Kthehu   Kreu > Ateistėt > Histori
 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 3.2.2011, 20:33   1
armo
 

Pyetje A ishte fetar Ahmet Zogu?


kam kerkuar ne internet dhe te http://en.wikipedia.org/wiki/Zog_of_Albania thote qe eshte feja islami "Religion Islam". dhe ne shum libra si psh http://www.amazon.com/King-Zog-Alban.../dp/0814782833 King Zog of Albania: Europe's Self-Made Muslim Monarch [Hardcover] Jason Tomes (Author) thone gjithashtu se ishte i fes islame
po ketu ne forumin tuaj lexova qe ka shembur xhamia dhe ka ndaluar me ligj mbulimin e grave dhe levizje tjera qe e vendosin kunder fes islame. mund te ndihmoni
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 5.2.2011, 23:00   2
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Sipas Hoxhsonit, referuar poshtė nga historiani Dela-Roka, nuk ishte fetar. Paraqitej, thotė diku tjetėr, nė ndonjė ceremoni thjesht qė tė mos krijonte pakėnaqėsi.

Citim:
2. Shteti dhe bashkėsitė fetare

Politika e Zogut ndaj bashkėsive tė ndryshme fetare u ushqye me metoda tė ngjashme me ato tė pėrdorura nė sektorėt e tjerė tė jetės publike. Objektivi ishte qė bashkėsitė fetare tė viheshin nėn kontrollin e Shtetit, duke i shndėrruar nė pėrkrahėse tė rendit tė ri.

Nėn regjimin zogist nuk ekzistonte njė fe zyrtare dhe formalisht ndarja ndėrmjet shtetit dhe Kishės ishte absolute, megjithatė presionet qeveritare mbi bashkėsitė fetare ishin shumė tė forta. Zogu ndoqi njė politikė laicizimi, qė synonte tė pakėsonte ndikimin e feve tė ndryshme brenda vendit. Njėkohėsisht u pėrpoq qė ato tė vareshin nga pushteti shtetėror, i cili merrte pėrsipėr rolin e garantit tė besimeve tė ndryshme.

Personalisht Zogu ishte indiferent ndaj fesė. Nuk tregohej «aktivisht antifetar — vėrente diplomacia angleze — por nuk kishte asnjė simpati pėr fenė nė ēfarėdo forme dhe nė ēfarėdo situate»(24).

________
24. Kėshtu shkruan Hodgson nė njė njoftim tė 19 prillit 1933 nga Durrėsi nė FO, 371/16625 (C 3805/3420/90).


"Kombėsia dhe feja nė Shqipėri, 1920-1944", R. Dela Roka, "Elena Gjika", Tiranė, 1994
Hoxhsoni nėse s'gabohem i bie tė jetė "Robert Hodgson", ministėr i plotfuqishėm i Britanisė pranė qeverisė shqiptare, d.m.th. pėrfaqėsuesi zyrtar/ambasadori i shtetit anglez nė Shqipėri gjatė atyre viteve.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 23.7.2013, 11:44   3
kalimtar/e
 
Juristi dhe historiani italian, Giorgio Cansacchi, pohon se Zogu ishte antifetar:

Citim:
“Pavarėsisht nga fakti qė ishte bir prindėrish myslimanė, Mbreti (Zog) ishte antifetar... por nuk pengoi kurrė fetė e ndryshme duke u lejuar atyre zhvillim tė lirė, duke kėrkuar t’i institucionalizojė ato mbi bazėn e interesit kombėtar”.

Cansacchi, L’unione dell’Albania con l’Italia, Revista di diritto internazionale, Romė 1940, f. 3.
Citim:
N. N. T. Mbreti, duke i u drejtue Sinodhit tė Shenjtė tė Kishės Autoqefale mė 26-II-1929:


«Due t’ju ēfaq kėnaqėsin qi ndij tue pa para Meje Sinodhin e Kishės Indipendente Shqiptare. Shqiptari lirin e quen aqė tė nevojshme dhe tė shtrenjtė sa dhe jetėn e tij. Dashunija qė ka raca shqiptare pėr liri e shtyen kėtė me derth mundimin e gjakun pėr lirinė e popujve tė tjerė tė cilėt i ka pandehun se i ka miq.

Historija asht rrėfyese e veprave tė nalta tė sakrificave nėr krijime tė independencave tė shumė shteteve. Duhet tė dihet se shqiptar pa liri absolute nuk mund tė bahet. Si gjithė bota, edhe Shqiptari lirin e ka fitue me mundime tė ēmueshme. Nė kėtė vepėr tė randėsishme, duket edhe mundi i priftėnve shqiptarė.

