Kthehu   Kreu > D1 > 1757-2012: Shtetet Shqiptare > 1878-1881: Lidhja Shqiptare
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 29.10.2012, 23:52   1

1878-1881: Abdyl Frashėri, frymėzuesi dhe organizatori i Lidhjes sė Prizrenit


Citim:
Abdyl Frashėri, frymėzuesi dhe organizatori i Lidhjes sė Prizrenit
Prof. Kristo Frashėri

Dokumente tė panjohura mė parė nė librin e Profesor Kristo Frashėrit “Lidhja Shqiptare Prizrenit (1878-1881)”

Njė memorandum tjetėr me njė ton po aq luftarak qe edhe ai drejtuar mė 15 qershor 1878 Kongresit tė Berlinit nga pėrfaqėsuesit e rretheve tė Shkodrės, Ulqinit, Tivarit, Lezhės, Krujės, Tiranės, Kavajės dhe Podgoricės, myslimanė e tė krishterė, tė cilėt duket se formuan Komitetin Ndėrkrahinor tė Lidhjes sė Prizrenit pėr vilajetin e Shkodrės.

Memorandumi,i u nėnshkrua publikisht nė sytė e autoriteteve lokale. Pasi protestohej kundėr pėrmbajtjes sė Traktatit tė Shėn-Stefanit, i cili i jepte Malit tė Zi viset shqiptare, nė memorandum thuhej:

“Ne tė nėnshkruarit, nė emėr tė tė gjithė popullit duke ju lutur qė tė merrni parasysh fatkeqėsitė qė kėrcėnojnė ekzistencėn tonė, kemi nderin tė deklarojmė se kombi shqiptar, qoftė mysliman, qoftė katolik, krejt ndryshe, pėr nga raca dhe nga feja, nga ato tė sllavėve, ėshtė unanimisht i vendosur tė mbrojė atdheun kundėr ēdo copėtimi territorial qė ėshtė projektuar, si njė veprim nė kundėrshtim"
Pak a shumė njė pėrmbajtje tė tillė kishte edhe memorandumi qė dibranėt u dėrguan mė 18 qershor 1878 pėrfaqėsuesve tė Fuqive tė Mėdha nė Berlin.

Nga protestat dhe peticionet e tjera tė redaktuara gjatė ditėve tė Kongresit tė Berlinit, vlen tė pėrmendet mė nė fund akti i nėnshkruar nga 70 delegatė tė Kuvendit tė Pėrgjithshėm, duke pėrfshirė edhe pėrfaqėsuesit e rrymės sulltaniste, tė cilėt u detyruan t’i bėnin lėshime njėri-tjetrit, pėr tė siguruar sa mė tepėr nėnshkrime.

Ky lėshim kuptohet nga pėrmbajtja e peticionit, i cili edhe pse nuk zė nė gojė Shqipėrinė, ėshtė i zhveshur nga fryma islamike.

Ndėrkohė nė Shkodėr dhe mė pas nė Dibėr dhe nė Jug, pas njohjes me vendimet e Kongresit tė Berlinit filluan tė zgjidhej turi i dytė i delegatėve tė Lidhjes sė Prizrenit. Ardhja e delegatėve tė krahinave tė tjera tė vendit pėrkoi me lajmet shqetėsuese qė filluan tė vinin nga Kongresi i Berlinit.

Si rrjedhim, Kuvendi i Pėrgjithshėm i rifilloi punimet e veta mė 1 korrik 1878, nė njė kohė kur tensionin e brendshėm qė kishin shkaktuar ndėrhyrjet arbitrare tė sulltanistėve e rėnduan ca mė tepėr vendimet e padrejta qė kishin marrė Fuqitė e Mėdha nė dėm tė tėrėsisė tokėsore tė Shqipėrisė.

Sipas diplomatit rus, I. Jastrebov, nė Prizren kishin ardhur rreth 300l delegate, kurse ne njohim poshtė lart, 140 emra, nga tė cilėt 96 pėrfaqėsonin vilajetin e Kosovės, 26 vilajetin e Shkodrės dhe 20 vilajetin e Janinės.

Midis pėrfaqėsuesve tė Toskėrisė, siē quhej pjesa shqiptare e vilajetit tė Janinės, ndodhej edhe Abdyl Frashėri, i cili ndėrkohė ishte kthyer nga misioni i tij nė Berlin. Edhe kėtė radhė jemi tė detyruar tė pohojmė se njoftimet qė kemi pėr turnin e dytė tė punimeve tė Kuvendit tė Pėrgjithshėm janė fragmentare.

