Kthehu   Kreu > D1 > Punishte > Tė reja
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 23.9.2013, 22:29   1

Gėrmime nė Artanė


Citim:
Kalaja e Artanės, krahas gėrmimeve edhe rinovimi

Dhjetėra mijėra euro janė ndarė gjatė kėtij viti pėr rinovimin e njėrės prej kalave me tė ruajtura nė vend, asaj tė Artanės. Vetėm Ministria e Kulturės, Rinisė dhe e Sportit pėr kėtė vit ka ndarė 60.000 euro pėr rinovimin e kėsaj kalaje. Institucionet veē kanė nisur kėrkimet arkeologjike nė kėtė vendbanim tė hershėm kulturo-historik, qė ėshtė pjesė e pėrgjithshme e restaurimit tė kalasė. Ndėrkohė, Komuna e Artanės tashmė ka hartuar njė strategji pėr zhvillimin e turizmit, pėrmes sė cilės synohet t'ua bėjė mė tė afėrt vizituesve kėtė kompleks atraktiv. Kalaja e Artanės ėshtė njė tregim nė vete, njė rrėfim i mbushur me plot ngjarje e histori, qė kapėrcejnė muret e saj.

MKRS-ja, 60 mijė euro pėr rinovim

Nė njė prononcim pėr "Kosova Sot", zyrtarė tė MKRS-sė kanė thėnė se ėshtė ndarė njė shumė e mjeteve pėr rinovimin e kėsaj kalaje. Zėdhėnėsja e MKRS-sė dhe kėshilltare politike, Jehona Shyti, ka thėnė se pėr rinovimin e kėsaj kalaje, vetėm MKRS-ja pėr kėtė vit ka ndarė 60 mijė euro. "Kurse sa i pėrket fondit tė IPA-sė vetėm pėr Kalanė -komponentė e trashėgimisė kulturore, shuma e pėrgjithshme ėshtė afėrsisht 900.000 euro. Po ashtu, kemi pėrfituar edhe njė fond prej 12.000 eurosh nga programi 'Procesi i Lubjanės II', qė i dedikohet konsolidimit tė ruinave arkeologjike tė Katedrales, brenda zonės sė Kalasė", ka thėnė Shyti pėr "Kosova Sot". Enver Rexha, nė njė prononcim pėr "Kosova Sot", ka thėnė se instituti qė ai drejton ka nisur me kohė gėrmimet nė zonėn e kalasė, qė, sipas tij, pėrbėn njė pasuri kombėtare. "Ne kemi nisur gėrmimet arkeologjike qė janė nė kuadėr tė njė studimi dhe tė njė rinovimi tė pėrgjithshėm tė kėsaj kalaje", ka thėnė Rexha, drejtor i Institutit tė Arkeologjisė sė Kosovės. E zyrtarė tė Komunės sė Artanės kanė thėnė pėr "Kosova Sot", se edhe pse nuk ka institucion profesional qė mund tė bėnte punė nė Kala, rrjedhimisht, edhe planifikim buxhetor pėr kėtė qėllim komuna nuk mund tė bėjė, prandaj kanė ndihmuar institutet qendrore me punėt e tyre hulumtuese apo konservuese.

Aplikim edhe nė fondet e Bashkimit Evropian

Adem Abazi, drejtori i Drejtoratit pėr Arsim dhe Kulturė tė Artanės, ka thėnė nė njė prononcim pėr "Kosova Sot" se Kalaja e Artanės ėshtė njė nga objektet mė tė mėdha monumentale tė Kosovės, qė i ka mbijetuar shekujve. Sipas tij, gjendja e saj dhe e tėrėsisė sė saj ėshtė stabile me disa pėrmirėsime tė vėrejtshme, si ndėrtimi i njė pjese tė infrastrukturės dhe pastrimi i hapėsirės nga bimėt dhe dėmtimet fizike, stivimi i gurėve nė pėrgatitje pėr njė restaurim tė mundshėm. Ai ka shtuar se turizmi nė Kalanė e Novobėrdės shėnon rritje falė organizimit tė menaxhimit tė organizatave joqeveritare qė merren me turizmin, investimet dhe organizimin e komunės dhe tė donatorėve ndėrkombėtarė. "Drejtoria e Arsimit dhe Kulturės gjithmonė ėshtė kėmbėngulėse qė edhe mė i vogli investim nė Kala tė bėhet rreptėsisht sipas ligjit pėr trashėgiminė, pra, qė njė investim rastėsor, i bukur nė dukje, tė mos jetė dėmtues i pariparueshėm i tėrėsisė sė Kalasė", ka thėnė ai, duke shtuar se nė kėtė frymė, pra, tė mirėpėrdorimit tė Kalasė pėr turizėm dhe zhvillim ekonomik, ėshtė hartuar edhe njė "Strategji e zhvillimit kulturor" vitin e kaluar, strategji e cila ėshtė dokument obligues pėr komunėn, pasi e njėjta ėshtė miratuar edhe nė kuvendin e saj. "Po ashtu, ne kemi aplikuar edhe nė fondet e Bashkimit Evropian pėr njė donacion mė tė madh, i cili besoj se do t'i ndahet komunės, e qė i tėri do tė investohet nė punėt e Kalasė dhe nevojave tė turizmit", ka thėnė drejtori Abazi.

http://www.kosova-sot.info/kulture/k...-edhe-rinovimi
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 22:24.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.