Kthehu   Kreu > Ateistėt > Pyetje-pėrgjigje
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 16.3.2010, 21:37   1
antiteisti
 

Sa vėshtirė e keni tė shprehni ateizmin nė rrethin ku jetoni?


Une jetoj ne nje rreth jofanatik, por ateizmi shikohet si diqka e keqe.

Problemet qe shfaqen kur tregohem ateist i hapur jan te shumta, por kesaj radhe kerkoj qe te tjeret te flasin te paret per problemet qe kan kur shprehen ateist.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 17.3.2010, 11:51   2
postieri
 
Nė Tiranė qė jam unė ėshtė normale fare. Pjesa dėrrmuese janė jofetarė dhe zakonisht njerėzit tallen ose ndjejnė keqardhje pėr ata qė duken "shumė fetarė". Kurse rinia as e di ēfarė ėshtė feja, dhe s'hapet ndonjėherė muhabet feje. Festat "fetare" janė rast pėr pushim nga shkolla dhe aq. Edhe ata qė kujtojnė se janė fetarė, pas 2-3 muajsh kthehen prapė nė normalė, pasi i kalon faza. Tani qė e mendoj, kėshtu ka qenė gjithmonė kėtu. Kishat e xhamitė rrijnė gjithė vitin bosh. Ktu te xhamia nė qendėr ngaqė s'shkon njeri as pėr festa i sjellin nga Librazhdi dhe Maqedonia me autobusė. Shumė prej tyre duken si tė komunitetit rom, dhe flasin shqip gjysma-gjysma. Pėr krishtlindje mblidhen njerėzit te kisha katolike dhe ortodokse te rruga Kavajės, dhe atje shkojnė gjithė ēunat me gjujt goca, rroftė sebepi, s'shkon njeri se ėshtė "festė fetare". Nqs shikon rrugės ndonjė femėr me ferexhe, e bėn se merr rrogė nja 300mijė lekė nė muaj pėr t'u vesh ashtu. Kemi pas dhe nė fakultet dy nga kėto, qė kishin mbet keq pėr pare dhe u bėnė ninxha.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 18.3.2010, 02:41   3
sigint
anėtar/e
 
sigint
 
Anėtarėsuar: 4.2009
Vendndodhja: Hėnė
Dhe unė nė Tiranė, po kėtu, edhe nė u vetėquajtshin besimtarė, njerėzit e kalojnė gjithė ditėn e gjithė jetėn si ateistė. Ēdo veprim e bėjnė njėsoj sikur zoti tė mos ekzistonte, kėshtu qė dhe kur thonė "besoj nė zot", nė fakt nuk besojnė, e kanė vetėm si shprehje qė hyn e del nga moda. Se n.q.s. sillesh krejt si ateist, atėherė kujt i plas se ēfarė thu pėr "zotin"... veprimet flasin vetė.

Nga shoqėria nuk ka asnjė lloj presioni pėr punė feje, as pėr t'u deklaruar ēfarė je apo s'je, as pėr tė marrė pjesė me zor diku. E vetmja gjė qė mund tė thuhet ėshtė ajo qė pėrmendi dhe postieri, ndonjė njeri qė i duket vetja si fetar pėr ca muaj e fillon e flet si jashtėtokėsor, e qė pastaj i thėrret mendjes. Nga njė anė ėshtė e kuptueshme pėrderisa kėtu nuk kanė me ēfarė tė angazhohen dhe i del si hobi pėr tė shtyrė ditėn, derisa i mėrzitet.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 18.3.2010, 12:48   4
evola
 
Unė s'kam pasur ndonjėherė biseda me karakter fetar nė shoqėrinė time, po shumica jemi ateistė aty kėshtu qė s'merremi fare me fenė. Vetėm nė internet qė kam diskutuar pėr ēėshtje tė tilla dmth. me njerėz tė tjerė. Tiranė dhe unė.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 18.3.2010, 14:33   5
antiteisti
 
Ju lumt ju nga Tirana dhe Shqiperia. Gjendja me e keqe eshte ne teritoret shqipetare jasht shtetit Ame.

