Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Popullsi
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 31.10.2008, 14:03   21

Shkrim i cituar Mitrovicė: 60 serbė dhe UNMIK-u, shkaktarė tė incidentit tė djeshėm


Pėrfaqėsuesit e strukturave politike dhe ata tė sigurisė nė Mitrovicė nė takimin e sotėm urgjent kanė bėrė thirrje pėr gjakftohtėsi, pas pėrleshjes sė djeshme mes serbėve e shqiptarėve. Nė mbledhje u tha se rreth 60 serbė ishin ata qė kishin ndėrhyrė duke kėrkuar qė njė banor shqiptar i lagjes sė incidentit tė ndėrpriste meremetimin e shtėpisė sė tij.

Kryetari i Komunės, Bajram Rexhepi, kritikoi strukturat e UNMIK-ut qė kanė urdhėruar policinė qė tė kėrkojė ndalimin e punėve nga pronarėt e atyre shtėpive.

"Ne kemi kėrkuar qė UNMIK u tė jetė i paanshėm, meqė deri me tani kemi pėrvojė jo tė mirė", - tha ai.

Sipas Rexhepit, gjatė kėtyre viteve tė pasluftės nė Lagjen e Boshnjakėve nė veri tė Mitrovicės, serbėt kanė ndėrtuar banesa shumėkatėshe me leje ose pa leje tė UNMIK-ut ngjitur me pronat e shqiptarėve dhe pa i pyetur fare shqiptarėt. Ndėrsa nė rastet kur shqiptarėt fillojnė tė punojnė, madje edhe tė meremetojnė shtėpitė pėrbrenda, zyrtarėt e UNMIK ut thonė se duhet kėrkuar pėlqimin e serbėve.

Andaj Rexhepi kėrkoi qė kjo praktikė tė marrė fund dhe UNMIK-u tė kuptojė mandatin e vet.

http://www.kosova.com/artikulli/49756
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 1.11.2008, 22:52   22

Shkrim i cituar Mitrovicė: UNMIK-u vazhdon tė pengojė shqiptarėt


Qytetarėt e Suhadollit tė Mitrovicės bashkė me punėkryesit e rindėrtimit tė shtėpive prej mėngjesit janė duke tentuar tė nisin punėt, por njėsitė speciale tė Policisė sė UNMIK-ut nuk po lejojnė njė gjė tė tillė.

Sipas zėdhėnėsit tė Policisė sė Kosovės pėr Rajonin e Mitrovicės, Besim Hoti, deri tash nuk ėshtė shėnuar ndonjė incident apo konfrontim fizik. Por, sipas tij, tensionet janė tė mėdha.

http://www.telegrafi.com/?id=2&a=2665
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 2.11.2008, 19:12   23

Shkrim i cituar UNMIK-u uzurpon pronat e shqiptarėve nė Mitrovicė


Ali Kadriu, pronar i shtėpisė, pohon se, pavarėsisht kėrkesave tė policisė sė UNMIK-ut dhe KFORI-it, pėr tė mos bėrė rindėrtimin e shtėpisė, ai thotė se nuk do largohet nga toka e tij.

"Kėta nuk po mė lėnė, unė me punėtorė jam. Edhe do tentoj tė hy, se shteg qė e lėshoj shtėpinė time, pronėn time, nuk kam. Unė nuk di qė ka ndonjė ligj nė botė qė mund tė mė ndalė pėr tė mos hyrė nė pronėn time. Dokumentacionin e kam nė rregull", thotė Kadriu.

Sipas zoti Kadriu, shtėpia ėshtė e ndėrtuar nė tokėn e tij me dokumente tė rregullta. Por, sė fundi, Policia e UNMIK-ut ka kėrkuar dokumente shtesė, thotė ai. "Po, dokumentacionin e kam, krejt pėrkrahjen prej komunės, mirėpo kėta (UNMIK-u) nuk duan tė dėgjojnė pėr atė", thotė ai.

Edhe kryetari i Komunės sė Mitrovicės, Bajram Rexhepi, konsideron se banorėt e asaj ane duhet tė lejohen qė tė punojnė dhe jetojnė nė shtėpitė e tyre. Ai, veprimet dhe kėrkesat e policisė se UNMIK-ut qė pronarėt shqiptarė tė marrin leje shtesė pėr renovimin e shtėpive tė tyre, i quan tė pajustifikueshme.

