Kthehu   Kreu > D1 > Punishte > Tė reja
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 28.7.2015, 14:12   1

Tiranė: Shfrytėzimi i arkivave historikė


Citim:
Diplomacia shqiptare zbulon dokumentet nga 1912 e deri mė sot

Diplomacia shqiptare do tė heqė pluhurin qė mbulon dosjet duke i hapur ato pėr publikun e gjerė. Pėrmes njė njoftimi nė faqen e saj, Ministria e Punėve tė Jashtme i fton qytetarėt qė tė shfrytėzojnė arkivin qė ky institucion disponon.

“Pėr tė pasur akses nė pasuritė arkivore historike tė shėrbimit tė jashtėm shqiptar, ēdo i interesuar vendas apo i huaj, duhet tė paraqesė pranė Drejtorisė sė Arkivit Historik dhe Dokumentacionit njė kėrkesė personale ose nė emėr tė institucionit qė ai pėrfaqėson. Nė kėrkesė pėrmendet saktėsisht objekti i hulumtimit nė pasurinė arkivore tė institucionit dhe periudha kohore e krijimit tė dokumentacionit tė kėrkuar. Nė kėrkesė vendosen edhe mundėsitė e kontaktit pėr tė komunikuar pas miratimit tė kėrkesės. Studimi i dokumentacionit arkivor kryhet nė Sallėn e Studimit pranė Drejtorisė sė Arkivit Historik dhe Dokumentacionit ku janė tė vlefshėm edhe katalogėt informues rreth fondeve dokumentare. Ēdo interes pėr kopje tė autorizuara tė dokumenteve arkivore tė shėrbimit tė jashtėm, depozitohet pranė kėsaj Drejtorie e cila e realizon kėtė shėrbim pasi i pala kėrkuese ka kryer pagesėn pėrkatėse nė Banke nė llogari tė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme”, thuhet nė njoftim.

MPJ administron pasurinė dokumentare arkivore tė krijuar nga shėrbimi i jashtėm shqiptar qė nga krijimi i shtetit modern shqiptar nė v.1912 e nė vazhdim.

Ajo administron gjithashtu fondin origjinal tė marrėveshjeve dypalėshe dhe shumėpalėshe tė nėnshkruara nga shteti shqiptar pas krijimit tė tij.

Administrimi i kėsaj pjese tė trashėgimisė historike kombėtare e cila pasurohet ēdo vit me prurje tė reja dokumentare, si dhe shfrytėzimi i saj pėr interesat e politikės sė jashtme dhe komunitetit tė shkencės kryhet nga Drejtoria e Arkivit Historik dhe Dokumentacionit pranė kėtij institucioni.Arkivi Historik i diplomacisė shqiptare ėshtė anėtar i Kėshillit Ndėrkombėtar tė Arkivave (International Council of Archives-ICA), me qendėr nė Paris.

Shfrytėzimi i kėtij fondi dokumentar bazohet nė Ligjin nr.9154, dt.6.11.2003 “Pėr Arkivat”. Sipas nenit 61, pika 2, tė kėtij ligji, dokumentet qė administrohen nė institucionet arkivore shtetėrore, jepen pėr shfrytėzim pasi kanė kaluar 25 vjet nga data e krijimit tė tyre.

Pėr dokumentet e klasifikuara “sekret shtetėror”, procedohet sipas masave qė parashikon Ligji Nr.8457, dt.11.2.1999 “Pėr informacionin e klasifikuar “sekret shtetėror”.

http://gazetablic.com/e-rralle-diplo...e-deri-me-sot/
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 10:45.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2018
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.