Kthehu   Kreu > Ateistėt > Histori
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 24.4.2007, 22:54   1
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001

1923: Kombėtarizimi dhe reformat antifetare


Mbulim pėr zhvillimet sipas programit tė qeverisė sė kohės.

Mė 1923 nė Tiranė u mbajt kongresi i myslimanėve shqiptarė nėn drejtimin e qeverisė nė pėrpjekjen pėr tė vėnė institucionet fetare nėn kontrollin e shtetit. Nga vendimet qė ia vlejnė tė shėnohen prej atij kongresi janė:

- shkėputja nga kalifati,
- heqja e ferexhesė,
- kryerja e lutjes nė kėmbė dhe
- abrogimi i poligamisė.

Lajmi i ditės nė Tajmin e 14 prillit, 1923:

Citim:
ALBANIA: Albania
Saturday, Apr. 14, 1923 

According to a despatch from Belgrade (capital of Yugo-Slavia) Albanian Mussulmans have decided to break with the Caliphate, suppress polygamy and abolish the requirement for women to wear veils in public. It was also agreed that prayers may be said while standing. Resolutions to this effect were passed by the Albanian Mussulmans' Congress at Tirana.

http://www.time.com/time/magazine/ar...727115,00.html

Mė poshtė ėshtė njė foto nga ceremonia hapėse e kongresit nė fjalė. Nėn dy flamujt shkruan "Rroft Shqypnia".

Emri:  kongresi-mysliman-1923.jpg
Shikimet: 170
Madhėsia:  22,5 KB

Do desha tė zgjerohemi pak rreth kėtyre, pasi kėto janė hapa historike qė dėshmojnė politikėn e vazhdueshme antiabrahamike tė organizmave sovrane tė shqiptarėve.

Ēfarė u vendos atje mė hollėsishėm, nisma e kujt ishte, pjesėmarrja, pasojat e menjėhershme, etj.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 24.4.2007, 23:19   2
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Qeveria shqiptare nė atė kohė kishte parashikuar reforma tė gjithanshme mes tė cilash dhe masa tė drejtpėrdrejta ndaj mishmashit abrahamik tė vendit. Pikat e programit qė nisi tė zbatohej menjėherė nė 1923 ishin:

Citim:
Zogu u miratua si kryeministėr, duke ruajtur njėkohėsisht edhe portofolin e ministrit tė Brendshėm.

Nė fjalimin qė mbajti para parlamentit, pas miratimit tė kabinetit, kryeministri Zog ndėr tė tjera theksoi: "Ne duhet tė jemi miq me shtetet fqinje, t'i respektojmė dhe tė kėrkojmė tė na respektojnė pavarėsinė dhe integritetin e shtetit tonė dhe bashkė me kėtė edhe pavarėsinė ekonomike".

Duke i kėrkuar Parlamentit votėbesimin pėr programin qeveritar, Zogu deklaroi se "gurėt e themelit tė programit" tė Tij qeveritar, ishin:
1.Mbi tė gjitha tė nderojmė Atdheun dhe atdhetarėt.
2.Liri tė plotė tė shtypit dhe tė fjalės; shqyrtim skrupuloz tė ēdo vėshgimi tė bėrė pėr tė mirėn e pėrgjithshme.
3.Politikė realiste nė ēdo fushė, pėr zhvillimin racional dhe gradual tė vendit, duke e shtyrė atė drejt qytetėrimit perėndimor.
4.Miqėsi me tė gjithė shtetet, por vetėm nė bazė tė respektit reciprok.
5.Arritjen e pavarėsisė ekonomike.
6.Organizimin modern tė shtetit nė bashkėpunim me teknikė tė huaj.
7.Hartimi dhe miratimi i njė Kushtetute tė re.
8.Riorganizimi i ushtrisė, administratės dhe sistemit arsimor (shkollave).
9.Reformimi i sistemit shėndetėsor, pėr luftė efikase kundėr malarjes.
10.Reforma fetare dhe shpallja e ligjit mbi monogaminė.
11.Heqja e detyrimit pėr tė mbajtur ferexhetė dhe shtimi i tė drejtave tė grave.
("The Times", 9 prill 1923) / Astrit Kola, "Atdheu", 23 janar 2005

