Kthehu   Kreu > Ateistėt > Koncepte
 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 20.11.2006, 05:25   1
Kandhaon
anėtar/e
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,

Monoteizėm politeist


Nė fakt nuk e di pse quhen fe monoteiste.

Islami arsyetohet me faktin se ka njė zot, por i harron melaqet, se dhe ato janė nji gja "hyjnore", pra del se feja islame ka shumė shumė qenie mbinatyrore, edhe krishterimi nė anėn tjetėr ka shumė qenie mbinatyrore.

Nė njė libėrth pashė ato funksionet e melaqeve, njėra kishte si mision tė krijonte bereqetin apo bukėn, tjetra ishte marrėsi i shpritrave apo vdekja, etj. Pra, secila kishte nga njė funksion qė nė fetė e hershme kėto funksione i kishin zotėrat.

Atėherė shtrohet pyetja ēfarė ka pėrparėsi politeizmi arab nga njė politeizėm tjetėr?
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 27.11.2006, 12:53   2
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Nė rastin e "Biblės":

Citim:
Thėnė nga Psalmet 86:8

Nuk ka asnjė tė barabartė me ty midis perėndive, o Zot, as ka vepra tė njėllojta me tė tuat.
Pra "libri" pohon se jahvehu (zoti i judeokristianėve) ėshtė thjesht njė mes shumė tė tillėve.

Kėtu ėshtė pėr t'u vėnė re dhe pėrkthimi arbitrar i hebraikes יהוה (jhvh) me shqipen Zot si emėr tė pėrveēėm. Nėse e kthejmė fjalinė saktė, del:

Citim:
Nuk ka asnjė tė barabartė me ty midis zotave, o Zot, as ka vepra tė njėllojta me tė tuat.
Kush nuk do gajasej pasi ta dėgjonte kėtė? Ėshtė po ajo fjali mė lart, por pa lojėn mes termave jhvh-zot-perėndi. Nė mos tjetėr kėtu vėrejmė uzurpim tė fjalės shqipe "zot" dhe mujshim kuptimor tė saj pėr tė akomoduar hebraiken "Jhvh". Pėrkthimi do tė dilte:

Citim:
Nuk ka asnjė tė barabartė me ty midis zotave (perėndive), o Jahveh, as ka vepra tė njėllojta me tė tuat.
Ku jahvehu judaik duhej tė ishte mė i miri i e mė i bukuri i tė gjithė shpendėve, nė sytė e hebreut qė duhej tė thoshte psalmin...

Por nėse do tė pėrkthehej saktė, cili johebreu do t'i ngjallje qoftė dhe pak interes, apo ta kėrcėnoje me shprehje tė atilla si: "Duaje Jahvehun!", "Jahvehu tė do!", "Ati yt Jahvehu!", "Beso tek Jahvehu!"; "Bindju Jahvehut!"; "Bjer pėrpara Jahvehut!"; "Jahvehu dha birin e tij tė vetėmlindur pėr ty"; "Jahvehu do tė dėnojė nė Gehenė, po s'iu binde", etj. Pėr kėt shkak mbase u nevojit njė metodė pak mė zvarranike dhe tipike fetare, si ajo e uzurpimit terminologjik...

(Komikja kur flet me tė ashtuquajturit kristianė shqiptarė ėshtė se s'ia kanė as idenė si quhet nė "Bibėl" ky "zoti" i tyre. Shpesh kujtojnė se mos ti qė po ia thua, je ndonjė nga "ata tė Jehovait"... qė e "interpreton Biblėn gabim"... Ėshtė e kuptueshme qė nėse vetėquhesh kristian do tė thotė me pėrqindje dėrrmuese qė s'e ke lexu ndonjėherė Biblėn nė jetėn tate, pėrndryshe alternativa tjetėr ėshtė e pahijshme tė thuhet.)

Sidoqoftė vijmė kėtu nė zgjerimin e pyetjes sė temės:

Ēfarė ka pėrparėsi politeizmi semit nga njė politeizėm tjetėr?
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 28.11.2006, 06:13   3
Kandhaon
anėtar/e
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,
Xhebraili ėshtė i ngarkuar me shpalljen e urdhėrave tė Zotit pejbamberėve.

