Kthehu   Kreu > Ateistėt > Vrojtim
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 9.1.2010, 00:15   1
fronti polar
MBARĖVAJTJA
veri-jug
 
fronti polar
 
Anėtarėsuar: 7.2006

Anėtarėsia e Shqipėrisė nė Konferencėn Islamike (OBI) ėshtė antikushtetuese


Citim:
Ndėrgjegjėsim i opinionit pėr daljen nga Organizata e Konferencės Islamike

Konferenca Islamike ėshtė njė organizatė me karakter tė pastėr fetar e krijuar nga shtete islamike pėr promovimin e islamizmit.

Karta e OKI-t: http://www.oic-oci.org/is11/english/Charter-en.pdf

Duke nėnshkruar kėtė Kartė shteti shqiptar pranon si mision pėrhapjen dhe punėn nė shėrbim tė islamizmit nė Shqipėri dhe vende tė tjera tė botės, siē e pėrcakton Karta. Kėsisoj anėtarėsimi i Republikės sė Shqipėrisė nė OKI bie ndesh me parimin e laicizmit tė shtetit shqiptar tė pėrmendur nė Kushtetutė dhe nė nenin 10, pikat 1 dhe 2:

1. Nė Republikėn e Shqipėrisė nuk ka fe zyrtare.
2. Shteti ėshtė asnjanės nė ēėshtjet e besimit e tė ndėrgjegjes (...).

Kushtetuta: http://www.pp.gov.al/sq/home/legjisl...-azhurnuar.pdf

Janė tė lutur juristėt, shoqėria civile dhe tė gjithė tė interesuarit tė shqyrtojnė mė tej ēėshtjen nė fjalė dhe tė aktivizohen nė ndėrgjegjėsimin e autoriteteve dhe tė shoqėrisė shqiptare pėr daljen e Shqipėrisė nga kjo organizatė fetare.


Historiku i ēėshtjes

Nė vitin 1991, qeveria shqiptare nėn drejtimin e presidentit tė atėhershėm, Ramiz Alisė, vendosi kėrkesė pėr anėtarėsim dhe shteti shqiptar u pranua anėtar vėzhgues i Konferencės Islamike.

Njė vit mė vonė, nė vitin 1992, nėn drejtimin e presidentit Sali Berisha, qeveria shqiptare, pa pėlqimin e dijeninė e popullit si dhe pa shqyrtimin dhe miratimin e Kuvendit, e bėri shtetin shqiptar anėtar me tė drejta tė plota nė Konferencėn Islamike.

Nė bazė tė Kushtetutės shqiptare tė vitit 1992, neni 7, dhe asaj tė vitit 1998, neni 10, e cila ėshtė nė fuqi dhe sot, qėndrimi i Republikės sė Shqipėrisė nė kėtė organizatė fetare shkel laicitetin e shtetit qė ėshtė vlerė konstante e shtetit modern shqiptar nga pavarėsia deri mė sot.

Kjo faqe ėshtė krijuar nė formė proteste pėr shkeljen e parimit tė ndarjes sė shtetit nga feja dhe pjesėmarrja kėtu ėshtė e hapur pėr tė gjithė ne qė kemi vetėm njė kėrkesė:

JASHTĖ SHQIPĖRINĖ NGA KONFERENCA ISLAMIKE!
(dhe cilado organizatė fetare)


Falėnderojmė tė gjithė anėtarėt e deritashėm pėr vetėdijen e treguar. Mund tė ftoni miqtė tuaj nė faqe nė mėnyrė qė kjo shkelje, qoftė antikushtetuese, qoftė parimore nė nivel kombėtar, tė marrė vėmendjen e duhur nė opinion dhe tė mos lihet pas dore.

