Kthehu   Kreu > D1 > 1757-2012: Shtetet Shqiptare > 1914-1920: Principata I
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 13.9.2013, 23:07   1

28-29 dhjetor 1915: Beteja e Durrėsit, Lufta e Parė Botėrore


Citim:
1915, si u shuan serbėt nė Durrės
SHPENDI TOPOLLAJ

Emri:  Situata-e-7-tetorit-1915-kur-ushtria-serbe-tėrhiqet.jpg
Shikimet: 397
Madhėsia:  50,4 KBVetėm ndihma e Esat Pashė Toptanit shpėtoi serbėt nga asgjėsimi. Kėshtu, francezėt, italianėt dhe britanikėt luftuan pranė Durrėsit kundėr flotės austro-hungareze pėr llogari tė Beogradit. E pėrjavshmja “Investigim” publikon pėr herė tė parė nė gjuhėn shqipe njė fragment nga libri “Lufta detare nė Adriatik, pėrmbledhje kujtimesh, studimesh dhe dokumentesh qė shėrbejnė pėr historinė e Luftės sė Parė Botėrore nga A. Thomazi, kapiten anijeje nė rezervė, botuar nė Paris nė vitin 1927. Oficeri i forcave ushtarake-detare franceze analizon ecurinė e veprimeve luftarake nė detin Mesdhe nė periudhėn e Luftės sė Parė Botėrore. Nga libri u zgjodh periudha e fund-vitit 1915, ku flitet pėr njė nga dy betejat detare mė tė mėdha tė Luftės I Botėrore, tė zhvilluara nė Adriatik pėrballė Durrėsit.

Nga Thanas Mustaqi

Nė njė nga katastrofat planetare, siē ėshtė Lufta e Parė Botėrore (1914-1918), edhe Shqipėria, sidomos deti Adriatik, ishte njė nga teatrot mė tė rėndėsishėm, ku u pėrplasėn “dinosuarėt” e kohės. E pėrjavshmja “Investigim” publikon pėr herė tė parė nė gjuhėn shqipe njė fragment nga libri “Lufta detare nė Adriatik (La guerre navale dans l’Adriatique), pėrmbledhje kujtimesh, studimesh dhe dokumentesh qė shėrbejnė pėr historinė e Luftės sė Parė Botėrore. Libri ėshtė shkruar nga A. Thomazi, kapiten anijeje nė rezervė, dhe u botua nė Paris nė vitin 1927. Oficeri i forcave ushtarake-detare franceze analizon ecurinė e veprimeve luftarake nė detin Mesdhe nė periudhėn e Luftės sė Parė Botėrore. Nga libri kemi zgjedhur periudhėn e fundit tė vitit 1915-fillim i vitit 1916, ku flitet pėr njė nga dy betejat detare mė tė mėdha tė Luftės I Botėrore, tė zhvilluara nė Adriatik pėrballė Durrėsit. Nė 1914, Serbia u pushtua nga Austro-Hungaria. Nė vjeshtėn e vitit 1915 ushtria e vet, e shoqėruar nga njė mori refugjatėsh civilė, u detyrua tė tėrhiqej pėrballė ofensivės austriaek. Ajo filloi njė marshim dy-mujore pėrmes Kosovės, Malit tė Zi dhe Shqipėrisė nė portin shqiptar tė Durrėsit, nga ku ishte evakuar nga aleatėt. Gjatė rrugės shumė ushtarė serbė dhe civilė vdiqėn nga uria dhe numri i viktimave mendohet tė jetė deri nė 150.000. Ishin ata serbė qė kishin bėrė krime tė rėnda kundėr shqiptarėve, por qė u katandisėn si mos mė keq nė Luftėn I Botėrore. Nga ana tjetėr autori francez tregon pėr atė ndihmė tė pamerituar qė i dhanė ushtrisė serbe Franca, Italia dhe Britania e Madhe, qė bėnė ēmos tė mundnin austriakėt nė Adriatik.

SULMI MBI BEOGRAD

Mė 5 tetor 1915 ushtria austriake me ndihmėn e kontingjenteve tė konsiderueshme gjermane filloi njė sulm energjik kundėr Beogradit, tė cilin serbėve iu desh ta evakuonin mė 9 tetor. Detashmenti detar francez, qė ndodhej nė Serbi qysh nga nėntori i vitit 1914 me tre topa 140-milimetrash, nėn komandėn e togerit Piko, mori pjesė nė mbrojtjen e kryeqytetit, por u detyrua tė tėrhiqej bashkė me garnizonin, pasi asgjėsoi paraprakisht topat e vet. Pasi kapėrceu mijėra vėshtirėsi, arriti mė 17 nėntor nė Selanik dhe atje u imbarkua pėr tė shkuar nė Francė.

NGA T’IA MBANIN?

Mė 10 tetor bullgarėt nga ana e vet u hodhėn nė ofensivė. Tre divizione franceze, qė kishin zbarkuar nė Selanik, u kujdesėn me tė gjitha forcat gjatė disa ditėve tė ruanin ndėrlidhjen me ushtrinė serbe. Kjo e fundit, pas njė pėrpjekjeje tė dėshtuar pėr tė ēarė nė lindje, u detyrua tė fillonte tė tėrheqjen nė drejtim tė Adriatikut; kjo tėrheqje ishte jashtėzakonisht e vėshtirė jo vetėm si pasojė e epėrsisė numerike tė kundėrshtarit, por dhe pėr mungesė rezervash ushqimore dhe municionesh. Qysh nė fillim tė operacionit qeveria franceze po merrej me sigurimin e furnizimit tė kėsaj ushtrie nėpėrmjet rrugės nga perėndimi. Fillimisht u pėrgatit tė organizonte njė bazė nė Sarandė, pastaj hoqi dorė nga kjo gjė nėn ndikimin e pozicionit qė kishte zėnė Greqia. Vlora, bazė italiane, pothuajse nuk kishte komunikime me rajonet e brendshme tė vendit; Ulqini kishte vetėm njė mol tė vogėl ankorimi; Tivari po sulmohej nga ana e Kotorrit. Shėngjini dhe Durrėsi kishin mbetur dy pikat e vetme, nė tė cilat mund tė bėhej imbarkimi. Duke marrė nė konsideratė faktin se tėrheqja e ushtrisė serbe u bė nė dy drejtime, njė pjesė nėpėrmjet Malit tė Zi, njė pjesė nė pjesėn qendrore tė bregdetit shqiptar, u bė domosdoshmėri pėrdorimi i dy porteve. Mirėpo stina e vėshtirėsoi evakuimin: Shėngjini kishte kapacitet vetėm pėr njė gjysmė-duzine anijesh tė vogla; skela e Durrėsit, mė e zgjeruar, ishte e hapur ndaj erėrave qė fryjnė nga perėndimi dhe jug-perėndimi, tė cilat shkaktojnė atje dallgė tė mėdha. Gjithsesi, nuk kishte zgjidhje tjetėr.

NEGOCIATAT

U deshėn negociata tė gjata mes aleatėve pėr tė arritur njė marrėveshje mė 13 nėntor, momentet kryesore tė sė cilės ishin kėto: Britanisė sė Madhe iu ngarkua furnizimi, kostoja e tė cilit shpėrndahej midis saj, Francės dhe Rusisė; midis serbėve dhe malazezėve, nė mėnyrė tė tillė qė tė mos kishte kurrfarė dallimi midis ushtrisė dhe popullsisė sė mbetur; gjithēka e transportuar duhej tė pėrqendrohej nė Brindizi, kurse flota italiane nė bashkėveprim me anijet aleate duhej tė siguronte mbulimin e lėvizjes sė anijeve tė transportit nėpėr detin Adriatik. Operacionet e furnizimit duhej tė fillonin menjėherė. Nė tė njėjtėn kohė italianėt dėrguan kontingjente tė konsiderueshme nė Vlorė dhe Durrės.

