina nga trungu i qershisė. Zeqir Kiēina pėrveē se trim i dalluar, kishte edhe prirje pėr mjeshtrinė e armėve.

Ky top ishte mjaft preciz, dhe ua shtinte frikėn nė bark turqve. Topin e vendosėn nė njė pozitė tė mirė, prej nga i kishte nė shėnjestėr ushtarėt e armikut. Vetė Zeqiri udhėhiqte gjuajtjen me top, ndėrsa bashkėfshatarėt tjerė e siguronin barotin dhe granatat pėrkatėse.

Pėrdorimi pėr herė tė parė i topit kundėr ushtrisė sė armikut, jo vetėm se pati efekt luftarak nė front, por e ngjalli mė shumė ndjenjėn dhe gatishmėrinė pėr ta mbrojtur me ēdo kusht atdheun, nderin dhe pragun e shtėpisė.

Kur Pasha vėrejti se drenicakėt po e sulmojnė edhe me top, pa pasur kohė t'i mblidhte gjėrat e veta, merr ikėn nė drejtim tė fshatrave rrėzė Goleshit, duke lėnė me dhjetėra ushtarė tė vrarė e tė plagosur. Mezi e shpėtoi vetė kokėn.

Nė shenjė hakmarrjeje, ushtarėt turq qė shpėtuan, i zunė ca meshkuj tė fshatrave tė pjesės jugore tė Drenicės, i dėrguan nė Prishtinė dhe i ekzekutuan atje.

***

Luftės sė drenicakėve kundėr Jashar Pashės dhe ushtrisė sė tij, rapsodi popullor i thuri kėtė kėngė:

Jashar Pasha nė Drenicė

Ka pas trima n'Drenicė gjithherė
Pėr atdhe luftuan me nderė
Sa herė qė i sulmoi anmiku
Kėtu gjet trima t'fortė si ēeliku
Kur n'Drenicė ra Jashar Pasha
S'dojke luftė po lypke vasha
Tahir Gradica n'kambė na u ēue
Gjogut n'shpinė ju ka gjue
Se te Pasha kānka shkue
Mirė te Pasha kānka dalė
Po m'ja thotė nja dy-tri fjalė
Siē e ka adet shqyptaria
Kur i vjen i huj te shpia
A po ngon Pashė ēka po t'tham
Krejt Drenicėn mbas e kam
Ja zullumin me ndalue
Ja prit luftėn me luftue
N'Drenicė nuk sunon i huj
Nuk i japim vasha kėrkuj
Priti foli Pashė Osmanlia
Ngo mirė Tahir Gradica
N'u ēoftė n'kamė krejt Drenica
Unė pėr ta hiq nuk nķ
Jam ni pashė osmanli
Kur mrrinė n'Lluga t'Kamaranit
U panė forcat e shqyptarit
Zeqir Kiēina t'madhe bėrtet:
Osmanlitė i baj tim vetė
Pasha nderėn e shqyptarisė
Sa ta kam ket top t'qershisė
Si lash vend kun osmanlisė
Kur ja mrrini Ramė Lutani
N'Korroticė nga nji gardhi
Mirė e rrėzoi pashėn prej kali
Po ban pasha kuku nanė
E la kalin e iku kamė
Njerėz t'pa tutė kėta tek janė
Turkut hatrin nuk ja kanė
Pėr liri e pėr vatan
Po luftojkan a bajkan nam
Kėta s'po nijkan pėr kral e mbret
Po luftojkan sa t'kanė fyshekė
Kthehet Pasha e kqyr me sy
Kah po jet ushtria e tij
He Drenicė tha ty t'daltė flaka
Si s'mun t'shkeli Jashar Pasha
N'ushtri teme bānė kėrdi
S'kānka vend pėr osmanli

Sulltani n'Stamboll kur ka ngue
Fort i shkreti ish kanė idhnue
Qė Drenicėn sėmujti me shtrue
Fort marak t'shkretit i mbet
Qė Drenicėn s'e bani fet
Me punueqysh t'don vet
Me i plaēkit, haraē t'ju qet

Jashar Pasha he budallė
Ēka ke lypė n'Drenicė me ardhė?
A ki ditė si s't lėshojmė pėr t'gjallė
S'nijmė pėr mbret as pashallarė
Der sa t'desim plak e i ri
Kambė e turkut n'Drenicė s'ka me hi.

Baica nė rrjedhat e kohės - Qerim Zariqi
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim


Pėrdorimi i ēėshtjes



Ora nė Shqipėri ėshtė 05:49.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.