Kthehu   Kreu > D1 > 1757-2012: Shtetet Shqiptare > 1944-1992: Republika III
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 21.10.2014, 22:14   1

Shkrim i cituar 1951: Planet jugosllave dhe angleze pėr copėtimin e Shqipėrisė


Citim:
1951, planet jugosllave dhe angleze pėr copėtimin e Shqipėrisė
Xhevdet Shehu

Enver Hoxha amerikanėt nuk i donte, por anglezėt i urrente. Ky ishte konkluzioni nė tė cilin kishte arritur Peter Lucas, pasi kishte studiuar me imtėsi dokumentet sekrete tė shėrbimit informativ amerikan nė Shqipėri gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Ndėrsa merresha me sjelljen nė shqip tė librit tė Lucasit, ‘Misioni amerikan nė Shqipėri’ disa vite mė parė, gjithnjė mė ka munduar pyetja: Pse Enveri nuk i donte amerikanėt dhe pse i urrente aq shumė anglezėt? Njė pjesė e pėrgjigjes jepet nė librin e Lucas-it, njė pjesė tek libri i Enverit ‘Rreziku anglo-amerikan pėr Shqipėrinė, ndėrsa libri ‘Operation Valuable Fiend’ i Albert Lulushit, sikur e plotėson tablonė dhe zbulon arsyet e vėrteta tė Enverit pėr kėtė qėndrim tė palėkundur tė tij.

Me vdekjen e Mit’hat Frashėrit mė 3 tetor 1949 dolėn probleme nė mbarėvajtjen e Komitetit Kombėtar pėr Shqipėrinė e Lirė, por edhe pėr operacionin paramilitar tė CIA-s kundėr Shqipėrisė komuniste. Mit’hati vdiq kur operacioni ishte ende nė embrion, ndėrsa vdekja e tij vazhdon tė jetė e mbėshtjellė me mister edhe sot e kėsaj dite… Pasardhės i Mit’hatit nė krye tė Komitetit u zgjodh Hasan Dosti, ndėrsa akti i parė i operacionit u ndėrmor pak mė shumė se njė vit mė vonė, mė 11 nėntor 1950. Sikurse pėrshkruhet me imtėsi nė librin e Albert Lulushit “Operation Valuable Fiend” i botuar sė fundmi me sukses nė Shtetet e Bashkuara, pėrfundoi nė njė katastrofė tė vėrtetė pėr CIA-n dhe Inteligent Servisin anglez, por arsyet e vėrteta tė kėtij dėshtimi kanė qenė tė panjohura deri mė sot. Deklasifikimi i dokumenteve ‘Top-Secret’ tė CIA-s, ndriēojnė ngjarjen dhe tregojnė tė vėrtetėn e madhe: SHBA donin qė nė Shqipėri tė ishte njė qeveri pro-perėndimore, jo njė qeveri kukull e Moskės, por nė asnjė mėnyrė nuk kanė lejuar cenimin e integritetit territorial tė Shqipėrisė. Njė shqyrtim i hollėsishėm i marrėdhėnieve shqiptaro- amerikane nga shpallja e Pavarėsisė mė 1912 e bėn mė tė qartė kėtė qėndrim konsekuent tė Shteteve tė Bashkuara.



11 nėntor 1950

… Nė pasditen e vonė tė 11 nėntorit, nė njė aeroport tė vogėl ushtarak 12 milje larg Athinės, njė avion po bėhej gati pėr fluturim. Nė atė avion do tė fluturonin 9 burra me moshė rreth tė tridhjetave, tė cilėt pėrbėnin skudrėn e parė tė agjentėve paramilitarė qė CIA do tė parashutonte nė Shqipėri. Katėr prej tyre do tė operonin nė zonėn e Kukėsit, ndėrsa pesė do tė parashutoheshin nė malet e Martaneshit mė nė jug. Qėllimi i kėtyre agjentėve ishte tė prezantonin Komitetin Kombėtar pėr Shqipėrinė e Lirė midis popullatės sė kėtyre zonave, t’u jepnin shpresė banorėve tė atjeshėm se dita e ēlirimit nga komunistėt po afronte me shpejtėsi si dhe tė mblidhnin informacion mbi situatėn nė vend.

