Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Viruset > Terrorizmi a/sh
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 20.9.2012, 21:49   1

TSr/ 1912: Masakra serbe e Kumanovės


Citim:
Serbėt dhe maqedonasit do tė festojnė masakrat ndaj shqiptarėve

“Me betejėn e Kumanovės filluan masakrat ndaj shqiptare dhe spastrimet tė territoreve tona etnike. Kjo datė duhet tė pėrkujtohet si tragjedi e madhe pėr shqiptarėt e jo tė lejohet festimi i saj zyrtarė”, deklaroi pėr “Lajm” kryetari i Shoqatės sė Historianėve Shqiptarė nė Maqedoni, Skėnder Hasani

Presidenti serb Tomislav Nikoliq gjatė muajit tė ardhshėm do tė qėndrojė pėr vizitė zyrtare nė Maqedoni, e para kjo nė njė nga vendet e rajonit.

Sipas mediave proqeveritare maqedonase, ai ėshtė ftuar nga autoritetet e Shkupit me rastin e shėnimit tė 100 vjetorit tė Betejės sė ashtuquajtur tė Kumanovės, betejė e zhvilluar nė Luftėn e Parė Ballkanike.

Ceremonitė e shėnimit tė kėsaj date si dhe takimet me kreun e lartė shtetėror janė pjesė tė agjendės sė presidentit serb Nikoliq. Qeveria e Maqedonia ka pėrgatitur ceremoni tė posaēme dhe ngritja e njė pėrmendore pėr shėnimin e kėsaj ngjarje.

Historianėt shqiptarė janė tė tmerruar nga shėnimi i kėtij pėrvjetori. “Me betejėn e Kumanovės filluan masakrat e tmerrshme ndaj shqiptarėve dhe spastrimet tė territoreve tona etnike. Kjo datė duhet tė pėrkujtohet si tragjedi e madhe pėr shqiptarėt e jo tė lejohet festimi i saj zyrtarė”, deklaroi pėr “Lajm” kryetari i Shoqatės sė Historianėve Shqiptarė nė Maqedoni, Skėnder Hasani.

Burime partiake kanė njoftuar pėr “Lajm” se shėnimi i kėsaj date tė tmerrshme pėr shqiptarėt do tė financohet edhe me mjete nga buxheti shtetėror, i cili nė masė tė madhe mbushte nga shqiptarėt.

Ndryshe vizita e Nikoliqit nė Maqedoni tregon edhe arshinin e dyfishtė tė Shkupit ndaj vendeve tė rajonit.

Nikoliq vjen nė Maqedoni vetėm disa muaj pas zgjedhjes sė tij pėr president tė Serbisė. Nga ana tjetėr edhe pse ka kaluar mė shumė se njė vit pas zgjedhjes pėr presidente, ftesė pėr vizitė zyrtare ende nuk ka marrė presidentja e Kosovės Atifete Jahjaga.

http://lajmpress.com/lajme/maqedoni/15888.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 28.10.2012, 20:08   2
Citim:
Nikoliqi festoi nė Kumanovė, Hoxhaj e dėnoi vizitėn

Kumanovė/Prishtinė, 28 tetor - Presidenti i Serbisė, Tomislav Nikoliq, tha sot nė Kumanovė, gjatė shėnimit tė 100 vjetorit tė Betejes sė Kumanovės, se manifestimi nė Maqedoninė mike ėshtė shprehje e respektit dhe pėrkujtimit pėr njėrėn nga fitoret mė tė rėndėsishme, me tė cilat ka filluar kthesa civilizuese nė historinė e Ballkanit, tė Evropės dhe tė Botės.

“Sot problemet nuk zgjidhen me armė por me mendje, vullnet dhe menēuri”, tha Nikolliq, dhe shtoi se Serbinė e presin luftėra tė tjera me peshė tė rėndėsishme historike.