Une jetoj ne nje fshat te Kosoves, dhe feja ka pas nje rendesi me te madhe ndoshta per shkak se ishim te pushtuar nga popuj me perkatesi tjeter fetare (madje mendoj qe ky dalllim fetar ka kontribu ne parandalimin e asimilimit). Por quditem qe sot 10 vjet pas qlirimit ekstremizmi fetar ka qu krye ma shum se ndonjeher ne histori.

Une edhepse ateist me krejt familjen perpos nenes 78 vjeqe, me duhet qe te marr pjes ne festat fetare pa vullnetin tim. Po mundohem te krijoj nje rreth ateist me moshatar dhe me te ri se une. Por une nuk mund te shpreh ateizem ne mesin e te moshuarve sepse do konsiderohesha njeri shum i lig. Une duhet te organizoj festat njejt si te isha besimtar i devotshem. Madje deri para lufte me duhej te merrja Hoxhen ne Konak nje here gjat muajit te Ramazanit. Sot gjat Bajramit krejt farefisi me vine per urime dhe une duhet ti pres mire me te gjitha formalitetet fetare.

Femijet i kam eduku ne frymen e ateizmit dhe bashkeshorten e kam bindur deri diku, por edhe femijet kan probleme ne shkoll ose ne lagje kur shprehen ateist. Madje kam nje djal 5 vjeq dhe ka ndodh qe te vije duke qare sepse moshataret e tije e kishin kundershtuar per mosekzistencen e zotit. Djali eshte shum intelegjent dhe kishte dhene nje pergjigje shum te madhe: "Nese zoti ekziston nuk do me lejonte ta mohoj". Kjo me quditi per imagjinaten e birit tim aq te vogel. Dhe shprehjen e tije mendoj se mund ta perdor kur mundohem ta bind dike per mosekzistencen e zotit.

Fola pak shum por ne vendet jasht shtetit ame gjendja eshte shum me e keqe, dhe vini re se sa me pak te drejta kombetare qe te kene, aq me shum jan te dhene pas fese.

Kisha pas deshir te rrefehet ndonje shqipetar nga Ilirida, Lugina e Presheves, dhe malsia e Malit te Zi.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 18.3.2010, 15:51   6
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Feja fuqizohet nga pushtuesi, por jo pėr arsyet qė mendohet dhe qė janė propaganduar rėndom, por sepse duke qenė feja mjet kontrolli politiko-shoqėror pushtuesi e ka mė tė lehtė tė kontrollojė vetėdijen e popullatės nėn pushtim duke i kontrolluar asaj krerėt fetarė dhe pėr rrjedhojė dhe tėrė grigjėn. Dhe sa mė shumė ta lidhėsh popullatėn pas fesė aq mė i lehtė bėhet kontrolli i saj pėr pushtuesin. Siē kanė thėnė dhe ca tė rrahur me kėto punė:

Citim:
Thėnė nga Seneka i Riu

"Feja konsiderohet prej popullit tė rėndomtė si e vėrtetė, prej tė menēurve si e rremė dhe prej sunduesve si e dobishme."
Citim:
Thėnė nga Napoleon Bonapart

"Feja ėshtė nga sendet mė tė mira pėr tė heshtur popullin e rėndomtė."
Nė dritė tė kėsaj, nuk ka qenė e rastėsishme qė arsimi shqip apo kombėtar ndalohej si nga osmanėt ashtu dhe nga sllavėt dhe ndėrkohė xhamitė jo vetėm qė lejoheshin, por financoheshin nga regjimi pushtues nė mėnyrė qė administrata fetare tė kishte qasje nė ēdo pjesė tė jetės shoqėrore tė popullatės. Duke siguruar ndėrhyrjen e fesė nė ēėshtjet mė intime tė popullatės ke siguruar aparatin mė tė pėrsosur tė pėrgjimit dhe manipulimit.