Avioni u ngrit nga aeroporti i Athinės nė orėn 19 e 40 minuta. Ai u drejtua nga gjiri i Korinthit nė perėndim, pastaj u kthye nga veriu nė detin Jon dhe fluturoi pėrgjatė bregdetit grek duke kaluar ishullin e Korfuzit. Kur arriti nė Ngushticėn e Otrantos, anoi djathtas dhe ndoqi njė kurs verior paralel me linjėn bregdetare shqiptare. Ai hyri nė Shqipėri nė orėn 22 e 27 minuta aty ku takohet kufiri jugosllav me detin nė ekstremin jugor tė luginės sė lumit Buna nė jug tė Shkodrės. Mandej avioni ndoqi njė kurs verilindor. Katėr agjentėt e parė u parashtuan nė zonėn e Kukėsit nė orėn 23 e 50 minuta, ndėrsa pesė tė tjerėt nė zonėn e Martaneshit nė orėn 00 e 45 minuta. Avioni u ul nė Greqi nė orėn 03 e 45 minuta. Koha e pėrgjithshme pėr kėtė fluturim tė parė agjenturor kishte zgjatur 8 orė e 10 minuta…

Mė pas, kohė pas kohe, nė Shqipėri u bėnė zbarkime tė tjera nga ajri, toka dhe deti, tė cilat sikurse ėshtė dėshmuar pėrfunduan nė njė katastrofė tė vėrtetė pėr kėta agjentė, por edhe pėr vetė CIA-n qė e financoi kėtė operacion paramilitar qė do tė zgjaste pėr rreth pesė vjet. Sidoqoftė, shenjat e dėshtimit tė operacionit u dukėn qysh nė vitin e parė. Prandaj dhe ndėrkohė qė zhvillohej operacioni pati lėkundje tė qėndrimeve amerikane dhe angleze, ndryshime tė njerėzve nė pozicionet e operacionit si dhe u ngjallėn shumė dyshime mbi arsyet e dėshtimit tė tij…

Pikėrisht nė kėtė periudhė ėshtė formėsuar qėndrimi anglez pėr copėtimin e Shqipėrisė, ndėrkohė qė ekzistonin dhe plane tė tjera…



Lufta civile nė Greqi

Po para se tė hyjmė nė analizėn pse u ndėrmor ky operacion paramilitar i CIA-s dhe Inteligent Servisit anglez kundėr regjimit komunist tė Tiranės nė vitet 1949-1954, ėshtė e nevojshme tė hidhet njė vėshtrim i shpejtė mbi qėndrimin e amerikanėve dhe anglezėve ndaj Ballkanit nė pėrgjithėsi dhe ndaj Greqisė dhe Shqipėrisė nė veēanti nė atė periudhė. Nė vitin 1949 ishte nė pėrfundim lufta e pėrgjakshme civile nė Greqi, njė luftė 5-vjeēare, e mbėshtetur fuqimisht nga amerikanėt dhe anglezėt pėr tė mos lejuar ardhjen nė pushtet tė forcave tė majta, pavarėsisht se ishin ata, pra partizanėt komunistė, qė kishin bėrė luftėn antifashiste dhe kishin ēliruar Greqinė.

Melina Mėrkuri, njė personalitet i shquar i kulturės dhe politikės greke, aktore, kėngėtare dhe politikane, ish-ministre e Kulturės sė Greqisė nė vitet 1981-1989, nė librin e saj “Jam lindur greke”, duke pėrshkruar atmosferėn greke nė mbarim tė Luftės sė Dytė Botėrore, ndėr tė tjera shkruan:

“Nė fillim gjithēka ishte e mbushur me hare dhe dashuri. Nga malet zbritėn partizanėt qė pėrqafoheshin tė pėrlotur. Burgjet ishin hapur. Familjet po ribashkoheshin. Mbi Akropol, flamuri grek valvitej me krenari sėrish. Por shpejt, sa shpejt, lindi njė ndjesi e turbullt shqetėsimi. Ushtria partizane kishte marshuar pėr nė Athinė pėr t’iu bashkuar festimeve, por, pa hyrė nė qytet, u ndal. Pse?…”

Ėshtė pikėrisht fillimi luftės civile greke qė e ka fillesėn nė ditėn e ēlirimit tė Greqisė, mė 12 tetor 1944. Pas kėsaj dite filloi njė luftė e pėrgjakshme midis vetė grekėve se kush do ta merrte pushtetin nė Athinė. Ėshtė padyshim njė nga ngjarjet mė tė dhimbshme nė historinė e popullit grek. Fitimtarėt e asaj lufte nuk u lejuan tė vinin nė pushtet. Pse?

