Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Arsim
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 26.10.2010, 05:53   1

Z1: Gjuha shqipe, mangėsi tė pėrgjithshme, lėndė e detyruar dhe nė universitete


Citim:
Gjuha Shqipe, e detyrueshme nė Universitetin e Prishtinės

Prishtinė – Lėnda e Gjuhės Shqipe do tė bėhet e detyrueshme pėr studentėt e tė gjitha degėve nė Universitetin e Prishtinės, duke filluar nga semestri i dytė i kėtij viti.

Propozimi ėshtė bėrė nga vetė rektorati i kėtij universiteti, dhe pėr kėtė ėshtė ngritur njė komision profesional nga departamenti i Gjuhės Shqipe nė Fakultetin e Filologjisė. Ky fakultet, ditė mė parė i ka prezantuar rektoratit njė projekt-propozim bashkė me planin mėsimor dhe planin e punės. Nė kėtė projekt-propozim, ėshtė paraparė qė emėrtimi i kėsaj lėnde pėr tė gjitha fakultetet tė jetė “Kulturė gjuhe”, duke pėrfshirė brenda saj edhe elemente tė shkrimit akademik.

Zyrtari pėr informim nė Rektoratin e Universitetit tė Prishtinės, Isuf Iberdemaj, thotė se mėsimi i gjuhės shqipe do tė mbahet nė nivelin e mėsimeve lektorale. Sipas tij, nuk ėshtė e domosdoshme qė kursi i Gjuhės Shqipe tė mbahet patjetėr nė vitin e parė tė studimeve, por, mund tė mbahet dhe nė vitin e dytė ose tė tretė tė studimeve.

Vendimi pėr pėrfshirjen e Gjuhės Shqipe nė tė gjitha njėsitė akademike, bazohet sidomos nė gabimet drejtshkrimore qė bėjnė studentėt gjatė provimeve. Mangėsitė nė zbatimin e standardit tė shqipes nuk janė tė theksuara vetėm te studentėt, por edhe te shtresa intelektuale.

Iberdemaj thotė se ėshtė vėnė re qė pavarėsisht se nė ēfarė fushe kanė studiuar kuadrot, ata flasin dhe shkruajnė me shumė gabime. Kjo e ka shtyrė rektoratin qė Gjuha Shqipe tė jetė e detyrueshme nė tė gjitha fakultetet. Pėrzgjedhja e stafit qė do tė ligjėrojė nė kėtė lėndė do tė bėhet pėrmes njė konkursi publik, qė do tė jetė nė kompetencė tė Fakultetit tė Filologjisė.

http://www.gazetastart.com/lajme/Hap...qiptare/26405/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.9.2012, 21:51   2
Citim:
Gjuha Shqipe lėndė nė fakultete, studentėt kanė mangėsi

Pėr herė tė parė gjuha shqipe do tė hyjė si lėndė edhe nė universitete, pėrveēse nė arsimin parauniversitar. Kėrkesa ėshtė bėrė nga vetė pedagogėt, nisur nga niveli i dobėt i mjaft studentėve dhe njohuritė e tyre tė pakta ndaj gjuhės shqipe.

Drejtuesit e fakultetit tė Histori- Filologjisė ndėrsa kanė folur dje nė media, e pėrkrahin kėtė nismė, por thonė se gjuha shqipe duhet tė jetė e detyruar pėr tė gjitha fakultetet. Vetėm kėshtu mund tė rritet interesi pėr ta njohur kėtė gjuhė nė tė gjitha format e saj. “Ėshtė futur si njė lėndė e rėndėsishme me kredite tė caktuara pėr tė gjitha fakultetet. Tani pėr tani ėshtė me zgjedhje dhe nė tė ardhmen ne do tė synojmė mbase qė do tė jetė dhe njė lėndė detyruese dhe qė do tė japė njė formim tė pranueshėm. Kjo do tė fillojė tani nė tetor, qė hyn ky vit akademik krahas lėndėve tė tjera, do tė jetė dhe gjuha shqipe”, tha Ymer Ēiraku, zv.dekan i Histori- Filologjisė.

Sipas pedagogėve edhe kurrikulat duhet tė pėsojnė ndryshime. Por natyrisht qė ato duhet tė mbėshteten mbi tekstet e vjetra. Kėshtu do tė ndodhė kėtė vit akademik, pėr tekstet e gjuhės shqipe me tė cilat do tė studiojnė tė rinjtė. “Tekstet akademike shkencore, asnjėherė nuk krijohen nga e para, ato krijohen mbi pėrvojat dhe eksperiencat e mėparshme dhe kėshtu do tė ndodh gjithmonė. Mos tė mendojmė se nė tė gjitha fushat dalin menjėherė tekste tė rinj, do tė ketė tekste tė cilat e kanė marr konsideratėn pėr nivelin e tyre shkencor, nivelin metodik, ato do vazhdojnė tė funksionojnė. Ka tekste dhe kjo ėshtė gjė e mirė tė cilėt i qėndrojnė kohės”, tha Ēiraku.

