Kthehu   Kreu > D1 > 1757-2012: Shtetet Shqiptare > 1928-1939: Mbretėria I
 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 10.2.2015, 22:07   1

Shkrim i cituar 1930: Traktati i miqėsisė dhe i tregtisė me Japoninė


Citim:
Me Japoninė ėshtė nė fuqi ende traktati i miqėsisė dhe tregtisė
Nga Kastriot Dervishi mė 10/02/2015

Marrėdhėniet midis shtetit shqiptar dhe Japonisė

Japonia ishte njė prej fuqive tė mėdha qė nuk e luftoi ēėshtjen shqiptare. Mė 18 janar 1919, u hap zyrtarisht nė Paris, Konferenca e Paqes, ku rolin kryesor e kishin fuqitė e mėdha: SHBA, Britania e Madhe, Franca, Italia dhe Japonia. Mėtime tė drejtpėrdrejta mbi Shqipėrinė kishin paraqitur Mbretėria Serbo – Kroato – Sllovene (e krijuar mė 1 dhjetor 1918), Greqia si dhe Italia.


Votimi pro Shqipėrisė nė Lidhjen e Kombeve

Nė vitin 1920 shteti shqiptar filloi tė njihej nė arenėn ndėrkombėtare. Mirėpo i rėndėsishėm ishte akti i pranimit tė Shqipėrisė si nė radhėt e Lidhjes sė Kombeve, selia e sė cilės ishte nė atė kohė nė Gjenevė tė Zvricrės.

Mė 17 dhjetor 1920 ēėshtja kaloi nė Asamblenė e Pėrgjithshme tė Lidhjes sė Kombeve. Nė fillim tė seancės fjalėn e mori pėrfaqėsuesi i Afrikės sė Jugut (dominon britanik) Lordi Robert Cecil si dhe pėrfaqėsuesi i Kanadasė (dominon britanik) N. W. Rowell, tė cilėt propozuan pranimin e Shqipėrisė nė Lidhjen e Kombeve. Nė votim kėrkesa shqiptare mori votat e 35 shteteve qė ishin: Afrika e Jugut, Australia, Belgjika, Bolivia, Brazili, Britania e Madhe, Kandaja, Kili, Kina, Kolumbia, Kuba, Danimarka, Spanja, Franca, Greqia, Guatemala, Haiti, India, Italia, Japonia, Liberia, Nikaragua, Norvergjia, Zelanda e Re, Panamaja, Paraguaj, Holanda, Peruja, Portugalia, Rumania, Salvadori, MSKS, Siami, Ēekosllovakia. Nuk morėn pjesė nė votim Argjentina, Hondurasi, Persia, Polonia, Uruguaj dhe Venezuela. Pra sikurse shihej Japonia ėshtė ndėr 35 shtetet qė njohėn shtetin shqiptar.


Deklarata e Parisit

Pas mbarimit tė konferencės sė paqes, Japonia ishte njėra nga 4 fuqitė e mėdha. Ajo votoi rezolutėn e Konferencės sė Ambasadorėve, mori mė 9 nėntor 1921 vendimin e njohjes sė pavarėsisė sė shtetit shqiptar me disa rektifikime tė vogla kufitare. Ky vendim i pėrbėrė nga 4 pika, shprehte qartė njohjen e pavarėsisė sė Shqipėrisė, pėrcaktonte ngritjen e komisioneve kufitare tė pėrbėra nga 4 fuqitė nėnshkruese, si dhe ndyshonte pak kufirin ekzistues nė rajonet e Shkodrės, Prizrenit, Gollobordės dhe Linit. Nė kėtė mėnyrė, sipas pikave “b” dhe “c”, disa fshatra tė Gollobordės dhe tė Prizrenit i kalonin MSKS-sė. Deklarata u nėnshkrua nga pėrfaqėsues tė Britanisė sė Madhe, Italisė, Francės dhe Japonisė, pėrkatėsisht Harding of Penshurst, Bonin, Jules Cambon, K. Ishii.

Ky ishte akti mė i rėndėsishėm kėtė kohė pėr shtetin shqiptar. Pas kėtij akti filloi caktimi i kufirit nė vend. Pėrfaqėsuesi i Japonisė nuk mori pjesė nė komisionet vendore tė caktimit tė kufijve pėr mosnjohje territori. Nė kėtė mėnyrė komisioni u pėrbė nga pėrfaqėsues tė 3 shteteve tė tjera.


