Kthehu   Kreu > D1 > 1757-2012: Shtetet Shqiptare > 1878-1881: Lidhja Shqiptare
 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 28.5.2012, 22:34   1

1878: Tė pathėnat e Lidhjes sė Prizrenit


Citim:
Tė pathėnat e Lidhjes sė Prizrenit
Prof.Gazmend Shpuza

Nė veprimtaritė shkencore ndėrkombėtare tė organizuara me rastin e 100-vjetorit tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit nė Tiranė dhe nė Prishtinė u afirmua se Lidhja ishte krijesė e shqiptarėve. Porse mund tė thuhet se gjithė kjo, mbeti njė pohim i paqėndrueshėm dhe i vėnė, jo rrallė herė, edhe nė pikėpyetje

...Ai vijonte tė kontrastonte haptazi me analizėn dhe karakterizimet negative qė qenė dhėnė deri mė atėherė dhe vijuan tė jepeshin deri vonė e, madje, dhe nė ditėt tona, rreth Kuvendit tė Prizrenit, injorimit tė dokumenteve tė tij programore dhe sidomos rreth gjykimit tė gabuar tė pėrmbajtjes sė Kararnamesė tė 17 qershorit 1878.

Vijon tė pohohet se, nė mbledhjet e para tė Kuvendit tė Prizrenit, tė pėrbėrė, fillimisht, vetėm prej delegatėve tė vilajetit tė Kosovės, mbizotėruan apo ndikuan delegatėt sulltanistė.

Pėrmes gjykimesh kontradiktore, vijohet tė ngulet kėmbė qė nė kėto dokumente u ndie e fortė dora e autoriteteve qeveritare osmane. Nga ana tjetėr, pranohet ende, se akti i parė, i njohur si i tillė dhe i miratuar nė Prizren mė 17 qershor, Kararnameja apo “Akti i Vendimeve” pretendohet se pėrshkohet, nga fryma islamike, nga besnikėria pėr sulltanin, nga gatishmėria pėr mbrojtjen e tėrėsisė territoriale tė Perandorisė Osmane. (?!)


Analizat

Analizat e pėrimtėsuara, tė karakterit filozofiko-sociologjik, rreth raportit tė forcave politike nė Kuvendin e Prizrenit nė rrafsh politiko-shoqėror dhe, sidomos, nė rrafsh krahinor si dhe analiza e motiveve tė luftės ideologjike tė zhvilluar nė gjirin e Kuvendit, nuk qenė nė gjendje tė mbushnin, pėr mė tepėr e thelluan hendekun midis vlerėsimit tė pėrgjithshėm tė Lidhjes sė Prizrenit si krijesė kombėtare dhe vlerėsimit tėrėsisht negativ tė karakterit, kinse, proturk, prosulltanor e madje dhe islamik apo dhe panislamik tė Kararnamesė.

Kjo kundėrshti e hapur midis karakterizimit tėrėsor tė Lidhjes dhe trajtimit tė hapave tė parė tė saj, vlen tė theksohet, vijon ta shoqėrojė atė, nė njė shkallė apo nė njė tjetėr, dhe sot e kėsaj dite.

Duke iu pėrmbajtur vlerėsimeve tė dikurshme tėrėsisht negative tė Kararnamesė, injorohen jo vetėm aktet e 15 qershorit por dhe Talimati i vlerėsuar pozitivisht.

Si njė akt i zhveshur nga ndikimet turkomane dhe islamike konsiderohet njė Kanun i Ri i 2 korrikut 1878!

Pikėpamje tė tilla, tė cilat patėm filluar tė besonim se nuk do t’ia vlente tė merreshin nė konsideratė, nuk janė kapėrcyer ende, madje po propagandohen me mjaft force nga rrethe tė caktuara.

Pas pranimit tė pikėpamjes se Kararnameja kishte frymė islamike apo prosulltan, nuk ėshtė e lehtė t’i shmangesh, pavarėsisht nga pohimet qė bėhen, pėrfundimit qė Lidhja e Prizrenit qenka ngritur mbi themele tė huaja, islamike dhe turkomane, nė pėrputhje me interesat perandorake osmane.

Duke ia kundėrvėnė programin e 15 qershorit, Kararnamenė dhe Talimatin e 17 qershorit si dhe rezolutėn e 2 korrikut njeri tjetrit arrihet, dashur pa dashur, nė pėrfundimin absurd qė njė ngrehinė kaq madhore me karakter kombėtar si Lidhja e Prizrenit, qenka ngritur mbi themele krejtėsisht tė huaja pėr Lėvizjen Kombėtare Shqiptare.