Dėshiroj qė Shqiptari tė ketė besim nė vehten e tij. Atė botė kur ky besim do tė pėrgjithėsohet nė shpirtnat e mbarė Shqiptarėvet, do tė ja kemi arrite qėllimit me pasė nji Shtet me randėsinė qė meriton. Bota le t’a dijė se Shqiptari, i cili me modesti tė plotė i respekton tė drejtat e popujve tė tjerė, nuk lejon e nuk i pėrulet as ndonji force nė botė pėr me i dhunue tė drejtat qė i ka falė natyra. Guverna Ime asht afetare, por fetė qė eksistojnė nė mes tė popullit tė dashtun i respekton njisisht, prandaj do tė keni tė gjithė pėrkrahjen t’Ime. Mos harroni nė kohėn e funksjonimit tė detyrės aq tė shenjtė pėr tė cillėn jeni ngarkue, se, pėrpara ē’do gjaje e mbi ē’do send, duhet tė jetė Atdheu. Tue ju dorėzue dekretet, ju uroj sukses tė plotė me gjith zemėr.»


"10 vjet Mbretni", Tiranė, 1938, fq.48
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 24.7.2013, 13:08   4
fusha sintetike
 
informacione interesante. gjithmone na e kan paraqitur si njeri oriental mysliman etj po kushedi secili per arsyet-inatet e veta. kushedi sa figura te tjera te asaj kohe kan qen keshtu.... po qe nga mungesa informacionit dhe interesave te sotme te disave i kan lene qellimisht ne erresir
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 30.7.2013, 22:09   5
armo
 
shum falimenderit per keto informacione jam ai qe kam bere pyetjen ne fillim. a mund te me thoni me shum per mbylljen e xhamiave. gjeta kto fragmente ne faqen tuaj. dhe keshtu rastisa dhe heren e pare qe me beri pershtypje pasi nuk kemi mesuar ndonjehere per keto veprime te ahmet zogut. respekte

Citim:
Thėnė nga mesdimr

nė kohė tė Zogut u mbyllėn me ligj shkollat fetare (ligji pėr shkollat "e huaja"), u mbyllėn gjysma e objekteve tė kultit (nga 900 xhami u bėnė 500), u vendosėn kufizime tė rrepta mbi krejt bashkėsitė fetare qė i nxorėn praktikisht jashtė jetės publike, aty ku ishin shtrirė mė parė me kėmbė e duar etj.
Citim:
Thėnė nga kastriot myftaraj

Nė fillim tė viteve njėzet tė shekullit tė kaluar, kryeministri Ahmet Zogu, mori pėrsipėr njė kosto elektorale (atėherė nė Shqipėri bėheshin zgjedhje politike pluraliste), duke shembur shumė prej xhamive tė tepėrta tė Tiranės.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 1.8.2013, 00:11   6
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Ka materiale nė arkiv tė shtetit, por e pėrmend dhe Dela-Roka, vep. cit. fq.31-33:

Citim:
Duke kompensuar pjesėrisht kėtė nėnshtrim ndaj autoritetit shtetėror bashkėsive fetare u jepet njė personalitet juridik qė vlen si njė njohje qytetarie nė shoqėrinė shqiptare. Nuk ka dyshim se njė reformė e tillė nuk pėlqehej shumė nga bashkėsia myslimane. Buske shkruan qartė:

«Ja teksti i Kushtetutės shqiptare (tė 13 dhjetorit 1928) nė lidhje me fetė: «Shteti shqiptar nuk ka fe zyrtare. Tė gjitha fetė dhe tė gjithė besimet respektohen dhe garantohet ushtrimi i lirė i tyre. Feja nė asnjė mėnyrė nuk mund tė shėrbejė si ndalesė ose pengesė juridike e ēdo lloji. Feja dhe besimet nuk mund tė pėrdoren nė asnjė mėnyrė pėr realizimin e synimeve politike».

Me fjalė tė tjera, parimet e politikės fetare tė Shtetit shqiptar janė kėto: laiciteti i Shtetit, liri fetare, barazi e feve, nėnshtrim i tyre ndaj Shtetit. Vetėkuptohet se kėto parime janė krejt nė kundėrshtim me frymėn tradicionale tė Islamit». 38)

Nė gusht 1929 njė kongres i gjatė i sunitėve shqiptarė detyrohet tė marrė njė sėrė masash radikale, tė cilat, mė vonė, nė shtator, do tė kodifikohen nė statutet ligjore tė parashikuara pėr bashkėsinė e tyre nga dekreti i lartpėrmendur i Zogut.

