Kthehu   Kreu > D1 > 1757-2012: Shtetet Shqiptare > 1943-1944: Mbretėria II (Shqipėria e bashkuar II)
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 19.1.2015, 22:10   1

Shkrim i cituar 1944: Britanikėt: Plani i "Ballit Kombėtar" pėr federatėn shqiptaro-greke


Citim:
Britanikėt: Plani i Ballit Kombėtar pėr federatėn shqiptaro-greke nė vitin 1944
Erald Kapri

Nė vitin 1944, njė marrėveshje e propozuar nga nacionalistėt shqiptarė pėr ata grekė pėr tė pasur njė bashkėpunim deri nė krijimin e njė federate greko-shqiptare ka hasur nė spekulime tė shumta. Mungon njė qasje shteruese pėr kėtė zhvillim mjaft interesant nė pranverėn e vitit 1944, kjo edhe pėr shkak tė dokumentacionit tė pakėt. Ndėrsa historiografia shqiptare (ajo greke ėshtė duke u marrė me kėtė ēėshtje) nuk ka ende njė shpjegim tė plotė mbi kėtė iniciativė interesante tė Ballit Kombėtar dhe qeverisė shqiptare tė atij viti, nė ndihmė vjen edhe dokumentacioni voluminoz britanik.

Balli Kombėtar nisi njė sipėrmarrje ndryshe nė fillim tė vitit 1944, duke pasur si prioritet luftėn kundėr komunizmit dhe nė veēanti ekspansionit jugosllav, qė po dukej mė afėr triumfit (Disa historianė e shohin mė shumė si iniciative tė qeverisė sė Mehdi Frashėrit dhe jo tė Ballit Kombėtar). Nėpėrmjet njė gazetari dhe personaliteti si Dhimitėr Fallo, kreu i Ballit Mithat Frashėri hapi mundėsinė e bashkėpunimit me Greqinė, deri nė krijimin e njė federate, duke pasur si mundėsi pėrfshirjen edhe tė Turqisė nė tė, nė mėnyrė qė tė ndalohej komunizmi e nė veēanti rritja e ndikimit sllav pas lufte. Frashėri propozoi kufirin e vitit 1939, respektimin e minoriteteve, komandėn ushtarake nė rast lufte ta drejtonte Greqia, por Shqipėrisė t’i njihej e drejta qė brenda kufirit tė saj tė kishte Kosovėn dhe Dibrėn.

Pavarėsisht se nuk pati arritje konkrete apo marrėveshje, nga arkivi britanik zbulohet se ka pasur zhvillime interesante nė palėn greke.

Letra e Mithat Frashėrit drejtuar Dhimitėr Fallos nė Selanik, mė 10 maj 1944, ishte gjetur e plotė nga britanikėt dhe, bashkė me tė, edhe dokumentacioni zyrtar nga qeveria shqiptare e letrave kredenciale.

Por bashkė me to ėshtė edhe njė dokument me komentet e njė majori britanik Mallkeous, i cili i drejton ato drejt Ministrisė sė Jashtme nė Londėr pėr tė marrė njė mendim nė lidhje me kėtė zhvillim. Pjesa interesante e dokumentit britanik ėshtė fakti se bisedimet kanė qenė tė ndara. Pra, qė Balli Kombėtar ka tentuar tė kontaktojė forcat nacionaliste greke, ndėrsa nga ana e qeverisė shqiptare tė kontaktohet qeveria greke. Majori britanik informon se propozimet e Ballit Kombėtar duket se kishin zgjuar nė njė pjesė tė madhe tė zyrtarėve grekė nė atė kohė. Sipas tij, mjaft oficerė grekė ishin dakord qė Shqipėria tė kishte brenda saj Kosovėn dhe Dibrėn. Ata shihnin me mjaft shqetėsim bashkėpunimin qė kishte nisur mes komunistėve shqiptarė dhe atyre grekė. Majori britanik vlerėsonte se njė marrėveshje ushtarake mes nacionalistėve tė tė dy vendeve ishte plotėsisht e mundur dhe pėr kėtė ai i kėrkoi Londrės zyrtare tė mbajė qėndrim pėr kėtė ēėshtje.