N.q.s. sot shkelet njė e drejtė dhe askush nuk reagon, po nesėr ēfarė mund tė ndodhė?

http://www.facebook.com/konferencaislamike
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 18.2.2010, 20:20   2
sigint
anėtar/e
 
sigint
 
Anėtarėsuar: 4.2009
Vendndodhja: Hėnė
Katėr shkelje qė shoh me tė parėn:

1. Nė Kushtetutėn e 1992-sė thuhet shprehimisht nė nenin 7 se Shqipėria ėshtė shtet laik. Pra pavarėsisht se presidenti mund tė lidhte marrėveshje ndėrkombėtare, ai nuk mund tė lidhte marrėveshje "fetare" ndėrkombėtare, qė e bėjnė shtetin tė bėhet palė me fenė, apo palė me njė fe.

2. Marrėveshja nuk ėshtė ratifikuar kurrė nė Kuvend, nuk janė pyetur kurrė "pėrfaqėsuesit e popullit" dhe vendimi ėshtė marrė nga njė person i vetėm si tė ketė qenė gjendje e jashtėzakonshme.

3. Anėtarėt e OKI-t, ku tani pėrfshihet dhe Shqipėria, kanė njė Deklaratė paralele tė Drejtash tė Njeriut (CDHRI) e cila bie ndesh me atė tė OKB-sė dhe Konventėn Evropiane pėrkatėse qė ka nėnshkruar Shqipėria prej kohėsh. Nė kėtė deklaratė pohohet se nenet e saj interpretohen sipas sheriatit islamik dhe se mes tė tjerash njeriu nuk ka tė drejtė tė jetė ateist. Kjo do tė thotė se ēdo shqiptar jofetar/ateist ėshtė i kufizuar nga kėto dokumente tė nėnshkruara dhe pranuara (shprehimisht ose me nėnkuptim) nga shteti shqiptar me anėtarėsimin e kėtij nė OKI.

4. Veē tė tjerash dokumentet e OKI-t, duke filluar qė nga Karta, flasin pėr orientim tė shteteve anėtare sipas vlerave islamike dhe se shtetet kanė pėr detyrė tė pėrhapin islamizmin (edhe nė shkolla)!
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 21.6.2010, 10:20   3
Citim:
PE: Eurodeputeti: Jo lirimit tė vizave me Shqipėrinė, ėshtė anėtare e "Konferencės Islamike"

Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	ats-medlener.jpg
Shikimet:	66
Madhėsia:	21,9 KB
NNJ:	7735Eurodeputeti holandez, Barry Madlener, nė njė amendament qė ka bėrė nė rezolutėn e kolegut tė Chountis thekson faktin se Shqipėria ėshtė anėtare e Organizatės sė Konferencės Islamike.

Sipas tij, kjo organizatė nuk respekton tė drejtat e njeriut dhe ėshtė nė kundėrshtim me principet e Bashkimit Europian.

“Shqipėria ėshtė anėtare e Organizatės sė Konferencės Islamike, njė organizatė e cila kufizon tė drejtat e njeriut me ato tė pėrcaktuara nė Sheriat dhe nė kėtė mėnyrė ėshtė nė kundėrshtim me principet bazė tė Bashkimit Europian”, thekson eurodeputeti i cili nuk ėshtė pjesė nė asnjė nga grupimet parlamentare tė Parlamentit Europian.

Ky eurodeputet shihet qartė se nė amendimet e tij pėr Shqipėrinė mban qėndrime tė prera dhe nė kundėrshtim logjik me ato tė eurodeputetėve tė grupimeve kryesore nė PE.

https://ateistet.info/lm1506482h
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 28.9.2010, 23:03   4
Citim:
PE: Eurodeputeti: Shqipėria jashtė "Konferencės Islamike" si kusht pėr lirimin e vizave

Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	ats-van-der-stoep.jpg
Shikimet:	63
Madhėsia:	23,9 KB
NNJ:	7734Njė eurodeputet holandez i ekstremit tė majtė ka paraqitur sė fundi nė Parlamentin Europian njė amendament nė lidhje me vendimin pėr liberalizimin e vizave me Shqipėrinė nė tė cilin vendos si kusht daljen e Shqipėrisė nga Konferenca Islamike.

