Kthehu   Kreu > D1 > 1190-1478: Shtetet Arbėrore > 1389-1444: Principata e Kastriotėve
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 12.2.2007, 14:29   1
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001

Shkrim i cituar Betejat nė Luginėn e Mokrės, 1445-1446


Citim:
Mesvisht. 10 tetor, 1445. Ushtria turke qė pretonte nė tokat rreth Ohrit me urdhėr tė Muratit nis sulm tė befasishėm kundėr Shqipėrisė me 9000 ushtarė nėn prijėn e Ferizit. Qėllimi ishte tė shmangeshin fillimisht pritat e arbėrve qė ngriheshin me mjeshtėri duke shfrytėzuar trollin tonė malor.
Le tė shkojmė tani te Ferizi. Ky, me ushtrinė e vet, qė nuk njihej fare, kishte hyrė nė tokat e Maqedonisė dhe, i fryrė nga njė shpresė fort e madhe, po i ndante mė kot qysh tani ēmimet e fitores sė imagjinuar. Pėr ēdo gjė ai vepronte duke u ruajtur me sytė katėr nga armiku dhe duke i ngjarė mė fort njė hajduti sesa njė kundėrshtari; megjithėkėtė nuk arriti dot para se tė vinte lajmi pėr ardhjen e tij, sepse Skėnderbeu ishte njoftuar pėr tė gjitha kėto fill e pėr pe nga rojat e atyre viseve; prandaj, ashtu siē ishte, nė vozitje e sipėr, gjithmonė me ushtri tė rregullta pėr ēdo tė papritur, duke shfrytėzuar rastin e mirė pėr kohė e pėr vend, zuri menjėherė i pari dhe e mbushi me ushtarė tė armatosur njė luginė tė ngushtė, qė e quajnė Lugina e Mokrės dhe qė ishte e vetmja rrugė kalimi pėr barbarin.

Ferizi po afrohej tani dhe pluhuri, qė sa vinte po ngrihej mė i dendur nga kėmbėt e kuajve, ishte shenjė se armiku ndodhej tanimė pranė. Tanėt po prisnin me njė heshtje tė pandėrprerė, gjersa panė se barbari po hynte plot gėzim nė luginė dhe se kaloria ishte e rrethuar nga tė katėr anėt prej qafash plot dushqe tė maleve dhe prej shkėmbinjsh thikė. Atėherė u lėshuan tė gjithė sė bashku e u hodhėn mbi armikun qė s'i priste. Atė, tė dėrrmuar pothuaj nga vetė vėshtirėsitė e vendit, e sulmuan kėmbėsorėt, numri i tė cilėve ishte 1500, dhe e grinė nga prapa, nga pėrpara e anėsh. Ishin edhe mė se 2000 kalorės, por kėta i ruanin pėr t'u pėrdorur nė ndonjė rast tjetėr.

Turqit s'bėnė kėmbė nga vendi qė kishin zėnė qysh nė fillim tė sulmit tė kundėrshtarit dhe qėndruan atje duke luftuar qenēe pėr pak kohė, gjersa u duk njėfarė shprese pėr fitoren. Megjithėkėtė kuajt, tė cilėt ishin mė fort pengesė sesa ndihmė pėr burrat qė i kishin, u bėnė shkak qė tė zhdukeshin bashkė me tė zotėt. Kėshtu ata hanin shumė mė tepėr goditje sesa jepnin, si tė ishin tė rrethuar, dhe, meqė nuk e shikonin se si mund t'i shpėtonin rrezikut, luftuan me njė qėndresė pėrherė mė qenėrishte, gjer nė vdekje. Si rrjedhim, pothuaj e gjithė kjo ushtri ngeli e vrarė nė vendin qė zuri e s'luajti, pėrveē disa tė paktėve, tė cilėt, qoftė nga e zeza lakmi pėr tė jetuar, qoftė mė fort nga mendimi i pashmangshėm nė ato kushte, se kishin pėr tė pėrballuar nė kėtė rast njė vdekje tė marrė dhe jo tė ndershme, shpėtuan duke hedhur armėt dhe duke iu dorėzuar armikut si lutės. U zunė, pra, 760. Pjesa e tė vrarėve ishte mė e madhe. Kėshtu barbari, qė vraponte pėr plaēkė, u bė vetė plaēkė dhe i dha kundėrshtarit njė shembull tė lezeēėm fitoreje tė llogaritur keq.

