Kthehu   Kreu > D1 > 1190-1478: Shtetet Arbėrore > 1389-1444: Principata e Kastriotėve
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 19.2.2007, 17:51   1
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001

Shkrim i cituar Lufta kundėr Venedikut, 1447-1448


Citim:
Pas betejave tė Mokrės, hapet papritmas fronti me Venedikun. Lekė Zaharia vritet nga dorė e Lekė Dukagjinit dhe nėna e tė parit duke e parė pėrfundimisht tė pamundur tė mbajė pushtetin ia dorėzon atė pa tė drejtė venedikasve. Ushtria e Venedikut shkel kėmbė nė trojet veriore. Besėlidhja e fisnikėve shqiptarė gatiste pėrgjigjen...
Epiroti e kishte vdekje qė venedikasit tė pretendonin ndonjė tė drejtė nė mbretėrinė e tė ndjerit princ dhe dėshironte qė kėtė ta mbante pėr vete, pėr arsye se sidomos transferimi nga ana e nėnės nė dorė tė atyre i tė gjitha tė mirave qė i ishin lėnė kėsaj nga i biri, kur qe gjallė, ishte i pavlefshėm dhe vendimi i shpejtuar i Bosės nuk duhej, nė bazė tė ligjit, t'u shėrbente atyre si arsye pėr tė dhunuar vullnetin e djalit tė saj. Dilte kėshtu nė dritė se ndėrmjet kėtij e Zaharisė ishte pėrfunduar dikur njė marrėveshje, sipas sė cilės, kush tė vdiste i pari, t'i linte tjetrit nė zotėrim mbretėrinė, dhe se kėtė marrėveshje ata ishin betuar qė tė mos e shkelnin kurrė. Unė ua lė kompetentėve tė sė drejtės pėr tė gjykuar se ēfarė drejtėsie mund tė ketė pasur nė kėtė punė, megjithėse gjykatėsi i tė gjithave, lufta, i dha kėsaj fund me mėnyrė ndoshta jo tė padrejtė.


Prag beteje...

Venedikasit i ndihmuan gjithashtu shumė dhe ua shtuan fuqitė edhe dy burra epirotė: Lekė Dushmani dhe Pjetėr Spani, tė cilėt, megjithėqė i patėn dhėnė fjalėn (nė Kuvendin e Dezhės) Skėnderbeut se do ta ndihmonin kurdoherė kundėr turqve e se nuk do ta linin ndonjėherė pa iu ndodhur, prapėseprapė morėn pjesė nė kėtė gatitje nga miqėsia shumė mė e vjetėr me venedikasit dhe, nė radhė tė parė, ngaqė ishin gjithashtu fqinjė me Drishtin e me disa qytete tė tjera tė tyre dhe tė shtrėnguar pėr t'i ndihmuar nga njė detyrim i vjetėr shėrbimesh shumė tė mėdha.

Skėnderbeu nuk u tremb aspak prej asaj lufte aq tė rėndė, qė po shpėrthente nga tė katėr anėt, pėrkundrazi, ai e priti me kėnaqėsi, pa ia vrarė veshėt, dhe rregulloi ēdo gjė me kujdes. Ndau shpejt e shpejt forcat e veta, tė cilat ishin lart nga 14’000 veta; 7’000 kalorės, se kaq bėheshin gjithė--gjithė, dhe 2’000 kėmbėsorė i caktoi pėr armikun e ri, kurse pjesėn tjetėr tė forcave tė veta e la pėr rrethimin e Dejės, nga i cili kishte vendosur tė largohej pa pritur mirė lajmin pėr ardhjen e ushtrisė kundėrshtare. Kėshtu urtėsia e kapedanit tė pathyeshėm i ndau forcat mė trish, kurse guximi i shtuar marrėzisht, nga shpresa e kotė se punėt po u shkonin mbarė, u dha zemėr tė gjithėve. Dejasit, kur panė se Skėnderbeu po largohej, kujtuan se shpėtuan nga rrethimi. Ushtarėt bėnin roja si me dembeli para portave, tė armatosurit i shikoje mė tė rralluar nėpėr mure dhe shpeshherė qytetarėt prisnin pėrmes portave tė hapura kundėrshtarėt. Pėr ēdo gjė tregohej mė pak kujdes dhe vetėm uria, qė tanimė po afrohej, e mundonte fort njerėzinė, sepse ajo nuk mund tė mposhtej as me anė tė guximit, as me anė tė shpatės. Megjithėkėtė, atyre u jepte njė fuqi tė pamposhtur dhe i bėnte qė tė duronin edhe vuajtjet mė tė rėnda turpi pėr besėn qė kishin dhėnė njė herė dhe i ushqente, si tė thuash, zemrat e njerėzve, njėfarė shprese e afėrt, sepse po merrnin vesh se forcat e tė vetve ishin duke ardhur me shpejtėsinė mė tė madhe pėr t'ua zbutur vuajtjet e pėr t'i dhėnė fund rrethimit. Ata nuk besonin gjithashtu se ushtria e Skėnderbeut mund tė matej me ato fuqi dhe po e prisnin tė sigurt lajmin e fitores sė dėshiruar, me sy tė kthyer nė ēdo drejtim e me hall tė madh .nė zemėr. Kėshtu ngjet pothuaj me tė gjithė njerėzit, qė i lėnė punėt mė fort nė dorė tė fatit dhe i besojnė atij mė tepėr se ē'duhet.

