Kthehu   Kreu > D1 > Punishte > Tė reja
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 22.11.2012, 21:16   1

MHK: Ekspozohen armėt e Kastriotit


Citim:
Armėt e Skėnderbeut ekspozohen nė Muzeun Historik Kombėtar

Emri:  60673.jpg
Shikimet: 106
Madhėsia:  41,9 KBTIRANĖ- Armėt e Skėnderbeut, qė rikthehen nė atdhe pas 500 vjetėsh, u ekspozuan sot, pėr herė tė parė nė Muzeun Historik Kombėtar.

Nė prani tė Kryeministrit Berisha dhe personaliteteve tė larta tė politikės e tė kulturės nė vend, u ēel ekspozita "Armėt e Skėnderbeut nė Shqipėri”, qė pėrmban dy shpata dhe pėrkrenaren.

Njerėz tė shumtė prisnin sot jashtė Muzeut Kombėtar tė shikonin armėt e Skėnderbeut, tė cilat vetėm duke filluar nga dita e nesėrme ekspozohen pėr vizitorėt. Ekspozita e armėve u ēel me njė ceremoni tė veēantė, me 10 roje nderi nė hyrje tė MHK-sė, dy prej tė cilėve tė veshur me veshje tė Gardės historike tė Skėnderbeut.

Tre ditė pasi kanė mbėrritur nė Shqipėri, armėt e Skėnderbeut, njė pikturė nė vaj, qė paraqet Heroin tonė Kombėtar dhe pjesė tė njė codex tė Jakob Schrenk von Notzing, do tė qėndrojnė nė MHK deri nė 13 janar.

I pranishėm nė ceremoninė e ekspozimit tė armėve tė Skėnderbeut pėr herė tė parė nė Shqipėri, zv/Kancelari i Austrisė dhe Ministėr i Punėve tė Jashtme, Michael Spindelegger, tha se kjo ėshtė njė ditė e shėnuar pėr Austrinė dhe Shqipėrinė, qė tregon miqėsinė mes kombeve tanė. "Kjo ekspozitė ėshtė njė fillim i mirė i bashkėpunimeve tė mėtejshme nė fushėn e kulturės”, tha Spindelegger.

Ekspozitėn "Armėt e Skėnderbeut nė Shqipėri" e pėrshėndeti edhe Ministrja e Kulturės dhe Arsimit nė Austri, Claudia Schmied, e cila tha se lidhjet miqėsore tė hershme mes dy kombeve do tė thellohen edhe mė tej.

"Armėt e ekspozuara nė Muzeun e Kulturės nė Vjenė janė objektet mė tė shquara qė sot janė tė lidhura me Skėnderbeun. Shpata dhe pėrkrenarja e Skėnderbeut pėrmenden pėr herė tė parė nė shekullin e XVI, nė inventarin e arqidukės sė Tirolit, Ferdinandit, koleksionist i armėve", tha ministrja Schmied.

Pėrkrenarja dhe shpata e Skėnderbeut ruhen nė Kunsthistorisches Museum nė Vjenė, Austri, nė sallėn e “Maksimilianit”. Pėrkrenarja pėrbėhet prej ēeliku dhe rrethohet nga njė rrip i larė me ar. Nė majė tė saj ėshtė vendosur si simbol koka e dhisė me brirė. Nė pjesėn e poshtme tė saj, pėrkrenarja qarkohet nga njė rreth bakri, ku ėshtė gdhendur njė mbishkrim prej dy shkronjash ēift, qė ndahen midis tyre me rozeta IM*PE*RA*TO*RE*BT (*Jhezus Nazarenus*Principi Emathiae*Regi Albaniae* Terrori Osmanorum *Benedictat Te (Jezuj i Nazaretit tė beton ty Skėnderbej, princ i Matit, Mbret i Shqipėrisė, Tmerri i osmanllinjve, Mbret i Epirit).

Shpata me trup tė drejtė, e cila ndodhej sė bashku me pėrkrenaren nė Muzeun e Ambrasit, ėshtė me dy tehe. Trupin e ka tė larė me ar. Ėshtė e gjatė 85.5 cm, e gjerė 5.7 cm dhe peshon 1,3 kg. Shpata tjetėr ka trup tė harkuar dhe sė bashku me dorezėn ėshtė 121 cm e gjatė dhe peshon 3,2 kg. Ajo ėshtė e stilit turk tė shekullit XV. Trupi i saj ėshtė i dekoruar me ornamente (damaskine, ashtu siē shkruan Dhimitėr Frėngu).

http://www.balkanweb.com/kultur%EB/2...ar-110598.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 4.1.2013, 22:12   2
Citim:
Rreth 1,5 milionė shqiptarė kanė vizituar armėt e Skėnderbeut

Ekspozita e armėve dhe pėrkrenares mit tė heroit tonė kombėtar, pėr mėse 1 muaj u shndėrrua nė vend peligrinazhi sepse shqiptarėt mundėn pėr herė tė parė t’i shihnin nė mjediset e Muzeut Historik Kombėtar nė Tiranė.

Kur kanė mbetur vetėm pak ditė nga mbyllja e ekspozitės sė ēelur mė 22 nėntor, muzeologu Fredi Gusho thotė se janė rreth 1 milionė e gjysmė vizitorėt qė kanė parė ekspozitėn.

“Sidomos fluks i madh qe nė ditėt e festimeve tė 28 Nėntorit. Numri i vizitorėve nga 700 deri nė 800 mijė veta. Vazhdojnė tė vijnė akoma njerėz edhe tani pėr Vitin e Ri, nga ardhja e emigrantėve pati shumė fluks”, thotė muzeologu Fredi Gusho.

Nė sajė tė njė bashkėrendimi edhe me drejtoritė arsimore tė vendit, janė tė shumta shkollat qė ditė pas dite sjellin nė muze nxėnėsit pėr tė vizituar armėt dhe pėrkrenaren e Skėnderbeut.

“Gjatė muajit nėntor dhe dhjetor ka pasur jashtėzakonisht shkolla qė kanė ardhur me program tė vecantė. Rreth 600 mijė nxėnės kanė ardhur edhe nga rrethe tė ndryshme”, shtoi ai.

Sipas tė dhėnave dokumentare, ėshtė konstatuar se dy shpatat dhe pėrkrenarja e Skėnderbeut ranė nė duart e arqidukės Ferdinand mes viteve 1588-1593 e nga ornamentet, studiuesit kanė pėrcaktuar se ato janė realizuar nė shekullin e pesėmbėdhjetė. Ekspozita e ēelur mė 22 nėntor nė Pavionin e Mesjetės, do tė qėndrojė e hapur nė Muzeun Historik Kombėtar nė Tiranė deri mė 13 janar.

http://www.kosova-sot.info/kulture/r...-e-skenderbeut
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 03:39.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.