Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Viruset > Propaganda a/sh
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 1.1.2013, 22:32   1

Historia nė ankand


Citim:
Historia nė ankand!
Jusuf Buxhovi

Emri:  tw88uwoa.jpg
Shikimet: 62
Madhėsia:  18,4 KBInstituti i Historisė, Instituti Albanologjik dhe Katedra e Historisė sė Universitetit tė Kosovės, jo vetėm qė nuk kanė hequr diktatin e njohur tė historiografisė serbomadhe, jo vetėm qė nuk kanė bėrė asnjė libėr qė do t’i kundėrvihej propagandės hegjemoniste tė akademikėve serbė, e cila edhe mė tutje boton libra propagandistike ku Kosova trajtohet “si djep mesjetar dhe shpirtėror serb” e tė ngjashme, por nė tekstet shkollore ėshtė fiksuar prania “perandorake” mesjetare serbe nė Kosovė, duke u legjitimuar gėnjeshtra morbide serbe!

Nėse shqiptarėt nga Kriza Lindore e tutje kanė pasur probleme me historinė nga shkaku se fqinjėt sllavo-ortodoks, tė drejtuar nga politika pan-sllave ruse, kanė bėrė projekte dhe elaborate tė njėpasnjėshme pėr t’i pėrjashtuar dhunshėm nga hapėsira e tyre etnike dhe jetėsore gjė qė kjo pėr pasojė ka pasur copėtimin e tokave tė tyre, pushtimet dhe ndarjen e dhunshme nėpėr tė cilėn kanė kaluar prej njė shekulli, sė voni, kur mė nuk i kanė pushtuesit, ēuditėrisht me vullnetin e tyre kanė filluar tė vetė-pėrjashtohen nga historia!

Habia bėhet edhe mė e madhe kur historiografia zyrtare nė Tiranė dhe Prishtinė, nė vend se pėrfundimisht tė lirohet nga kornizat me tė cilat ėshtė ngulfatur qenia e saj ekzistenciale, qė ka ushqyer politikat e njohura antishqiptare tė sferave tė interesit, dhe nė vend se t’i avancojė tezat e anash kaluara nga diktati i tė tjerėve rreth lashtėsisė historike nga antikiteti e tutje (ndėrlidhja e teorisė sė origjinės ilire me atė pellazge, pastaj roli i rėndėsishėm i tyre nė Bizant dhe Mesjetė e deri te shfaqja e tyre si faktor edhe nė Perandorinė Osmane e tė ngjashme), pranon rrudhjen historike tė imponuar nga e djeshmja dhe, po ashtu, pa kurrfarė kundėrshtimi pranon ndėrhyrjet politike nga jashtė, madje edhe ato qė vinė nga pushtuesit e deridjeshėm, me anėn e tė cilave historia retushohet dhe shpėrfytyrohet deri te pėrmasat e pabesueshme!

Nė njėrėn anė pajtimi me ndryshimet qė historisė i vinė nga politika ditore dhe nė tjetrėn anė pėrcaktimi qė tė mos pranohen ndryshimet, qofshin ato qė historiografinė shqiptare do ta lidhnin me konceptet qė dikur i kishte pėrjashtuar ideologjia (origjina pellazge, e cila ishte themel i rilindėsve), ose edhe rishqyrtime tė tjera nė dobi tė thellimit tė sė vėrtetės objektive, pėrcillet edhe me absurdin e heshtjes ndaj propagandės historike antishqiptare, qė ka prodhuar gjenocide edhe nė rrethanat kur pėr kėtė tashmė i ka tė gjitha kushtet!