Kėtu flitet pėr shkėputjen e ortodoksisė nga kisha greke:

Citim:
Another reform of King Ahmed Zogu has been to encourage Greek Orthodox prelates among his subjects to proclaim at Tirana a new Holy Synod of Albania, with Archbishop Bessario Javani as its President. In Constantinople the Most Holy Patriarch Basil of the Greek Orthodox Church was incensed, last week, to the point of anathematizing the new Albanian Synod. Soon he unfrocked with awful and pious curses both Albanian Archbishop Javani and his ecclesiastical accomplice the Archimandrite Tjamzi of Berat.

"Time", 15 prill, 1929

http://www.time.com/time/magazine/ar...881789,00.html
Ėshtė interesant rasti i fundit, sidomos si ilustrim i heteroqefalisė sė kishės sė sotme ortodokse nė Shqipėri.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 21.7.2009, 13:35   3
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Citim:
Shkolla shqipe: kombėtare e laike

Lufta pėr mbijetesėn e kombit shqiptar ėshtė e pandarė nga pėrpjekjet plot therrori me sundimtarėt e huaj dhe institucionet e tyre pėr tė mbrojtur gjuhėn, shkrimin, abetaren dhe shkollėn shqipe. Qė nga mesjeta, kur nisėn pėrpjekjet pėr shkrimin e gjuhės shqipe deri nė ēeljen e shkollės sė parė kombėtare nė Korēė mė 7 mars 1887, pėr shekuj e shekuj me radhė atdhetarėt u pėrleshėn me pushtuesit dhe institucionet shoviniste e obskurantiste, duke ngadhnjyer gradualisht mbi sistemet arsimore asimiluese tė huaja: turke, greke, sllave, italiane apo atyre me baza fetare qė ndalonin mėsimin e gjuhės shqipe.

Kombi shqiptar ishte i vetmi nė Perandorinė Osmane qė me Dekretin e Gjylhanesė tė vitit 1839 u ndalua nga e drejta e arsimimit nė gjuhėn amtare me pretekstin se shqiptarėt nuk formonin njė kombėsi mė vete. Sipas mendėsisė shoviniste, shqiptarėt myslimanė ishin tė kombėsisė turke, shqiptarėt ortodoksė - bashkėkombas grekė dhe ata katolikė merreshin nė mbrojtje nga kisha romane nė lindje dhe nga Vatikani.

Si pasojė, pushtuesit e fqinjėt shovinistė bashkė me institucionet e tyre ndihmėse zgjeruan rrjetin e shkollave tė tyre nė Shqipėr. Herė nė rivalitet e here duke bashkėrenduar programet, ata synonin pėrēarjen kulturore e politike deri nė asimilim tė kombit shqiptar.

Prandaj lufta pėr shkollėn kombėtare si pėrēuese e ndėrgjegjes kombėtare dhe konsolidimin e unitetit kombėtar, pavarėsisht nga pėrkatėsia fetare, mori njė karakter tė thellė politik.

Synimi i rilindasve ishte: njė komb, njė alfabet unik, njė gjuhė letrare e standardizuar pėr tė gjithė kombin, njė shkollė kombėtare. Lufta pėr shkollė, pėr alfabetin, pėr letėrsinė shqipe synonte mbi tė gjitha konsolidimin e shtetit e kombit shqiptar.