Raste bashkėrendimi mes pushtuesit dhe fetarėve ka pa fund. P.sh. jo mė larg se 3 muaj mė parė nė Lindor (IRJM) kreu i BFI-sė, Sulejman Rexhepi, u shpreh:

Citim:
Me fjalėt, “Allahu ta bekojė kryeministrin Nikolla Gruevski” kryetari i Bashkėsisė fetare Islame, Sulejman efendi Rexhepi ka pėrcjellur pėr nė Mekė dhe Medine tė Arabisė Saudite, 220 haxhilerėt e parė nga Maqedonia.

“Nuk mė mbetet asgjė tjetėr, qė vetėm edhe njėherė ti lutem tė lartmadhėruarit, Allahut, Zotit dhe nė emrin tim dhe tuajin, Allahu ta bekojė kryeministrin Nikolla Gruevski.

https://vargmal.org/dan3456-fq4
Kjo pėrveē se u bė dhe polemikė politike mes Menduh Thaēit dhe BFI-sė, na tregon atė qė dua tė vė nė dukje kėtu, se si ndėrsa qeveria sllavomaqedone krijon lehtėsira dhe mundėsi pėr "islamikėt", pra pėr fenė, ajo nga krahu tjetėr ka nė funksion njė aparat tė tėrė antishqiptar qė diskriminon dhe ēshqiptarizon nė rend dite popullatėn tonė atje, pengon arsimimin, kulturėn, ekonominė dhe ēdo anė tjetėr tė pėrditshmėrisė, pėrveē fesė.

Dhe shumė prej tyre nuk e kuptojnė kėtė taktikė, por vazhdojnė reaksionin zinxhir dhe i bashkohen mė fort fesė si pėr tė ngushėlluar veten, ndėrkohė qė pikėrisht kėtė e drejton regjimi pushtues dhe faktorė tė tjerė qė pėrfitojnė nga gjendja. Asnjė ndalim nuk i bėhet fesė islamike nė Lindor (IRJM), pėrkundrazi ajo sponsorizohet si nga Shkupi ashtu dhe nga Ankaraja. Sa mė shumė e fetarizuar ėshtė popullata aq mė e prapambetur bėhet dhe aq mė lehtė kontrollohet.

Ndėrsa pėr "radikalizimin" e fesė nė Verior (Kosovė) di tė them se veē ndihmės arabe ka ardhur ndihmė e majme dhe nga BE/OKB, tė cilėt veē faktit qė kanė koncepte idiote nė kokė pėr fenė si koncept dhe fetė si kulturė, mendojnė gjithashtu se dallimi mes shqiptarėve dhe serbėve ėshtė "fetar" dhe se duke sponsorizuar fetė, i ke paqtuar si popullsi dhe nuk kanė kėrkesa "tė tjera". Prandaj dhe i shikojmė sa me Feith, Kermabon, Zannier tė takohen herė me priftėrinj e peshkopė, e herė me myftinj e hoxhallarė, duke "treguar se po ndihmojnė kulturat dhe paqen e stabilitetin rajonal", por ndėrkohė po fuqizojnė fenė dhe po i japin asaj fuqi politike dhe rol qė pėr shqiptarėt si tėrėsi kombėtare ėshtė i padėshiruar dhe nuk e ka pasur kurrė nė regjime shqiptare.

P.sh. unė i mbaj mend rastet vjet dhe parvjet nė Verior kur nuk u lejuan veshjet fetare nė sistemin arsimor, sepse bien ndesh me laicizmin e shtetit, dhe ndėrkohė fetarėt rendėn turravrap tek "ndėrkombėtarėt" qė tė kėrkonin tė "drejtat e tyre". Kjo thjesht na tregon se feja vazhdon tė injektohet nga tė huajt tek ne.

