Kthehu   Kreu > Ateistėt > Koncepte
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 14.5.2008, 23:24   1
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001

Indiferencė, jo tolerancė fetare


Ėshtė e paqartė se pse nė Shqipėri ka ende oficerė, veterinerė e doktorė qė vazhdojnė tė ngatėrrojnė 'indiferencėn fetare' pėr 'tolerancė fetare'! P.sh. ky poshtė po ulėret: "Hajde tolerancė fetare me shumicė!"

Citim:
Topi: Ne nė BE, me harmoninė fetare

Topi u jep krerėve tė shteteve “leksion” pėr harmoninė fetare nė Shqipėri, harmoni e cila ka ēuar nė njė frymė dialogu dhe mirėkuptimi mes besimeve tė ndryshme fetare.

Kėtė ai e bėri nė konferencėn ndėrkombėtare “Pėrballja me tė nesėrmen”, e cila u mbajt dje nė Izrael, shtet i cili e ftoi Presidentin shqiptar pėr tė marrė pjesė nė 60-vjetorin e themelimit tė tij, por qė ende po pėrballet me konfliktet e ashpra me palestinezėt.

“Shqipėria e sotme, laike nė Kushtetutė, por me pasuri tė trashėguar besimesh lėvron vlera tė rralla tė lirisė, tolerancės dhe harmonisė ndėrfetare. Kėto veti, kėto atribute, shqiptari i ndjen si tė vetat, si pjesė tė identitetit e jo si kontradikta qė pėrēajnė personalitetin dhe shoqėrinė”, - tha dje Topi.

Sipas tij, marrėdhėniet mes besimeve kanė prodhuar njė shoqėri shqiptare pa konflikte fetare e armiqėsi apo “paragjykime besimesh e kulturash, njė shoqėri shembulli rrallė i patjetėrsueshėm i sė shkuarės, sė tashmes dhe tė nesėrmes globale”.

Presidenti e bėri tė qartė, se pavarėsisht kėsaj veēantie karakteristike, sipas tij, e shqiptarėve, kėta tė fundit e kanė pėrkrahur tė ardhmen e tyre nė BE dhe NATO, pasi kjo ėshtė rruga e vetme e cila tė ēon drejt zhvillimit ekonomik dhe nė paqe sociale.

Por Topi pati rastin tė tregonte pėr shembullin e shqiptarėve, qė gjatė Luftės sė Dytė Botėrore nuk dorėzuan te nazistėt asnjė hebre qė kishte mbėrritur nė Shqipėri nga vende tė ndryshme europiane, si Gjermania, Austria. Ai pėrmendi nė kėtė rast, se funksionoi shumė mire institucioni i “besės”, njė institucion i lashtė, por qė bėri tė mundur strehimin dhe mbrojtjen e mbi 2.000 hebrenjve qė u shpėrndanė nė tė gjitha qytetet e Shqipėrisė.

Pasi tregoi historinė e njė krutani, qė strehoi dhe mbrojti 10 hebrenj, ai u shpreh se kjo ėshtė dėshmi si shumė tė tjera, “pėr vlerėn e institucionit unik tė besės, kėtė kod tė lashtė shpirtėror shqiptar tė mikpritjes ndaj miqve apo njerėzve nė nevojė, si gjėnė mė tė shtrenjtė qė ai kishte. Kjo histori e vėrtetė shqiptare nuk do koment”.

Sa i takon ndėrtimit tė sė ardhmes, Topi u shpreh se ajo nuk mund tė ndėrtohet pa kėto tradita, pa pėrqafimin e nismave tė reja, qė janė sfida globale pėr secilin komb.

Nė kėtė konference, mes tė tjerėve, merrnin pjesė Presidenti i SHBA-sė, Xhorxh Bush, ish-lideri i fundit i Bashkimit Sovjetik, Mikail Gorbaēov, ministri i Jashtėm francez, Kushner, e shumė tė tjerė.

http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=36412
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 30.11.2008, 17:22   2
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Kur hasa nė kėtė artikullin poshtė, thashė se qe ndonjė satirė pėr shitėsit e shumicės, por qenka artikull real dhe paska dalė konkurrenca nga Tartaristani kundėr reklamės bajate "Shqipėria, vend i tolerancės fetare"...

Se, me sa duket, nė dallim nga Shqipėria, nė Tartaristan ka realisht fetarė qė janė dhe tolerantė.

