Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Arsim
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 10.9.2013, 21:43   1

Universiteti i Mjekėsisė, Tiranė


Citim:
Universiteti i Mjekėsisė, procedura e transferimit tė studimeve

Universiteti i Mjekėsisė ka publikuar rregulloren qė pėrcakton procedurat e transferimit tė studimeve dhe programet e dyta tė studimit pėr vitin akademik 2013-2014. Kėshtu, tė gjithė studentėt dhe tė interesuarit qė duan tė transferojnė studimet ose tė regjistrohen nė njė fakultet tė dytė nė UMT, mund tė aplikojnė duke nisur nga ditėn e Hėnė, datė 09.09.2013, dhe vazhdojnė deri mė datė 24.09.2013.

Transferimi i studimeve nga institucione tė tjera tė arsimit tė lartė, brenda ose jashtė vendit, publike ose jo publike, nė Universitetin e Mjekėsisė

Kriteret pėr aplikim

Siē pėrcakton rregullorja e Universitetit tė Mjekėsisė, transferimi i studimeve mund tė realizohet vetėm nėse studenti ka kryer tė paktėn njė vit akademik tė studimeve nė institucione tė Arsimit tė Lartė, publike ose private, tė Republikės sė Shqipėrisė tė cilat janė krijuar dhe funksionojnė duke u mbėshtetur nė kuadrin ligjor tė Ligjit Nr. 9741, datė 21.5.2007, “Pėr arsimin e lartė nė Republikėn e Shqipėrisė”, i ndryshuar ose nė universitete tė huaja. Ndėrkohė, tė drejtėn pėr tė aplikuar pėr transferim tė studimeve e kanė studentėt qė kanė fituar tė paktėn 30 kredite nė disiplina tė formimit tė pėrgjithshėm dhe nė disiplina tė formimit karakterizues, nė programin e studimit qė ata kanė ndjekur. Transferimet kryhen nga Degė tė njėjta studimi (pėr shembull nga Dega Mjekėsi e Pėrgjithshme nė institucionin e Arsimit tė Lartė tė mėparshėm nė Degėn Mjekėsi e Pėrgjithshme nė UMT; nga Dega Stomatologji nė institucionin e Arsimit tė Lartė tė mėparshėm nė Degėn Stomatologji nė UMT, etj.). Kėrkesa pėr transferim tė studimeve paraqitet me anė tė formularit, i cili u mundėsohet tė interesuarve nga Zyra e Komunikimit dhe Marrėdhėnieve me Jashtė nė Rektorat dhe publikohet, gjithashtu, nė faqen zyrtare tė universitetit www.umed.edu.al sė bashku me informacionin e nevojshėm. Kjo kėrkesė dorėzohen nga studentė nė Zyrėn e Komunikimit dhe Marrėdhėnieve me Jashtė.

Ēfarė pėrmban dosja e kėrkesės pėr transferim studimesh:

a) Formularin – Kėrkesė pėr Transferimin e Studimeve dhe Regjistrim nė Program tė Dytė Studimi nė Universitetin e Mjekėsisė, Tiranė, tė plotėsuar dhe tė firmosur nga vetė studenti;

b) Ēertifikatė notash me lėndėt dhe kreditet pėrkatėse tė fituara nė institucionin e Arsimit tė Lartė tė mėparshėm;

c) Program mėsimor (sylabus-et) ku studenti rezulton i kualifikuar;

d) Kopje e noterizuar e diplomės sė shkollės sė mesme;

e) Njė dokument identifikimi (ēertifikatė lindje, fotokopje tė kartės sė identitetit ose fotokopje tė pasaportės);

f) Faturėn pėr transferim studimi nė Universitetin e Mjekėsisė, Tiranė.