"Ata duhet t‘i lejojnė aty. Ėshtė njė pengesė e pajustifikueshme edhe e administratorėve tė UNMIK-ut, tė cilėt kanė kėrkuar leje pėr rinovim tė shtėpisė ekzistuese para 15 vjetėve qė ėshtė ‘nonsens‘. Ato gjėra nuk kanė nevojė pėr leje as nga UNMIK-ua, as nga komuna; ėshtė e drejtė e tij t‘i riparojė dhe tė kthehet nė pronėn e vet", tha zoti Bajrami.

http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=52682
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 2.11.2008, 19:22   24

Shkrim i cituar Familja Jashari: Kujdes nga serbėt dhe UNMIK-u


Nė njė prononcim pėr shtyp nė lidhje me "ēėshtjen e organeve", Xhavit Jashari, kryetar i Shoqatės sė Familjeve tė Dėshmorėve dhe nė emėr tė fmailjes Jashari, tha se Shqipėria duhet tė jetė shumė e kujdesshme para kėtyre provokimeve serbe.

Jashari i apeloi autoriteteve shqiptare: “Mos tė bien pre e kėtyre lojnave tė ndyta se lufta nuk ėshtė zhvilluar nė Serbi, por nė Kosovė. Asnjė ushtar i UĒK-sė nuk e ka merituar as gjyqin nė Hagė, as gjyqet, qė janė tė kurdisura nga Beogradi pėrmes UNMIK-ut, qė janė zhvilluar nė Kosovė. Janė vetėm spekulime”, - vlerėsoi ai.

Sa i pėrket akuzave tė ish-kryeprokurores sė Hagės, Karla del Pontes ndaj Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, Jashari tha se tė gjitha ato janė shpifje tė dirigjuara drejtpėrdrejt nga Beogradi.

http://www.balkanweb.com/gazetav4/index.php?id=46801
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 3.11.2008, 17:16   25

Shkrim i cituar Mitrovicė: UNMIK-u arreston shqiptarėt


Sipas informatave tė KMDLNJ-sė, sot paradite nė oborrin e tij ėshtė arrestuar Ali Kadriu (51 vjeēar), i cili kishte shkuar, sė bashku me dy punėtorė pėr tė meremetuar shtėpinė e tij dhe atė tė vėllaut tė tij (Kadri Kadriu, qė ishte vrarė nga forcat serbe nė vitin 1999).

Arrestimi ėshtė bėrė me urdhėr tė komandantit fushor tė policisė sė UNMIK-ut tė quajtur Filip. Sipas KMDLNJ, i arrestuari, Ali Kadriu, ėshtė transferuar nė stacionin policor nė Mitrovicė dhe ėshtė duke e pritur vendimin e prokurorit.

KMDLNJ shpreh shqetėsimin pėr pengesat qė po i bėhen zotit Kadriu nė shfrytėzimin e pronės sė tij si njė e drejtė elementare dhe e patjetėrsueshme dhe me arrestimin krejt tė paligjshėm qė e kanė bėrė pjesėtarėt e SHPK-sė pėr llogari tė UNMIK-ut.

http://www.kosova.com/artikulli/49793
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 3.11.2008, 17:33   26

Shkrim i cituar Mitrovicė: Shpėrthim i fuqishėm nė Zubin Potok gjatė mbrėmjes


Njė shpėrthim i fuqishėm ėshtė shėnuar nė orėt e mbrėmjes nė njė pikė tė karburanteve nė fshatin Zupē tė Zubin Potokut, tė banuar me serbė. Incidenti ėshtė raportuar tė ketė ndodhur rreth orės 21:30min, ndėrsa shėnjestėr e kėtij akti kriminal ka qenė pika e karburanteve, "Team Petrol", pronė e njė serbi 28-vjeēar.

Veē dėmeve materiale tė shkaktuara nė strukturėn e objektit, nuk ėshtė raportuar pėr tė lėnduar nė njerėz. Nė bazė tė hetimeve tė para preliminare lidhur me incidentin, dyshohet se shpėrthimi ėshtė shkaktuar nga njė mjet shpėrthyes i vendosur nė afėrsi tė objektit tė derivateve. Nė vendin e ngjarjes janė identifikuar njė pjesė e njė granate dore e pashkatėrruar sė bashku me njė mekanizėm ore, e cila besohet tė ketė qenė pėrdorur nga tė dyshuarit pėr tė aktivizuar shpėrthimin.

http://www.kosova.com/artikulli/49788
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 3.11.2008, 19:22   27

Shkrim i cituar Serbia ka kėrkuar tė blejė trojet shqiptare nė veri tė Mitrovicės


Sipas Dojēeveles qė citon zyrtarė tė kuvendit komunal tė Mitrovicės, "...shtėpitė e shqiptarėve qė gjenden nė veri tė Mitrovicės ėshtė interesuar qė t'i blejė qeveria e Serbisė, e cila ka ofruar shuma tė mėdha tė hollash."

http://www.dw-world.de/dw/article/0,...762213,00.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.11.2008, 14:28   28
Citim:
Server: Kushtet pėr EULEX-in, baza pėr ndarjen e vendit

Drejtori i Institutit pėr Paqe i SHBA-ve me seli nė Washington, Daniel Serwer ka vlerėsuar se kushtet pėr vendosjen e misionit tė EULEX-it nė Kosovė paraqesin baza pėr ndarjen e Kosovės.