Ferizi bashkė me forcat e tjera qė i mbetėn, kur pa se rreshtat e parė tė ushtrisė sė vet ishin zėnė nė befasi dhe se armiku ishte pėrqendruar ndėrkohė tek ai veprim plot lavdi, i harroi porositė e Otomanit dhe kryelartėsinė e vet qė e kishte nė gjak dhe ktheu shpinėn e mori sytė e iku para Epirotit, duke e kujtuar, nė njė ngjarje aq tė papritur e nė njė vend tė atillė, rrezikun dhe numrin shumė tė madh tė kundėrshtarėve dhe duke bėrtitur se, pėr njė kapedan tė rrahur nė luftė, ishte njė meritė mė e madhe tė shpėtonte disa sesa t'i humbasė tė gjithė, sidomos kur armiku do t'ua priste kokėn si bagėtisė. Megjithėkėtė, kalorėsit e Kastriotit nuk ndenjėn pa ia vaditur ikjen me gjak; pėrkundrazi, duke iu qepur pa iu ndarė pėr asnjė ēast nga prapa dhe duke mos e lėnė tė merrte frymė, vranė mė tė shumtėt e ushtarėve tė shpėrndarė, pasi i ndoqėn aq shumė, sa u rraskapitėn nga lodhja, por jo se u ngopėn sė vrari. Kėshtu, pasi mbaruan krejt punė, pa pasur shumė tė plagosur nga ana e vet dhe pasi armiku kishte marrė arratinė, Skėnderbeu u lėshua me tėrė ushtrinė nė viset armike dhe i kėnaqi dėshirat e saj me plaēkėn e zakonshme dhe tė ėmbėl tė luftės.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 12.2.2007, 14:33   2
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001

Beteja e Dibrės sė Poshtme, 1446


Katastrofėn e Ferizit e pėsoi fati aspak mė i kėnaqshėm i Mustafait. Kur Otomani mori vesh kėrdinė e ushtrisė sė vet dhe dėgjoi pėr pritat e Skėnderbeut, megjithėse e shihte qė ikja e tė vetve kishte qenė, nė mos e dobishme, e nevojshme dhe se fati s'i jepte asnjė tė drejtė qė t'i qortonte pėr veprimet e tyre aq me vend, megjithėkėtė, duke u shtyrė nga njė zemėrim edhe mė i madh kundėr Skėnderbeut e duke mos i gjetur shpirti qetėsi as natė, as ditė, e drejtoi tėrė urrejtjen e mendjen e vet vetėm e vetėm nė zhdukjen e atij burri dhe asgjė nuk dėshironte mė tepėr sesa fushat epirote, ku mendonte se kishte arsye pėr tė marrė hakun e dėshiruar prej kohe pėr gjithė ato dėme tė vjetra e tė reja, pa ditur tė keqen qė e priste. Kėshtu njėfarė fuqie e errėt po e tėrhiqte pleqėrinė frikamane prej natyre. Megjithėkėtė, plaku mburracak, pėr shkak tė lėvizjeve hungareze qė kishin marrė dhenė, atėherė nuk kishte asnjė mundėsi tė shfrynte dufin e vet, prandaj vetėm sa e shante keq Huniadin dhe njėkohėsisht i kėrcėnohej me tė njėjtin ton zemėrimi, duke pėrsėritur shpesh se jo njė herė luftėrat hungareze kishin qenė shpėtimtare pėr punėt e Epirit.

Por, qė tė mos dergjeshin krejt tė pashpaguar trupat e ushtarėve tė vet mė trima dhe gjaku i porsaderdhur i tyre, ngarkoi qė tė merrej me kėtė punė komandantin Mustafa, tė cilin, pas kėsaj, e pėrdori shpesh nė kėto vise, veēse pa fat. Dhe e mori tani kėtė vendim kryesisht sepse thoshte qė radhėt e ushtrisė sė vet dhe forcat e Ferizit ishin thyer pak mė parė jo nga ndonjė trimėri e armikut, por nga mospėrshtatja e vendit, dhe kujtonte se nga ky pėsim, qė patėn e qė u bė njė mėsim i dobishėm pėr ta, mund tė merreshin masa pėr t'u mbrojtur mjaft mirė. Dha urdhėr qė ushtrisė sė Ferizit t'i bėhej shtesė dhe tė rritej numri me 6000. Pastaj po i jepte me zell porosi qė tė mos hynte nė viset mė tė brendshme tė Epirit, i shtyrė nga ndonjė mendim apo shpresė se punėt do t'i shkonin mbarė, sepse atje mund tė ishte kampi i armikut e mund tė rrezikohej me siguri; vetėm tė shkatėrronte tokat e krahinės armike dhe tė mendonte se do tė fitonte mjaft lavdi, sikur pemėt dhe viset e Epirit ta provonin ndėrkohė ndonjėherė shpatėn e fitimtarit e tė shkretoheshin me zjarr.