Por, Prishtina i ka dėnuar ashpėr mesazhet e vizitės sė Nikolliqit nė Kumanovė

Ministri i jashtėm i Kosovės, Enver Hoxhaj, i tha Radios Evropa e Lirė se vizita e Nikolliqit nė Kumanovė, “nuk i shėrben as paqes, as stabilitetit, e as tė ardhmes tė ardhmes evropiane”.

“Qėllimi i kėsaj vizite dhe koha e realizimit, bashkė me mesazhet e pėrcjella me kėtė vizitė, padyshim qė nuk i shėrbejnė as paqes, as stabilitetit dhe as tė ardhmes evropiane tė vendeve tė rajonit”, tha Hoxhaj.

Sipas tij, “festimi i datave tė betejave ballkanike, qė nė karakter kanė qenė luftėra pushtuese e jo ēlirimtare, tregojnė se nė Serbi edhe mė tutje ka njė tendencė pėr kultivimin e njė kujtese morbide, meqė ne e dimė, qė viktima tė kėtyre luftėrave kanė qenė qytetarė tė pafajshėm, gra e fėmijė shqiptarė”.

http://koha.net/?page=1,15,120846

Citim:
VMRO-DPMNE: Organizatore e manifestimit nė Kumanovė, Serbia

Shkup, 28 tetor – Partia nė pushtet nė Maqedoni bashkė me BDI-nė, VMRO-DPMNE ėshtė distancuar nga manifestimi i sotėm me rastin e pėrvjetorit tė Betejės sė Kumanovės, duke theksuar se ajo ėshtė organizuar nga Qeveria e Serbisė.

Nė njė komunikatė me shkrim, VMRO-DPMNE thekson se Qeveria e Maqedonisė nuk e konsideron kėtė ngjarje si simbol qė do tė duhej ta festonin edhe maqedonasit, ndėrsa pranon se kreu shtetėror e ka dhėnė lejen pėr zhvillimin e ceremonisė sė shėnimit tė kėtij jubileu.

Pėr kėtė, VMRO-DPMNE jep dy arsye: njėra, manifestimi nė Zabėrnjak ėshtė nė frymėn pozitive tė ndėrtimit tė fqinjėsisė sė mirė; dhe tjetra, me kėtė akt Maqedonia vepron ndryshe nga Kisha Ortodokse Serbe dhe disa struktura nė tė kaluarėn, tė cilat nuk lejonin hyrjen nė Manastirin Prohor Pēinski tė delegacionit tė Maqedonisė, nė ditėn e shėnimit tė Ilindenit, transmeton Zhurnali

“Rikujtojmė se VMRO (Organizata e Brendshme Revolucionare Maqedonase) luftonte edhe kundėr sundimit otoman, por edhe kundėr pushtuesve tė rinj, tė cilėt fituan nė Zebėrnjak. Kjo luftė e VMRO-sė u kurorėzua me Mbledhjen e ASNOM-t dhe pėrmes referendumit pėr Pavarėsi mė 8 shtator tė vitit 1991.

Por, sot, Maqedonia si shtet i lirė dhe i pavarur ka raporte miqėsore dhe ndėrton bashkėpunim me Turqinė dhe Serbinė”, thuhet nė komunikatėn e VMRO-DPMNE-sė.

http://koha.net/?page=1,15,120881
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 29.10.2012, 20:08   3
Citim:
Nikoliq nė Zebėrnjak, si Millosheviēi nė Gazimestan

29/10/2012 10:58:00

Sipas porosive tė dėrguara, ky tubim me shumė elemente i pėrngjau tubimit tė vitit 1989 nė Gazimestan, ku e filloi karrierėn e tij politike gjakatari i Ballkanit, Sllobodan Millsoheviē