AUSTRIAKĖT NĖ SHĖNGJIN, DURRĖS, VLORĖ

Rifillimi i lundrimit nė Adriatikun e Poshtėm varej nga aktiviteti i flotiljeve austriake. Anijet nga Kotorri kishin vendosur pengesa me mina nė shumė pika pranė bregdetit shqiptar. Mė 23 nėntor midis Brindizit dhe Durrėsit anija “Helgoland” dhe destrojerėt nga Shibeniku fundosėn njė velierė dhe avulloren italiane “Palatine” tė ngarkuar me miell. Tė nesėrmen avullorja franceze “Harmonic” u godit nga njė nėndetėse nė portin e Shėngjinit dhe iu nėnshtrua bombardimit ajror nga avionė; mė 3 dhjetor italianėt humbėn anijen e transportit tė trupave “Umberto” dhe destrojerin “Intrepido”, tė cilat u hodhėn nė erė nga minat afėr Vlorės. Mė 5 dhjetor njė flotilje nga Kotorri, e kryesuar nga luftanija “Novara”, bombardoi Shėngjinin dhe mbyti dy avullore italiane, njė greke dhe disa veliera. Mė nė fund, nėndetėsja jonė [franceze] “Fresnel”, qė po patrullonte nė gjirin e Drinit, u mbyt rastėsisht natėn e 4-5 dhjetorit nė grykėderdhjen e Bunės. Ekuipazhi i saj, qė gjeti strehim nė njė ishullth ranor, u kap rob pasi u mbrojt burrėrisht pėrballė mitralozave, me tė cilėt ishin armatosur motoskafėt “Huszar’ dhe “Warasdiner”; austriakėt e asgjėsuan nėndetėsen me zjarr artilerie. Nė Durrės flotilja nga Shibeniku mbyti katėr veliera.

ANIJET E SHOQĖRIMIT

U bė i domosdoshėm organizimi nė mėnyrė mė tė frytshme i mbulimit tė anijeve tė shoqėrimit. Ministri italian i forcave detare kėrkoi pėr kėtė gjė mbėshtetje nga aleatėt dhe filloi tė kėrcėnojė me ndėrprerjen e furnizimit tė ushttrisė serbe, nėse atij nuk do t’i ktheheshin dy divizione tė destrojerėve francezė, tė cilėt duhej tė vinin ditėt e para tė tetorit pėr shoqėrimin e anijeve tė transportit me trupat me destinacion nė Selanik. Nėntė destrojerė 800-tonėsh dhe tre 400-tonėsh u kthyen nė Brindizi me tri nėndetėse tė reja; tetė destrojerė italianė u drejtuan pėr kėtu nga Venecia. Qysh atėhere tė gjitha avulloret, qė drejtoheshin nė bregdetin shqiptar, filluan tė shoqėroheshin nga destrojerė dhe kryqėzorė aleatė. Tri nėndetėse (franceze, angleze ose italiane) ndodheshin vazhdimisht nė sektorėt e pėrcaktuar midis Dubrovnikut dhe Shėngjinit; shėrbimi i tyre ishte i rėndė pėr shkak tė motit me fortunale, por edhe i rrezikshėm, si pasojė e vigjilencės nė rritje tė kundėrshtarit dhe organzimit prej tij tė disa qendrave tė mbrojtjes kundėr-nėndetėse, tė cilat ishin tė gatshme tė kundėrvepronin me shpejtėsi, sapo tė konstatohej njė nėndetėse. Sulmeve tė tyre iu nėnshtruan nėndetėset “Archimede”, “Ampere” dhe “Messidor”, tė cilat shpėtuan vetėm nė saj tė manovrimit tė shpejtė dhe mjeshtėror. Kėto nėndetėse siguruan karvanėt e anijeve, tė cilat aty nga fundi i dhjetorit filluan tė vijnė rregullisht.

MBYTJA E NĖNDETĖSES “MONGUE”

Flotilja e Shibenikut, qė kishte nė pėrbėrje tė saj destrojerėt mė tė mirė austriakė, kaloi mė 20 dhjetor nė Kotorr, me qėllim qė tė orvatej tė bėnte njė sulm tė befasishėm nė rajonin e Durrėsit. Koha e pafavorshme, kurse pastaj mjegulla gjatė disa ditėve, penguan daljen nė det. Mė nė fund, nė orėn 3 tė 29 dhjetorit “Helgoland”, i shoqėruar nga destrojerėt 800-tonėsh “Tatra”, “Balaton”, “Czepel”, “Triglav” dhe “Lika”, doli nė det dhe mori kursin drejt jugut.

Dy nėndetėset tona [franceze] kishin zėnė pozicione nė rajonin e Kotorrit, “Monge” drejt jugut dhe “Archimede” - drejt veriut. Kjo e fundit sulmoi gjatė ditės dhe mbyti me silurė avulloren austriake “Kupa”; e ndjekur nga avionėt, ajo pėsoi disa dėme nga bombat.

Mė 28 dhjetor “Monge” ndodhej nė pozicione 15 milje drejt jugut nga hyrja nė Kotorr. Gjatė karikimit tė akumulatorėve afėr orės 4 tė mėngjesit, ajo vuri re flotiljen austriake. Meqenėse iu desh tė pėrdorte periskopin e shkurtėr tė natės, komandanti i nėndetėses toger Morillo zhyti nėndetėsen nė njė thellėsi tė vogėl dhe dha urdhėr pėr sulm. Duke u ndodhur nė pozitė tė volitshme pėr sulm me silurė tė njėrit prej destrojerėve, “Mingue” papritur mori njė goditje tė tmerrshme, tė shkaktuar nga “Helgoland-i”, tė cilin ajo nuk e vuri re nė errėsirė dhe i cili, nga ana e vet, nuk e pa…

PARA DURRĖSIT

Pasi mblodhi marinarėt francezė [tė nėndetėses sė mbytur “Monge”], flotilja austriake rifilloi operacionin dhe nė orėn 7 u shfaq para Durrėsit. “Helgoland-i” dhe “Balaton-i” qėndruan pėr tė bėrė mbulimin, kurse katėr luftanijet e tjera kaluan bri bovės, qė shėnonte pengesėn me mina, tė vendosur nga italianėt disa ditė mė parė, hynė nė port dhe mbytėn njė avullore dhe disa barka me vela. Nė kėtė kohė dy topa fushorė hapėn zjarr kundėr tyre nga bregu, dhe ata (austriakėt) filluan tė dalin nga po ajo rrugė. Dy destrojerėt e parė kaluan shėndoshė e mirė; “Lika” dhe “Triglav”, qė u batuan paksa majtas, qė tė shmangnin predhat, ranė nė mina. “Lika” shkoi nė fund nė ēast, kurse te “Triglav-i” vetėm njė sektor u zhyt dhe doli jashtė funksionit makineria.

Komandanti i flotiljes, pasi vendosi tė ndėrpriste operacionin dhe tė ktheheshin nė Kotorr, urdhėroi “Czepel-in” tė rimorkionte “Triglav-in”. Sapo “Czepel-i” bėri rimorkimin nė njė nga helikat e veta, atė e zėvendėsoi “Tatra” dhe tė gjitha anijet u drejtuan nė Kotorr.

“Helgoland-i” njoftoi paraprakisht Kotorrin me radio se pėrforcimet ishin gati tė ndėrhynin.

Ndėrkaq, nė orėn 6 e 30 minuta, radiostacioni i Durrėsit njoftoi Brindizin pėr shfaqjen e armikut. Pėr mė se njė orė u hoqėn nga spiranca “Dartmouth-i” dhe “Quarto-ja”; nė orėn 8 e 30 minuta doli nė det divizioni i Parė i destrojerėve francezėve, i prirė nga “Casque”; nė orėn 9 e 30 minuta shefi kryesor i detit admirali Kutineli dėrgoi fill pas tij “Nino Bixio-n” nėn flamurin e admiralit Belini, “Weymouth-in” dhe katėr destrojerė italianė tė tipit “Abba”.