“Propozimi serb nuk ėshtė pėr status neutral, por pėrpiqet qė tė krijojė bazė pėr ndarjen e Kosovės dhe pėr kufizimin e mėtejmė tė ushtrimit tė sovranitetit tė Prishtinės”, ka thėnė Serwer.

Ai ka thėnė se Bashkimi Evropian dhe SHBA-tė nuk do tė duhej tė bėjnė presione shtesė ndaj Prishtinės pėr tė pranuar kushtet serbe pėr vendosjen e misionit tė BE-sė.

http://www.telegrafi.com/?id=2&a=2763
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.11.2008, 14:28   29

Shkrim i cituar Mitrovicė: Gjendje e tensionuar


200 serbė dhe 50 shqiptarė janė mbledhur sot nė mėngjes nė pikėn ku ndahet Mitrovica mes dy kampeve. Nuk ka pasur incidente ndėrsa grupimet qėndronin pėrballė njėri-tjetrit, nė prani tė KFOR-it dhe SHPK-sė.

Autoritetet e kanė pėrshkruar gjendjen si "tash pėr tash tė qetė", por grumbullimi ka pasuar batare armėsh qė janė dėgjuar gjatė mėngjesit nė qytetin e ndarė.

Kryeministri Thaēi pritet tė bėjė njė vizitė nė pjesėn jugore, gjatė ditės sė sotme, pėr tė ulur tensionet.

http://www.b92.net/eng/news/politics-article.php?yyyy=2008&mm=11&dd=15&n...
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.11.2008, 19:54   30

Shkrim i cituar Mitrovicė: Batalioni gjermano-austriak nis stėrvitjet ushtarake


Batalioni gjermano-austriak i KFOR-it tė dielėn do tė zhvillojė stėrvitje ushtarake nė pjesėn ndėrmjet Mitrovicės dhe Ferizajt. "Stėrvitja nuk zhvillohet si pėrgjigje apo pėrgatitje ndaj ēfarėdo situate ekzistuese apo tė pritshme nė Kosovė", thuhet nė njoftimin e KFOR-it.

http://www.evropaelire.org/Content/News/1349523.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 17.11.2008, 15:31   31

Shkrim i cituar Mitrovicė: UNMIK-u vazhdon tė jetė faktor antishqiptar


Nė takimin me strukturat politike dhe tė sigurisė, kryetari i komunės sė Mitrovicės, Bajram Rexhepi tha se tė shtunėn ka pasur tė shtėna me armė zjarri nga ekstremistėt serbė nė lagjen "Kroi i Vitakut". Ndėrkohė nė "Lagjen e Boshnjakėve" strukturat paralele serbe i kanė detyruar pronarėt shqiptarė qė tė mbyllin shitoret e tyre, "veprime kėto qė janė tė dėnueshme dhe tė papranueshme, sepse janė reflektuar negativisht nė situatėn e sigurisė".

"E kuptoj qėllimin e ndėrkombėtarėve qė tė ruhet paqja e siguria dhe qė tė mos ketė tensionime, qė ėshtė edhe qėllim kryesor i ynė, por ėshtė e pakuptueshme qė tė mos reagohet, ndiqen dhe kapen grupet ekstremiste qė shtien me armė zjarri, edhe atėherė kur dihet lokacioni prej nga ata i bėjnė kėto veprime tė rėnda kriminale", tha Rexhepi.

Ai kėrkoi qė shkaktarėt e kėtyre incidenteve tė arrestohen dhe tė respektohet ligji nė tė kundėrtėn, do tė jetė vėshtirė qė tė kontrollohet pakėnaqėsia tek popullata shumicė, e cila deri tash ka pasur sjellje tė matura dhe vetėpėrmbajtje tė nivelit tė lartė, edhe nė momentet mė tė vėshtira.

Pėrfaqėsuesi i doganave tė Kosovės, Bashkim Ēitaku, kėrkoi nga pėrgjegjėsit pėr siguri qė tė ndėrpresin punėn e paligjshme tė strukturave paralele serbe nė "lagjen e Boshnjakėve", tė cilat tė papenguara lėshojnė dokumente paralele doganore, qė po e vėshtirėsojnė qarkullimin e mallrave nga Kosova pėr nė Serbi, veprim ky qė ėshtė i papranueshėm.

http://www.kosova.com/artikulli/50074
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 20.11.2008, 18:01   32

Shkrim i cituar Mitrovicė: Rinisin punimet nė veri


Punėt nė rrugėn qė lidh lagjen Suhodoll dhe lagjen “Kroi i Vitakut” nė veri tė Mitrovicės po vazhdojnė edhe tė enjten. Ditė mė parė administrata e UNMIK-ut kishte penguar punėtorėt qė tė vazhdojnė punimet nė kėtė rrugė, qė do tė lidhte dy lagje me shumicė shqiptare nė veri tė Mitrovicės.