Le t’i referohemi pėr kėtė librit ‘Grekėt’ tė Prof Xhejms Petifer tė Universitetit tė Oksfordit. Prof. Pettifer shkruan: “Por nė njė ironi tė fatit, tipike greke, njė jehonė e largėt nga ndėrrimet e vendeve tė tragjedive tė lashtėsisė, nė po kėto pyje veriore u zhvilluan betejat mė tė pėrgjakshme, torturuese dhe tė fundit tė Luftės Civile, nė 1949-n. Nė malet e Gramozit nė brendėsi, mbeturinat e Ushtrisė Demokratike tė krahut tė majtė u tėrhoqėn nė Jugosllavi dhe Shqipėri, nėn bombardimin e forcave ajrore tė Greqisė sipas kėshillave tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, ku u pėrdor pėr herė tė parė napalmi.

Fronti Nacional Ēlirimtar (EAM) dhe krahu i tij ushtarak, Ushtria Popullore Nacional Ēlirimtare (ELAS) ishin qartazi forcat mė efektive antigjermane, tė pakrahasueshme me kėdo tjetėr nė vend. Tė dyja ishin tėrėsisht tė kontrolluara nga Partia Komuniste Greke (KKE). Politika e britanikėve ishte pėr rivendosjen e monarkisė dhe qeverisė sė djathtė, ndaj dhe udhėheqėsit e rezistencės u ftuan nė Kajro, nė njė pėrpjekje pėr tė siguruar unanimitetin midis udhėheqėsve guerilas dhe politikanėve. Pas njė serie manovrash tė njė kompleksiteti tė pafundmė, ky plan dhe shprehja e tij zyrtare, marrėveshja e Urės sė Plakės, dėshtoi. Ēlirimi i Greqisė, sidoqoftė, po pėrparonte me shpejtėsi dhe, nė tetor tė 1944-s, Athina dhe Pireu ishin ēliruar, me EAM-in si qeveria efektive e pjesės mė tė madhe tė vendit. Por shumė shpejt, forcat britanike, tė drejtuara nga gjeneral Scoobie, zbarkuan nė Athinė dhe luajtėn pjesėn mė tė madhe tė rolit nė shfronėsimin e EAM-it. Farat e tragjedisė sė ardhshme u mbollėn dhe, ēfarėdo shtysash tė ligjshme qė mund tė kenė patur britanikėt nė pėrpjekjen pėr tė vėnė rregull nė kaosin e Athinės, realiteti pėr shumė grekė ishte se ata po mbronin kolaboracionistėt dhe fashistėt nga drejtėsia popullore dhe po pėrpiqeshin tė vendosnin pėr tė ardhmen politike tė vendit tė tyre.

Britanikėt mund tė kenė besuar se ushtria do tė mund tė vendoste rregull dhe se qeveria demokratike do tė rishfaqej nėn monarki, por plagėt e Luftės ishin tejet tė thella. Shoqėria ishte tepėr e ndarė dhe e shpėrndarė pėr tė arritur ndonjė gjė mė shumė se njė armėpushim. Midis 1947-s dhe 1949-s, u zhvilluan betejat e fundit mė tė hidhura: udhėheqja e Ushtrisė Demokratike tė Marko Vafiadhisit themeloi njė ushtri guerilase efektive, e cila operoi pa pengesė nė njė pjesė tė mirė tė Greqisė veriore me mbėshtetje tė konsiderueshme nga fshatarėsia, por nuk qe nė gjendje pėr tė kapur ndonjė nga qytetet e rėndėsishme tė kontrolluara nga trupat e qeverisė me ndihmėn jetike tė fuqisė ajrore tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. Ofensiva e fundit nė malet e Gramozit u kontrollua nga njė shtab i pėrgjithshėm i pėrbashkėt greko-amerikan, i cili shprehte simbolikėn pėr realitetet politike themelore qė do tė mbizotėronin nė Greqi pėr tridhjetė vjetėt e ardhshėm. Gjenerali Papagos, i cili ishte kryekomandant i ushtrisė kombėtare, u bė shumė shpejt udhėheqėsi politik i vendit dhe kryeministėr nė vitin 1952. Kjo nuk do tė mund tė kishte ndodhur kurrė pa mbėshtetjen amerikane, sipas doktrinės Truman, duke nisur nga viti 1947, pas tėrheqjes sė Britanisė nga konflikti”.

Qėndresa e fundit e Ushtrisė Demokratike nė Gramoz, njė betejė heroike pėrkundėr shanseve tė pashpresa, ka qenė njė simbol i fuqishėm pėr tė Majtėn. Greqia ėshtė njė vend thellėsisht ortodoks dhe ortodoksia ėshtė njė kishė qė mbėshtetet shumė te martirizimi. Lufta Civile i furnizoi tė dyja palėt me martirė tė vėrtetė tė shumtė, njerėz tė mirė qė vdiqėn pėr atė ēka ata besonin, simbole pėr tė justifikuar bindjet e tyre shoqėrore dhe politike.