Vrasja e Telenit dhe komisioni hetimor

Ndėrsa komisioni i kufijve vazhdoi punėn nė terren pėr pėrcaktimin e kufijve, grekėt vranė mė 27 gusht 1923 kryetarin e kėtij komisioni gjeneral Erico Telinit, i cili po vinte nga Greqia pėr nė Shqipėri. Para vrasjes sė tij, komisioni e kishte ndarė kufirin nė 3 seksione. Pėr tė hetuar ēėshtjen, u caktuar pikėrisht nė krye tė komisionit pėrfaqėsuesi i Japonisė. Mė 15 shtator 1923, komisioni ndėrkombėtar hetimor i kryesuar nga japonezi Simpugia, me pėrbėrjen e kol.Berogna (italian), kol.Hareus (britanik) dhe kol.Lacomb (francez), u nis nga Brindizi, mbėrriti nė Vlorė dhe filloi nga puna mė 18 shtator.

Nė pėrfundim, komisioni e shpalli fajtor Greqinė dhe ajo pranoi kushtet e vendosura nga fuqitė e mėdha.


Shteti shqiptar i kohės kishte marrėdhėnie tė mira me fuqitė e mėdha. Politika e shtetit shqiptar nė kohėn e drejtimit tė tij nga Ahmet Zogu prirej drejt fqinjėsisė sė mirė si dhe njė qėndrimi dinjitoz nė raport me shtetet e tjera. Largėsia e Japonisė me Shqipėrinė, bėnte qė hapat pėr lidhjen midis dy vendeve tė ishin mė tė ngadalshme, por gjithsesi tė sinqerta. Fillimisht ēėshtjet e Shqipėrisė i mbulonte legata e Japonisė nė Athinė. Pas vitit 1931, kėtė funksion e mori legata e Japonisė nė Romė.

Nga ana e tij shteti shqiptar bėrė vazhdimisht pėrpjekje pėr tė vendosur njė seli diplomatike nė Japoni. Nė dokumentet e vitit 1937 rezulton se ishte vendosur pėr hapjen e njė konsullatė nderi nė Osaka tė Japonisė. Kjo konsullatė mendohet se do ishte hapi i parė drejt ngritjes sė njė legate nė kėtė shteti,



Traktati me Japoninė i vitit 1930

Marrėveshja mė e avancuar midis dy vendeve qė tregonte vullnetin e mirė tė popujve shqiptar e japonez, ishte traktati i miqėsisė e tregtisė i vitit 1930, i cili ka ngelur deri nė ditėt tona i paprekur. Ishte data 20 qershor 1930 koha kur Shqipėria dhe Japonia lidhėn njė traktat miqėsie dhe tregtie qė u nėnshkrua nė Athinė. Shkėmbimi i ratifikimeve u bė mė 11 qershor 1931 dhe hyri nė fuqi mė 26 qershor 1931. Traktati skadonte mė 26 qershor 1934, por vazhdonte tė ishte nė fuqi tacitisht, pandėrprerė. Ky traktat ėshtė regjistruar nė Sekretarinė e Pėrgjithshme tė Lidhjes sė Kombeve mė 17 shtator 1931, me nr.2820, datė 17.9.1931 dhe ėshtė botuar nė volumet e kėsaj lidhjeje. Traktati nuk ėshtė denoncuar nga asnjė prej shteteve. Traktati ėshtė ratifikuar nė vendet pėrkatėse.



Traktati

Traktat miqėsie dhe tregtie midis Shqipėrisė dhe Japonisė

Naltmadhnia e Tij Mbreti i Shqiptarėve dhe Naltmadhnia e Tij Imperatori i Japinisė, tė frymėzuar prej dėshirės qė tė forcojnė marrėdhėniet miqėsore qė ekzistojnė midis shteteve tė tyre dhe zhvillimin e raporteve tė tyre tregtare, kanė vendosur tė pėrfundojnė njė Traktat Miqėsie dhe Tregtie. Pėr kėtė qėllim kanė emėruar fuqiplotėt e vet pėrkatės, d.m.th.:

-Zotin Ali Asllani – ministėr rezident nė Athinė

-Zotin Nabutaro Kavashima Jushii – i dėrguar i klasit tė tretė tė Urdhrit Imperial tė Thesarit tė Shenjtė, i dėrguar i jashtėzakonshėm e fuqiplotė nė Athinė,

tė cilėt mbasi i kumtuam shoqi – shoqit letrat e tyre fuqiplote qė u gjetėn nė formėn e mirė dhe tė duhur, kanė vendosur nenet qė vazhdojnė:



Neni 1

Do tė ketė paqe tė pėrhershme dhe miqėsi tė patundshme midis Mbretėrisė Shqiptare dhe Imperatorisė sė Japonisė si dhe midis shteteve pėrkatėse.



