Kthehu   Kreu > D1 > Ligji i Maleve III
 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 18.6.2015, 15:00   1

Shkrim i cituar Batalioni himariot qė luftoi pėr perandorinė ruse


Citim:
Batalioni shqiptar qė luftoi pėr Rusinė
Shaqir Vukaj

Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	tdy_keir_kremlin_140212-1024x576.jpg
Shikimet:	109
Madhėsia:	215,0 KB
NNJ:	7329Gjatė punės si ambasador i Shqipėrisė nė Moskė, nga historianė rusė kisha dėgjuar se nė muret e sallės Georgievskaja tė Kremlinit, krahas pllakave tjera pėrkujtimore, ndodhet dhe njė pllakė mermeri ku, me germa tė arta shkruhej pėr njė Batalion Shqiptar qė kishte luftuar kundėr Turqisė, pėrkrah trupave ruse e mė vonė, nė pėrbėrje tė Ushtrisė Perandorake tė Rusisė.

Gjatė njė pritjeje nė Kremlin, duke kėrkuar ndėrmjet kėtyre pllakave e gjeta atė ku shkruhej pėr shqiptarėt dhe e fotografova (fotografia e mėposhtme). Nė tė shkruhej:

“Batalioni kėmbėsor grek i Ballakllavit krijuar mbi bazėn e trupės luftarake shqiptare, themeluar nė vitin 1775. Nė vitin 1809 ėshtė quajtur Batalioni kėmbėsor grek i Ballakllavit”.

Mė kishte tėrhequr kjo temė dhe historia e kėtij batalioni shqiptar, fati i luftėtarėve tė tij, emigrimi i tyre drejt Rusisė dhe fati i tyre etj. qė mė dukej mė shumė si legjendė, por jo nga ato legjendat qė sajojmė ne shqiptarėt…. Kisha grumbulluar materiale nga burime tė ndryshme dhe arkivat ruse, por, me qė nė letrat shqipe nuk kisha lexuar gjė pėr tė, iu drejtova historianit tė njohur, Prof. Pėllumb Xhufit, si mik dhe specialist i kėsaj fushe. Mbasi i dhashė fotografinė i kėrkova tė shkruante rreth kėtij problemi, pėr me tepėr qė lidhej me historinė e shqiptarėve tė Himarės. Ai me modesti, mė kėshilloi tė shkruaja unė, ndėrmjet tjerave edhe sepse kisha shumė materiale nė gjuhėn ruse pėr kėtė problem…

Pa pretenduar tė hyj nė fushėn e atyre historianėve, qė trajtimin e temave e kėsaj natyre e quajnė tė drejtė vetėm tė tyre, me dėshirėn e mirė pėr tė bėrė tė njohur aq sa kam arritur tė zbuloj unė, si dhe pėr tė nxitur specialistėt e kėtyre fushave pėr kėrkime tė mėtejshme, do tė pėrpiqem tė pėrcjellė tek lexuesi disa tė dhėna qė kam nxjerrė nga burime tė ndryshme. Historianėt e specializuar, nė qoftė se u duken interesante kėto tė dhėna, t’i kanalizojnė, t’i thellojnė e t’i pasurojnė nė studimet e tyre. Sigurisht qė disa gjėra duken si legjenda, por jam i bindur se po tė thellohen, specialistėt do tė gjejnė materiale edhe mė interesante, mbasi me sa kam parė unė dhe, siē thonė historianėt dhe specialistėt rusė, nė arkivat e tyre ka shumė materiale tė pa studiuara, madje tė pa hapura asnjėherė pėr historinė e Shqipėrisė, marrėdhėniet tona me Turqinė, me vendet e Ballkanit, me Rusinė etj.

Salla Georgievskaja

Sė pari dua tė flas shkurtimisht pėr sallėn Georgievskaja. Ajo ėshtė salla mė madhėshtore dhe mė e bukur jo vetėm e Kremlinit… qė i ėshtė vėnė ky emėr pėr nder tė Gjergjit tė Shenjtė Fitimtar, nė nderim tė tė cilit ėshtė krijuar Urdhri mė i Lartė Ushtarak i Rusisė, me tė cilin janė dekoruar njėsi dhe ushtarakė tė shquar tė Ushtrisė Ruse. (Ky Urdhėr, ėshtė vendosur nga Caresha Ekaterina nė vitin 1769 ekaterinadhe ka ekzistuar deri nė fitoren e Revolucionit Socialist tė Tetorit. Pėrveē Urdhrit ekziston edhe Medalja e Gjergjit Fitimtar, me tė cilin janė dekoruar rangje mė tė ultė ushtarakėsh). Krahas Urdhrit dhe Medaljes sė Gjergjit, shumė urdhrave dhe yjeve ushtarakė tė ekspozuara nė kėtė sallė, nė muret e saj janė tė fiksuara pllaka mermeri, ku, nė secilėn, me germa tė arta janė shkruar emrat e 545 regjimenteve, ekuipazheve tė anijeve dhe njėsive luftarake si dhe tė 10 mijė oficerėve dhe gjeneralėve qė janė dekoruar me kėtė Urdhėr ose Medalje. Kjo sallė konsiderohet si salla mė madhėshtore e Kremlinit dhe aty organizohen aktivitetet dhe ceremonitė mė tė rėndėsishme tė shtetit rus.

Njėsi shqiptare

Nderimi qė i ėshtė bėrė kėsaj njėsie luftarake shqiptare, duke e renditur pėrkrah 544 njėsive luftarake mė tė lavdishme tė ushtrisė ruse tė tė gjitha kohėrave, ėshtė tepėr domethėnės dhe tregon se kjo njėsi duhet tė ketė luajtur njė rol tė veēantė nė zhvillimet luftarake tė asaj periudhe.