Si dhe mė parė, bisedimet u zhvilluan me dyer tė mbyllura dhe nuk u pasqyruan me shkrim, kurse teksti i vendimit kryesor ende nuk ka dalė, integralisht, nė dritė. Prej tij kemi vetėm njė fragment tė riprodhuar nga konsulli italian nė Shkodėr, Berio dhe disa njoftime tė pėrmbledhura nga Lippihu dhe Ponsi.

Raporti i Jelinekut drejtuar Vjenės nė ditėt e para tė korrikut, i cili me siguri pėrmbante lajme tė rėndėsishme mbi punimet e Kuvendit tė Pėrgjithshėm, nuk ka rėnė ende nė duart tona. Bisedimet brenda Kuvendit tė Pėrgjithshėm, vazhduan tri ditė, kurse mė 4 korrik 1878 duket se u zhvilluan bisedime jozyrtare midis delegatėve, sepse kėta filluan tė largohen nga Prizreni qysh tė nesėrmen, mė 5 korrik 1878.

Lippihu, i cili u ēudit pėr kthimin e tyre kaq shpejt nė Shkodėr, na jep njoftimet e para rreth frymės sė bisedimeve tė Prizrenit. Nga njoftimet e para qė ai voli prej delegatėve shkodranė, kuptohet se nė Kuvendin e Pėrgjithshėm pati debate tė zjarrta.

Qė pati debate tė ndezura, kėtė na e thotė edhe konsulli grek nė Manastir, P. Logothetis, i cili shton se gjatė atyre ditėve “agjitacioni” midis delegatėve arriti kulmin.

Lippihu thotė gjithashtu se blloku qė u formua rreth Kararnamesė midis delegatėve sulltanistė dhe patriotėve tė moderuar tani u pėrēa. Kėtė pėrēarje, Lippihu e paraqet si mosmarrėveshje midis Abdullah pashė Drenit dhe lljaz pashė Dibrės.

Nuk ėshtė vėshtirė tė kuptohet se prapa mosmarrėveshjeve qė dolėn nė shesh midis dy pashallarėve tė fuqishėm, pasqyroheshin divergjencat e theksuara qė ekzistonin midis dy rreshtimeve politike qė ata udhėhiqnin.

Nė literaturėn historiografike ndeshet, sikurse u tha, pohimi kur si Lidhja e Prizrenit u themelua nė mbledhjen qė zhvilloi Kuvendi i Pėrgjithshėm mė 1 korrik 1878 122.

Madje, sipas historianit italian, R. Almaxha (Almagia), atė ditė Kuvendi i Pėrgjithshėm mori dy vendime tė rėndėsishme – tė kundėrshtonte deri nė vdekje copėtimin e trojeve shqiptare nga kushdo qoftė dhe tė kėrkonte bashkimin e kėtyre trojeve nė njė njėsi politiko-administrative tė veēuar, pra nė njė vilajet shqiptar me njė autonomi tė gjerė nėn sovranitetin e sulltanit.

Historiani turk, S. Kylēe shkruan nga ana e vet se mė 1 korrik 1878 Kuvendi i Pėrgjithshėm miratoi nė mėnyrė tė fshehtė njė rezolutė prej 5 pikash, me tė cilat kėrkohej nga Porta e Lartė:

- njėsimi i vilajeteve shqiptare nė njė vilajet tė vetėm;
- pajisja e kėtij vilajeti me njė administratė autonome;
- formimi i forcave tė armatosura shqiptare (milici dhe ushtri), tė veēuara nga forcat e armatosura perandorake;
- mėkėmbja brenda kėtij vilajeti e njė Kuvendi tė Pėrgjithshėm si organ tė rregullt me pushtet legjislativ;
- emėrimi i njė kryetari shteti nė krye tė Vilajetit Shqiptar.

Por kėto njoftime dhe vlerėsime nuk janė tė sakta. Sikurse u pa, Lidhja e Prizrenit u thellua nga Kuvendi i Pėrgjithshėm mė 10 qershor 1878, kurse mė 1 korrik 1878 ajo u pajis me statutin e saj themeltar.

Dy ndėr pesė kėrkesat e rezolutės, pėr tė cilat bėn fjalė S. Kylēe – kėrkesa pėr vilajetin shqiptar dhe pėr emėrimin e njė presidenti nė krye tė kėtij vilajeti, – nuk pasqyrohen nė burimet dokumentare tė kohės.

