Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Kolonizim > ZONA 2 > Malėsi
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 26.8.2012, 15:42   1
Kandhaon
anėtar/e
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,

Z2: Sanxhak: ringjallet vetėdija shqiptare


Citim:
"Boshnjakėt janė krenarė me komponentin shqiptar tė prejardhjes sė tyre" ka thėnė historiani sanxhakas Rexhep Shkreli duke shtuar se boshnjakėt kėtė nuk e fshehin dhe se pjesė e kėsaj komponente ėshtė edhe Aqif Blyta, "qė ėshtė njė lider i joni i padiskutueshėm".

Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	RedzepSkrijelj4.jpg
Shikimet:	146
Madhėsia:	83,5 KB
NNJ:	3929

http://www.sandzacke.rs/vijesti/drus...sko-porijeklo/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 8.10.2013, 21:03   2
Citim:
Tė vėrtetat e shqiptarėve tė Sanxhakut nė Serbi (video)

Historia e shqiptarėve ėshtė njė histori e ndarė mes visesh tė ndryshme tė Ballkanit dhe jo vetėm…herė e njohur, por edhe e panjohur, e dukshme, por edhe e padukshme.

Shqiptaret i gjen sot kudo nė tė gjithė rajonin. Siē janė edhe shqiptarėt qė jetojnė nė zonėn e Sanxhakut nė Serbi. Pėr ta, ėshtė folur pak ose aspak, ndaj le t’i zbulojmė… Kėshtu nis emisioni i Top Channal pėr Sanxhakun e dikurshėm shqiptar, qė s’ėshtė mė.

Dikur, Sanxhaku ka qenė pjesė e vilajetit te Kosovės, qė sė bashku me vilajetin e Janinės, Manastirit dhe Shkodrės pėrbėnin Shqipėrinė e viteve tė lidhjes sė Prizerenit nė 1878-n.

Nė 1912, kjo zonė u pushtua pėrfundimisht nga Serbia dhe Mali i Zi. Shqiptarėt nėndhunėn dhe masakrat e vazhdueshme u detyruan tė shpėrngulėn nė masė, duke u vendosur nė Turqi, por edhe Siri e Jordani.

Tė tjerėt tė mbetur tashmė nga shumicė e pakicė iu nėnshtruan njė procesi pėrzierje asimiluese me boshnjaket, me tė cilet i bashkonte nė kėtė zone feja, por jo gjuha sllave qė megjithatė mbeti alternativa e vetme nė kushtet e presionit dhe mungesės sė shkollave shqipe.

E megjithatė, nė zonėn e ndarė mes Serbisė e Malit tė Zi, shqiptaret nuk janė shuar.

Ata janė sėrisht aty, tė deklaruar nėn detyrim si boshnjakė... Rrugėtimi ynė ndalet nė Sanxhakun e Pazarit tė ri apo siē quhet ndryshe, Novi Pazarit qė sot ndodhet brenda kufirit serb. Njė rrugėtim qė na duhet ta ndėrmarrim me njė makinė me targa Serbie e me njė kamera gjysmė amatore.

Shqiptaret kanė zgjedhur tė jetojnė nė zona tė thella pėr tė mos humbur identitetin e tyre. Tė grupuar nė disa fshatra ata e kane shfrytėzuar kėtė mundėsi pėr tė mos iu nėnshtruar procesit tė asimilimit.

Fshati Uglla, pjesė e rajonit tė Peshterit, i fshehur pas kthesash tė ngatėrruara, rreth 1 orė nga Pazari i Ri apo Novi Pazar, siē i thonė serbėt ėshtė stacioni i parė.

Jane mikpritės, duket se mezi e kishin pritur njė vizitė tė tillė. Me shqipen qė sado arkaike, nuk ka humbur mes kėtyre mureve.

« Tė parėt tanė nuk kanė ditur si tė flasin serbisht. Tė kishim shkollėn do tė ishim edhe ne kėshtu, por ne s’kemi shkollė shqip, vetėm sėrisht », thotė Sali Bajri.

Latif Huka, njė tjetėr banor « boshnjak » i Novi Pazarit, thotė : «Zorr ėshtė me ruajtur gjuhėn, se nuk e kemi shkollėn , nuk na lejne ata neve. Zorr, zorr. Kush martohet me boshnjake e nuk din gruaja gjuhėn, fėmija nuk mund me e dit ».

Nė familje tė tilla tė lidhura fort pas tradites, gjuha ėshtė kaluar brez pas brezi, deri tek mė tė vegjlit.

Jo gjithkund ėshtė njėsoj. Tek tė rinjtė, siē tregojnė tė moshuarit, gjėrat kanė nisur tė zbehen.

« Krejt ishalla kam qenė prej vetes , e deri sa tė vdes , sa pėr mua sa pėr vllazėn ne jemi shqiptar », thotė Abaz Huka.

Njė tjetėr banor i kėtij fshati, Arif Mujezinoviē shprehet : «Kėtu shqipe, veē kur mblidhemi ne pleqt qė jemi disa vetė flasim shqip, se kėto tė rinjtė kėrrkush . Nuk e dijnė se kanė shkuar nė shkollė sėrbēe ».