Platformėn e shkollės kombėtare shqipe e shkruan me gjak, dhe e mbrojtėn me jetėn e tyre qindra rilindas iluministė, tė cilėt besonin se pa ngritje kulturore nuk mund tė ketė progres politiko-social. Arsimimi shqip kaloi gradualisht nga krijimi i abetares e dhėnia e shkrimit shqip nė shkolla, deri nė krijimin e shkollės kombėtare jo vetėm shqipe nga gjuha, por edhe ilumuniste nga pėrmbajtja, jo vetėm laike, por edhe masive, e pėrbashkėt pėr tė pasurin e tė varfėrin, pėr myslimanė e tė krishterė, pėr djemtė e vajzat, njė shkollė ku tė arsimoheshin e edukoheshin qytetarė tė ndėrgjegjshėm, jo vetėm tė ditur, por edhe atdhetarė.

Kjo platformė arsimore dritėdhėnėse e rilindasve, nuk mund tė mos ndeshte nė njė reaksion e kundėrshtim tė ashpėrKrahas faktorėve tė jashtėm, njė aspekt mė tė vėshtirė paraqiste reaksioni i brendshėm obskurantist. Jo rrallė njerėzit e thjeshtė duhej tė zgjidhnin midis platformės patriotike kombėtare dhe ndėrgjegjes apo disiplinės klerikale, kur ato nuk pajtoheshin midis tyre.

Lėvizjen kombėtare shqiptare e akuzonin si njė lėvizje antifetare, ateiste, masone, protestante, krijesė tė djallit apo me ngjyrime politike si: “bolshevike”, “komuniste”, “terror i kuq”. Ajo nisi me shpifje e kėrcėnime, vazhdoi me mallkime dhe arriti te djegia e teksteve shqipe dhe asgjėsimi i atdhetarėve.

Pėrpjekjet e intelektualėve me ide progresive e iluministe pėr shndėrimin e shkollės kombėtare shqipe nė laike (shkolla e ndarė nga feja) nėn shembullin e vendeve tė qytetėruara evropiave, u shtuan nė fillim tė viteve ‘30-tė dhe pėrkohėsisht u pėrputhėn me synimet pragmatiste tė pushtetit monarkist tė A.Zogut.

Nė krye tė lėvizjes qėndronte Hilė Mosi, pėr pak kohė ministėr i Arsimit. Me ndarjen e tij nga jeta, nė Ministri tė Arsimit erdhi Mirash Ivanaj, personalitet i pakorruptueshėm, erudit dhe iluminist i pėrmasave evropiane, qė nė gjurmė tė Hil Mosit dhe pėrpjekjeve titanike tė tij, kreu tė ashtuquajturėn “reforma Ivanaj”.

Mė 14 shtator 1932 parlamenti nxori dekretligjin pėr ndalimin e frekuentimit tė shkollave fillore e tė mesme tė huaja. Shkollat profesionale italiane kaluan nė varėsinė e Ministrisė sė Arsimit dhe u vendosėn drejtorė shqiptarė.

Mė 11 prill 1933, parlamenti shqiptar aprovoi pėrfundimisht dekretin e 14 shtatorit 1932 dhe ndryshoi nenet 206-207 tė statutit tė shtetit shqiptar.

Ja ēfarė thotė shtypi i kohės pėr tė:


“Organi “Leka”, maj 1933,f.168.

Njė mocion i nėnshkruar prej 44 deputetėsh mė 10 prill dhe i aprovuar nė parlament ndryshoi nenet 206 dhe 207 tė Statutit tė Arsimit.
Neni 206: Mėsimi dhe edukimi i shtetasve shqiptarė janė njė e drejtė e shtetit. Jepen vetėm ndėr shkolla dhe institute shtetnore shkallėsh tė ndryshme si mbas ligjės… Shkollat private, ēdo kategorije qofshin, qė kan veprue deri sot, mbyllen.

Neni 207: Shkollat fetare pėr pėrgatitjen e klerit, tė mbajtuna prej Komuniteteve fetare shqiptare, janė tė lira dhe rregullohen me ligj…
Arsyet e kėtij ndryshimi …shkollat private nuk kanė dhėnė frytet qė priteshin,… personeli i tyre nuk ėshtė i zhveshur prej ndjesive nė kundėrshtim me Statutin e parimet e edukatės kombėtare… pse rrėnjosin ndjesi antibashkimtare.