NDJEKJA

“Dartmouth-i” dhe “Quarto-ja” u nisėn drejt Kotorrit, pėr t’i prerė armikut rrugėn e tėrheqjes. Nė mesditė ndodheshin njėzet milje nė jug tė kėtij porti dhe u nisėn paralelisht me bregun e detit drejt Durrėsit, pėrballė divizionit francez, tė cilin e gjetėn nė orėn 13 e 30 minuta nė rajonin e kepit Punta Menders [Mali Zi, afėr Kotorrit – “Investigim”]. Nė kėtė moment grupi “Nino Bixio” ndodhej nė veri-perėndim tė grupit “Dartmouth” paralel me Tivarin.

Rreth orės 14 flotilja austriake, qė po ndiqte ngadalė rrugėn pėrgjatė bregut, vuri re nga larg tymin qė nxirrnin anijet e aleatėve. Ajo nuk i dinte me saktėsi forcat e tyre, por ata ndodheshin midis flotiljes austriake dhe bazave tė saj. Situata ishte kritike. Komandanti i “Helgoland-it” urdhėroi tė merrej ekuipazhi i “Triglav-it” nė destrojerėt e tjerė dhe e braktisi kėtė anije, pasi u pėrpoq ta lėshonte nė fund tė detit me zjarr artilerie; “Czepel-i”, i cili mundi tė jepte njė shpejtėsi jo mė shumė se 20 nyja, pėr shkak tė rimorkimit nė helikė, shkoi nė jug; “Helgoland-i” iku nė jug-perėndim me shpejtėsi tė plotė (29 nyja) me “Balatonin” dhe “Tatra-n”.

Komandanti i “Dartmouth-it”, duke parė armikun, qė ishte ndarė nė dy grupe, u hodh nga “Quarto-ja” pėr tė ndjekur “Helgoland-in” dhe e drejtoi “Casque-ėn” dhe divizionin e tij mbi “Czepel-in” dhe “Triglav-in”. Por “Czepel-i” u fsheh; “Casque-a”, pa vėrejtur se “Triglav-i” ishte braktisur, e bombardoi me zjarr artilerie dhe, pasi lėshoi njė silurė, e fundosi; pastaj divizioni shkoi drejt tymėrave, qė u dukėn nė jug-perėndim.

Kjo ndjekje, kohė pas kohe e shoqėruar me shkėmbim zjarri, vazhdoi gjatė gjithė pasditės. “Helgoland-i”, duke pasur njė epėrsi tė vogėl nė shpejtėsi ndaj kryqėzorėve tė aleatėve, shkoi nė drejtim tė bregut italian, qė tė arrinte tė fitonte distancė dhe tė shkonte drejt veriut, megjithatė, sa herė qė ai fillonte tė devijonte drejt veriut, distanca shkurtohej dhe qitja bėhej gjithmonė mė aktive.

VETĖM DĖMTIME TĖ LEHTA

Si rezultat i disa goditjeve nė shenjė tė predhave tė lėshuara nga “Dartmouth-i”, kryqėzori austriak pati vetėm dėmtime tė lehta dhe shpejtėsia e tij nuk u pakėsua; “Czepel-i”, qė kishte pastruar helikėn dhe kishte rivendosur shpejtėsinė e tij, iu bashkua detashmentit nė orėn 16 e 45 minuta. “Nino Bixio-ja” dhe “Weymouth-i”, ashtu si dhe divizioni francez, e ndiqnin kundėrshtarin nė njėfarė distance, nė vend qė t’i prisnin rrugėn; gjithmonė e mė tepėr ia afrohej bregdetit italian, gjė qė rriste dhe rreziukun pėr tė. Nė orėn 17, duke u ndodhur vetėm pesė milje nga Bari, ai filloi tė devijonte nga rruga e vet. Distanca u shkurtua, dhe aleatėt sėrish bėnė qitje artilerie nga 9.000 metra: zjarri ishte i dendur, por shumė i shpėrndarė. Por erdhi nata; nė orėn 17 dhe 30 minuta errėsira u bė pothujase e plotė, dhe austriakėt, duke u ndodhur vetėm 7.000 metra nga grupi mė i afėrt, rrėshqitėn nga kundėrshtarėt e tyre dhe u kthyen nė Shibenik mė njė lėvizje ekonomizuese me bunkerėt e qymyrit pothuajse boshe. “Kaiser Karl VI”, “Budapest”, “Aspern”, “Novara” dhe afėr 10 destrojerė, qė dolėn nga Kotorri, qė tė mbulonin tėrheqjen e tyre, nuk patėn rast tė ndėrhynin. Nė Brindizi brigada e kryqėzorėve tė korracuar, si dhe divizioni i destrojerėve ndodheshin nė gatishmėri pėr tė dalė nė det; por mungesa e tė dhėnave tė sakta dhe ngurrimi nga disa keqkuptime penguan dėrgimin e pėrforcimeve, tė cilat padyshim do tė luanin rol vendimtar, nėse do tė ishin futur nė veprim nė kohėn e pasmesditės.

Kundėrshtari humbi dy nga destrojerėt e vetė mė tė mirė, gjė qė ishte njė goditje e ndjeshme pėr tė, goditje qė e bėri, tė paktėn pėr njėfarė kohe, mė pak energjike dhe e detyroi tė mos ndėrmerrte aventura tė reja. Aleatėt, megjithatė, patėn kėtė ditė nė det njė epėrsi tė trefishtė nė forca mbi kundėrshtarin. Atyre i mungonte uniteti i drejtimit, i cili mund t’u jepte fitore tė plotė.

FATI NĖ DUART E FRANCEZĖVE

Duke filluar nga mesi i dhjetorit, doli nė pah se riorganizimi i ushtrisė serbe nė bregdetin lindor tė Adriatikut me objektiv rifillimin e luftės ishte i pamundur dhe se mbeturinat e kėsaj ushtrie, tejet tė lodhur, tė pakėsuar sė tepėrmi si rezultat i sėmundjeve, qė kishte humbur nė njė masė tė konsiderueshme pjesėn materiale, duhej tė rihidhej pėr kėtė qėllim nė ndonjė pikė larg teatrit tė veprimeve luftarake.

Misioni ushtarak francez, nė krye tė tė cilit ndodhej gjenerali dė Mondezir (de Montdésir), zbarkoi mė 22 dhjetor nė Shėngjin. Mbreti serb Petar I, qė kishte mbėrritur nė Durrės, u dėrgua nė Vlorė i shoqėruar nga divizioni franko-italian i destrojerėve; qeveria serbe dhe princi serb Aleksandar ndodheshin nė Shkodėr dhe e dorėzuan nė duart tona [tė francezėve] fatin e vendit tė tyre dhe tė ushtrisė sė tyre. Gjenerali Mondezir, nė pėrputhje me pėrfaqėsuesit politikė tė qeverive aleate nė Shqipėri, bėri pėrpjekje qė kjo ushtri tė riorganizohej nė Vlorė; italianėt nuk e pranuan kėtė gjė, si pasojė e vėshtirėsive tė komunikimit dhe pamjaftueshmėrisė sė furnizimit vendor; atėherė u vendos, pavarėsisht qėndrimit jodashamirės ndaj kėsaj tė qeverisė greke, ta kalonin nė Korfuz. Megjithatė pėlqimi i aleatėve pėr kėtė ēėshtje ende nuk ishte i plotė, dhe mė 26 dhjetor u dha urdhri tė fillohej kalimi i ushtrisė serbe nė Tunizi. Kryqėzorėt e korracuar “Jules-Michelet” dhe “Victor-Hugo” u nisėn drejt Brindizit me tri avullore franceze me objektiv tė fillonin kėtė evakuim; anije tė tjera duhet t’i ndiqnin nė njė kohė tė afėrt; por kryekomandanti italian i pėrdori fillimisht kėto avullore, ashtu si dhe disa tė vetat, pėr transportimin ne Siēili tė robėrve austriakė, tė cilėt i vunė pėrpara vetes gjatė tėrheqjes. Nga ana tjetėr, italianėt e konsideronin imbarkimin nė Shėngjin tejet tė rrezikshėm dhe krejt tė pavolitshėm, meqenėse anijet nuk mund tė akostoheshin e tė lidheshin me cima atje; ata ngulnin kėmbė qė evakuimi tė ndodhte vetėm nėpėrmjet Durrėsit dhe Vlorės, ku serbėt duhet tė mbėrrinin nė rrugė tokėsore. Ata kėmbėngulnin gjithashtu, nga frika e epidemive, qė tė mos pėrdoreshin luftanije pėr evakuim; ata deklaruan mė nė fund, se pėr tė garantuar sigurimin e anijeve shoqėruese ishte i domosdoshėm njė mbulim i fuqishėm dhe se prandaj ishte e nevojshme tė rrinin kryqėzorėt tanė (francezė) tė korracuar nė Brindizi.