Edhe pse kėto ngjarje kanė ndodhur mė shumė se gjysmė shekulli mė parė dhe, ndonėse Greqia ka pėrjetuar edhe diktaturė ushtarake, edhe demokraci populiste tė majtė qė atėherė, ato janė, nė njėfarė mėnyre, ku historia fillon e mbaron. Pa plagėt e Luftės Civile, shumė pak tė shėruara, nuk mund tė kuptohen trazirat e herėpashershme dhe atmosfera e ethshme e jetės greke. Edhe sot e kėsaj dite, shumė njerėz mund tė mos bien dakord me pėrshkrimin e ngjarjeve. Sipas tė Djathtės ekstreme, tė paktėn pėr disa prej apologjetėve tė saj, pėr shembull, fshatarėt nuk i kanė ndihmuar kurrė luftėtarėt e ELAS-it dhe ushtria britanike nuk i ka mbrojtur kurrė kolaboracionistėt e Boshtit, e kėshtu me radhė. Sipas pikėpamjes sė disa ekstremistėve tė sė Majtės, Stalini nuk i tradhtoi kurrė komunistėt grekė, njerėzit e ELAS-it nuk kanė vjedhur as edhe njė pulė gjatė gjithė Luftės Civile, e kėshtu me radhė. Ndėrkohė qė ēėshtja ėshtė ende tronditėse emocionalisht dhe ka nga ata qė janė gjallė, tė cilėt kanė marrė pjesė nė ngjarjet, nuk ka gjasa qė motivet reale tė atyre tė pėrfshirė – dhe asaj qė ndodhi – tė zbardhen ndonjėherė plotėsisht.





Plani jugosllav

Po pėrpara se tė flasim pėr njė projekt tė mirėfilltė anglez pėr copėtimin e Shqipėrisė nė vitin 1951, le tė flasim pėr njė plan jugosllav pėr pushtimin e Shqipėrisė nė tė njėjtėn kohė dhe qė pėrputhet plotėsisht me planin e Londrės. Kjo pėrshkruhet saktėsisht nė librin ‘Operation Valuable Fiend’. Pra, le tė rikthehemi tek edhe njė herė tek historia e operacionit paramilitar amerikano-anglez ndaj Shqipėrisė. Dhe ėshtė e ēuditshme tė shihet se si janė koordinuar planet angleze, amerikane dhe ballkanike nė gjithė kėtė histori. Jugosllavia e Titos, pas ndarjes me Stalinin dhe me Moskėn ishte bėrė shumė e dashur pėr perėndimin dhe ishte pikėrisht ky fqinj i Shqipėrisė qė kishte bėrė planin e parė kundėr Shqipėrisė…

Krijimi i Ligės sė Refugjatėve Shqiptarė nga jugosllavėt ishte pjesė e njė plani qė ata ishin duke e vėnė nė zbatim pėr tė zėvendėsuar regjimin e Hoxhės me njė tjetėr qė tė ishte pro Titos. Njė hap tjetėr i planit ishte pėrgatitja nga Gjeneral Peko Dapēeviē, Svetozar Vukmanoviē Tempo dhe Kosta Nadj i njė programi pėr tė pushtimin e Shqipėrisė. I njohur si Plani R-7, ai parashihte njė periudhė parapėrgatitore ndėrkohė qė aksionet dhe propaganda diversioniste do tė nxisnin publikun shqiptar kundėr Enver Hoxhės dhe sovjetikėve. Mandej, njėsitė e armatosura tė Ligės sė Refugjatėve nė Jugosllavi, tė shpėrndarė nė njė divizion tė ushtrisė sė rregullt jugosllave tė pėrbėrė nga elementė kosovarė, do tė hynin nė Shqipėri dhe do tė takoheshin nė Tiranė nga disa drejtime tė ndryshme. Radhėt e kėtyre forcave goditėse do tė shtoheshin me rreth 50 mijė njerėz gjatė marshimit drejt Tiranės nga mbėshtetėsit e brendshėm dhe dezertorėt e ushtrisė shqiptare. Ishte menduar qė ky operacion tė pėrmbushej nė njė kohė tė shkurtėr. Ky plan ishte skicuar nė instancat mė tė larta tė shtetit jugosllav tė asaj kohe (Yugoslav Plan for the Invasion of Albania, CREST Database, July 23, 1953).