Drejtori pėr Infrastrukturė dhe Shėrbime Publike nė komunėn e Mitrovicės, Rasim Veseli thotė pėr Express se punimet nė kėtė rrugė nuk do tė ndalen. Sipas tij kompania ėshtė duke punuar vetėm nė pjesėn e parė tė rrugės.

http://gazetaexpress.com/online/home...gory=53&id=684
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 21.11.2008, 00:03   33

Shkrim i cituar Serbėt e Millosheviēit po blejnė shqiptarėt mbarė e prapė


Multimilioneri serb, Miroslav Mishkoviēi ia ka mėsyrė Shqipėrisė sė Veriut, duke synuar njė qendėr tė madhe tregtare nė veri tė Mitrovicės. Ai ka qenė qeveritar i Sllobodan Millosheviēit, konsiderohet si njeriu qė ka blerė Serbinė nė kohėn e privatizimit dhe tash ka krijuar njė rrjet supermarketesh nė Shqipėrinė Perėndimore. Ėshtė partner i Damir Fazliēit qė ēoi peshė shtetin e Perėndimit kohėt e fundit. Fazlliēi aktualisht ėshtė nė Veri si shitės i energjisė elektrike pėrmes firmės Rudnap Group.

http://gazetaexpress.com/online/home...gory=52&id=666
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 21.11.2008, 18:00   34

Shkrim i cituar Mitrovicė: Sulmohet ushtar i KFOR-it


Njė pjesėtar i KFOR-it, ėshtė sulmuar fizikisht nga njė civil nė rrugėn “Adem Jashari” nė Mitrovicė. I dyshuari , F. Begu ėshtė arrestuar nga ushtarėt e tjerė qė ishin nė afėrsi tė vendngjarjes, ndėrsa janė njoftuar autoritetet policore pėr tu marrė me rastin.

Sulmi ka ndodhur nė afėrsi tė bazės sė KFOR-it, nė parkun e qytetit nė Mitrovicė. Viktima e raportuar e kėtij rasti, pjesėtar i forcave tė KFOR-it, ka pėsuar lėndime trupore nė kokė, njė njėrin sy dhe nė gjoks, si pasojė e sulmit.

Motivet dhe rrethanat nėn tė cilat ėshtė raportuar sulmi fizik, deri nė kėto momente mbeten ende tė panjohura.

http://gazetaexpress.com/online/home...gory=82&id=756
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 27.11.2008, 12:22   35

Shkrim i cituar Aksion ndihme pėr shqiptarėt nė veri tė Mitrovicės


Biznesmeni dhe aktivisti i njohur nė komunitetin shqiptar tė Nju Jorkut, Rrustem Gecaj, kėto ditė filloi njė aksion humanitar, i nxitur nga ngjarjet e fundit nė Mitrovicėn e Veriut ka nisur njė aksion nė ndihmė tė shqiptarėve.

Deri tė martėn e kaluar u mblodhėn rreth 25 mijė dollarė fillimisht pėr Ali Kadriun, veprimet e tė cilit ndėrgjegjėsuan mbarė opinionin. Por duke qenė se Ali Kadriu nuk pranon tė holla nga askush (por siē ka theksuar nė njė intervistė, vetėm siguri pėr t'u kthyer nė shtėpinė e vet), aksioni i nisur nga z. Gecaj ėshtė shndėrruar nė xhirollogari bankare pėr familjet shqiptare tė veriut tė Mitrovicės, pėrmes sė cilit, bashkatdhetarėt tanė, kudo qė janė mund tė ndihmojnė materialisht.

Xhirollogaria ėshtė kjo: Raiffeisen Bank, nr. 150301002298989 O.J.Q Veriu.

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=14&id=1589
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 30.11.2008, 16:11   36
Citim:
Tė shpėtojmė Kosovėn
Shirley Cloyes DioGuardi

Liderėt politikė tė Kosovės dhe organizatat joqeveritare, qė sollėn mėse 30,000 njerėz nė rrugė mė 19 Nėntor pėr tė protestuar planin “gjashtė pikėsh” tė OKB-sė, duhet tė pėrkrahen nga tė gjithė ata qė u intereson e ardhmja e Evropės Juglindore.

