Kthehu   Kreu > Ateistėt > Parime tė antiteizmit
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 5.9.2010, 17:28   1
Kandhaon
anėtar/e
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,

"Toleranca fetare" ėshtė parim antikombėtar


Politika antishqiptare e "patriotizmit"

Qė nga shek. 19 e kėndej ėshtė shumė e pėrhapur thėnia se shqiptarėt nuk i pėrēan feja, se shqiptarėt identifikohen me komb etj. Por sa kėto fjalė kanė ndikuar realitetin, apo pėrfaqėsojnė realitetin?

Nė shek. 19 njė komunitet shqiptar gjakpastėr nė jug krijoi shtetin qė sot quhet Greqi. Edhe njė komunitet shqiptarėsh gjakpastėr nė veri krijoi shtetin qė quhet Mal i Zi. Njė komunitet tjetėr, ndonėse gjakpėrzier, serbo-shqiptar krijoi Serbinė, ku mė vonė do tė ketė vetėm serbė. Njė tjetėr komunitet shqiptarėsh nė lindje tė Shqipėrisė u bullgarizua. Kundėr gjithė kėtyre u veēua njė grup qė ishin tė turqizuar, qė deshėn edhe Lidhjen e Prizrenit ta ēshqiptarizonin sikurse u ēshqiptarizuan shtetet e sipėrpėrmendura. Fakti qė turqizimi i plotė kombit tonė nuk ndodhi njėsoj sikur greqizimi e sllavizimi nė zonat pėrreth mė tepėr i detyrohet faktit se Turqia ishte nė disfatė e sipėr asaj kohe, ndryshe nga shtetet ortodokse qė po zhvilloheshin vazhdimisht. Por gjithsesi u turqizuan qindra mijė shqiptarė qė u shpėrngulėn me dhunė nė Turqi gjatė 2 shekujve tė fundit.

Shohim qė ka njė asimilim nė masė tė shqiptarėve, dhe pėrēarje tė thellė pėr shkak tė fesė. Shqiptarėt qė mbetėn tė paasimiluar vazhduan me formulėn "tolerancė fetare", duke thėnė se nuk jemi sikur serbėt, grekėt, etj, qė tė vritemi pėr fe.

Por asimilimi dhe pėrēarja vazhdonte edhe mė tej, e vazhdon edhe sot. Nė Mal tė Zi e Greqi, prej se ka filluar asimilimi, ai nuk ėshtė ndėrprerė asnjėherė. Kjo sjell si pasojė luftėn mes shqiptarėve, sepse ata tė asimiluar janė tanėt, veēse tė asimiluar. Asimilim kemi edhe sot nėpėr tė gjitha trojet shqiptare.

Thėnia "tolerancė fetare", ėshtė plotėsisht nė kundėrthėnie me vetveten. Ku ka fe, nuk ka tolerancė, as kurrė nuk do tė ketė. Ėshtė vetė qėndrimi qė kėto fe mbajnė, qė ėshtė i shkruar dhe nė librat e tyre. Nėse ne vazhdojmė me thėnien "shqiptarėt janė tolerantė ndaj fesė" dhe "shqiptarėt nuk i asimilon feja", ne jemi duke mbuluar tė vėrtetėn, sikurse krimineli fsheh krimin e tij, dhe nė kėtė mėnyrė po e ndihmojmė fenė qė tė vazhdojė vrasjen makabre qė u ka bėrė shqiptarėve.

Duke dashur t'i tregojmė botės "vlerat" tona, i kemi fshehur antivlerat qė ka feja. Duke dashur qė tė mburremi se sa jemi kombėtarė e patriotė, e kemi mbuluar krimin e madh qė feja ka bėrė kundėr nesh. I kemi hedhur hi syve vetvetes, pėr tė mos parė dėmin e madh qė po na shkakton feja. Ajo na hante trupin, gjymtyrėt, ndėrsa ne thonim "bėje zot ėndėrr".

Tė thuash feja nuk na pėrēan ne shqiptarėve, ėshtė njė gabim i dhjetėfishtė a njėzetfishtė.

Sė pari kur njė popull ka shumė fe, feja pėrēan, sepse secila fe krijon mėnyra tė ndryshme tė tė jetuarit, dhe kultura tė ndryshme dhe identitete tė ndryshme. Kurani e Bibla madje e caktojnė edhe kė duhet tė shohim si mik e kė si armik. Kaq thellė hyn feja nė psikėn e individit e njerėzit pretendojnė se nuk ndikon asgjė. Kjo do tė thotė tė gėnjesh. E pėr ēfarė arsye, vėshtirė tė shpjegohet.

