Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Viruset > Terrorizmi a/sh
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 7.10.2009, 19:22   1

Shkrim i cituar TSr/ 1998-99: 10 533 shqiptarė tė vrarė


Citim:
Prezantohen tė dhėnat mbi tė vrarėt dhe tė zhdukurit nė Kosovė

Beograd, 7 tetor - Nė Beograd pas njė pune trevjeēare, Fondi pėr tė Drejtėn Humanitare ka prezantuar tė dhėnat mbi tė vrarėt, tė vuajturit dhe tė zhdukurit nė Kosovė, nė periudhėn 1998-2000.

Drejtoresha e Fondit, Natasha Kandiq, ka thėnė pėr Radion Evropa e Lirė se me kėtė dokument janė pėrfshirė prej 95 pėr qind deri 98 pėr qind nga numri i pėrgjithshėm i viktimave: i atyre qė kanė vuajtur, janė vrarė apo janė zhdukur.

Sipas regjistrit, prej vitit 1998 deri nė 2000, nė Kosovė kanė pėsuar apo konsiderohen tė zhdukur 13.421 persona. Sipas Fondit, viktima mė e re nga konflikti nė Kosovė ėshtė njėvjeēari Nexhmedin Krasniqi, me pėrkatėsi rome, i cili ka vdekur nė shtėpinė e familjes sė tij nė Obiliq nė vitin 1999, ndėrsa viktima mė e moshuar ėshtė Nada Vasiq (81), e cila nė gusht tė 1999 ės u zhduk nga banesa e saj nė Prishtinė.

Pėr fatin e 1.886 personave ende nuk dihet asgjė, kurse nė mesin e tė zhdukurve janė 500 serbė, romė dhe joshqiptarė tjerė, thotė regjistri i cili u bė publik nė Kuvendin e Beogradit.

Nga numri i pėrgjithshėm i viktimave, 10.533 janė shqiptarė, 2.238 serbė, 126 romė, 100 boshnjakė, 40 malazezė, 25 ashkalinj, 18 egjiptianė, 13 turq dhe 10 hungarezė.

http://www.kosova.com/artikulli/56586
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.5.2013, 21:01   2

Botohet bilanci zyrtar i Luftės sė Kosovės: 11 840 tė vrarė


Citim:
Botohet bilanci zyrtar i Luftės sė Kosovės: 11 840 tė vrarė

Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	femije-te-vrare-ne-gjakove.jpg
Shikimet:	134
Madhėsia:	104,1 KB
NNJ:	5048
Fėmijė tė vrarė nė komunėn e Gjakovės
Drejtori i Arkivave promovon nė Tiranė dy librat e pasluftės.
Jusuf Osmani sjell pėr herė tė parė shifrat e tė vdekurve e shkatėrrimeve nė 1998-1999.



“Tė dish njė tė vėrtetė dhe tė heshtėsh, ėshtė njėsoj si tė gėnjesh”. Nėn kėtė moto, njė nga arkivistėt mė tė mirė tė Kosovės, dr. Jusuf Osmani, ka nxjerrė nga arkivat kosovarė bilancin e dhimbshėm tė luftės nė vitet 1998-1999. 14 vite pas pėrfundimit tė luftės sė Kosovės vijnė shifrat zyrtare mbi pasojat e kėtij konflikti tė pėrgjakshėm.

“Krimet e Serbisė nė Kosovė 1998-1999”, “Krimet e Serbisė ndaj fėmijėve nė Kosovė 1998-1999”, botime tė Agjencisė Shtetėrore e Arkivave tė Kosovės
, u promovuan dje nė Akademinė e Shkencave nė Tiranė. Drejtori i Institutit tė Historisė, Beqir Meta, historiani Maringlen Verli e tė tjerė tė pranishėm e quajtėn njė ngjarje botimin e kėtyre dy librave, qė dėshmojnė pėr herė tė parė, pėrmes shifrash zyrtare, masakrat serbe nė Kosovė.

Pėr drejtorin e Arkivave kosovarė, Jusuf Osmani, grumbullimi i tė dhėnave mbi vrasjet, dhunimet, shkatėrrimet, depėrtimet, nuk ka qenė i thjeshtė. Sipas tij, puna pėr grumbullimin e tė dhėnave ėshtė bėrė nė grup, me bashkėpunėtorė nga treva tė ndryshme dhe me vizita pothuaj nė ēdo vendbanim tė Kosovės.