Fjala ėshtė pėr njė organizatė politike, luftarake , madje, dhe shtetėrore mbarėshqiptare, e cila mundi t’u bėnte ballė pėr tre vjet rresht synimeve shoviniste tė monarkive fqinje, vendimeve antishqiptare tė Fuqive tė Mėdha tė kohės dhe qėndrimit qė nė fillim e deri nė fund armiqėsor tė pallatit tė sulltanit dhe tė Portės sė Lartė, pavarėsisht nga manovrimet taktike tė tyre.

Gjithė ky realitet madhor historik u bė i mundur vetėm pėr faktin se Lidhja u ngrit qė nė hapat e para tė saj mbi themele tė shėndosha kombėtare, qė me datėn 15 qershor 1878.

Kėtė tė vėrtetė e provon jo vetėm Protesta e Lidhjes kundėr vendimeve pėr copėtimin e trojeve shqiptare por, nė mėnyrė tė veēantė, Programi autonomist i Lidhjes sė Prizrenit i miratuar nė tė njėjtėn ditė, mė 15 qershor 1878.

Kėto dy dokumente programatike tė Lidhjes sė Prizrenit kanė mundur tė rreshtohen, sė fundi, nė tabelėn kronologjike qė shoqėron botimin “Historia e popullit shqiptar”, vėllimi II, si dy peticione qė ka miratuar Kuvendi i Prizrenit pėr ēėshtjen shqiptare pa vėnė nė pah pėrmasat kombėtare mbarėshqiptare tė tyre veēanėrisht Programin autonomist tė Lidhjes drejtuar Portės sė Lartė.

Njė paraqitje e tillė minimizuese e programit bazė jo vetėm tė Lidhjes sė Prizrenit por pėr tė mbarė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare ėshtė e papranueshme.

Kėrkesėn pėr autonomi arriti t’ia parashtrojė Portės sė Lartė dhe Fuqive tė mėdha pas 30 e sa vjetėsh Kryengritja e Malėsorėve tė Mbishkodrės pėrmes Memorandumit tė Gerēės tė formuluar nga Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi, Mark Kakarriqi e tė tjerė.

Me parashtrimin e kėrkesės programore pėr pavarėsi, dhe tė kėrkesės alternative pėr autonomi tė shkodranėve mė 13 qershor 1878 nuk delte detyra pėr avancim tė saj, por pėr vėnien e saj nė themelet lėvizjes sė fuqishme popullore qė po ngrihej nė pranverė tė vitit 1878.


Shpėtimi i vendit

Detyrėn e shpėtimit tė viseve shqiptare tė rrezikuara nga Traktati i Shėn Stefanit tė parashtruar nė protestėn e 15 qershorit 1878, pėrfaqėsuesit e vilajetit tė Kosovės dhe tė sanxhakut tė Dibrės nė Kuvendin e Prizrenit e panė tė pandarė nga synimi politik pėr sigurimin e tė drejtave kombėtare nė kuadėr tė vilajeteve shqiptare tė bashkuara me njė autonomi sa mė tė gjerė.

Konkretisht dhe shprehimisht ata nė Programin Autonomist tė 15 qershorit 1878 kėrkuan:

- Krijimin e njė administrate autonome nėn emrin “vilajetet e bashkuara” (Tevhid-i vilayat) me qendėr Manastirin dhe caktimin, pėrkohėsisht, tė Gazi Ahmet Muhtar pashės, heroit tė Luftės ruso-turke, kryetar tė Vilajeteve tė Bashkuara ;
- Angazhimin pėr krijimin e Kėshillave tė Lidhjes me detyrė pėrhapjen e qėllimeve pėr pavarėsi, gjegjėsisht, autonomi, nė qendrat e mėdha si Manastiri, Shkupi, Prishtina;
- Mbledhjen e taksės sė asharit dhe tė vergjisė, pėr bagėtinė dhe pėr pronat, nė emėr tė Vilajeteve tė Bashkuara, duke organizuar pėr kėtė qėllim dhe xhandarmėrinė.
- Sė fundi shtrohej si detyrė krijimi i milicisė ushtarake pėr mbrojtjen e territorit qė do tė pėrfshihej nė « Vilajetet e Bashkuara ».