Pėr herė tė parė nė tė gjithė procesin me kėrkesė tė eurodeputetit ekstremist Daniel van der Stoep dalja e Shqipėrisė nga Konferenca Islamike tentohet tė pėrmendet si njė kusht pa tė cilin vendi nuk mund tė pėrfitojė regjimin e lėvizjes sė lirė me zonėn Shengen.

Eurodeputeti holandez kėrkon qė edhe Bosnja ashtu sikurse Shqipėria tė distancohet nga Konferenca Islamike nėse dėshiron liberalizimin e vizave.

Ne amendamentin e holandezit thuhet se kjo rregullore hyn nė fuqi nė qoftė se Shqipėria si anėtare dhe Bosnja si vėzhguese nė Organizatėn e Konferencės Islamike tė heqin dorė respektivisht nga statusi i anėtarit dhe i vėzhguesit.

Eshte fjala pėr propozimin qė nė Rregulloren e liberalizimit tė vizave qė PE-ja do tė miratojė me Shqipėrinė e Bosnjėn tė shtohet edhe fjalia e mėsipėrme.

Amendamenti i eurodeputetit Van Der Stoep pritet tė diskutohet nė mbledhjen e Komisionit pėr Liritė Civile pėr Drejtėsinė dhe Ēėshtjet e Brendshme.

Ne mbledhje ėshtė thirrur edhe eurodeputetja Tanja Fajon raportuese pėr Shqipėrinė e Bosnjėn e cila ka kėrkuar shmangien e vonesave nė liberalizimin e vizave.

Ky shqetėsim ėshtė shprehur edhe pak kohė mė pare gjatė diskutimit tė draft-rezolutės sė PE-sė pėr Shqipėrinė. Ne njė ndėr amendamentet e draft-rezolutės i hartuar nga europarlamentari gjerman Berry Madlener shprehet shqetėsimi i pjesėmarrjes sė Shqipėrisė nė Konferencėn Islamike.

"Vėmė nė dukje se Shqipėria ėshtė anėtare e Organizatės sė Konferencės Islamike, njė organizatė e cila e kufizon tė drejtat e njeriut dhe nė kėtė mėnyrė ėshtė nė kundėrshtim me parimet themelore tė BE-sė" - shkruhet ne amendamentin e europarlamentarit Madlener, amendament qė nė atė kohė nuk u mor nė konsideratė nga PE-ja.

https://ateistet.info/lm1506172j
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 14.12.2013, 23:07   5
Citim:
Tiranė: Mbyllen ambasadat shqiptare nė disa vende anėtare tė "Konferencės Islamike"

Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	ambasadat.jpg
Shikimet:	67
Madhėsia:	35,2 KB
NNJ:	7737Paralajmėrimi i shefit tė diplomacisė Ditmir Bushati disa ditė mė parė pikėrisht nė dalje tė selisė Kuvendore se do ketė shkurtime nė ambasadat shqiptare por dhe nė personelin e ambasadave qė do tė mbeten pėr efekt tė mungesės sė fondeve, po shoqėrohet me projektin pėrkatės pėr emrat e selive diplomatike shqiptare nėpėr botė qė do mbyllen.

Burime brenda Ministrisė sė Punėve tė Jashtme bėjnė me dije se nė projektin fillestar qė po hartohet dhe ėshtė nė pėrfundim nė kėtė dikaster, rezulton se janė nėntė ambasada shqiptare nėpėr botė tė cilat do tė mbyllin dyert nė njė tė ardhme shumė tė afėrt, pėr shkak tė vėshtirėsive financiare qė po kalon vendi por dhe shėrbimi diplomatik.

Bėhet me dije se reforma ka prekur kryesisht ato ambasada qė janė jashtė funksionit pėr shkak se Shqipėria nuk ka interesa nė ato vende ku janė instaluar selitė diplomatike shqiptare por dhe pėr faktin qė disa tė tjera janė tė grumbulluar nė njė hapėsirė jo fort tė madhe, dhe qė pėrfaqėsojnė thuajse tė njejtėn linjė diplomatike.

