Kthehu   Kreu > D1 > 1190-1478: Shtetet Arbėrore
 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 21.3.2010, 23:35   1

Konstandin Arianiti


Citim:
Kostandini I biri i Gjergj Arianitit nė skenėn e politikės europiane

Kostandin Arianiti (“Comminos, Comnčne (Cominato) alias Arianiti Constantin) ėshtė njė nga personazhet mė tė habitshėm tė historisė shqiptare pas epokės sė Skėnderbeut. Ai ishte nga tė rrallėt qė arriti njė dimension evropian nė oborret mbretėrore tė Republikave tė veriut tė Italisė, tė mbretėrisė sė Francės, tė Napolit nė Italinė e jugut, tė Vatikanit apo nė oborrin e perandorit Maximilan I, duke qėnė dhe ambasador i tij, etj. Mjerisht, historiografia shqiptare shumė pak e ka prekur kėtė figurė kaq simpatike, por dhe njė person tek i cili, mbreti i Francės dhe mbretėrit e tjerė tė jugut dhe tė veriut tė Italisė, kishin nevojė tė mbėshteteshin. Shumė historianė italianė dhe francezė, kur kanė shkruar pėr historinė e luftrave tė Italisė, apo mbi historinė e mbretit francez Charles VIII, janė ndalur dhe te ky personazh i quajtur shpesh: Constantin Araniti Comnena. Siē ka shkruar dhe historiani francez Commynes, i cili e ka njohur nga afėr, “Konstandini kishte lindur nė 1456, nė Durrės, dhe ishte biri i Gjergj Arianitit, njė feudali shqiptar tė njohur nė luftrat kundėr otomanėve. Njė nga vėllezėrit e tij, Vladan Araniti, ishte martuar me njė nga motrat e Skėnderbeut, ndėrsa vetė Skėnderbeu ishte martuar me motrėn e tij, Donika Araniti. Nėna e Konstandin Aranitit ishte Petrina Francone nga Pulja, vajza e madhe e baronit tė Taurisano-s, Oliviero Francone, njė lietnant aragonez nga Leēe.” “Gjergj Arianiti, - shkruan diplomati francez, - vdiq nė Durrės dhe la tri djem, tė cilėt, mė 1464, u njohėn si “patricė venecianė”. Madje Konstandini hyri nė shėrbimin pontifikal nė Vatikan dhe arriti njė funksion si “protonoter apostolik”. Nė fund tė viti 1486, Konstandini shkoi nė shėrbim tė mbesės sė tij, Maria e Serbisė, e lindur me mbiemrin Brankoviē dhe qė ishte gruaja e markezit Boniface tė Montferrat tė Italisė. Por si trashėgim nga tė parėt e tij, ai kishte dhe titullin “comte de Macedoine dhe duk i Achaļa (Greqisė sė veriut)”, njė titull qė ai e trashėgonte qė nė shekullin e XIII, kur po njė Boniface de Montferrat ishte despot i Achaļe-s.

Njė studim mė vete pėr figurėn e Konstandin Arianitit ka shkruar studjuesi gjerman Franz Babinger si dhe Giorgio Fiori (Gli Arianiti, una famiglia albanese alla corte di Montferrato). Studjuesi tjetėr italian Pierluigi Piano, shkruan se “gjyshi i tij, baroni i Tauriscano-s, Oliviero Franco ishte “vicario”, mėkėmbės i mbretit tė Napolit nė Pulja, i martuar kohė mė parė me vajzėn e princit tė Moresė, Centurione Zaccaria”. Kur vdiq nė Durrės Gjergj Arianiti, apo Gjorg Golemi, siē hyri ky hero nė kujtesėn kombėtare shqiptare dhe gojėdhėnat popullore pėr luftrat dhe qėndresėn e tij kundra osmanėve gjatė afro tri dekadave para shfaqjes sė Skėnderbeut, Petrina, nėna e Konstandinit, Tomasso-s dhe Arianitit (biri), i kėrkoi ndihmė senatit venecian. Ishte kapiteni venecian i Durrėsit, Paolo Quirini, i cili nė vitin 1463 i pėrcolli senatit kėrkesėn e italianes Petrina, (gruas sė dytė tė Gjergj Aranitit “capitaneus per dominium in partibus Albanie”), dhe ku senati vendosi tu japė atyre titullin “patrizi veneziani”. Po kėshtu, meqė ajo dhe tri djemtė e saj e lanė Durrėsin dhe ikėn nė Romė, duke i kėrkuar ndihmė dhe Vatikanit, Konstandini hyri nė atė kohė nė shėrbimin pontifical tė papės Sisto IV, ku pas disa vitesh ai mori detyrėn si “protonotario apostolico”, edhe pse nuk ishte ndonjė i apasionuar pas fesė. Por martesa e tij nė vitin 1492 me Francesca-n, vajzėn e princit tė Montferrat-it, Boniface Paleologu, do ta ndryshonte karrierėn e jetės sė tij.