KATASTROFA

Nė kohėn kur zhvilloheshin kėto diskutime, ushtria serbe erdhi drejt bregdetit nė gjendje katastrofike. Pėr fat bullgarėt nuk e ndoqėn deri nė fund; mė tepėr se 160.000 ushtarė, qė nuk kishin pothuajse asnjė organizim ushtarak, gjithashtu dhe refugjatėt, qė vdisnin urie, ishin shpėrndarė nė grupe midis Shėngjinit dhe Durrėsit. Nga ana tjetėr, pritej njė sulm austriak kundėr Malit tė Zi; ekzistonte frika se njė sukses tepėr i mundshėm i tij do tė mund tė ēonte nė kapitullimin e mbretėrisė. Nė tė vėrtetė, mė 8 janar 1916 kundėrshtari, i mbėshtetur nga artileria e flotės, kaloi nė ofensivė malin e Lovēenit; 5.000 ushtarėt qė e mbronin, pavarėsisht heroizmit, u detyruan tė tėrhiqeshin pėrpara 30.000 austriakėve, artileria e tė cilėve kishte jo mė pak se 500 topa. Pėrparimi i pashmangshėm i armikut drejt brigjeve tė liqenit tė Shkodrės ishte njė kėrcėnim serioz pėr veriun e Shqipėrisė, ku ndodheshin refugjatė serbė tė shumtė nė numėr.

Pėrkthimi, titulli dhe mestitujt janė tė redaksisė



1.

“Ushtria serbe nė tė vėrtetė u dobėsua nė pesėdhjetė ditė luftė tė dėshpėruar me njė kundėrshtar mė tė fuqishėm nė forca. Humbjet e saj si rezultat i zjarrit tė artilerisė austro-hungareze ishin tejet tė rėnda… Pasi flijoi kuajt dhe qerret si dhe artilerinė fushore (artilerinė me rrota), ajo i kufizoi edhe mė tepėr mundėsitė… e qėndresės… Nė lartėsitė malore, mbi 2500 metra, mbretėronte dimri i egėr; rrugėt e zbukuruara me emra rrugėsh romake ose veneciane, ishin thjesht monopate pėr kafshė transporti… njė vend kaq i varfėr nuk kishte kurrfarė burimesh pėr tė ushqyer dhe akomoduar trupat”. (Commandant М. Larcher. “La grande guerre dans les Balkans”. Paris. 1929. f. 113).

2.

“Nė sprovat e tyre tė rėnda serbėt kishin vetėm si mbėshtetje shpresėn e madhe se, me tė mbėrritur nė detin Adriatik, ato do tė shpėtonin… Nė portet e bregdetit tė Shqipėrisė ata do tė gjenin ushqime, uniforma, strehim dhe mbulimin e artilerisė sė flotave aleate… Antanta, qė zotėronte detet, a do tė mund ta shpėrfillte detyrėn ndėraleate?… Serbėt filluan tė dilnin nė det nė javėn e dytė tė dhjetorit tė vitit 1915… ata kishin ushqim vetėm pėr dy ditė… ata nuk gjetėn nė bregdet asgjė prej atyre qė prisnin… Italia nuk mund tė sillej me dashamirėsi ndaj shfaqjes sė serbėve nė Shqipėri… Ata shpejtuan tė pushtonin Vlorėn dhe Durrėsin”. (Commandant М. Larcher. “La grande guerre dans les Balkans”. Paris. 1929. ff. 114-115).



Lufta e Parė Botėrore

Lufta e Parė Botėrore apo Lufta e Madhe ishte lufta qė pėrfshiu pothuajse gjithė botėn, nga viti 1914 deri nė vitin 1918. Kjo luftė e paparė ndonjėherė nė historinė e njerėzimit i kushtoi atij humbjen e mbi nėntė milionė njerėzve. “Lufta e Madhe” pėrfshiu gjashtė kontinentet.

Lufta I Botėrore nisi me vrasjen e kryedukės Franc Ferdinand, trashėgimtar i fronit tė Perandorisė Austro-Hungareze nė Sarajevė tė Bosnjės nga nacionalisti serbo-boshnjak Princi Gavril mė 28 qershor 1914.

Nė kėtė konflikt mbarėbotėror tė armatosur u pėrballėn perandoritė qendrore (perandoria gjermane dhe ajo austro-hungareze) dhe nga ana tjetėr Pakti i Trepalėsh (Britania e Madhe, Franca, dhe Rusia). Lufta e Madhe filloi 28 korrik 1914 dhe pėrfundoi mė 11 nėntor 1918 me fitoren e Paktit Trepalėsh.

Lufta shkaktoi shpėrbėrjen e katėr perandorive: austro-hungareze, prusiane, osmane dhe ruse. Gjermania humbi kolonitė dhe Ēekosllovakia, Estonia, Finlanda, Letonia, Lituania, Polonia dhe Jugosllavia fituan pavarėsinė, kjo e fundit nė kurriz tė Shqipėrisė, duke i marrė Kosovėn. Po ashtu, nė ish-perandorinė ruse u krye njė revulucion komunist qė shėnoi krijimin e Bashkimit Sovjetik.





Pjesėmarrėsit



Fuqitė qendrore:

Gjermania, Austro-Hungaria, Perandoria Osmane, Bullgaria.

Anntanta:

Rusia, Franca, Britania e Madhe.

Aleatėt e Antantės (mbėshtetėn Antantėn nė luftė):



SHBA, Japonia, Serbia, Italia (mori pjesė nė luftė nė anėn e Antantės qė nga viti 1915, pavarėsisht se ishte anėtare e Aleancės Trepalėshe), Mali i Zi, Belgjika, Egjipti, Portugalia, Rumania, Greqia, Brazili, Kina, Kuba, Nikaragua, Siami, Haiti, Liberia, Panamaja, Guatemala, Hondirasi, Kosta-Rika, Bolivia, Republika Dominikane, Peruja, Uruguaj, Ekuadori.