E njėjta gjė me drejtorin Latif Ismaili, vjet nė Tetovė, kur u bė "problem i ditės" pse kishte ndaluar simbolet fetare nė shkollė dhe turravrap BFI dhe qeveria sllavomaqedone u bashkėrenduan qė ta "ndreqnin" ēėshtjen dhe e pėrjashtuan drejtorin e nderuar nga puna.

Kėto lėvizje tė fetarėve ku vazhdimisht bashkėrendojnė veprimet me pushtuesit dhe administratat e huaja, nuk kanė nisur tani dhe as nuk kanė pėr tė mbaruar tani, por as tė mos kujtojnė se nuk po i shohim...

Ndėrsa nė lidhje me Tiranėn mund tė thuhet se kemi pėrfituar nga zhvillimet politike e shoqėrore qė kemi ardhur deri kėtu ku jemi sot nga ana e lirisė fetare, nuk ka ndonjė meritė vetė brezi ynė d.m.th.

P.sh. shumė e dinė se nė kohė tė Enverit u mbyllėn krejt kishat e xhamiat dhe u ndalua feja, por nuk e dinė fare se nė kohė tė Zogut u mbyllėn me ligj shkollat fetare (ligji pėr shkollat "e huaja"), u mbyllėn gjysma e objekteve tė kultit (nga 900 xhami u bėnė 500), u vendosėn kufizime tė rrepta mbi krejt bashkėsitė fetare qė i nxorėn praktikisht jashtė jetės publike, aty ku ishin shtrirė mė parė me kėmbė e duar etj. Do tė sjellim njė artikull pėr kėto lėvizje tė shtetit shqiptar tė asaj kohe.

Pra fetė kishin "privilegje" gjatė pushtimit osman, iu hoqėn "privilegjet" gjatė shtetit nacionalist shqiptar, iu rikthyen sėrish gjatė pushtimit italian dhe iu hoqėn sėrish gjatė shtetit komunist shqiptar, por u lejuan nga pushtuesit sllavė nė trojet e pushtuara.

Shohim gjatė zhvillimit historik se feja tek ne ėshtė privilegjuar nga pushtuesit dhe ėshtė penguar nga shqiptarėt e cilėsdo bindjeje politike. Pėrveē qė financohet gjithmonė nga jashtė. P.sh. sllavėt pengonin arsimin shqiptar, por nuk pengonin islamizimin e popullatės.

Janė kėto zhvillime qė kanė krijuar kushtet qė tė gėzojmė kėtė liri, por sidoqoftė normal qė nuk pasqyrohet kudo kjo, sepse Tirana dhe qytetet e tjera pėrfitojnė dhe nga fakti se janė zona tė urbanizuara dhe nuk i nėnshtrohen lidhjeve dhe marrėdhėnieve shoqėrore qė karakterizojnė fshatin.

Ndryshe ėshtė panorama nė disa fshatra ose nė bashkėsi mė tė vogla, ku nėse qėllon me shumicė nominale fetare (raste kur fshati mbahet me para arabosaudite), atėherė krijohet presion shoqėror kundėr tė cilit nuk ke si tė dalėsh nėse je dhe i vetėm, sepse thjesht do tė shmangesh nga jeta shoqėrore, do tė konsiderohesh i padėshiruar.

Dhe kjo ėshtė pikėrisht arma mė efikase e fesė, qė e ka bėrė tė mbijetojė deri sot, kontrolli i jetės shoqėrore tė njerėzve nė shkallė kaq tė imėt, ku prifti e hoxha janė barinj, e populli kope.

Njė zgjidhje e shpejtė pėr kėtė problem dhe e thyerjes sė kėtij kontrolli ėshtė tė paktėn mundėsia qė kemi me teknologjitė e reja qė tė komunikojmė jashtė rrethit tė detyruar shoqėror, prandaj dhe shtrirja e internetit ėshtė njė investim i mirė, qė kundėrshtohet nga fetė pasi humbasin ekskluzivitetin nė "filtrimin" e informacionit dhe ndodh e padėgjuara qė njeriu tė vendosė vetė pėr gjėrat dhe jo ashtu siē i thotė prifti e hoxha.