Qendra e politikės nacionaliste serbe tė dielėn nuk ka qenė Beogradi, por Kumanova. Nė afėrsi tė kėtij qyteti, te lokaliteti i quajtur Zebėrnjak, mijėra qytetarė serbė nė prezencė tė krerėve mė tė lartė shtetėrorė tė Serbisė si dhe krerėve serbė nė Bosnjė, kanė festuar 100 vjetorin e zhvillimit tė betejės sė Kumanovės, betejė e cila i hapi rrugėn pushtimit serb tė shumė territoreve shqiptare. Sipas porosive tė dėrguara, ky tubim me shumė elemente i pėrngjau tubimit tė vitit 1989 nė Gazimestan, ku e filloi karrierėn e tij politike gjakatari i Ballkanit, Sllobodan Millsoheviē. Nė kėtė manifestim ka kulmuar retorika nacionaliste e pesidentit serb Tomisllav Nikoliq, qė filloi dy ditė mė parė nė takimin me presidentin maqedonas Gjorge Ivanov. Nė prezencė edhe tė pėrfaqėsuesve tė Qeverisė sė Maqedonisė, Nikoliq nė fjalim e tij fokusin e ka vendosur te pretendimet historike por edhe aktuale serbe ndaj Kosovės.

“Nė kėtė betejė, nga goja nė goja nga veshi nė vesh ėshtė pėrcjellė mesazhi ‘Kosova ėshtė e lirė’. Ka qenė ky mesazh i cili ka frymėzuar jo vetėm masat popullore por edhe elitat politike dhe intelektuale, qė t’i bashkėngjiten luftės pėr liri. Pėr fat tė keq, magjia e kėsaj fjale nuk mund tė depėrtojė sa duhet te gjeneratat e sotme. Pėr dikė Serbia ėshtė e pranueshme vetėm atėherė kur hesht pėr historinė dhe traditėn e saj, atėherė kur sakrifikohet mė shumė pėr interesa tė ndryshme, pėr gjoja ruajtjen e stabilitetit tė brishtė politik. Me ne nuk do tė mundet kėshtu...Sot nė 100 vjetorin e luftės sė madhe dhe fitores, Serbia po bėn njė betejė tjetėr por tė njė rėndėsie tė njėjtė historike, po hapėron drejt ardhmėrisė sė saj evropiane, nė ruajtjen e integritetit territorial dhe sigurisė pėr tė gjithė qytetarėt e saj”, tha nė kėtė tubim Nikoliq.

Imazhi ėshtė kompletuar me veshjet ēetnike me tė cilat shumė qytetarė serbė kanė defiluar edhe para ministreshės sė kulturės nė qeverinė VMRO-BDI, Elizabeta Kanēveska – Milevska. Pjesė e delegacionit serb qė udhėhiqej nga presidenti Tomisllav Nikoliq, kryeministri Ivica Daēiq si dhe kryetari i Republika Sėrbska Millorad Dodiq, ka qenė edhe shefi i shtatmadhorisė sė ushtrisė serbe Dikojeviē, i cili nė vendin e tij akuzohet nga shumė organizata qytetare pėr krime lufte nė Kosovė.

Shoqata e Historianėve Shqiptarė ka reaguar ndaj autoriteteve shtetėrorė qė kanė lejuar shėnimin e 100 vjetorit tė Luftėrave Ballkanike.

“Shoqatė e Historianeve Shqiptarė tė Maqedonisė reagojmė nė mėnyrėn mė tė ashpėr ndaj autoriteteve maqedonase, qė i ėshtė lejuar presidentit serb Nikolliq tė madhėshtojė masakrat ndaj popullatės shqiptare, por jo vetėm asaj shqiptare, por edhe maqedonase. Dihet se pas betejės sė Kumanovės, me qindra mijėra shqiptarė u masakruan, u shpėrngulėn. Vendosjen e luleve nga ana e presidentit serb Tomisllav Nikolliq, nė kompleksin e Zebranjakut, e vlerėsojmė si akt makabėr, akt jocivilizues dhe jo njerėzor”, tha kryetari i Shoqatės, Skender Hasani.