Familja Arianiti njihej atėherė edhe si familja Comneno, siē shkruhet dhe nė letrat e papės Clement VII, perandorit Charles Quint apo dozhit tė Venedikut drejtuar Konstandinit. Madje perandori Frederiku III i shkruante papės Innocenzo VIII pėr Petrina-n “tė venė e princit tė lashtė tė Maqedonisė”. Dhe padyshim, ardhja e ushtrisė franceze tė Charles VIII nė Itali do ta bėnte figurėn e tij njė personazh historik. Nė shtator tė vitit 1494, siē shkruan Pierluigi Piano, nė krye tė 300 kalorėsve stratiotė, ai priti nė Moncalvo tė Astit mbretin francez, duke e pėrcjellė atė dhe ushtrinė e tij pėr nė Casale tė Montferrate-s.

Mė 1494, Philippe de Commynes, ishte i dėrguari, apo ambasadori i mbretit tė Francės nė Venedik. Shėnimet e kėtij ambasadori dhe historiani janė tepėr interesante, si pėr atmosferėn dhe gjėndjen e Shqipėrisė nė atė kohė, ashtu dhe pėr Aranitin dhe luftėn e stratiotėve. Nė fakt, mbreti Charles VIII rridhte nga familja e anzhuinėve dhe pas kurorėzimit si mbret i Francės, ai duhej tė shkonte dhe nė Napoli tė merrte kurorėn si mbret edhe i mbretėrisė sė Napolit. Por pėr kėtė i duhej mė parė tė sigurohej qė tė mos kishte probleme me princat italianė. Nė biografinė e tij Charles VIII, Didier Le Four shkruan se “Mė 29 mars, mbreti dhe oborrtarėt e tij pritėn nė Paris ambasadorin e Sforzas. Pas pėrshėndetjeve, ambasadori informoi shpejt pėr situatėn qė do tė gjente mbreti nė Napoli, duke i paraqitur dhe planin e sulmit. Sipas ambasadorit, ēėshtja ishte e lehtė, por dhe e nevojshme. Por meqė Charles mbetej gjithnjė prijėsi i Kryqėzatės, ambasadori harroi t’i saktėsojė 70 miljet detare qė i ndanin brigjet italiane nga ato greke. Mbreti mund tė kalonte lirshėm dhe nė besim. Italiani pohoi se shqiptarėt prisnin veēse njė shenjė qė tė ngriheshin nė luftė”.

Nė fillim tė qershorit tė atij viti, mbreti qė kishte zbarkuar nė veriun italian dhe kishte filluar betejat e para, ishte i shqetėsuar se mos Ludovico Sforza i dukatit tė Milanos, pushtonte Asti-n. Dhe ai donte t’i dilte pėrpara kėsaj tė papriture. “Qė mė 10 qershor, Duka i Orleanit hynte kėshtu nė Novara bashkė me dy aleatėt e mėdhenj tė tij, Konstandin Aranitin dhe markezin e Saluces, tė cilėt ishin armiqtė e Ludovico-s. Ky i fundit ishte aq i tmerruar nga pushtimi i Novare-s, saqė i kishte kėrkuar ambasadorit tė Spanjės se mund tė shkonte me urgjencė nė Spanjė pėr tė gjetur strehė”. Por Charles VIII do ta takojė shqiptarin Konstandin Araniti mė 7-10 tetor 1494, nė Casale, nė veri tė Italisė, ku ai jetonte me mbesėn e tij, Maria e Serbisė, vajzėn e motrės sė tij, Angjelina, e martuar me despotin e Serbisė, Brankoviē, dhe qė siē thonė kronistėt, Maria nuk fliste frėngjisht. Me Aranitin, ai bisedoi pėr fillimin e njė beteje nė front tė gjerė kundėr osmanėve. Madje siē shkruhet, mbreti kishte parė nė ėndėrr njė flamur kryqėzate, ēka nėnkuptonte pėr tė se duhej tė shpėtonte varrin e Krishtit nė Jeruzalem. Nė Casale, Arianiti e shtyu mbretin francez tė ndėrmerrte njė Kryqėzatė tė vėrtetė kundėr osmanėve dhe pėr kėtė i premtoi kontributin e dhjetra mijra stratiotėve dhe kėmbėsorėve tė tjere qė prisnin nė brigjet e Adriatikut, nė tokat shqiptare. Nė Casale, mbreti ishte i pranishėm dhe nė ceremoninė qė u zhvillua, ku markezja Maria e Serbisė, pranonte tė ishte vasale e mbretit francez. Kronikat shkruajnė se “Fėmija xhveshi rrobat e tij dhe veshi rrobat me shenjat franceze”. Nė librin e tij Charles VIII, historiani Ivan Coulas shkruan se “Charles VIII mori kontakt me peshkopin e Durrėsit, Martino Firmiano dhe Constantin Araniti, tė cilin ai e kishte takuar nė Montferrat. Qė tė dy, duhej tė krijonin njė revoltė nė bregdetin e pushtuar nga turqit, atje ku janė “Albanais, Esclavons (Sllavėt) dhe Grecs”.