Nė kėtė situatė, dokumentacioni britanik vjen nė ndihmė pėr tė zbardhur kėtė zhvillim interesant tė Luftės sė Dytė Botėrore nė Shqipėri. Pavarėsisht se nuk u arrit asgjė, duket se pala greke kishte pasur njė interesim tė gjerė nė lidhje me propozimet e Ballit Kombėtar. Nėse kjo do tė realizohej, atėherė nė njė situatė pas lufte, tė favorshme pėr tė dyja palėt, Shqipėria do tė kishte Kosovėn dhe Dibrėn si kundėrpeshė e rritjes sė ndikimit nga Jugosllavia, gjė pėr tė cilėn nacionalistet grekė ishin mjaft tė shqetėsuar. Gjithsesi, pavarėsisht se grekėt ishin dakord me kėtė propozim, kufiri i vitit 1939 duket se ka pasur probleme pėr ta nisur nga fakti se kėrkesa pėr Epirin e Veriut dhe Shqipėrinė e Jugut ishte pjesė e ėndrrės sė nacionalizmit grek.

Propozimet e Mithat Frashėrit, kreut tė Ballit Kombėtar dhe njohės i mirė i Greqisė si ish-ambasadori i Shqipėrisė nė vitet ‘20, duket se nuk kaluan pa rėnė nė sy. Kėto propozime u diskutuan mjaft gjerėsisht e madje duke unifikuar qėndrime tė shumta mes nacionalistėve tė tė dy vendeve. Por kėto propozime unifikuan edhe qėndrimin e Ballit Kombėtar dhe qeverisė shqiptare tė drejtuar nga Mehdi Frashėri. Xhavit Leskoviku do tė pėrfaqėsonte qeverinė nė kėto bisedime, ndėrsa Koēo Kota zogistėt dhe Selman Riza pėr Kosovėn. Bisedime pėr njohje tė Shqipėrisė sė 1944-s u kėrkua dhe nga Turqia neutrale nėpėrmjet Ragip Frashėrit, por pa rezultat. Mjaft detaje mbi bisedimet, si dhe tė dhėna nga pala greke jepen edhe nga historiania Sonila Boēi nė studimin e saj mbi minoritetet, e cila pėrdor edhe kujtimet e Athanasios Krisohut, i cili kishte luajtur rolin e ndėrmjetėsit. Boēi mbron tezėn se Dhimitėr Fallo ishte pėrfaqėsues i qeverisė shqiptare dhe kėrkoi bashkėpunimin e qeverisė greke.

Historiani shqiptar, Stavri Dajo, nga Universiteti i Selanikut, ka botuar njė studim tė plotė nė lidhje me kėto bisedime, pėr tė cilat ai thotė se u vu nė dijeni edhe qeveria kuislinge greke, por edhe ajo nė mėrgim qė qėndronte nė Kajro. Duke pėrdorur dokumentacionin grek, qė ai e cilėson sėrish tė pakėt, arrin nė konkluzionin se kjo marrėveshje ishte mė tepėr spekulative, nisur nga fakti dhe koha kur propozohej. Madje, ngjarjet rrodhėn aq shpejt, sa dy pėrfaqėsues si Koēo Kota dhe Xhavit Leskoviku do tė arrestoheshin nga komunistėt grekė nė Selanik dhe do t’u dorėzoheshin komunistėve shqiptarė dhe, sė bashku me Bahri Omarin, do tė gjykoheshin me vdekje. Dhimitėr Fallo do tė kapej dhe do tė ekzekutohej nga komunistėt grekė, tė cilėt konfiskuan pothuaj dokumentacionin e plotė qė ai kishte me vete