Implementimi i planit gjashtė pikėsh – bazuar vetėm nė rekomandimet e Beogradit pėr doganat, kontrollin kufitar, policinė, gjyqėsinė, vendet religjioze serbe, dhe vendosjen e EULEX-it nė Kosovė - do tė cenonte sovranitetin e Kosovės, do tė minonte pavarėsinė, dhe do tė pėrfundonte shansin pėr tė sjellė paqe dhe stabilitet tė qėndrueshėm nė Ballkan pėr shumė dekada tė ardhshme.

Kundėrshtimi ndaj planit gjashtė pikėsh ishte mesazhi i duhur qė ėshtė dashur tė dėrgohet tek komuniteti ndėrkombėtar. Dhe, le tė shpresojmė qė nuk ėshtė shumė vonė.

Korrikun e kaluar, nė artikullin tim “Kosova po rrėshqet” kisha thėnė se ishte e paqartė se kush ishte nė krye tė Kosovės, qė organizatat ndėrkombėtare kishin mandate konfliktuale ndėrmjet tyre, qė tė gjitha nga ato nuk kishin forcėn e duhur, dhe qė pėrfundimisht askush nuk ishte nė krye tė asgjėje. Mandej kisha theksuar po ashtu se Serbia po merrte hapa tė rėndėsishėm me qeverinė e re qė po i ēonte para interesat serbe nė skenėn e politikės ndėrkombėtare.

Me ndihmėn e Rusisė, Beogradi gati krejtėsisht pati sukses nė bllokimin e procesit tė njohjes sė Kosovės, dhe qeveria e Kosovės nė vend qė t’i merrte gjėrat nė duart e veta, po pėrulej para dėshirave tė komunitetit ndėrkombėtar.

Kisha paralajmėruar atėherė qė kjo situate po e bėnte “mjaft tė pamundshme ndonjė pėrgjigje adekuate ndaj veprimeve serbe pėr tė rrėnuar sovranitetin dhe integritetin territorial tė Kosovės” dhe se derisa kjo gjendje tė ndryshonte, Kosova do tė mbetej “e pavarur vetėm me emėr.”

Qė nga atėherė gjėrat veē sa janė pėrkeqėsuar. Kosova po bie nga kreu i agjendės politike ndėrkombėtare pėr shkak tė krizės ekonomike nė perėndim, zgjedhjeve presidenciale nė SHBA, dhe luftėrave qė po vazhdojnė nė Irak dhe Afganistan.Beogradi ka shfrytėzuar kėtė vakuum pėr tė minuar vendosmėrinė e BE-sė pėr tė pėrkrahur mandatet e parapara me planin e Marti Ahtisarit, Deklaratėn e Pavarėsisė sė Kosovės tė 17 Shkurtit, dhe Kushtetutėn e Republikės sė Kosovės. Vendosmėria e BE-sė filloi tė shkatėrrohet nga frika e vendosjes sė EULEX-it nėpėr gjithė Kosovėn (veēanėrisht nė veri tė lumit Ibėr) dhe hakmarrja e mundshme nga Rusia.

Nė vend tė insistimit pėr vendosje pa kushte tė EULEX-it, siē parashihet nė planin e Ahtisarit pėr “pavarėsinė e mbikėqyrur” tė Kosovės, Sekretari i Pėrgjithshėm Ban Ki-Moon iu pėrgjigj frikės sė BE-sė dhe presionit tė Serbisė. Ai vuri nė pah qėllimin e tij pėr vendosjen e misionit tė BE-sė nėn UNMIK-un.

Nė Tetor, ai bėri thirrje pėr negociata tė reja nė mes Prishtinės dhe Beogradit dhe lanēoi planin e tij gjashtė pikėsh si bazė e kėtyre negociatave, plan ky i cili thirrej nė Rezolutėn 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit (rezolutė kjo qė e llogaritė Kosovėn si “provincė” tė Serbisė dhe jo si shtet tė pavarur.)

E gjithė kjo ėshtė dashur tė kuptohet pėr atė qė nė tė vėrtetė ėshtė: njė strukje i perėndimit tek politikat e para-pavarėsisė qė i lejojnė Beogradit tė ketė fjalėn e vet mbi tė ardhmen politike dhe ekonomike tė Kosovės.


Realitetet shokuese tė Planit Gjashtė Pikėsh

Plani gjashtė pikėsh sfidon elementet esenciale tė njė shteti sovran e tė pavarur. Ky plan do tė vendoste EULEX-in nėn OKB-nė dhe prani e tij nė Kosovė do tė ishte “neutrale ndaj statusit.”Nė realitet, kjo do t’i kundėrvihej pavarėsisė sė Kosovės dhe do tė zgjaste betejėn serbe pėr kthim tė Kosovės si provincė tė tyre. Pikat doganore 1 dhe 31 nuk do tė ishin nėn kontroll tė qeverisė sė Kosovės e as nuk do tė ishin pjesė e buxhetit tė konsoliduar tė Kosovės.

