Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Prodhim
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 18.7.2013, 21:30   1

Z1: Industria fasone


Citim:
Eksportet e industrisė fasone rritje me 25 mln euro
Elisabeta Dosku

Emri:  fasonet.jpg
Shikimet: 178
Madhėsia:  18,0 KBSituata ekonomike e industrisė fasone ka filluar tė pėrmirėsohet ndjeshėm, pas krizės ekonomike qė pėrfshiu kėtė sektor pak vite mė parė. Pėr gjysmėn e parė tė vitit 2013, eksportet e industrisė me material porositės janė rritur me rreth 25 milionė euro, krahasuar me tė njėjtėn periudhė tė njė viti mė parė. Kryetari i Dhomės sė Fasonistėve, Gjergji Gjika, shprehet pėr TV SCAN se, vendimtare pėr ndryshimin e shifrave nė kėto nivele kanė qenė 4 muajt e fundit, nė tė cilėt ka pasur njė bum porosish nga jashtė.

Optimizmi i Gjikės lė tė shpresosh pėr njė situatė edhe mė tė mirė nė muajt e ardhshėm pėr njė industri qė punėson qindra mijėra njerėz. Ndėrkaq, referuar situatės aktuale nė vend, ku sapo kanė pėrfunduar zgjedhjet e pėrgjithshme tė 23 Qershorit dhe ende nuk ėshtė formuar qeveria e re, kompani qėĀ kanė pasur nė plan tė vijnė nė Shqipėri, ndjehen tė pasigurta.

Megjithėse rritja e eksporteve tė industrisė me material porositės ka qenė e konsiderueshme kėto 6 muaj tė parė tė vitit, po ta krahasojmė me performanėcėn e kėtij sektori nė vitin 2008, sėrish vihet re se eksportet janė nė rėnie nė masėn 35 pėr qind. Ndėrkaq vitin i kaluar dhe deri nė muajin Janar tė 2013, ky sektor ka qenė i pėrfshirė nga kiza e thellė ekonomike botėrore, qė ndikoi nė mėnyrė direkte nė rėnie tė eksporteve.

http://www.scan-tv.com/lajmet/vendi/...-12-29-31.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 19.7.2013, 21:11   2
`
Citim:
Industria fasone nė Shqipėri
Kristal Hykaj

Me vendndodhjen e saj nė zemėr tė Evropės, qendrės sė modės, njė forcė shumė tė kualifikuar tė punės dhe pagat e ulėta, industria e veshjeve ka vendosur veten nė mes tė krizės ekonomike tė rreptė qė ka pllakosur Europėn.

Njė fuqi punėtore tė arsimuar mirė qė flet gjerėsisht italisht, anglisht dhe greqisht ku paga minimale ėshtė 20, 000 lekė ose $ 178,94 ose 143 euro ne muaj, i bėjnė investitorėt tė pėrfitojnė nga normat e punės qė janė mė konkurruese se nė Bullgari dhe Rumani.

Kompanitė shqiptare fasone eksportojnė shumicėn e mallrave tė tyre nė vendet fqinje si Italia dhe Greqia, tė cilat kanė qenė tė prekur ndjeshėm nga kriza financiare botėrore. Nevoja pėr tė kėrkuar tregje tė reja pėr kėtė arsye ėshtė e kuptueshme.

Efektet e krizės globale ekonomike po transmetohen nė ekonominė shqiptare dhe nė industrinė fasone. Nė bazė tė tė dhėnave, industria fason ka pėrjetuar njė rėnie nė shitje nė vitin 2012 si edhe nė tremujorin e parė tė 2013. Duke pasur parasysh natyrėn e vėshtirėsive qė ata hasin, ekspertiza si edhe mbėshtetja e qeverisė ėshtė e nevojshme pėr tė kapėrcyer vėshtirėsitė qė ata hasin si rezultat tė goditjeve tė jashtme. Duhet patur parasysh qė kjo industri punėson mė shumė se 80,000 punėtorė dhe kriza ka tė ngjarė qė tė ketė njė efekt shumėfishues nė pjesėn tjetėr tė ekonomisė.