Ligji u dekretua nga Mbreti mė 22 prill dhe u zbatua mė 25 prill.


Leka, maj 1933,f.166.

Mė 25 prill nė zbatim tė neneve 206 e 207 tė Statutit u mbyllėn Gjimnazi Severjan e Gjimnazi Franēeskan, Shkolla fillore Severjane, shkolla fillore Ortodokse 28 Nėnduer, Normalja Stigmatine, Fillorja Franēeskane e streha vorfnore e Motrave Elisabetiane…. Nxėnėsit u futėn nė shkollat fillore shtetėrore dhe nė Gjimnazin e Shtetit…. Bamirėsinė e drejton shteti.


Leka, prill 1934 f.141-142.

Mė 13 mars 1934 u pėrgatit ligji qė gjithė personeli tė ishte ekskluzivisht laik.


Situata sqarohet nga artikulli i Gazetės “Rilindja” Nr.15,1935,f.12 me titull: “Kur atakohet Ivanaj”. Dokumentet e kohės sqarojnė:
Kleri katolik i prekur rėndė nė interesat e veta protestoi deri nė Lidhjen e Kombeve duke patur mbėshtetjen e Romės, e cila gjatė viteve 1933-1936 zhvilloi njė veprimtari tė dendur diplomatike dhe agjenturale nė mbrojtje tė shkollave klerikale… “Kėto vatra tė gjuhės dhe kulturės italiane”, sipas thėnies sė Musolinit.
Panorama. - Nr. 276, 12 korrik, 2003, f. 12 - 13
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 14.10.2013, 13:56   4
kalimtar/e
 
Citim:
Legjislacioni fetar nė Shqipėri nė vitet 1929-1949
Shyqyri Hysi, «Studime Historike», Instituti i Historisė, Tiranė 2006, nr. 1-2, f. 160-174.

(...)

Me shndėrrimin e tij nė monark, Ahmet Zogu shpejtoi tė ndėrmerrte njė sėrė reformash nė jetėn e vendit. Ai vlerėsoi me pėrparėsi, kryesisht reformat me karakter juridik. Kėshtu, mė 1 shtator tė vitit 1929, nėpėrmjet organeve ligjvėnėse, miratoi kushtetutėn e re si aktin bazė pėr forcimin dhe pėr modernizimin e shtetit monarkik shqiptar1. Kryesore sipas statutit ishte themelor tė shtetit ishte sanksionimi i karakterit laik tė shtetit dhe shmangia pėrfundimtare e komuniteteve fetare nga skena politike e vendit. Nė funksion tė detyrimeve kushtetuese, nė korrik tė vitit 1929 u aprovua ligji pėr komunitetet fetare qė u dekretua nga mbreti Zog mė 8 gusht tė vitit 19292.

Mund tė thuhet se ky ishte ligji i parė nėpėrmjet tė cilit feja pėrballej me forcėn e shtetit dhe ku, pėr mė tepėr, pėrcaktohej qartė statusi i saj nė shoqėrinė e ardhshme. Ligji e zhvishte atė pothuajse nga tė gjitha funksionet jashtėfetare, sidomos nga ushtrimi i veprimtarive politike. Ligji fetar mbante autorėsinė e kryeministrit tė atėhershėm, Koēo Kota, qeveria e tė cilit u pėrpoq tė krijonte dhe infrastrukturėn e domosdoshme nėnligjore pėr ekzekutimin e tij3.