Sipas asaj qė raportonte diplomacia franceze, dispozitat kryesore tė vendosura nga kongresi ishin:
pėrdorimi ekskluziv i gjuhės shqipe pėr lutjet dhe predikimin;
unifikimi i medreseve dhe seminarėve nė njė institut tė vetėm formimi pėr tėrė mbretėrinė;
administrimi i centralizuar i tė gjitha pasurive tė vakėfeve;
mbyllja e shumicės sė xhamive, duke mbajtur vetėm dy ose tre nė ēdo qytet;
detyrimi i ēdo funksionari fetar pėr tė mbajtur njė letėrnjoftim tė lėshuar nga qeveria e Tiranės.
39)
Pėr hartuesin e kėsaj note informative nuk ishte vėshtirė tė konkludonte me kėtė vėrejtje: «Ka arsye pėr tė besuar se thirrja e kėtij kongresi dhe vendimet qė mori i pėrgjigjen dėshirės sė mbretit pėr tė bashkuar dhe pėr tė oksidentalizuar vendin. Padyshim ai ka pasur edhe synimin qė, me anė tė njė statuti tė veēantė pėr ndryshimet e Shqipėrisė, t‘i veēojė kėta pėr t’i sunduar mė me lehtėsi 40).

Masat e vendosura nė kongres u zbatuan, ndonėse me ndonjė ngurrim e vėshtirėsi. Mungesa e njė pėrkthimi zyrtar tė Kuranit ishte pengesė pėr pėrdorimin ekskluziv tė gjuhės shqipe nė ritet 41).

Pėrsa i pėrket numrit tė xhamive, statutet kishin gjėra tė pėrgjithshme, duke vendosur qė nuk duhet tė ishin mė shumė se sa nevojiteshin, mbi bazėn e statistikave tė popullsisė myslimane, dhe qė tė mos ndėrtoheshin xhami tė reja 42).

Ėshtė fakt qė numri i xhamive — sipas tė dhėnave tė paraqitura nga autorė tė ndryshėm — duket se ulet me shpejtėsi brenda pak viteve. Mė 1929 duhej tė ishin 990 nė tėrė vendin 43). Mė 1934 vetėm 560 44).
Pėrgatitja e kuadrove myslimanė u pėrqėndrua nė medresenė (ose «Institutin islamik») tė Tiranės, i cili mė 1936, sipas deklaratave tė drejtorit tė saj, ndoshta tė pėrafėrta pėr tė qenė brenda, kishte me sa duket 240 nxėnės 45).

Statutet e reja tė bashkėsisė islamike shqiptare (qė kishte jurisdiksion edhe mbi urdhėrat mistikė dhe sektet, ndėr tė cilat edhe bektashinjtė, por me disa pėrjashtime tė qenėsishme, pėr tė garantuar pavarėsinė e tyre shpirtėrore nga sunizmi) e ristrukturonin atė duke caktuar drejtimin e saj nga njė Kėshill i pėrgjithshėm i pėrbėrė nga myftinjtė e prefekturave tė ndryshme (Shkodra, Tirana, Durrėsi, Vlora, Berati, Elbasani, Korēa, Gjirokastra, Kosova, Peshkopia), ndėrmjet tė cilėve zgjidhej kryetari i gjithė bashkėsisė.

Myftiu i madh ishte me seli nė Tiranė. Si emėrimi i kėtij tė fundit, ashtu edhe ai i katėr myftinjve kryesorė tė vendit (nė Shkodėr, Korēė, Gjirokastėr dhe pėrsėri nė Tiranė) duhej tė ratifikoheshin nga mbreti. Kėshtu vendosej kontrolli i shtetit mbi formimin e hierarkisė myslimane.

Ndėr detyrat kryesore nė tė cilat angazhohej bashkėsia myslimane nė bazė tė Statuteve ishin, ēka vlen tė theksohet, ato tė «inkurajimit tė myslimanėve pėr t’iu konformuar qytetėrimit modern dhe tė ndihmesės pėr tė zhvilluar vėIlazėriinin kombėtar ndėrmjet shqiptarėve tė ēdo besimi» 46).

Nga ana e Islamit shqiptar nuk pati ndonjė rezistencė tė gjallė ndaj rendit tė ri tė dėshiruar nga mbreti Zog. Pati njė opozitė nga ana e rretheve tė devotshme myslimane nė qendrat urbane, por kjo rezistencė u mposht pa vėshtirėsi 47).
Thjesht propaganda politike nga ana komuniste, por dhe ajo fetare nga ana e abrahamikėve kanė bėrė tė vetėn qė tė mos njihen meritat, dhe madje abrahamikėt nuk kanė si e kalluposin faktin qė nacionalizmi shqiptar dhe shteti shqiptar ėshtė prej vetvete jofetar e deri antifetar. Kjo iu del jashtė kallėpeve qė mėsojnė kuturu nėpėr katedra e qėndrime tė shteteve fetare dhe qė pėrpiqen t'ia imponojnė realitetit shqiptar (tip: nė x vend ėshtė kėshtu, atėherė dhe nė Shqipėri duhet tė jetė kėshtu).