Afrimit tė mbretit francez drejt jugut tė Italisė dhe frikės sė osmanėve i referohet nė ditaret e tij dhe Sanudo. Mė 8 dhjetor tė vitit 1494, ai ka shkruar se “turqit po pėrgatiten para kėrcėnimeve tė Charles VIII pėr njė zbarkim nė Ballkan dhe ky lajm jepet pėrmes njė letre nga Konstantinopoli”, ndėrsa mė 19 dhjetor, ai shton se “nga frika, turqit po largohen nga brigjet shqiptare”. Mė 28 shkurt tė vitit 1495 ai shkruan dhe pėr Martinon (Martino Albari, tė cilin ai e quan dhe Martino Albanese) tė dėrguar nga kryengritėsit shqiptarė qė tė takojė Charles VIII pa dijeninė e Sinjorisė. “Ai i kėrkoi mbretit qė tė kalonte nga Pulja dhe nė anė tė Shqipėrisė, duke i ofruar shėrbimin e gjithė popujve. Thuhet se Charles VIII i dha atij 400 skude dhe pastaj e nisi drejt Shqipėrisė”. Kaq shumė ishin frikėsuar osmanėt, sa siē shkruhet dhe nė dorėshkrimin e Stefano Magnos mė 19 dhjetor tė vitit 1494, “pėrmes njė letre tė kapitenit tė flotės veneciane, i cili po kalonte brigjeve tė Lepantos, ai dalloi turqit qė filluan tė largohen nga frika se mos ishte vetė Charles VIII”. Pėr lėvizjet e Martinos shkruan dhe kronisti Domenico Malipiero nė Vjetoret e tij nė 4-7 mars 1495: “Arqipeshkvi i Durrėsit ka bėrė tė ngrihen 30.000 shqiptarė dhe i ka vėnė nė shėrbim tė mbretit tė Hungarisė dhe tė Francės. Mė 7 mars u muar vendimi qė tė arrestohet Martino, pėr shkak se ka tentuar tė pushtojė Krujėn. Si u kap, ai u mbyll nė burg. Njoftohet se mbreti Charles ka dėrguar njė shqiptar nė Shqipėri me 40.000 dukate drejt Venedikut, pas tė cilit ishte dyndur njė anije qė ta kapte…” Nė dorėshkrimin e Stefano Magnos shtohet se “arqipeshkvi i Durrėsit kishte me vete dhe letrat e mbretit tė Francės”. “Martino, - shkruan nga ana e tij Philippe Commynes, - kishte me vete shumė shpata, shyta e shtiza, por duke kaluar midis dy kėshtjellave, atė e kapėn dhe e futėn nė njė nga kėshtjellat bashkė me shėrbyesit e tij, kurse anija ishte lejuar tė ikte.” Sigurisht, lėvizjet e Konstandin Arianitit dhe tė Martinos shkonin nė kundėrshtim me interesat e senatit tė Venedikut, i cili nuk donte ta prishte politikėn me sulltanin. Nė njė dokument tė Arkivit tė Venedikut tė datės 8 mars 1495, shkruhet se “kėrkohet tė thirret Martino dhe tė kritikohet rėndė, duke i vėnė nė dukje se sa dėm do t’i kushtonin Krishterimit dhe Paqes me sulltanin revoltat qė kėrkon tė organizojė ai”.

Mbreti Charles VIII donte tė zbarkonte nė Vlorė me qėllim fillimin e njė Kryqėzate. Kjo nismė do tė ishte fillimthi si njė test pėr vazhdimin e Kryqėzatės sė vėrtetė, pasi dhe vetė mbreti nuk ishte plotėsisht i bindur pėr kėtė. Sigurisht, qėllimi i Aranitit ishte ēlirimi i Shqipėrisė dhe rikthimi nė trojet e veta shqiptare, por dhe i privilegjeve qė i siguronte titulli i vjetėr nė toka qė shtriheshin gjer tutje nė Maqedoni. Siē na informon Commynes, nė njė manifest tė 22 nėntorit tė vitit 1494, i cili u shtyp dhe u shpėrnda nė Firence, pėr herė tė parė Charles VIII bėri tė njohur projektin e tij pėr tė zbarkuar nė Vlorė, nė bregun shqiptar. Plani i tij ishte shumė ambicioz: tė thyejė osmanėt dhe tė rikthejė perandorinė bizantine. Dhe nė kėtė projekt ai kishte dhe mbėshtetjen e Vatikanit. Meqė vetė do tė shkonte nė Napoli pėr kurorėzimin e tij, ai vendosi tė dėrgonte nė Vlorė gjashtė mijė ushtarė, me nė krye Antoine de Ville, sire de Domjulien. Mė 27 janar 1495, u nėnshkrua traktati i aleancės midis Charles VIII dhe Papės, ndėrkohė qė Commynes fshihte nė ambasadėn e tij nė Venecie, Konstandin Aranitin, i cili ishte me mision sekret: pėrgatitjen e revoltės me ndihmėn e Francės.