Sot pėr sot mund tė thuhet se Kuvendi i Pėrgjithshėm, u dha fund punimeve duke zgjedhur organet e Larta tė Lidhjes Shqiptare:

- Kėshillin e Pėrgjithshėm ose Kėshillin Qendror dhe
- Komitetin Kombėtar ose Komitetin pėr Shpėtimin Publik, siē e quajnė disa konsuj tė huaj nė raportet e atyre ditėve.

Kėshillin e Pėrgjithshėm u zgjodhėn 56 anėtarė, emrat e tė cilėve nuk i dimė tė gjithė. Prej tyre dimė vetėm emrat qė na jep J. Haxhivasiljeviēi pėr pėrfaqėsuesit e Vilajetit tė Kosovės, G. Pons pėr ata tė vilajetit tė Shkodrės dhe pėrsėri J. Haxhivasiljeviēi pėr njė pjesė tė pėrfaqėsuesve tė Vilajetit tė Janinės. Nė Kėshillin Qendror u zgjodhėn 28 anėtarė nga Vilajeti i Kosovės, 18 anėtarė nga ai i Janinės dhe 10 anėtarė nga vilajeti i Shkodrės. Nga emrat e anėtarėve kuptohet se nė Kėshillin e Pėrgjithshėm hynė pėrfaqėsues nga tė gjitha rrymat, duke pėrfshirė edhe sulltanistė, tė cilėt, me gjithė disfatėn politike qė pėsuan, qėndruan (ndonėse pėrkohėsisht), nė radhėt e Lidhjes Shqiptare. Shumicėn dėrrmuese tė Kėshillit tė Pėrgjithshėm tani e pėrbėnin patriotėt e rrymės sė moderuar, tė cilėt pėrfaqėsoheshin nga lliaz pashė Dibra, Ali pashė Gucia, Sheh Mustafa Tetova, Ali pashė Draga, Hasan pashė Draga, Haxhi Sadik Tetova, Hysen bej Gjilani, Ali bej Tirana, Qazim bej Gjirokastra, Mustafa Nuri Vlora, Shaban Bej Peja, etj. Patriotėt radikalė pėrfaqėsoheshin kryesisht nga Abdyl Frashėri, Ymer Prizreni, Sulejman Vokshi, Haxhi Zeka, Ahmet Koronica, Haxhi Shabani, Binak Alia, Ali Ibra, etj. Ndėr figurat e pakta sulltaniste qė hynė nė Kėshillin Qendror, qenė Abdullah pashė Dreni, Osman Myflti Prishtina, Filė Mustafa Shkupi, Haxhi Sadik Tetova, Sadik pashė Hoxholli, Abedin pashė Dino, etj.

Kryetar i Kėshillit tė Pėrgjithshėm, i cili ishte njėkohėsisht Kryetar i Lidhjes Shqiptare, u zgjodh Iliaz pashė Dibra, kurse nėnkryetar, sheh Mustafa Tetova apo Mustafa efendi Tetova.

Komitetin Kombėtar, i cili u vesh me funksione ekzekutive u zgjodhėn 13 anėtarė, njėri prej tė cilėve, Ymer Prizreni (Haxhi Ymeri) u caktua kryetar, kurse tė tjerėt u ndanė nė tre komisione, me funksione dikasteriale, me nga 4 veta secili.

Komisioni i Punėve tė Jashtme do tė ndiqte ēėshtjen shqiptare nė arenėn ndėrkombėtare dhe nė mėnyrė mė tė ngutshme punimet e Kongresit tė Berlinit. Kryetar i komisionit u caktua Abdyl Frashėri, i cili do tė ndihmohej nga Shaban Peja, Galip Shkupi dhe Asaf Manastiri.

Komisioni i Punėve tė Brendshme, me kryetar Haxhi Shaban Prizrenin dhe anėtarė Qorr Abdyl Shkupin, Esat pashė Tetovėn dhe Mahmut efendi Qypriliun, do tė merrej me ruajtjen e rendit publik, me mėkėmbjen e organeve pushtetore dhe me ndjekjen e ēėshtjeve gjyqėsore.

Komisioni i Punėve Financiare kishte pėr detyrė jo vetėm tė administronte buxhetin e Lidhjes Shqiptare, por tė siguronte, nė tė njėjtėn kohė edhe pajisjen e forcave tė armatosura me armė, municione, pajime, veshmbathje, ushqime. Kryetari i komisionit tė tretė u caktua Sulejman Vokshi me anėtarė Zija Prishtinėn, Shefik Gjilanin dhe njė tjetėr, emrin e tė cilit nuk e dimė.