Kėshtu do tė mbyllen dhe disa ambasada nė vendet arabike, tė ngritura nė kuadėr tė anėtarėsimit nė Konferencėn Islamike dhe ku vetė kėto vende paguanin qiranė e ndėrtesės ku vendosej selia e trupit diplomatik shqiptar.

Mėsohet se pritet tė mbyllen ambasadat shqiptare nė Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, tė cilat do tė mbulohen nga ambasada jonė nė Kuvajt. Pritet tė mbyllet ambasada shqiptare nė Malajzi qė do mbulohet nga ambasada jonė nė Kinė ose nė Indi.

Kėshtu, do tė shkurtohet me 30 pėrqind personeli i ambasadave nė tė gjitha vendet, duke iu bashkangjitur nė kėtė mėnyrė dhe strukturės sė re tė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme, e cila reduktohet pėr shkak tė vėshtirėsive financiare nė masėn 30 pėrqind.

https://ateistet.info/lm1506134u
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 17.2.2014, 23:01   6
Citim:
Tiranė: Kuvendi “refuzon” Konferencėn Islamike: Duhet riparė anėtarėsimi

Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	albania-meta-2015-03-17-19-DSC4962.jpg
Shikimet:	61
Madhėsia:	34,8 KB
NNJ:	7733Shqipėria e ka shprehur hapur sot mundėsinė e daljes sė Shqipėrisė nga Konferenca Islamike, ose nė mos shkėputjen totale,njė rivlerėsim tė rolit tė saj nė kėtė konferencė. Hapi i parė ėshtė marrė me refuzimin e ftesės pėr sesionin e 9-tė tė Asamblesė Parlamentare tė Organizatės pėr Bashkėpunim Islamik (OBI). Kuvendi i Shqipėrisė nuk ka caktuar njė delegacion pėr kėtė konferencė duke e kaluar nė heshtje refuzimin e ftesės. Ndėrkaq njė pėrgjigje pėr kėtė ka ardhur nga Kėshilltari pėr Politikėn e Jashtme i zotit Meta, Ralf Gjoni.

Nė njė prononcim pėr mediat, Gjoni shpjegon se mungesa e Shqipėrisė kėtė vit lidhet me mungesen e buxhetit dhe axhendėn e ngjeshur tė kryetarit tė Kuvendit.

“Ne nuk e kemi refuzuar kėtė ftesė, por thjesht parlamenti nuk ka marrė dot pjesė nė kėtė aktivitet multilateral, ashtu siē nuk kemi marrė dot pjesė as nė Asamblenė Parlamentare tė Unionit pėr Mesdheun, qė ėshtė zhvilluar nė Jordani disa javė mė parė, apo si nuk kemi marrė pjesė dhe nė disa aktivitete tė tjera. Jemi tė detyruar qė tė jemi pėrzgjedhės pėrsa i pėrket pjesėmarrjes nė shumė aktivitete shumėpalėshe, duke e pėrqėndruar kėshtu aktivitetin e diplomacisė parlamentare tė Kuvendit nė ato vende apo aktivitete qė kanė prioritet imediat pėrsa i pėrket axhendės sė politikės sė jashtme tė Shqipėrisė qė pėr momentin pėrqėndrohet kryesisht nė marrėdhėniet tona me BE-nė dhe axhendės sė perspektivės europiane”, u shpreh Gjoni.

Por mė tej ai bėn tė qartė se nuk ėshtė vetėm problem buxheti mungesa e Shqipėrisė. Sipas kėshilltarit Gjoni, marrėdhėnia me kėtė organizatė duhet rishikuar nė tė ardhmen, pasi Shqipėria asnjėherė nuk ka qėnė 100% pjesėmarrėse nė OBI:

“Ka njė marrėdhėnie me kėtė organizatė, qė ndoshta duhet riparė nė tė ardhmen. Me sa jam i informuar ne jemi vend anėtar pas kėrkesės sonė nė 1992-n, pėr t’u anėtarėsuar nė kėtė OBI, por pjesėmarrja e Shqipėrisė nė tė nuk ėshtė ratifikuar asnjėherė nga parlamenti shqiptar, gjė qė krijon disa pikėpyetje dhe hedh disa dyshime lidhur me anėtarėsinė 100% tė Shqipėrisė nė OBI”-tha ai.