Nga Venecia, Commynes shkruante: ”Mijra kristianė janė gati tė revoltohen. Nga Otranto nė Vlorė janė veēse 60 milje dhe nga Vlora nė Kostantinopojė janė 18 ditė udhė me kėmbė, nė njė rrugė ku ka veēse 2-3 kėshtjella, pasi tė tjerat janė rrėnuar. Gjithė kėto vėnde me shqiptarė, sllavė dhe grekė i merrnin lajmet e mbretit nga miqtė e tyre qė ishin nė Venedik apo nė Pulje dhe qė prisnin veēse “mesinė” qė tė ngriheshin nė kėmbė. Arqipeshkvi i Durrėsit ėshtė shqiptar. Ai mė ka folur pėr njė numėr tė jashtėzakonshėm shqiptarėsh, tė gatshėm qė tė bashkohen nė luftė dhe qė janė bijtė e nipat e shumė senjorėve si tė Skėnderbeut, njė bir i Konstantinopojės, apo nipa tė senjor Konstandinit, qė sot qeveris nė Montferrat. Midis jeniēerėve, mė shumė se 5 mijė prej tyre i kanė lėnė rradhėt turke. Shkodra e Kruja janė marrė nė sajė tė punės sė Konstandinit, i cili gjatė shumė ditėve u fsheh nė Venedik tek unė. Maqedonia dhe Thesalia janė nė pjesė tė trashėgimisė sė tij …”

Por ē’kishte ndodhur nė tė vėrtetė nė Venecie, nė kohėn kur pas ikjes sė Konstandinit, atje kishte shkuar arqipeshkvi i Durrėsit Martino Firmiano, i cili kishte zbarkuar i ngarkuar me armė pėr tė pėrgatitur revoltėn? Commynes ishte nė kontakt tė ngushtė me tė dhe me refugjatėt e ishujve tė Moresė, duke i ndihmuar qė ata tė vėnė nė veprim planin e tyre. Gjithnjė qėndronte ideja e nisjes sė njė Kryqėzate tė re, kėsaj rradhe kundėr Turqisė. Por siē do ta mėsojmė nga Commynes, Venediku luante njė politikė tė dyfishtė. Kur Venediku e mori vesh se pėrgatitej kjo kryengritje dhe se shqiptarėt do tė bashkoheshin me francezėt e Charles VIII, Senati e pengoi kėtė luftė nga frika se mos ndėshkimi i osmanėve binte dhe mbi ta. Madje ata kishin arrestuar pėr pak ditė dhe Arianitin, por titulli i tij si “patric venecian” dhe ndėrhyrja e miqve tė tij e kishte shpėtuar. Venecianėt donin ta pengonin ndėrmarrjen e tij. Ata kishin nevojė dhe interesa tė mėdha qė ta kishin mirė me sulltan Bajazitin pėr t’i patur tė hapura dyert e tregtisė. Venedikasit e zbuluan misionin e arqipeshkvit Martino nė Venedik, tė cilin e burgosėn nė njė kėshtjellė, pasi i gjetėn gjithė planet e kryengritjes, si dhe njė letėr tė mbretit Charles VIII. Siē shkruan dhe historiani Joėl Blanchard nė studimin e tij Commynes evropiani, “peshkopi shqiptar Martino pak kohė mė parė kishte bėrė njė inspektim nė zonėn e Dalmacisė, ku kishte takuar nipat e Konstandin Aranitit dhe tė Skėnderbeut. Ai kishte frymėzuar shpirtrat e mijra kristianėve qė ishin gati tė ngriheshin nė luftė.” Megjithatė, Martino arriti tė arratisej, apo tė lirohej, siē shkruhet dhe nė njė letėr tė datės 10 mars 1495, qė miqtė e tij nė Venecie i dėrgojnė ambasadorit francez Commynes, i cili kishte bėrė tė gjitha pėrēapjet qė ta nxirrte arqipeshkvin shqiptar nga qelia ku e mbanin. Franciscus Bernardus Vivecomes dhe Taddeus Vicomercatus, i shkruajnė “Illustrissime et excellentissime Seigneur Philippe Commynnes” se “arqipeshkvi shqiptar qė po pėrgatitej kėto ditė tė ikte nė Levant, u la i lirė nė sajė tė mbėshtetjes, influencės dhe kėrkesave tė princ d’Argenton”.