Ndryshe nga Kėshilli i Pėrgjithshėm, nė Komitetin Kombėtar nuk hyri asnjė partizan sulltanist, ndoshta sepse kėtė nuk donin qė tė komprometoheshin pėrballė Portės. Anėtarėt e tij u takonin dy rrymave patriotike, por zėrin kryesor e kishin patriotėt revolucionarė me Ymer Prizrenin, Abdyl Frashėrin dhe Sulejman Vokshin nė krye.

Kėshtu, pas tri javėsh morėn fund punimet e Kuvendit tė Pėrgjithshėm. Sipas korrespondentit nga Kosova tė gazetės serbe “Istok” (Beograd), ato “pėrfunduan me njė ceremoni tė shkėlqyer”. Mė tej ai shkruan:
“Jashtė Kuvendit u zhvillua njė manifestim ku u kėnduan kėngė tė ndryshme. Nė fund, tė gjithė pjesėmarrėsit u betuan se askujt nuk do t’i lėshojnė asnjė pėllėmbė tokė. Disa prej tyre dhanė besėn se kėshtu do tė veprojnė edhe me turqit”.
Me shpėrndarjen e Kuvendit tė Pėrgjithshėm, organi mė i Lartė i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit u bė Kėshilli i Pėrgjithshėm, pėrpara tė cilit do tė jepte llogari Komiteti Kombėtar. Kėshilli i Pėrgjithshėm, nga ana e vet, mori vendim qė tė gjithė anėtarėt e tij tė shpėrndaheshin nėpėr krahinat e tyre pėr tė ndihmuar nė organizimin e degėve tė Lidhjes Shqiptare nėpėr krahina dhe nė zbatimin e detyrave urgjente qė dilnin nga programi i saj politik.

Nė Prizren do tė qėndronin vetėm shtatė anėtarė tė Komitetit Kombėtar, pėr tė ndjekur dhe koordinuar punėt e pėrditshme.


DOKUMENTE HISTORIKE/

KUSH E FORMOI LIDHJEN E PRIZRENIT?…


Pati edhe vėzhgues tė huaj, tė cilėt e vunė nė dyshim qė ato ditė tezėn se Lidhja e Prizrenit u krijua nga Porta e Lartė e Stambollit. Sipas tyre, qėllimi i veēantė i Lidhjes sė Prizrenit ishte tė kundėrshtonte reformat perandorake osmane, tė cilat do ta dobėsonin pozitėn e privilegjuar qė kishin shtresat e larta tė shoqėrisė shqiptare. Por ky interpretim ėshtė i gabuar.

Sikurse do tė shihet mė tej, Lidhja e Prizrenit, vendosi tė kundėrshtonte tė gjitha ato reforma tė imponuara nga Fuqitė e Mėdha, tė cilat favorizonin lakmitė shoviniste tė monarkive fqinje.

Qarqet politike shqiptare mbajtėn qė nė fillim njė qėndrim krejt tė kundėrt. Sipas tyre, Porta jo vetėm nuk e formoi organizatėn shqiptare, por as qė kishte dijeni pėr thinjen e Kuvendit tė Pėrgjithshėm.

Duke ju pėrgjigjur gazetės “Tajms” (Times) tė Londrės. Sami Frashėri hidhte poshtė jo vetėm akuzėn se Lidhja e Prizrenit ishte krijuar nga Porta, por edhe tezėn se Stambolli ishte nė dijeni tė themelimit tė saj.

Ai shkruante ato javė: “Porta e Lartė nuk ka pasur gisht nė formimin e Lidhjes Shqiptare, madje vonė ajo e ka marrė vesh se ekziston njė besėlidhje e tillė. Lidhja Shqiptare u formua nga shqiptarėt pėr tė shpėtuar nga thonjtė e tė tjerėve tokat qė janė pjesė e Shqipėrisė dhe qė banohen nga popullsi shqiptare. Ajo mbėshtetet nė masėn e gjerė tė popullsisė. Prandaj Porta e Lartė nuk mund t’i ndalojė shqiptarėt qė tė marrin pjesė nė Lidhjen e tyre”.

Por edhe teza e Sami Frashėrit nuk ėshtė plotėsisht e saktė. Fakti qė administrate osmane ishte nė dijeni tė mbledhjes sė Kuvendit tė Pėrgjithshėm as qė mund tė vihet nė dyshim, ashtu siē nuk mund tė vihet nė dyshim edhe fakti tjetėr se Porta nuk e dėshironte krijimin e njė organizate patriotike shqiptare.