“Qėllimi themelor i botimit tė kėtyre librave ėshtė prezantimi i fakteve, qė paraqesin dokumentacionin pėr krimet e Serbisė nė Kosovė ndaj popullatės kosovare e posaēėrisht ndaj fėmijėve gjatė viteve 1998-1999. Politika antishqiptare e serbėve ėshtė manifestuar prej vitesh me shekuj, me programe gjenocidale, duke filluar qė nga Naēertania e Garashaninit mė 1844-n e deri te programi “Patkoi” mė 1999-n, me synim zbrazjen e tokave nga popullsia shqiptare dhe serbizimin e tyre. Kjo luftė u zbatua nga formacionet ushtarako-policore dhe paramilitare serbe, tė cilėt vranė, masakruan, zhdukėn, dhunuan, dėbuan dhe deportuan popullsinė civile shqiptare, i plaēkitėn, dogjėn dhe rrėnuan shtėpitė, objektet fetare, shkollore, kulturore, ekonomike, e tė tjera, si dhe vendbanime tė tėra shqiptare, me synim spastrimin etnik”, thotė arkivisti.

Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	krimetb-e-serbeve.jpg
Shikimet:	109
Madhėsia:	47,3 KB
NNJ:	5049
Kopertinat e librave promovuar dje nė Tiranė


Shifrat

Sipas tij ėshtė njė detyrim ndaj viktimave dhe familjarėve tė tyre zbardhja dhe evidentimi i kėtyre krimeve. Sipas dr. Jusuf Osmanit, opinioni ndėrkombėtar ende ėshtė shumė pak i informuar mbi krimet gjenocidale qė janė ushtruar mbi popullsinė e Kosovės.

“Regjistri i fėmijėve tė vrarė, tė pafajshėm dhe tė paaftė pėr vetėmbrojtje ėshtė gati i pabesueshėm. Nga janari deri mė 12 qershor 1999 janė vrarė ose evidentohen tė zhdukur 1396 fėmijė, nėn moshėn 18-vjeēare, apo mė tepėr se 11 pėr qind e viktimave tė pėrgjithshme tė tė vrarėve nė Kosovė. Kjo statistikė pėr dhunėn mbi fėmijėt ėshtė mė tragjikja nė historinė e re tė Europės”, thotė ai.

Sipas tė dhėnave tė grumbulluara, nė Kosovė nga janari 1998 deri mė 12 qershor 1999 ka pasur 12.843 viktima tė nacionalitetit shqiptar, prej tyre 1741 femra, ndėrsa nė altarin e lirisė kanė rėnė 2261 dėshmorė, nė mesin e tyre 68 dėshmorė e martirė nga Shqipėria. Veē vrasjeve, janė shkatėrruar mė se 188 mijė objekte banimi, janė dėbuar nga Kosova mė se 1 milion banorė.



Bilanci i luftės nė Kosovė
- Vrasjet, masakrimet
- Dėbimi i popullatės shqiptare nga Kosova
- Varrezat masive
- Vrasjet e tė rinjve, femrave, pleqve, fėmijėve, intelektualėve, etj.
- Dhunimet e femrave
- Rrėmbimi i tė rinjve dhe tė tjerėve, dėrgimi dhe vrasja nė Serbi.
- Helmimet
- Rrėnimi i objekteve tė banimit, objekteve ndihmėse, objekteve ekonomike, arsimore, kulturore, fetare etj.
Shkatėrrimet e shtėpive dhe objekteve tė tjera
Shtėpi tė shkatėrruara – dėmtuara tė popullatės shqiptare: 100.589
Shkolla tė shkatėrruara – tė dėmtuara me dokumentacion: 358
Zyra tė vendit: 71
Shtėpi kulture: 30
Biblioteka publike dhe shkollore: 93
Objekte shėndetėsore: 123
Objekte fetare (xhami, teqe, tyrbe): 215
Kisha katolike: 5
Objekte ndihmėse – pėrcjellėse: 88.101.
Pasojat e luftės
Okupimi klasik i Kosovės
Sjellja e forcave tė mėdha ushtarake nė Kosovė
Masakra tė mėdha
Vrasje e organizuar, madje edhe tė familjeve tė tėra.
Periudha janar 1998 – 12 qershor 1999:
Vrarė: 11.840 viktima nga Kosova,
- 1.392 fėmijė deri nė 18 vjeē.
- 296 fėmijė deri nė 5 vjeē.
- 1739 femra
- 1882 tė moshuar mbi moshėn 65-vjeēare.
- 1450 banorė ende janė tė pagjetur.
Janė dhunuar 20.400 femra shqiptare.

Sipas tė dhėnave tė UNCHR, nė fillim tė qershorit 1999, nga refugjatėt e dėbuar prej Kosove: Janė dėbuar nga Kosova rreth 1 milion banorė
443.300 ishin vendosur nė Shqipėri;
247.800 nė Maqedoni,
69.300 nė Mal tė Zi;
21.700 nė Bosnjė-Hercegovinė, gjithsej 782.100.
Nė vendet e tjera tė botės u vendosėn gjithsej 76.475 refugjatė, duke pėrfshirė
13.639 nė Gjermani
7.581 nė Turqi
5.829 nė Itali
5.730 nė SHBA
pastaj nė Francė, Norvegji, Suedi, Britani tė Madhe, Poloni, Spanjė, Portugali, Finlandė, Zvicėr, Izrael etj.
http://www.panorama.com.al/2013/05/1...-840-te-vrare/
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 00:06.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.