Dule folur nė emėr tė Kryetarit tė Kuvendit, Gjoni shtoi se “mendoj se kjo duhet trajtuar nė tė ardhmen nga diplomacia shqiptare dhe nga vetė qeveria shqiptare pėr tė parė se ku jemi me kėtė organizatė dhe ēfarė lloj anėtarėsimi do tė dėshironim nė tė ardhmen”.

Shqipėria ėshtė qė prej vitit 1992, anėtare e Organizatės sė Konferencės sė Vendeve Islamike.

https://ateistet.info/lm1506789c
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 19.2.2014, 23:08   7
Citim:
Tiranė: Debat Bumēi-Dade nė Komisionin e Jashtėm tė Kuvendit pėr refuzimin e Konferencės Islamike

Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	dade-bumci.jpg
Shikimet:	65
Madhėsia:	27,0 KB
NNJ:	7738Kryetarja e Komisionit tė Jashtėm Arta Dade dhe nėnkryetari i kėtij komisioni, Aldo Bumēi kanė debatuar pėr mungesėn e Shqipėrisė nė Konferencėn Islamike. Pas mbylljes sė mbledhjes, dy deputetėt kanė diskutuar me njėri –tjetrin pa praninė e medias.

Burime nga mbledhja bėjnė tė ditur se, deputeti Bumēi i ėshtė drejtuar deputetes Dade duke i kėrkuar qė tė sqarojė mungesėn e Shqipėrisė nė kėtė Konferencė, ndėrsa deputetja Dade ka replikuar duke sqaruar se Komisioni i Jashtėm nuk ka marrė asnjė ftesė.

Sqarimi, sipas saj, duhet tė vijė nga ata qė kanė marrė ftesėn. Shqipėria nuk mori pjesė nė Sesionin e 9 tė Asamblesė Parlamentare tė Organizatės pėr Bashkėpunim Islamik (OBI) qė u zhvillua dy ditė nė kryeqytetin e Iranit, Teheran.

Nisur nga fakti se Shqipėria ėshtė njė vend anėtar i kėsaj organizate qė nga viti 1992, nė drejtim tė kryetarit tė Parlamentit tė Shqipėrisė, Ilir Meta, ka ardhur njė festė pėr pjesėmarrje nė kėtė konferencė tė rėndėsishme pėr “botėn myslimane”, pėrgjigja nga pala shqiptare ka qenė negative, me argumentimin e axhendės sė ngjeshur.

https://ateistet.info/lm1506618l
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 16.4.2015, 23:00   8
Citim:
MPJ ftohet nė takimin e "Konferencės Islamike", pas refuzimit tė mėparshėm tė qeverisė

Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	foto-bushati-albader.jpg
Shikimet:	63
Madhėsia:	23,1 KB
NNJ:	7732Sesioni i 42 i ministrave tė Jashtėm tė vendeve anėtare tė Organizatės pėr Bashkėpunimin Islamik do tė zhvillohet mė 27-28 maj nė Kuvajt dhe njė ftesė pėr tė qenė i pranishėm i ka ardhur edhe ministrit tė Jashtėm tė Shqipėrisė, Ditmir Bushati.

Ftesa e ministrit tė Jashtėm tė Kuvajtit, Sabah Khaled Al-Hamad Al-Sabah i ėshtė dorėzuar ditėn e sotme ministrit Bushati nga ambasadori i kėtij vendi nė Tiranė, Najib Abdulrahman Al-Bader.

Shqipėria ėshtė anėtare e Organizatės Islamike qė prej vitit 1992, por vitin e kaluar vendi ynė refuzoi pjesėmarrjen nė konferencėn e organizuar nė Teheran tė Iranit.

