Kthehu   Kreu > D1 > Punishte > Tė reja
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 13.1.2015, 22:13   1

Shkrim i cituar Berat: Prospekt mbi kompleksin skulpturor "Teodor Muzaka"


Citim:
PROSPEKT MBI KOMPLEKSIN MONUMENTAL SKULPTUROR NĖ SHESHIN “TEODOR MUZAKA” TĖ QYTETIT TĖ BERATIT

Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	Teodor-Muzaka-Skulpture.jpg
Shikimet:	140
Madhėsia:	55,3 KB
NNJ:	7341Kompleksi skulpturor i parashikuar tė vendoset nė Sheshin “Teodor Muzaka” nė qytetin e Beratit, ėshtė i konceptuar si njė ansambėl simbolik qė pasqyron figurativisht aspektin historik tė njė prej periudhave mė tė spikatura nė historinė e kėtij qyteti, si njė qendėr e Despotatit tė Beratit apo siē njihet gjerėsisht Principatės sė Muzakajve, pėrmes figurės sė Teodor Muzakės; e njėkohėsisht edhe elementėt kompleksivė tė identitetit legjendar, historik e gjeografik tė kėtij qyteti.

I modeluar si njė shtetar, zotėrues sovran i njė entiteti politik tė kohės, Teodor Muzaka, njė prej mė tė shquarve tė dinastisė Muzakiane qė i ka gjurmėt qysh nė shekujt e parė tė mijėvjeēarit tė dytė, shfaqet i ulur mbi njė fron me njė veshje sa ceremoniale aq edhe identitare e rajonit ku shtrihej ky zotėrim.

Nė anėn tjetėr vetė froni, si njė qendėrzim i tė gjithė shprehive tė kompleksit, paraqet njė simbolikė legjendare tė pėrmbledhur figurativisht, tė vetė krijimit tė qytetit tė lashtė dhe tė kalasė sė moēme, si dhe tė identitetit gjeografik e politik tė tij.

Froni, si njė ansambėl solid historiko-gjeografik identitar nė elementėt e tij skulpturorė ėshtė trajtėsuar nga dy paralelopipedė nė formė kolonash vertikale, mbi tė cilat mbėshtetet figura e Teodorit; nė pjesėn ballore qė ndahet nė dy pjesė, krijohen mbėshtetėset ku ai vendos krahėt; nė bazament tė kėtij froni gjendet njė plint i gurtė i vendosur horizontalisht, i cili i ndan pėrmes kolonat dyshe dhe mbi tė kalon njė rrjedhė uji, i cili buron nga lart nė formė lotimi mes njė hapėsire tė lugėt qė krijohet nga pjesa e mbrapme e monumentit.

Nė tė dy rrafshet gjysėm-cilindrore qėndrojnė tė varura nė tė dy skajet dy armė tė kohės, njė shpatė dhe njė topuz. Kėta elementė dysh pėrfaqėsojnė simbolikisht edhe dy anėt e qytetit tė ndarė dhe tė lidhur njėkohėsisht nga lumi legjendar i qytetit duke shėmbėllyer edhe urėn e moēme karakteristike, duke simbiozuar kėshtu elementėt natyrorė me ato historikė dhe duke i dhėnė soliditetin solemn tė gjithė ansamblit, nė shprehje tė njė tradite dhe vijimėsie njėkohėsisht pėrmes jetės qė lėviz ashtu si uji jetėsor i lumit.

Gėrshetimi i kėtyre elementėve, nė qendėr tė tė cilėve qėndron simboli politik dhe historik i qytetit, pėrfaqėsuesi konkret, e nė tė njėjtėn kohė edhe simbolik i gjithė njė dinastie tė shquar, shkrin organikisht idenė konceptuale estetike e funksionale tė vetė ansambit skulpturor.

Figura e Teodorit ėshtė e trajtėsuar me njė plastikė realiste nė shėrbim tė idesė qendrore pėr tė dhėnė njėherit realitetin historik, vlerėn estetike dhe harmonizimin me mjedisin publik ku parashikohet tė zėrė vend. Interpretimi nė formė i kėtij realiteti krijon njė simbiozė estetike tė bashkėjetesės midis dukurive historike dhe pėrtej tyre, ēka pėrbėjnė njė vepėr, nė shėmbėllim tė vetė qytetėrimit dhe identitetit tė qytetit.

Nė trajtėsimin plastik, figura konkrete e Teodorit i pėravitet realitetit, linjat valėzojnė me furi, vibrimet plastike bėhen mė intensive. Me kokėn kthyer nė tė djathtė nė drejtim tė kalasė, ai mban nė dorėn e mbėshtetur njė kupė rekuizitė e kohės dhe simbolikat pėrkatėse nė veshjen e tij.

Nė kėtė paraqitje figura e Teodorit shpreh njė solemnitet pėrshtatės tė shtetarit tė venduar natyrshėm mbi vetė simbolikat karakterizuese tė qytetit, me kėmbėt qė prekin ujin, me krahėt qė mbėshteten ndėr “malet”, si vetė ura qė bashkon gjeografikisht qytetin, ai (nė shėmbėllim tė tė gjithė zotėrve tė tjerė tė qytetit dhe krahinės) bashkon nė mėnyrė simbolike politikisht zotėrimet politike e historike.

Edhe zgjedhja e bėrė nė pjesėn fundore tė shpinores sė fronit, shkon nė funksion tė kėsaj ideje, pasi jepet figurativisht edhe stema mė e hershme e Muzakajve, fontana me dy rrjedha, prej ku del uji jetik i qytetit i cili qarkon simbolikisht tė gjithė ansamblin skulpturor.

Vėllimet piramidale tė fronit, arkitektura solide me gjeometri tė rreptė, linjat e pastra dhe tė thjeshta, rrezatojnė njė heshtje shekullore duke i dhėnė edhe figurės shtetare tė Teodorit njė peshė monumentale mė solemne dhe emblematike.

Autorėt e projektit:
BUJAR VANI – EVIS KABILO

http://iliriatv.com/prospekt-mbi-kom...it-te-beratit/
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 14:02.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.