Njė zgjidhje tjetėr afatgjatė ėshtė pėrhapja e paganizmit shqiptar nė shkallė regjimi, i cili ka karakter natyralist dhe kombėtar, po kjo kėrkon kohėn e vet.

Uroj tė marrin pjesė dhe tė tjerė nė temė, sepse problemi ėshtė real pėr shumė zona.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 18.3.2010, 16:27   7
kalimtar/e
 
Une kisha nje shoqe nga Durresi qe e dinte familja se ishte ateiste po qe nuk donte ta merrte vesh pjesa tjeter e fisit. Kurse per vete skam pasur problem. Me sa di kushurinjte qe jan nga 18-27 vjec i kam te gjith ateiste dhe ne Vlore dhe ne Shkoder dhe ne Tirane. kshu qe skam problem. ciao
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 29.3.2010, 18:29   8
kalimtar/e
 
Une jetoj ne Prizren dhe shumica e rrethit tim familjar dhe shoqeror jan fetar. Eshte shume veshtire te shprehesh ateizmin ketu sepse shumica ketu jan "fetar fanatik" dhe ketu ne Prizren "ateist" eshte sikur "shejtan, demon, etc".
Secila nga fejat tona qe i kemi ketu pari i ndajn njerz ne dy grupe: "te miret" dhe "te keqij", "besimtaret" dhe "jo besimtaret", "engjulli" dhe "djalli".
Keshtu qe nese i them dikujt qe jam ateist eshte njejte sikur ti them se jam i keq (djalli).
Sipas enciklopedis Wikipedia, Shqiperia eshte shteti i par ne bote qe eshte vet shpalle si shtet ateist. Por kjo nuk do te thot se njerez ne shqiperi kan qen me te lire te shprehin ateizmin por eshte diktuar nga regjimi i Enverit kshtu qe nuk eshte qudi qe njerez fetar ne Shqiperi jan ne rritje kurse ne shtetet tjera boterore jan ateistet ne rritje.
Ndonje here iluzioni eshte me i mire se sa realiteti. Une mendoj qe nuk duhet te shprehim ateizmin tek njerez fetar. Ndoshta eshte me mire te gjejm metoda per zbutjen e fejes tek njerez fanatik. Gjendja mentale ("shpirterore") eshte me e mira tek njerez fetar se sa tek ateistet. Une kam qen ne fillim fetar sepse kam lindur ne familje fetare por dikur ne moshen 14-15 e kam humbur fejen. Me te vertet ka qen shume e veshtire. I kam humbur disa njerz nga familja por asnjeri prej tyre nuk krahasohet me humbjen e zotit.
Keshtu qe porosia ime do te ishte "mos e shperndani te verteten" por "zbuteni mashtrimin". Eshte shume e thjesht nese i shikon njerz primitiv sikurse femijet. Nga femijet vazhdimisht e fshehim te verteten keshtu qe te njejten mund ta bejme edhe per njerez fetar.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 6.4.2010, 13:34   9
kalimtar/e
 
Citim:
Gjendja mentale ("shpirterore") eshte me e mira tek njerez fetar se sa tek ateistet.
Nuk mė duket aspak e saktė kjo shprehje! Qetėsia tek fetarėt ėshtė krejt e rreme, pasi gjithė kohės ata duhet tė jetojnė njė jetė tė dyfishtė; ashtu siē i kėrkon natyra, biologjia, shoqėria dhe nga ana tjetėr ashtu siē i kėrkon libri. Shpeshherė bien nė dyshim me veten, pasi kundėrshtitė ndaj fesė hasen shumė shpesh gjatė ditės.

Nė tė kundėrt ateistėt ndiejnė vetėm shqetėsimet qė natyrshėm sjell jeta, pa u rėnduar me gjėra tė kota. Llogjika e ftohtė i bėn tė pranojnė botėn pėr atė qė ėshtė nė tė vėrtetė. Mėnyra e tė menduarit ateiste pranon hedhjen poshtė tė disa ideve nėse faktohet qė janė tė gabuara, kjo ėshtė qetėsia e vėrtetė "shpirtėrore".