Kėshtu Otomani po jepte kėshilla, sikur tė ishte e mundur t'u paracaktoheshin dėgjuesve ato qė do t'u duhej tė bėnin pastaj, kur tė ishin me armė nė dorė. Megjithėkėtė, kujdesi tepėr i zellshėm i kapedanit nuk la asgjė nga kėto pas dore; pėrkundrazi, ai bėri edhe shumė gjėra tė tjera me vend, pasi kontrolloi mė parė gjendjen e vendeve dhe natyrėn e krahinės. Dhe me tė vėrtetė, me t'u futur ushtritė e tij nė truallin e armikut, dėrgoi pa vonesė pėrpara, pa u larguar vetė gjėkundi nėpėr fushė, 300 kalorės pėr tė hyrė sa mė thellė dhe pėr tė parė ēdo gjė nė vend, pėr tė gjurmuar skutat e pritave, duke i porositur qė, po t'u dilte pėrpara ndonjė rrezik nga ana e armikut, tė viheshin menjėherė nė rresht dhe, duke bėrė zap dėshirėn pėr tė sulmuar, tė tėrhiqeshin e tė ktheheshin nė vendin e caktuar tė kampit. Ai mendonte se kėshtu do tė mund tė veprohej pa rrezik dhe se armiku, i tėrhequr pa e kuptuar nė betejė, do tė mund tė dėrrmohej; dhe besonte se me tė drejtė s'mund t'ia kishte frikėn kėtij armiku, sepse ishte mė i paktė dhe s'mund tė dilte me njė numėr mė tė madh nė njė veprim aq tė papritur. Pasi, pra, kalorėsit e kujdesshėm e vėrejtėn mirė gjithė vendin, njoftuan se kudo mbretėronte qetėsia e s'kishte rrezik gjėkundi. Barbari mbajti me vete 4000 kalorės dhe vendin, ku kishte ndėr mend tė qėndronte bashkė me forcat e tij, si njėfarė kampi edhe pėr tė grumbulluar plaēkėn, edhe pėr ēdo ndryshim tė papritur qė mund tė sillte fati, e rrethoi nga tė katėr anėt me mjete mbrojtjeje dhe e forcoi edhe mė lulen e luftėtarėve. Si siguroi kėshtu kampin, vendosi pastaj roja nėpėr disa maja malesh me sinjale tė caktuara. Pas kėsaj, pjesėn tjetėr tė kalorėsisė, e cila, kudo qė shkonte, mbillte pa asnjė frikė rrėnimin mė tė madh, e lėshoi kundėr fushave armike, duke ua bėrė mė parė tė ditur qė tė gjithėve me anė tė tellallit se, kush nuk do tė kthehej fluturimthi nė kamp me tė dėgjuar shenjėn e borisė, qė do tė jepej pėr t'u tėrhequr, do tė quhej pėr kėtė shkak edhe armik. Dhe tani ai vend fort i bukur po plaēkitej e pemėt e gjithė tė mbjellat po rrėzoheshin anekėnd pėrdhe e po rėnkonin nėn hekurin e barbarit, si tė ishin livadhe, dhe zjarret tėrė tym tė katundeve anembanė dukeshin sikur po thėrritnin shpagimtarin. Gjithė tė mbjellat, se ishte stinė vjeshte, u thėrrmuan nga thundrat e kuajve, e toka e pafajshme dukej se do ta nxirrte pa gjė mundin fatzi tė bujqve. Asgjė, qė mund tė shkatėrrohej me hekur e zjarr, nuk mbeti nė kėmbė e paprishur. Pasuria edhe mė e pavlerė e fshatarėve u plaēkit me tė madhe, por njerėz u kapėn pak, sepse, nga shkaku se e kishin afėr armikun, bujqit qė guxonin tė banonin atje ishin tė rrallė, por edhe mė tė shumtėt e tyre, bashkė me gratė e fėmijėt dhe me gjithė familjen e pasurinė mė tė ēmuar, kishin shkuar nėpėr qytetet e afėrta.