Nė fakt, pėr venedikasit, situata ishte bėrė e komplikuar. Vėllai i sulltanit Bajazet, i quajtur Xhem, apo Zizim, i cili mbahej rob dikur nga hospitalierėt e Rhodes dhe pastaj pranė Vatikanit, dhe qė ishte njė peng i ēmuar, vdiq papritur, duke krijuar njė situate jo tė favorshme. Ndėrkohė ai ishte bėrė aleat i perėndimorėve dhe i Vatikanit kundėr vėllait tė tij nė Stamboll, me shpresė qė njė ditė tė sulmonte dhe ta pėrmbyste nga froni. Por me vdekjen e tij, turqit tashmė e kishin rrugėn e lirė pėr tu hedhur nė sulm kundėr italianėve dhe francezėve. Venedikasit ndėrkohė ishin njoftuar pėr pėrgatitjet e osmanėve, tė cilėt po armatoseshin nė Moré, duke fortifikuar Negroponten (Eubea), nė Greqi, e cila kishte rėnė nė duart e tyre vite mė parė. Por ata po pėrgatiteshin edhe nė Vlorė, nė Gallipoloi, e gjetkė. Ndėrkohė Konstandini kishte shkuar nė Milano dhe kishte kėrkuar tė bindė fisnikėt Sforza tė Milanos qė tė angazhoheshin edhe ata nė kėtė betejė tė madhe. Por Sforzat nuk pranuan, madje fshehurazi, ata i kėrkuan venedikasve qė ta ndalonin Aranitin nė pėrpjekjet e tij. Nė Durrės, luftėtarėt e Martino Firmianos mblidhnin armė, ndėrsa nė bregun tjetėr tė Adriatikut, Konstandini u kėrkonte dalmatėve tė Raguzės qė tu shisnin disa anije lufte, “lombarda”, pėr tė mundur kėshtu tė pushtonin kėshtjellat qė ishin ende nė duart e osmanėve.

Mė 22 shkurt tė vitit 1495, Charles VIII hyri nė Napoli. Ai hyri pa pompozitet dhe i pa armatosur. Ai priste qė Papa Alexandre VI tė shfaqej nė oborrin e tij pėr tė bėrė bekimin papal tė domosdoshėm, por ndėrkohė nė fshehtėsi, Papa ishte bashkuar nė njė Ligė tė formuar midis milanezėve dhe vendikasve, pra nė njė ligė anti-franceze. Charles VIII qėndroi nė Napoli veēse tre muaj. Ndėrkohė ai ndryshoi mėndje pėr fillimin e njė kryqėzate tė re drejt brigjeve shqiptare, me synimin pėr tu drejtuar pastaj drejt Stambollit. Duke parė qėndrimet e princave italianė, veēanėrisht tė Milanos dhe Venedikut, si dhe qėndrimin e Papės, ai hoqi dorė nga kjo ide. Jo, nuk do tė shkonte as nė brigjet shqiptare dhe as nė Stamboll. Duhej tė kthehej nė Francė. Kėshtu ai mori rrugėn e kthimit. Mė 1 qershor tė po atij viti, ai mbėrriti nė portat e Romės, por Papa nuk ishte atje qė ta bekonte pėr kurorėzimin e tij. Ai e kuptoi se ishte e kotė ta kėrkonte me ngulm kėtė kurorėzim. Mjaftonte garnizoni ushtarak qė kishte vendosur nė Napoli. Ai nuk besonte se napolitanėt do tė ngriheshin kundėr tij, kundėr Francės.

Nė betejėn e Fornova-s

Njė ngjarje pėr tė cilėn do tė shkruhet shumė nė kronikat e kohės ėshtė ajo e betejės sė Fornova-s nė Itali, nė kohėn kur mbreti Charles VIII po ngjitej drejt Italisė sė veriut pėr tė arritur nė jugun francez dhe pastaj pėr tė vazhduar udhėtimin drejt Parisit. Nė ushtrinė e tij, ai kishte jo vetėm ushtarė francezė dhe zviceranė, por dhe stratiotėt shqiptarė. Mbreti ndiqte avangardėn e tij bashkė me shpurėn me bagazhet e shumta, me pasuri e florinj tė marra nė Napoli, mes tė cilave dhe mjaft dorėshkrime tė vjetra, kodikė dhe libra tė rrallė tė bibliotekės sė Robert d’Anjou. Por milanezėt dhe venedikasit, nė aleancė mes tyre, donin t’i prisnin udhėn dhe ta thyenin ushtrinė franceze, megjithė pėrpjekjet e Arianitit qė ata tė bėheshin aleatė tė Francės. Trupat italiane tė prijėsit Gonzaga tė Mantovės, me flamur tė bardhė me katrorė, si dhe ato tė venedikasve me emblemėn e luanit me aureolė tė Shėn Markut, tė bashkuar dhe me trupat e Ludovico Sforzas (Il Moro), ndiqnin lėvizjen e ushtrisė franceze, e cila komandohej nga mareshalli francez Gié. Por markezi i Mantovės, ashtu si dhe francezėt, kishte nė shėrbim dhe 1500 stratiotė, tė cilėt me kuajt e tyre e ndiqnin ushtrinė e Charles VIII nga majat e kodrave. Mė sė fundi nė pllajėn e Pō-sė, mė 30 qershor 1495, markezi i vendosi stratiotėt e tij nė fshatin Giorola, nga ku kalonte rruga e Parmės.