Azraili merr shpirtrat e njerėzve apo sjell vdekjen njėlloj sikur Tanatosi i mitologjisė sė lashtė.
Mikaili sjell bollėkun, sikurse Demetra.

Israfili ka pėr detyrė t'i fryjė njė lloj instrumenti me tė cilin do t'a shembė botėn nė ditėn e Kiametit.

Secili nga kėto engjėj ka njė funksion tė caktuar, sikurse perėnditė e Olimpit.

Ibrahimi/Abrahami, dėshiron t'a flijojė tė birin pėr Allahun, Allahu e lejon qė nė vend tė djalit tė flijojė njė qengj tė cilin e zbret nga qielli. Agamemnoni don t'a bėjė fli Ifigjeninė pėr Artemidėn dhe sipas disa versioneve tė tjera tė kėsaj legjende Artemida zbret njė dré nga qielli qė t'a zėvendėsojė Ifigjeninė.

Arabėt mblidhen rreth Qabės, shqiptarėt rreth Tomorit.

Pėrhapja e krishterimit dhe islamit nė Europė, sipas mendimit tim ėshtė njė triumf i Azisė mbi Europėn. Dhe mveshja e krishterimit me tipare pagane ėshtė njė triumf gjysmak i Europės mbi Azinė.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 28.4.2008, 15:33   4
art
 
Citim:
Thėnė nga Shqipe

Atėherė shtrohet pyetja ēfarė ka pėrparėsi politeizmi arab nga njė politeizėm tjetėr?
Fjala "politeizėm" rrjedh nga greqishtja qė d.t.th, "poly-shumė" dhe "Theos-perėndi". Besimi nė qenje mbinjerėzore (njėkohėsisht mė e ulėt se zoti) sihte poashtu i pranishėm edhe nė paganizėm. Por kjo nuk e bėnė njė religjion politeist. Nė fakt, adhurimi i atyre qenjeve e bėn. Kur njė religjion predikon besimin nė shumė perėndi por adhurimin e njė perėndie tė caktum, atėherė ai quhet "henoteist". Ose "Duoteist", nėse adhurohen dy perėndi, si shembull!

Prap islamizmin nuk e kisha konsideru as politeist as henoteist. Se kėto qenje besohet tė jenė mė tė ulėta nga ky "zot".

Veē se po, pėrcaktimi (definocioni) i zotit nga Islami e bėn kėtė fe monoteiste. tė gjitha krijesat e tjera nuk pėrputhen me njė pėrcaktim tė tillė. Se as njė krijes tjetėr nuk quhet zotė sado mbinjerzore qe e marrin.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 28.4.2008, 16:36   5
sigint
anėtar/e
 
sigint
 
Anėtarėsuar: 4.2009
Vendndodhja: Hėnė
Sipas kėtij pėrkufizimit islamik dhe nė sistemin e Olimpit ligjin e bėnte Zeusi, kėshtu qė dhe politeizmi pellazg del monoteist... Prapė vijmė te shkrimi i parė.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 28.4.2008, 16:38   6
Kandhaon
anėtar/e
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,
Citim:
Po simas kėtij pėrkufizimit islamik dhe nė sistemin helen ligjin e bote Zeusi kėshtu qė dhe politeizmi del monoteist... Prapė vijmė te shkrimi i parė.
Madje Zeusi vrau Asklepin pse ai ngjalli njerėzit, gjė qė Allahu nuk e bėri me Shejtanin, ai atė nuk e vrau por e pėrzuri. Tash regjimi i Zeusit po del mė i rreptė se sa i Allahut, kėshtuqė Allahu lejon pushtete paralele, pra Politeizėm, ndėrsa Zeusi nuk lejon pushtet paralel.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 28.4.2008, 16:45   7
art
 
Citim:
Thėnė nga Shqipe

Madje Zeusi vrau Asklepin pse ai ngjalli njerėzit, gjė qė Allahu nuk e bėri me Shejtanin, ai atė nuk e vrau por e pėrzuri. Tash regjimi i Zeusit po del mė i rreptė se sa i Allahut, kėshtuqė Allahu lejon pushtete paralele, pra Politeizėm, ndėrsa Zeusi nuk lejon pushtet paralel.
Besom se jo vllaqko, lexoi kėto fjalė kuranore:

Citim:
Suretu Sad (38)
79. Ai tha: “Zoti im, mė jep afat deri nė ditėn e ringjalljes!”