Ndėrkaq kanė reaguar edhe partitė maqedonase. Pėr partinė maqedonase TMRO, ky akt i delegacionit serb ėshtė provokim ndaj popullit maqedonas ndėrsa e vlerėson si jo normale pjesėmarrjen e maqedonasve nė kėtė datė qė simbolizon ngjarjet mė brutale tė historisė maqedonase si dhe pushtimin e Maqedonisė. Partia e Gruevskit ka arsyetuar ngjarjen duke e cilėsuar atė si njė akt nė frymėn evropiane dhe qė kontribuon pėr ndėrtimin e marrėdhėnieve tė mira ndėrfqinjėsore.

Partitė shqiptare nė Maqedoni nuk kanė reaguar ndaj kėsaj ngjarjeje, ndėrkaq, Prishtina dėnon ashpėr mesazhet e vizitės sė Nikoliqit nė Kumanovė.

Ministri i Jashtėm, Enver Hoxhaj, ka kritikuar ashpėr sjelljet e presidentit dhe lidershipit aktual serb nė raport me shėnimin e datave tė betejave ballkanike, nga tė cilat kryesisht kanė pėsuar popullata shqiptare. Hoxhaj ka thėnė se vizita e fundit e presidentit serb Tomisllav Nikolliq nė Maqedoni dhe pjesėmarrja e tij nė shėnimin e 100-vjetorit tė betejės sė Kumanovės dėshmon se ai dhe politika serbe ende ėshtė nuk kanė lėvizur nga mentaliteti i politikės sė vjetėr tė Serbisė nė raport me Kosovėn dhe shqiptarėt. “Qėllimi i kėsaj vizite dhe koha e realizimit bashkė me mesazhet e pėrcjella me kėtė vizitė, padyshim qė nuk i shėrbejnė as paqes, as stabilitetit dhe as tė ardhmes evropiane tė vendeve tė rajonit”, ka thėnė Hoxhaj. “Sė pari festimi i datave tė betejave ballkanike qė nė karakter kanė qenė luftėra pushtuese e jo ēlirimtare, tregojnė se nė Serbi edhe mė tutje ka njė tendencė pėr kultivimin e njė kujtese morbide, meqė ne e dimė qė viktima tė kėtyre luftėrave kanė qenė qytetarė tė pafajshėm, gra e fėmijė shqiptarė. Sė dyti njė kujtesė e tillė morbide mjerisht ishte pėrsėritur gjatė viteve 1998-’99, nė tė cilat lidershipi aktual serb ka pasur rol aktiv dhe vendimtar, prandaj ėshtė koha e fundit qė ky lidership nė vend tė promovimit tė kulturės sė frikės e nėnshtrimit, ta promovojė kulturėn e shpresės, paqes e integrimit tė rajonit nė Bashkimin Evropian”, ka thėnė Hoxhaj.

Daēiq: Manifestimi u organizua me Qeverinė e Shkupit

Kryeministri i Serbisė, Ivica Daēiq, i cili ka marrė pjesė nė shėnimin e 100-vjetorit tė Betejės sė Kumanovės, tha se kjo ngjarje ėshtė paralajmėrim historik se popujt e Ballkanit mund t’i korrin fitoret mė tė mėdha vetėm atėherė kur janė tė bashkuar. “Ėshtė shumė e rėndėsishme qė ky manifestim i sotėm ėshtė organizuar dhe dakorduar me qeverinė e Maqedonisė. Kjo ėshtė shumė pozitive”, ka theksuar Daēiq.

Ai tha se nuk ka asnjė arsye qė Serbia dhe Maqedonia tė mos zhvillojnė raporte mė tė afėrta, pasi, si; tha ai bėhet fjalė pėr dy vende dhe dy popuj miq.

http://lajmpress.com/lajme/maqedoni/16377.html
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 06:18.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.