Pėrse atėherė ajo nuk ndėrhyri pėr ta shpėrndarė Kuvendin e Prizrenit dhe pėrse e la tė lirė themelimin e Lidhjes Shqiptare? Dy janė arsyet: besimi i saj i tepruar te elementėt sulltanistė, tė cilėt ajo shpresonte se do ta tėrhiqnin organizatėn shqiptare nė hullitė e programit tė saj politik dhe frika e saj se po tė pėrdorte dhunė policore kundėr shqiptarėve do tė shkaktonte kundėrveprimin e tyre tė armatosur.

Nuk duhet harruar se nė pranverėn e vitit 1878 administrata osmane nuk e kishte nė dorė situatėn nė Shqipėri. Veē kėsaj hija e kryengritjeve gjysmėshekullore qė kishin zhvilluar shqiptarėt kundėr Tanzimatit ende nuk ishte zhdukur.

Si pėrfundim, Lidhjen e Prizrenit nuk e krijoi Porta e Lartė. Atė e formuan shqiptarėt pėr interesat e tyre kombėtare. Porta e Lartė nuk e kundėrshtoi themelimin e Lidhjes mbasi shpresoi se ajo do tė formohej si njė organizatė islamike pėr tė mbrojtur interesat e veta perandorake.

Mė tej, kur Lidhja e Prizrenit doli si njė organizatė patriotike shqiptare, ajo u detyrua tė pranonte formimin e saj si njė fakt tė kryer. Duke e pranuar si njė fakt tė kryer, Porta vazhdoi tė shpresonte se mund ta pėrdorte forcėn e saj politike dhe ushtarake pėr tė kundėrshtuar cedimet territoriale qė Kongresi i Berlinit i imponoi Perandorisė Osmane.


SHKODRANĖT: “SHQIPĖRIA E MUNDUR, POR JO E NĖNSHTRUAR…”

Po ashtu, ditėn kur u hap Kongresi i Berlinit, mė 13 qershor 1878, qytetarėt shkodranė i drejtuan ministrit tė Jashtėm britanik, lordit Bikonsfild (Beaconsfield), njė memorandum me njė pėrmbajtje tė lartė patriotike. Aty thuhej midis tė tjerave:
“Shqipėria nuk mund tė pėrfaqėsohet nga qeveria osmane. Shqiptari, qoftė katolik, qoftė ortodoks, qoftė mysliman, e urren aq pushtuesin turk sa edhe ēdo pushtues tjetėr tė huaj. Porta e Lartė e ka mundur por jo nėnshtruar Shqipėrinė…Ajo ka ditur tė shkaktojė anarki nė Shqipėri, ta lerė vendin pa asnjė qeveri shqiptare, pa mundur tė krijojė njė qeveri turke. Ashtu sikurse nuk jemi dhe nuk duam tė jemi turq, ashtu do tė kundėrshtojmė me tėrė fuqitė tona kundėr cilitdo qė kėrkon tė na bėjė sllavė ose austriakė ose grekė. Ne nuk duam tė jemi veēse shqiptarė”.

LIDHJA E PRIZRENIT, GATI EDHE ME USHTRI!…

Konsulli Jelinek njoftonte mė 24 qershor 1878, se njė ditė mė parė kishin arritur nė Prizren delegatėt e sanxhakut tė Manastirit dhe se pritej nga dita nė ditė tė vinin delegatėt nga viset e Shkodrės dhe tė Selanikut.

Ai njoftonte gjithashtu se ndėrkohė shqiptarėt po bėnin pėrgatitje serioze pėr ta mėkėmbur sa mė parė ushtrinė e Lidhjes sė Prizrenit dhe pėr tė grumbulluar rezerva sa mė tė mėdha me armė, municione, ushqime.

Ai shtonte se shqiptarėt kishin bėrė njė marrėveshje tė fshehtė me komandantėt e disa garnizoneve osmane, nė bazė tė sė cilės, sapo tė fillonin veprimet luftarake tė Lidhjes me monarkitė fqinje, forcat vullnetare shqiptare do tė “sulmonin” depot e garnizoneve ushtarake osmane, kurse komandantėt turq do ta bėnin syrin e verbėr.

Pėr njė marrėveshje tė tillė tė fshehtė ngulin kėmbė edhe disa vėzhgues tė tjerė tė huaj.

Megjithatė, saktėsia e saj mbetet pėr t’u provuar, ndonėse njė praktikė e tillė ishte nė rendin e zakonshėm tė punėve, sidomos kur komandantėt e reparteve osmane ishin shqiptarė me origjinė dhe me ndėrgjegje.

http://gazetatelegraf.com/prof-krist...-se-prizrenit/
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 16:48.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.