Gjuha shqipe pritet qė tė jetė njė nga shtyllat kryesore edhe nė sistemin arsimor parauniversitar. Madje ajo pretendohet qė tė shtrihet qė nė ciklin parashkollor me disa prej elementėve tė saj. Ky ka qenė propozimi mė i fundit i qeverisė, pasi vitet e fundit ėshtė vėnė re njė dėmtim i gjuhės shqipe, kjo lidhur dhe me faktin se gjuha nuk ka qenė asnjėherė e ndarė nga letėrsia.

http://www.tiranaobserver.al/2012/09...i/#comment-751
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 5.4.2013, 22:16   3
Citim:
Gjuha Shqipe ndahet nga Letėrsia

Duke nisur nga viti i ardhshėm shkollor lėnda e Gjuhės Shqipe do tė ndahet nga Letėrsia. Kjo, pėr shkak se gjatė kėtyre viteve, kur Gjuha Shqipe dhe Letėrsia janė zhvilluar bashkė, gjuha ėshtė dėmtuar shumė, pėr rrjedhojė njohuritė qė marrin nxėnėsit janė tė cunguara. Ky ėshtė vendimi mė i fundit qė ka marrė Ministria e Arsimit, nisur nga propozimi qė dekanėt e fakulteteve i kanė bėrė kėtij institucioni, pėr ndarjen e lėndėve qė nė shkollė tė mesme.

“Kjo kėrkon sė pari shmangien e metodės klasike dhe kalimin e mėsimit tė saj me rrokje. Ne nė shkollė duhet tė kemi dy shtylla kryesore, gjuhėn dhe matematikėn. Por nėse pėrmendim konceptin gjuhė-letėrsi nuk bėjmė as gjuhė, as letėrsi. Prandaj kurrikulat e reja do tė hyjnė sa mė shpejt nė pėrdorim, pėr shkak se gjuha dhe ADN-ja janė dy elementet kryesore tė identitetit tonė kombėtar”, sqarojnė burime nė MASH pėr gazetėn “Shqip”.

Tė njėjtin mendim ndajnė edhe gjuhėtarėt, tė cilėt thonė se ndarja e gjuhės nga Letėrsia ėshtė domosdoshmėri pėr gjimnazistėt, tė cilėt shfaqin mangėsi tė madha nė lėndėn e Gjuhės, fakt qė evidentohet sidomos nė fakultet. Mirėpo, ndarja e lėndėve mund tė bėhet vetėm me ndryshimin e kurrikulės, me qėllim ndarjen e tyre edhe nė procesin e maturės. Kėshtu zgjidhja e vetme ėshtė mėsimi i plotė i gjuhės shqipe qė nė gjimnaz, pasi pėrfshirja e saj si lėndė bazė ose me zgjedhje nė fakultet ėshtė e vonuar, pa efektivitet.

Kėshtu, nėse deri mė tani maturantėt kanė zhvilluar 2 provime tė detyruara, Letėrsi-Gjuhė Shqipe dhe Matematikė, vitin e ardhshėm do tė jenė 3 provime, Gjuha Shqipe provim mė vete nga letėrsia.

“Ėshtė shumė e nevojshme qė nė shkollat e mesme maturantėt ta japin lėndėn e Gjuhės Shqipe si provim mė vete. Por para se tė ndodhė njė gjė e tillė, fillimisht duhet qė kėto tekste tė ndahen nėpėrmjet kurrikulave”, theksojnė burime nė MASH.

Dekani i Fakultetit tė Historisė dhe Filologjisė, Shezai Rrokaj, tha se njė propozim i tillė ka kohė qė ėshtė dorėzuar nė tryezėn e ministrit tė Arsimit dhe Shkencės.

“Ėshtė shumė e nevojshme e para, detyrimi i tė gjitha shkollave deri nė universitet qė tė mėsojnė praktikumin e Gjuhės Shqipe, mėnyrėn se si shkruhet dhe mėsohet gjuha standarde shqipe dhe nga ana tjetėr provimi i parė qė duhet dhėnė, ėshtė provimi i zotėrimit tė gjuhės shqipe standarde. Prandaj, mendoj qė Gjuha Shqipe duhet tė futet si lėndė e parė, pėr nga rėndėsia, por edhe pėr tė shmangur mangėsitė qė shfaqin tė rinjtė kur i drejtohen studimeve tė larta”, tha Rrokaj.

Problematika

Mosnjohja e gjuhės shqipe ka ngritur njėzėri pėrfaqėsuesit e fakulteteve nė vend. Njėri pas tjetrit ata ngrenė shqetėsimin pėr njohuritė e dobėta qė kanė tė rinjtė shqiptarė ndonėse gėzojnė statusin e studentit. Kjo evidentohet jo vetėm nė fakultetet ku lėnda e gjuhės shqipe ėshtė pjesė e kurrikulės akademike, por edhe nė ato fakultete ku lėnda nuk ėshtė e detyruar, ndonėse i nxjerrin zbuluar gabimet gramatikore dhe ortografike qė vėrehen nė detyrat e kursit.

Vjet pėr herė tė parė, pas njė sėrė debatesh mbi njohuritė qė kanė tė rinjtė nė gjuhėn shqipe, qė nė mė tė shumtėn e rasteve rezultojnė tė dobėta, kjo lėndė u bė pjesė e kurrikulės me zgjedhje, jo bazė. Kėshtu, nė tė gjitha fakultetet e vendit, edhe nė ato me profil shkencor lėnda e gjuhės shqipe mund tė zhvillohet lehtėsisht, por vetėm nėse studentėt e pėrzgjedhin, e cila kėmbehet me kredite shtesė. Kjo nismė erdhi jo vetėm nė shėrbim tė studentėve, por edhe si njė nismė e rėndėsishme nė kuadėr tė 100-vjetorit tė pavarėsisė sė Shqipėrisė.

http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/0...-nga-letersia/
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 20:09.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2018
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.