Kthehu   Kreu > D1 > 1200 p.e.s. - 28 p.e.s.: Shtetet Ilire
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 2.3.2007, 22:18   1
kalimtar/e
 

Riti i varrimit (nė tumat e Barēit)


Citim:
Nė tumėn I tė Barēit pėr varrim janė pėrdorur dy mėnyra 1) me vendosje trupi dhe 2) me djegie trupi.

Mėnyra me vendosje tė trupit

Kjo ėshtė mėnyra mė e pėrdorur, e konstatuar nė 163 varre. Pjesa mė e madhe e skeleteve u gjetėn shumė tė dėmtuar. Nė bazė tė atyre qė ruheshin nė gjendje tė mirė kemi dalluar tre pozicione.

a) I mbėshtetur nė njėrin krah, me kėmbė tė mbledhura, me pėllėmbėt e duarve njėra mbi tjetrėn tė vendosura pranė fytyrės ose poshtė saj. Kjo mėnyrė varrimi njihet nė vendin tonė qė nga epoka e neolitit dhe eneolitit1. Raste analoge tė vendosjes sė kufomės janė konstatuar nė epokėn e bronxit dhe nė fillim tė epokės sė hekurit tė hershėm, nė tumėn e Pazhokut2, tė Patosit3, tė Dukatit4 dhe nė tumėn e Vajzės5.

b) I shtrirė nė shpinė me kokėn tė anuar zakonisht mbi supin e djathtė, me kėmbė tė pėrkthyera e me duar tė vendosura mbi bark, mbi kraharor, njėra mbi bark tjetra thyej deri tek supi, tė dyja tė kthyera nė drejtim tė supeve e etj.

Kjo mėnyrė e vendosjes sė kufomės ėshtė vėnė re nė varrin qendror tė tumės sė Piskovės qė i takon periudhės sė bronxit tė hershėm,6 si dhe nė varre tė periudhės sė bronxit tė vonė e tė fillimit tė hekurit nė tumėn e Dukatit.7

Deri tani ky pozicion i vendosjes sė kufomės nuk njihej nė epokat e mėparshme neo-eneolitike. Rrjedhimisht ai duhet konsideruar si njė zakon i ri varrimi qė duket pėr herė tė parė nė bronxin e hershėm sė bashku me ritin e varrimit nė tuma, e vazhdoi tė pėrdoret edhe mė pas nė bronxin e vonė e nė fillim tė epokės sė hekurit, krahas me mėnyrėn e vendosjes sė trupit nė pozicion tė mbledhur tė njė tradite tė hershme neo-eneolitike. Mendimi i shprehur se pozicioni i kufomė nė periudhėn fillestare tė bronxit tė hershėm nė kuadrin e rritit me tuma, ka qenė i shtrirė me kurriz,8 nuk pėrputhet me tė dhėnat arkeologjike qė dėshmojnė pėr pėrdorimin nė tė njėjtėn kohė edhe tė varrimit me kufomė tė mbledhur, sikurse ėshtė vėnė re nė varrin qėndror tė tumės I tė Pazhokut e tė tumės I tė Barēit dhe nė atė tė tumės sė Cerujės.

Njė rit i tillė varrimi duket nė fillim tė epokės sė bronxit edhe nė vise tė tjera tė Ballkanit dhe mendohet se pozicioni fillestar i kufomės ka qenė me kėmbė tė mbledhura me gjunjėt lart.9

c) I vendosur nė shpinė me kėmbė tė shtrira, me duar tė vendosura gjatė trupit ose mbi bark. Kjo mėnyrė varrimi ėshtė konstatuar nė tė gjitha tumat qė janė zbuluar nė vendin tonė, kryesisht nė varre tė periudhės sė hekurit.

Zakonisht ēdo varr pėrmbante njė skelet, por nuk mungojnė edhe rastet kur nė tė njėjtin varr u gjetėn dy skelete sė bashku. Vendosja e kufomave nė kėto varre pėrbri njėri tjetrit e nė tė njėjtin nivel tregon se kėto varre janė tė njėkohshme.