Citim:
Tartaristan, vendi ku fetė jetojnė nė paqe
Si ėshtė shndėrruar bashkėjetesa fetare nė "pasaportė" nderi pėr vendasit

Sot nė botė gjenden shumė pak vende ku besimet e ndryshme fetare arrijnė tė bashkėjetojnė nė paqe. Por Republika Ruse e Tartaristanit e ka kthyer tolerancėn fetare nė etiketėn me tė cilėn shfaqet nė sytė e botės - njė vend ku myslimanėt, katolikėt dhe ortodoksėt janė pėrzier e respektojnė traditat e njėri-tjetrit. Pėr sytė e komunitetit ndėrkombėtar, prova e fundit e identitetit tė shumėfishtė fetar tė Tartaristanit erdhi gjatė njė shfaqjeje tė pazakontė (gjatė kėtij muaji) tė Presidentit mysliman tė vendit dhe kreut tė kishės ortodokse nė njė konferencė nė Xhida.

Konsakrimi i njė kishe tė rėndėsishme katolike nė Kazan u celebrua si njė shembull i harmonisė sė pazakontė qė mbizotėron nė kėtė rajon tė lumit Vollga.

"Tartaristani ėshtė bėrė tashmė shembull tolerance dhe miqėsie mes kulturave e besimeve tė ndryshme fetare, jo vetėm brenda Federatės Ruse", vėrejti kardinali Anxhelo Sordano, dekan i Kolegjit tė Kardinalėve tė Vatikanit gjatė njė fjale tė mbajtur nė kishėn e re.

Nė Xhida, Presidenti i Tartaristanit, Mintimir Shaimijev, i cili arriti tė zbuste zėrat separatistė pėr autonomi mė tė gjerė nga Rusia, tė cilat u dėgjuan qė prej viteve nėntėdhjetė, lexoi njė urim tė Presidentit Dimitri Medvedev, ku thuhej: "Rusia ka ndėr mend t‘i pėrmbahet me vendosmėri rrugės pėr shtrirjen e marrėdhėnieve me botėn islamike".

Kleriku i lartė, Vsevolod Ēaplin, zėvendėskryetar i departamentit tė jashtėm i Kishės Ortodokse Ruse, foli pėr lidhjet e forta tė Rusisė me Islamin. "Jemi ndėrthurur fort. Rusia ėshtė e pandashme nga bota islamike, duke qenė se kėtu jetojnė miliona myslimanė, ndėrkohė qė bota myslimane ėshtė e pandashme nga Rusia dhe bota ortodokse, pjesėtarė tė sė cilės jetojnė nė shumė vende myslimane", tha Ēaplin nė forum.

Asnjė prej kėtyre qėndrimeve nuk pėrbėn surprizė pėr banorėt e Kazanit, kryeqytetit tė vendit, njė qytet njėmijėvjeēar nė zemėr tė Rusisė, ku minaret myslimane dhe kishat ortodokse shihen nė tė njėjtėn masė. Xhamia gjigante Kul Sharif gjendet nė njė prej zonave tė qytetit, tė cilėsuar nga UNESCO si pasuri e njerėzimit, fare pranė Katedrales Ortodokse tė Shpalljes dhe ėshtė ndėrtuar nė kujtim tė njė xhamie tė shkatėrruar nga forcat e Ivanit tė Tmerrshėm kur mėsynė Kazanin nė vitin 1552.

"Ky vend ėshtė unik nė tėrė botėn", tha Dimitri Khafizov, historian dhe kėshilltar nė bashkinė e qytetit, i cili luajti rol tė dorės sė parė nė kthimin nė qytet nga ana e Papės Gjon Pali II tė kopjes sė njė ikone tė famshme tė shekullit XVIII. I tė njėjtit mendim ėshtė edhe Sergei Titov, prift i dioqezės sė Kishės Ortodokse tė Kazanit. "Ky ėshtė njė rajon i pėrbėrė nga banorė qė u pėrkasin shumė kombėsive", thotė. "Ėshtė shumė e rėndėsishme tė jetojmė sė bashku"

Kleri mysliman dhe ortodoks ėshtė i pranishėm nė tė gjitha ngjarjet e rėndėsishme zyrtare, shpjegon Titov. Peshkopi lokal, Anastasi, "ėshtė nė gjendje tė mbajė marrėdhėnie tė mira si me myslimanėt e katolikėt, ashtu edhe me autoritetet", thotė. "Ėshtė nė gjendje tė diskutojė i qetė mbi ēdo lloj problemi".

Epoka sovjetike ėshtė shoqėruar nga krijimi i njė identiteti tė fortė tartar, i cili nuk ėshtė shtyrė drejt fondamentalizmit fetar. Vajzat me xhinse e minifunde pėrzihen rrugėve tė Kazanit me vajzat me shami nė kokė, tė cilat janė shumė mė tė pakta se tė parat.