Kronologjia

Data


Kush e shpalli luftėn


Kujt iu shpall lufta

28 korrik 1914
Austro-Hungaria Serbisė

1 gusht 1914
Gjermania Rusisė

3 gusht 1914
Gjermania Francės

3 gusht 1914
Gjermania Belgjikės

4 gusht 1914
Perandoria britanike Gjermanisė

5 gusht 1914
Mali i Zi Austro-Hungarisė

6 gusht 1914
Austro-Hungaria Rusisė

6 gusht 1914
Serbia Gjermanisė

6 gusht 1914
Mali i Zi Gjermanisė

12 gusht 1914
Perandoria britanike dhe Franca Austro-Hungarisė

15 gusht 1914
Japonia Gjermanisė

2 nėntor 1914
Rusia Turqisė

5 nėntor 1914
Perandoria britanike dhe Franca Turqisė

23 maj 1915
Italia Austro-Hungarisė

14 tetor 1915
Bullgaria Serbisė

9 mars 1916
Gjermania Portugalisė

27 gusht 1916
Rumania Austro-Hungarisė

28 gusht 1916
Italia Gjermanisė

6 prill 1917
SHBA Gjermanisė

7 prill 1917
Panamaja dhe Kuba Gjermanisė

27 qershor 1917
Greqia Gjermania

22 korrik 1917
Siami Gjermanisė

4 gusht 1917
Liberia Gjermanisė

14 gusht 1917
Kina Gjermanisė

26 tetor 1917
Brazili Gjermanisė

7 dhjetor 1917
SHBA Austro-Hungarisė

11 nėntor 1918


Pėrfundimi i luftės





Para Luftės

Marrėveshja, e nėnshkruar mė 10 shkurt 1913 midis pėrfaqėsuesve tė Admiraliatit britanik dhe shtabit tė pėrgjithshėm francez tė forcave detare, fillonte kėshtu:

“Nė luftėn qė parashikohet tė ndodhė, nė tė cilėn Franca dhe Britania e Madhe do tė ishin aletatė kundėr Paktit trepalėsh, tė dy fuqitė do tė pėrpiqen ta bashkėrendojnė operacionet e veta nė detin Mesdhe, si dhe kudo, nė pėrputhje me mundėsitė pėrkatėse dhe pėr aq kohė sa e lėjon kėtė gjė situata e pėrgjithshme. Deti nė veri do tyė jetė teatėr vendimtar i operacioneve detare, si rrjedhojė e se cilės pėr njė sukses pėrfundimtar tė kėtyre operacioneve nė tėrėsi ėshtė e nevojshme qė Britania e madhe tė ruante lirinė e plote pėr tė pėrqendruar nė ketė teatėr detar forca tė tilla, tė cilat do tė jenė tė domosdoshme pėr korrjen e fitores mbi armikun. Si pasojė e kesaj qeveria britanike nuk mund tė lejojė asnjė marrėveshje, e cila fiskonn se flota angleze e Mesdheut do tė mbajė vazhdimisht njė pėrbėrje tė pėrcaktuar. Por, nė parim, objektiv i politikės britanike do tė jetė ruajtja nė detin Mesdhe si nė kohė paqeje ashtu dhe lufte tė kėsaj flote, e cila do tė ishte nė gjendje tė hynte nė betejė me flotėn austriake, nė rast tė daljes sė kėsaj tė fundit nga Adriatiku, me shanse tė pranueshme pėr sukses.”





Beteja e Durrėsit 1915



Data
28–29 dhjetor 1915

Vend-ndodhja
Deti Adriatik pranė Durrėsit

Rezultati
Fitore e aleatėve



Palėt ndėrluftuese
Aleatėt:
Italia
Britania e Madhe
Franca Austro-Hungaria



Raporti i forcave
Italianėt:
2 kryqėzorė tė lehtė,
4 destrojerė
Britanikėt
2 kryqėzorė tė lehtė,
Francezčt:
5 destrojerė Tokėsore:
artileri,
~3 bateri bregdetare
Detare:
1 kryqėzor i lehtė,
5 destrojerė,
1 nėndetėse



Dėmet dhe humbjet
1 nėndetėse e mbytur 1 destrojer i mbytur,
1 destrojer i fundosur,
1 kryqėzor i dėmtuar,
1 destrojer i dėmtuar

■ Njė avullore tregtare greke dhe dy veliera u mbytėn nė Durrės gjatė betejės detare.




Emri:  Kopertina-e-librit.jpg
Shikimet: 212
Madhėsia:  20,9 KBPėrmbledhje kujtimesh, studimesh dhe dokumentesh qė shėrbejnė pėr Historinė e Luftės sė Parė Botėrore

A. THOMAZI
Kapiten anijeje nė rezervė

MARINA FRANCEZE NĖ LUFTĖN E MADHE (1914-1918)
Titulli: LUFTA DETARE NĖ ADRIATIK (LA GUERRE NAVALE DANS L’ADRIATIQUE)

Parathėnie nga Nėnadmirali Lacaze

Botuesi:-Payot Paris
Data e botimit: 1927

Oficeri i forcave ushtarake-detare franceze analizon ecurinė e veprimeve luftarake nė detin Mesdhe nė periudhėn e Luftės sė Parė Botėrore.

Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	1916.-Esat-Pashė-Toptani-hip-nė-njė-anije-italiane.jpg
Shikimet:	64
Madhėsia:	59,4 KB
NNJ:	7339Humbjet serbe, mė tė rėnda po tė mos ishte Esat Toptani.

Tėrheqja e ushtrisė serbe nė Shqipėri nė fund tė 1915 dhe nė fillim tė 1916 e vunė aleancėn e Esad Pashės para njė prove serioze. Nė rajonet ku nuk shtrihej autoriteti i tij, veēanėrisht nė pjesėt veriore tė vendit mes fiseve katolike, trupat serbė u detyruan tė ndėrronin rrugėn deri nė portet e Adriatikut, ku po i prisnin anije aleate. Xhandarmėria e Esad Pashės ndihmoi ushtrinė serbe, siguroi korridore tė sigurta, strehim dhe ushqim, dhe u angazhua nė perleshje me ēeta shqiptare qė sulmuan trupat serbė dhe vodhėn refugjatėt e paarmatosur. Esad Pasha nxorri njė shpallje tė veēantė duke u bėrė thirrje shqiptarėve tė ndihmonin ushtrinė serbe dhe informoi komandantėt ushtarakė mbi avancimin e forcave tė armikut, lindjen e ēetave rebele dhe disponimin e fiseve tė veēanta.

“Golgota shqiptare” ishte gjyqi mė i madh ushtarak i popullit serb. Nga 220.000 ushtarė qė kaluan pėrmes Shqipėrisė nė drejtim tė Korfuzit dhe Bizertės, vetėm 150.000 arritėn nė destinacion, nga rreth 200.000 refugjatė tė shpėrndarė nėpėr shkrepat dhe kėnetat e bregdetit shqiptar mezi njė e treta (60.000 persona) i shpėtoi vdekjes. Humbjet e Serbisė do tė kishin qenė shumė mė tė rėnda sikur tė mos ishte Esad Pasha dhe pasuesit e tij gjatė tėrheqjes dhe tė hipjes nė anije.

Gjatė tėrheqjes Esad Pasha mbajti kontakte me qeverinė serbe. Ai refuzoi propozimet e Pashiēit pėr tė shpallur paktin e tij me qeverinė serbe dhe pėr tė pranuar zyrtarė serbė nė administratėn e tij, duke shpjeguar se armiqtė e tij ishin gjithmonė gati ta quanin Esadoviē pėr shkak tė aleancės sė tij me Serbinė. Ai donte qė aleatėt ta garantonin se Italia nuk do tė pushtonte tė gjithė Shqipėrinė pas tėrheqjes sė ushtrisė serbe. Duke e kuptuar se trupat austro-hungarezė sė shpejti do tė merrnin Durrėsin, Esad Pasha i propozoi Pashiēit qė tė transportohej drejt Korfuzit me qeverinė dhe xhandarmėrinė e tij, nė mėnyrė qė tė ishte nė gjendje, kur tė fillonte ofensiva aleate, tė zinte pozicione nė krahun e majtė tė ushtrisė serbe dhe tė operonte nė drejtim tė Shqipėrisė. Me kėrkesė tė diplomacisė italiane, Esad Pasha dhe disa qindra xhandarė kaluan nė fund tė shkurtit tė vitit 1916 nė Brindizi, tė shoqėruar nga i ngarkuari me punė i Serbisė. Para largimit, ai u shpalli luftė Fuqive Qendrore, duke marrė mbi vete pėrgjegjėsinė e plotė pėr bashkėpunimin e tij me Serbinė dhe Fuqisė e Antantės.