Ndonėse, kreu i Kuvendit Ilir Meta deklaroi njė vit mė parė se mospjesėmarrja erdhi si pasojė e mungesės sė buxhetit, shkak pėr tė kėtė refuzim u bėnė kritikat qė erdhėn nga disa vende tė BE-sė, kryesisht nga Holanda.

Deputetė tė kėtij shteti, justifikuan votėn e tyre kundėr Shqipėrisė pėr tė marrė statusin e vendit kandidat nė dhjetor tė 2014, pikėrisht me faktin se Shqipėria ėshtė anėtare e kėsaj organizate. Gjithashtu, organizimi i konferencės nė Teheran, ndikoi jo pak nė vendimin pėrfundimtar tė Shqipėrisė.

Megjithatė, situata kėtė vit duket ndryshe, pasi konferenca zhvillohet nė njė vend partner tė Shqipėrisė si Kuvajti, me tė cilin vendi ynė gjatė viteve tė fundit ėshtė munduar maksimalisht qė tė rrisė bashkėpunimin nė shumė fusha, por edhe qendrimi “kapriēoz” i Tiranės ditėt e fundit ndaj Brukselit mund tė rikthej sėrish Shqipėrinė nė konferencėn e Organizatės Islamike.

Kujtojmė se vendi ynė deri para njė vit ka qenė njė pjesėmarrės i rregullt nė kėtė organizatė, tė rėndėsishme pėr “hapėsirėn islame” dhe jo vetėm.

https://ateistet.info/lm1506497a
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 1.6.2015, 23:05   9
Citim:
Fred Abrahams: Hyrja e Shqipėrisė nė "Konferencėn Islamike" pėr tė ndihmuar Bosnjėn

Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	berisha-bush-1992.jpg
Shikimet:	63
Madhėsia:	30,0 KB
NNJ:	7736Nga fundi i vitit 1992, Shqipėria ishte angazhuar plotėsisht ndaj Perėndimit, dhe nė veēanti ndaj Shteteve tė Bashkuara. Megjithatė, Berisha (Sali Berisha, nė atė kohė president i Shqipėrisė) i vinte rrotull qeverive arabe dhe organizatave islamike, tė cilat kishin filluar tė vinin nė Shqipėri njė vit mė parė. Delegacionet e qeverisė shqiptare vizituan Egjiptin, Libinė, Kuvajti dhe Iranin pėr tė kėrkuar mbėshtetje financiare.

Nė dhjetor tė vitit 1992 Berisha udhėtoi pėr nė Arabinė Saudite dhe papritur njoftoi se Shqipėria i ishte bashkuar Organizatės sė Konferencės Islamike (OIC). Shqipėria kishte marrė statusin e vėzhguesit nė konferencėn e njė vit mė parė, kryesisht pėr tė tėrhequr ndihmė nga shtetet myslimane. Shumica e shqiptarėve u shprehėn se ishin tė tronditur. Pėr ta, Shqipėria bėnte pjesė nė kampin perėndimor. Ashtu siē njė analist shkroi mė vonė, Shqipėria nė atė kohė po mbijetonte me ndihma humanitare katolike nga Italia dhe paratė qė i dėrgonin shqiptarėt nė Greqinė ortodokse. Parlamenti refuzoi ta ratifikonte marrėveshjen dhe disa nga intelektualėt e vendit kėrcėnuan se do tė ndėrronin fe e do tė bėheshin tė krishterė.

Pjesėrisht, vendimi i Berishės reflektoi ndarjen Lindje-Perėndim tė Shqipėrisė. Njėsoj si njė amerikan qė kalon rrugėn nė Londėr, vendi nuk e dinte ēfarė drejtimi tė merrte. Aleancat politike ishin me Perėndimin, por shumė prej traditave kulturore vinin nga Lindja.

Vendimi i Berishės reflektoi gjithashtu edhe njė zgjedhje strategjike. Pavarėsisht retorikės, Perėndimi po ofronte ndihmė tė kufizuar dhe shtetet arabe kishin premtuar ndihmė. Kushti pėr mbėshtetje ekonomike, ashtu siē Berisha informoi qeverinė, ishte qė Shqipėria t’i bashkohej Organizatės sė Konferencės Islamike. Ai shpresonte se kjo do tė siguronte ndihmėn shumė tė nevojshme dhe do ta nxiste Perėndimin tė jepte mė shumė.