80. (Zoti) Tha: “Po, je prej atyre tė afatizuarėve,

81. deri nė kohėn e ditės sė caktuar!”

82. Ai tha: “Pasha madhėrinė Tėnde, kam pėr t’i shmangur pre rrugės sė drejtė qė tė gjithė,

83. pėrveē atyre qė janė tė sinqertė nga robėrit e Tu!”

84. (Zoti) Tha: “Pasha tė vėrtetėn, e Unė e flas vetėm tė vėrtetėn:

85. Unė do ta mbushi Xhehennemin me ty dhe tė gjithė ata qė vijnė pas teje!”
Mė mirė vdekje apo vuajtje e pėrhershme?

Sė paku miti pėr Zeusin shpreh njė karakter tė egoizmit njerėzor pėr me mbrojt pushtetin. Ndėrsa Allahu shpreh njė karakter psikopate. Meqė ai vetė e krijoi Iblisin mendjemadh dhe shkaku i tiparit tė tillė ai e dėbon dhe do ta djeg nė Ferr nė pėrjetėsi. Mė keq... edhe ata qė u "mashtruan" nga ai (qė nuk kishin fuqi me i frenu nxitėsit drejt sjelljeve tė ndalume)

Allahu po ashtu tregohet i palogjikshėm ose ndoshta edhe jo i sinqertė. Meqė e pėrshkruan vetėn si tė pėrktyer (pa kufizime) ai nuk kishte me leju dukuri qė e zhgėnjejnė atė. Nė tė kundėrtėn ai krijon vetė shkaqet dhe pėr pasojat shkrep mizori tė paarsyeshme.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 19.6.2009, 16:23   8
kalimtar/e
 
Diēka qė mė mundon sa herė e kaloj nėpėr mend. Nėse marrim tė mirėqenė faktin se besimi judeo/kristiano/islamik ka tė drejtė, atėherė del se nė kohėt moderne fetė duhet tė ishin politeiste, kjo pasi ka goxha kohė qė i jemi larguar "mrekullive" dhe "shpalljeve" tė "zotit" dhe si natyrė njerėzore priremi t'i harrojmė gjėrat sa mė shumė kalon koha.

Ēuditėrisht nė kohėt e lashta ishim politeistė, atėherė kur trashėgiminė kulturore monoteiste duhet ta kishim edhe mė tė fortė! Kėtu ka diēka qė nuk shkon.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 17.8.2009, 16:57   9
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Citim:
Ēuditėrisht nė kohėt e lashta ishim politeistė, atėherė kur trashėgiminė kulturore monoteiste duhet ta kishim edhe mė tė fortė! Kėtu ka diēka qė nuk shkon.
S'ka ndonjė gjė qė s'shkon. Thjesht me centralizimin e pushtetit dhe bashkimin e fiseve u shkrinė dhe zotat e besimet e secilit fis apo njėsie administrative, nė rang regjimi tė centralizuar, mbretėrie a perandorie, dhe kėshtu u standardizua formati i besimit duke nxjerrė njė masė pėr tė gjithė.

Si pasojė e drejtpėrdrejtė e kėsaj u shkrinė (teorikisht) zotat nė njė tė tillė dhe praktikat nė njė kuadėr tė standardizuar ritual. Kėtė bėri Egjypti, Babilonia, Roma, Bizanti, Kalifati etj. Shpjegimi i kėsaj i pėrket lėndės sė historisė d.m.th. dhe zhvillimit tė sistemeve politike.

E sot ke tėrė pėrpjekjet pėr standardizim tė 1500 viteve tė fundit qė, nė tė kundėrt tė standardizimit, kanė nxjerrė nga 1000 sekte secila...
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 02:57.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.