Megjithė premtimet se do tė njihej si princ shqiptar, dhe i ballafaquar me pėrpjekjet e hapura tė qeverisė italiane pėr tė ushtruar ndikim tė plotė mbi atė, Esad Pasha vazhdoi rrugėn pėr nė Francė pėr tė kėrkuar mbėshtetjen nga diplomacia aleate. Qarqet politike nė Paris e pranuan si kryeministėr tė njė qeverie legjitime. Ekspertėt ushtarakė vlerėsonin se Shqipėria ishte rezervat ushtarėsh tė mirė qė mund tė ishin nė krahė tė aleatėve vetėm nė saj tė Esad Pashės. Nė fund tė gushtit Esad Pasha arriti nė Selanik me njė anije franceze. Me ndėrmjetėsimin e diplomacive serbe dhe greke, qeveria e tij fitoi statusin e njė kabineti tė aleancės nė mėrgim. Kampi i Esad Pashės prej 1.000 xhandarėsh dhe pasuesish nėn komandėn e oficerėve shqiptarė, ndodhej nė fushėbetejėn e Selanikut. I vendosur nė pozicione pėrballė Shqipėrisė, ai vepronte nė pėrbėrje tė armatės franceze lindore. Sipas objektivave tė Pashiēit, kampi i tij duhej tė vepronte i pėrzier me trupat serbe drejt Kosovės dhe Shqipėrisė sė Veriut.

Gjatė punės nė Selanik, Esad Pasha u pėrpoq vazhdimisht tė siguronte premtime tė prera nga Franca dhe Britania e Madhe qė kur lufta tė mbaronte, sundimi mbi Shqipėrinė nuk do t’i jepej Italisė, dhe se ai do tė lejohej tė rivendoste administratėn e tij nė vend. Nė fund tė vitit 1916 Korēa u shpall republikė autonome, nėn mbrojtjen e autoriteteve ushtarake franceze, dhe pushteti iu dha liberalėve vendas. Esad Pasha u ankua te Pashiēi pėr veprimet e komandės ushtarake franceze, dhe paralajmėroi pėr njė rrjet intrigash italiane, duke theksuar se ai e kishte lidhur fatin e tij me Serbinė. Ai kishte frikė se trupat italiane nė Gjirokastėr po pėrgatisinin atentat. Por gjenerali Ferrero Giazzinto shpalli shtetin e Shqipėrisė, nė fillim tė qershorit 1917, nėn protektoratin italian.

( Dusan T. Batakovic “Serbian Government and Essad Pasha Toptani”)

http://gazeta-lajmi.info/1915-si-u-s...bet-ne-durres/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 6.1.2014, 23:04   2
Citim:
Gjiri i Durrėsit, si u shkatėrruan katėr flota detare
Eliona Lata



-Beteja e Durrėsit ėshtė njė betejė detare e zhvilluar nė afėrsi tė brigjeve tė kėtij qyteti, gjatė Luftės sė Parė Botėrore, pikėrisht nė mes tė datave 28 dhe 29 dhjetor 1915, afėr gjirit tė Durrėsit, mes marinės austriake dhe elementėve tė marinės Britanike, Franceze dhe Italiane.

Sfondi historik i betejės detare tė Durrėsit

Nė bregdetin e qytetit tė Durrėsit ėshtė zhvilluar njė nga betejat detare mė tė mėdha tė periudhės sė Luftės sė Parė Botėrore, betejė qė ėshtė zhvilluar nė mes tė flotave ushtarake detare tė Antantės dhe asaj Austriake. E gjithė kjo pėrplasje ėshtė bėrė nė sfondin e njė manovre mes trupave ushtarake te blloqeve tė ndryshme kundėrshtare pėr tė shpėtuar trupat serbe nga asgjėsimi, shpėtim, i cili duke i u referuar studiuesit Batakoviē, u realizua nga ndihma qė iu dha trupave serbe nga Esat Pashė Toptani. “ Vetėm ndihma e Esat Pashė Toptanit shpėtoi serbėt nga asgjėsimi” Sipas ( Dusan T. Batakovic “Serbian Government and Essad Pasha Toptani”) nė studimet e tij pėr kėtė betejė tė rėndėsishme tė Luftės sė Parė Botėrore. Beteja ėshtė zhvilluar si pjesė e tetarit tė luftimeve tė periudhės kur nė vitin 1914 Austro-Hungaria kishte pushtuar Serbinė. Ofensiva Austriake ka qenė e fuqishme dhe ka detyruar qė ushtria serbe e shoqėruar me trup civile tė tėrhiqej duke bėrė njė marshim dy mujor nė panik pėrmes Kosovės, Malit tė Zi, dhe Shqipėrisė drejt portit tė Durrėsit nga ku ishin evakuuar trupat aleate. Sipas tė dhėnave tė asaj periudhe numri i viktimave serbe ka qenė mjaft i madh, rreth 150.000. Ishin pjesė e atyre trupave qė kishin bėrė krime nga mė makabret kundėr popullsisė shqiptare , por qė mė pas u rrėnuan nga kundėrshtaret e tyre potencialė. Beteja qė sjellin nė kujtimet e tyre admirali Alberto Da Zara, nė kujtimet e veta tė botuara nė Verona nga Mondadori, 1949 ashtu edhe njė tjetėr autor francez ish-ushtarak pjesėmarrės nė kėtė betejė me trupat ushtarako detare franceze i cili sjell nė vėmendje tė bashkėkohėsve me kujtimet e veta se si ata i dhanė njė ndihmė tė pamerituar serbėve Franca, Italia dhe Britania e Madhe qė bėnė tė pamundurėn pėr tė mundur austriaket nė brigjet afėr qytetit shqiptar tė Durrėsit.

Historiku

Sipas kujtimeve tė ushtarakėve pjesėmarrės si dhe ato te ushtarakut tė njohur italian tė Luftės sė Parė Botėrore Alberto Da Zara,i cili nė kėtė betejė ishte komandant i njė anije siluruese, nė nėntor tė vitit 1915, pavarėsisht se gjenerali Cadorna ishte shprehur kundėr dėrgimit tė trupave italiane nė territorin shqiptar, u krijuan njėsia e “trupave speciale italiane”, me qėllimin luftarak pėr tė vepruar nė Shqipėri. Sipas tė dhėnave historike tė Ministrisė Italiane tė Luftės sė asaj periudhe, tė gjitha kėto trupa pėrbėheshin nga rreth 50 000 ushtarė. Konvoj i dytė i dėrgimit tė trupave italiane ėshtė nisur nga Porti i Tarantos me datėn 2 dhjetor tė atij viti dhe, sipas historikut te atij transporti, anija ushtarake “ Mbreti Umberto” kur ka hyrė nė gjirin e Vlorės ka ndeshur nė njė minė detare dhe ėshtė mbytur. Nga shpėrthimi i minės ky mjet luftarak, nė bordin e tė cilit ndodheshin rreth 765 trupa ushtarake, kanė humbur jetėn 53 prej tyre. Gjithashtu ėshtė mbytur edhe destrojeri “ Intrepid”. Sipas kujtimeve tė ushtarakėve, trupat speciale kishin si detyrė tė mbanin nėn kontroll Vlorėn dhe Durrėsin, si dhe tė mbronin mbeturina e ushtrisė sė shpartalluar serbe nga sulmet austriake dhe t’u dėrgonin atyre furnizime. Nė Durrės duhej tė realizohej zbarkimi nė linjė detare i brigadės Savona, por ky plan u anulua dhe mė 3 dhjetor regjimenti i 15 i kėmbėsorisė dhe 2 bateri malore u nisėn pėr nė Durrės dhe arritėn me datėn 9. Detyra parėsore e ushtrisė ishte pėrkujdesja pėr tė ndihmua tėrheqjen e trupave tė shpartalluara serbe nga Shqipėria.