Nė historiografinė ushtarake ruse shkruhet kėshtu pėr kėtė njėsi: “Batalioni grek i Ballakllavit – nė Perandorinė ruse ka qenė njėsi Luftarake Shqiptare, e cila ka marrė pjesė nė luftėrat ruso-turke, nė vitet 1768-1774, 1787-1792, 1806-1812 si dhe nė Luftėn e Krimesė”.

Sipas shumė dokumenteve tė arkivave ruse, tė cilave i referohen studiues rusė qė janė marrė me kėtė problem, rezulton se kėta luftėtarė shqiptarė kanė qenė nga Jugu i Shqipėrisė, kryesisht nga krahina e Himarės.

Fillimisht do t’i referohem historianit tė njohur pėr historinė e Greqisė dhe Shqipėrisė, Prof. Dr. Grigor Arshit, i cili krahas tjerave, nė vitin 1963 (kur marrėdhėniet sovjeto-shqiptare ishin ndėrprerė krejtėsisht) ka botuar nė Moskė librin “Shqipėria dhe Epiri. Nė fund tė shekullit XVIII dhe nė fillim tė shekullit XIX”. Siē shkruan autori nė hyrje, por qė e ka pėrsėritur disa herė edhe mė vonė, madje edhe nė bisedat qė kam zhvilluar me tė, nė arkivat ruse ka shumė materiale qė flasin pėr historinė e Shqipėrisė dhe tė Greqisė, por qė janė shfrytėzuar shumė pak, sepse, siē shkruan ai, “historiografia ruse dhe sovjetike ėshtė marrė kryesisht me historinė e Jugosllavisė dhe tė Bullgarisė…..”

Nė studimin e tij, autori duke u mbėshtetur nė shumė burime arkivore ruse, kryesisht nė Arkivin e Politikės Jashtme tė Rusisė si dhe nė shumė materiale tė studiuesve tė huaj qė kanė vizituar tokat shqiptare, pohon nė mėnyrė kategorike se, luftėtarėt shqiptarė tė trupės luftarake qė nderohen nė sallėn Georgievskaja, ishin shqiptarė nga Himara, por kishte dhe shqiptarė nga Morea. Pėr tė arritur ne njė pėrfundim tė tillė, nė veprėn e tij, ai i kushton njė vend tė dukshėm Himarės, lidhur me popullsinė e saj, kushtet social-ekonomike, mėnyrėn e jetesės, marrėdhėniet me jashtė, nė radhė tė parė me Rusinė etj.

Ėshtė tepėr i rėndėsishėm fakti se autori, si specialist dhe njohės shumė i mirė i historisė Greqisė, (nė Rusi ai vlerėsohet si njė nder studiuesit mė tė mirė rusė tė kėsaj fushe) qė ka shkruar shumė mė tepėr pėr Greqinė se pėr Shqipėrinė, shkruan pa asnjė mėdyshje se Himara ka qenė historikisht shqiptare, e banuar nga shqiptarė.

Pano Bixhili

Nė kapitullin e parė tė librit “Shqipėria dhe Epiri….” thuhet: “Nė vitin 1785, Pano Bixhili, shqiptar, banor i Himarės, i cili ndodhej nė shėrbim tė Rusisė, ishte emėruar konsull i pėrgjithshėm i Rusisė nė Shqipėri. Me tė arritur nė qytetin e Artės, qė e kishte zgjedhur si vend rezidence tė tij, ai i shkruante ambasadorit rus nė Turqi, Bullgakov: “Duke pas parasysh shtrirjen e madhe tė kėtyre tokave – ku unė jam emėruar konsull i pėrgjithshėm – duhet dhe, nuk ėshtė e pa dobishme, tė caktohen nėnkonsuj nė vendet e me poshtme: nė Mesollongji, nė Prevezė, nė Janinė, nė gjirin e Vlorės, nė Durrės dhe nė Shkodėr”. Vetėm nga ky pasazh – shkruan Pr. Arshi – shihet se Bixhili, me Shqipėri kuptonte njė hapėsirė tė gjerė tė gadishullit tė Ballkanit, qė nga Mali i Zi deri nė Peloponez.

Duke u marrė nė veēanti me Himarėn, bazuar, nė materialet e disa autorėve tė huaj qė kishin vizituar tokat shqiptare si dhe nė materialet e arkivave ruse, ai pohon nė mėnyrė kategorike se ajo ėshtė krahinė shqiptare, banuar nga shqiptarė, qė nuk i ėshtė nėnshtruar asnjėherė pushtueseve osmanė dhe ata (osmanėt) kanė qenė tė detyruar tė njihnin autonominė e Himarės, e cila, nė shekujt e parė tė pushtimit osman, pėrfshinte 50 fshatra, madje nė shekullin e XIII ajo shtrihej nga Vlora dhe Tepelena deri nė Butrint. Sipas organizimit tė sotėm, shkruan autori, ajo pėrmbledh 10 fshatra.

Lidhur me organizimin shoqėror, Himara, si krahinat e tjera malore tė Shqipėrisė, ruante format patriarkale tė jetesės, ku familjet trashėgonin dhe ruanin fort marrėdhėniet fisnore, madje edhe nė qoftė se ishin nė lidhje gjaku tė brezit tė 5-tė, 10-tė apo tė 20-tė, ata nuk martoheshin me njėri tjetrin. Njėlloj si nė zonat malore tė Veriut edhe nė Himarė ekzistonte gjakmarrja. Nė qoftė se nė krahinat veriore tė Shqipėrisė, ekzistonte ndarja nė bajraqe dhe kishte njė tė parė, qė quhej bajraktar, nė Himarė ata quheshin udhėheqės, kapedanė ose bujarė dhe pėrmenden shembuj: nė Palas ishte kapedan Leka, nė Himarė bujar Varfi, nė Dhėrmi kapedan Nini etj.