Pavarėsisht nga ndonjė problem, ligji, duke pasur parasysh kushtet e kohės, shėnoi njė hap tė rėndėsishėm pėrpara, jo vetėm pėr zhvillimin e jetės fetare, por dhe tė gjithė shoqėrisė nė vendin tonė. Hartimi dhe miratimi i kėtij ligji duhet vlerėsuar si tregues i vizionit tė qartė qė kishte elita politike shqiptare, si pėr komunitetet fetare, ashtu edhe pėr shtetin dhe legjislacionin e tij. Ligji ishte pjesė e pandarė e gjithė reformės juridike qė ndėrmori regjimi i Ahmet Zogut nė kėtė kohė dhe vlerėsohet si njė veprim i domosdoshėm, i konceptuar mbi bazėn e modeleve perėndimore. Gjithsesi, edhe pse i vlerėsuar nga ekspertėt si tregues domethėnės i shtetit zogist, ligji nuk mundi t’i manifestonte tė gjitha vlerat e veta nė realitetin fetar tė viteve 30 tė shekullit tė kaluar. Kjo, sepse ai gjeti kontestimin dhe kundėrshtimin e vendosur tė komuniteteve, sidomos atij katolik. Komuniteti katolik, me autoritetin historik, kulturor e kombėtar tė fituar nė shekuj, ishte i pari qė e kundėrshtoi, me pretekstin se cenonte tė drejtėn ekskluzive tė Papės nė emėrimin e funksionarėve klerikė dhe e pėrjashtonte klerin dhe kishėn nga e drejta e arsimit privat fetar4. Konflikti i katolikėve me Ahmet Zogun doli jashtė kuadrit tė brendshėm. Pėr zgjidhjen e tij u angazhua drejtpėrdrejt Selia e Shenjtė. Megjithatė, ai nuk arriti ndonjė zgjidhje tėrėsore, pra mbeti njė problem i hapur edhe gjatė Luftės, edhe pas saj, kur ky problem u rishfaq dhe mori ngjyra tė mirėfillta politike.

***

Mbėshtetur nė sanksionimet e kushtetutės monarkiste, ligji fetar i vitit 1929, respektonte lirinė e ndėrgjegjes dhe tė drejtėn e ushtrimit tė riteve fetare. Neni 1 i tij ishte formuluar: “Ēdo njeri nė Shqipni e gėzon lirinė e ndėrgjegjes dhe tė fesė qė dėshiron”5. Kjo liri ishte e garantuar me artikujt 5 dhe 203 tė Statutit Themeltar tė Mbretėrisė6. Gjithashtu ligji karakterizonte definicionin e komuniteteve fetare dhe kushtėzonte ekzistencėn dhe funksionimin e tyre vetėm nga shkalla e respektimit tė dispozitave tė kėtij ligji. Me qėllim qė komunitetet fetare t’i gėzonin tė drejtat e dhėna, ligji u kėrkonte atyre tė hartonin dhe tė aprovonin statutet organizative. Miratimi i statuteve, nė kuptimin e artikullit 4 tė Ligjit, ishte atribut i qeverisė dhe ata mund tė merrnin fuqi vepruese vetėm pasi t’i dekretonte mbreti. Ligji shpjegonte dhe procedurėn qė ndiqej nė hartimin e statuteve fetare. Ai kėrkonte qė statuti t’i paraqitej qeverisė, kur tė kishte kaluar hallkat miratuese tė organizmave fetare, duke respektuar rregullat kanonike tė komuniteteve respektive.

Problemet mė delikate dhe mė tė mprehta tė Ligjit fetar tė Mbretėrisė, tė vitit 1929, ishin ato tė parashtruara nė nenin 3 tė tij. Ky nen ndalonte pjesėmarrjen dhe aktivizimin e klerikėve nė jetėn politike dhe sidomos u hiqte atyre eksluzivitetin mbi ēėshtjet gjyqėsore. Ky ishte neni qė shprehte thellėsisht karakterin laik tė shtetit zogist, i cili vuri pėrfundimisht mbi baza ligjore nevojėn urgjente tė laicizimit tė funksioneve shtetėrore. Pėr kėtė qėllim, artikulli 12 i kėtij Ligji e bėnte tė papajtueshėm funksionin e klerikut me atė tė politikanit. Nė rastet kur njė person i gėzonte tė dyja kėto atribute, Ligji e impononte qė brenda 6 muajve tė hiqte dorė nga njeri prej tyre7.