Citim:
Une mendoj qe nuk duhet te shprehim ateizmin tek njerez fetar
Po nuk e shprehėm, nuk do lindė kurrė dyshimi tek ta. Ateizmi duhet shprehur, por gjithashtu edhe shpjeguar nė njė mėnyrė sa mė tė "kapshme" pėr fetarin nė fjalė, pastaj gjithēka ecėn vetė, ēdokush tani ka mundėsinė e hulumtimit mbi njė ēėshtje dhe vetėkuptohet qė do arrijė tė zbulojė tė vėrtetėn.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 7.4.2010, 01:23   10
kalimtar/e
 
Mendoj se veshtiresia e te shprehurit te bindjeve ateiste varet shume nga niveli i shoqerise ku jeton. Une jetoj ne Shkup dhe ketu eshte shume veshtire ta shprehish ateizmin apo agnosticizmin nga qe aty mbizotron nje islamizem fondamentalist primitiv qe eshte praktikuar me dekada te tera. Aq radikal dhe primitiv sa qe po e permende emrin e Muhamedit duhet pa tjeter te thuash a.s (paqj qofte mbi te) e cfare kam une ti deshiroj paqe, po ta kete merituar do ta kete gjetur pergjate 1500 viteve te fundit.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 10.4.2010, 04:17   11
Materialisti
 
Per ata qe jetojne ne shqiperi ateizmi eshte me i rendomte dhe ne syte e te tjereve nuk shihet si dicka jonormale. Veshtiresite jane ketu ne Kosove. Une jame nga Kosova, dhe kujdo qe i them se jam ateist ai me shikon sikur te isha jashtetokesor. Ketu ne Kosove ekzistojne ekstremizma te ndryshme fetare, sidomos ekstremizmi islamik. Megjithate me gjithe veshtiresite, une prap nuk e fshehi identitetin tim, jam ai qe jam, anti-fetar.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 3.5.2010, 07:47   12
Abidos
 
Une jetoj ne Kanada e nuk e kam problem ti shpreh mendimet e mija per ateizmin me shoket e mi qe jane gjithashtu ateiste.

Para nje viti vdiq nje shqipetar ne moshen 80 vjeqare ketu ne Kanada e aji plaku qe vdiq e kishte lene me shkrim nga nje avokate i tije qe kufoma ti digjet, mirpo plaku e kishte emrin Muhamet e ne spital nuk e dije a eshte bere ndonje gabim apo jo, por spitali kishte lajmeruar gjamijen e qytetit qe ta marrin kufomen. Djali i tije nuk kishte besuar qe babai i tije kishte len me shkrim qe ti digjet kufoma, nderkohe avokati i plakut te ndjere kishte njoftuar gjamijen se nuk kan te drejt ta vorrosin te ndjerin se do te kene problem te madhe me ligjin e shtetin qe ne kete rast po e respektoka fjalen e fundit te plakut. Pastaj avokati paska lajmeruar firmen qe mirret me djegjen e kufomave qe te shkojne e ta marrin kufomen e plakut. Njekohesisht avokati kishte lajmeruar shtetin. Pastaj me lejen e nje gjygjtari shpejt e shpejt firma kishte marrur lejen nga shteti qe ta marre kufomen e plakut, firma pastaj kishte shkuar te gjamija per ta marre kufomen - ketu kishte ndodhe nje tollovi me personelin e gjamijes se nuk donin siq duket ta lejonin firmen e djegejes se kufomave ta marre plakun e ndjere, pastaj eshte dashur policija te nderhyje per ta zgjidhur problemin dhe me ne fund kufoma u derzu te firma e djegejes dhe plaku u dogj perfundimisht.

E djali i tije edhe sot eshte fetar e shkon ne gjamije me nje lloj turpi qe nuk do ta kuptoj kurre...
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 02:59.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.