Doganat nė veri do tė viheshin nėn kontrollin e serbėve tė Kosovės (dhe pėrfundimisht Beogradit), dhe hyrjet nga kėto pika doganore ekskluzivisht do tė pėrdoreshin nga komunat veriore. Pasi qė doganat kontrollojnė rrjedhėn e tė mirave dhe shėrbimeve dhe mbrojtjen e kufijve, kjo do tė bėnte ndarjen de facto tė Mitrovicės njė realitet.

Edhe me keq, ēdo komunitet me shumicė serbe nė Kosovė ka status special nėn planin gjashtė pikėsh. Kjo nuk pėrfshin vetėm komunat e parapara me planin e Ahtisarit, por edhe enklavat serbe tė shpėrndara nėpėr gjithė Kosovėn. Nė kėto komunitete, policėt serbė nuk do t’i pėrgjigjeshin Policisė sė Kosovė, por njė polici serb me gradė tė lartė i cili do t’i raportonte njė komisioneri policie tė OKB-sė.

Tutje, gjyqėsia do tė punonte sipas rregulloreve tė UNMIK-ut dhe jo ligjeve tė Kosovės, dhe Kisha Ortodokse Serbe e Kosovės do tė ishte e lidhur direkt me kishėn nė Serbi dhe do t’i jepte llogari qeverisė serbe.

Nėse implementohet ky plan, kėto pika do tė krijonin njė sistem paralel tė bazuar nė ndarje etnike, gjė qė do tė thyente shkrimin dhe kuptimin e planit tė Ahtisarit dhe kushtetutėn e Republikės sė Kosovės.Kjo do ta bėnte Kosovėn mė pak shtet seē ka qenė nėn UNMIK-un dhe njė shtet mė tė komplikuar se Bosnja.

Marrėveshja e Dejtonit e vitit 1995 e ndau Bosnjėn nė tri territore tė veēanta. Ky plan do tė hiqte njė pjesė tė territorit tė Kosovės, do tė gravuronte pjesėn tjetėr, duke krijuar kėshtu njė problem madhor. Dhe, brenda natės Kosova do tė kthehej nė njė shtet tė dėshtuar, i paaftė pėr tė pėrparuar ekonomikisht apo politikisht.

Kosovarėt po bartin barrėn e dėshtimit tė komunitetit ndėrkombėtar pėr tė vendosur EULEX-in. Duke ofruar planin gjashtė pikėsh, komuniteti ndėrkombėtar don qė Serbia tė ndihet fitimtare; don qė t’u japė shqiptarėve tė Kosovės impresionin se ata po pėrkrahen nė mėnyrė qė tė mos ndodhin trazira sociale; dhe don qė tė thotė se politika e tyre gjeostrategjike e mbrojtjes kinse po funksionon.

Arkitekt i kėsaj strategjie ėshtė Pėrfaqėsuesi i Lartė i BE-sė, Havier Solana (i cili ėshtė pėrkrahur shumė nga Ministri i Jashtėm francez Bernard Kouchner, i cili nė cilėsinė e tij si kryesues i radhės sė BE-sė ka insistuar qė Prishtina ta pranojė planin gjashtė pikėsh).

Sikur edhe strategjitė tjera tė inspiruara nga Solana nė Ballkan, edhe kjo nuk do tė funksionojė. Pėrkundrazi, kjo do tė parandalojė tė gjithė rajonin nga integrimi nė Evropėn e bashkuar, dhe bile mund tė ēojė edhe nė konflikt tė ri.



Plani i Ahtisarit ėshtė i vdekur, dhe Plani Katėr Pikėsh i Qeverisė sė Kosovės nuk mjafton

Ka ardhur koha tė kuptohet se plani i Ahtisarit ka vdekur; ėshtė njė shkrim akademik qė ėshtė i gjallė vetėm nė Kushtetutėn e Kosovės. Mos tė harrojmė se 90 pėr qind e planit tė Ahtisarit ka tė bėjė me serbėt.

Por, ėshtė e pamundur qė tė realizohet mandati i Ahtisarit, qė u jep serbėve jo vetėm tė drejta tė barabarta, por mė shumė tė drejta se secilit nga grupet tjera minoritare nė Evropė, nėse serbėt e Kosovės e kundėrshtojnė atė dhe Beogradi vazhdon t’i kontrollojė ata.

Andaj, Zyra Civile Ndėrkombėtare, qė duhet tė zbatojė planin e Ahtisarit, nuk mund tė bėjė njė gjė tė tillė. Liderėt serbė tė Kosovės veprojnė pa asnjė lloj lidhjeje me qeverinė nė Prishtinė. Kjo i bėn deklaratat e diplomatėve tė SHBA-ve dhe BE-sė se ata e pėrjashtojnė ndarjen e Kosovės vetėm fjalė.