Dhe jo vetėm ata, por dhe njė sėrė "studiuesish" tė huaj qė s'dinė gjė pėr objektin qė gjoja studiojnė, po duan tė na imponojnė dhe interpretime tė paligjshme historike, ku mes tė tjerash pėrpiqen tė na bėjnė dhe fetarė figurat tona jofetare, siē dėshmon dhe vetė tema. Mirė-keq, jam dakord-s'jam dakord me x politikė tė y figure, realiteti ėshtė realitet dhe meritat janė merita.

Ne kemi njė plejadė nacionalistėsh nga Rilindja deri mė 1944, qė nė ēdo organizim kombėtar luftojnė me fetė dhe i njohin si importe tė padėshiruara kulturore, nuk ėshtė se Ahmet Zogu, ministrat, deputetėt e personalitetet e kohės sė tij, apo deri dhe masat e rrepta qė u morėn gjatė komunizmit ngjanė ashtu papritur. Dhe ndaj ishin pikėrisht shqiptarėt nė botė qė vijuan me shpalljen e fesė tė paligjshme dhe tė shtetit tė parė ateist, kjo ishte thjesht ēėshtje kohe dhe jo regjimi politik - vija antifetare ėshtė aty dhe ėshtė e qartė gjatė gjithė kohės. Vetė pėrcaktimi i kombit shqiptar, si mendėsi burimore, nuk e ka pėrfshirė ndonjėherė fenė, ndaj dhe kjo parimisht s'ka si bėhet pjesė e organizimeve kombėtare si shteti.

Vetėm sot pėr arsye tė ndryshme, kryesisht mungese shtylle kurrizore dhe gjoja "realpolitike" nė arenėn ndėrkombėtare, pėrpiqen politikanė tė caktuar (nisur nga Ramiz Alia e kėtej) - dhe me njė mllef tė pakuptueshėm - tė japin imazhin e lidhjes me fenė, ose lėshojnė ato pordhat me rigon pėr tolerancė fetare etj., dhe ndodh ajo dukuria e famshme e ndėrtimit tė objekteve abrahamike qė pėrveē qė shėmtojnė edhe mė qytetet shqiptare nė vijim rrinė dhe bosh se nuk frekuentohen.

Se dola ca nga tema, po shteti shqiptar pėr sa kohė ėshtė vėrtet shqiptar s'ka pėr detyrė tė pėrkėdhelė e as tė ndihmojė kulturat antagoniste tė kulturės burimore shqiptare, cilatdo qofshin ato. Pėrkundrazi duhet tė vendosė masa pėr tė reduktuar dozėn dhe nė fund varėsinė e shtresave tė caktuara tė popullsisė nga feja.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.8.2013, 22:54   7
Tunxh Giza
 
Citim:
Ne kemi njė plejadė nacionalistėsh nga Rilindja deri mė 1944, qė nė ēdo organizim kombėtar luftojnė me fetė dhe i njohin si importe tė padėshiruara kulturore, nuk ėshtė se Ahmet Zogu, ministrat, deputetėt e personalitetet e kohės sė tij, apo deri dhe masat e rrepta qė u morėn gjatė komunizmit ngjanė ashtu papritur. Dhe ndaj ishin pikėrisht shqiptarėt nė botė qė vijuan me shpalljen e fesė tė paligjshme dhe tė shtetit tė parė ateist, kjo ishte thjesht ēėshtje kohe dhe jo regjimi politik - vija antifetare ėshtė aty dhe ėshtė e qartė gjatė gjithė kohės.
Diktatura komuniste nuk sado qe trumpetohej me te madhe si ateiste, nuk kishte asgje prej gjeje nga fryma e vertet e ateiste.
Jo vetem kaq por mund te thuhet fare mire se u zevendesua feja me nje tjeter fe, me te rrezikshme... ashdurimi i Partise dhe shokut Enver.
Gajte diktatures komuniste mbizoteronte dogmatizmi i skajshem, sahanlepiresit me minimumin e sensit kritik.

E vetjma asye se perse diktatori Enver H. ndaloi rreptesisht fene, duke shkuar deri ne vrasje masive te eksponenteve te tyre, ishte sepse ashtu i leverdiste per te ruajtur pushtetin, pra per te mbajtur nen kontroll popullaten.
Duke reduktuar ne maksimum ndjenjen e perkatesise ndaj diēkaje "te huaj" ne dicka qe shkonte pertej Partise. Partia ishte zoti, zoti ishte partia. Shoku Enver "mesia".

Nga ana tjeter, e vleresoj jashte mase menyren se si Mbreti Zog ka vepruar me komunistete fetare. Duke i vene ato ne sherbim te kombit, pra jo vetem ne sherbim te pushtetit te tij, por pa shtypur dhe shkelur te drejtat themelore te njeriut, gje e cila nuk mudn te thuhet per regjimin diktatorial komunist, dhe jovetem ne aspektin fetar, por edhe me gjere...
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 17:12.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.