Beteja

Me 28 dhjetor, kur nga vendkomanda e forcave detare Austriake tė dislokuara nė Kotorr ėshtė zbuluar qė nė Durrės njė avullore dhe disa veliera italiane po zbarkonin furnizime pėr serbėt dhe 2 anije kacatorpedinierė ishin nė patrullim, komandanti austriak urdhėroi kryqėzorin e lehtė “Helgoland” dhe 4 kacatorpediniere tė klasit “Tatra” pėr tė kryer njė sulm tė shpejtė nė gjirin e Durrėsit me qėllim pėr tė kapur nė befasi dhe pėr tė shkatėrruar anijet armike. Nė mesnatėn e datės 28 dhjetor “Helgoland” sė bashku me 4 kacatorpedinierė kanė lėnė portin e Kotorrit. Rreth orės 02.30 ata kanė ndeshur nė kursin e tyre nėndetėsen franceze “Monge”, qė u sulmua prej tyre dhe pas goditjeve me mina thellėsie, u zhyt. Rreth orės 06.00 “Helgoland” dhe 5 mjetet e tjera qė e shoqėronin u drejtuan drejt brigjeve Shqiptare nė jug tė Durrėsit pėr tė parandaluar grumbullimin e ushtrisė italiane nė Vlorė, ndėrsa 4 kacatorpedinieret u drejtuan drejt Durrėsit ku fundosen njė avullore dhe bombarduan vijėn e fortifikuar ushtarake. Por u shėnjestruan nga dy bateri artilerie tė vendosura jashtė qytetit. Zjarri ka qenė shumė i ashpėr kėshtu qė mjetet detare u tėrhoqėn duke pėrfunduar nė njė zonė tė minuar. Kacatorpedinieri “Lika” u mbyt, “Triglav” u dėmtua rėndė dhe me pas u rimorkiua nga “Tatra” dhe u drejtuan ngadalė nėn mbrojtjen e “Helgoland”-it dhe tė kacatorpedinierėve “Csepel” e “ Balaton” drejt Kotorrit. Kur lajmet pėr sulmin armik arritėn nė Brindizi, ishin nisur ndėrkohė drejt Kotorrit kryqėzori “Dartmouth”, “Quarto”, “Nino Bixio” e “VVeymonth” dhe 4 copė kacatorpedinierė italiane, midis tyre “Nievo” qė komandohej nga Alberto Da Zara, e 5 mjete franceze pėr tė parandaluar grupimin e trupave detare austriake. Rreth orės 13:00, mjetet detare “Dartmouth”, dhe “Quarto” me kacatorpedinierėt francezė pikasėn austriakėt tė cilėt me tė braktisur “Triglavin” dhe u drejtuan drejt perėndimit pėr ti shpėtuar njėsive ushtarake tė “Inteza” -s tė cilėt u shfaqėn papritur nė veri. Nisi kėshtu pėr anijet e nisura nga Brindizi, ndjekja e anijeve austriake deri natėn vonė. Duke pėrfituar nga errėsira “Helgolandi” dhe tre kacatorpedinierėt e mbijetuar duke u drejtuar drejt veri perėndimit arritėn t’i shmangen ndjekjes sė mėtejshme. Pasi “Helgolandi” riparoi avaritė tentoi mė 6 janar njė tjetėr sulm drejt Durrėsit, por sapo pikasi patrulluar e ushtrisė italiane, u rikthye nė bazė, nė Kotorr.

Pasojat

Italianet mbetėn nė Durrės duke i ndihmuar serbėt deri nė shkurt 1916, deri kur nuk mundėn qė t’u rezistonin mė austriakeve, u detyruan qė tė braktisin qytetin nėpėrmjet detit nė natėn mes 22 dhe 23 shkurtit. Mė pas Durrėsi u pushtua nga austriakėt tė cilėt nuk mėsynė mė drejt Vlorės e cila po mbrohej nga 100.000 italianė.

Dėshmia e ushtarakut francez qė mori pjesė nė betejėn e Durrėsit

A. Thomazi, ish kapiten anijeje nė pėrmbledhjen me kujtime e studime “Lufta detare nė Adriatik” i botuar nė Paris mė 1927, analizon ecurinė e veprimeve luftarake nė detin Mesdhe nė periudhėn e Luftės sė Parė Botėrore. Ai shkruan se pas shkatėrrimit tė serbėve ne Beograd, trupat serbe dhe aleate tė ushtrisė franceze, janė evakuuar qė andej mė 9 tetor. Ndėrkohė sipas tij, mė 10 tetor 1915 bullgaret ishin hedhur nė ofensivė. Tre divizione bullgare tė zbarkuara nė Selanik janė pėrpjekur tė ruanin ndėrlidhjen me ushtrinė serbe, por pas dėshtimit tė kalimit drejt lindjes janė detyruar qė tė zgjidhnin rrugėn drejt Adriatikut, tėrheqje kjo e cilėsuar mjaft e vėshtirė pėr shkak se kundėrshtari kishte epėrsi numerike dhe se ushtria serbe nuk kishte rezerva ushqimore dhe luftarake. Qeveria franceze ėshtė pėrpjekur t’u siguronte furnizim gjatė rrugės sė perėndimit duke kėrkuar tė konstruktonte njė bazė nė Sarandė, por hoqi dorė nga shkaku i pozicionimit grek nė atė periudhė. Mė 10 tetor bullgarėt nga ana e vet u hodhėn nė ofensivė. Tre divizione franceze, qė kishin zbarkuar nė Selanik, u kujdesėn me tė gjitha forcat gjatė disa ditėve tė ruanin ndėrlidhjen me ushtrinė serbe. Kjo e fundit, pas njė pėrpjekjeje tė dėshtuar pėr tė ēarė nė lindje, u detyrua tė fillonte tė tėrheqjen nė drejtim tė Adriatikut; kjo tėrheqje ishte jashtėzakonisht e vėshtirė jo vetėm si pasojė e epėrsisė numerike tė kundėrshtarit, por dhe pėr mungesė rezervash ushqimore dhe municionesh. Qysh nė fillim tė operacionit qeveria franceze po merrej me sigurimin e furnizimit tė kėsaj ushtrie nėpėrmjet rrugės nga perėndimi. Fillimisht u pėrgatit tė organizonte njė bazė nė Sarandė, pastaj hoqi dorė nga kjo gjė nėn ndikimin e pozicionit qė kishte zėnė Greqia. Vlora, bazė italiane, pothuajse nuk kishte komunikime me rajonet e brendshme tė vendit; Ulqini kishte vetėm njė mol tė vogėl ankorimi; Tivari po sulmohej nga ana e Kotorrit. Shėngjini dhe Durrėsi kishin mbetur dy pikat e vetme, nė tė cilat mund tė bėhej imbarkimi. Me 13 nėntor janė bėrė bisedime shume paleshe mes aleatėve nė tė cilat ėshtė vendosur qė Britania e madhe tė realizonte furnizimet dhe kostoja do tė shpėrndahej mes asaj, Francės dhe Rusisė. Tė gjithė do tė pėrqendroheshin nė Brindizi ndėrsa flota luftarake do tė mbulonte transportin neper detin Adriatik. Nė tė njėjtėn kohė italianėt dėrguan kontingjente tė konsiderueshme nė Vlorė dhe Durrės