Vlen tė theksohet se nuk ishte hera e parė qė nga qyteti i Prizrenit i parashtrohej Stambollit kėrkesa pėr autonomi. Nė emėr tė tė gjithė shqiptarėve, tė cilėt ishin gati tė bėnin “ēfarėdo flijimi”, mjafton qė tė pėrmirėsonin “gjendjen e trishtuar tė vendit tė tyre”, qysh nė muajin maj popullsia e tij i kishte drejtuar sulltanit kėrkesėn pėr tė respektuar tėrėsinė e trojeve shqiptare dhe pėr t’i bashkuar ato nė njė province tė vetme nėn drejtimin e njė guvernatori tė pėrgjithshėm tė caktuar nga Porta e Lartė.

Nė kėtė provincė tė bashkuar kėrkohej tė zbatoheshin reforma serioze dhe tė pėrshtatshme me nevojat e qytetėrimit dhe me traditat kombėtare. Kjo konsiderohej rruga e vetme pėr pėrparimin, zhvillimin dhe lulėzimin e Shqipėrisė.

Nė kėtė dokument qė njohim deri mė tani theksohej, ēka tė tėrheq vėmendjen, se popullsia e Prizrenit i ishte drejtuar nė kėtė frymė dhe herė tė tjera sulltanit, pa marrė asnjė pėrgjigje.

Pra, kėrkesa e prizrenasve dhe e pėrfaqėsuesve tė vilajetit tė Kosovės dhe tė viseve fqinje pėr autonomi vinte nė Kuvendin themelues tė Lidhjes e pjekur dhe e pėrcaktuar qartė qė mė parė e miratuar nė shkallė tė gjerė, siē dokumentohet deri mė atėherė, tė paktėn, nė terrenin kosovar. Mė pas do tė ndeshim nė afirmime dhe plotėsime tė mėtejshme tė saj nė vise tė tjera, nė tė katėr anėt e vendit.

Kėrkesat e formuluara nė Prizren mė 15 qershor 1878 shtriheshin plotėsisht nė fushėveprimin kombėtar. Prandaj ata u pasuan menjėherė nga kėrkesa tė tjera pėr reforma tė mėtejshme.

Programi autonomist i Kuvendit tė Prizrenit i 15 qershorit pėr sigurimin e autonomisė sė Shqipėrisė u shpall i plotėsuar nė rrafsh kulturor, administrativ e juridik nga gazeta “Terxhumani shark” e drejtuar nga Sami Frashėri, pas tre muajsh, mė 15 shtator, duke e shpallur program tė Lidhjes Shqiptare.

Ky ishte programi i atdhetarėve qė punonin nė Stamboll. Nė tė kėrkohej qė nėpunėsit tė njihnin gjuhėn e vendit, kėshillat e shkallėve tė ndryshme deri te kėshilli i madh i vilajetit tė zgjidheshin pa marrė parasysh dallimet fetare dhe tė shtresave, si dhe ngritjen e organeve tė drejtėsisė.

Kėshilli i madh do tė studionte reformat e nevojshme. Njė vend i veēantė i kushtohej problemit tė pėrdorimit tė gjuhės shqipe nė organet gjyqėsore, mėsimin e saj nė shkollė, pėr ēka do tė caktohej dhe njė pjesė e tė ardhurave tė vilajetit.

Kėto kėrkesa do tė jepen tė plotėsuara mė 20 qershor 1878 nė Memorandumin e personaliteteve shqiptare tė Stambollit nga vise tė ndryshme shqiptare me kėrkesėn pėr ruajtjen e tėrėsisė territoriale tė Shqipėrisė ky formulim i pėrgjithshėm avancohej me kėrkesėn pėr zbatimin e reformave:
“Por nė qoftė se si pasojė e traktatit tė Shėn Stefanit mėnyra e administrimit tė brendshėm do tė pėsonte ndryshime, nė kėtė rast populli shqiptar kėrkon qė, pa u cenuar aspak tė drejtat e paprekshme tė sovranitetit tė madhėrisė sė tij sulltanit, tė formohet [pėr kėtė qėllim] njė komision ad hoc i pėrbėrė nga shqiptarė dhe, nėn mbikqyrjen e lartė dhe me pėlqimin e Portės sė Lartė, tė ketė mundėsinė tė studiojė formėn dhe tė hartojė rregulloret e institucioneve tė reja lokale, duke ua pėrshtatur karakterit, zakoneve dhe nevojave tė vendit.”
Nė Memorandumin e Stambollit kėrkohej qė:

- tė gjitha viset e Shqipėrisė tė pėrmblidhen nė njė vilajet dhe tė caktohet si qendėr njė qytet qė tė kishte lidhje me ēdo anė tė saj;
- nėpunėsit tė dinin gjuhėn e vendit;
- tė pėrhapet arsimi dhe nė shkolla tė mėsohet edhe gjuha shqipe;
- tė zbatohen vendimet qė do tė merren pėr reformat e dobishme pėr shtetin dhe kombin nga ana e kuvendit tė pėrgjithshėm i cili do te mblidhet katėr muaj ēdo vit nė qendrėn e vilajetit;
- tė ndahet njė sasi e mjaftueshme nga tė ardhurat e vilajetit pėr arsimin dhe ndėrtime publike.


