Kthehu   Kreu > Ateistėt > Shoqėri
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 26.8.2015, 22:31   1
sigint
anėtar/e
 
sigint
 
Anėtarėsuar: 4.2009
Vendndodhja: Hėnė

Konflikti pėr kishėn e paligjshme nė Dhėrmi


Kėto janė deklaratat e ditėve tė fundit:

Artan Shkreli, kėshilltar i kryeministrit, besimtar katolik, 20 gusht:
“Kisha historike e Shėn Thanasit nė Dhėrmi, fatkeqėsisht pėson deformime nga rindėrtimi pa leje, duke detyruar INUV- in e Himarės tė ndėrhyjė. Kontestimi antiligjor dhe i paarsyeshėm qė OMONIA po i bėn ndėrhyrjes sė policisė ndėrtimore, ka tė bėjė me faktin se injorojnė historinė e kėtij vendi.”
Aleksandėr Meksi, ish-kryeministėr dhe restaurues monumentesh, besimtar ortodoks, 21 gusht:
“Kisha, pėr tė cilėn flitet nė Dhėrmi s’ka qenė monument kulture dhe ėshtė prishur mė 1972. Gurėt i janė marrė."
Jorgo Goro, kryebashkiak i Himarės, besimtar ortodoks, 21 gusht:
"Ēdo ndėrtim pa leje qė ėshtė mbi monumente kulture, apo monumente natyrore, mbi ēdo shesh, mbi ēdo park, do tė shembet detyrimisht."

"Ajo nuk ėshtė kishė. Po tė ishte kishė, nuk do tė hynim aty. Ėshtė bėrė njė ngrehinė qė tė mos bėhet kurrė kisha tjetėr qė ka njė histori, qė ka qenė njė ndėr kishat mė tė vjetra etj. Ne respektojmė ligjin dhe monumentet e kulturės si edhe besimin fetar tė qytetarėve. Nuk prekim asgjė e cila ėshtė e shenjtė."

Sipas "Ora News", 21 gusht: "Kreu i bashkisė, Goro, nuk ka pranuar tė prononcohet publikisht, por ai ka sqaruar jashtė kamerave se prishja e kishės ortodokse synon nxjerrjen nė pah tė rrėnoja tė kishės se vjetėr ilire e cila daton rreth viteve 1400 p.e.s"
Artan Shkreli sėrish mė 23 gusht:
“Ky vend nuk mund tė ndėrtohet pa leje dhe nuk mund tė degradohet. Kisha ka qenė monument Kulture gjatė gjithė kohės. Kisha gjithmonė ka qenė modeste. Mbi muret ekzistuese ėshtė hedhur njė soletė betoni, e theksoj mbi muret ekzistuese. Pra kemi njė kishė mbi kishė. Nuk ka asnjė vendim ministrorė qė e ka hequr kėtė kishė nga monumentet e kulturės. Kjo ka hyrė nė vlerat historike dhe kurrsesi nuk mund tė hiqen kėto objekte".
Artan Lame, kreu i ALUIZNI-t, besimtar bektashi, 25 gusht:
"S’dua ti hyj asfare ketij debati, por nje mesim historie do ta kujtoj. Ka te pakten nja 1000 vjet qe feja ben debat me shkencen. Ka zene kjo pune qekurse shkenca zuri ti beje vend vetes. Ne kete lufte – sic behej qemoti – a debat – sic behet sot – gjithhere ne fund shkenca ka fituar."
Edi Rama, kryeministėr, besimtar katolik, 26 gusht:
"Kishe e vjeter e Dhermiut qe do rilinde ne emer te trashegimise kombetare"