Duke qenė njė krahinė tepėr e varfėr, pėr tė siguruar mjetet e jetesės, krahas migrimit nė krahina te tjera (Sipas njė raporti tė konsullit rus nė Vlorė, zotit Bixhili, vetėm nė krahinėn e Vlorės, punojnė me mėditje mė shumė se 500 himarjotė tė varfėr), himarjotėt kanė shėrbyer nė shumė ushtri tė huaja me pagesė. Sipas shumė tė dhėnave dhe dokumenteve, nė shekujt e XVI dhe nė gjysmėn e parė tė shekullit XVIII, himarjotėt kanė shėrbyer vazhdimisht nė ushtritė spanjolle dhe venedikase. Nga viti 1735, napolitanėt filluan tė pėrdorin forcat ushtarake tė Himarės, madje nė Mbretėrinė e Napolit u formua batalioni shqiptar, qė mė vonė u riorganizua dhe u quajt “Regjimenti mbretėror-maqedonas”. Tė huajt rekrutonin mercenarė nėpėrmjet kapedanėve vendas dhe Pr. Arshi, duke u mbėshtetur nė kujtimet e V.Leake, sjell shembullin e kapedan Zako Gjergjit qė merrej me kėtė punė nė zonėn e Himarės.

russia-kremlin-terem-palaceMiti i Moskovit

Megjithėse marrėdhėniet shqiptaro-ruse janė studiuar pak, vėmė nė dukje se nė shekujt XV-XVIII edhe nė Shqipėri ishte ngritur miti i Moskovit, nė radhė tė parė si shpėtimtar i tė krishterėve qė vuanin nėn zgjedhėn osmane. Disa peshkopė, si kryepeshkopi Gavril nė v.1586, peshkopi Teofil nė vitin 1587 dhe patriarku i Ohrit Atanasi, Neofili nga Korēa etj. shkonin nė Moskė jo vetėm pėr tė kėrkuar ndihma humanitare… Nė fund tė shekullit XVI Moskovi ishte bėrė njė faktor real nė politikėn ballkanike.

Interesat e Rusisė pėr Ballkanin janė tė hershme, por ishte Pjetri Madh, qė me thirrjen e tij nė vitin 1711, bėri qė Rusia tė pėrfshihej direkt nė zhvillimet ballkanike. Nė fakt, nė trojet shqiptare shpėrthyen njė seri kryengritjesh antiosmane dhe Pjetri i Madh, nėpėrmjet letrave tė vitit 1715, falėnderonte fiset shqiptare tė Kelmendėve, Kuēėve dhe tė Pipėrit pėr ndihmėn dhe lėvdonte trimėritė dhe sakrificat e tyre. Kėsaj periudhe i pėrket edhe puna pėr hapjen e konsullatave ruse nė trojet shqiptare.

Nė vitin 1759 pėrfaqėsuesit e popullit tė Himarės u mblodhėn nė njė Kuvend dhe vendosėn ti drejtoheshin Careshės sė Rusisė, Elizabeta Petrovna me njė letėr, ku i shprehnin gatishmėrinė e tyre pėr tė luftuar nėn flamurin e Rusisė dhe pėr tė pranuar sovranitetin e Careshės Elizabetė. Nė vitin 1760, kapedan Spiro Bixhili, nė emėr tė Kuvendit i dorėzoi pėrfaqėsuesit tė Rusisė nė Stamboll, A.Obreskovit njė letėr, nėpėrmjet sė cilės, himarjotėt shprehnin besnikėrinė ndaj Rusisė dhe gatishmėrinė pėr tė kryer akte diversioni kundėr Turqisė nė kohė lufte, si dhe gatishmėrinė pėr tė krijuar njė ose dy regjimente ushtarake nė kohė paqeje. Obreskovi i bėri tė ditur atij, se Rusia nuk mund tė pranonte krijimin e njėsive tė tilla luftarake nė kohė paqeje, por nė kohė lufte, ajo do tė mirėpriste shėrbimet dhe ndihmėn e tyre.

Nė emėr tė popullsisė katolike dhe ortodokse tė Veriut tė Shqipėrisė edhe fisniku nga Shkodra, Jakob Suma i shkruante njė letėr me pėrmbajtje pothuajse tė tillė, Careshės Elizabetė. Ai kėrkonte qė njė pjesė e Shqipėrisė dhe Iskenderia (Shkodra) tė vihej nėn autoritetin sovran tė Rusisė, por ai nuk propozonte tė krijoheshin njėsi luftarake nė shėrbim tė Rusisė, por tė dėrgoheshin nė Rusi tė rinj nga familje fisnike shqiptare pėr tė mėsuar shkenca tė ndryshme….

Himariotėt dhe Rusia

Studiues rusė dhe tė huaj, bazuar nė shumė dokumente tė asaj periudhe shkruajnė se himarjotėt, duke ju pėrgjigjur thirrjeve tė komandantėve rusė, ju bashkuan forcave ruse dhe morėn pjesė nė luftėrat ruso-turke tė viteve 1768-1774. Himarjotėt u dalluan pėr trimėri dhe, pėr burrėrinė e treguar, atyre ju dhanė shumė dėshmi nga komandantėt e gjeneralėt rusė. Pr. Arshi shkruan se jo vetėm nė Himarė, por nė tė gjitha rajonet e Shqipėrisė, banorėt shprehnin simpati pėr Rusinė. (Ai hedh njė ide interesant kur shkruan se “njė ndėr arsyet e shkatėrrimit tė Voskopojės, nė vitin 1769, nga ana e bejlerėve tė Myzeqesė tė shtyrė nga Porta, ishte se qytetarėt e Voskopojės shprehnin haptazi simpatinė pėr Rusinė”).