“Kur do tė kalonte Apeninet, mbreti mėsoi se nė afėrsi tė tij, nė brigjet e lumit Taro, ishte rreshtuar ushtria armike prej 26.000 ushtarėsh, mes tė cilėve ishin dhe 800 stratiotė shqiptarė tė komanduara nga markezi i Mantovės, Francesco Gonzaga.”1 Charles VIII nuk donte tė bėnte luftė, pra donte t’i shmangej asaj, por kundėrshtarėt e tij kėrkonin ta kapnin tė gjallė. Avangarda franceze komandohej nga mareshalli Gié, kėmbėsorėt zviceranė nga konti Nevers, ndėrsa praparoja nga Louis de Tremoille, i cili i ndiqte nga pas. Kur shiu filloi tė bjerė pėrsėri, atėherė nisi dhe beteja. Ishte data 1 korrik e vitit 1495. Kalorėsit stratiotė u sulėn mbi francezėt. I entusiazmuar nga fillimet e betejės, Gonzaga, e lajmėroi menjėherė Venedikun pėr fitoren, por fitorja nuk ishte ende nė duart e tyre. Mareshalli Gié arriti t’i shpėrndajė stratiotėt, por para tij, nė luginėn e Taro-s kishte 30 mijė trupa armike. Kur ushtria kapėrceu lumin, pėr t’u dhėnė zėmėr, mbreti Charles VIII mbajti njė fjalim patetik para ushtrisė sė tij. “Miqtė e mij, a nuk doni tė jetoni ose tė vdisni bashkė me mua? E di qė armiqtė tanė janė dhjetė herė mė shumė se ne, por Zoti do tė na ndihmojė!”

Pėr herė tė parė mbreti po i bėnte ballė njė beteje. Kundėrshtarėt iu afruan afėr dhe e qėlluan me shpata dhe kaska e tij u dėmtua aq shumė, sa pėr njė moment ai nuk arrinte tė shikonte mė. Pastaj ai dha udhėr tė marshonin pėrsėri. Ushtarėt bėnė shenjėn e kryqit dhe zviceranėt aleatė puthnin tokėn. Kur ushtria franceze u sulmua pėrsėri, stratiotėt pikasėn vargun e karrove me bagazhet e mbretit dhe e lanė luftėn, duke iu sulur bagazheve. Ndėrkohė, francezėt ishin nė thyerje e sipėr, por vetėm kurajo e mbretit e nxorri ushtrinė nė dritė. Ata ishin 10 mijė francezė kundėr njė ushtrie tri herė mė tė madhe nė numur. Kur panė mbretin e vetmuar tė sulej nė fushė tė betejės, atėherė tė gjithė francezėt e ndoqėn pas. Dhe meqė stratiotėt po merreshin me bagazhet e prapavijės, ushtarėt e Gonzaga-s dhe venedikasit, mė sė fundi u thyen.

Pikėrisht nė kėtė periudhė, Maria e Serbisė, vejusha e Boniface de Montferrat, vdiq nė moshėn 29 vjeēare, mė 16 nėntor 1495, duke lėnė dy fėmijė tė vegjėl. Mbreti francez Charles VIII, dėrgoi menjėherė nė Casale besnikun e tij Commynes pėr tė ndihmuar Aranitin qė tė merrte nė drejtim Montferratin dhe mos ta linin atė tė binte nė dorė tė fisnikėve tė Milanos. Nė kėtė mėnyrė, fėmijėt do tė rriteshin nėn kujdesin e Arianitit. Ishte Konstandini ai qė pas betejės, i propozoi mbretit tė negocionte me Gonzagan dhe ai ra dakort. Kėshtu, Gonzaga pranoi t’i dorėzonte mbretit francez disa nga bagazhet e grabitura, ndėrsa Charles VIII pranoi t’i kthejė kalin e tij tė bardhė qė i kishin kapur gjatė betejės dhe qė ishte mjaft i shpejtė. Nė fund ata pranuan tė nėnshkruajnė armėpushimin midis tyre.