"Bashkia e Himarės do tė rindėrtojė aty shembėlltyrėn e kishės sė vjetėr tė Dhėrmiut dhe meriton vetėm pėrgėzime nė synimin e vet, pėr ta bėrė atė truall pėrēues tė jehonės sė njė kohe e historie tė shkuar qė brezat po edhe vizitorėt meritojnė ta pėrjetojnė."
Jorgo Goro, sėrish mė 26 gusht:
“Nuk ishte njė Kishė ajo qė po bėhej aty dhe ajo shtesė pa leje qė po ndėrtohej. Mė vjen keq pėr zhurmėn e ngritur nga Kisha, dhe nuk janė ortodoksit ata qė po e bėjnė kėtė zhurmė. Qėllimet dhe situatat nuk i di, por i garantoj tė gjithė besimtarėt se Kishėn do ta ngremė siē ka qenė, nė tė mirė tė komunitetit, nė tė mirė tė turizmit, nė tė mirė tė historisė sė vėrtetė tė Kishės. Ne nuk prishim Kisha. Ne i rregullojmė ato. Nė bashkėpunim me gjithė aktorėt, madje edhe me vetė Kishėn Orthodokse do tė punojmė pėr ringritjen e saj siē ka qenė dhe me gjithė materialet me tė cilat ka qenė e ndėrtuar. Ajo ē’ka po bėhej aty, nuk mund tė quhej kishė”

"Besoj dhe jam i bindur se qytetarėt do mbėshtesin ringritjen e kishės sė dikurshme, qė do t’i japė vlera tė veēanta fshatit Dhėrmi."

"Do tė vazhdojė gėrmimi nga arkeologėt pėr nxjerrjen e themeleve dhe tė gjitha detajeve dhe mė pas do tė bėhet projekti nė bashkėpunim me Institutin e Monumenteve tė Kulturės."
Vasil Bollano, ish-kryebashkiak i Himarės, besimtar ortodoks, 26 gusht:
"Vula qė ėshtė pėrdorur, pėr vendimin e INUV, ėshtė e vula e Inspektoratit Veterinar tė Bashkisė Himarė."
Artan Shkreli, sėrish mė 26 gusht:
"Nė kuadrin e qytezės sė Dhėrmiut mė sensibėl sidomos pėr zonat e dnėrtuara pa leje janė zonat tė cilat kanė karakter arkitekturor dhe historik, Kisha e ka kėtė karakter arkitekturor, objekti ka qenė mpnument culture, ka qenė e studiuar shumė."

"Komuniteti Ortodoks duhet tė jetė i lumtur qė qeveria do ta ndėrtojė kishėn nė trajtėn qė ishte mė parė, nė bazė tė fotografive dhe kisha do vazhdojė tė kryejė funksionet qė kryen dhe sot. Ai vend nuk do jetė vetėm vend kulti i krishterė, por edhe njė vend kulti i arsimit shqip. Komuniteti do tė vazhdojė tė bėjė meshat aty."
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 27.8.2015, 11:41   2
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
S'i kuptoj tėrė kėto llogje, nėse objekti ishte i paligjshėm ēfarė po dėrdėllisin njė javė, ka nevojė pėr argument tjetėr?

Dhe pėrkundėr ēfarė kanė thėnė, nė vendin pėr tė cilin bėhet fjalė nė Dhėrmi nuk ka pasur asnjė lloj "kishė historike" nė vitet 1990, pasi ajo e mėparshmja ėshtė shembur qė nė vitin 1972 nga regjimi i kohės dhe gurėt e saj janė ripėrdorur pėr depot e ujit nė zonė. Plus varri i Katallanit ėshtė zhdukur qė nga viti 1942, mbase nga Qerosi.

Dhe normalisht qė nuk bėhet fjalė as pėr "kishė ilire rreth viteve 1400 p.e.s." qė thotė Goro jashtė kamerave, sepse pėrndryshe do tė ishte tempull pagan dhe do dilte pak si jashtė historisė nėpėr parahistori - dhe as nuk mė duket se iu ha palla kėtyre sumkapuēėve tė Abrahamit pėr paganizmin shqiptar.

Po ajo qė s'kuptoj fare ėshtė ndėrhyrja e kreut tė ALUIZNI-t - i cili vetėm pak ditė mė parė duke deklaruar se nė Shqipėri ka 800 objekte tė paligjshme kulti, lėshonte 4 leje legalizimi objektesh tė paligjshme pėr katolikėt dhe 2 pėr myslimanėt, mbase me misionin e qeverisė qė t'u japė njė mesazh organizatave abrahamike se mund tė ndėrtojnė ku tė duan dhe lejen do ta marrin mė pas, me pėrjashtim tė Dhėrmiut pėr ndonjė arsye misterioze qė vetėm Hare Rama dhe dishepujt e tij "e dinė mė sė miri".
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 28.8.2015, 22:24   3
Citim:
Ēfarė thotė Petro Marko pėr kishėn e Dhėrmiut?