Faksimile e dokumentit britanik, qė dėrgon nė Londėr raportin e bisedimeve mes nacionalistėve shqiptarė dhe grekė

Dokumenti nr 1
Referenca GCA/303 15 korrik 1944 
Drejtuar: Kėshilltarėve nė Ministrinė e Jashtme

1-Dėshirojmė tė shikonit pėrkthimin e kėtyre dokumenteve shqiptare tė ardhura nga Italia.
2-Nuk kemi pasur asnjė tė dhėnė qoftė nga pala greke me instruksionet qė jepen nga Balli Kombėtar, nėse ato kanė arritur diēka. I kam bėrė telegram edhe oficerit kryesor nė zonėn e Zervės, nėse ka ndonjė informacion nė lidhje me kėtė ēėshtje.
3-Nė tė njėjtėn kohė besoj se disa qarqe nė Ministrinė e Jashtme Greke kėtu janė duke menduar me tė njėjtėn linjė tė ngjashme nga ajo qė jepet dhe ndiqet nga Balli Kombėtar dhe janė duke e ngritur ēėshtjen nė shtabin e pėrgjithshėm grek, pėr njė mundėsi bashkėpunimi lokal mes partizanėve shqiptare dhe atyre grekė nė zonėn e Epirit tė Veriut, pėr tė cilėn ata shpresojnė se do tė jetė njė formė mirėkuptimi midis Shqipėrisė dhe Greqisė.
4-Pėr shembull, kam dėgjuar oficerė individualė qė thonė se Greqia duhet tė mbėshtesė pretendimet e Shqipėrisė mbi Kosovėn dhe Dibrėn.
5-Nė rast tė njė mundėsie qė njė marrėveshje e tillė ushtarake mund tė na dalė para nga shtabi i pėrgjithshėm grek, do tė donim mendimin tuaj. Majori Mallkeous Korrespondenca e plotė 20 Qershor 1944 Mė poshtė janė 3 dokumente tė pėrkthyera tė plota. Ato tregojnė pėr propozimin e njė aleance politike dhe ushtarake mes qeverisė aktuale shqiptare dhe disa elementėve grekė. Dokumentet origjinale u inspektuan nga oficerėt e ndėrlidhjes nė vend dhe u vlerėsuan tė vėrteta. Letra shoqėruese mbi to ėshtė e shkruar nga Komiteti Antifashist Nacionalēlirimtar me njė ton tė rėndė dhe aspak koherent. Ato ngrenė shqetėsime mbi pikat 3 dhe 7 nė dokument. Mes individėve qė janė nė letėr qė ende nuk janė dėnuar si tradhtarė, janė Koēo Kota, Xhavit Leskoviku dhe Bahri Omari.


Nr1 
Shqipėria e Shqiptarėve, Vdekje Tradhtarėve
Shqipėria e Lirė 10 maj 1944 
Komiteti Qendror i Balli Kombėtar nr 191/7

Z. Dhimitėr Fallo nė Selanik
I dashur z. Fallo!

I kemi marrė letrat e tua tė datave 18 dhe 23 prill. Tė falėnderojmė pėr gjithēka ke bėrė deri tani dhe ne shpresojmė qė pėrmes pėrpjekjeve tė tua tė arrijmė tė materializojmė diēka. Z. Xhavit Leskoviku ėshtė nisur pėr Athinė dhe pa dyshim qė u ka takuar pėr t’u dhėnė njė fond tė vogėl pėr ju. Sipas planit tonė, ju do tė jenė pėrfaqėsuesi i Ballit Kombėtar, z. Leskoviku do tė jetė pėrfaqėsuesi i qeverisė, z. Koēo Kota pėr partinė zogiste, si dhe z. Selman Riza pėr Kosovėn. Bashkė me ju si pėrfaqėsues i Ballit Kombėtar do tė jetė edhe z. Koēo Tasi dhe, bashkė me tė, kemi vendosur edhe kushte tė mira pėr 3 vite. Bashkė me kėtė letėr ne po ju dėrgojmė pasaportė, si dhe letrat e pėrfaqėsimit. Po ju pėrmendim edhe njė herė pikat, nė tė cilat marrėveshja jonė duhet tė bazohet:

1-Derisa ēėshtja e aleancės sonė nė formėn e njė federate varet nga situata e mundshme e pasluftės, pėr mė tej tė dyja palėt e konsiderojnė veten e tyre nga sot nė dispozicion tė realizimit tė kėtij plani (e bėrė me shkrimin e vetė Mithat Frashėrit, ku shton: Le ta provojmė)
2-Baza e aleancės duhet tė jetė pavarėsia dhe sovraniteti i plotė pėr tė dyja palėt.
3-Kufiri greko-shqiptar duhet tė deklarohet solemnisht ai i vitit 1939.
4-Tė nėnshkruajmė njė pakt mosagresioni, njė aleancė sulmi dhe mbrojtjeje, si dhe njė pakt ushtarak.
5-Marrėveshje ekonomike mes dy vendeve.
6-Tė ndryshojmė sa mė shpejt aleancėn nė njė tjetėr mes Greqisė, Shqipėrisė dhe Turqisė.
7-Nė rast tė njė lufte, komanda e lartė ushtarake do tė jetė nė Greqi.
8-Si rezultat i kėsaj marrėveshjeje, tė dyja palėt do tė paraqiten nė Konferencėn e Paqes me njė qėllim tė vetėm – pėr tė respektuar politikėn e secilit vend. Greqia duhet tė angazhohet qė tė respektojė kėrkesėn shqiptare mbi Kosovėn dhe Dibrėn, nė mėnyrė qė nė tė ardhmen tė dyja vendet tė pėrballen me kėrcėnimin sllav, si dhe me rrezikun pėrtej Adriatikut (e bėrė me shkrimin e vetė Mithat Frashėrit, ku shton: pretendimi ynė mbi Kosovėn dhe Dibrėn ėshtė i bazuar nė Kartėn e Atlantikut).
9-Nėse ēėshtja e minoriteteve ngrihet, kjo duhet tė shėrbejė mė shumė si njė pjesė qė afron popujt tanė, sesa i mban larg ata. Pėr mė shumė, kini parasysh qė minoritetet do trajtohen mirė nė tė dyja vendet dhe do tė kenė tė drejtat e tyre.

Tė fala
Kryetar: Mithat Frashėri Vula e Komitetit Qendror tė Ballit Kombėtar



Nr.2 
Shqipėria e Shqiptarėve, Vdekje Tradhtarėve
Shqipėria e Lirė 11 maj 1944 
Komiteti Qendror i Balli Kombėtar

Z. Dhimitėr Fallo ėshtė autorizuar nga Komiteti Qendror i organizatės nacionaliste Balli Kombėtar tė negociojė dhe tė nėnshkruajė me partitė nacionaliste greke nė bashkėpunim me anėtarėt e tjerė tė caktuar nga Komiteti pėr kėtė qėllim. Firmosur: Kryetari i Komitetit Qendror tė Ballit Kombėtar, Mithat Frashėri



Nr3 
Shteti Shqiptar
Ministria e Punėve tė Jashtme

Tiranė, 4 Maj 1944

Ministria e Punėve tė Jashtme e shtetit shqiptar u lutet autoriteteve civile dhe ushtarake tė ngarkuara nė rendin publik nė tė gjitha vendet tona mike tė lejojnė z. Dhimitėr Fallo, i cili ndodhet jashtė vendit me mision, si dhe t’i ofrojnė atij nėse i nevojitet ndihmė dhe mbrojtjeje.

Firmosur dhe vulė:
Ministri i Punėve tė Jashtme, Bahri Omari.

http://www.panorama.com.al/britanike...ne-vitin-1944/
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 06:20.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.