Bllokada austriake nė Shėngjin, Durrės, Vlorė

Sipas kujtimeve tė ushtarakut francez qė rikonfirmon edhe kujtimet e ushtarakeve italianė, anijet austriake kishin bllokuar portet kryesore. Mė 23 nėntor midis Brindizit dhe Durrėsit anija “Helgoland” dhe destrojerėt nga Shibeniku fundosėn njė velierė dhe avulloren italiane “Palatine” tė ngarkuar me miell. Tė nesėrmen avullorja franceze “Harmonic” u godit nga njė nėndetėse nė portin e Shėngjinit dhe iu nėnshtrua bombardimit ajror nga avionė. Mė 3 dhjetor italianėt humbėn anijen e transportit tė trupave “Umberto” dhe destrojerin “Intrepido”, tė cilat u hodhėn nė erė nga minat afėr Vlorės. Mė 5 dhjetor njė flotilje nga Kotorri, e kryesuar nga luftanija “Novara”, bombardoi Shėngjinin dhe mbyti dy avullore italiane, njė greke dhe disa veliera. Mė nė fund, nėndetėsja franceze “Fresnel”, qė po patrullonte nė gjirin e Drinit, u mbyt rastėsisht natėn e 4-5 dhjetorit nė grykėderdhjen e Bunės. Ekuipazhi i saj, qė gjeti strehim nė njė ishull ranor, u kap rob nga ekuipazhi i motoskafėve “Huszar’ dhe “VVarasdiner”; austriakėt e asgjėsuan nėndetėsen me zjarr artilerie. Nė Durrės flotilja nga Shibeniku mbyti katėr veliera. Pėrfundimin e kėsaj beteje ushtaraku francez e pėrshkruan kėshtu: “Kundėrshtari humbi dy nga destrojerėt e vetė mė tė mirė, gjė qė ishte njė goditje e ndjeshme pėr tė, goditje qė e bėri, tė paktėn pėr njėfarė kohe, mė pak energjike dhe e detyroi tė mos ndėrmerrte aventura tė reja. Aleatėt, megjithėse, patėn kėtė ditė nė det njė epėrsi tė trefishtė nė forca mbi kundėrshtarin. Atyre i mungonte uniteti i drejtimit, i cili mund t’u jepte fitore tė plotė”. Nga sa shikohet ne kujtimet e ushtarakut francez, beteja megjithėse ata kishin njė epėrsi 3-fishe pėrfundoi me fitore tė pjesshme. Tėrheqja e ushtrisė serbe nė Shqipėri nė fund tė 1915 dhe nė fillim tė 1916 e vunė aleancėn e Esat Pashės para njė prove serioze. Nė rajonet ku nuk shtrihej autoriteti i tij, veēanėrisht nė pjesėt veriore tė vendit mes fiseve katolike, trupat serbė u detyruan tė ndėrronin rrugėn deri nė portet e Adriatikut, ku po i prisnin anije aleate. Xhandarmėria e Esat Pashės ndihmoi ushtrinė serbe, siguroi korridore tė sigurta, strehim dhe ushqim, dhe u angazhua nė pėrleshje me ēeta shqiptare qė sulmuan trupat serbė dhe vodhėn refugjatėt e paarmatosur. Esat Pasha nxori njė shpallje tė veēantė duke u bėrė thirrje shqiptarėve tė ndihmonin ushtrinė serbe dhe informoi komandantėt ushtarakė mbi pėrparimin e forcave tė armikut, lindjen e ēetave rebele dhe disponimin e fiseve tė veēanta. “Golgota shqiptare” ishte gjyqi mė i madh ushtarak i popullit serb. Nga 220.000 ushtarė qė kaluan pėrmes Shqipėrisė nė drejtim tė Korfuzit dhe Bizertės, vetėm 150.000 arritėn nė destinacion, nga rreth 200.000 refugjatė tė shpėrndarė nėpėr shkrepat dhe kėnetat e bregdetit shqiptar, njė e treta (60.000 persona) i shpėtoi vdekjes. Humbjet e Serbisė do tė kishin qenė shumė mė tė rėnda sikur tė mos ishte Esat Pasha dhe pasuesit e tij gjatė tėrheqjes dhe tė hipjes nė anije. Sipas (Dusan T. Batakovic “Serbian Government and Essad Pasha Toptani”)

Alberto Da Zara, Admiral i Marinės Italiane

Ka lindur nė Padua me 8 prill 1889 nė njė familje me origjinė hebraike. Alberto da Zara ka hyrė nė Akademinė detare nė vitin 1907 dhe ėshtė diplomuar nė vitin 191. Ka marrė pjesė nė luftėn italo-turke tė vitit 1911-1912 dhe nė Luftėn e Parė Botėrore dhe gjatė shėrbimit ka marrė 2 medalje argjendi pėr trimėri gjatė shėrbimit si komandant i mjetit motorik silurues. Ka pėrparuar nė karrierė duke marrė gradėn e leitnantit nė vitin 1923 dhe nga viti 1924 deri nė vitin 1925 ka komanduar detashmentin detar nė Kinė dhe ka shėrbyer nė shtatmadhorinė e Komandės Detare tė Venecias. Nė 1927 ai u gradua nė Komandant, dhe nė vitin 1930 ai u emėrua zėvendės komandant i anijes luftarake “Duilio” . Mė pas ai ka komanduar luftanije tė tjera, duke pėrfshirė kryqėsorin “Montecuēoli”, me tė cilin nė vitin 1933 bėri njė dalje shtegtim tė gjatė nė detet e Lindjes sė Largėt. Ai ka qenė ushtaraku qė ka urdhėruar kryqėzorin “Aosta” mė12 Shkurt tė viti 1937 pėr tė kryer bombardimin e egėr tė pozicioneve republikanė nė Valencia gjatė Luftės Civile Spanjolle. Pasi u gradua Kapiten nė vitin 1939 ai ka komanduar Komandėn Detare Shqiptare. Kur Italia hyri nė luftė nė qershor tė vitit 1940, Da Zara ka komanduar skuadronin nėn flamurin e tij nga kryqėzori Di Giussano me tė cilėt mori pjesė nė betejėn e zhvilluar me Britanikėt nė Kalabri, me 9 korrik 1940. Da Zara ka marrė mė pas komandėn e Arsenalit tė Venecias dhe nga muaji gusht 1941 ai ka qenė kreu i Inspektoratit Ushtarak tė Nėndetėseve. Mė pas ai u shqua ne drejtimin e Divizionit tė Admiraliatit. Nė mars 1942, Da Zara mori komandėn e Divizionit tė 7-tė Detare i cili komandohej prej tij nga kryqėzori “Eugenio di Savoia”. Ai mori pjesė nė Betejėn e Pantellerisė mė 15 qershor 1942, dhe pėr trimėrinė e treguar gjatė Operacionit “Harpoon “ (Fushnja) ai ėshtė dekoruar me Urdhrin Ushtarak tė Savojės. Nė gusht 1943, Da Zara ėshtė emėruar komandant i Divizionit tė V-tė Detare, qė e komandonte nga anija ushtarake Duilio. Ai e ruajti komandėn pas kapitullimit me trupat aleate dhe vazhdoi dorėzimin e anijeve nė Maltė. Mė 10 mars 1944, Da Zara u gradua nė zėvendės admiral emėrohet inspektor i forcave detare, me vend komandė nė anijen luftarake Giulio Cesare. Me shėrbimet e tija nė luftėrat detare ai ishte mbase admirali mė efektiv italian i luftės. Doli nė pension nė shtator 1946, dhe nisi tė shkruajė memorialėt e tija tė luftėrave tė asaj periudhe dhe vdiq nė Foxhia mė 4 qershor 1951.

Lidhja e Da Zarės me Durrėsin

Kjo lidhje ka filluar qė nė betejėn e njohur si beteja e Durrėsit ku ai ka marre pjesė si njė nga komandantėt e anijeve pjesėmarrėse ne betejė dhe me pas, pas pushtimit fashist tė 7 prillit ai u emėrua komandant i flotės luftarake. Nė cilėsinė e Kundėradmiralit, ai ka kėrkuar qė njė nga hotelet e asaj kohe “Del Dogi”, i njohur mė vonė si Hotel “Vollga” tė kthehej nė njė spital ushtarak, pėr nevojat e luftės.

http://www.shekulli.com.al/p.php?id=37874
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 11:10.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.