Pas vdekjes sė Charles VIII, Arianiti e vazhdoi miqėsinė dhe aleancėn e tij me francezėt. Humanisti Luigi da Porto, nė Letrat Historike, pėrmėnd dhe ardhjen e Arianitit nė 28 prill tė vitit 1510, kur zhvilloheshin luftrat me “Ligėn e Cambrait”. “Nė Friuli, shkruan ai, - erdhi dhe Baldassare Scipione guvernatori i pėrgjithshėm, me 200 “balestrieri” si dhe 100 stratiotė nėn komandėn e Konstandin Paleologut (Arianiti, L.R.) dhe tė gjithė u vendosėn nė njė fortesė venedikase nė Gradisca, mbi lumin Isonzo, e ndėrtuar kohė mė parė, pėr tė frenuar sulmet e turqve dhe pėr t’iu bėrė ballė gjermanėve.”

Arianiti u bashkua me mbretin Louis XII apo Louis d’Orleans, siē quhej mė parė, nė luftėn kundėr milanezėve. Nė librin e F. Lot, Recherches sur les effectifs des armés franēaise des guerres d’Italie aux guerres de religion, shkruhet se - “Kur Louis XII hyri nė Milano, Konstandini ishte nė rradhėt e para pranė tij”. Nga ky burim historik, mėsojmė gjithashtu se Arianiti komandonte nė atė kohė reparte artilierėsh dhe “balestrierėsh”. Mbreti Charles VIII e kishte shpėrblyer atė me urdhėrin e “Saint-Michel”-it dhe nė letrat qė i dėrgonte, ai i drejtohej gjithnjė me fjalėt “Mon cousin” (“Kushėriri im”), qė atėherė u rezervohej vetėm princave sovranė. Por kjo alencė do tė ishte e brishtė, pasi pas vdekjes sė perandorit Frederiku i III, nė Vienė u shpall perandor i biri i tij, Maximilan I, i cili kėrkoi t’i bėnte pėr vete princat italianė, mes tė cilėve dhe Konstandinin. Ja pse dhe Louis XII kėrkoi ta largonte Konstandinin nga Montferrat, duke mbėshtetur tė birin e Maria-s, i cili mori nė dorė principatėn e Montferrat-it. Ēfarė vallė e kishte shtyrė mbretin francez? Disa kronistė tregojnė historinė e Konstandinit, i cili i nxitur nga mbreti Charles VIII i kishte bėrė luftė prijėsit tė njohur Tomaso Scarampo degli Scarampi. Por gjatė fushatės ushtarake kundėr dukatit tė Milanit nė vitin 1499, Konstandini e kishte rrethuar atė bashkė me stratiotėt e tij, e kishte kapur rob dhe i kishte prerė kokėn. Por meqė gruaja e kėshtjellarit Scarampi ishte hedhur nga bedenat e kėshtjellės, kjo gjė e kishte inatosur mbretin e ri Louis XII, i cili veē tė tjerave, ishte informuar dhe pėr lidhjen e hershme tė Konstandinit me princin Ludovico Il Moro bashkė me kėshėririn e tij Don Carlo Albanese.

Pas betejės sė Pavia-s, francezėt, me urdhėr tė mbretit Louis XII, e arrestuan atė nė Vigevano, duke e futur nė qelitė e kėshtjellės sė Rocca di Novara dhe pastaj e nisėn nė Francė, por nė vitin 1500, ai mundi tė arratisej, duke zbarkuar nė Piza. Mė 20 maj tė vitit 1500, ishte e motra e tij, Angjelina, e cila ndėrhyri pranė dozhit tė Venedikut qė tė ndihmohej vėllai i saj i burgosur. Konstandini u burgos dhe u arratis disa herė, gjersa mė sė fundi mbėrriti nė Venecia, ku u prit nga dozhi Agostino Barbarico. Njė pėrshkrim tė veēantė i bėn kronisti Sanudo vizitės sė Konstandinit nė pallatin e dozhit tė Venedikut, mė 4 shkurt 1501. Ai ishte veshur me njė rrobė tė shkėlqyer atllasi tė kaltėr, me njė fes veluri mbi kokė dhe shiritin e artė tė dekoratės sė Saint-Michel tė mbretit tė Francės. Ishte Arianiti ai qė i propozoi dozhit qė ta pajtonte me mbretin e Francės.

Mė 1502, nė krye tė 200 kalorėsve stratiotė, ai u nis nė Vjenė, ku perandori i Austrisė Maximilian I e caktoi ambasador pranė Vatikanit, duke u bėrė mė pas njė nga miqtė mė tė afėrt tė papės Giulio II, i cili rridhte nga familja e vjetėr Della Rovere, ku Konstantini kishte martuar njė nga vajzat e tij. Madje mė parė, por dhe pas largimit tė tij si ambasador, ai do tė rikthehej pėrsėri nė beteja tė ndryshme me stratiotėt e tij, siē e shohim dhe nė pushtimin e Peruxhia-s, mė 1506, pėr ta kthyer atė nėn hegjemoninė papale, apo nė mbrojtjen e Venecies nė vitin 1509, me 2000 kalorės dhe 1500 kėmbėsorė si dhe nė luftėn e Padova-s, ku do tė shquhej dhe prijėsi stratiot Mercurio Bua. Tri vjet mė vonė ai u caktua Kapiteni i Pėrgjithshėm i trupave tė Papės dhe mė 1514 mori pjesė nė Koncilin e Vatikanit.