Kundėrshtarėt po e shikonin tani qartė nė fytyrė njėri-tjetrin dhe koha e betejės po afrohej. Njė qetėsi e ēuditshme pasoi atėherė nga tė dyja anėt pas njė heshtjeje tė menjėhershme. Ngulėn nė tokė flamujt e zunė vende tė pėrshtatshme pėr kampin e pėrkohshėm, ku edhe ushtarėt tė merrnin veten, edhe kapedanėt, me kėshillat e nxitjet e tyre, tė frenonin burrat trima e t'u jepnin zemėr frikamanėve.

Kujdesi i ushtrisė venedikase i ishte lėnė nė dorė Daniel Juriē Sebenēinit, tė cilin e quajnė zakonisht Vojvodė, burrė i papėrtuar e i rrahur nė punė tė luftės.

Me njė fjalė tė matur Skėnderbeu ua ndezi edhe mė tepėr dėshirat ushtarėve dhe i bėri krejt pėr vete zemrat e tyre, sepse me kėtė sjellje tė pashoqe ai tregonte qartė kujdes jo vetėm pėr tė vetėt, por edhe pėr kundėrshtarėt. Atėherė u derdhėn rreth e rrotull tij radhėt e ushtrisė dhe po ngrinin nė qiell qėllimin e kapedanit tė vet. Gjithsecili thoshte se ishte gati tė luftonte nė ēdo rast jo vetėm pėr t'ia ruajtur, por edhe pėr t'ia rritur lavdinė. Armėve tė venedikasve nuk duhej t'ua kishin aq shumė frikėn, saqė tė harronin nderin e vet, duke i mbiēmuar ato. Do tė ishte njė fyerje pėr gjithė popullsitė qė kishin nėn vete, sikur tė lihej pas dore, pa u shpaguar, pėr mungesė gatishmėrie, turpi i Dejės. Prandaj s'duhej t'i lėshonte zemra nė atė gjendje tė tronditur e nė atė luftė tė dyfishtė. Njerėzit s'kishin pėr tė bėrė asgjė, sikur ta ngadalėsonin hovin e vet krenar me gjithfarė arsyetimesh dhe sikur ta matnin ēdo punė me anė tė mendimit tė thatė. Burrat trima duhet tė jenė tė guximshėm, tė hidhen nė rreziqe ballėpėrpjetė dhe nuk duhet ta zmadhojnė frikėn, duke shikuar gjithmonė prapa, as duhet tė gjykojnė tė kėqijat, qė njeriu s'mund t'i parashikojė me mendje tė tronditur. Trimėria ėshtė gatuar me domosdonė dhe shumė gjėra mposhten ngaherė me zemėrimin dhe me furinė e ushtarėve, kurse njė shpirt i qetė e i shkujdesur s'do tė guxonte tė vepronte kėshtu. Shumė varej pastaj nga perėnditė, tė cilat i ndihmonin zakonisht luftės me tė drejtė, por. edhe sikur shpėtimi tė mbėshtetej vetėm nė shpatė tė burrave, puna e Epirit do tė ishte mjaft e siguruar nga vetė besimi i fortė dhe bashkimi me zemėr i popullsive. Mė nė fund, Murati ishte i zėnė me Luftėn Hungareze. Fuqitė e venedikasve e dinin qė ishin tė mėdha, por raca italiane, sa mė larg shtėpisė ta shpije, aq me mė pak gatishmėri tė vinte pas.