“Nuk ka ndonjė tendencė pėr ta parė fenė tė luajė njė rol politik nė Shqipėri,” tha Berisha nė atė kohė. Pėr ta theksuar kėtė, ai ftoi Papa Gjon Palin e II-tė dhe Sekretarin e Pėrgjithshėm tė NATO-s Manfred Werner nė Shqipėri. Shqipėria sė shpejti u bė vendi i parė ish-komunist qė kėrkoi anėtarėsimin nė aleancėn e NATO-s.

Njė tjetėr arsye qė Shqipėria t’i bashkohej Organizatėn e Konferencės Islamike ishte lufta nė Bosnjė, myslimanėt boshnjakė kundėr serbėve. Sipas Partisė Demokratike dhe zyrtarėve tė qeverisė shqiptare, Berisha e ofroi Shqipėrinė si njė “portė” pėr myslimanėt e Bosnjės pėr armė dhe luftėtarėve tė huaj, pavarėsisht embargos se OKB-sė pėr armėt nė Jugosllavi, e cila ishte nė fuqi qė prej shtatorit tė vitit 1991. Ai e ofroi kėtė me dijenin e Shteteve tė Bashkuara, thanė ata, tė cilat po kėrkonin mėnyra pėr tė mbėshtetur boshnjakėt myslimanė dhe tė vendosnin njė ekuilibėr pushteti midis palėve ndėrluftuese.

Sipas mediave dhe dokumenteve tė qeverisė sė Shteteve tė Bashkuara, takimi i OIC nė Xhedah nė dhjetor tė vitit 1992, kur Shqipėria u bė anėtare e plotė, u mblodh specifikisht pėr tė diskutuar luftėn nė Bosnjė dhe Hercegovinė. Presidenti boshnjak Alija Izetbegovi, i cili e kishte vizituar Shqipėrinė dy muaj mė parė, mori pjesė, njėsoj si edhe kryenegociatorėt e Perėndimit pėr luftėn jugosllave, Cyrus Vance dhe David Owen.

Sipas njė kabllori diplomatik pėr Uashingtonin nga konsulli amerikan nė Xhedah, pothuajse ēdo pjesėmarrės nė konferencė po theksonte tė njėjtėn gjė: “Bosnja duhet tė lejohet tė marrė armė pėr tė ndihmuar nė mbrojtjen e saj.”

Kryeministri i qeverisė shqiptare tė Kosovės nė ekzil, Bujar Bukoshi, ishte gjithashtu nė Jeddah nė atė kohė, dhe ai kishte marrė pjesė nė takimet e mėparshme tė OIC-it.

Mbreti Fahd i Arabisė Saudite hapi takimin, i rrethuar nga Izetbegovic dhe Berisha, duke thėnė se Bosnja duhet tė ketė mundėsinė tė marrė armėt qė i nevojiten pėr vetėmbrojtje.

Izetbegovic pasoi me njė fjalim dhjetė minutėsh, nė tė cilin ai pyeti nėse “indiferenca” e botės ishte pėr shkak se viktimat nė Bosnjė ishin myslimane apo se botės nuk i interesonte. Duke iu referuar embargos sė armėve pėr ish-Jugosllavinė, ai akuzoi ata qė “na lidhnin duart” pėr tė qenė bashkėpunėtorė nė tragjedinė e Bosnjės, dhe pastaj kėrkoi “sasi tė kufizuara” armėsh mbrojtėse.

Berisha pasoi me atė qė kabllori amerikan e quajti “njė fjalim i ashpėr anti-serb”. Ai tha se forcat serbe u kishin prerė kokat fėmijėve dhe kishin pėrdhunuar gratė, dhe paralajmėroi se lufta nė Kosovė “ishte shumė pranė”.