Pikėrisht nė kėto ngjarje e ka zanafillėn dhe Batalioni Shqiptar i Ballakllavit. Sipas Pr.Arshit dhe disa autorėve tė tjerė, tė dhėnave dhe dokumenteve tė institucioneve zyrtare tė Perandorisė Ruse dhe tė shtetit tė sotėm rus, pjesėmarrja e shqiptarėve nė luftėrat ruso-turke solli dhe njė emigrim tė konsiderueshėm tė shqiptarėve drejt Rusisė. Mbas nėnshkrimit tė Paqes sė Kuēuk-Kainarxhisė, nė vitin 1774, shumė shqiptarė qė kishin marrė pjesė nė luftė pėrkrah Rusisė, pėr arsye tė ndryshme vendosėn tė emigronin nė Rusi. Sipas burimeve zyrtare ruse, vetėm nė kėtė periudhė kanė emigruar mbi 1000 shqiptarė, kryesisht himarjotė, por edhe disa shqiptarė nga Morea.. Nė shumė materiale qė kam gjetur, shpjegohet si janė transportuar kėta emigrantė, si janė trajtuar, ku janė vendosur fillimisht etj. Por emigrimi i shqiptarėve ka vazhduar edhe nė vitin 1776. Mbas bashkimit tė Krimesė me Rusinė, emigrantėt shqiptarė sė bashku me emigrantė grekė janė vendosur nė Ballakllav dhe nė shtatė fshatra midis Ballakllavit dhe Jaltės.(Ballakllavi nė atė kohė ka qenė njė liman i vogėl, por qė me kohė ėshtė zgjeruar duke u kthyer mė vonė nė njė nga bazat e rėndėsishme ushtarake, madje nė epokėn sovjetike ėshtė vlerėsuar si njė bazė tepėr e rėndėsishme ushtarako-detare) Tė dhėna tė ndryshme na tregojnė se edhe mbas luftės ruso-turke tė viteve 1787-1789, shqiptarė tė tjerė qė kishin marrė pjesė nė luftė sė bashku me grekė, u shpėrngulėn vullnetarisht nė Rusi dhe, sipas njė dekreti tė Ekaterinės II, atyre ju dhanė toka nė periferi tė qytetit tė Odesės.

Valėt e emigracionit

Ka tė dhėna se njė valė tjetėr emigrimi e shqiptarėve, ka ndodhur gjatė sundimit rus nė Korfuz, nė vitet 1799-1807, kur shumė suljotė dhe himarjotė shėrbyen nė trupat e Admiralit Ushakov. Dokumentet vėrtetojnė se ata kishin krijuar dhe njė njėsi ushtarake tė quajtur reparti i “gjahtarėve shqiptarė” me komandantė oficerė shqiptarė, nėn komandėn e eprorėve rusė.

Siē kanė shkruar shumė autorė, pėrfshijė edhe tė kohės sė sotme, pikėrisht prej kėtyre emigrantėve shqiptarė kanė marrė emrin dy rrugėt e njohura tė Odesės, (Rruga e Madhe Arnaute dhe Rruga e Vogėl Arnaute), qė sot janė ndėr rrugėt kryesore nė kėtė qytet, pėr tė cilat do tė flasim mė poshtė.

Duke kėrkuar, kam arritur tė gjej disa tė dhėna interesante nga institucione zyrtare ruse e ukrainase si dhe nga autorė rusė dhe ukrainas, qė janė marrė me historinė e kėtij batalioni, tė dhėna nga botimet e ndryshme pėr qytetin e Odesės, artikuj e shkrime nė shtypin e kohės apo kujtime e shkrime nga autorė rusė e tė huaj etj. Sigurisht jo tė plota, por me shpresė se specialistėt e kėsaj fushe do t’i thellojnė kėrkimet dhe do tė krijojnė njė kuadėr mė tė plotė tė kėsaj historie …..

Nė faqen e internetit tė Ministrisė Jashtme tė Rusisė, nė kapitullin Marrėdhėniet historike tė Rusisė me vendet ballkanike, ndėrmjet tjerave thuhet: “Luftėrat ruso-turke shėrbyen si katalizatorė tė demonstrimeve antiturke, jo vetėm tė popujve sllavė. Nė kėtė periudhė, Rusia ishte kthyer nė kundėrshtarin mė serioz tė Perandorisė Osmane, dhe nga shqiptarėt shihej si njė aleat potencial. Nėn ndikimin e fushatės sė Pjetrit I, tė vitit 1711, u aktivizua lėvizja pėr pavarėsi e Himarės – zonė malore nė Jug tė Shqipėrisė, me popullsi dominuese ortodokse. Nga gjysma e dytė e shekullit tė XVIII ka filluar emigrimi i shqiptarėve nė Rusi. Nxitje pėr kėtė ka shėrbyer lufta ruso-turke 1768-1774. Mbas nėnshkrimit tė Paqes sė Kuēuk-Kainarxhisė (1774), numri i emigrantėve shqiptarė qė kanė shkuar nė Rusi, bashkė me familjet e tyre i ka kaluar 1 mijė vetė. Mė vonė ka vazhduar pėrsėri emigrimi i shqiptarėve drejt Rusisė. Shumica e shqiptarėve, do me thėnė e arnautėve, janė vendosur nė Krime dhe nė Novorusi, pėr tė cilat na flasin edhe emrat e rrugėve Arnaute nė Odesė…”.

Nė shumicėn e shkrimeve tė vjetra dhe tė reja pėr historinė e themelimit tė qytetit tė Odesės, pa tjetėr do tė pėrmendet emri i shqiptarėve, herė si themelues tė kėtij qyteti, herė pėr rrugėt qė mbajnė emra shqiptarė, herė pėr ndonjė trashėgimi materiale qė ka mbetur nga shqiptarėt, herė pėr ndonjė fjalė shqip qė pėrdoret edhe sot nė tė folmen e veēantė tė Odesės apo pėr ndonjė pasardhės tė shquar tyre….

Por a kanė lidhje shqiptarėt qė jetojnė sot nė Ukrainė me ata qė emigruan nė atė periudhė nė rrethinat e Odesės?