Studentėt qė kanė kryer studimet jashtė shtetit

Pėr studentėt tė cilėt kanė kryer studime jashtė vendit, dokumentacioni nė gjuhė tė huaj duhet tė jetė i pėrkthyer dhe i noterizuar sipas rregullave dhe ligjeve nė fuqi. Ndėrkohė, sa i takon studentėve tė cilėt kanė kryer studime nė universitete jo publike, duhet qė universiteti i mėparshėm tė jetė i akredituar dhe tė funksionojė duke iu pėrmbajtur tė gjitha rregullave tė kuadrit ligjor tė Ligjit Nr. 9741, datė 21.5.2007, “Pėr arsimin e lartė nė Republikėn e Shqipėrisė”. Tė gjithė dokumentet duhet tė jenė origjinale ose tė noterizuara. Studentėt qė transferojnė studimet e tyre nė vitet e ndėrmjetme, nga njė institucion tjetėr i arsimit tė lartė, i nėnshtrohen tarifės sipas Vendimit pėrkatės tė Kėshillit tė Ministrave.

Regjistrimi nė njė Program tė Dytė studimi:

Ndėrkohė, nė udhėzimin e publikuar nga Universiteti i Mjekėsisė, pėrcaktohet qartė se tė gjithė studentėt tė cilėt dėshirojnė tė ndjekin njė Program tė Dytė studimi nė UMT, duhet tė paraqesin kėrkesėn e tyre pranė Zyrės sė Komunikimit dhe Marrėdhėnieve me Jashtė nė Rektorat nga data 09 Shtator deri mė datė 24 Shtator.

Dosja e kėrkesės pėr tė aplikuar nė njė program tė dytė duhet tė pėrmbajė:

a) Formularin – Kėrkesė pėr Transferim Studimesh dhe Regjistrim nė Program tė Dytė Studimi nė Universitetin e Mjekėsisė, Tiranė, tė plotėsuar dhe tė firmosur nga i studenti;

b) Fotokopje tė noterizuar tė diplomės sė shkollės sė lartė (ciklit tė parė Bachelor ose/dhe tė ciklit tė dytė Master Shkencor);

c) Kopje e noterizuar e diplomės sė shkollės sė mesme;

d) Listėn e lėndėve me kreditet pėrkatėse tė fituara nė institucionin e Arsimit tė Lartė tė mėparshėm (nėse kandidati pretendon se disa prej krediteve mund tė njihen);

e) Programet e lėndėve (sylabus-et) (nėse kandidati pretendon se disa prej krediteve mund tė njihen);

f) Njė dokument identifikimi (ēertifikatė lindje, fotokopje tė kartės sė identitetit ose fotokopje pasaporte);

g) Faturėn pėr njė program tė dytė studimi nė Universitetin e Mjekėsisė, Tiranė, e cila tėrhiqet pranė Zyrės sė Komunikimit dhe Marrėdhėnieve me Jashtė.

Aplikimi pėr studentėt qė kanė mbaruar jashtė shtetit

Studentėt tė cilėt kanė studiuar jashtė shtetit dhe aplikojnė pėr njė program tė dytė studimi nė Universitetin e Mjekėsisė, Tiranė duhet tė paraqesin krahas dokumentave tė sipėrpėrmendura edhe ēertifikatėn e njehėsimit tė diplomės nga Ministria e Arsimit dhe Shkencės. Tė gjitha dokumentat nė gjuhė tė huaj duhet tė jenė tė pėrkthyera dhe tė noterizuara sipas rregullave dhe ligjeve nė fuqi. Dosjet e aplikimit pėr Tranferim studimesh dhe Program tė dytė studimi shqyrtohen nga “Komisioni pėr Shqyrtimin e Kėrkesave pėr Transferime dhe Regjistrim nė Program tė Dytė Studimi nė Universitetin e Mjekėsisė, Tiranė” dhe miratohen nga Rektorja e Universitetit tė Mjekėsisė, Tiranė.

http://www.gazetarepublika.al/2013/0...-te-studimeve/
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 20:25.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2018
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.