Me rėnien e planit tė Ahtisarit, qeveria e Kosovės, qė deri mė tani ka vepruar retroaktivisht dhe nė pajtueshmėri me komunitetin ndėrkombėtar, ka rastin pėr tė shpėtuar Kosovėn. Kundėrshtimi dhe mospranimi i planit gjashtė pikėsh tė OKB-sė dhe propozimi i planit tė saj katėr pikėsh qė thėrret pėr vendosje tė menjėhershme tė EULEX-it nė tė gjithė Kosovėn dhe qė afirmon bashkėpunimin e vazhdueshėm tė saj me SHBA-tė, BE-nė dhe NATO-n, ėshtė njė fillim i mirė, por jo i mjaftueshėm.

Zyrtarėt politikė shqiptarė dėshtuan nė kapitalizimin e ndjenjės pro-shqiptare anekėnd botės pas luftės, kur patėn mundėsinė mė tė madhe pėr t’iu kundėrvėnė propagandės serbe, pėr tė shkatėrruar strukturat paralele nė veri, dhe pėr tė vendosur autoritetin e Prishtinės nėpėr gjithė territorin e Kosovės.

Nėntė vite pas pėrfundimit tė luftės, euforia fillestare qė erdhi si pėrgjigje ndaj shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės qorroi Kosovėn para kėtij realiteti.

Mungesa e iniciativės nga ana e partive politike tė Kosovės, qė po mėrziteshin mė shumė pėr tė ardhmet e tyre politike nė zgjedhjet e ardhshme, i mundėsuan serbėve tė konsolidoheshin edhe mė shumė.


Hapat e Ardhshėm pėr Elitėn Politike tė Kosovės

Ėshtė koha qė qeveria e Kosovės tani duhet tė mos presė mė qė komuniteti ndėrkombėtar tė marrė timonin por qė ajo tė marrė hapat e duhur, gjė ėshtė dashur tė bėnte menjėherė pas shpalljes zyrtare tė pavarėsisė mė 17 Shkurt. Disa nga kėta hapa pėrfshijnė:

- Zhvillimin e njė fushate tė fuqishme tė marrėdhėnieve publike nė bashkėpunim me aleatė qė kanė pėrvojėn dhe ekspertizėn e duhur anekėnd botės.
- Fushata duhet tė promovojė vlerat shqiptare dhe duhet tė kundėrshtojė propagandėn serbe qė paraqet shqiptarėt si myslimanė ekstremistė dhe Kosovėn si vatėr tė fundamentalizmit nė zemėr tė Evropės.
- Fushata po ashtu duhet tė sfidojė komunitetin ndėrkombėtar qė po vazhdon tė kėnaqė Serbinė, dhe po kapitullon para kėrcėnimeve tė saj, dhe duhet tė kthejė vėmendjen botėrore tek viktimat e pafajshme shqiptare dhe boshnjake tė luftėrave agresive tė Milosheviēit.
- Fushata po ashtu duhet tė insistojė qė pranimi i Serbisė nė BE duhet tė kushtėzohet me respektimin e sovranitetit tė Kosovės nga Serbia dhe me dorėzimin e Ratko Mladiqit nė Tribunalin e Hagės.
- Marrjen e hapave tė domosdoshėm pėr tė vėnė veriun nėn kontrollin e Prishtinės.
- Thirrja e qeverisė pėr vendosjen e EULEX-it nė partneritet me qeverinė e Kosovės, BE-nė, dhe SHBA-tė ishte hapi i parė nė kėtė drejtim.
- Mirėpo, qeveria duhet qė tė vėrė rend nė kufijtė veriorė dhe tė arrestojė tė gjithė kontrabanduesit dhe krerėt e strukturave paralele, dhe pastaj t’u ofrojė “karota” atyre qė bashkėpunojnė dhe “shkopinj” atyre qė rezistojnė.
- Ngritjen e ēėshtjes sė abuzimit tė tė drejtave tė njeriut nga ana e Beogradit ndaj shqiptarėve nė Preshevė, Medvegjė, dhe Bujanoc. Gjersa gjithēka po bėhet pėr t’i kthyer serbėt nė Kosovė, asgjė nuk po bėhet pėr tė korrektuar pėrzėnien e shqiptarėve nga Lugina e Preshevės qė ndodhi gjatė luftės dhe represionin e vazhdueshėm qė ushtrohet ndaj atyre qė ende jetojnė atje.


http://www.shekulli.com.al/news/44/A...008-11-30.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 4.12.2008, 16:24   37