Nė pjesėn e dytė do tė lexoni:

-Shqiptarėt e Ukrainės
-Ē’ndodhi me trupėn e Ballakllavės
-Arnautėt dhe Rusia

http://www.gazetadita.al/batalioni-s...oi-per-rusine/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 19.6.2015, 17:26   2
Citim:
Shqiptarėt qė krahasoheshin me kozakėt
Shaqir Vukaj

Vijon nga numri i kaluar

Nė Ukrainė jeton njė komunitet prej rreth 5 mijė shqiptarėsh, por ata nuk kanė asnjė lidhje me pasardhėsit e atyre shqiptarėve qė luftuan pėrkrah ushtrisė ruse ose si pjesė e saj kundėr Turqisė dhe qė emigruan nė Rusi. Sipas pėrcaktimit tė sotėm zyrtar ukrainas, shqiptaret e Ukrainės janė njė pakicė kombėtare shqiptare e njohur zyrtarisht, qė kanė dhėnė kontributin e tyre pėr zhvillimin e krahinės sė Novorusisė. Sipas shumė burimeve dhe studimeve, kryesisht tė autorėve sovjetikė, por edhe sipas shumė tė dhėnave dhe tregimeve tė kėtyre banorėve qė edhe sot e quajnė veten shqiptarė, paraardhėsit e tyre kanė shkuar nga rajoni i Korēės, fillimisht nė Bullgari (nė rajonin e Slivenit), mė vonė janė sistemuar nė afėrsi tė Varnės dhe prej andej, nėpėrmjet Rumanisė, kanė shkuar dhe kanė zėnė vend nė Perandorinė Ruse, nė rajonin e Karakurtit (afėr Izmaillovit, jo larg Odesės). (Si student nė Moskė, unė kam pasur shokė dhome dy studentė nga Karakurti, njėri shqiptar i pastėr nga nėna dhe babai, ndėrsa tjetri, kushėri i tij, me nėnė shqiptare dhe baba bullgar).

Nė vitet 1861-1862 njė pjesė e shqiptarėve tė Karakurtit janė larguar dhe janė vendosur nė Zaporozhje, ku jetojnė edhe sot. (Nė vitin 2000 kam takuar nė Shėn Peterburg njė shqiptar nga Zaporozhja, Profesor i Fakultetit Juridik tė Universitetit tė kėtij qyteti, i cili shprehej me krenari pėr origjinėn e tij dhe nė pasaportė ruante kombėsinė shqiptare). Qė nga vitit 1991, mbas shpėrbėrjes sė Bashkimit Sovjetik dhe krijimit tė shtetit tė pavarur tė Ukrainės, ata janė shtetas ukrainas, por si shqiptarė, pėrpiqen tė ruajnė gjuhėn e zakonet e tė parėve, pavarėsisht nga vėshtirėsitė, mungesa e shkollės nė gjuhėn shqipe, e gjuhės sė shkruar etj.

Ndėrmjet shumė materialeve tė shkruara pėr batalionin shqiptar nuk kam gjetur asgjė, qoftė edhe njė ide apo mendim, qė tė lidhė historinė e shqiptarėve tė kėtij batalioni me shqiptarėt e Karakurtit e Zhaporozhjes.



Shqiptarė, grekė..?

Sipas disa autorėve, historia e shqiptarėve tė kėtij batalioni duhet parė e lidhur me disa tė dhėna tė tjera rreth vendbanimeve shqiptare pėrreth qytetit tė Odesės, ose me trashėgiminė e mbetur deri nė kohėn e sotme nė kėtė qytet. Bėn pėrshtypje fakti se nė shumė artikuj e studime pėr batalionin shqiptar tė Ballakllavit, pranohet nė mėnyrė kategorike faktori shqiptar, por nė disa prej tyre, megjithėse pėrmendet ky faktor, pėrmendet emėrtimi pėr ta si grekė. Disa autorė bėjnė sikur shqiptarėt e grekėt nuk dallohen dhe i quajnė me njė emėr tė pėrbashkėt, disa tė tjerė i quajnė herė shqiptarė herė grekė, madje ndonjė i pėrmbledh me njė emėr si grekė-arnautė, ndėrsa ndonjė tjetėr i quan grekė shqiptarė. Sipas disa studiuesve rusė, nė ato kohėra, me emrin grekė nuk kuptohej kombėsia, sepse me kėtė emėr nėnkuptoheshin edhe shumė popuj e kombe tė tjerė tė besimit ortodoks, ku pėrfshiheshin dhe ortodoksėt e Shqipėrisė.

Nė shumė shkrime tė studiuesve rusė e ukrainas, thuhet se emigrantėt shqiptarė e grekė qė kishin pėrfunduar nė rrethinat e Odesės, kishin trajtim tė posaēėm, madje u bėheshin shumė favore. Sipas njė studimi tė I.Ivanenkos, botuar nė “Ruskie. Org”, dt.22.4.2014, me fondet e shtetit, atyre u ndėrtoheshin shtėpi, kisha, spitale, pėr 20 vjet ata liroheshin nga taksat. Secilit i jepej njė shumė parash si dhe ushqim falas pėr njė vit etj. Atyre u krijohej mundėsia pėr tė shėrbyer nė ushtrinė ruse, madje u lejohej tė krijonin njėsinė e vet ushtarake, qė e krijuan dhe qė u quajt Trupa Ushtarake Shqiptare e qė komandohej nga oficerė shqiptarė e grekė. Kjo trupė, nė kohė paqeje ishte nėn juridiksionin e guvernatorit tė Azovit, ndėrsa nė kohė lufte, tė Kolegjit Ushtarak (qė nė atė kohė luante rolin e Ministrisė sė Mbrojtjes). Pėr kompletimin e Trupės parashikohej regjistrimi vullnetar si dhe rekrutimi i personave tė kombėsive shqiptare dhe greke, qoftė nė gubernat ruse (gubernė-ndarje territoriale-administrative nė Perandorinė Ruse) qoftė jashtė shtetit (nė Greqi, Shqipėri, Dalmaci etj.). Sipas disa studiuesve, Trupa Shqiptare, pėr nga favoret qė i bėheshin nga organet shtetėrore ruse, mund tė krahasohet me Trupat Kozake, qė kishin njė trajtim tė posaēėm nė Perandorinė Ruse.