Kėto e shumė tė tjera si kėto pėrsėriteshin shpesh nga ushtarėt pa ndonjė rregull; ashtu siē ia thoshte zemra secilit, dhe me qėllim qė me shėrbimin e vet t'i hynte nė zemėr kapedanit qė po i dėgjonte. Ai, pasi i lavdėroi tė gjithė njė pėr njė pėr vullnetin e tyre, u dėgjua tė thoshte me shaka e me tė qeshur: «Me tė drejtė mund tė qortohet natyra, qė nuk i fali racės epirote, me njė shpirt kaq tė lartė, njė fat mė tė madh.» Pastaj, pasi i porositi qė t'i bėnin shėrbimin e duhur trupit dhe pasi i mori tė gjitha masat, zbriti nė shesh tė luftės, me zemėr tė gėzuar e me besim si asnjėherė pothuaj nė orėn e gjashtė tė ditės. Shigjetarėt dhe ata me armatim mė tė lehtė i vuri pėrpara flamujve, pastaj kėmbėsorinė me armatim mė tė rėndė e ndau nėpėr krahėt; nė secilin prej kėtyre vuri nga 2000  kalorės. Qendra iu la nė dorė Tanushit. Kėtu gjithashtu u pėrzien me kalorėsinė disa kėmbėsorė. Sa pėr ndihmė rezervė nuk u kujdes fort, sepse ai e pandehte fitoren tė sigurt dhe armikun, para armėve tė veta, jo aq tė fortė, sa ia treguan pastaj, kur filloi beteja, Marsi i egėrsuar dhe fytyra e vendosur e venedikasve. Po aq kujdes u tregua edhe pėr mbrojtjen e kampit, i cili u la i zbrazur, me njė rojė tė paktė, qė zor ta ruante edhe nga plaēkitės tė paarmatosur.

Ky besim kaq i sigurt i kapedanit nuk do t'i shpėtonte dot qortimit pėr guxim tė tepruar, sikur tė mos e kishte mbėshtetur mbrojtjen e vet tė vėrtetė nė forcat qė rrethonin Dejėn. Ai pati vendosur d.m.th. qė, po ta shikonte armikun mė tė madh nga ē'e priste, tė tėrhiqej tek ato, meqenėse as numri i ushtarėve as vetė natyra e vendit nuk ia mbushnin mendjen qė ta forconte kampin atje. Por ky plan do tė ishte edhe mė i padenjė pėr urtėsinė aq tė madhe tė kėtij burri. Dhe me tė vėrtetė, me kėtė mėnyrė, po tė thyheshin, mė shkatėrrim do tė sillte ikja sesa guximi i patundur pėr tė qėndruar aty nė vend, pėr arsye se mė njė anė venedikasit fitimtarė, qė do t'i ndiqnin kėmba-kėmbės tė shpėrndarė, mė anė tjetėr kalimi i Drinit, qė do tė bėhej mė i vėshtirė nė njė pėshtjellim aq tė stuhishėm, do tė pėrpinin gjithēka qė do tė mbetej. Prandaj, si rrjedhim, del qė tė themi se trimėria, e cila s'ishte mėsuar tė thyhej, e kishte vendosur shpresėn vetėm nė veten e vet.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 19.2.2007, 17:53   2
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001

Luftė


Venedikasit, gjithashtu, pėrpara flamujve vunė heshtarė dhe i rregulluan krahėt sipas shembullit tė kundėrshtarit. Danieli e zgjodhi vendin e qėndrimit tė vet nė tė djathtė dhe aty rreshtoi njė rojė shumė tė fuqishme ilirikėsh; disa italianė kalorės me armatim tė rėndė i vendosi nė ballė dhe pas vetė krahut. Kolė Humoi, shkodrani, qė zinte vendin e dytė nė drejtimin e kėsaj lufte, u vendos nga e majta bashkė me qytetarėt e vet pėrballė Moisiut dhe ushtrisė dibrane. I vėllai, Andrea, bashkė me Simeon Vulkathanin mbajti qendrėn. Kėtu radhėt e ushtrisė formonin njė ujem prej gjithfarė ushtarėsh e pengoheshin mė fort sesa mbroheshin nga njė rojė e padobishme.