Shkrim i cituar Mitrovicė: Serbėt nuk do tė bashkėpunojnė me EULEX-in


Serbėt e veriut tė Mitrovicės kanė paralajmėruar se nuk do tė bashkėpunojnė me misionin e EULEX-it, por do tė mbajnė qėndrim injorues ndaj misionit ndėrkombėtar. Kėshtu ka thėnė Marko Jakshiē, nėnkryetar i sė ashtuquajturės Bashkėsi e Komunave tė "Kosovė-e-Metohisė".

http://www.rtklive.com/?categoryId=1&newsId=29312
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 4.12.2008, 16:24   38

Shkrim i cituar Mitrovicė: Serbėt tensionojnė gjendjen nė qytet


Situata nė qytetin verior ėshtė tensionuar sėrish natėn e shkuar kur, njė nxėnėse gjimnazi ėshtė sulmuar nga grup serbėsh, ndėrsa rreth orės 20:00 tė mbrėmjes, 7 vetura me targa KS janė dėmtuar rėndė. Lajmin e konfirmoi zėdhėnėsi i Policisė pėr Rajonin e Mitrovicės, Besim Hoti i cili tha se tani pėr tani nuk dihen as motivet as autorėt.

http://www.gazetastart.com/?faqe=shf...0866&isflash=1
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 4.12.2008, 22:26   39
Citim:
Rreth 15 vetura janė dėmtuar mbrėmė nė Lagjen e Boshnjakėve nė veri tė Mitrovicės. Nė shėnjestėr kanė qenė veturat me targa KS, qė ishin tė parkuara nė kėtė lagje. Adem Mripa, kryetar i kėsaj lagjeje tha pėr Express se kohėn e fundit janė shtuar provokimet ndaj banorėve shqiptarė nė atė pjesė.

Ai beson se provokimet vijnė pas paralajmėrimeve pėr vendosjen e EULEX-it edhe nė veri tė Kosovės. “Pritet tė shtohen kėto ditė, pėr shkak tė ardhjes sė EULEX-it. Kėta dirigjohen nga MUP-i i Serbisė. Kohėn e fundit ka njė shtim shumė mė tė madh tė punonjėsve tė MUP-it serb. Ata i provokojnė familjet”, shtoi Mripa i shqetėsuar pėr situatėn e sigurisė nė veri.

Ai tregoi se brenda vetėm njė muaji familja e tij ėshtė provokuar disa herė nga banorėt serbė. Sipas tij, kėto provokime bėhen me qėllim tė destabilizimit tė gjendjes sė sigurisė nė veri. "Kėto sulme bėhen nėn dirigjimin e MUP-it. Shtrirja e EULEX-it nė veri do t’i neutralizojė kėto struktura.

http://www.balkanweb.com/sitev4/index.php?id=30510
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 5.12.2008, 22:49   40

Shkrim i cituar Gjenevė: Shqiptarėt thirren nė protestė para selisė sė OKB-sė


"Mė 6 dhjetor, para selisė sė Kombeve tė Bashkuara nė Gjenevė, duke filluar nga ora 14:00 tė mbahet njė protestė publike e mėrgimtarėve shqiptarė nė shenjė tė kundėrshtimit tė pazarllėqeve nė kurriz tė popullit shqiptar dhe nė mbrojtje tė pavarėsisė, sovranitetit dhe integritetit territorial tė Kosovės.

Gjatė protestės do tė mbahen kėto banderola:

JO ! - planit 6-pika tė Ban Ki-Moon
Tė mbrojmė kufijtė !
Kosova njė dhe e pandarė !
Amaneti i dėshmorėve - aspiratė shekullore e kombit !
Serbi, larg duart nga Kosova !
Evropė, mos luaj me zjarr !
Evropė e Amerikė, tregojeni nė Kosovė vendosmėrinė dhe fuqinė tuaj nė vepėr kundėr neoimperializmit rus dhe kundėr hegjemonizmit e terrorizmit shtetėror serb !
E drejta pėr vetėvendosje edhe pėr shqiptarėt nė Ballkan !
Kompromisi mė i dhembshėm i ēėshtjes shqiptare-PAVARĖSIA e Kosovės!
Jo ! copėtimit tė mėtejmė tė Kosovės !
Jo ! enklavizimit tė Kosovės !
Jo negociatave me Serbinė pėr statusin e Kosovės !
Jo konfederatė me Serbinė !
Faleminderit Zvicėr dhe Calmy-Rey pėr mbėshtetje politike !

Ftojmė gjithė mėrgimtarėt shqiptarė nė Zvicėr dhe shteteve pėrreth si dhe miqtė tanė zviceranė, qė tė marrin pjesė nė kėtė protestė pėr tė shprehur mbėshtetjen dhe solidaritetin me ēėshtjen e Kosovės."

http://www.rtklive.com/?categoryId=1&newsId=29398
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 00:53.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.