Mbas bashkimit tė Krimesė me Rusinė (1783), pėr Perandorinė Ruse mbetej problem kontrolli mbi popullsinė vendase, pėr nėnshtrimin e sė cilės u pėrdor edhe Trupa Shqiptare (nė dokumentet ruse thuhet se nė vitin 1779 ja kishin ndryshuar emrin dhe quhej regjimenti grek, por pavarėsisht nga emri i ri, nė qarqet ushtarake dhe nė popull vazhdonte tė njihej si Trupa Shqiptare) qė nė vitin 1784 u transferua nė Ballakllav, nga ku edhe mori emrin Regjimenti Kėmbėsor Grek i Ballakllavit. Sipas dekretit tė posaēėm tė Careshės Ekaterinė, regjimenti pėrbehej nga 1762 vetė, por sipas regjistrit tė pagesave, nė vitin 1784, pa filluar lufta ruso-turke, paguheshin 587 ushtarakė. Nė vitet 1784-1785, krahas shqiptarėve dhe grekėve nė kėtė regjiment u pėrfshin edhe armenė, italianė dhe tatarė tė Krimesė. Sipas dokumenteve tė arkivave ushtarake ruse, me fillimin e luftės ruso-turke tė viteve 1787-1791 u rrit numri i vullnetarėve shqiptarė dhe grekė.

Nė njė artikull, tė botuar mė 19 qershor 2012, nė revistėn e Shoqatės Ndėrkombėtare Ushtarako-Historike, historia e kėtij batalioni pėrshkruhet si mė poshtė:

“Trupa luftarake greke (shqiptare).

Mė 28 mars 1775 u formua Trupa Luftarake Shqiptare nga shqiptarė dhe grekė, tė cilėt gjatė luftės ruso-turke kanė shėrbyer nė flotėn ruse dhe u vendosėn nė rrethinat e kėshtjellave Kreē dhe Enikalle.

3 gusht 1779, Trupa Luftarake Shqiptare u shndėrrua nė regjiment grek.

19 prill 1795, ushtarakėt e divizioneve tė lira greke dhe tė regjimentit grek u transferuan nė Odesė dhe prej tyre u shkėputen shqiptarėt, prej tė cilėve u formua Divizioni Shqiptar.

20 maj 1797, Divizioni Shqiptar u transferua nė lagjet e jashtme tė Odesės dhe u shpėrnda.

22 tetor 1803, nga ushtarakėt e Divizionit Shqiptar tė shpėrndarė u formua Batalioni Grek i Odesės, ndėrsa Batalioni Grek ekzistues u quajt i Ballakllavit.

24 nėntor 1819, tė dy batalionet u bashkuan nė njė.

1859, Batalioni i Ballakllavit u shpėrnda”.



odesaGojėdhėnat dhe Elena Saranda

Sipas disa autorėve, gjatė 80 vjetėve tė ekzistencės sė tij, batalioni shqiptar konsiderohej si njė njėsi unikale luftarake nė pėrbėrje tė ushtrisė ruse. Ai ka luajtur njė rol tė rėndėsishėm pėr kolonizimin dhe asimilimin e Krimesė dhe tė Kaukazit. Nė ditarin luftarak tė batalionit pėrshkruhen gjashtė fushata luftarake, nė tė cilat ka marrė pjesė Rusia nė shekujt XVIII-XIX. Pėr heroizmat e kėtij batalioni janė thurur legjenda, prandaj edhe i ėshtė dhėnė Urdhri i Gjergjit Fitimtar, urdhri mė i lartė ushtarak nė Rusinė e atyre kohėve, rivendosur pėrsėri nė vitin 1992 nga presidenti Jelcin.

Nuk e di nė se ėshtė legjendė apo e vėrtetė, por disa herė ėshtė shkruar pėr njė njėsi ushtarake tė pėrbėrė nga vajza, motra dhe bashkėshorte tė shqiptarėve tė kėtij batalioni. Nė shumė studime e shkrime flitet pėr njė vizitė qė ka bėrė Caresha Ekaterinė nė Krime, ku krahas Sevastopolit etj, ajo shkoi dhe nė Ballakllav. Aty e pėrshėndeti dhe njė njėsi, e quajtur “Njėsia e Amazonave”. Siē kanė shkruar shoqėruesit e saj, ato ishin motrat, vajzat apo bashkėshortet e ushtarakėve shqiptarė tė Batalionit tė Ballakllavit. Autori i pėrshkruan “amazonat”, “tė veshura me kostume shqiptare, tė qėndisura me ar dhe gajtanė, me zbukurime ari dhe pendė mbi koka, me fytyra qė rrezatonin hirėsi tė papėrshkrueshme” qė i pėlqyen shumė Ekaterinės, prandaj i dha gradėn “kapitene e amazonave” dhe i dhuroi njė unazė me brilante komandantes, Elena Sarandės (bėn pėrshtypje mbiemri i saj, Saranda).

Ndėrsa princi i Austrisė, Sharl Jozef de Linj, qė e shoqėronte Ekaterinėn, si i ftuar nderi, shkruante mė vonė: “Unė nuk pashė kėtu fytyra tė pambuluara grash, me pėrjashtim tė batalionit tė Shqiptareve qė ishin vendosur nė Ballakllav: 100 gra dhe vajza tė armatosura me pushkė, bajoneta dhe heshta na dolėn pėrpara pėr tė na nderuar”.