Tė jesh shqiptar kėtu nuk ėshtė e thjeshtė... Perkundrazi, ketu shqiptaret jane komuniteti qė gezon me pak te drejta, me pak mundėsi. Pėr mė tepėr, kėto tė drejta nuk mund t’i kėrkojnė ose mė mirė nuk kanė ku t’i kėrkojnė.

Nė Boroshticė, njė fshat tjetėr jo larg, banorėt tė tregojnė jo pa ndrojtje mbi presionin shtetėror qė bėhet vazhdimisht mbi kėto zona…

« Qe tash, edhe shqiptari s’guxon as me hy kėtu. Duhet me u lajmeru menjehere kur hyn ketu. Pse? Ēka don? Ēfarė pune ke? Ēfarė ke? », tregon njė banor. « Po shkon tė merr atje shkon ne stacion (policor) me vete, ēka qysh, ja ashtu. Tė pyesin pse ke fol, ēka ke fol… ».

Kėtu gjen mjaft mbiemra tė njohur tė zonės se Shkodrės si Shkreli, Dukagjini etj... Njė pjesė janė detyruar t’i ndryshojne, duke u shtuar prapashtesa sllave, si e vetmja mėnyrė pėr tė mos patur probleme me autoritetet vendase.

« E si mundet me qenė mirė kur ta merr dikush gjuhėn e s’tė len me fol shqip. Baba dhe nana me kanė vdek , e dua Shqipėrinė barabar me nanėn dhe me babėn », thotė njė shqiptar i Sanxhakut.

Nė fshatra tė tjerė situata ėshtė mė vėshtirė sepse asimilimi ka qenė thuajse tėrėsor, ka ende shumė shqiptarė po qe pėr fat tė keq nuk flasin mė gjuhėn e tyre.

Nė Arapoviē na presin mbi 20 burra tė fshatit, tė gjithė shqiptar, por askush nuk mundet tė flasė shqip. Ndaj edhe thėrrasin njė tjetėr mė tė moshuar.

« Unė thashė ma pare, ma shumė ka boshnjakė. Nuk kemi shkollė shqip, po martohena me bosnjakė e qashtu femijėt pas nanave po e humbim gjuhėn », thotė i moshuari.

Gjithēka duket si nj fotografi qe tregon fatin e shqiptarėve e qė mund ta prekėsh nė shumė zona tė Ballkanit, por edhe mė gjerė... Kanė mbetur tė tillė vetėm nė rrėnjė, sepse nė tė sotmen vėshtirė kanė ruajtur diēka nga e shkuara e tyre.

Nė kėto zona, shqiptarėt janė detyruar tė deklarohen boshnjakė, siē e pranojnė edhe banorėt e njė tjetėr fshati, Bashicės.

“Po, po ma para kemi folė na kėtu krejt shqip, na kanė thirrė shqiptarė. Tash na thonė bosanec. Tash jemi shkru boshnjakė”, thonė nė Bashicė.

Edhe pse shume kujtojnė mbrojtjen qė patriotet Haqif Blyta e Shaban Polluzha i bėnė qytetit nga ēetnikėt nė qytetin e Pazarit tė Ri, andej nga viti 1941 shqiptarėt janė asimiluar nė masė.....

“Asimilimi ka ba tė vetėn, kemi pasė shumė presion, e kemi humbė gjuhėn, s’kemi pasė asni munėsi”, shprehet me keqardhje njė banor i zonės.

Edhe vetė myftiu i komunitetit mysliman nė Serbi, i njohur si njė mbėshtetės i fortė i tė drejtave tė boshnjakėve, pėrfaqėsues dhe kryesues i njė sėrė shoqatash dhe grupimesh kulturore boshnjake... nė fakt, siē edhe ai vetė pohon vjen nga rrėnjė shqiptare.

“Fakt ėshtė se edhe nėna ime vjen nga Shkreli, e ka prejardhje nga veriu i Shqipėrisė, sikur edhe fisi i babės ėshtė diku nga Gusinja (Gucia), ndaj nuk e shmang e nuk e pėrjashtoj dot qė tė ketė prejardhje shqiptare. Bosnjakėt nuk kanė dashur tė asimilojnė kėrrkėnd dhe nėse kjo ka ndodhur, ėshtė bėrė prej presionit tė tjetėrkujt”, thotė Muamer Zukurliq, kryemyftiu i komunitetit mysliman nė Serbi.

Ka shumė tė tjerė nė qytet, qė druhen tė pohojnė apo e kanė humbur identitetin e tyre... presioni i madh e i vazhdueshėm nga brezi nė brez ka bėrė qė tek njė pjesė e madhe tė fshihet vetėdija kombėtare, deri tek shumė qytetarė tė sotėm qė janė shkėputur nga rrėnjėt e tyre.

E kėshtu ka ndodhur edhe nė shumė e shumė fshatra tė tjerė tė Sanxhakut nė Serbi ku jetojnė sot shqiptarėt.

Dhjetėra shqiponja fluturojnė nė kuotė tė ulėt mbi kėto fshatra. Shqiponja kufitare i quajnė banorėt e zonės, sepse dikur kėtu ka qenė kufiri.

http://www.botasot.info/kosova/24524...e-serbi-video/
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 01:54.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.