Njė rėndėsi tė tillė kishin dhe nenet 6, 7 dhe 8 tė kėtij Ligji, ku pėrcaktoheshin tė drejtat e shtetit nė raport me funksionarėt klerikalė nė tė gjitha nivelet. Duhet tė theksojmė kėtu se rreth pėrmbajtjes sė tyre ėshtė drejtuar shpesh tehu i kritikės historiografike ndaj shtetit zogist8. E rėndėsishme ėshtė tė thuhet se me kėto nene spekuloi jo pak edhe shteti komunist. Sipas tyre, shteti ushtronte kontroll nė emėrimin e funksionarėve fetarė. Kėta tė fundit, mund t’i gėzonin postet e tyre vetėm me dekret mbretėror. Nė kėtė rast, duket sikur ka njė ndėrhyrje tė pamotivuar tė shtetit nė veprimtarinė e fesė. Nė fakt, e vėrteta duhet parė ndryshe. Ndoshta kjo veēori buronte nga ekzistenca e disa besimeve fetare nė Shqipėri dhe shtetit i duhej tė siguronte njė “dritare” nga ku mund tė ndėrhynte pėr rregullimin e marrėdhėnieve me entet fetare.

Megjithatė nė nenet 9, 10, 11 shteti pėrcaktonte qartė edhe mėnyrat e kontrolli shtetėror9. Sipas tyre, lidhjet e tij me komunitetet fetare i siguronte Ministria e Drejtėsisė. Pranė saj u ngritėn organet e posaēme pėr lidhjet me fenė. Po ashtu Ligji fiksonte edhe disa kritere nė pėrzgjedhjen e funksionarėve fetarė. Nisur nga rėndėsia kombėtare qė kishin organizatat fetare, Ligji kėrkonte qė funksionarėt e tyre t’i pėrkisnin moshės mbi 25 vjeē, tė kishin pozicion normal juridik (tė padėnuar), tė mos kishin precedentė antikombėtar, tė njihnin dhe tė pėrdornin lirshėm gjuhėn shqipe10. Jo vetėm kaq, por edhe predikimet fetare nė pėrmbajtjen e tyre, duhet tė trajtonin me pėrparėsi edukimin patriotik. Lidhur ngushtė me kėto kritere, Ligji sanksiononte dhe penalitete civile (nenet 15-19), pėr shkeljet ligjore qė ngarkonin me pėrgjegjėsi klerikėt funksionarė11

(...)

1. Historia e Shqipėrisė, vėll. IV, Tiranė, 1984, f. 345-346
2. Gazeta Zyrtare, 16 korrik 1929, nr. 38
3. Sh. Hysi, Misioni Bektashian, Teqeja e Zallit, “albPAPER”, Tiranė, 2004
4. Po ai, Kisha katolike pas Luftės sė Dytė Botėrore, teza e magjistraturės, Universiteti i Tiranės, 2002, f. 4
5. Gazeta Zyrtare, 24 gusht 1929, nr. 53, f. 1. Ligji mbi Komunitetet Fetare, neni 1
6. Po aty
7. Po aty, neni 12
8. R. D. Roka, Kombėsia dhe feja nė Shqipėri 1920-1944, “Elena Gjika”, Tiranė 1994, f. 129
9. Gazeta Zyrtare, 24 gusht 1929, nr. 53, f. 2
10. Sh. Hysi, Myslimanizmi nė Shqipėri, maj 1945 – maj 1950, disertacion, mars 2004, f. 34-44
11. Gazeta Zyrtare, 16 korrik 1929, nr. 38
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 15:26.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2018
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.