Pėr mė tepėr mund tė thuhet se ndėrsa pėrgatitej ky plan i pushtimit tė Shqipėrisė nga ana e Jugosllavisė, nė qershor tė vitit 1951 jugosllavėt iu drejtuan qeverisė greke me njė propozim pėr bashkėpunim dhe mbėshtetje nė rast se veprimet ushtarake shpėrthenin nė Shqipėri. Ata thoshnin qė nė qoftė se regjimi shqiptar binte apo nėse Bashkimi Sovjetik apo satelitėt e tij sulmonin Jugosllavinė, ushtria jugosllave do tė pushtonte menjėherė Shqipėrinė. Nė kėtė mėnyrė, jugosllavėt kėrkonin tė paracaktonin zonat e influencės dhe dhe vijat ndarėse nė mėnyrė qė tė shmangnin konfrontimin midis ushtrive greke dhe jugosllave kur tė fillonte lufta.

Ministria e Jashtme greke kėrkoi tė kėshillohej me Departamentin amerikan tė Shtetit lidhur me pėrgjigjen qė do t’i jepte propozimit jugosllav, i cili nga ana e tij ftoi britanikėt tė shprehnin opinionin e tyre pėr kėtė ēėshtje.



Plani britanik

Gjithnjė sipas librit ‘Operation Valuable Fiend’, Ministria e Jashtme britanike i dėrgoi njė memorandum Uashingtonit mė 20 qershor 1951, nė tė cilin pėrmblidhej pozicioni britanik nė njė sentencė: “Nėqoftėse Shtetet e Bashkuara dhe Mbretėria e Bashkuar dėshirojnė ta shikojnė Shqipėrinė tė mbetet e pavarur, ato duhet tė marrin garanci nga Greqia dhe Jugosllavia se pushtimi do tė jetė i pėrkohshėm; nėse pavarėsia shqiptare nuk do tė funksionojė, ato duhet tė mjaftohen thjesht me pėrpjekjet pėr tė shmangur njė pėrplasje midis Greqisė dhe Jugosllavisė”. (The Independence of Albania, BGFIEND documents, n.d.)

Memoja vijonte duke shpjeguar qė britanikėt parapėlqenin njė Shqipėri tė pavarur mike tė Perėndimit, por jo duke dobėsuar Jugosllavinė apo Greqinė, si dhe ata donin tė shihnin njė kufi ndarės tė arritur me marrėveshje parprake vetėm pėr kėtė. Nė favor tė vazhdimėsisė sė pavarėsisė sė Shqipėrisė, memoja britanike rendiste faktorėt si elementėt etnikė dhe historikė, ekzistencėn e Komitetit Kombėtar pėr Shqipėrinė e Lirė, si dhe vėshtirėsinė e pėrmbushjes sė njė zgjidhjeje alternative pa konflikt midis fuqive tė interesuara. Faktorėt kundėr pavarėsisė sė Shqipėrisė ishin madhėsia e saj dhe mungesa e stabilitetit si shtet, pozita e tė cilit, argumentonin britanikėt, do tė ishte mė e mirė si njė republikė e Federatės jugosllave, me apo pa rajonin e Vorio Epirit tė pretenduar nga Greqia. Kjo alternativė mund tė ishte e pranueshme nga Jugosllavia, Greqia, madje dhe nga shqiptarėt, por mund tė zemėronte Italinė. Megjithatė, memoja britanike konkludonte: “Meqė jugosllavėt ishin tė orientuar nga perėndimi dhe pėr shkak se popullsia e konsiderueshme shqiptare qė ndodhet tashmė atje (brenda kufijve jugosllavė), kjo mund tė mos jetė njė zgjidhje krejt e papranueshme”.



(Vijon nesėr)

Nesėr do tė lexoni:

Si reagoi Departamenti amerikan i Shtetit pas marrjes sė Memos sė Forin Ofisit britanik pėr copėtimin e Shqipėrisė

Pse Uashingtoni theksonte se pa njė Shqipėri tė pavarur nuk kishte paqėtim tė interesave konfliktuale tė Jugosllavisė, Greqisė dhe Italisė

Njė histori 100-vjeēare e marrėdhėnieve tė Shqipėrisė me Shtetet e Bashkuara, qė nga Pavarėsia e Shqipėrisė tek Pavarėsia e Kosovės

http://www.gazetadita.al/1951-planet...-e-shqiperise/
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 23:22.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.