Fjala, pra, ėshtė pėr ruajtjen e koncepteve hegjemoniste tė historiografisė serbomadhe dhe grekomadhe, siē ėshtė pranimi i shtetit mesjetar serb, i kishės ortodokse nė pronėsi tė serbėve dhe gėnjeshtra tė tjera, qė kanė krijuar pseudo-akademikėt e kėtyre popujve nga Kriza Lindore e tutje me “Naēertanjen” e Garashanitit dhe “Megaloidhenė” greke, ku shqiptarėt shihen tė mjegulluar nė mesjetė, popull endacak-bari, qė nuk dihet prej nga kanė ardhur dhe fyerje tė ngjashme, tė cilat pasqyrimin mė nėnēmues do ta gjejnė te libri “Shqiptarėt dhe fuqitė e mėdha” tė Vladan Gjorgjeviēit, tė botuar nė shumė gjuhė evropiane nė vitin 1913, pamflet ky qė pastaj do tė pėrcillet me dy elaboratet e Ēubrilloviēit (atė tė vitit 1937 dhe 1944), mbi tė cilat ėshtė ndėrtuar politika gjenocidiale e Serbisė ndaj shqiptarėve nga Kriza Lindore e deri te koha jonė. Mjafton tė shihet botimi mė i ri i “Historisė sė Popullit Shqiptar”, i vitit 2002, i botuar nga Akademia e Shkencave e Shqipėrisė, ku e gjithė mesjeta i atribuohet “carėve” serbė dhe “carevinave”serbe, ndėrkohė qė krishterimi i falet kishės ortodokse serbe, me qendėr nė Kosovė, edhe pse dihet se nė mesjetė nuk ka pasur shtet mesjetar serb, por vetėm zhupanė dhe zhupani sllave (forma familjare tė organizimit tė fiseve sllave qė nga depėrtimet e tyre nė Ballkan nga shekujt VIII-IX), formacione nomade kėto, tė cilat kohėn e krizės sė thellė tė Bizantit, nė Dardani do tė shfaqen si pushtues periferik dhe tė pėrkohshėm vetėm nga fundi i shekullit XIII, qė edhe pėrkundėr kėsaj nuk do t’ia dalin tė zėvendėsojnė e as ta shpėrfillin pushtetin e feudalėve dhe fisnikėve tė krishterė arbėrorė nė kėto hapėsira.

Nga ky aspekt, hiq mė mirė nuk qėndron as historiografia zyrtare nė Kosovė. Instituti i Historisė, Instituti Albanologjik dhe Katedra e Historisė sė Universitetit tė Kosovės, jo vetėm qė nuk kanė hequr diktatin e njohur tė historiografisė serbomadhe, jo vetėm qė nuk kanė bėrė asnjė libėr qė do t’i kundėrvihej propagandės hegjemonistet tė akademikėve serbė, e cila edhe mė tutje boton libra propagandistike ku Kosova trajtohet “si djep mesjetar dhe shpirtėror serb” e tė ngjashme, por nė tekstet shkollore ėshtė fiksuar prania “perandorake” mesjetare serbe nė Kosovė, duke u legjitimuar gėnjeshtra morbide serbe!

Mė larg nė kėtė punė, ka shkuar Akademia e Shkencave dhe e Arteve tė Kosovės, e cila sjelljen nėnshtruese ndaj akademikėve serbė dhe gėnjeshtrave tė tyre pėr Kosovėn, e dėshmoi me pranimin nė radhėt e veta tė njė historiani trivialist nga Vjena (Oliver Schmitt), i njohur pėr fyerjet qė ia bėri Skėnderbeut), qė pasi qė mori njė pėrgjigje shkencore nė Tiranė, i ndihmuar nga njė turmė kalemxhinjsh nga disa gazeta “properėndimore” dhe mediumeve tė tjera, iu kthye Prishtinės me recetat pėr gjoja “demitizimin e historiografisė shqiptari nga nacionalizmi dhe klishetė ideologjike”, “demitizim” ky qė sipas tij, nėnkupton pranimin e shtetėsisė mesjetare serbe nė Kosovė, me ē’rast “tapitė” e krishterimit ortodoks nė tėrėsi i jepen Serbisė, ndėrkohė qė shqiptarėt shihen si ardhacak dhe tė mjegulluar qė nga Mesjeta e tutje, qė nuk bėjnė tjetėr pos qė rrėnojnė “qenien shtetėrore dhe shpirtėrore serbe nė Kosovė”, rrėnim ky qė sipas tij pati pėr pasojė “eksodin e vazhdueshėm tė serbėve nga Kosova gjatė luftės sė dytė botėrore dhe, madje, edhe pas plenumit tė Brioneve pėr tė vazhduar edhe pas ndėrhyrje sė NATO-s dhe vendosjes sė protektoratit ndėrkombėtar nė Kosovė”!