“Ndryshe nga fjalimi i Izetbegovicit, i cili u prit mirė, ishte fjalimi nga presidenti i Shqipėrisė, Sali Berisha,” tha kabllori amerikanė nga Xhedahu. “Fjalimi i liderit shqiptar, i cili u mbajt nė gjuhėn angleze, ndonjėherė ishte i vėshtirė tė deshifrohej, arriti nė njė gjuhė tė ashpėr kundėr Serbisė dhe sidomos kur ai i quajti “fundamentalistėt ortodoksė serbė”.

Nė fund, njė komunikatė nė konferencė theksoi tė drejtėn e Bosnjės pėr vetėmbrojtje dhe i bėri thirrje Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara tė heqė embargon e armėve. Ai u kėrkoi vendeve anėtare “tė zgjerojnė bashkėpunimin e tyre me Republikėn e Bosnjė-Hercegovinės nė ushtrimin e tė drejtės sė saj tė natyrshme pėr vetėmbrojtje individuale dhe kolektive.”

Pas skene, Shqipėria u bė njė pikė tranziti pėr armėt qė i dėrgoheshin myslimanėve tė Bosnjės. Ashtu siē Berisha vonė pranoi nė njė intervistė pėr gazetėn italiane “Corriere della Sera”, Shqipėria gjithashtu u kishte dhėnė edhe disa nga municionet e saj nė atė kohė atyre qė ai i quajti “shtete miqėsore”.

Disa luftėtarė islamikė gjithashtu kaluan pėrmes Shqipėrisė gjatė rrugės sė tyre pėr nė Bosnjė nė atė kohė.

Pas pėrfundimit tė luftės nė vitin 1995, disa nga kėta luftėtarė erdhėn nė Shqipėri, duke shpresuar ta bėnin atė njė bazė evropiane.

Kjo ėshtė njė pjesė e shkėputur nga libri i ri “Shqipėria moderne: Nga diktatura nė demokraci nė Evropė”, e cila nuk pėrfshihet nė kapitullin rreth militantėve islamikė nė Shqipėri dhe bashkėpunimin e ngushtė tė vendit nė luftėn kundėr terorrizmit me Shtetet e Bashkuara, pėrfshirė edhe arrestimin e vitit 1998 dhe dorėzimin nė Egjipt tė njė tė dyshuari pėr terorrist.

Libri “Shqipėria Moderne” nga Fred Abrahams mbulon rėnien e komunizmit dhe tranzicionin e turbullt pas katėr dekadash nė kampe pune, sundimit tė policisė dhe njė partie tė vetme. Libri bazohet nė qindra intervista, dokumente tė deklasifikuara tė qeverisė sė Shteteve tė Bashkuara dhe mė shumė se 20 vjet punė nė Ballkan.

https://ateistet.info/lm1506105y
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 12.2.2016, 23:36   10
Citim:
FAKSIMILE: “Me vullnetin e Allahut u rikthyem nė botėn myslimane…” Letra e Berishės nė ’92

Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	berisha-bush-92.jpg
Shikimet:	12
Madhėsia:	24,8 KB
NNJ:	7804Nė 1992, emiri i Kuvajit i dėrgonte ftesė Berishės pėr tė vizituar vendin e tij.

Pėrgjigja e Prof.Dr.Berishės botuar sot nga DITA ėshtė mė shumė se entuziaste.

Pasi e quan Kuvajtin “vend mik e vlla”, ish-Presidenti shton:

“Pas njė periudhe tė errėt tė historisė sė tij nėn regjimin e egėr komunist populli shqiptar me vullnetin e Allahut u rikthye pėrsėri pranė vendeve tė botės myslimane..”

Nė foton shoqėruese, Berisha takon presidentin Bush nė 1992. Mė poshtė, faksimilet e letrės pėr emirin e Kuvajtit. / Dita /
Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	berisha-kuvajt1.jpg
Shikimet:	13
Madhėsia:	109,1 KB
NNJ:	7807 Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	berisha-kuvajt2.jpg
Shikimet:	12
Madhėsia:	52,4 KB
NNJ:	7808
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 08:53.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2018
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.