Shkrimtari Petro Marko nė kujtimet e lėna :”Intervistė me vetveten,retė dhe gurėt” tregon shkoqur pėr murgjit brazilian tė Himarės dhe varrin e Nilo Katalanit nė kishėn e Shen Thanasit nė Dhėrmi.

“lshin leximet e para te shqipes ne shkollėn time. Pasi ra fjala pėr shkollat, kėtu dua te zgjatem ca. Ne shekullin XVII, me 1630, ne Dhėrmi priftėrinjtė braziliane qe i kishte dėrguar papa ne Himare, hapen te paren shkolle shqipe - seminar pėr priftėrinj ne gjuhen shqipe; kjo sipas raporteve qe i dėrgonin priftėrinjtė braziliane papės, njė pjese e te cilave janė botuar (doemos ato qe u interesonin atyre) te Nile- Borgias, i cili pėrmbledh nje pjese te veprimtarisė se priftėrinjve unit (baziliane) qe ndenjen ne Himare pėr rreth tre shekuj.

Pyetje: - A mund te na flasėsh pakėz me gjate pėr ketė ceshtje, se pak gjera dihen pėr misionin e priftėrinjve baziliane?

Pėrgjigje: - Misionaret baziliane ne Himare ndenjen tre shekuj. Pas vdekjes se Skėnderbeut. Himara - atėherė Himara pėrfshinte gjithė Labėrinė, qė nga Radhima, Lekli, Nivica e Bubari – ishte e pavarur. Gjon Kastrioti u thye nga Napoli, qė e quajti atė krahine mbretėri te veten.

Shume banorė tė Veriut, nga terrori i madh turk, shpėrnguleshin pėr ne Himare, tė gjenin shpėtim. Po Himara ishte e varfėr, vend malor dhe nuk mundi t'i mbante qindra mi]era shqiptare te Veriut. Atėherė u morėn vesh me mbretin e Napolit. i cili tha se mund tė venin tė banonin nė mbretėrinė e tij. Filloi eksodi i madh i arbėreshėve: me varka, me anije te sajuara. Shume u mbyten nė Kanalin e Otrantos. Ata qė arrinin gjalle, nuk priteshin mire nga banorėt e Kalabrisė. Shqiptaret kishin 25 yjet nė lufte, kishin pėsuar nė fund edhe terrorin e egėr turk qė kalonte nė satėr popullatėn, prandaj kėta arbėreshė qė arrinin tė gjallė nė Kalabri, ishin egėrsuar dhe nuk dinin c'te bėnin. Mbeten pa strehe e pa buke brigjeve teKalabrise. Atėherė Kuvendi i Himarės mblodhi nja dhjete mijė tė armatosur dhe i nisi qė ėe merreshin me shpėtimin e popullatės shqiptare qė endej pa buke e pa strehė nė brigjet e Kalabrisė. Me te arritur atje kėta ushtare, shpemgulnin me force banoret e atjeshėm dhe vendosnin tanėt. Kėshtu qe kapedan Kumi, nga Dhėrmiu, qe ishte dėrguar atje pėr te sistemuar me ēdo kusht arbėreshėt, e kreu misionin e tij, Mbreti i Napolit, duke dėgjuar pėr kapedan Kumin, e thirri ne Napoli dhe e mbajti pranė vetes duke e here gjeneral, adjutant te tij, Thonė se gjeneral Kumi beri shume heroizma, madje shpėtoi edhe mbretin nė njė beteje. Me vone, ne shekullin XIX, do te shkonte atje edhe njė gjeneral tjetėr nga Dhėrmiu, gjeneral Dhimiter Leka, Ky, pasi u shqua ne Luftėn e Mesolongjit kundėr turqve, me 1820/21, u thirr nga mbreti i Napolit, qe t'i shėrbente atij, Dhe ky shkoi ne Napoli dhe u ngarkua te shfaroste karbunaret e Kalabrisė. Me te shkuar ne Kalabri, pa atje se banoret ishin arbėreshė. I njohu dhe, ne vend qe t'i luftonte, i pėrkrahu shume. Poeti i madh De Rada, si mirėnjohje pėr kėtė arbėresh, botimin e pare te "Milosaos" ia kushtoi Dhimiter Lekes. Me vone do te' flas dhe pėr kėta arbėreshė. Po tani le te kthehem te priftėrinjtė baziliane qe erdhėn te ne.