Pranimi i historianit vjenez anėtarė i AKSHA-sė, “kredibiliteti shkencor” i tė cilit ėshtė njė libėr fyes pėr historinė e Skėnderbeun dhe doracakėt publicistik: “Shqiptarėt – njė histori midis lindjes dhe perėndimit” dhe “Kosova - njė histori e shkurtė e njė treve qendrore ballkanike, tė shkruar pėr informim ditor nė Gjermani dhe tė pėrkthyer sė voni edhe nė shqipe, jo vetėm qė hapin procesin e legjitimit tė vetėrrėnimit historik, por edhe tė krijimit tė “atuve” Serbisė qė herė do-kur do ta “rikthejnė” tė “drejtėn e humbur historike” nė Kosovė madje, por aktualizoji rolin e tė ashtuquajtur “Qark kulturor vjenez”, nga Kriza Lindore e tutje, i cili ishte pėrgjegjės pėr krijimin e hartės politike tė Ballkanit sipas kutit tė Ballpllazit, ku njė Serbi “properėndimore”, qė tė pengohej tė binte pre e ndikimit rus, do tė kthehej nė violinė tė parė tė Ballkanit, dhe se kjo duhej tė bėhej, nė radhė tė parė me joshjet me hapėsirat etnike tė tė tjerėve, nė radhė tė parė tė shqiptarėve! Janė tė njohura pėrpjekjet e Vjenės qė Serbisė sė Obrenoviēėve t’i krijohet shkenca, letėrsia (gjuha letrare me anėn e Karaxhiqit) dhe mbi tė gjitha, miti pėr Serbinė mesjetare, me qendėr shtetėrore dhe shpirtėrore nė Kosovė!

Duket se riaktivizimi i “Qarkut kulturor” vjenez dhe recetat politike qė prej andej po i vinė Kosovės nė emėr tė “ardhmėrisė evropiane” dhe formulave qė nuk ofrojnė asgjė, ka pėr qėllim qė shteti i Kosovės tė shihet pa histori dhe pa identitet historik tė shqiptarėve, ndėrkohė qė serbėve kjo u garantohet. Pakoja e Ahtisarit ėshtė produkt i kėsaj mendėsie. Ndaj, ėshtė fare e natyrshme qė “Qarku kulturor” vjenez, po insiston qė krahas neutralizimi tė historianėve shqiptarė, tė cilėt kėrkojnė qė historiografia t’ua kthejė ato prej tė cilave janė privuar dhunshėm nga ana e pushtuesve dhe e ideologjisė komuniste, me moton e “dekonstruktimeve historike” dhe demitizimit tė saj, tė promovojė “historinė pa konflikte”, por qė ky “paqėsim” historik, ku e kaluara e tyre mund tė vihet edhe nė ankand publik dhe ai tė jetė mė i kushtueshėm nė pėrputhje me shpėrfytyrimet e saj ose rrudhjet sa mė tė mėdha qė mund t’i bėhen, qoftė madje qė ajo tė pėrthekohet nė dhjetė vitet e fundit, tė vlejė vetėm pėr shqiptarėt, ndėrsa pėr serbėt jo, ngaqė ata, nga politika evropiane dhe me miratimin e klasės sė papėrgjegjshme politike tė Kosovės, e kanė tė garantuar historinė!

http://www.botasot.info/opinione/204...ria-ne-ankand/
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 16:44.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.