Kriza e tanishme ekonomike ka ekspozuar nė masė tė madhe varėsinė e industrisė fasone pėr kėrkesat qė kanė tė huajt. Qeveria duhet tė angazhohet me industrinė pėr t’i mbėshtetur ato nė pjesėn ndėrkombėtare. Pėrpjekjet e marketingut nė mėnyrė aktive vazhdojnė nė kėrkim tė tregjeve tė reja potenciale. Kjo masė do tė qėndrojė pėr ēdo konkurs rajonal dhe do tė lejojė qė industria shqiptare fasone tė ruajė pozicionin nė tregun aktual. Diversifikimi i tregut duhet tė mbėshtetet si nga qeveria ashtu dhe nga institucionet dhe agjencitė e tjera joqeveritare.

Industria fasone pėrdor teknologji tė vjetėr e cila nė masė tė madhe zvogėlon efektivitetin e tyre tė prodhimit dhe nė mėnyrė direkte, kapacitetet e prodhimit. Pėrfaqėsuesit e industrisė fasone janė tė interesuar pėr kredi bankare. Mosgatishmėria pėr t’i pajisur ata me kredi pėr investime tė reja ėshtė njė pengesė e madhe. Ata kėrkojnė qė qeveria t’i pajisė ata me kredi me norma tė favorshme, pasi ata shohin tregun bankar shqiptar si shumė tė kushtueshėm. Skemat financiare tė lehtėsimit duhet tė miratohet nė mėnyrė pėr tė pėrmirėsuar bizneset nga ana financiare dhe kėshtu tė rrisin performancėn dhe produktivitetin e tyre.

Qeveria ka nevojė pėr tė kryer kėrkime tė gjera dhe tė hollėsishme mbi efektet sociale tė rėnies ekonomike nė Shqipėri. Kjo do tė mundėsojė qė ajo tė kanalizojė ndihmėn financiare pėr ata njerėz mė tė prekur nė njė kohė tė vėshtirėsive financiare.

*Pedagog i Makroekonomisė, Fakulteti Ekonomik i Tiranės

http://www.tiranaobserver.al/2013/07...e-ne-shqiperi/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 30.9.2013, 21:32   3
Citim:
Dogana: Pagesė pėr asgjėsimin e mbetjeve

Dhjetėra biznese duhet tė paguajnė mė shume para nė doganėn e Tiranės, pėr asgjėsimin e mbetjeve tė materialeve me tė cilat punojnė. Kjo situatė vjen pas njė urdhri tė fundit te drejtorisė sė Doganės. Biznesi fason ankohet se ky proces, para sė tė hynte nė fuqi urdhri, kryhej pa pagesė. Ndėrsa me ndryshimet doganore njė ndėrmarrje e tillė duhet tė paguajė njė shumė prej afro 40 euro pėr ton. Nė kėto kushte Dhoma Kombėtare e Prodhuesve tė veshjeve i ėshtė drejtuar ministrisė sė Financave, si dhe drejtorisė sė Doganave pėr rishikim tė kėtij urdhri, i cili ėshtė bėrė pa dijeninė e grupeve tė interesit. Te tilla mbetje asgjėsoheshin nė Sharrė, ndėrsa bizneset ricikluese nė kėtė fushė vuajnė mungesėn e njė ligji qė tė rregullojnė marrėdhėniet mes palėve. Pėrfaqėsuesit e kėsaj punishteje qė riciklon materiale tekstile thotė se lenden e pare e siguron nga te rinj te komunitet rom, dhe jo nga fabrika. Ne te tille situate ndodhen edhe bizneset e hekurit, plastikes, letrės te cilat preken nga urdhri i doganės se Tiranės. Ndonėse kjo e fundit nuk jep asnjė reagim zyrtar pėr kėtė ēėshtje, sipas te dhėnave nga biznesi njė mase e tille ėshtė ndėrmarrė pėr te mbushur sadopak arkėn e doganės se kryeqytetit.

http://vizionplus.al/dogana-pagese-p...in-e-mbetjeve/
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 00:56.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.