Neni 2

Palėt e larta kontraktuese vendosin qė pėrfaqėsuesit diplomatikė tė sė cilės prej tyre do tė qenė, nė tokėn e tjetrės traktatin e nėnshkruar prej parimeve tė sė drejtės komune ndėrkombėtare.



Neni 3

Secila prej palėve tė larta kontraktuese do tė ketė tė drejtė tė emėrojė kryekonsuj, konsuj, nėnkonsuj dhe agjentė konsullorė pėr t’i bėrė tė qėndrojnė nė tė gjitha portet dhe vendet e tokės sė palės tjetėr kontraktuese, nė tė cilat kanė leje tė qėndrojnė po kėto zyrtarė konsullorė tė ndonjė shteti tjetėr.

Kėto zyrtarė konsullorė do tė gėzojnė nėn rezervė reciprociteti nė tokat e tjetrės, po ato tė drejta, privilegje dhe ekzembicione qė u janė ose do t’u jenė akorduar zyrtarėve konsullorė tė kombit mė tė favorizuar.



Neni 4

Palėt kontraktuese detyrohen t’i akordojnė njėra – tjetrės reciprokisht traktatin e kombit mė tė favorizuar pėr sa i pėrket tregtisė, tė drejtat doganore dhe lundrimi si dhe lirinė pėr tė hipur, udhėtuar, qėndruar, banuar si dhe ushtrimin e mjeshtėrive , tregtisė, industrisė dhe traktatin kombėtar ose traktatin e kombit mė tė favorizuar pėr sa i pėrket barrėve tė taksave dhe vendosjet e drejtpėrdrejta ose tė tėrthorta.



Neni 5

Ky traktat do tė ratifikohet dhe ratifikimet do tė shkėmbehen nė Athinė, sa mė shpejt tė jetė e mundur. Do tė hyjė nė fuqi 15 ditė pas shkėmbimit tė ratifikimeve dhe do tė mbesė nė veprim pėr njė afat prej 3 vjetėsh, duke u nisur prej hyrjes nė fuqi.

Me gjithė kėtė, nė qoftė se nuk do tė denoncohet 6 muaj para mbarimit tė kėtij afati, do tė zgjatet tacitisht pėr njė afat tė pacaktuar dhe do tė jetė atėherė i denoncueshėm nė ēdo kohė, duke mbetur nė veprim pėr 6 muaj duke u nisur nga dita e denoncimit.

Nė besim tė secilės, fuqiplotėt kanė nėnshkruar dhe e kanė veshur me vulat e tyre.

Bėrė nė Athinė nė dy ekzemplarė nė gjuhėn frėnge, ditėn e 20 tė muajit tė 6-tė tė vitit tė postė Showas qė i pėrket datės 20 qershor 1930.



Pėr Japoninė: N.Kawashima

Pėr Shqipėrinė: Ali Asllani

(Botohet nga origjinali me korrektim letrar)

(“Fletorja Zyrtare”, 15 janar 1931)



Miratimi i traktatit nė Parlament



Traktati u shtrua pėr miratim nė mbledhjen e Parlamentit shqiptar mė 1 dhjetor 1930. Kryetari i Parlamentit shtroi pėr bisedim marrėveshjen tregtare e tė miqėsisė lidhur midis Shqipėrisė dhe Japonisė. Komisioni i punėve tė jashtme e kishte diskutuar ēėshtjen mė 20.11.1930, duke i dėrguar Parlamentit njė raport. Komisioni i pėrbėrė prej deputetėve Kostaq Kotta (kryetar, por edhe kryetar i Parlamentit), Hysen Vrioni, Fejzi Alizoti, Tefik Mborja (sekretar i Parlamentit), Milto Tutulani, Andon Beēa, Abdurrahman Dibra (anėtarė), mori nė diskutim traktatin nė fjalė, tė cilin njėzėri e votoi dhe ia paraqiti pėr miratim Parlamentit, i cili e miratoi po ashtu njėzėri (“Bisedimet e Parlamentit”, Tiranė 1930, faqe 175 – 176).



Dekretimi



Teksa Parlamenti dha miratimin e tij, Mbreti Zog shpalli dekretin. Nė fund tė tekstit origjinal, janė pėrfshirė kėto fjalė:

“Zogu I, Mbret i Shqiptarėve, dekreton aprovimin dhe miratimin e Traktatit tė Miqėsisė dhe tė Tregtisė, lidhur midis Shqipėrisė dhe Japonisė i votuar prej Parlamentit sipas shkresės nr.836, datė 8.12.1930”.

http://gazeta55.al/japonine-eshte-ne...-dhe-tregtise/
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 03:33.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.