Sė dyti shqiptarėt nuk janė hyjni tė Olimpit, as njerėz specialė qė tė mund t'i ikin ndikimit tė fesė. Fesė i beson ose jo. Nėse i beson do bėhesh fetar, nėse nuk i beson do t'i shėndrrosh kishat e xhamitė nė depo ushqimore. Rrugė tė mesit nuk ka.

Sė treti ėshtė veprimtari antishqiptare, sepse me kėtė po deklaron se feja ėshtė e padėmshme, dhe po e lejon atė qė tė veprojė kundėr nesh.

Nuk kuptoj ku i ēon mushka patriotėt, qė kaq shumė i fryjnė tė ashtuquajturės tolerancė fetare, kur vetėm dėm i kanė sjellė kombit tonė, sepse thjesht kanė bėrė punėn e fetarėve. Duhet tė tregohet e vėrteta. Feja ėshtė armik i shqiptarisė, nuk duhet besuar nė fenė. Kush beson ėshtė kundėr shqiptarisė.

Unė mund ta fsheh kėtė qė po them, por nuk mė lejon ndėrgjegja, sepse realiteti mbetet realitet, e mė mirė ėshtė t'u tregohet njerėzve e vėrteta se sa t'u hidhet hi syve se feja qenka e mirė e se shqiptarėt nuk janė pėrēarė mes vete.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 5.9.2010, 18:23   2
sigint
anėtar/e
 
sigint
 
Anėtarėsuar: 4.2009
Vendndodhja: Hėnė
Citim:
Shohim qė ka njė asimilim nė masė tė shqiptarėve, dhe pėrēarje tė thellė pėr shkak tė fesė. Shqiptarėt qė mbetėn tė paasimiluar vazhduan me formulėn "tolerancė fetare", duke thėnė se nuk jemi sikur serbėt, grekėt, etj, qė tė vritemi pėr fe.
Kėtu ėshtė gjithė thelbi, askush nuk e kupton (ose mė keq bėjnė dhe sikur s'ka ndodhur) qė kėta qė "u vranė pėr fe" ishin pikėrisht shqiptarėt me njėri-tjetrin. Ėshtė shumė domethėnės fakti se nė opinionin publik kombėtar sot nuk ekziston fare ideja se shqiptarėt u asimiluan nė malazezė, serbė, boshnjakė, grekė, turq e bullgarė nga lufta fetare, duke fshehur kėshtu tė vėrtetėn e copėtimit tė kombit lart e poshtė nėpėr shtete tė tjera.

Injoranca pseudopatriotike nuk e ka tė qartė qė shumica e zonave rreth Shqipėrisė janė tė populluara me shqiptarė tė asimiluar kulturalisht 2 shekujt e fundit pėr shkak tė fesė.

Gjė qė ėshtė e frikshme se deri ku mund tė arrijė kjo injorancė, kur pėrllogaritet se pėr 200 vjet na janė zhdukur nga trupi kombėtar, ekskluzivisht nė emėr tė fesė, njė numėr njerėzish qė me pėrpjesėtimin e sotėm do tė ishte i barazvlershėm tė paktėn me 10 milionė shqiptarė.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 5.9.2010, 22:27   3
antiteisti
 
shum teme e qelluar. Por qfar mund te bejme per vetedijesimin e masave per demin qe shkaktojn fete. Une kam filluar te jem me i zeshem dhe me i guximshem ne biseda me rrethin ku jetoj dhe mendoj se ka sukses. mendoj se duhet te jemi me ofenziv sepse edhe extremistet e feve ka n dale ne ofenziv sidomosd pas luftes se Kosoves.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 23.3.2013, 22:05   4
Citim:
Pėrplasje mes shqiptarėsh nė Dinoshė pėr varreza

Dinoshė, Tuz, 22 mars – Incidenti qė ndodhi muajin janar nė Dinoshė, pran Kishės Katolike tė Shėn Mhillit dhe varrezave qė ndodhėn aty, po vazhdon tė pėrshkallėzojė. Ngjarja e re, situatė e zymtė, nisi natėn nė mes 19 dhe 20 marsit, kur persona tė panjohur lėvruan tokėn jashtė varrezave tė rrethuara dhe kėshtu bllokuan qasjen te varrezat, raportoi Malėsia. Kjo duket u bė nga po tė njėjtit qė protestuan nė janar dhe po protestojnė nga dje pran varrezave.