Ndėrmjet shumė materialeve qė lidhen me historinė e shqiptarėve tė kėtij batalioni mė ka tėrhequr vėmendjen libri “Tregime historike pėr Krimenė”, botuar nė vitin 1887, i autorit A.Umanca. Ndėrmjet tjerave, kur shkruan pėr grekėt-arnautė, autori bėn njė shėnim, ku thotė se ata ishin shqiptarė qė emigruan nė Rusi dhe u vendosėn nė Ballakllav, ku krijuan “Trupėn Luftarake Shqiptare”. Ndėrmjet tjerave, ai pėrshkruan me hollėsi se si komandantėt rusė angazhonin shqiptarėt (nė kėtė kapitull autori i quan shqiptarė) tė luftonin nėpėr pyje e shkėmbej (si njerėz qė ishin rritur nėpėr pyje e male, atje ku rusėt nuk mund tė luftonin) kundėr tatarėve. Ndėrmjet tė tjerave ai bėn edhe njė shėnim pėr lexuesin, ku shpjegon se nuk duhen ngatėrruar shqiptarėt me grekėt qė jetonin prej shumė vitesh nė Krime.



Isadora Dunkan

Shumė studiues shkruajnė se batalioni shqiptar fillimisht u caktua pėr ruajtjen e kufijve. Gjatė kėrkimeveisadora-duncan-sergei-yesenin pėr kėtė batalion, kam hasur njė tė dhėnė interesante: Nė njė dyqan antikuarėsh dhe librash tė vjetėr nė Moskė, ėshtė ekspozuar dhe njė gravurė e vitit 1837, e autorit francez O.Raffe (njė ndėr piktorėt-litografė francezė tė shquar tė shekullit XIX) titulluar “Shqiptarėt – rojat bregdetare, Ballakllav”. Ndėrsa shkrimtari i njohur polak Josef Kashevski, qė para 150 vjetėsh kishte shkuar nė Odesė, ndėrmjet tjerave i kishte bėrė pėrshtypje tė veēantė paraqitja e shqiptarėve, pėr tė cilėt shkruante kėshtu: “Kėtu shikon shqiptarė me fustanellė tė bardhė, jelek ngjyrė shege, ēorape tė zeza dhe kėpucė me majė”.

Ndėrmjet shkrimeve pėr shqiptarėt e Odesės kam gjetur njė pėrshkrim interesant nga balerina me famė botėrore, bashkėshortja e poetit tė madh rus, Sergej Esenin, amerikania Isadora Dunkan, e cila shkruante: “Kam qenė nė vendin e braktisur, mė saktė tė atyre shqiptarėve qė janė bėrė banorė tė Odesės. Kam parė pamje tragjike, shtėpi tė djegura, bagėti tė grabitura nga turqit dhe kullota tė shkatėrruara. Atyre s’ju kishte mbetur gjė tjetėr veēse tė emigronin nė Odesė”. (Nė tė gjitha jetėshkrimet dhe tė dhėnat qė jepen pėr veprimtarinė e Isadora Dunkanit, pėrmendet fakti se ajo ka qenė nė Shqipėri (nė Sarandė) nė vitin 1913, ku ka parė pasojat e tmerrshme tė Luftės Ballkanike dhe tė masakrave tė bandave greke kundėr popullsisė shqiptare dhe bashkė me vėllanė e saj, kanė ndihmuar refugjatėt shqiptarė.



Rrugėt arnaute

Si kujtim i atyre kohėve nga shqiptarėt dhe si dėshmi e vėrtetim i pranisė dhe rolit tė tyre pėr ngritjen e qytetit tė Odesės, aty ndodhen dy rrugė tė quajtura Rruga e Madhe Arnaute (Shqiptare) dhe Rruga e Vogėl Arnaute (Shqiptare), pėr tė cilat, tė gjithė studiuesit qė janė marrė me Batalionin Shqiptar, shkruajnė se ato e kanė marrė emrin pikėrisht prej shqiptarėve tė kėtij batalioni. Tė dyja kėto rrugė ndodhen nė pjesėn qendrore tė qytetit tė Odesės dhe tė dyja, sidomos e Madhja konsiderohet si ndėr rrugėt kryesore, mė tė zhurmshme, mė tė gjalla dhe nga mė tė bukurat e qytetit. Ajo ka filluar tė quhej zyrtarisht me kėtė emėr nė vitin 1821, dhe gjatė viteve, nė vartėsi me ndryshimet politike, pushtetarėt disa herė ja kanė ndėrruar emrin, por nė popull ajo vazhdonte tė quhej Rruga e Madhe Arnaute, deri sa nė vitin 1994, ja kanė kthyer zyrtarisht kėtė emėr qė mban edhe sot. Edhe Rrugės sė Vogėl Arnaute, pushtetarėt i kanė ndryshuar shumė herė emrin, por populli vazhdonte ta quante me emrin e vjetėr dhe nė vitin 1994, u quajt pėrsėri zyrtarisht Rruga e Vogėl Arnaute.

Duket se emri arnaut apo shqiptar i tėrheq banorėt e Odesės dhe duke ecur nė traditėn e vjetėr, nė vitin 2013 , nė qendėr tė Odesės ka filluar punėn njė hotel me emrin Arnauti (Shqiptari).