Papa, pėr interesat e tij, qe te kishte njė prapavije kėtej bregut Jon, se kishte frike nga turqit, dėrgoi misionaret baziliane. Shumica e tyre ishin arbėreshė, te ardhur nga Morea. Mėsonin ne Loreto, nė seminaret e papės dhe bėheshin misionare te tij. Ishin ortodokse, po nuk e njihnin patrikun e Stambollit. Dhe papa, qė t'i bėnte edhe ortodokset e Himarės unite, domethėnė kristiane ortodokse, por me papėn, dėrgoi shume misionare te afte, me shkolle, me pėrgatitje tė mirė politike dhe fetare, Ata qendrėn e tyre e vendosen nė Dhėrmi, ku kishin mitropolinė e tyre pėr gjithė Shqipėrinė, gjer ne Struge e Ohėr. Ngritėn me pare kishėn e Shėn Mitrit, qė e kishin si katedrale. Filluan nga puna. U lidhen me parinė e tė gjitha fshatrave dhe u premtonin ndihma materiale. Prandaj shume here Himara, me anėn e kuvendeve, i bėnte thirrje papės pėr armė ndihma tė tjera.Papa u premtonte. Kėta himarjote, gjer te mbreti i Polonisė i zgjatėn lutjet e tyre pėr ndihma, me shkresa tė nėn-shkruara nga tė gjithė fshatrat, qė nga Radhima, Lekli, Nivica e Bubari, (Kėto dokumente gjenden nė arkivat e Vadikanit.) Po, si e thashė, para se Italia ta pushtonte Shqipėrinė me 1939, papa botonte nė revistat e tij "Stum orientali", aty nga vitet '30, njė pjese tė raporteve tė bazilianeve, qė ia dėrgonin Vatikanit gjate tre shekujve nga Himara. Njė pjese tė kėtyre raporteve qė u botuan nė revistėn "Studi orientali'', u pėrmblodh nė njė vėllim nga Nilo Borgia, me titullin "I missionari, braziliani in Albania!'.

Ne kėto raporte gjejmė shume gjera interesante: jetėn reale te himarjoteve, interesimin e madh te tyre pėr arme, pėr kulture, pėr ndihma nga Evropa e krishtere. Nė Dhėrmi u hap njė seminar pėr priftėrinj, nė gjuhėn shqipe. Edhe nė fshatra tė tjera u hapėn kurse tė gjuhės shqipe. "Katekizmi"nė meshe kėndohej shqip. Papa Dhimitri nga Dhėrmiu, Gjileku e pėrktheu "Katekizmin" nė gjuhen shqipe, po, sipas raporteve tė bazilianeve, nuk u botua, se ishte botuar ai i Budit. Nilo Katalani botoi dhe njė gramatike shqip-italisht. Ai ishte mitropoliti, ndaj ndėrtoi dhe kishėn e Shėn Thanasit, pėr ta shpėtuar fshatin nga kolera qe kishte rene ne fshatin tjetėr, PangaIladhe, ku popullsia u shua fare. Nilo Katalani u varros ne kishėn e Shėn Thanasit.

Pas pushtimit te Shqipėrisė nga Italia fashiste, erdhėn pėrsėri priftėrinj unit nė Himare dhe filluan propagandėn e Vatikanit, qe banoret e Himarės tė beheshin unit, domethėnė tė vareshin nga papa. I paguanin shumė ata qe bėheshin unit, ndaj disa zuzarė u bene unite pėr para. Ata i kishin tė gjitha dokumentet, prandaj edhe varrin e Nilo Katalanit nė Shėn Thanas e hapen dhe morrin - gjerat me vlere: veshje te argjendta dhe kryqin e florinjte.

http://www.kohajone.com/index.php/ku...hen-e-dhermiut
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 16:19.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.