Ndėrsa barbari i egėr, i urryer edhe nga vetė perėnditė, po e vazhdonte kėshtu kėtė farė fitoreje dhe po e kalonte kohėn duke bredhur herė kėtu, herė atje nga lakmia pėr plaēkė, pa ndonjė shpėrblim tė denjė. Kastrioti, megjithėse u lajmėrua pakėz me vonesė pėr kėto, kishte arritur ndėrkaq me 4000 kalorės e me 1000 kėmbėsorė nė Mokėr dhe me gėzim ushtria kishte hyrė nė ato luginat e njohura, qė ende kullonin gjak armiku. Atje, ndėrsa po vėrente, pa bėrė zė dhe pothuaj pa njė mendim tė prerė ato shtėpitė e zakonshme nga tė katėr anėt, shpirti i kapedanit qėndronte si i shtangur para asaj shkretie tė vendit dhe para asaj heshtjeje prej varri. Atėherė, pėr habi tė tė gjithėve, njė epirot, burrė me guxim tė madh e me fat tė mirė, qė u kishte shpėtuar duarve tė barbarėve dhe qė e zbukuronin dhe e bėnin tė shquhej plagėt e shumta e gjaku i freskėt, erdhi e i ra Skėnderbeut nė kėmbė, duke i kėrkuar besė e duke ua ndezur tė gjithėve zemrat me njė nxitje krenare; ai thoshte se vendi ishte shkretuar, se ēdo gjė ishte pėrmbysur nga barbarėt, qė endeshin gjithkund tė shpėrndarė sa andej-kėndej e tė dhėnė pas plaēkitjes rrėnimprurėse; se kishte mundėsi, me pak mundim e me njė fitore tė papėrgjakur, t'i dėnonin pėr tė gjitha si tė donin. Nga ky lajm kaq i vyer, nė vėshtrimin e parė, planet e kapedanit morėn krahė; por, kur e pyeti mė me kujdes kėtė njeri pėr gjithė gjendjen e punėve dhe pėr vendin e kampit, u ēudit me urtėsinė e Mustafait dhe filloi, pikėrisht pėr kėtė, ta lavdėronte. Prandaj e pa tė udhės se me kėtė armik duhej vepruar mė me kujdes dhe, qė tė mos bėnte ndonjė gjė pa e menduar mirė, tha, ndėrsa po e dėgjonin tė gjithė, tė mbledhur rreth e rrotull si kurorė:

...nė dė-shironi tė merrni parasysh planin e barbarit lidhur me vendosjen e kampit e me gjithė ato roja tė armatosura, atėherė do ta kuptoni se ai nuk ushqen kundėr jush, sikurse, ndoshta besoni, qėllime tė njė hajduti, por tė njė armiku nga mė dhelparakėt. Prandaj ju duhet qė tė veproni, me sa mendoj unė, kundėr armiqve, mė me kujdes e mė me urtėsi sesa kishit ndėr mend tė vepronit kundėr hajdutėsh. Ne nuk duhet ta drejtojmė sulmin e parė kundėr plaēkitėsve, me qėllim qė tė mos i japim shkak kapedanit tė ēlodhur pėr tė sulmuar nga kampi dhe njėkohėsisht pėr tė fituar atėherė, kur ne vetė, tė shpėrndarė, do tė ndjekim tė shpėrndarėt, duke u dėrrmuar me turp prej kundėrshtarit, qė do tė na ndrydhė nga tė dyja anėt. Ne duhet tė sulmojmė kundėr vetė fortifikimeve tė kampit e, nė rast se trimėria kėmbėngulėse, siē e ka zakon, do t'i asgjėsojė ata, dhe kapedanin do ta bėjė qė tė marrė arratinė apo t’ua tregojė kokėn e tij, pasi tė jetė vrarė, turmave tė tjera tė barbarėve, atėherė me tė vėrtetė ēdo gjė do tė ketė marrė fund pa derdhur ju as pikėn e gjakut...