Programi

Programin autonomist tė Lidhjes tė 15 qershorit e pasuan dhe plot parashtresa tė tjera pėr autonominė e Shqipėrisė.

Kronologjia, gjeografia dhe formulimet e tyre paraqesin interes pėr tė gjykuar lidhur me ecurinė e pėrpjekjeve tė organeve tė Lidhjes nė shkallė kombėtare dhe lokale nė drejtim tė sendėrtimit tė shtetit autonom shqiptar.

Nė pėrputhje me zhvillimet ndėrkombėtare dhe tė vetė lėvizjes popullore nė momente tė caktuara dhe nė vise tė veēanta programi i 15 qershorit i Kuvendit tė Prizrenit pėson riformulime. Ato paraqesin njė detajim tė tij, me plotėsime dhe avancime tė formuluesve tė dokumenteve qė iu parashtruan Fuqive tė Mėdha dhe Portės sė Lartė.

Pavarėsisht nga nuancat e formulimeve tė tyre tė gjithė kėto dokumente parashtroheshin nė mbėshtetje tė Programit tė Kuvendit tė Lidhjes tė miratuar qysh mė 15 qershor.

Nė protestėn e popullsisė sė tė gjitha krahinave tė Shqipėrisė sė Mesme e Veriore pėrfshijė dhe Tivarin, Trepshin, Kuēin e Tuxhmilen e tjerė tė datės 16 qershor drejtuar nga Shkodra Kongresit tė Berlinit kundėr planeve pėr copėtimin e Shqipėrisė kėrkohej dhe respektimi i tė drejtave kombėtare tė shqiptarėve.

Kėrkesa tė pėrafėrta me ato qė pėrmbante programi i 15 qershorit u pėrsėritėn dhe nga Dega e Lidhjes pėr Dibrėn mė 14 tetor 1878  dhe nga Lidhja Shqiptare pėr Toskėrinė po nė atė muaj.

Nė to kėrkohej qė:

- tė gjitha viset e Shqipėrisė tė pėrmblidhen nė njė vilajet dhe tė caktohet si qendėr njė qytet qė tė kishte lidhje me ēdo anė tė saj;
- nėpunėsit tė dinin gjuhėn e vendit;
- tė pėrhapet arsimi dhe nė shkolla tė mėsohet edhe gjuha shqipe;
- tė zbatohen vendimet qė do tė merren pėr reformat e dobishme pėr shtetin dhe kombin nga ana e kuvendit tė pėrgjithshėm, i cili do te mblidhej katėr muaj ēdo vit nė qendrėn e vilajetit;
- tė ndahej njė sasi e mjaftueshme nga tė ardhurat e vilajetit pėr arsimin dhe ndėrtimet publike.

Mė 1 nėntor nė Dibėr Lidhja e Gegėrisė i diskutoi kėto kėrkesa me pėrfaqėsuesin e Lidhjes sė Toskėrisė, Abdyl Frashėrin, dhe u vendos qė ato t’i paraqiteshin Portės sė Lartė.

U shtrua detyra qė pesė pikat e parashtruara nė programin e miratuar mė 14 tetor tė mbėshteteshin nga mbarė Shqipėria.

Lidhja e Jugut, sipas dokumenteve qė posedohen, mė 22 mars 1879, e ndodhur nėn trysninė e rrezikut shovinist grek mbi viset jugore nė memorandumin e drejtuar Fuqive tė Mėdha mjaftohet pėrsėri me kėrkesėn e formuluar nė mėnyrė tė pėrgjithshme, pėr respektimin e tė drejtave kombėtare tė popullit shqiptar.

Nė kėtė frymė, mė 9 korrik tė atij viti nga Stambolli, duke protestuar kundėr pretendimeve greke ndaj Shqipėrisė sė Jugut, autorėt e memorandumit nė fjalė, kujtojnė se sa telegrame, parashtresa, memorandume u janė dėrguar nga anė tė ndryshme tė Shqipėrisė Fuqive tė Mėdha.