Nė varrin 79 u gjetėn dy skelete tė vendosura pjesėrisht njėri mbi tjetrin (koka e skeletit tė sipėrm ishte vendosur mbi basenin e skeletit tė poshtėm). Mbasi u hoq skeleti i sipėrm u vu re se tibialet e skeletit tė poshtėm ishin vendosur pėrmbi femuret. Nė kėtė rast mendojmė se kemi tė bėjmė me dy varre tė veēanta, prandaj dhe i emėrtuam 79 dhe 79a. Skeleti i varrit tė fundit duhet tė jetė dėmtuar pjesėrisht nga hapja e gropės sė varrit 79 qė ndodhej mbi tė.
Renditja e varreve brenda nė tumė dėshmon se orientimi i tyre nuk ishte i njėjtė: mbizotėron vendosja e kufomave me kokė nga veriperėndimi e jugperėndimi

Varrimi me djegie tė trupit

Kjo mėnyrė varrimi ėshtė pėrdorur shumė rrallė. Gjithsej numėrohen 18 varre me djegie. Nga vrojtimet rezulton se djegia, duhet tė jetė kryer jashtė vendit tė varrimit, meqėnėse gjatė gėrmimit nė tumė nuk ndeshėm nė asnjė gjurmė djegieje. Varrimi me djegie ėshtė bėrė me urna dhe me gropė dheu.

Ky rit varrimi nė vendin tonė njihet qė nga koha e bronxit tė mesėm.10
Nė tumėn II ėshtė pėrdorur vetėm riti i varrimit me vendosje tė trupit nė dy pozicione: a) i mbėshtetur nė njėrin krah me duar e kėmbė tė mbledhura b) nė shpinė, me kėmbė tė shtrira dhe tė dyja tė vendosura mbi bark. Skeletet me kėmbė tė mbledhura ishin pothuajse tė dekompozuara, ndėrsa ato me kėmbė tė shtrira ruheshin nė gjendje mė tė mirė e nė disa raste krejtėsisht tė plota.
Lidhur me kultin e tė vdekurve dhe me ceremoninė qė zhvillohej nė lidhje me kėtė, materiali arkeologjik na jep pak tė dhėna.

Askund nuk u konstatuan mbeturina eshtrash tė kafshėve, dėshmuese tė ndonjė flijimi ndaj tė vdekurit. Numri i madh i fragmeteve tė enėve tė thyera qė gjendeshin jashtė varreve, na lejon tė supozojmė se duhet tė jetė kryer ndonjė ceremoni mortore ndaj tė vdekurit. Kėto enė mbas varrosjes thyeshin dhe hidheshin jashtė varrit, zakon varrimi ky i njohur tek ilirėt.
Prania e fragmenteve tė shumta tė zbuluara nė dheun e hedhur tė tumės, nuk pėrjashton edhe mundėsinė tjetėr qė ky dhé tė jetė marrė nga ndonjė vendbanim, i cili duhet tė ketė ekzistuar diku aty pranė tumave.







1. F. Prendi, La civilisation préhistorique de Maliq, “SA”, I, 1966, f. 280; Po ai, Neoliti dhe eneoliti nė Shqipėri, “Iliria” VI, 1976, f. 39, M. Korkuti – Zh. Andrea, Stacioni i neolitit tė mesėm nė Cakran tė Fierit, “Iliria” III, 1974, f. 57, fig. 10.
2. S. Islami – H. Ceka, Tė dhėna tė reja mbi lashtėsinė ilire nė territorin e Shqipėrisė, “KISA”, 1965, f. 447, Tab. VI, 4.
3. M. Korkuti, Tuma e Patosit, “Iliria” 1981, 1, f. 10, fig. 3.
4. N. Ceka, Gėrmimi i njė tume nė Dukat, “Iliria” III, 1974, f. 140, Tab. VII, varri 20, 21.
5. F. Prendi, Tumat nė fushėn e fshatit Vajzė (Vlorė), “BSHSH” 2, 1957, f. 83, 100.
6. N. Bodinaku, Kėrkime arkeologjike nė rrethin e Pėrmetit, “Iliria” 1981, 2, f. 249, fig. 2.
7. N. Ceka, vep. cit., Tab. VII, varri 11, 12, 13, 14, 22.
8. N. Bodinaku, vep. cit., f. 249.
9. J. Escedy, “The People of thė Pit-Grave Kurgans in Eastern Hungary”, Budapest, 1979, f. 85, fig. 2; V. Nikolov, Mogillni pogrebenia ot ranobronzovata epoha pri Trenava i Knezha, Vraēanski okreg, “Arheologia” 3, 1976, f. 49, fig. 5, 8, 9, 13, 16.
10. F. Prendi, Epoka e bronxit..., f. 24.


Zhaneta Andrea, Kultura ilire e tumave nė pellgun e Korēės, f. 14-17

Ndryshuar sė fundmi nga sub674843 : 5.12.2007 nė 00:23.