Ky plan i kryetrimit u pėlqeu fort e u aprovua nga ushtarėt. Dhe kėshtu u vunė nė radhė, si e donte puna mė mirė. Rojat e barbarėve i shikonin tani fuqitė qė dilnin nė shesh nga lugina e fshehtė dhe me flamujt qė ngritėn dhanė nga malet shenjėn pėr kampin. Pastaj zėri i borisė, qė buēiti fort menjėherė, u dėgjua me mėrzitje nga kalorėsit qė ishin shpėrndarė nėpėr fushė dhe po merreshin me plaēkitje. Shumė u kthyen e u futėn nė kamp para mbėrritjes sė kundėrshtarit, njėkohėsisht tė tjerė po ktheheshin. Turfullima e ushtrisė, qė tani ishte afruar, po u kallte tmerrin me emrin e Skėnderbeut. Shumė mbetėn jashtė, tė ngarkuar me plaēkė, tė cilėt Epiroti, duke arritur mė shpejt, po i shuante me goditje pas goditjesh mu nė portat e kampit, qė po rrethohej nga ēdo anė.

U shpėrndanė pothuaj qė nė sulmin e parė pengesat e kuajve dhe rojat mburojėtare dhe njė zhurmė shurdhuese po bėhej nga ata qė po hynin e njėkohėsisht nga ata qė kishin mbetur jashtė. Kur hynė pėrzier tė gjithė e kampi u mbush kudo plot me armiq, s'mund tė pėrdoreshin mė, nė atė vend tė ngushtė, as shigjetat, as predhat; po luftohej fytafyt me shpata e nė rastin mė tė mirė me disa topuzė hekuri, njėfarė heshte e shkurtėr qė turqit e pėrdorin fort nė luftė. Njė pamje e paparė e barbarit nė luftė: me njė dorė mbante shpatėn e me tjetrėn plaēkėn kobzezė; kaq fort tė pangopur e lakmues janė turqit pėr plaēkė.

Epiroti po sulmonte gjithmonė e mė rreptė dhe kudo po mbillte tmerrin e vdekjen, gjersa Mustafai, i cili qėndronte nė njė vend mė tė siguruar tė kampit, mė fort si nxitės sesa si luftėtar, duke humbur shpresėn e fitores, i dha vrapin kalit e, duke i sjellė shpinėn kundėrshtarit, mori sytė e iku nga porta qė ishte shumė prapa luftuesve. Atėherė lufta kudo u bė mė pak e furishme dhe gjaku i tė tjerėve u derdh mė pak, sepse ata qė po luftonin, tė rraskapitur, s'e quanin pėr turp zgjedhėn armike, kurse tė tjerėt ua dhanė kėmbėve, duke ndjekur kėshtu, nė mėnyrė tė pashmangshme, shembullin e kapedanit. Shumė nga ata, qė dėshira pėr tė plaēkitur i kishte tėrhequr mė larg kampit, duke e marrė me mend prej sė largu fatin e shokėve ngaqė dėgjuan britmat armike, po pėrpiqeshin gjithashtu tė shpėtonin, duke ikur nga t'u shihnin sytė. Por zor, thuajse, shpėtoi kush i gjallė, sepse forcat shigjetare po ua vėrvitnin me fuqi shigjetat mbi shpinė nė kohėn qė po iknin dhe po e merrnin hakun me tė madhe, ashtu si mundnin.

Ka disa nga ata qė thonė se nė kėtė betejė barbarėt u grinė qė tė gjithė, pėrveē Mustafait me disa nga paria. Megjithėkėtė, mua mė duket mė afėr sė vėrtetės mendimi i atyre qė thonė se ranė 5000. Numri i tė kapurve thuhet se ka qenė mė i vogėl, gjithė-gjithė e me zor 300, e kėta gati tė gjithė tė shėmtuar keq e tė pavlefshėm nga plagėt, sepse ushtarėt ishin ndezur jashtė masės nė atė betejė e mė tė prirur pėr tė shfryrė egėrsisht, kur shihnin plaēkitjen e tė vetve dhe vendin tė shkretuar. Nga kalorėsit e fitimtarėve ranė 20, nga kėmbėsorėt 50, tė cilėt u dėrrmuan mė tepėr nga kuajt sesa u vranė nga shpatat.

Kėshtu, pasi Epiroti shtiu nė dorė kampin, flamujt dhe gjithė plaēkėn, u fut pastaj nė viset armike dhe me plaēkėn qė u bė i vuri me kėnaqėsi nė vend dėmet qė patėn.

Marin Barleti, "Historia e Skėnderbeut"
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 20:54.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.