Ndėrkaq Moska nuk e ka humbur shansin pėr tė luajtur "kartėn tartare", duke e pėrdorur Tartaristanin si "njė lloj reklame tė islamit rus", shkruan Aleksei Malashenko, njė ekspert i fesė myslimane nė Moskė, nė artikullin me titull "Rusia dhe Bota Myslimane".

Por bashkėjetesa paqėsore nuk kufizohet tek evenimentet zyrtare. Nė fillim tė kėtij viti, disa vizitorė tė huaj u shoqėruan nga njė grua myslimane pėr te manastiri ortodoks ku donin tė shkonin. Edhe nė kohėt e Bashkimit Sovjetik, shpjegon sot e njėjta grua, pa dashur t‘i publikohet emri, parapėlqente tė vizitonte objektet ortodokse mė mirė se ndėrtesat sovjetike. Ajo tregon se kur shkonte nė Moskė nė atė epokė, nuk vizitonte varrin e Leninit, por katedralen ortodokse aty pranė.

Nė njė stol jashtė manastirit, At Sergius, 85 vjeē, lexon njė libėr tė shkruar nga Papa Gjon Pali II. "Ėshtė libėr tepėr interesant", thotė murgu. "Papa Gjon Pali flet ashtu siē duhet". Kisha katolike e dikurshme e Kazanit u kthye nė tunel ere pėr tė eksperimentuar nė industrinė e avionėve nga njė institut sovjetik studimesh. Autoritetet e Kazanit u ofruan vullnetarisht pėr tė ndihmuar financiarisht ndėrtimin e njė kishe tė re pėr t‘i ofruar kėshtu vendin e vet tė kultit edhe komunitetit katolik tė qytetit.

Konsakrimi i kėsaj kishe, gjatė tė cilit kardinalit Sodano iu bashkuan edhe klerikė tė lartė tė kishės ortodokse bashkė me disa klerikė myslimanė, u bė nė tė njėjtėn ditė kur nė qytet u kthye ikona e famshme. Nė ceremoni merrnin pjesė edhe kryetarėt e bashkive tė Ēestoēovės nė Poloni, Fatimės nė Portugali dhe Mariazelit nė Austri, qytete tė famshme pėr pėrkushtimin ndaj figurės sė virgjėreshės Mari.

"Nuk kemi asnjė problem me ortodoksėt nė Kazan", thotė Diogenes Urkuiza, njė prift argjentinas qė i shėrben komunitetit katolik tė Kazanit qė nė vitin 1995. "E di mirė ēfarė ndodh nėpėr qytete tė tjera. Nuk kanė arritur deri mė sot tė krijojnė marrėdhėnie". Ai tregon se nė Kazan ekziston njė kamp i pėrbashkėt kishtar, ku grumbullohen si fėmijėt ortodoksė, edhe ata katolikė.

Ndėrkohė qė raporti mysliman-ortodoks duket si njė projekt i gjerė i Kremlinit pėr tė qetėsuar tensionet me botėn myslimane. "Qė me ardhjen nė pushtet tė Putinit janė vėrejtur pėrpjekje pėr ta pozicionuar Rusinė veēmas Evropės pėr sa u pėrket marrėdhėnieve tė jashtme", shpjegon Rafik Mukhametshin, rektor i Universitetit Islamik Rus tė Kazanit. "Pėrqasja e kishės ortodokse me Perėndimin nuk ėshtė pozitive", vėren rektori, duke sqaruar se nė tė vėrtetė pėrmirėsimi nė pėrgjithėsi i raporteve me myslimanėt e Rusisė ka qėllime mė tė gjera.

http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=54439
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 7.4.2010, 22:26   3
Citim:
Publikohet studimi pėr dialogun mes besimeve

Shqipėria ėshtė njė ndėr vendet qė ka treguar shembullin mė tė mirė tė bashkėjetesės fetare. Njė grup profesorėsh kanė sjellė brenda librit “Rrugė drejt dialogut ndėrfetar nė Shqipėri”, studime dhe refleksione.

“Ne njė farė mėnyrė nė hapėsirėn publike kemi mosdialogun fetar, qe nga njera ane ėshte nje lloj heshtje, por kjo heshtje ne hapesiren publike e ka kthyer fene e shqiptarit nje ceshtje personale, duke vendosur njė prej standardeve mė tė larta”, u shpreh Artan Fuga, anėtar i Akademisė sė Shkencave.

Profesor Mark Marku ėshtė ndalur nė ligjin shqiptar pėr tė qenė njė vend laik, njė kusht qė sipas tij ka ndikuar nė ruajtjen e harmonisė fetare nė vend.

http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=179844
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 01:05.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.