Venedikasit ishin mė pak se 13’000. Me kėto forca u bė sulmi. Beteja u fillua prej heshtarėve, qė shigjetarėt i shtynė me sulmin e parė, por, kur u afruan dhe shigjetat s'pinin mė ujė, atėherė ata qė ishin tė armatosur me mburojė tė fuqishme, bashkė me tė tjerėt tė armatimit tė lehtė, zhveshėn shpatat e iu lėshuan armikut pėr t'u kacafytur. Tė tjerėt i rrethoi menjėherė Kastrioti me kalorėsit dhe, pasi i tėrhoqi pakėz pėr nga prapa, ua bėri atyre pėrsėri mė tė dobishėm pėrdorimin e shigjetave. Heshtarėt, tė cilėt i kundėrshtonin mė me guxim armikut, pėr shkak se gjokset i kishin tė siguruara me hekur dhe ishin tė mbuluar me pėrgjoksore (parzmore), u lėshuan e u dhanė shpresė tė tjerėve se puna do tė mbaronte me sukses. Atėherė u derdh pėrreth gjithė ushtria me njė britmė shumė tė madhe, qė u lėshua nga tė dyja anėt. Epiroti qėndronte mė lart edhe nga numri, edhe nga trimėria e kalorėsve. Vendi nuk ishte njėsoj i pėrshtatshėm si pėr njėrin, si pėr tjetrin, sepse lufta bėhej nė njė fushė tė gjerė dhe tė hapėt, pranė brigjeve tė Drinit. Venedikasi qėndroi pakėz po aq i paepur, mė fort pėr shkak tė forcave, sesa tė guximit. Dhe rreth vendit, ku qėndronte komandanti ilirik, u luftua pėr njė kohė tė gjatė me njė fat qė i qeshte herė njėrit, herė tjetrit, gjersa Skėnderbeu, duke ngarė kalin pėr atje, bashkė me disa kalorės tė paktė, u hodh nė mes tė ushtrisė armike dhe ia hoqi Venedikasit shpresėn e fitores nga duart, pasi shumė i la tė plagosur e shumė i bėri t'ua mbathnin nga frika. Por ilirikėt u grumbulluan menjėherė nė njė vend nga qenė e s'qenė, se shpejtėsia e kėtij mileti s'ka shoqe dhe, pasi e forcuan vendin e qėndrimit tė kapedanit me njė rojė mė tė dendur, ia mbyllėn rrugėn armikut; megjithėkėtė, ata mė tepėr mbroheshin sesa luftonin.