  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 20.10.2009, 22:47   2
Zymtterr
anėtar/e
 
Zymtterr
 
Anėtarėsuar: 6.2008
Citim:
Varret kultike tė ilirėve,tumat janė njė pikė referimi e habitshme dhe mbijetuese.Njė dijetar i shquar si Nikol G.I Hammond ka bėrė njė zbulim tė klasit tė parė,nė lidhje me pėrdorimin e traditės tumulore.Ai ka shkruar:
'Do tė vėmė nė dukje njė pikė interesante.Varrimi me tuma ka pushuar(nuk pėrdorej mė)nė greqinė mikenase,pėrpara vitit 1400 p.e.s.
Megjithatė kur Akili nderon Patroklin nė 'Iliadė',ai pėrdor metodėn e varrimit qė nė atė kohė pėrdorej vetėm nė shqipėri dhe nė veriun e largėt.
Nė fillim bėhej zjarrishtja,pastaj vihej trupi nė mes dhe nė majė,pastaj vijnė kafshėt pėr flijim nė buzė tė turrės sė druve(dhen,lopė.qen,urnat me dy vegja,njėra pėr vaj e tjetra pėr mjaltė).Djegia zgjat gjithė natėn.
Nė mėngjes hiri shuhet me verė dhe eshtrat e Patroklit i mbledhin dhe i futin nė njė boskė ari.Pastaj vihet boska e hirit nė atė,qė quhet si 'kapelė',pra nė dhomėn e pėrmotshme dhe e mbulojnė boskėn me njė vello tė hollė.
Periferinė e pirgut e shėnojnė me njė gozhdė tė lidhur nė skaj tė njė filli dhe hidhen gurėt e themelit tė rrethit pėrqark zjarrishtes,pastaj ngrihet pirgu i dheut tė shkrifėt.(shih Iliada epi 23,138-257)
Me sa duket,kėtu Homeri na zbulon origjinėn e praktikės heroike e poemės(Iliadės)ka qenė 200 vjet mbas mbarimit tė varrimit me tuma nė greqinė mikenasedhe vetė Homeri ka jetuar 600,ose 700 vjet pas kėsaj kohe.Por,ai ka shkruar me pėrpikmėri drejt veriperėndimit pėr origjinėn e Akilit pėr varrimin me tuma dhe praktikat heroike.
Ėshtė njė zbulim pra,i pazakontė,themelsor pėr shkencėn.Nė shqipėri varrimi tumulor mbijeton akoma,bile deri ne shekujt IX,bile dhe VI p.e.s.
Nė kohėn e Homerit praktika tumulore qe njė kujtesė pėr grekėt,por nuk qe njė realitet.Kurse pėr ilirėt ishte njė realitet.
Mėnyra e varrimit,sidomos konstruktimi i tumulės nė formė periferike rrethore,qė simbolizonte kultin e diellit,mbart edhe vetė ceremoninė e epeve vajtuese dhe nderuese pėr heronjtė e vdekur,pra vetė origjinėn e epikėn gojore.Tek Homeri epika gojore kultivohet nė letėrsi,tek ilirėt epika gojore mbetej epikė folkflorike.Nėse grekėrit i kanė pėrdorur tumat(nė epikėn mikenase),ilirėt i kanė pėrdorur mė pėrpara dhe ajo,qė ėshtė mė e pakundėrshtueshmja i kanė pėrdorur edhe shumė mė pas.
Kush i ka shpikur tumat?Grekėt apo ilirėt?
Ka shumė mundėsi,ata qė i pėrdornin mė gjatė tė jenė dhe 'autorėt'e shpikjes.

Nėse,Hammond shikon tek praktika tumulore e ilriėve njė gjenezė tė vetė epikės gojore parahomerike,por edhe homerike,si dhe pashomerike,atėherė kemi tė drejtė tė arsyetojmė,se tumularizmi i ilirėve tė mbartė diēka nga sekreti i thellė dhe i skajshėm i vetėm epikės legjendare dhe heroike qė siē dihet ka qenė njė modus vivendi por edhe modus operandi i miteve nė pėrgjithėsi.
Tumat ilire kanė qenė me padyshim dhe monumentet e miteve ilire.
-N.G.L.Hammond:Varrimi me tuma nė shqipėri dhe problemet e entogjenezės nė Kuvendi i studimeve ilire Tiranė,1974 Vėll.If.160
-A.Baēe dhe M.Titra:Elemente tė kulteve ilire te shqiptarėt nė Kuvendi i studimeve ilire Vėll.I f 281-303.
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 15:02.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.