Arianiti ishte njė nga njerėzit mė tė besuar tė Papės qė do tė hynte nė historinė Papale si “papa i tmerrshėm”, pasi ishte ai qė do t’i jepte peshėn politike Papatit nė tė gjithė Evropėn nė shekujt qė do tė vinin. Ishte ai qė dhe thirri Mikelanxhelon tė punonte Sikstinėn, apo Rafaelon, i cili na la njė portret tė tij. Arianiti madje banonte nė pallatin e tij. Ngado qė shkonte, Papa e merrte me vete, siē ndodhi dhe nė kohėn kur Papa donte tė nėnshtronte markezin Baglione tė Bologna-s, me ndihmėn e francezėve tė Louis XII. “Mė 11 nėntor tė vitit 1506, Papa Giulio II shkon nė mėnyrė triumfale nė katedralen San Petronio. Kortezhin e Papės, - siē e pėrshkruajnė kronikat e kohės, - e prijnė njėqind fisnikė tė rinj, nė mėnyrė qė t’i hapin udhėn. Kavaleria dhe infanteria e Jules II, tė cilės i janė bashkangjitur dhe ushtarėt francezė, u prijnė bagazheve tė Papės dhe kardinalėve. Pastaj vijnė muzikantėt, tė ndjekur nga flamur-mbajtėsit e Bologne-s dhe tė Kishės. Dhjetė kuaj tė bardhė tė Papės, tė zbukuruar nė ar, njoftojnė ardhjen e dinjitarėve tė Kuries, ambasadorė e princė: duka i Urbin-it, markezi Gonzaga, prefekti i ri i Romės Francesco Marie della Rovere, duka i Achaļe-s dhe i Maqedonisė, Konstandin Arianiti, por dhe komandanti francez Charles de Chaumont d’Amboise… Kortezhi kalon nėn trembėdhjetė harqe triumfi, ku lexohen mbishkrimet “Jules II, ēlironjėsit, mirėbėrėsit dhe Atit tonė ”, etj. Dhe kjo, shpesh Arianitit do t’i kushtonte, siē ndodhi kur ndėrhynte pėr rivendosjen e paqes midis francezėve dhe gjermanėve dhe kur venecianėt i shkatėruan kėshtjellėn e tij tė quajtur “Belgrado”, apo njė vit mė vonė, mė 1509, kur francezėt kėrkonin ta kapnin, pasi dyshonin se mos ai i kishte tradhėtuar. Por nė fakt, si Kapiten i Pėrgjithshėm i ushtrisė veneciane, kur ishte nė frontin e Vicenzas, ai e frenoi ushtrinė pėr mos t’i dėmtuar francezėt. Franz Babinger na informon se Konstandini pėrdorte njė vulė me njė shqiponjė dykrenare, ku ishin gdhėndur njė kryq si dhe inicialet CO(NSTANTINUS) dhe CO(MINATUS). I caktuar nga Papa si guvernator i Fano-s, Konstandini mė sė fundi u vendos nė Montefiore bashkė me gruan e tij Francesca.2 Edhe biri i Konstandinit, i quajtur Arianit, mė vonė do t’i shėrbente mbretit francez Charles Quint, ku do tė shquhej nė veēanti nė fushatėn e Algjerit (1541) dhe nė betejėn e ashpėr tė Smalkadės mė 1546, nė Gjermani.3 Shumė vjet mė vonė do tė zhvillohej beteja e famshme e Coutra-s nė Francė, e cila ishte nė fakt njė luftė civile dhe fetare midis katolikėve dhe protestanėve francezė.

(Footnotes)

1 Idem.

2 Me vdekjen e Konstandinit nė Rimini, nė 8 maj tė vitit 1530, Francesca mbeti e vejė, bashke me tri djemtė e saj Thomas, Constantinus dhe Araniti, si dhe vajzat e shumta tė saj si, Andronika, e martuar me kontin e Zantes dhe despotin e Artės, Carlo III Tocco; Pentesilea, gruaja e Lekė Dukagjinit; Ispolita; Polisena; Deianira dhe Elena tė martuara me fisnikė shumė tė njohur. Pas vdekjes, trupi i Konstandinit u ēua nė Bazilikėn «Santi Apostoli» tė Romės, ndėrsa testamenti i tij ndodhet sot nė Rimini.

3 Arianiti u vra nė betejėn e Torrechiara-s, mė 15 nėn

http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=75456
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 06:48.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2017
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.