Gjersa krahėt po bėnin njė luftė ende pa njė pėrfundim tė prerė, qendra e ushtrisė sė tė dyja anėve bėnte mė fort sehir sesa luftė. Por, kur Topia e pa se krahu i djathtė i kundėrshtarėve ishte mjaft i rėnduar, u lėshua me tė shpejtė, i nxitur edhe nga shembulli i Kastriotit, mu nė mes tė tyre dhe doli matanė me kalorėsit e zgjedhur e me njė pjesė tė kėmbėsorisė, duke u kallur njė tmerr tė ri. Atėherė ilirikėt, tė cilėt ishin vendosur nė ballė kundėr armikut, nuk mundėn t'i duronin sulmet, por kaluan nė krahun e djathtė, duke mbrojtur veten. Kėshtu ata, nga njėra anė tradhtuan shokėt, nga ana tjetėr ia bėnė mė tė madhe vėshtirėsinė Skėnderbeut, qė do tė sulmonte vendin e qėndrimit. Po kėtė gjė bėri edhe pjesa tjetėr e kėmbėsorisė, e cila u shpėrnda e mori arratinė pėr tė shpėtuar kokėn, duke qenė inferiorė kundrejt kalorėsisė epirote. Kjo bėri qė kalorėsia shkodrane, e mbetur pa mbrojtje dhe e ndrydhur nga armiku, tė rrethohej. Tė dy komandantėt u zunė robėr, bashkė me ta edhe shumė tė tjerė, qė kishin mbetur nga forcat kėmbėsore dhe qė e kishin humbur shpresėn pėr tė shpėtuar me anė tė armėve, prandaj edhe iu dorėzuan kundėrshtarit. Por kėta u bėnė shkak qė t'i zinte tmerri edhe turmat e tjera, tė cilat kishin frikė se mos Epiroti ēante radhėt e sulmonte nga prapa krahėve, duke i mbyllur nė mes e duke i shtypur egėrsisht. Por kjo gjė, qė i shtinte tmerrin tė mundurit, nuk i shkoi ndėr mend fitimtarit, se sukseset ua marrin mendtė njerėzve, ai s'pyeste mė aspak pėr mė tutje, por mjaftohej vetėm me armiqtė e lidhur qė kishte pėrpara dhe qė ua tregonte me kėnaqėsi tė tjerėve pėr t'i bėrė sehir. Edhe Kastrioti ua kishte hequr fillin gjithė gjėrave tė tjera dhe e kishte harruar gjithė turmėn e ushtarėve tė zakonshėm, sikur tė mos e quante tė denjė gjakun e tyre, duke e pėrqendruar tėrė vėmendjen te kapedani, por radhėt e ushtarėve aq trima bėnin qė ta kishte tė vėshtirė t'u afrohej ky burrė dhe t'i shkonte kot trimėria.

Vėmendjen e tė gjithėve nė atė luftim e tėrhoqėn Moisiu dhe Shkodrani nga krahu i majtė. Atje derdhej shumė djersė dhe rreziku ishte shumė i madh, sepse kėta, sikur tė jepnin ndeshjen vendimtare pėr gjithė luftėn, po sulmonin, duke marrė e dhėnė goditje, tė ndezur nga njė urrejtje e madhe e pa marrė frymė. Me fuqi tė barabarta luftuan pėr disa kohė. Por kuajt dhe burrat dibranė, tė kėputur nga lodhja, qė po ua shkundte fuqitė pėr goditje dhe gati tė thyer, do tė ishin tėrhequr dalngadalė para armikut, sikur Moisiu tė mos i kishte bėrė ta ndienin turpin pėr frikėn e lodhjen, ndėrsa po tėrhiqeshin, dhe sikur tė mos i kishte kthyer nė mjeshtėr tė fitores, kur ishin gati tė thyheshin, duke u bėrtitur:

“Ē'ėshtė kjo plogėshti, he burra? Ē'ėshtė kjo sjellje dėshpėrimi nga njė frikė e pazakontė? A ka ndodhur ndonjėherė qė dibrani ta lėrė i gjallė vendin qė i kanė caktuar? A ka ndodhur qė t'ia lėrė lavdinė e luftės armikut? Ku ėshtė ajo ushtri, qė shkatėrroi fuqitė e Ali pashės, qė i vuri frenė kryelartėsisė sė Ferizit, qė dėrrmoi forcat e Mustafait dhe i mbushi shtėpitė epirote me plaēkė tė barbarėve? Ku u zhduk gjithė ai vrull i shpirtit tuaj? Ku shkuan ato fytyra kėrcėnuese atje nė kamp e ato zotime trimash? Kėshtu po ia ktheni Dejėn Skėnderbeut? Kėshtu po gatiti tė hyni nė qytetin e rrethuar tė kundėrshtarėve? Mos vallė kėtu e asgjėkundi gjetkė u duk trimėria e armikut, e djathta e tij trime, shpata e tij e shkėlqyer? Por kudo tanimė shokėt tuaj fitimtarė po ēmojnė frytet e fitores plot nder qė kanė arritur. Tanusihi, pasi i kapi komandantėt dhe i solli me duar lidhur pas shpine nė kamp, e shoi tė gjithė ose e shpartalloi krejt qendrėn e ushtrisė kundėrshtare. Skėnderbeu, pasi theu fuqitė e ilirikėve, po u hedh tani tė gjithėve me radhė e me qetėsi prangat. Kėtu paska mbetur vetėm frika dhe mendimi pėr tė marrė arratinė”