Njė grup, vendės tė Dinoshės, tė besimit islam, protestuan dje dhe vazhdojnė dhe sot duke bllokuar rrugėn qė ēon te hyrja e varrezave. Kjo, sipas tyre, me qellim pėr tė ndaluar familjen Lulgjuraj tė pranojnė ngushėllimet pranė varrezave, nė Kishėn e Shėn Mhillit, qė kishte vdekur nė SHBA, me arsyetimin se familja Lulgjuraj aty nuk i ka varrezat familjare dhe se nuk janė vendės, prandaj dhe e kanė tė ndaluar tė pranojnė ngushėllimet aty.

Arkivoli me trupin e tė ndjerės Lulgjuraj nuk ėshtė lejuar tė futet nė Kishė.

Gjendja ishte mjaft e tensionuar dhe nė frikė qė situata mos tė dalė krejtėsisht kontrollit, kur banorė nga tė dy besimet nuk lėviznin, njėra tė futej nė kishė me kufomėn, tjetra tė mos i lejojė. Rreth mesnatės policia pėrdori shkopinjtė pėr tė hapur rrugėn, e cila ishte e bllokuar qė dy ditė.

Ishin rreth 20 veta, kryesisht tė rinj, tė cilėt nuk pranuan tė largohen edhe pas marrėveshjes e cila u arrit nė mes tė pėrfaqėsuesve tė Qeverisė, kryeqytetit dhe vendėsve qė po protestonin dhe familjarėve tė sė ndjerės Lulgjuraj. Ndėrkohė familjarėt Lulgjuraj kaluan nė drejtim tė varrezave dhe vendosen arkivolin brenda nė Kishė.

Funksionari i UDSH-sė dhe ish-ministėr i pakicave, Hamdi Hasani, iu drejtua vendasve qė tė mos ngrijnė tensionet dhe tė tregojnė se shqiptarėt nuk ndahen nė baza fetare, ashtu siē disa duan tė na shohin.

Hasani mė herėt kėrkoi nga protestuesit tė largohen nga rruga dhe tė lejojnė qė familjarėt tė vendosin arkivolin me trupin e tė ndjerės nė kapelėn e varrezave. Ai iu sqaroi vendasve se nė negociata ėshtė propozuar qė tė premtėn tė lejohet pranimi i ngushėllimeve dhe kryerja funeralit, kurse tė hėnėn pėrfaqėsues tė Komunės urbane tė Tuzit, bashkėsisė lokale dhe pėrfaqėsues tė Dinoshės tė bisedojnė me administrues tė kryeqytetit pėr tė gjetur njė zgjedhje nė lidhje me kėtė problem. Megjithatė deri me tani, protestuesit vendas nuk pranuan propozimin.

http://www.koha.net/?page=1,15,139673
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 26.3.2013, 22:06   5
Citim:
Rrahje e nxėnėsve shqiptar, mysliman dhe katolikė nė Tuz

Policia e Malit tė Zi ka intervenuar pėr tė ndalur rrahjen e nxėnėsve – myslimane dhe katolik, nė Gjimnazin “25 maj” nė qytezėn e Tuzit.

Tė dy grupet e nxėnėsve ishin shqiptar, ndėrsa disa kanė marrė lėndime dhe kanė kėrkuar ndihmė mjekėsorė.

Nė njoftimin e Drejtorisė sė Policisė sė Malit tė Zi, thuhet se rrahja ka ndodhur nė korridorin e Gjimnazit. Policia i ka identifikuar tė gjithė akterėt e pėrleshjes.

Supozohet se rrahja ka pasur lidhje me problemet e myslimanėve dhe katolikėve, gjithashtu tė gjithė shqiptarė, nė fshatin Dinoshė afėr Tuzit, rreth shfrytėzimit tė hapėsirės pėr varreza.

Nė kėtė fshat, myslimanėt kohė mė parė nuk i kishin lejuar njė familje katolike qė nė morgun e varrezave ta bėjė ceremoninė e varrimit. Atėherė pati intervenuar edhe njėsia speciale e Policisė sė Malit tė Zi.

http://www.botasot.info/lajme/217152...tolike-ne-tuz/
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 15:32.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2018
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.