Nė faqen e internetit “Forumi i Odesės” ku flitet pėr “Rrugėn e Madhe Arnaute” ndėrmjet tjerave thuhet: “Emri Arnautja e Madhe i ka rrėnjėt nė fillim tė shekulli XIX, kur midis rrugėve tė sotme Belina dhe Kanata ka ekzistuar njė “sllobodkė” (kėshtu quheshin disa qendra tė banuara nė Rusi para heqjes sė Bujkrobėrisė, sepse njerėzit aty konsideroheshin tė lirė), e cila me urdhėr tė princit Rishelje (Francezi i njohur Rishelje mbasi iku nga Franca, pėr disa vite ka jetuar nė Odesė dhe ka luajtur njė rol tė rėndėsishėm pėr jetėn dhe zhvillimin e kėtij qyteti) u popullua me ushtarė arnautė ose ndryshe shqiptarė. Me kalimin e viteve, gjatė ndėrtimeve tė qytetit ajo u “tret”, por u “rrit” me dy rrugė paralele, njėra prej tė cilave, pėr t’u dalluar, u quajt e Vogla, ndėrsa mė vonė mori emrin edhe Rruga Madhe Arnaute ”.



Themelues tė Odesės dhe buka arnaute

Gazeta “Gjermania ruse” dt.2.3.2012, shkruante “Nė vitin 1791, mbas luftės ruso-turke, emigrantėt shqiptarė i vendosėn nė bregun e limanit tė Thatė, qė mė vonė u quajt fshati i Arnautėve (sot Aleksandrovka). Njė pjesė e shqiptarėve tė vendosur nė Odesė shėrbyen nė ushtrinė ruse. Nga emigrantėt shqiptarė dhe grekė u organizuan tri kompani divizioni me nė krye emigrantin e parė shqiptar nė Odesė, kapiten Bixhilin. Shqiptarėt e tjerė, nė shumicė u morėn me artizanat dhe tregti. Sipas tė dhėnave gjeografiko-historike tė Odesės, qė atėherė ka filluar ndarja e rrugėve Arnaute (Shqiptare) nė Rruga e Madhe Arnaute (Shqiptare) dhe Rruga e Vogėl Arnaute (Shqiptare). Ėshtė e vėrtetė se nė rrugėt Shqiptare, krahas tjerave filloi tė lulėzonte biznesi i hotelerisė, qė vazhdon edhe sot”

Odesa ėshtė qytet relativisht i ri, themeluar nė vitin 1794. Sot ėshtė porti mė i madh dhe ndėr tre qytetet kryesore tė Ukrainės, me mbi njė milion banorė. Nė faqen e internetit tė Bashkisė sė Odesės shkruhet: “Mė 2 shtator 2015 do tė pėrkujtohet 221 vjetori i themelimit tė qytetit tė Odesės…. Banorėt e parė tė Odesės kanė qenė grekėt, italianėt dhe shqiptarėt….” (Theksojmė se nė shumė materiale tė botuara pėr historinė e Odesės, turizmin nė Odesė etj. thuhet se themeluesit e qytetit tė Odesės kanė qenė grekėt, italianėt dhe shqiptarėt).

Me rastin e 220 vjetorit tė nėnshkrimit tė dekretit tė posaēėm pėr sistemimin e grekėve dhe shqiptarėve nė “Odessit. Ua” tė dt.19 prill 20015 shkruhej: “Mė 19 (30) prill 1795 ka dalė dekreti pėr vendosjen nė Odesė tė grekėve dhe shqiptarėve qė i kanė shėrbyer Rusisė nė luftėn e fundit nė arkipelag. Po kėtė ditė kanė dalė dekretet pėr krijimin e divizionit tė pėrberė nga tri kompani….Po ashtu u formua njė “Komision i posaēėm pėr grekėt dhe shqiptarėt”, pėr zgjidhjen e tė gjitha problemeve tė porsaardhurve”.

Sipas Enciklopedisė sė Emigracionit Rus tė vitit 1997, historiani, filologu dhe kritiku i njohur letrar, Pr.P.M. Bixhili, personalitet i shquar i Rusisė (1879-1953), ėshtė pasardhės i njė familje fisnikėsh shqiptarė. Pėr tė shkruhet se ai ėshtė pasardhėsi i kapedan Bixhilit, qė konsiderohet si emigranti i parė shqiptar qė ka shkuar nė Odesė.

Ėshtė interesant edhe njė fakt tjetėr. Nė rajonet jugore tė Ukrainės ėshtė i pėrhapur njė varietet gruri i hershėm, i qėndrueshėm ndaj thatėsirės, qė vazhdon tė kultivohet dhe sot, qė quhet “Arnaut”, pėr tė cilin thuhet se e kanė sjellė shqiptarėt e ardhur nė Odesė nė atė periudhė. Nė Odesė dhe jo vetėm aty, pėrdoret njė lloj buke qė vendasit e quajnė “Arnaute”. Kjo lloj buke prodhohet edhe nė Shėn Peterburg dhe siē mė ka thėnė para disa vitesh, shefja e katedrės sė gjuhės shqipe nė Universitetin e Shėn Peterburgut, Pr.G.Entrei, kėtė lloj buke e kanė prodhuar shqiptarė tė ardhur pėrpara shumė viteve nga Odesa nė Shėn Peterburg dhe, qė atėherė ėshtė pėrhapur nėpėr qytet dhe vazhdon tė prodhohet edhe sot dhe tė gjithė e njohin si bukė shqiptare, madje edhe fabrika qė e prodhon quhet “Arnaute”.

Kėto kam arritur tė mėsoj pėr kėtė batalion shqiptar dhe pasardhėsit e tyre. Natyrshėm lindin shumė pyetje pėr historinė e bashkatdhetarėve tanė dhe pasardhėsit e tyre. Shumė pyetje e dyshime lindin edhe pėr faktin se perse historiografia jonė nuk ka shkruar pėr ta, pėr mė tepėr qė kėta shqiptarė ishin nga krahina shqiptare e Himarės… Dokumentet e studimet e plota nga specialistė pėr historinė kėtyre shqiptarėve, nga njėra anė do ishin kontribut pėr historinė e popullit tonė, por do tė ishin njė dėshmi mė shumė pėr tė vėrtetuar shqiptarėsinė e Himarės.

http://www.gazetadita.al/shqiptaret-...in-me-kozaket/
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 16:06.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2018
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.