Ky qortim ua futi ushtarėve aq keq zekthat pėr tė fituar, saqė tė pandehje se burrat dhe kuajt u bėnė menjėherė si tė tjerė. Atėherė beteja u pėrsėrit, fati ndryshoi dhe shkodranėt po shtyheshin pak nga pak; megjithėkėtė ata po qėndronin dhe mė fort pėr shkak tė numrit sesa tė guximit, gjersa mė nė fund Humoi, duke e marrė me mend fatin e tė vėllait nga fjala e kundėrshtarit dhe duke mos qenė nė gjendje t’i mbante armėt nė dorė nga dhembja qė s'e duronte dot, i harroi shokėt dhe u lėshua pėrpara pėr t'i vajtur tė vėllait nė ndihmė, ndonėse ishte vonė. Dhe, duke u hedhur nė mes tė armiqve, ia dha Moisiut tė sigurt fitoren nė dorė dhe tregoi se sa rėndėsi ka pėr radhėt e ushtrisė kapedani.

Dhe me tė vėrtetė, ato u shpėrndanė menjėherė nga tė gjitha anėt e i kthyen shpinėn armikut. Gjithashtu edhe Danieli nė krahun tjetėr, qė kishte mbetur qysh mė pėrpara pa asnjė ndihmė tė pararojės, po e mbante rregullin e po i qėndronte kundėrshtarit mė tepėr nga turpi sesa me anė tė forcave. Por, kur e pa se ikja e tė vetve ishte e padyshimtė dhe se po ky fat i priste tė gjithė, i dha kalit e mori arratinė pėr tė shpėtuar veten. Epiroti i ndoqi ashtu tė shpėrndarė kudo nėpėr fushė, por me njėfarė plogėshtie, sepse burrat, qė luftuan sa u rraskapitėn e s'mbanin mė, i pengonte lodhja. Megjithėkėtė, edhe pse ishin tė lodhur, ata nuk e lanė armikun qė tė ikte i shpenguar, sepse Skėnderbeu lėshoi urdhėr qė ta ndiqnin kėmba-kėmbės, me tė gjitha fuqitė, turmėn e kundėrshtarėve, qė po ua mbathnin, gjer nė qytetin e Shkodrės. Ndoshta kapedanit, tėrė mėri e lavdi njėkohėsisht, iu duk e udhės se do tė ishte njė gjė e bukur ta shikonin fitimtar nga muret armike, qė ishin mbushur plot e pėrplot nga njė mizėri fort e madhe njerėzish.

23 korrik 1448

Nė shumė vende po korreshin radhėt e fundit dhe njė pjesė e madhe e atyre qė mbetėn pas u kapėn gjallė, sepse ai e kishte ndaluar tė vritej kush. Me tė arritur pranė dhe pėrballė qytetit, u ndalėn flamujt e ushtria qėndroi. Atėherė fitimtarėt u grumbulluan rreth radhėve e me njė klithmė e gėzim shumė tė madh po i tregonin qytetit tė pikėlluar nga hidhėrimi, qė i kishte helmuar tė gjithė robėrit e tij. Me njė anė pamja dhe fati aq i mjeruar i tė vetve u ngjallnin qytetarėve mėri tė re nė zemėr, mė anė tjetėr, kėrdia qė sapo pėsuan, ua priste gjithė vrullin; halli pastaj edhe mė i madh, qė u hyri pėr robėrit, ua lidhi duart fare dhe s'i linte tė provonin ndonjėfarė mėnyre pėr tė ngacmuar armikun. Kastrioti, pasi i la ushtarėt gjersa tė ngopeshin me lavdinė e fitores dhe kur e pa se dita po mbaronte, dha shenjėn tė mblidhnin stremat nga i kishin e nga s'i kishin dhe u nis pėr nė rrethimin e Dejės.


M. Barleti, "Historia e Skėnderbeut"
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 05:01.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.