Synimi i autorėve tė dokumentit nė fjalė ishte, siē shprehen ata, “tė njihen tė drejtat tona kundėr lakmisė sė fqinjėve, dhe pėr tė bėrė qė tė respektojnė tėrėsinė e atdheut tone dhe tė shqyrtojnė nevojat tona, qė kėshtu tė na jepet njė ligj organik i pėrshtatshėm pėr karakterin e popullit tone”.

Programi i 15 qershorit 1878 siē shihet u mbėshtet nga tė gjitha anėt e Shqipėrisė.

Kėrkesat e parashtruara mė 15 qershor 1878 nuk kishin, siē pretendon kohėve tė fundit, autori anglez Gawrich, karakter krahinor. Nė tė nuk bėhej fjalė shprehimisht pėr autonomi, porse bashkimi i trojeve shqiptare nė njė vilajet tė vetėm, nuk ishte asgjė mangut veēse kėrkesė pėr autonominė administrative tė Shqipėrisė. Pra, kemi tė bėjmė me njė kėrkesė realiste tė rrafshit kombėtar, e cila nuk u pėrfill nga Porta e Lartė deri nė vitin 1912 dhe nuk u mbėshtet deri mė atėherė nga asnjera prej fuqive europiane.

Nė kuadėr tė saj shqiptarėt pėr tridhjetė e sa vjet folėn, shkruan pėr reforma, pėr shkolla dhe pėrcaktimin e “kufijve tė vatanit shqiptar”.

Pesė pikat e programit tė Lidhjes tė 15 qershorit nuk pasqyronin pikėpamje “tė njė rangu mė tė ulėt, tė inkuadruara brenda njė rrjeti tė komunikimit islamiko-osman, pa shprehur asnjė aspiratė kombėtare”.

Nė Programin autonomist tė Lidhjes nuk gjenin shprehje dėshira tė tejkaluara pėr t’u kthyer, siē pretendohet, nė gjendjen e mėparshme, pėrpara shpėrthimit tė luftės ruso-turke tė vitit 1877.

Aktet programatike tė Kuvendit tė Prizrenit u ngritėn mbi ndarjet fetare dhe krahinore tė trashėguara. Nė tė nuk u shtruan as pėr diskutim kėrkesa separatiste si ajo qė pashaj osman Preng Bib Doda dhe bajraktarėt katolikė tė Mirditės i parashtruan Kongresit tė Berlinit pėr ruajtjen privilegjeve tė krahinės sė Mirditės mbi baza fetare dhe ngushtėsisht krahinore.

Kėtė dokument Sulejman Kylēe e konsideron, jo pa tė drejtė « Kushtetuta e Lidhjes » Dhe ajo, nė tė vėrtetė, qe kushtetuta e Vilajeteve tė Bashkuara dhe projekt-skica e kushtetutės sė Shqipėrisė autonome.

Janė pikėrisht pėrfaqėsuesit e popullsisė shqiptare tė Vilajetit tė Kosovės dhe tė Sanxhakut tė Dibrės, nismėtarė tė lėvizjes pėr vėnien nė jetė tė idesė pėr themelimin dhe orientimin e drejtė tė Lidhjes sė Prizrenit, qysh nė hapat e para tė saj.

Qenė pikėrisht kėta, tė cilėt, duke folur nė emėr tė mbarė popullit shqiptar, i dhanė Lidhjes, qysh nė fillimet e saj, ēka vlen tė ritheksohet, platformėn mbarėshqiptare, programin atdhetar dhe taktikėn revolucionare tė luftės pėr ruajtjen e tėrėsisė sė trojeve amtare dhe, njėkohėsisht, dhe tė luftės pėr sigurimin e tė drejtave kombėtare nė shkallėn e njė autonomie politiko-administrative nė kuadėr tė Perandorisė Osmane.

Kėtė detyrė ata e kryen, me qė koha nuk premtonte, pa pritur ardhjen e pėrfaqėsuesve tė viseve tė tjera. Prandaj dhe delegatėve tė vilajeteve tė Shkodrės dhe tė Janinės nuk u mbetej tjetėr veēse tė bashkoheshin me njė herė me besim tė plotė rreth Programit tė 15 qershorit 1878 tė miratuar njėzėri nga Kuvendi i Prizrenit i cili mė 17 qershor u dha fund punimeve pas miratimit tė Kararnamesė(Aktit tė vendimeve) dhe zgjedhjes sė Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit me kryetar Iljaz pashė Ēokun-Dibrėn.

* PROGRAMI AUTONOMIST I LIDHJES SĖ PRIZRENIT


http://www.revistajava.al/dossier/20...s-se-prizrenit
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 06:42.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.